Titulli i mësipërm mund të ishte edhe, krijimi dhe humbja e një sheshi, asgjesimi i tij nga pallati-stadium apo kullat-pallat, një "déjà vu" qindravjeçare ku “sheshet” luftojnë për mbijetesë me “pallatet”.

Niccolò Machiavelli, i pari fiorentin në këtë histori, më 1525 në “Istorie fiorentine”, me shumë trishtim dhe kritikë analizonte dekadencën e qytetit të tij, i cili kishte qenë kryeqyteti i kulturës së Perëndimit duke e udhëhequr për dekada nxjerrjen e tij nga Mesjeta. Interesant është përcaktimi se si pushteti politik kish filluar të bëhej arrogant dhe autokratik dhe këtë ai e quan “palagio” , që në italishten moderne është “palazzo” (pallat), një fjalë që rridhte nga latinishtja “palatium” dhe personifikonte pallatin imperial të ndërtuar mbi kodrën Palatino, një koncept simbolik për të treguar pushtetin politik të mbyllur dhe autoreferencial. Por më interesante është se Machiavelli “pallatit” i vë përballë “sheshin”, vendin ku njerëzit e thjeshtë mblidhen dhe ushtrojnë pushtetin e tyre, por që është edhe një vend i jetës së përbashkët, vendi ku eksperimentohej e bukura dhe edukohej me të.

Me këto ide dhe trashëgimi fiorentine vjen në Tiranë më 1939 personazhi i dytë fiorentin i kësaj historie arkitekturore, arkitekti Gherardo Bosio, ndërtuesi i Tiranës Moderne, i cili me një respekt dhe përkushtim të pashoq deri në fund të jetës, krijoji një nga komplekset arkitekturorë më të rëndësishëm të karierës së tij, por edhe të Tiranës dhe të rajonit, ai që sot përbëhet nga Universiteti i Tiranës me sheshin “Nënë Tereza” të lidhur bashkë me sheshin “Italia” nëpërmjet kolonadës së Rektoratit, që përmbyllen me fasadën e hyrjes së Stadiumit “Q. Stafa”, e gjitha kjo një arkitekturë e admirueshme për Tiranën, një pasuri e papërsëritshme me një esencë të fortë monumentale e metafizike, një ansambël unik në atmosferën e pikturave të de Chirico-s.

Që identiteti i një sheshi nuk formohet nga pllakat me të cilat shtrohet dhe madhësia e sipërfaqes së tij, por më tepër nga ndërtesat që e kufizojnë atë, këtë e dinte mirë besoj Bosio por edhe bashkëatdhetari i tij, fiorentini tjetër në këtë histori, i cili ekzaktësisht 75 vjet nga vdekja e Gherardo Bosio-s,(16 prill 1941, gjej rastin ta përkujtojmë) vjen të paraqesë stadiumin e ri, ky është arkitekti Marco Casamonti (themelues i ARCHEA Associati), i cilësuar vite më parë në Itali si l’enfant prodige i arkitekturës italiane dhe sot i njohur edhe në skenën internacionale, i parë në Tiranë edhe më herët për projektin e kullës “Forever Green”. Rasti e do të projektojë mbi stadiumin e vjetër, pjesë e kompleksit të travertintë të Bosio-s, që për Tiranën mendoj është një kontekst arkitekturor dhe një terren pothuaj aq i vështirë për projektim sa edhe në Firence, Romë apo pse jo Venecia, për shkak të forcës stilistike, cilësisë ndërtimore të pashembullt, dhe arkitekturës plot domethënie.

Të gjithë ne patëm mundësinë të shohim këtë projekt të radhës në një video ku mbizotëronte ngjyra e kuqe, një organizëm gjigant me një kullë befasuese po kaq të tillë. Një volum dhe një sfond i madh, që zhduk çdo shenjë të stadiumit të vjetër duke kompromentuar rëndë me sfondin e tij kompleksin e Bosio-s, transparencën drejt pejsazhit të Dajtit dhe sheshin “Italia”, tashmë të goditur më parë nga një Hotel i denjë për vendet arabe në lulzim, nga një kub qelqi pa identitet tre-katër kate i vendosur në mes të tij, dhe së fundmi nga një parkim, që mbulon sheshin me shumë saktësi deri në centimetrin e fundit.

Tashmë Tirana kishte bërë të njëjtën gjë që po bënin edhe qytete të tjera europiane me stadiumet e tyre, si Barcelona, Madridi apo Londra, ku në media shpesh pamjet e tyre përdoreshin për të argumentuar këtë apo atë koncept, apo për të na bindur për ngjashmëritë dhe koherencën e kësaj iniciative me perëndimin, por për çdo profesionist dukshëm në kontekste me nuanca të ndryshme urbane në lidhje me qytetin.

Por, meqë jemi këtu le të ndalemi dhe të bëjmë një pyetje: A duhet ky stadium i ri në këtë vend? Çfarë rreziqesh i shtohen Tiranës nga futja e një strukture të tillë në qendër të saj, që në tipologjinë e ndërtimeve në qytete është nga më të mëdhatë, ndoshta më i madhi dhe çdo herë më shumë problematik se sa frutsjellës, veçanërisht për qendrat e qyteteve. Një nga njohësit më të mirë të jetës së qyteteve dhe qytetërimeve Claude Lévi-Strauss, pyetjes se cili është rreziku më i madh që i kanoset sot qyteteve, i përgjigjet qartë dhe pa dyshime: mbipopullimi. E thënë pra shkurt, mendoj se ky stadium me infrastrukturën e tij mbipopullon në mënyrë të panevojshme qendrën e Tiranës, e cila tashmë në një nxitim “me goditje të përqendruar”, i ka përqendruar të gjitha iniciativat artistiko-arkitekturore në aksin e Bulevardit dhe rreth tij, me idenë e rimëkëmbjes së qytetit. Kjo sjellje mendoj se rrezikon të bëjë të kundërtën, degradimin e tij, ndërkohë që rimëkëmbja e vërtetë e qyteteve fillon nga periferitë. Qyteti i së ardhmes gjendet rreth qytetit të së tashmes, pra, në periferi. Gjallëria e kërkuar dhe argumentuar nga ky projekt në këtë vend është pa kuptim, për sa kohë periferitë janë të vdekura dhe të gjallërosh më tej këtë kompleks, do të thotë edhe një çnatyralizim i pakuptimtë i atmosferës autentike të tij. Përse dhe në emër të kujt duhet ta bëjë ky kompleks këtë sakrificë?

Përqendrimi i projekteve në qendër, në vendin më të dukshëm, nuk është tjetër veçse një përpjekje për tu dukur, për të goditur syrin me çdo kusht, një gabim etik dhe estetik në të njëjtën kohë dhe aspak me pasoja të qëndrueshme për qytetin. Ky projekt mendoj se asgjëson përfundimisht sheshin “Italia” dhe bashkë me të edhe kompleksin dhe kjo nuk është vetëm një fitore e radhës e “pallatit” mbi “sheshin”, por edhe e logjikës ekonomike mbi atë arkitekturore, një humbje e kontrollit të qytetarëve mbi qytetin e tyre, e cila të çon pashmangshmërisht në përkeqësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Humbja e sheshit dhe e kompleksit vjen si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të përmasës me të cilën kjo strukturë “shumëfunksionale” do t’i shërbejë si sfond, i vëllimit të papërballueshëm të saj dhe arkitekturës aspak miqësore ndaj travertinit zhurmëpak, por plot dritë të Bosio-s. Gjigantizmi i projektit absorbon këtë kompleks, shkatërron shpirtin dhe aromën e tij, me anë të një arkitekture që nuk ka të njëjtën rezonancë me të dhe të një fasade, që duhet ta them është një autoreferencë e projektit të realizuar nga e njëjta studio (ARCHEA) më 2008 në Tiranë, të quajtur “Forever Green”, (e cila vetë është një përsëritje antikontekstuale në Tiranë e një projekti tjetër të saj, “ Torre delle Arti”, në zonën Montedison në Milano, 2006, shih foton) ku qilimat jeshil me një “tout court” të pajustifikuar, përsëriten në një tjetër kullë me stadium, por kësaj radhe me ngjyrë të kuqe, në një variant “Forever Red”, ku përdorimi i së kuqes së flamurit dhe kombëtares është një naivitet arkitekturor që e ul atë në nivelin populist të tifozerisë, që nga ana tjetër e bën edhe më korrodues dhe refraktar efektin mbi kompleksin, përfundimisht një “coup de grâce”.

projekte të ARCHEA associati

Kjo aventurë arkitekturore vazhdon më tej me shtrimin e “tapetit të kuq” që nga kolonada e deri tek hyrja e stadiumit të ri, duke e kthyer të parën një portë hyrëse për të dytën, pra duke spostuar vizualisht fasadën e kuqe dhe gjigante të stadiumit të ri edhe me 100 metra të tjera përpara dhe bashkë me të, dhe efektin “hollivudian” të tij deri në sheshin “Nënë Tereza”. Pra faktikisht tifozët do të fillojnë hyrjen për në Stadium tek Kolonada, do të ecin mbi tapetin e kuq duke u ndjerë të rëndësishëm, do të marrin sandwich-in me birrë në të djathtë tek “Kolonat”, e duke u përshëndetur nga Big Brotherat prej kullës-pallat në të majtë, do të hyjnë në stadium të shohin ekipin e zemrës.

