Kryeministri Rama paska hedhur idenë për studimin e fesë në shkollat e republikës, çka është pritur me kundërshtim dhe skepticizëm nga shumë anë.

Disa media kanë folur për një futje të “mësimit të fesë” në shkolla, gjë që nuk më duket e saktë.

Në mësimin e fesë, nxënësit mësojnë për fenë e tyre; përkundrazi, ideja e kryeministrit, që përsiatet prej kohësh në Europë, është që në shkolla nxënësit të mësojnë për fenë e tjetrit.

Mes pështjellimit dhe formulimeve të pasakta, kam frikë se ideja e kryeministrit përfundoi në një batutë për t’u kundërshtuar me batuta të tjera.

Nuk besoj se sot në Shqipëri mund të kërkojë kush futjen e fesë në shkollat publike, qoftë ai edhe kryeministri vetë; por vetëm studimin e historisë së feve, diçka krejt tjetër.

Njohuritë për fetë, që nuk duhen ngatërruar me besimin fetar, janë bërë tashmë të domosdoshme për formimin qytetar europian (dhe jo vetëm); në rrethanat kur fetë e ndryshme ballafaqohen mes tyre, por edhe me ateizmin, agnosticizmin dhe misticizmin haptazi dhe fshehurazi.

Brezi im u rrit në një mjedis fetarisht të sterilizuar; por kjo sot na krijon jo pak vështirësi, në përpjekjet për të komunikuar me kulturën, në Perëndim dhe në Lindje.

Brezat më të rinj se imi, që kushedi i ekspozohen trysnive nga burime të radikalizuara të dijes fetare, ndeshin në vështirësi të një lloji tjetër: atje ku ne më të vjetrit mezi i dallojmë diferencat dhe fillesat e ndryshme kulturore, atyre më të rinjve këto mund t’u duken arsye të mjaftueshme për konflikt moral dhe jo vetëm.

Të dyja këto patologji ekspozojnë ndaj rreziqeve dhe konflikteve sociale, sidomos në afat të gjatë.

Padija që shpesh kemi për fenë e tjetrit, por edhe fenë tek e cila thjesht nuk besojmë, shndërrohet në burim përçarjeje dhe dhune.

Të paditur, e shohim Tjetrin si karikaturë, ose veç duke ia lexuar shenjat e jashtme.

Tjetër punë si do të realizohet njohja e fesë së Tjetrit, ose kush do t’i mësojë mësuesit dhe kush do t’i edukojë edukatorët: historia e feve është displinë komplekse dhe e vështirë për t’u rrokur, përtej klisheve pseudo-ekumenike ose kurioziteteve antropologjike.

Vetëm vullneti i mirë nuk mjafton; puna e filluar tani, do të japë frytet e saj shumë më vonë.

 

104 Komente

por i histroisë së feve! 

Edi Rama shkel nenin 10 të Kushtetutës, fut fenë në shkolla, bie shteti laik.

 “Unë e përshëndes dhe si kryeministër jam krenar për komunitetin mysliman shqiptar. Një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol paqtues për kombin tonë dhe një komunitet që sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë”. smiley“Do fillojmë me një numër shkollash në zona rurale e urbane, dhe do bashkëpunojmë me shkolla të mirënjohura europiane, kemi thirrur ekspertë të Perëndimit dhe do bashkëpunojmë falë teksteve duke nisur nga observatori i laicitetit në Paris dhe deri tek komunitetet fetare tona në Shqipëri. 

Të luftosh ekstremizmin e dhunshëm nuk mjafton të çosh ushtarë në front se nuk është betejë që fitohet përmes armëve, por luftë që fitohet përmes mendjes e zemrave të të rinjve në mbarë vendit”, deklaroi Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar nga Komuniteti Mysliman në Pallatin e Kongreseve dje. 

.....nacionalizmi dhe feja jane streha e fundit e maskarenjeve.

U zgjuat! Mirmengjez, atehere!

Brezi yne, i rritur ne shtetin me ateist te botes, Albania, mesonte mbi fete dhe historine e tyre me shume se se mesohet ne shtete cerek dhe gjysem fetare si Gjermania, Anglia, Amerika etj.. Bie fjala mesohej se si kishin lindur fete, (cfare sot i gjen ne emisione te ndryshme TV) e deri tek te dhena te shumta te mbledhura nga studjues te ndryshem, te cilet provonin te kunderten e ekzistences se Jezu Krishtit si person, po ashtu te dhena (me te pakta keto) qe provonin te kunderten e ekzistences se Muhametit, e sa e sa mesime te tjera mbi fete e ndryshme.

Sot feja eshte bere aq dominuese ne shoqeri, (semundje qe do kaloje nje dite), sa nuk pranon te mesohet mbi fete dhe historine e tyre neper shkolla, sepse pastaj dalin horrlliqet e feve dhe njerezve pas tyre. Fetaret duan qe te mesohet mbi fete e tyre por nga mesuesit e tyre; kete po, per kete ata flasin cdo dite. Diversiteti i mendimeve ne fe eshte i ndaluar. Kete e mundeson vetem shkolla. Por shtetet e sotme kane frike nga fetaret, aq sa lejojne shkeljen e ligjit te zhurmes, teksa nuk u nderhyjne fare xhamiave per ezamin e tyre me artopalant ne 5 te mengjezit. (Peshku pa uje e ka nje shkrim timin per Krishtin, Muhametin dhe pashket; po te doje le ta nxjerre! Ose po t'me lejoje, po e hedh ketu tek komentet ne tre-kater pjese.)

Eshte cliché. Me perjashtim të zyrtarizimit të ateizmit në kushtetute, Shqiperia nuk ka qene vendi me ateist i botes. 

Do emrin e nje vendi ateist ? Franca 

Shume mire do ta bejne, nje permbledhje te mesimeve pozitive te feve (dhe pak histori te tyre), qe robt mos nisen per virgjeresha, e te tjere rob mos t'u bohet ferra Brahim.

Nuk kemi pse shtojme hipokrizin kur ka mjaftueshem edhe keshtu si eshte. Ti thua ato pozitive por puna eshte si i behet qe ka shume me shume negative , si do te veprohet me kete pjes ku do ti fusim apo ne prapanice te Rames me shok ?

Tamam ato negative te futen ne prapanice. Nuk eshte hipokrizi te thuash mos vidh e mos vrit. 

Une e kam mesuar ne edukaten morale kete gje dhe jo nga librat fetare. Nga librat fetare kam mesuar se nese nuk e ke llafshen e bibilushit te prer nuk shkon ne parajsen e muslimaneve, dhe nese nuk beson se Jezusi eshte dobici i zotit nuk shkon ne parajsen e krishter. Nese jeton nen sundim islam po te jesh i nje besimi tjeter duhet te paguash taksen e jetes dhe te jesh qytetare i dores se dyte. Mund edhe te martohesh me femije dhe mos te te rruhet hic et etj. 

Duket qe mesuar gjerat e gabuara, dhe shembull i mire pse duhet ca edukim mbi fete. 

I kam lexuar nga kapaku ne kapak per me shume edhe shtojcat e tyre. Asgje morale ne to vec disa paragrafeve qe jane ngjitur si me zorr mes faqeve. Edhe kur disa musliman perpiqen te duken tolerant dhe hedhin iden e reformimit te islamit dhe rishikim te disa shkrimeve ne kuran vihen menjeher ne qender te sulmeve me arsyen se kurani eshte i pandryshueshem , dhe kush mundohet ta ndryshoj eshte qafir etj etj epitete. Sepse e njohe dhe e kam lxuar kam kete mendim qe eshte i pavlefshem per nje shoqeri qe do te eci para . 

Fete kane ekzistuar prej mijra vjetesh, e me rregull treshi s'kane ndermend te zhduken. Si e qysh eshte muhabet i gjate e zor se i di njeri fundin, aq me pak mund t'ia gjesh ne blog. Ja ato paragrafet e mira te permblidhen.

PS. Ore une dorezohem me dy virgjeresha, po ec e i mbush koken km-se, thuaj. Vec po e kape nga Likja a Hillaria.smiley 

 

+1

qe robt mos nisen per virgjeresha,

 

Tirona...  kjo puna e virgjereshave thuhet shpesh ketu si per humor, por ne fakt eshte kthyer ne klishe boshe. 

-po mire ata muslimanet primitive te Afganistanit, Peshavarit, Pakistanit etj,  qe jane te pashkolluar dhe e besojne kete punen e virgjereshave,  meqe ua  kendon 5 here dita imami i fshatit...   po keta  te rinjte xhihadiste e Perendimit, lindur, rritur e shkolluar ne shoqeri te hapura: ne  Belgjike, Hollande, Gjermani, Angli, Suedi etj, si thua ti;   vertet e besojne kete punen e virgjereshave  ?

Po dicka besojne se nuk shkojne te vdesin per qef. Ata prap mund t'i kene trute e gomarit, po njicik edukim e hapje sysh (pa harru drurin) mund te shpetoje ca prej tyre. Do shpjeguar qe fete kane mesime te mira por dhe qe jane e mund te perdoren per pushtet e pislliqe. 

PS. Nuk eshte veshtire qe robi te besoje, ja shif rilindasit fanatike te blogut, dhe Rama as virgjeresha nuk premton.smiley 

Me vjen mire qe edhe ne kete pike te VQ, si shum pika te tjera, po i aplikojne, veç me vjen keq qe te gjitha pikat qe kane bere keto 15 vitet e fundit, nuk po konsultohen me autorin e tyre, gje qe ka sjelle qe te gjitha pikat/idete, te mos i bejne tamam siç duhet. 

nuk po konsultohen me autorin e tyre...smiley

Pjer duhet edhe tu lesh nje numer telefoni jo vetem kopjet e librit...

Pika qe s'te bie thuaj ... smiley

C'osht mer kjo feve ? Ne kemi fjalen e bukur shqipe religjone. E bastardut ket kadosh gjuhe e bote s'ke ku e kap, mo. Ah Naim te ishe vete ...

s'ka fjale shqip religjon.

No shit ! Who knew ! Po fjale shqip sarkazem a ka ? ... ta shifje i here turnin e trete .

Nuk eshte ne shqip por me siguri eshte e zberthyeshme ne pellazgisht. 

fjala shqip SHARJE dhe ajo greke SARKASMOS jane te njejta.

" You know, the root of the word Miller is a Greek word. Miller come from the Greek word "milo," which is mean "apple," so there you go. As many of you know, our name, Portokalos, is come from the Greek word "portokali," which mean "orange." So, okay? Here tonight, we have, ah, apple and orange. We all different, but in the end, we all fruit " .

 

SARKAZËM m.