Për Tiranën, Kompleksi i Universitetit ka të njëjtën vlerë dhe domethënie si Santa Maria del Fiore për Firencen. Pyetja që më del vetiu është, se si ka mundësi që një arkitekt fiorentin ta ketë nënvlerësuar këtë dhe asgjëson me një lehtësi befasuese një shesh dhe një kompleks nga më identitarët në Shqipëri, por dhe një nga simbolet kryesore të qytetit dhe kujtesës së tij.

Përgjigja e parë mendoj se gjendet jashtë kritikës për projektin, faktit se ai nuk iu nënshtrua një konkursi të gjerë, të hapur, të ndershëm dhe me common sense, i cili përbën hapin e parë të pjesëmarrjes së qytetit dhe të zbatimit të së drejtë së njerëzve të tij për tu kujdesur për të, çuditërisht një praktikë ende e pa zbatuar deri më sot. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të marrë propozimin e duhur, duke rritur edhe më tepër përgjegjësinë e projektuesve dhe larguar show-n e panevojshëm. Përgjigjen tjetër mund ta gjejmë tek binomi Projektues-Porositës, që janë Krijuesit e veprës arkitekturore. Deri atëherë unë po tentoj të jap versionin tim, por me fjalët e një arkitekti tjetër, nga më të mëdhenjtë e sh. XX-të, i vetmi jo fiorentin në këtë histori fiorentine, ai është gjermano-amerikani Ludwig Mies van der Rohe që thotë aksiomën se, asnjë Vepër nuk mund të jetë më e mirë se sa Porositësi i saj.

Unë nuk mendoj se ky është projekti që na duhet, por nuk mund ta them unë se kush mund të jetë ai që duhet. Ajo që mund të them, është se ky ndërtim në atë vend nuk duhet. Stadiumi duhet të ndërtohet në një tjetër vend; (ai vend t’i lihet mendoj tipollogjive administrative për të cilat ky shtet ka më tepër se nevojë duke bërë dhe më të lehtë mundësinë për harmonizimin me kontekstin) së pari për respekt të ansamblit që na kanë lënë dhe do e lëmë trashëgim, së dyti për të mos rënduar e mbipopulluar më tepër një zonë së cilës po ia marrim shpirtin duke e ndërtuar qoftë edhe me “cilësi”, por nga ana tjetër dhe për të gjallëruar e rimëkëmbur zona të tjera të cilat mezi presin. Me përulësinë që na i kërkon ky zanat unë thjesht mendoj të ndalemi, të marrim frymë thellë dhe të mendohemi më gjatë ashtu siç e meriton ky vend por dhe ky qytet i sakatuar dhe i tejlodhur nga historitë me arkitektë e projekte arkitekturore.

Tetëdhjetë vjet më parë kur Bosio planifikonte Stadiumin në këtë zonë, ajo ishte një periferi, sot ajo edhe falë projektit të tij është zona më e lakmuar e Tiranës, që rritja e qytetit e ka bërë Qendër me një mbipopullim shqetësues. Për të mos bërë edhe më tepër polemikë me ata që me entuziazmin dhe padurimin e justifikuar të njerëzve që duan ta shohin këtë qytet më të mirë e quajnë këtë një projekt madhështor, modern, fantastik, apo me frazën çarmatosëse “thjesht mua më pëlqen”, pra edhe duke u munduar ta shoh me sytë e tyre, mua përsëri më duket se nuk shkon, sepse edhe në se kështu është, “nuk ka më keq se t’i përgjigjesh mirë një çështjeje të gabuar”, për më tepër kur kjo është një çështje arkitekturore.

129 Komente

Mbas nje ore do jepet leja per ndertimin e stadiumit. Uroj me gjithe shpirt qe mos katandiset si gropa e Hajdin Sejdise.

Keta nuk merren vesh, kujtojne se po dolen kunder ketij projekti bejne opozite.. Normale qe do kete kundershtime, nuk mund te jene te gjithe nje mendje. 

Por, te gjithe qe kane vesh e sy jane ne nje mendje, ai vende sic eshte tani e sic ka qene me dhjetra vjet eshte nje hale gjigande. Eshte turpi i Tiranes. Aty do investohen 50 milione euro duke e kthyher ne nje qender ekonomike dhe sociale per qytetin. Thithja e 10 milione euro investim nga UEFA eshte ndoshta suksesi me i madhe i federates dhe qeverise. Pikepyetje te medha se kush do ti hedh 40 milion euro investim aty. Interesant qe askush nuk hap gojen per kete gje, as te kerkoj minimalen e transparences. 

Nese Loro Boriçi po shkon tek 20 milione euro, ky do shkoje mbi 70 milione. Investitori privat do hudhe paret per kullen e tij e une kam frike qe stadiumit do t'i duhen pare te tjera mbi ato qe eshte thene tani.

Federata thote 57 milione, por gabojne.

Keta e llogarisin keshtu koston : nje vend ulje ben 3000 euro, pra 22 000 vende x 3 000 euro/vend = 66 000 000 euro.

Keta as me arithmetike nuk jane ne rregull pa le te tjerat. Prandaj them me siper qe ishalla nuk katandiset si gropa e atij mikut.

Ketu do jemi e do shofim.

Idea e kesaj qe po behet tani eshte ide e moçme dhe mendohej qe mund te behej atje tek stadiumi Dinamo. Ishte koha kur President i Taranes ishte ai faraxhiu, Bamiri.

Fitun keta te sotmit.

Edhe ka mundesi te shkoj me teper se parashikimi.. Eshte dicka qe ndodh rendome me projekte te tilla. Kam mendimin se edhe vete shteti do detyrohet te kontriboj dicka ne nje menyre apo tjeter. Eshte budallek te mendosh e te besosh qe do kete 0 kosto nga buxheti. Ketu pra duhet te fokusohet debati, kush jane keta qe do investojne 40 milione euro? Jo per budalleqesh fasadash e kullash. Nese ka vertet te cmendur qe duan te hedhin aq para duhen inkurajuar me te dyja duart. 

 

 

Fasada eshte moment ligjor dhe si i tille duhet respektu si e thote ligja. Pjesa tjeter ha diskutim.

Ketu do jemi. Fillimisht do merret leja per gjasme ate investitorin e pastaj do shikosh qe ai investitori nuk do jete me dhe i vetem e trim ne lufte, por do jene disa. Pak a shume e njejta skeme si dy kullat qe jane ndertu tek vellezerit Frasheri.

Ushtrimi eshte i thjeshte : nje ndertues mer nje toke per ndertim dhe ne kembim i jep te zotit te tokes siperfaqe ndertimi. Nuk e di perse e komplikojne kaq kur ajo eshte fare e thjeshte. Kete mund ta bente do ndertues ne Shqiperi, sepse duke ndertu kullen e duke shit siperfaqe. Do vershojne bleres nga Kosova, Maqedonia qe do duan te kene nje cope vend ne stadiumin e vetem kombetar, bash vendi.

Dhenie e lejes kete pranvere dhe avancimi i punimeve deri ne kohen e zgjedhjeve vitin tjeter ne masen mbi 40 % e ben projektin perfundimtar edhe sikur PS ta humbe pushtetin.

Une personalisht e gjej pa shume kuptim te besh nje stadium te ri pa i marre frutet atij qe akoma nuk e ke mbaru ne Shkoder. Ne kete kuptim duket qarte qe problemi nuk eshte stadiumi por kulla qe po thone qe do i kaloje 19 katet.