1. vet. nj. Ironi therëse dhe e hidhur, e shprehur me urrejtje a me përbuzje. Sarkazëm i hidhur (therës). Vjersha plot sarkazëm. Flet (shprehet) me sarkazëm. 
2. Fjalë ose shprehje, që thuhen me ironi therëse e të hidhur. I përgjigjet me sarkazma.

qe robt mos nisen per virgjeresha 

Kjo puna e virgjerashave eshte e pafajshme dhe gallate keshtu si batute blogu, por si narrative e pergjithshme batutiste popullore eshte jo vetem naive, por disi e kushtueshme. Flas per vendet ku jetojme ne (ndac Perendim ndac Shqiperi), ne te cilat shumica e personave qe radikalizohen s'e bejne kete gje per te *ire virgjeresha ne Parajse, sic mund ta bejne ne ndonje fshat te Afrikes p.sh. Do thuash ti c'rendesi ka, ata jane kafshe etj. Pikerisht, se kostoja e te radikalizuarve ne vendet ku jetojme ne jemi here pas here edhe ne (sidomos ne Evrope). 

Per hir te vete-mbrojtjes, na ben mire ta shofim me pak batutisht; nese do ta parandalosh apo mundesh dicka, lipset se pari ta kuptosh (si, qysh tek dmth). Per ty e mua qe jetojme ne SHBA sot per sot rreziku i te qenit viktime e sulmeve te ketyre te radikalizuarve eshte teper minimal, po gjithsesi jo egzistent. Plus, rreziku s'eshte vetem sulmi terrorist. Fundja edhe sa per muhabet intelektual, qofte dhe fare casual si ne blog, eshte narrative false, ani pse egzotike e humor-ndjellese, tip perfytyro ca tipa humbameno me mjeker qe vrasen veten dhe presen orgjira ne Parajse.

Ne kete kuader, nqs nisma e Rames ka qene sic thote Vehbiu per te mesuar rreth feve dhe historive te tyre, eshte padyshim pozitive. Ne radhe te pare eshte pozitive ne vetvete dhe pertej radikalizimeve te sodit. Nje femije qe e meson historine gjakatare te feve--te gjitha feve, sidomos atyre monoteiste--eshte me shume i imunizuar ndaj traplleqeve kontemporane te feve, e tek keto traplleqe s'futen vetem radikalizimet tip ISIS. Njeheresh, eshte me shume i prirur per te respektuar te tjeret (ne shkolle, shoqeri, pune, internet) qe besojne, ne pergjithesi apo ne nje fe tjeter specifikisht. Eshte njohuri ne fund te fundit, jo indoktrinim, perkundrazi, njohurite e tilla jane nje fare imuniteti ndaj indroktrinimeve.

Ore xhibo, meqe ti dhe ca te tjere qekan kap me virgjereshat. Vertet eshte batute, po jo se e sajova une. Nuk e di sa e vertete eshte, po sidoqofte simbolizon lavazhin e trurit qe i behet ketyre luftetareve te Sirise. Ne Albanie u denuan nje tufe me nga 15 vjet burg pre keto veprimtari, pavaresisht nese vergjereshat ishin involved (dhe s'besoj se do ndryshonte gje). Pra ku eshte problemi ketu, do thoshte njera. 

nuk eshte e qarte se cfare ka ndermend rama me futjen e feve ne shkolle.  ne se nenkupton njohuri te pergjithshme te feve, mund te kete nje lende te historise se feve.

ne se do te fute  secilen fe si lende me vete kjo eshte thellesisht kombshkaterruese.

po do te luftoje rrenjethyersat fetare,le ta filloje nga te huajte qe drejtojne institucionet fetare ne shqiperi.  te largoje shkollat greke e turke dhe pastaj te shikoje se c'mund te beje me historite e feve.

ka nje perpjekje ogurzeze per te fetarizuar hapesiren shqiptare, si parakusht per te kaluar tek shperberja e kombit shqiptar.   kete e shohin te gjithe  vec shqiptareve qe vuajne nga vonesa 20-30 vjecare e fazes!

Ore djema, qe duhet nje fare edukate fetare tek njerzit, kjo nuk duhet te vihet ne diskutim, se shifini njerzit sot, shifini femijet sot, qe vetem shajne e te bejne keq duan. 

shkrim i mire dhe me vend nga ana e Vehbiut

Shqiperia ka nevoje te fuse programimin , robotiken etj qe ne shkolle fillore ne menyre qe te rinjte shqiptare qe ne adoleshence te jene ne gjendje t shkruajne code e te konkurrojne per punerat e shek 21.Historia e feve mesohet ne lenden e historise .Ed Rama si Km po merret me gjithshka pervecse me qeverisjen e vendit.

+1

Alba, ç'te zuri? Nuk pritej kjo nga ekzegjete biblike, na ke çare rendelen vazhdimisht me citime hyjnore. Ç'te keqe ka qe nxenesit te mesojne programatiken dhe robotiken njekohesisht me komportamentiken qe eshte bere per ibret ne kohe te robotikes ngambrapa? Biles qe ekziston bindja ngambrapa se sa me komportamentike ibret, aq me teper zhvillim robotik seks-mashin.

Ne parim inisiativa eshte shume e lavderuar, problemi eshte teknik, çfar te mesosh? Ky eshte problem edhe ne Itali me lenden e fese qe praktikisht eshte e bllokuar kushtezuar nga politikall korrekt. Lenda eshte nje paçavure e tere, megjithate me mire se pa gje fare. Ne pritje te Ardhjes se Dyte qe do te na mesoje edukaten qytetare per te gjithe planetin.

 

vec te qenit nje gje qe duhej bere, historia e feve ne shkolla, me duket se rama po tenton votat e komunitetit myslyman praktikant ne shqiperi, nje nga komunitetet me ne rritje te konsoliduar aktualisht qe per nje arsye apo nje tjeter jane me afer Sales, se basha nuk quhet, si cdo gje mbrapsht ne shqiperi. Arriti ti miklonte dhe me xhamine e namazgjase.

Rama jo zyrtarisht ka fillu fushaten...

"Brezi im u rrit në një mjedis fetarisht të sterilizuar; por kjo sot na krijon jo pak vështirësi, në përpjekjet për të komunikuar me kulturën, në Perëndim dhe në Lindje."

Shko ore pirdhu!

Fiks shko pirdhu se tjeter gje nuk ke cfare ti thuash. U pordh fare kjo rilindja e deshtuar smiley

no comment smiley

Po ca komenti te besh aman. Iku koha e feve. Po ketyre u ka ngel ora te Krishti e Muhameti.

Ju ka ngel koha qe nga Revolucioni i Madh Francez i Tetorit me teper se dy shekuj me pare, ngelet duke thene dhitu dhe pirdhu 200 vjet me radhe revolucion mbas revolucioni, dhjerje mbas dhjerje dhe pjerdhje mbas pjerdhje, dhe te pjerdhurit e te dhiturit jeni ju vete bashke me shok Enver dhe vrimen e tij anale si hinke altoparlanti propagande ateiste.

 

Si je tiku? Ti pervec se biologjike, semundjen e Chronit, e ke dhe mendore. Sa here vjen te ze diareja a derebardhe. Sle teme pa kthyer ne hale. 

Ide pa lidhje. Mesimi mbi fete eshte thjeshte nje fosil i kurikules shkollore ne vendet europiane. Nuk ka pike funksioni e permbajtje dhe shumica e femijeve marrin leje nga prinderit qe ti liroje nga detyrimi per te shkuar.

Ajo qe me bezdis jane keta "intelektualet" qe marrin per detyre te racionalizojne e sqarojne cdo enderr te lagesht te Lartgjatesise se Tij.

mund t'ju bej nje pyetje mbi emigracionin, aty ku jeni?

Bej direkt pyetjen, mos be pyetje a te bej pyetje.

e harrovi pyetjen.

Sipas meje, gafe e paster e atij qe e artikuloi i pari.

Shkolla jone nuk eshte manget se i mungon dhe lenda e historise se feve, por sepse 65 % e mesuesve nuk e kaluan testin qe beri ministria e arsimit me mesuesit e lendeve shoqerore.Lindita Nikolli te merret me kete dhe jo te dale neper foltore te mbroje tezat idiote te Rames.

Kryeministri, por edhe xhaxhai duhet ta kuptojne qe nuk ka qer meson nxenesi qe e edukon nje mesues bryll stufe. Edhe  sikur ta kesh pas Kadarene komshi apo mami ta kete mbaru shkollen fillore ne te njejtin vend me te, kjo nuk te shpeton nga te qenurit gjib. E gjib ne kohet e sot dmth idiot.

Xhaxha, Rama ben politiken e hudhjes se shashkes dhe s'ka asnje interes per çka tha. Dhe ai kete nuk e ben vetem ne kete rast, ndaj ky kori qe formohet sa here qe flet ai, nuk shkon.

Se qe thu ti, Mirela Shqina , ajo qe drejton kulturen ne kete vend, a di si iu drejtua nxenesve te nje klase sportive ?

- Mesoni te beheni piktore se keni shans per t'u bere dhe kryeministra !

Ç'te benin kalamaqet veçse ta merrnin per gallate.

P.S. Jam shume kurioz te di a u mesojne ne shkollat shqiptare qe Galileo Galileu u neshku nga inkuzicioni ? Ti xhaxha psh kete e msove ne shkolle dhe e mesove qe paa se te ikte nga kjo dynja ai tha : e pur si muove.

por sepse 65 % e mesuesve nuk e kaluan testin qe beri ministria e arsimit me mesuesit e lendeve shoqerore

zgjidhja: te hiqen nga puna?

 

ps: ministrja e arsimit quhet Nikolla dhe jo Shqina smiley

Zgjidhja eshte qe te mos nxjerrim syte per te vu vetlla. Keshtu thote zgjuarsia popullore.

Shqina eshte Mirela ore, ajo e kultures, qe uron krishtlindjet per pashke.

Rama , po edhe xhaxhai bashke me Ramen, Mirelen kane patur parasysh qe duhet dhe pak kaltyre fetare qe njeriu i ri shqiptar te quhet i kultivuar. Dhe e ka fjalen edhe per ata 15 % nxenesit qe jane analfabete funksionale, por edhe per ata 65 % mesuesit qe jane po ashtu analfabete te ngjashem.

 qe uron krishtlindjet per pashke

qenka shoqe me Bujarin, nuk e dija kete smiley

 

ps: po çk' ti qe hidhesh tek kyltyra. rri tek arsimi. pra tek Nikolla (po dhe ate nuk e do ti po he  smiley )

Ec aty do ju boj Rama te gjithe fetare pa merre ajke. Bile sa mo Rilindas aq mo fetar. Do msoni e faleni ne te gjitha fete zyrtare (jane nja 5 me duket). Dhe mos e kruni, se si osht ajo shprehja standarte Rilindase, nji milion lapra dmth, perndryshe e dini vete ju mo kush ju ha ... smiley 

do mbajne nen nje sqetull kuranin nen tjetren bilblen, ec aty rilindja.