Nje shkrim mjaft i mire dhe me argumente. Paket i vonet, pasi atij vendi i eshte bere kaka me kohe. Pa llogaritur pallatet e shumta pa sistem, por fillo nga kisha katolike tek pallati i pionierve, vazhdo me kishen ortodokse tek ministria e mbrojtjes, ec me tej me xhamine qe po ndertohet tek rruga e Elbasanit, perfshi edhe dy kullat e larta ne Tirane, ajo prane kinema Partizanit dhe ajo prane gjykates se larte, te gjitha keto ndertesa jane ne vende te gabuara. Bulevardi eshte si kerthiza ku nis shtrirja dhe orientimi i qytetit te Tiranes, ku ndertesat duhet te shtrihen ne nje fare simetrie, sic na meson qysh nga lashtesia Prokusti. Ne vend te kesaj simetrie kemi sot ndertime kaotike, ku turmat pyesin vetem per obligimin e tyre paresor, katoliket per kishen katolike, ortodokset per kishen ortodokse, myslimanet per xhamine, zyrtaret e korruptuar per lekun qe rrjedhe nga ndertesat pa sistem dhe kondicion me ambientin perreth, keshtu gjithsejcili i perqendruar tek ajo e vetja, ndersa per Shqiperine nuk mendon as edhe nje, vec ne u ngrift edhe nje here ai babloku e te na i fusi me shume se na i futi asaj kohe; por te pakten do e rregulloje kete vend. 

Stadiumi Qemal Stafa nuk ka nevoje te prishet, ai mund te ngrihet edhe tek dhjecet disa shkalle, sic u ngrit tek 20-cja, perballe tribunes, aty ne fund te 70-ave apo fillim te 80-ave. Sot nuk eshte koha per stadium te ri futbolli! Nje teme kjo per fat edhe per ata aktivistet e papune, te cilet mund te dalin tani me thirrje: STADIUMI NUK DO PRISHET!

Finalja e kupes se Republikes se Shqiperise eshte Laci - Kuksi e cila do luhet ne Qemal Stafa.Nuk do kete me shume se 4-5 mij veta ne stadium megjithe autobuzet falas nga bathorja.

E kupton ne cilin realitet jemi?  

Ky me perpara dyhet ti japi pergjigje pyetjes pse i pelqejne aq shume kullat smiley. Duhet ti jape dhe pergjigje pyetjes se kush jane investitoret e ketij stadiumi mundesisht te na tregoje edhe ato pazaret e fshehta dhe perqindjet qe ka perfituar nga kjo pune.

Ajo kulle per mua eshte e shemtuar dhe pa pike lidhje me sheshin.

Kam disa pyetje :

1. Nese Berisha nuk do e bente publike arrestimin e Frrokut, a do e bente kete qeveria?

2. Pse qeveria , si ne rastin e kercenimit te rektorit Koni nuk ndihet,por duhet te flase njehere Berisha?

3. Perse qeveria e sotme, mbrojti variantin e Berishes per Gerdecin?

4.Perse Garda e Republikes e kesaj qeverie mori ne mbrojtje vrasjet e 21 janarit dhe dha variantin e Berishes?

Cfare po ndodh ne te vertete?

Diten e mire!

Juve merruni me stadiumin.

Ja po te pergjigjem une meqe kerkon pergjigje. Ben mire qe nuk merresh me staduimin se nuk ja vlen te harxhosh energji kot...

1. Berisha eshte bere si loloja i oborrit. Meqenese ka informacione te drejteperedrejta nga Visho Ajazi, i cili me pare i raporton Berishes, ky i fundit bohet si pithsome medemek se eshte me i besushemse te gjithe, por harron se e ka honger ne dysh ne dy zgjedhje.

2... dhe si ne rastin e pare, keto nuk jane muhabete pazari, qe duhet ti dije gjithkush por jane ca gjona qe duhet ti dijne ata qe duhet ti dine dhe te tjeret ti morin vesh atehere kur duhet. Por Berisha si i djallezuar qe eshte, e beri publike, e beri çeshtje politike, apostafat qe Hollanda te mos e ekstradoje dhe ai te marri flamurin e luftes kunder qeverrise, njesoj se me rastin e Hakmarrjes per Drejtesi te cilet nuk u ekstraduan vetem prej kesaj lufte te ndyre.

3. Qeverria e sotme nuk mbrojti variantin e Gerdecit, por mbrojti parate tona. Padia ishte per demshperblim ndaj qeverrise, por gjykata ne vendimin e saj e konsideroi shperthimin aksident teknologjik dhe nuk ja vuri fajin qeverrise, por kompanise, dhe si i tille, demshperblimin duhet ta paguaje kompania dhe jo qeverria. Me kete vendim te gjykates, qeverria shmang pagesen e demit por ja faturon ate kompanise qe e shkaktoi.

4. e njejta gje edhe per Garden. edhe ata nuk, mbrojten variantin e Berishes,por cituan vendimin gjyqesor i cili i nxorri te pafajshem vrasesit dhe si te tille Garda nukmerr persiper demshperblimin.

ja kjo po ndodh ne te vertete. Ndaj duhet reforma ne drejtesi, qe ti marre me radhe keta politikane dhe ti rrasi mrena nje dite e me pare, pa dallim nga ekstremi ne ekstrem.

Gëk-mëk:

Gjergji Bojaxhi, i përmendur në raportin e policisë si i dyshuar në skandalin e firmave të karburanteve, ka reaguar duke i cilësuar akuzat si politike

 

Bojaxhi citohej në dokumentat e policisë të siguruara ekskluzivisht nga Top Channel si administrator i kompanisë më të madhe importuese në vend.

“Për çerekshekulli, të dy krahët e politikës së vjetër kanë hedhur baltë kundër çdo zëri kritik. Kësaj radhe po e hedhin këtë baltë ndaj meje. Nëqoftë se do të isha përzierë me ato që më akuzojnë, si shtetas amerikan do të kishte qenë shteti amerikan i pari që do të më kishte hetuar”, thotë Bojaxhi.
 
Sipas Bojaxhi, kjo kastë politike po i jep një mesazh të qartë të gjithë atyre që guxojnë të sfidojnë këtë sistem politik të kapur.

“Sot sulmohem unë, nesër dikush tjetër”, mbyll reagimin e tij Gjergji Bojaxhi.

Ehe, protestojne bagetite per nji kulle te qelbet ! Iu ka shku na i here ne men qe projekti ka 4 cepa si puna e asaj ku do bohet kulla ? 

Nuk mund ta linim vetem me nji kulle. Duket sikur stadiumi i ka nxjerr gishtin e mesit Presidences ... Pastaj osh edhe puna e prozhektorve ...duhen 4 pika ndricimi. 

... dhe delet bejne mitingje ...

Mos harro dhe qe ka dhe dy diagonale qe priten ne mes, si ke barcaleta. 

mire ka thon, mori 1 milione shpulla per me ndertu sa kulla t'i doje trapi

Një nga njohësit më të mirë të jetës së qyteteve dhe qytetërimeve Claude Lévi-Strauss, pyetjes se cili është rreziku më i madh që i kanoset sot qyteteve, i përgjigjet qartë dhe pa dyshime: mbipopullimi. E thënë pra shkurt, mendoj se ky stadium me infrastrukturën e tij mbipopullon në mënyrë të panevojshme qendrën e Tiranës, e cila tashmë në një nxitim “me goditje të përqendruar”, i ka përqendruar të gjitha iniciativat artistiko-arkitekturore në aksin e Bulevardit dhe rreth tij, me idenë e rimëkëmbjes së qytetit. Kjo sjellje mendoj se rrezikon të bëjë të kundërtën, degradimin e tij, ndërkohë që rimëkëmbja e vërtetë e qyteteve fillon nga periferitë. Qyteti i së ardhmes gjendet rreth qytetit të së tashmes, pra, në periferi. Gjallëria e kërkuar dhe argumentuar nga ky projekt në këtë vend është pa kuptim, për sa kohë periferitë janë të vdekura dhe të gjallërosh më tej këtë kompleks, do të thotë edhe një çnatyralizim i pakuptimtë i atmosferës autentike të tij. Përse dhe në emër të kujt duhet ta bëjë ky kompleks këtë sakrificë?