E ka cu Zoti, ia ka borxh. Ja referendumin e fitoi me 97%, dora e Zotit osht. 

po mir e ka,

se do sillen robt verdalle te Parku i Besimit dhe nuk do marrin vesh simboliken dhe xhunktapostimin e ngjyrave smiley

 

Po ty c'tu desh qe u regjistrove si emigrant shembullor dmth. Tashi harroi mishin e derrit, rakine, s... etj. smiley

ky e ka ket muhabet si Sala kinezçen neper shkolla smiley

 

i trego perralla miletit ne vakt te mjerimit dhe degradimit smiley me keshillen se flehet ma mire me barkun bosh

Mund te bohen te dyja, dmth t'i msojne fete ne kinezce, i bohet qefi ne Sales. Ja t'ia themi se sot vje. Dridhu z. Trump.smiley 

U ç'na hapën punë!

C'ke ti. Per cdo fe kemi eksperte te peshku.smiley 

Mashalla kshu, jemi te kompletuar. 

Se mos na del ndonje fe aliene. Po ia gjejme dermanin, ... me blerjet e fundit te peshkut. 

ah, lexo me poshte. 

Po do na e ngecin neve, mësuesve të historisë, këtë lëndë. Unë s'e dua hiç. E dy mësime që kisha në tekst mbi krishtërimin dhe myslimanizmin, mezi i shtyja lol

Lejohet ore e hapur? Te vijne nxensat te peshku. Premtojme qe fjalori do kontrollohet. smiley

Nuk ka orë të hapura për nxënës në Shqipëri, vetëm për mësues smiley 

Po eskursion? (virtual)smiley

Ku e dëshiron ekskursionin? Në Jeruzalem? Në Mekë? Në Medinë? smiley 

Dava injorantesh!

Ka vendosur te qeverise me Kuran tash e mbrapa, eshte me e lehte ne kete menyre...

Interesant ish ky artikull i CNN. Ne faqe te pare para disa ditesh. Njerzit jane te afte te perballojne te verteten mbi alienet thote John Podesta. 

Te gjithe kandidatet kete premtojne sekretet e alieneve, edhe burri ksaj e ka premtu. Shif kur te dali Trumpi te thote e kom nje alien klient. 

Palm Springs Golf Resort, Rm C243. smiley 

Se s'i mjafto' hashashi dhe marijuana neper shkolla kalamojve t'tone, duhet dhe opiumi tani! smiley

Ydh! smiley 

smiley

"The foundation of irreligious criticism is: Man makes religion, religion does not make man. Religion is, indeed, the self-consciousness and self-esteem of man who has either not yet won through to himself, or has already lost himself again. But man is no abstract being squatting outside the world. Man is the world of man – state, society. This state and this society produce religion, which is an inverted consciousness of the world, because they are an inverted world. Religion is the general theory of this world, its encyclopaedic compendium, its logic in popular form, its spiritual point d’honneur, its enthusiasm, its moral sanction, its solemn complement, and its universal basis of consolation and justification. It is the fantastic realization of the human essence since the human essence has not acquired any true reality. The struggle against religion is, therefore, indirectly the struggle against that world whose spiritual aroma is religion.

Religious suffering is, at one and the same time, the expression of real suffering and a protest against real suffering. Religion is the sigh of the oppressed creature, the heart of a heartless world, and the soul of soulless conditions. It is the opium of the people.

The abolition of religion as the illusory happiness of the people is the demand for their real happiness. To call on them to give up their illusions about their condition is to call on them to give up a condition that requires illusions. The criticism of religion is, therefore, in embryo, the criticism of that vale of tears of which religion is the halo."

Tha njoni qe akoma ja lexojne vepren ne Wharton germe per germe. smiley 

Sounds like a really smart guy, such a shame he is already been proven wrong, at least on his seminal work. smiley

Pse, kur u zbatuan noihere idete e tij 100%? Apo te Smith,Haberman, Rawls, Sen dhe gjith filozofeve, ekonomisteve e teoricieneve politik te tjere? Po mos te ish per rob si Marx, sot nuk do kishe SS, Medicare/aid, moshe pune, 40 oresh etj etj etj

Dmth ti thu qe po mos qe Marxi evolucioni njerezor do ndalohej e robt to ktheheshin ne majmuna? 

Jo une them qe Marx i duhet dhone ca o e Marxit. Dime ca u be, jo ca, kur e si do behej po mos te ish bo ajo qe u bo. Pershemull, sot po ndertohet nje central nuklear ne Amerike. Po mos te ndertohej ky, nuk do te thote se nuk do ndertoheshin me centrale nukleare. E dime qe Sala e ka nje per plan ne kthimin e tij te trete. 

Nuk e di ca parashikimi i doli Marxit? Qe te dime ca t'i japim. Tregu eshte i vjeter sa bota dhe aty rregullohen interesat. (Edhe ato midis Sales e Rilindjessmiley). 

Ca i duhet dhene Marksit eshte qe ishte nje filozof i zoti qe mati pulsin e kohes, dhe per kete arsye studiohet sot. Ndersa teoria e tij eshte zbatuar ne DHJETRA vende, me shije te ndryshme. Jane bere modifikime nga halli, pasi ka qene e pamundur te zbatohet plotesisht, dhe megjitheato ka pasur gjithmone te njejtin rezultat.

Plus feve u qendron me poshte, sepse eshte po aq moralist, por nuk ka as kreativitetin e tyre dhe nuk i dihet a ka me i qendru kohes aq gjate smiley

 

 

 

                  LETËR DREJTUAR PRESIDENTIT MOISIU

                                 Antwerpen – Korrik – 2002

5. Një piksynim ku institucionet shqiptare duhet të synojnë është tek kultura, edukata e punonjësve të shtetit dhe e mbarë brezit të ri. Fatkeqësisht, vihet re nje çoroditje ne mendjet e njerzeve, nje paedukate n’mes njeri-tjetrit, ndaj punës, detyrës etj. Nganjëherë vihet re dhe një lloj nervozizmi deri në sarkazëm, apo dyshime pa baza për njëri-tjetrin, duke krijuar një lloj konfuzioni që s’është parë më përpara. Ajo farë dashurie apo respekti që dukej më përpara duket sikur po zëvëndësohet me një lloj nervozizmi, shprishje të karakterit etj. simptoma negative – perëndimore – që duhet të largohen nga mendjet e njerzve.

Ajo që – fatkeqësisht – i mungon shqiptarit është dhe edukata fetare. Një njeri me besim tek Zoti, pra me frikë Perëndie, është më i predispozuar të jetë i urtë, i matur, të mos nxitohet tek e keqja, pra të ketë një orientim e edukatë më tepër se ata që s’dinë se ç’është Zoti, të cilët janë të çoroditur nga mendja, edukata dhe kanë një shpërqëndrim në psikozën e tyre.

Është për të ardhur keq që shumë nga brezi i njomë i ri, rriten pa një edukatë fetare. Siç e kam theksuar dhe jua theksoj shumë mësuesve këtu, sistemi ynë shqiptar i arsimit është shumë përpara se sistemi Evropian e Amerikan i arsimit – e pranuar tashme nga shumë njerëz këtu -, por ajo që vihet re aty është zbrazëtia e shpirtit nga edukata e mirfilltë fetare. Më përpara ishte edukata e socializmit, ateiste nga përmbajtja, nuk them e keqe, por çe do, ishte imponuese e kjo kohë e transzicionit sikur e shplau. Njerzit sikur nxitohen më tepër nga ç’duhet e nga ç’thotë arsyeja, ligji, tradita, etj.

Prandaj, i nderuar z.President, ai boshllik që vihet re në teori e praktikë në mendjen dhe shpirtin e njerzve, duhet të mbushet nga një kulturë fetare. Nga e cila kulturë apo fe do të pyesi çdokush me të drejtë, sepse në botë ka shumë fera e sekte. Vërtetë, por dy libra janë të vjetër e orientuese, Bibla e Kurani. E në këtë rast unë do të rekomandoja Biblën si libri më i vjetër e udhëzues, si dhe për arsyet që merren me mend.

(nje pjese nga letra me disa pika, drejtuar Presidentit)

Aferim!

Ke fol si burrat ketu.

Ehh, sa kam fol une o Magus, me qindra e mijra ide e teza e zgjidhje, po hajde mushu menien atyre qe drejtojne shtetin tone. 

Kjo qenka ajo VQ-ja e vet-shumepermendur!?..  Po kjo cdo me thene: si dhe për arsyet që merren me mend !?..

po hidhu e beje dhe ti nje liber e pastaj flasim

Kjo pjesez qe solla ketu, Karl Marks, eshte 0,1% e VQ, ose 5-10% e Letres drejtuar Presidentit Moisiu, ne 2002. E lexova dhe shkrimit tend ketu poshte, dhe vura re, se per drejtimin e shoqerive/popujve, paskemi mendime te kunderta. 

Nje show interesant per kete diskutim. Mbreme kishte nje interviste me nje ish rekrutues te penduar te ketyre idioteve te Sirise, sidomos per (mos) lidhjen e tyre me fene. 

Adminet mund ti heqin keto komente, qe jane nje shkrim i tere, nese nuk lejohet.

Jezu Krishti, Muhameti dhe pashkët

Të dy këto emra janë në një kërleshje dashurie-urrejtje me njëri-tjetrin prej qindra vjetësh, jo aq në librat e tyre “hyjnorë”, sa ndër ithtarët e tyre. Pas të dy emrave qëndrojnë dy nga fetë (religjionet) më të mëdha të botës, të dyja në konkurrencë fetare (kupto: gjeo-politike). Kjo konkurrencë është shfaqur edhe brenda sejcilës prej tyre, duke na dhënë nëngrupe (kongloracione) nga më të ndryshme, nëngrupe këto të cilat kanë luftuar kundra njëra-tjetrës po edhe më shumë se sa të dyja fetë kundra njëra-tjetrës, gjatë historisë së tyre.

Ekzistenca e të parit, Jezu Krishtit, është edhe sot e kësaj dite e diskutueshme. Ekzistenca e të dytit duket më e provueshme, ndonëse edhe kjo jo 100%. Por filozofia fetare paqësore, që i pari shpërndan, e bën edhe më pak të rëndësishëm faktin e ekzistencës fizike të tij. Tek i dyti filozofia përçuese fetare është më pak e përcaktuar, ndaj dhe besimi se ky njeri ka përcjellë fjalën e Zotit merr një rëndësi mjaft të madhe ndër myslimanët. I pari deklaroi qartë: kur të bien me shpullë nga njëra faqe, ti ktheji edhe faqen tjetër, pa folur kurrë hapur për dhunë dhe luftë, ndërsa i dyti ka një botë emocionale njerëzore më të dallueshme, ndaj dhe gjejmë tek ai shprehje paksa kontradiktore, sipas botës emocionale të Muhametit apo shkruesve të mëvonshëm: nëqoftëse doni të merrni hak, atëhere ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë (f.325, pika126), por dhe shprehje si: Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun (f.217, p.39).