 

-ne fakt nje stadium i standarteve te tilla, me siperfaqe parkimi etj, duhej bere ne periferi sic shohim kudo ketu ne perendim, do thosh Pjeri..  dhe nje  veper e tille sjell zhvillim  sepse  terheq pashmangshmerisht edhe biznese te tjera duke i dhene shtyse jetes shoqerore dhe ekonomike  aty. 

ndersa qendra eshte  e zhvilluar, aq  me teper kur te behen edhe bunkeri, parkingu, apo parku i Besimit, Fitimit, Selimit etj...

nderkoh, KM  tha qe do ky projekt nuk do te behet me para publike, por private. -shume mire, asgje te keqe !   pooor, ky stadium nuk mund te quhet kurresesi ''Arena Kombetare'' !  mund te kete cdo emer tjeter , por jo llagapi  Kombetare,  pasi nuk eshte  pasuri Kombetare nje investim dhe prone private.

kane nje shprehje hollandezet; wie betaald, bepaald ! -dmth: kush paguan, vendos !   -ne kete rast, privati do vendos me vone cfare drejtimi do ti jap stadiumit,  investimit te vet dmth, se ai do te nxjerr  fitimin.  -p.sh, kemi rastin e aeroportit Nene Tereza, nje veper Kombetare qe ju shit/ dha me koncension gjermaneve.. te cilet me pas ja shiten kinezeve.  -tashi te presim si do ta menaxhojne  kinezet;  cfare mendje kane per te ardhmen e aeroportit..  do ta zhvillojne dhe ne cfare drejtimi ?  -sidoqofte  shteti shqiptar ,Kombetarja pra, ska me ndonje te drejte mbi aeroportin.

stadiumet e perendimit jane te paperdorshem (perveçse atyre oreve qe zgjat nje ndeshje). ai toni tek ai vend ku eshte do te jete ndryshe ne fakt, se eshte fare prane dhe vendi shume i bukur. 

une do te doja qe vetem mos prishnin ate monumentalitetin e atij italianit ekzistues. ta nderthurnin mbrenda te riut. asgje tjeter se vendi eshte klas fare. 

milani ka nje projekt te ngjashem. bile me te persosur, se kuptohet ata do hedhin me shume pare. stadiumi nuk duket fare, se eshte i rrethuar nga ndertesa komerciale. eshte si me qene nje salle per opera.

ti nenkupton me stadium vetem fushen e blerte ku behet ndeshja ?  -ok. stadiumi eshte shume me teper se aq. aty mund te zhvillohen koncerte e plote veprimtari te tjera masive,  por stadiumi rrotull eshte nje ndertese  me hapesira gjigande branda te cilava ka salla te medha ku p.sh, behen ndeshje boksi, apo turne sportive sallash si  bilardo etj etj.. por jepen me qira,apo shiten  edhe hapersira per hotele, klinika, kafe/restorante, zyra  e biznese te tjera..

une kam nje stadium te tille modern ketu prane, nja 8km larg eshte, i cili u be rreth 14 vjet me pare, ne nje zone ne periferi dhe midis dy qytezave  qe kishin papunesi te madhe. ajo zone eshte nder me te zhvilluarat sot  pas 15 vjetesh, pikerisht pasi u ndertua stadiumi  qe si magnet rreth tij ka mbledhur shume biznese, qendra tregetare, restorante etj..

ndersa ne rastin e stadiumit Qemal Stafa, ku do te behet ky i riu nuik vlen kjo, pasi  aty rrotull ka plot zyra, biznese, dyqane, hotele,kafe/restorante etj..

jo mor daj, prandaj dhe them qe jane te paperdorshem per gjith ç'ofrojne komercialisht (pika qe rrihet me shume kur fillojne si projekt, per te bindur qytetaret qe paret nuk shpenzohen kot, vetem per futboll, nje loje me top 90 minutshe), perveçse futbollit. jane ndertuar neper zgeqe, jashte qytetit, qe kur s'ka ndeshje jane zona te shkreta pa kembe njeriu.

nje postim nuk jeni te afte te kuptoni jo me shume.

o profil, kontrollo emailin se Beluli ka thene qe e perdor mire skanerin

Mos e nxej koken e vogel ( apo te madhe?) me çfare thone keta, ke bere komente superiore! 

citoj nga posti jot....

stadiumet e perendimit jane te paperdorshem (perveçse atyre oreve qe zgjat nje ndeshje).

 

 

....ndersa une te spjegova se ne cfare menyrash te tjera  (pervec  nje ndeshje futbolli)  jane te perdorshme stadiumet moderne sot ne perendim. 

si dhe kuptova qe ti, jo qe  nuk ke qene ndonjehere ne stadium, por as rrotull tij, prandaj  ja fut kot.  por vlen edhe per mua qe morra mundimin kot te pergjigjem ty.

s'kam  qene ndonjehere atje ku banon ti po kam qene ketu ku banoj une. Stade de France (ku do behet finalja e ketij kampionati qe vjen) eshte ne zonen me te shemtuar te parisit, vetem zezake ka atje qe te mund te banojne. 

kur s'ka ndeshje s'ka kom njeriu. pastaj ata qe banojne atje s'kane fuqi blerse, se te kishin leke do te kishin ik direkt te banonin diku tjeter.

pastaj s'ke hyrje ne stadium kur s'ka ndeshje, se eshte i rrethum me hekra. plus qe tani nga bombat do t'ja zgjerojne akoma me shume ate zonen e kontrollit. te heqin breket kur te kontrollojne, jo te shkosh me ble.

ndersa atje ne tirane mund te behet simpatik dhe i vlefshem se eshte afer dhe ne zone te mire, me te miren e tiranes. 

plus pastaj qe ata qe investojne, qe hedhin paret, per ate kullen do i hedhin, fusha eshte dytesore. ndryshe s'hudhin pare fare. me sa kuptova une nga kjo meseleja. keshtuqe s'ja vlen fare diskutimi jo me kulle jo pa kulle. se prej kulles do bejne dhe stadiumin. dhe jo anasjelltas.

Ku te parkosh aty Profilo, per cdo eveniment jo vetem ato sportive? Behet rrumpalle, s'ka me keq. Plus qe i zoti i stadiumit (kulles mnjf) ka per te shtuar 19 kate me siperfaqe komericiale, pra e shumefishon nevojen per parkim ne nje zone qe eshte qe tani e mbingarkuar.

Plus me e rendesishmja, eshte i shemtuar! Duket qe eshte nje dizajn i bere shpejt e shpejt per te permbushur nevojat e pronarit te kulles. Akoma s'kane vendosur se cfare do bejne me fasaden. E kishin zhdukur fare nga projekti deri sa doli qe eshte monument kulture.

 mire ka thon, mori 1 milione shpulla per me ndertu sa kulla t'i doje trapi

....mirpo cfare thote Lubonja : Ka te drejte Berisha per armatosjen smiley

 ...eh mer komandant,vetem Mero Baze dhe Izet Haxhija kane mbetur kundra teje.

 

Peshku qelbet nga koka. Kur Ajatollah sillet me pronat publike si te jene vila e vet private (te cilen e ndertoi me 3 mije eurot e tij qe mezi i kishte mbledhur gjithe jeten), normal qe te gjithe figurat dhe instancat e tjera shteterore do bejne palle e rrumpalle.

Ja ca lajme te tjera nga banane-shteti alegorik: 

- Akuzat për fshehje pasurie; Prokuroria mbyll dosjet për peshqit e mëdhenj 

- Pasuria e një gjyqtari ‘milioner’ në skanerin e drejtësisë 

- Pasuria e zyrtarëve të kallëzuar në Prokurori shkon në 40 milionë euro

Ore zoteri po kete foto nga bullgaria nxjerr ketu qe te besh propagande kunder shqp? Po zmadhoje pak kuadrarin e do shikosh nje tabele aty me fjale bullgarisht! Mashtrusa!

Une nuk jam ne gjendje te them se stadiumi eshte I bukur apo I shemtuar .por ka njeri te me thote nese ka ndonje board qe iu ben oponence arkitekturore e urbanistike ketyre veprave te rendesishme e jo thjesht te mbrshtetemi ne guston e KM .se pavaresisht se ai eshte artist me shije te holle ,tiranen nuk ia ka lene me tapi kristaqi qe ai te beje c'ti doje bytha me te .

s'ka kuptim posti tend. sepse robi me me shije, eshte ai qe duhet te vendose, dhe jo nje organ kot i mbush me nenpunsa sa per te marre rroge.

edi rama s'ka qene i keq si pedagog dhe bile as piktor. ka shije me te mire se shumica atyre qe punojne neper zyrat shqiptare. ata me shije me te mire se ai, punojne per hesapin e tyre dhe jo per shtetin.

keshtuqe edi le ta beje shtetin si te doje. e kane votu per me teper. plus qe ai i filloi rregullimet estetike ne shqiperi qe kur u be minister. pra i takon.

duhet kritiku aty ku duhet, jo kot.