Ndërkohë që legjendat mbi Jezu Krishtin nuk dalin jashtë kuadrit Ungjillor, ato mbi Muhametin i tejkalojnë jo vetëm faqet e Kuranit, jo vetëm faqet e librave të parë mbi ‘të, por tejkalojnë edhe fromitetin predikues të kësaj feje, atë se Muhameti nuk ka bërë as edhe një çudi dhe mrekulli, siç pranohet për Jezuin.Pra sot mund të gjesh literaturë më shumë se panegjerike mbi Muhametin, duke e bërë këtë të fluturojë me kalë, të fitojë beteja të pabëra, të marrë pjesë në bisedime si një kryetar delegacioni, etj. fenomene këto, që nuk dallohen në suretë dhe ajetet e Kuranit, i cili (ky i fundit) na përmend me dhjetra çingërrima të tjera nga jeta e Muhametit,

por jo ato që shkruhen mbi ‘të dekada dhe qindra vjet më pas nga autorë të ndryshëm. Ndërsa mbi jetën e Jezuit nuk kemi shumë përshkrime nga autorë të ndryshëm, përveçse aludime dhe hipoteza, por dhe këto vetëm dy-tre qind vjetët e fundit. Biles, këto dy-tre qind vjetët e fundit rezultojnë një serë librash që përpiqen të argumentojnë dhe provojnë mosekzistencën e Jezuit, libra këto që në fillimet e tyre zhdukeshin nga qarkullimi nëpërmjet blerjes së tyre në masë nga vetë ithtarët kristianë, për t’mos u lënë të përhapeshin, por gjatë shekullit XIX dhe XX kristianët hoqën pak e nga pak dorë nga këto lloj metodash me rezultat përherë e më të pakët, dhe sot as që mund ta çojnë dot në mëndje një gjë të tillë, ndonëse edhe sot përpjekjet për ti veçuar nga sytë e lexuesve librat “antikristianë” vazhdojnë me metoda më të stërholluara.

Jezui na jepet si një vazhdues i feve pro-egjyptase, e kryesisht asaj judease (je deus, je i dheut), por i internacionalizuar përmes figurës simbolike, Palit. Edhe katër ungjillët e njohur dhe ato të pa-pranuar nga kisha, i japin figurës së Krishtit një farë internacionalizmi, në kundërshtim me Biblën e vjetër, që ka në qëndër të saj vetëm judejtë (pro-egjyptasit) dhe u kundërvihet feve dhe popujve të tjerë, të prezantuar këta përmes figurave të tyre simbolike. Ndërkohë që Ungjilli na flet për një Zot të kujdo që e pranon, Bibla na flet akoma për Zotin e drejtë dhe hakmarrës, Jehovain, dhe për Zota të tjerë jo të drejtë dhe më të dobët nga Zoti biblik. Pra, me Jezuin kemi për herë të parë një monoteizëm të qartë, e jo siç pretendohet sot nga shumica e studjuesve perëndimorë, se monoteizmi prezantohet me Biblën e vjetër.

Edhe tek Muhameti kemi tendencën për një monoteizëm, pra fe pa kufinj nacionalë, megjithatë këtu dallohen akoma shenja të një politeizmi, si p.sh. kur Muhameti flet për respektimin e librave të vjetër (f.672, p.23): Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvaa-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n, apo respektimin në veçanti të të krishterëve (f.152, p.82), por dhe zoroatristëve, jehudistëve, kristianëve, në përgjithsi, apo kur flitet për dhënien e Kuranit në një gjuhë aq “të qartë” si arabishtja, dhe jo në gjuhë të tjera. Një shenjë fetare politeiste në Kuran është edhe betimi her pas here i Muhametit tek Hëna,

çfarë le të nënkuptohet akoma ndikimi i hënorve antikë, kundërshtarë këta të diellorve syro-persianë dhe në luftra të përhershme me ‘ta.

Ndërkohë që tek Ungjijtë kemi paralajmërimin e arrestimit dhe dënimit të Jezuit, tek Kurani nuk kemi as edhe një shenjë për përfundimin e këtij libri apo vetë jetës së Muhametit. Ndaj festat fetare tek myslimanizmi janë të lidhura me festa të vjetra para jetës së Muhametit, ndërsa tek krishtërimi kemi dy festa të mëdha që lidhen me figurën e Krishtit, por që gjithashtu dallojnë se kanë të bëjnë me festa akoma më të vjetra nga kjo kohë e nisjes së kristianizmit. Që edhe judejtë e festojnë pashkën, ndonëse ata nuk e pranojnë Jezuin si Mesias (shpëtimtar, në këtë rast), tregon se kjo festë festohet nga kohë më të hershme. Kështu, pashka simbolizon njëkohësisht kryqëzimin (vdekjen) e Krishtit, por në anën tjetër simbolizon edhe rilindjen e tij. Në kuptimin simbolik fetar parakupton largimin e njeriut nga jeta e mëparme me mëkate dhe hyrjen në jetën e re, atë pa mëkate. Ka shumë mundësi që në lashtësi pashka të lidhej me përmbytjet që sillnin shkrirja e borës dhe akujve në qendrat e banimit, (në shumë vende euro-aziatike), si dhe kalimi i kësaj fatkeqësie natyrore pas disa ditësh. Të paktën nga kohët para-antike dhe ato antike kemi mjaft prova që tregojnë se si në vende të ndryshme (nga Egjypti në Babiloni) festohej në këtë kohë vdekja dhe ringjallja e një Zoti, Hyjnie, Perëndie, etj., çfarë tregon orientimin praktik në jetën e përditshme, ku pranvera mundësonte shtimin e bagëtisë, mbjelljet, çeljen e filizave, etj.. Ashtu siç dhe krishlindjet (Natale, Christmas, Weihnachten) tregonin nisjen e ciklit të ri vjetor sipas kalendarit diellor, gjë që ishte e mundur të dallohej vetëm nga vrojtimi i imët i Natyrës, natës dhe ditës. Ashtu siç dhe shumë festa të tjera fetare, jo vetëm të kristianizmit, por edhe të feve të tjera, kanë lidhje me festa më të vjetra, të lidhura të gjitha me fenomenet natyrore. Pas një mundimi, do të afrojë se s’bën një rreze drite e ngrohtë. Amen! 