Zakonisht vendimet merren me komisione qe kane ne mes tyre eksperte apo blejne konsulence ekspertesh (prefesore urbanistike e arkitekture ,arkitekte urbaniste me kredenciale ).

pranej po e dhjesin boten, kudo behen te njejtat pallate dhe ndertesa te shemtuta. dikur i benin keto gjerat Mikelanxhelo dhe Leonardo Davinci, tipa qe benin kryevepra te artit. 

si dhe nuk kape esencialen, s'ka komision me te mire ne shqiperi nga edi rama, se eshte piktor vete dhe ka qene profesor ne akademine e artit. plus baben nje nga skulptoret me te mire. dmth tjetri ne keto ujera ka jetu gjithe jeten e vet, sa ka hap syte. çfare komisioni tjeter kerkon. apo kujton se demokrativisht behen pune me te medha sesa nepermjet diktatit ?

Ose ka shije koti ose interesat e tij financiare dhe politike nuk i lene vend fare shijes. Po te shikosh cfare ka ndertuar ose aprovuar per ndertim, jane te shemtuara dhe te ngritura shpejt e shpejt.

P.S.

Veshjet i ka te bukura.

s'ka ndertime me te mira me asnje vend, ai eshte tregu sot. miratohen projektet qe hudhin me shume lek, kudo, jo vetem te ne.

si me thene te impozohet ndertimi, s'ka vend fare per zgjedhje tjeter.

po fjalen e kisha qe nuk kritikohet dot rama per mungese shijesh, nga çdokush qe ka mundesine te shkruaje apo flase sot, prej demokracise. pa na treguar me pare, veprat e tija. 

rama ben ekspozita akoma. s'i le vend kritikes se lehte. do peshe me e kritiku, ne kete piken e shijes.

Ka plot ndertime interesante, sidomos ne qendra kryesore. P.sh. mua me pelqejne dyqanet e Apple, moderne por cuditerisht ne harmoni me ndertesat e vjetra qe shpesh i rrethojne.

te shemtuara jane edhe ato. megjithese ata hedhin pare te madhe per t'i bere (zgjedhin vendet me te mira te nje qyteti). nuk jane keq vetem tek ndertesat me peshe, me arkitekture te vjeter. ajo ne berlin duket bukur dhe disa te llojit, e Operas ne paris, ato te njujorkut, etj.

Meqenese e plotesove. As ti nuk e ke lexuar me kujdes. Rama sot ka profil te larte politik, dhe eshte veshtire te dallosh nqs ekspozon dhe shet pse eshte i afte apo pse eshte kryeminister. Nderton keto gjera se jane ne shije te tij, apo se ashtu ja do puna. Mnjf eshte e kote te vleresosh shijen e Rames kur ai ka konflikt te thelle interesi.

nuk shet gje nga ato qe ekspozon. por nuk i ka pune te keqija ne krahasim me artiste te tjere shqiptare.

vetem qe s'kam si te ta provoj dot, duhet te merresh dhe vete me pikture qe ta kuptosh.

Per dreq z Trump do lejoje dhe torturen. Se c'ka qene nje tortura e bambuse ... smiley

PS. Si i mrencem qe je, mos ka morr nei shuk prej z. Trump ky mer, me rreklamen qe i boni. smiley

Ke po degjonin ne kete degjese, se keta qe kishin interes te degjoheshin i paskan zbuar? Pastaj si debohet nje qytetar nga nje degjese?

Ti sa vota ke? Mreti nuk prano te flasi me rob pa vota. 

Ka per ti vene robve nga nje shirit ne krahe, si nazistet cifuteve, qe te identifikoje kush ka votuar per te.

Eshte me zarar ajo pune, se i kerkojne vene pune, hesap etj. Mo thjesht, kush me shef shtremet osht i Saliut. 

Me pelqen pjesa si rrip i kuq; me kujton paradat madheshtore komuniste ne Kine dhe ne Kore te Veriut. 

kur kritikon ne ti, mos ngelte me njeri.

ilalianet jane mjeshtra per arkitekture. i kane dhene mend botes. vetem pse jane italiane duhen lene te ndertojne. tiranes i kane dhene ndertesat (dhe jo vetem) me te bukra qe ka sot akoma.

Po ç'rendesi ka kjo qe thote arkitekti italian? Stadiumi do te ndertohet ne pjesen me te mire te Tiranes, ku bashkohen kultura, sporti, shopping-u, jeta e nates dhe e dites. Degjo ata qe kane me shije nga ty dhe mos u merr me linqe. 

arkitekti italian ka peshe vetem po te jete me i madh se ata te kesaj studios. tek ajo faqja shqiptare nuk kish informacion mbi kete pike. 

kerko po munde ta sqarosh si duhet. per mu,  ai qe eshte lart, mund vetem te kritikoje. ai qe eshte me poshte ne profesion nuk ka te drejte kritike.

po mire mo lla pse e lejne kete me u mar me stadiume, ky e ka thone vete qe eshte ters

E bon nga halli. Ia ka lon detyre rektor Shullazi.

 

smiley

Me gjith men, pse nuk e ndertojne stadiumin ne nje vend tjeter, ndermjet Tiranes dhe Durrsit, ose diç me tutje se kthesa e Kamzes. 

sepse ai qe ka paren, dhe qe paguan ndertimin, vetem ai vend i intereson. 

dmth tani ti duhet ta koncentrosh diskutimin tend tek kjo pike : ta leme siç eshte ate stadiumin e vjeter, apo te bejme nje te ri po ne ate vend, qe dhe ndeshjet e kombetares te kene standard me te larte dhe me konform me europen ku jetojme ?

 

Sepse nje pallat i sapoperfunduar aty prane stadiumit, me sakte tek RTSH, e ka metrin katror 3000 euro. Pra eshte zona me e kerkuar per ndertim e Tiranes, dhe e gjithe republikes.

pikerisht. 

me llafe te tjera, kete po thoja dhe une me duket. 

Drejt. Por po i pergjigjesha Pjerit direkt.

Kshu eshte mentaliteti i gjithe industrise dhe tregut te ndertimit ne Shqiperi: qender, qender, qender. Dhe kjo e ka shkaterruar qytetin, praktikisht.

atje e ke nje stadium qe nuk perdoret. te shtosh nje tjeter ne vend tjeter, duke lene kete qe eshte, me duket akoma me budallik. 

per vete edhe nje restaurim i te vjetrit do me mjaftonte. puna eshte qe qeveria apo federata tone s'kane buxhet vete. dun t'ja u ndertojne te tjeret. te tjeret vetem me vendin po i afrove.

pse vetem ne qender ? po sepse siç e the dhe vete, atje vetem RENTABILIZOHET investimi. nuk te ikin leket per lesh.

do te vije dhe puna e periferive (kur te vijne rokfeleret te vendosen ne qender, do t'i zbythin te tjeret drejt preriferive), po eshte akoma heret per shqiperine.  

Jane mbledh gjithe anti-komunistet e po shajne Kapitalizmin smiley !! Ibeni disa foto qendres se Tiranes qe ta mbani mend se brenda dy vjetesh do te jete krejt tjeter,do te shnderohet ne nje qender te nje qyteti evropian me 1 milion banor! E duam Shqiperine si gjithe evropa!!

Tan Raça e ka sakt nga germa e parë tek e fundit, po aq sa eshte edhe i sinqerte me veten: 

nuk mund ta them unë se kush mund të jetë ai që duhet. Ajo që mund të them, është se ky ndërtim në atë vend nuk duhet

 

qe kur fillon me une nuk mund te them, ai duhet TA QEPE. mos te flase me. se s'merr vesh dhe eshte i ndergjegjshem mbi kete pike. çeshtja e tejkalon.

Eshte nga 2-3 arkitektet e vetem të mirë qe ka(në mbetur) atje

Po, po ka vetem nje problem: eshte nje cike si shume modest. Ja shiko Casamontin me c'vendosmeri flet, packa se i ka ca yckla korrupsioni e dypunesimi te paligjshem ne biografi.

ai mu duk llogjik mu. 

e mbron shume bukur vendin anash universitetit. na mesoi apo kujtoi dhe pse eshte parashikuar atje nga fashistet e kohes. SPORTI DHE MUZIKA (krahu tjeter i universitetit) ishte i pandare nga EDUKIMI.

jane normat KLASIKE te edukimit te njeriut qe fashistet deshen te sjellin ne fuqi. me farketu njeriun e ri, MBINJERIUN. 

Veçse asokohe me se shumti kishte gomere dhe kuaj si mjete transporti,  dhe nuk njiheshin veçanerisht problematike per t'u parkuar. Gjithashtu, nder normat klasike hyn dhe ai i respektimit te distances ndermjet objekteve/ monumenteve, te harmonise. Megjithate, ti e di me mire.

s'di ne çfare qyteti te shqiperise ke jetuar ti, po tek stadiumi shkohet me kembe dhe s'ka nevoje fare per parking. sepse tirana nga qendra (kali i skenderbeut) te universiteti vetem 2 Km eshte distanca. (vetem midis 2 stacione metroje ne Paris) qe i ben me kembe pa problem. 

stadiumet e botes duan sheshe per veturat ngaqe jane larg qendrave. qytetet jane te stermedhaja. s'ka atje nevoje per parking. nga stacioni i RER deri ne Stade de France eshte me larg me kembe sesa nga Kali i Skenderbeut te Stadiumi Qemal Stafa.

Pak ka rendesi ne ç'qytet kam jetuar. Tirana e atehershme nuk ka pasur dimensionet e se sotmes, çfare eshte lagje tani, quhej periferi ne vitet 30. Qytetaret e Tiranes mund te ecin fare mire per ne stadium, por duke qene kombetar, njeriu i thjeshte hamendeson qe do te kete tifoze nga mbare SHqiperia dhe pertej saj qe do te duan ta aksesojne. Nuk mendoj qe eshte aq e lehte, aq sa per parizienet e Komunes le te themi, ta arrijne ne kembe. 

çfare dimensionesh po flet ? distanca nga qendra deri te stadiumi eshte siç ka qene. pse s'kane nevoje per parking ata qe vijne ne qender te tiranes ? por ata qe vijne tek stadiumi duhet ta kene ? 

s'qeke tiranse dmth. hajt njatjeta dhe ty, tema s'te perket fare.

pse s'kane nevoje per parking ata qe vijne ne qender te tiranes ? 

Where art thou shkabe? Erdhi dita ku do ta kerkoja por nuk do ta gjeja trollin. Per llojin tend s'eshte percaktuar akoma termi, ndaj nuk di si te te drejtohem. Jam e humbur ne befasi. 

nuk po e kupton pyetjen ?

ps: vetem te forumet shqiptare me has qe njerzit nuk e kuptojne llogjiken MINIMALE. me francezet nje post llogjik dhe tjetri mjaftohet nuk gricet me. si me thene arsyeja triumfon vetvetisht.

ty po te them qe distanca nga qendra deri te universiteti behet me kembe, sepse e kam bere vete personalisht te gjithe jeten, ti vazhdon gricjen akoma.

aktualisht bej 4 km mesatarisht çdo dite. e matur me iPhone. 2 km s'jane asgje deri tek stadiumi. s'perben pra fare problem per parking qe edhe ky mund te behet ne themelet e stadiumit, nentoksor siç behen kudo ne bote. ç'do pallat qe behet ne paris duhet te kete se s'ben parking ne themel te tij. eshte me ligj.

Casamonti thote ashiqare qe ekuilibri fillestar i sheshit eshte prishur dhe stadiumi qe propozon kerkon te riparoje gabimet ne ndertimet e njezet vjeteve te fundit. Kurse Raca i tregon shume qarte arsyet pse eshte kunder projektit te paraqitur (shiko dy paragrafet e fundit). Meqe ndertime te tilla jane te pazhbeshme, mua personalisht me duket i pavend gjithe ky ngut per ta mbyllur kete ceshtje nje ore e me pare. "I pavend" po e them per delikatese, do thoshte njeri...

ti s'do qe ata qeveritaret te fitojne ndonje lek keshtu ?

shife gruje pragmatisht kete pune, atje e ke nje stadium te pa perdorshem. ky eshte i vetmi shans te behet funksional stadiumi aktual. 

Jo, pragmatikisht dua qe qeveritaret te fitojne vetem rrogen nga posti, si edhe prestigjin dhe permbushjen e deshires per pushtet qe rrjedh prej andej. Si behet dhe a behet funksional stadiumi aktual, eshte ceshtje dytesore. Po ashtu, tradita e re binare e zbavitjes shqiptare (telenovela dhe sport) me ngjan e turpshme.

atehere duhet ta shmangesh kete temen. shko diskuto tek temat qe flasin per vjedhjet e politikaneve. hajt mos na harxho kohen.

Po, po, dihet publikisht qe ti e ke shume te shtrenjte kohen ketu ne Peshk.

ku ne peshk ? une jam ne karike dhe tek ekrani ndjek shume peshq e peshkaqene njekohesisht. 

Loro Borici dhe ai i Elbasanit jane bere funksionale dhe permbushin standartet nderkombetare me investime te vogla. Nuk eshte problem te restaurohet dhe te behet funksional. Duan stadium lluksi (kategoria me e larte) edhe pse me kapacitet te ulet dhe jo praktik. 

Do ti heqin edhe pjesen ku behet atletika, dmth vetem per ndeshje futbolli mund te shfrytezohet. 

duhet stadium modern. stadiumet tona jane per turp (duken prapa pallatet), edhe ne TV duket qe po luhet ne nje shtet koti, te prapambetur.

nje stadium i kohes, i ben dhe lojtaret te luajne me mire, dhe te kene rezultate me te larte. nuk vijne te huajt me te rraf, kur ke kushte si te tyret. nuk te sulmojne kur je i armatos si ata. e gjitha eshte PREZENCE. jo vetem ne futboll. 

dhe paret jane private, s'hyn pra ne loje llogjika e kursimit. sikur te lihet ne funksionim ky i vjetri, ky po qe ha nga paret e buxhetit.

si dhe atje do te behet ajo qe eshte vendos te behet (nga ai qe ka forcen), sado ne te disktutojme ketu, asgje do te mund te ndryshojme.

Une jam dakort me Casamontin kur thote se ekuilibri fillestar i sheshit eshte prishur (sepse eshte dicka evidente), por amà jam dakort edhe me dy paragrafet e fundit të Races (qe janë dhe thelbi i shkrimit të tij).

Po pikerisht: njeri thote te ndertojme qe te ndreqim c'kane prishur me ndertime, tjetri thote te mendohemi para se te ndertojme prape.

Casamonti thote ashiqare qe ekuilibri fillestar i sheshit eshte prishur dhe stadiumi qe propozon kerkon te riparoje gabimet ne ndertimet e njezet vjeteve te fundit.

Shume interesante kjo pike, qe ke kapur, finis.

Me aq sa shikoj une, duke krahasuar deklaraten e Casamonti-t me paraqitjen grafike te prezantuar prej studios se tij, ne rastin me te mire shikoj nje diskordance mes qellimit te tij me synimin e tij ose edhe nje lloj naiviteti, ne rastin e keq nje pasaktesi, dhe ne rastin me te keq nje mashtrim.

Duke pare paraqitjen grafike te planit te tij, del kollaj ne perfundim, qe sheshi dhe aq me teper ansambli i ndertesave nuk i interesojne shume Casamonti-t.

Stadiumi per te nuk eshte me nje objekt qe nderthuret mes objekteve te tjera te ansamblit, sic ka qene idea fillestare e Bosio-s, por eshte objekt dominues ndaj objekteve te tjera te ansamblit. Dhe kete e deshmon shume mire volumi, ngjyra, tekstura dhe materialiteti i stadiumit te projektuar nga Casamonti.

+1

atehere diskutimin nuk duhet ta filloje siç e ka nisur." une s'marr vesh si e qush eshte me mire, por atje s'duhet bere". se eshte budallik, i mungon sensi. per me teper eshte empirik.

na shpjego pra pse s'duhet bere atje.

per te mos thene qe gjithçka varet nga ai qe ka leket. ne te tjeret bejme te gjithe bla-bla. ate qe ka leket ose e lejon te ndertoje ku do, ose e pengon. dhe mbyllet çeshtja. 

e gjithe puna eshte se aty e ke nje stadium te vjeter, jashte normave nderkombetare ku nuk luan dot ndeshje me kombtaren. ketij artiketit dhe ty ndoshta sporti s'ju intereson hiç. sportin e keni tek kritika juve.

 

ate qe ka leket ose e lejon te ndertoje ku do, ose e pengon. dhe mbyllet çeshtja

jo jo, nuk eshte ashtu. Ka dhe nje rruge të trete, negocimi.

negocimi ne çfare ?

Beje, beje stadiumin, po futbolli s'eshte basketboll hidh ketej e prit andej. 

Eshte sport i paparashikueshem, enigmatik, episodik...plus eshte dhe ceshtje brezash, sot i ke, pastaj te duhen nja 30-40 vjete te kthehen prape...ja shiko neve me Flamurtarin, na u qi kocka... Mendohu mire, arkitekti tall trapin me tu, dy imazhe ngjyra- ngjyra e ty çoç te duket...ja fute dhe Uemblit..

Do te ngeli gjithe ai stadium, ti, Laci e Traktori Lushnjes.

Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore, K. Angjeliu nuk firmos për stadiumin.