Pashe nje dokumentar shume interesant para nja dy ditesh mbi miqesine shumevjecare te Papes Wojtyla me nje filozofe polake te martuar ne US, Anna-Teresa Tymieniecka (tri here ia kontrollova mbiemrin per ta shkruar sic duhej smiley ). Dokumentari bazohej ne zbulimin e leterkembimit te tyre dhe citonte vetem pjesen e letrave te Papes, sepse Biblioteka Kombetare e Polonise, e cila ka blere letrat e gruas, nuk u ishte pergjigjur kerkesave qe kishin bere autoret e emisionit per te pare letrat e saj.

Qe te mos e zgjas, ishte e dokumentuar dyautoresia e librit te Papes qe u publikua vetem me emrin e tij, pervec rolit qe kish luajtur Tymieniecka qe Kardinali polak te njihej me klerike te larte gjate vizites se tij (para se te behej Pape) ne Shtetet e Bashkuara. Megjitheqe miqesia kish qene vetem intelektuale, ajo eshte mbajtur nen dhe me kembengulje nga autoritetet ekleziastike vatikanase.

Cfare me beri pershtypje, lidhur me subjektin ketu, ishte liria per te ushtruar fene ne Poloni gjate regjimit, megjitheqe thuhej ndryshe. Polonia jo vetem qe kish nje Kardinal (Wojtylan) qe merrte pjese rregullisht ne jeten e Vatikanit, por edhe pasi ky u zgjodh Pape (ne 1978), viziten e pare e beri pikerisht ne vendin e tij, ku u prit nga leteralisht nga nje det njerezish.

Aktualisht polaket duhet te jene me te gjitha gjasat populli me katolik ne Europe

viziten e pare e beri pikerisht ne vendin e tij, ku u prit nga leteralisht na nje det njerezish

ndersa une kam pare nje dokumentar pikerisht per kete vizite. Ka qene vizite e kontrolluar por njerezia kane dale lum neper rruge

ps: me Anna-Teresen duhet ta kete lidhur para se gjithash fenomenologjia, sepse Vojtila ka pas dhene mesim Heideggerin ne vitet '60 ne Poloni.

E kontrolluar merret vesh, por a e imagjinon dot te ndodhte nje gje e tille ne Shqiperine e viteve '70? U dhane filmime nga ajo vizite: ne nje moment u duk nje shesh i stermadh ne sfond, i gjithi i mbuluar me njerez, dhe nje helikopter i bardhe policie qe mbikqyrte.

Fenomenologjia po, por dokumentari nuk u perqendrua ne ate aspekt, besoj edhe sepse citimet nga letrat e gruas ishin inekzistente per shkak te te drejtave te pamarra.

Megjitheqe miqesia kish qene vetem intelektuale, ajo eshte mbajtur nen dhe me kembengulje nga autoritetet ekleziastike vatikanase. 

Te gjitha po dalin dale e ngadale, e nuk eshte cudi ne te ardhmen te degjojme shume me teper per marrveshjet e fshehta! Sic degjojme tani nga vete goja e nje kardinali polak ne Vatikan, (ia harrova emrin), qe ishte atje i derguar nga sherbimi i fshehte polak per te kontrolluar Papa Vojtilen, ashtu te degjojme se dhe vete Vojtila ka patur ndonje takim me kete sherbim, sic ka pohuar sot vet Lek valesa per keto takime, duke hedhur poshte qenien si informator i fshehte. Tu hysh atyre sherbimeve, nuk sheh vetem bardh e zi, por ka dhe ngjyra te shumllojshme, te paimagjinueshme dot. Feja i ka sherbyer pak apo shume gjate ketyre shekujve te fundit vete drejtuesve administrative, pra mbreterve dhe qeverive.

Nje lende me shume per t'ia mbathur per ne kafene. 

 

A thua do të mësohen vrasjet, përdhunimet prerjet e kokave, dënimet me gurë, inçesti, përdhunimi i bijave, shfarosja e foshnjave në këto mësime që do të na japë qeveria? Çfarë do t'u mësohet fëmijëve në këto mësime për fenë? 

Meqë ky fetari kërkon mësime për fe, pse mos të mësojmë edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri, Borëbardhën, zombit etj etj? Edhe ato janë mitologji. 

skandal

Do bythe kjo pune..nuk do kapitalisem me "kam te drejten time une"!! Si do e ndash te kam rixha..ku fillon e drejta e njerit e perfundon e tjetrit? Apo..me leje mesus,,kam nje pyetje?

"In God We Trust" is the official motto of the United States. smiley

Kush do ta teach lenden e fese? Duhet te jete teolog, se ndryshe do t'i coje femijet ne rruge te keqe. smiley Me pelqen iniciativa. Nxenesit do kene mundesi te njihen me filozofine komplekse fetare, te kuptojne se sa e ngushte dhe e thate do ishte njohja e tyre I tyre pa u prezantuar me nje dimension kaq eksploziv dhe transformues si religjioni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).