Ajo refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për projektin e “Arenës Kombëtare”, pasi stadiumi “Qemal Stafa” është në listën e Monumenteve të Kulturës.Ja që paska edhe zyrtarë që njohin ligjin dhe nuk firmosin me symbyllur duke shkelur ligjin. Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, Kozeta Angjeliu e di se më vonë dikush mund ta çojë edhe në burg kur ndërrojnë pushtetet. Ndaj ka refuzuar të hedhë firmën si drejtoreshë.

..prit kur ti cojne ndonje nga cerat i shullazit,per presion Rama.

 

Nje informacion shum interesant ky qe solli Kapo, dhe do ishte ne interesin e Blendit tone ketu, ta theriste per interviste kete zonjen (Kozeten) per tu informuar edhe politikanet per ligjet e shtetit. 

nuk do prishet i vjetri (vetem fasada prej guri me shkallet dhe veranden, eshte monument), do te futet mbrenda te riut, si me thene do te jete ne nje stende me xham. me ç'lexova une. 

Kompleksi multifunksional duket mjaft i gjetur, me nje arqitekture moderne dhe kur mer vesh qe edhe parate per te nuk hudhen nga buxheti i shtetit, atehere me te vertete qe eshte bere nje pune per tu lavderuar. Bravo qeveria dhe federata e futbollit! Tirona duhet te krenohet me nje veper te tille!

Faleminderit. Pashe nje pjese te vogel, ne te cilen z. Ylli perdori, sic edhe pritej, kunder reflektimit te Races, argumentin e pare dhe te fundit te injorantit: De gustibus...

I gjithe ky muhabet eshte absurd, duke filluar nga filmimet e para bardhe e zi me Tiranen katunare, ndertime mermeri te bardhe ne hapsira te kota jasht kontestit kulturor dhe historik. Kushedi sa kan vujt katunaret e mjere per mijra vjet banues ne shtepi qelpiçi me lule mullaga ne rreze te murit. Peisazhe depresive, qe as de Kikirikiko i permendur pozitivisht ne shkrim si metafisiçist nuk mund t'i imagjinonte dot. Dhe nje koincidence tjeter fiorentine: shume peisazhe te de Chirico emertohen Piazza d'Italia.

E vetmja gje racionale qe thuhej ne dokumentar eshte qe komunizmi nuk i'u kundervu ndertimeve racionale internacionale fashishte, por i plotesoi ato me racionalitete internacionaliste te tjera.

Vetkuptohet qe me te rene komunizmi dhe erdhi edhe per ne epoka ngambrapa, do te ndodhte kjo qe po ndodh. Çfar prisni tjeter perveç tejkalimit ngambrapa te de Kikirikose?

 

S'kishin pune qytetaret dhe gazetaret tek ajo degjese, ne ishim duke bere nje mbledhje zyrtare tek 15katshi, jo degjese publike per stadiumin, kishte thene Ajatollah. 

Nga java tjeter zhvendoset qeveria tek Rogneri, nqs keta paguajne me shume se 15katshi dhe Sheratoni. Shteti paska dale ne pazar hapur, jepet me qira me ore, dite ose jave, si sherbimet eskort. Mund ta prenotoni tek PimpAlbania.com.

ne fakt ajo zone eshte e vdekur sic eshte, madje krijon dhe nje bllok per gjithe zonen, por a eshte ky projekti me i mire i mundshem nuk mund te thuhet me siguri. Per mua nuk eshte ndonje dem me i madh se sa aktualisht ka tirana ne shume zona te tjera. Nga ana tjeter vecoria e asaj zone eshte komplesi i bozios qe i jep identitetin e vetem te mbetur TIranes, ndaj duhet menduar mire para se te ndertohet ne lartesi.

Ka  dhe ca ide qe mund te ndertohej nje stadium i thjeshte me 20 milion dollaro, te cilin e perballon dhe federata.

rama e ka per zemer hedhjen e kapitalit nga privati, shif partneritetet publik privat ne sektore te tjere, por hedhja e kapitalit ne nje qender tregtare stadium me duket jo produktiv per zhvillimin ekonomik te nje vendi, ne rastin me te keq keqorientim i kapitalit.

finisterre, se ti je vetem nje nga te paktet ketu qe mun te bohet muhabet se arkitetet e mdhej (Zaha Hadid) dhe gjenialet jane gjithnje njerez te keqij dhe te padurueshem. Pa qene legen nuk bohesh njeri i modh, gjenial i modh:

Gettò distrattamente un'occhiata verso il magazzino. Addossati alla parete vide degli
arnesi strani, un disco tondo dipinto di rosso e bianco, simile a quelli che usano i
ferrovieri per arrestare i treni; un cavalletto a tre piedi sormontato da un tubo tondo di
rame e dei paletti dipinti in bianco.
- Cosa sono? - chiese.
Jano guardò con noncuranza dentro la baracca.
- Quelli? Sono arnesi dell'architetto.
- Quale architetto?
- Dell'architetto che deve costruire.
Il cuore del ragazzo cominciò a battere forte.
- E perché li ha portati proprio qui?
Lo slovacco sbuffò una boccata di fumo dalla pipa.
- Ho detto che deve costruire.
-Qui?
- Sì. Lunedì prossimo verranno a fare le misure e poi cominceranno gli scavi per le
fondamenta.
- Qui?! - gridò Boka. - Vengono a costruire una casa qui?!
- Proprio qui - rispose impassibile Jano, una grande casa popolare di cinque piani. E'
il proprietario del terreno che la fa costruire. Avete combattuto per niente!
E senza aggiungere altro entrò nella sua baracca.
Boka rimase senza fiato. Le lacrime gli vennero copiose agli occhi. Si precipitò verso
la porta e fuggì da quell'ingrato pezzo di terra che lui e i suoi compagni avevano
difeso con tanti sacrifici e che ora li tradiva per accogliere una orribile casa popolare.
Sulla porta si fermò e si volse a guardare ancora una volta il campo, come chi lascia
per sempre la patria. Una indicibile angoscia gli invase il cuore. A Nemecsek erano
giunte in ritardo le scuse della Società dello Stucco, ma almeno gli era stato
risparmiato il dolore di vedersi privato del campo per cui aveva dato la sua vita.
Quando il giorno seguente, nel silenzio raccolto della classe il professor Ràcz salì in
cattedra con passo lento e solenne per pronunciare qualche commossa parola in
ricordo di Erno Nemecsek ed invitare gli studenti a trovarsi l'indomani alle tre
davanti alla casa di via Rakos, Janos Boka, gli occhi fissi sul banco, sentì per la prima
volta far capolino timidamente dentro di sé la sensazione che la vita, nelle ore tristi
come in quelle serene, è sempre una lotta, fino all'ultimo.
                                                      - fine del libro -

Edhe ti seç je nje lloj Shabon Qosja ngamrapamodern, qe rri e rri e kerkon gjemb per te kruajtur dyfeloren tende.

Pe veten ne pasqyre si Shabon, sepse un vetem te kam perifrazuar çfare ti ke thene pike per pike. Vetem nga kjo pikpamje jemi dy fela.

 

 

E vej shume ne dyshim, qe ti e di kuptimin e sakte te shprehjes "je bo si Shabon Qosja!", por nejse, nuk ka rendesi fare, ti vazhdo te kerkosh kunja per te kruajtur dyfeloren tende!

e pse duhet dit patjeter kuptimi i modh i Shabes ne nje bote pa kuptim, por qe merr kuptim t'modh kur knoqesh duke ja dhi tjetrit me shprehje me kuptim t'modh tirons mer jau: "i ke mor ilaçet?", "ke zon dashnore?", "mos mu njit mas komentit si m... mas kpuce!", "m'je bo si Lumi Tutit!", "se me ty m'hahet muhabeti mu, me asnji tjeter", sidomos kur ke baben nga Skrapari dhe mamane nga Mallakastra qe kane marre pjese ne çlirimin e Tiranes nga Brigata e Pare Sulmuese, dhe njef mire se çfar legenash ishin personat qe krijuan Bauhaus.

 

Bravo Tik, Via Pal...,  gjithe keta legena arrogante, projektuese e pilitikane me kulla ngjyra ngjyra...as top s'kane luajtur ndonjehere

Lexo Valdanon: Il sogno di Futbolandia.

me cfare lexova une tek linku per italianin m'u duken si komentet e xhibit ketu ne peshk.

(pa ofeze xhibit, falje nese...)

po per ty, nga punet e tuja ka diçka te lexojme diku ?

kam komentet e peshkut

nga komentet ketu dukesh pa peshe. po kjo eshte relative. kryesorja eshte qe ti vete te jesh e kenaqur prej tyre.

nuk jam dhe aq e kenaqur. prandaj po mendoj qe t'a le peshkun. po eshte e veshtire edhe kjo.

July, s'eshte nevoja te kerkosh falje per krahasimin tend. Une s'e kam parasysh se cfare material a link je duke krahasuar me komentet e mia, po gjithsesi e ndjej gjestin tend si vleresues, sinqerisht, per aq pak sa mund te vete-kenaqemi nga vleresimet anonime te internetit. Kjo kryesisht per faktin se per mua integriteti i njerzve (po dhe qendrimeve e retorikave te tyre) ka shume rendesi. Kur marr nje note a sponto negative nga dikush si ty (sa i perket komenteve ketu, se s'njihemi gjetke) qe duket se ne ceshtje sadopak politike i ka mendimet pike se pari te diktuara nga retorika e Partise, e komentet shpesh i duken si zgjatime (tip zorre, here e trashe here e holle, sipas rastit e temes) te 1shit te X app Y partie, kjo sherben si nje fare miratimi (validation) ne perspektive per mua. Pak a shume nje efekt i ngjashem me ndjenjen qe njerzit shpesh hasin kur shikojne aksident ose gjera te ngjashme; pervec keqardhjes per te tjeret, vetiu ndihen mire qe vete s'jane ne ate gjendje. 

Do thuash ti qe ti s'je hic dakord apo qe ty te duken gjerat anasjelltas. S'e ve ne dyshim, ndryshe ti s'do ishte ti smiley

ja kete desha me thene, qe ka shkruar sic ke shkruar ti tani. Jo ne kuptimin "keq", por qe ai eshte shkrim i publikuar zyrtarisht dhe jo koment peshku. Plus, stili m'u duk si i yti, dhe ai eshte i njohur ne kete komunitetin tone te ppu. Te mos te te ngeli qefi per kete. (Mund t'i ngjante dhe komenteve te mia, por s'beri vaki.)

shkrimi

Ne do e bajme stadimin dhe kjo ka marre fun. Ata qe e kundershtojne bashke me shoqnine tone te peshkut,s'e kane me stadiumin,po me Ramen. Rames t'i rrujne bolet ose t'i presin koqet,m'varet nga takati qe kane,po stadiumin do e bajme,per te miren tone,per te miren e tyre,per te miren e te gjithe ve ne.  smiley

Sa xheloz jeni per "kullen" e Krietarit mer. Nejse, katin e 19te ta mushi me zahire, kur te ngujohet, se do i vi Trumpi me topuz.smiley 

Pjeter e mban mend ate torten e pamvaresise? Ky stadiumi eshte versioni permanent i asaj. Mgjth mua me duket se mund te me hyje ne zemer sikur kulles ti vene nje perkrenare si ajo e Skenderbeut ne maje, si dhe ndonje shpate anash. smiley

deri tani jane paraqit disa projekte per stadiumin dhe asnjeri nuk ka gjet zbatim (s'behet projekt pa lek). keshtuqe edhe ky perfundon njesoj si te tjeret. s'eshte veç propagande qeveritare perpara europianit qe po vjen.

ju kujtoj keto, qe te runi zonin mos ju ngjirret kot se koti. 

kemi pare aq shume nga keto imazhet me 3D, sa ka fluturu ne ere, besimi i tifozit per nje stadium modern.

+100

Vallahi projekt me te shemtuar zor se gjendet ne xhiro. Rri, rri, e shikoj e me ze ankthi..., ca torture o burre i dheut!

e me e bukura eshte kur thone: shyqyr doli privati, hodhi 40 mil. euro!

imagjino ca skandali...shtet/qeveri pa  breke ne bythe, as 40 milione euro s'ka!

cdo gjo qe do bohet mbas ketij, sado e shemtume me qene do jete prape me e bukur se ky

nga i krijon shteti eurot ? apo kujton se i pret vete me gershere si tek klipet e rapit (te treshit) ne youtube ?

Fatos Lubonja eshte nxehur keq se nuk e lane te hynte tek projekti i stadiumit. Ndaj doli me thirrjen: dhunes me dhune, cfare me shtyu ti drejtoj kete pergjigje te shkurter, qe ndoshta edhe nuk do ta vere re. 

Dhunës me dhumë –Fatos Lubonja

Tosi, e kuptoj gjëndjen tënde emocionale në ndalimin që disa ish-katundarë, (sot punonjës të një firme private sigurimi, apo një hoteli privat), të bënë në bazë të rregullave gojore para mbledhjes së organizuar nga qeveria, për ekspozimin e projektit të stadiumit të ri. E kuptoj edhe vështirsinë që ka shpesh Shqipëria për tu orientuar sa më fleksibël në gjëndjet dhe situatat e ndezura ndërkombëtare, e në të cilat ky vend ka vështirsitë e tij për tu përqëndruar dhe dalë sa më pak pa lagur, e në të cilat duhen ruajtur ndezur edhe opsionet e një gjëndje paksa të acaruar dhe të flaktë. E kuptoj edhe investimin e kapitalit, të brendësh e të jashtëm, që shpesh bëhet paksa dhunshëm e jo sipas atyre normave të ndershme e të shkruara.

Por gjithë këto nuk e justifikojnë akoma JO thirrjen për dhunë. E para, sepse mashtrimi dhe paqartësitë, që po i bëhen miletit në lidhje me projektin e stadiumit të ri, nuk kanë marrë format e dhunës. E dyta, sepse dhuna që ju aludoni do të sjellë favore vetëm në qëllim të qeverisë dhe kryeministrit vetvendosës, pa llogaritur pastaj edhe forca regresive të komanduara nga jashtë. Dhe e treta, sepse ju dhe krahu juaj duhet të ketë disa opsione më të gjëra në lidhje me projektin e stadiumit.

Pas këtyre që të thashë, mjaft përmbledhurazi dhe me mjaft domethënie, mendoj se ju dhe të tjerë do të vazhdoni përpjekjet për një qytetërim të projektit të ri të stadiumit, pra përpjekjen për ta kthyer projektin Edian në një diskutim mbarë-zanor të publikut, për të bërë të qartë burimet financuese dhe shumën e këtij stadiumi të ri, (sic thoshte qartë një komentues interneti), si dhe për vendosur për të ardhmen, në projekte të tjera qeveritare, një formacion demokratik shtet-popull. Besoj se mbas këtyre pak fjalëve të përmbledhura, ju do të shihni dhe gjeni –po si në ato pikturat e Rybensit dhe Rembrandit– hapsira të mëtejshme jetësore. 

shume mire. po une mendoj se duhet t'ia shkruash letren me pika, jo si hartim se i kam cik zet hartimet.

Jam kurioz, c'efekti supozohet te kete ne mendjen tende fakti qe ti i drejtohesh anonimisht nga Gjermania Lubonjes me konfidence si "Tosi"? Pritet qe ne te jemi me dashamires dhe me pak skeptike ndaj komentit tend meqe ti i je drejtuar miqesisht letrahapurisht ne internet a si? 

Do thuash ti qe etika komunikimi si keto s'jane aspak te rendesishme krahasuar me preokupimin tend per kullen e stadiumit dhe qe kulla eshte projektuar me e larte se etika. OK, te drejte ke.

Tosi eshte currufjapsur ,ngjela po ashtu .nese dini ndonje pillar of community qe ende s'eshte lajthitur nga mendja e krese ne shqiperi ju kam rixha na e thonismiley

Po po..ka folur e shkruar me vendosmeri ne shpjegimin e projektit Casamonti,pa asnje lloj kompleksi pergjigja ndaj autorit te shkrimit,por ajo qe me ben me shume pershtypje duke lexuar kete pergjigje eshte ndiesia qe Casamonti nuk ka harxhuar me shume se 15-20 min kohe per kete pergjigje e per te "renuar" gjithe tjerjen e leshit qe aq shume popullor ne ate vend duke filluar qe nga kafenete e deri tek vipat kapitalist antikomunist ..thellohuni o kapitalista..thellohuni !!

prezantimi 3D ne emision heq cdo dyshim, dhe pse ideja u krijua tashme qofte dhe vetem prej prezantimit te argumenteve Raca vs. Casamonti: JO projektit te ri, per stadiumin Q. Stafa.

Nuk mendoj se problemet e krijuara me sheshin gjenden ne nje pike pa kthim dhe demet te jene irreversible. Ne kuptimin qe ka mundesi te rikuperohet c'eshte demtuar, ne te ardhmen, dhe te mos e humbasim c'kishim.

Ndertimi i ri eshte nje monster e permasave Kaiju & Jaeger qe gllaberon tere sheshin egzistues.

(Nje film ky i fundit i cili u ripa dhe nuk zhgenjeu)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).