Këto që po ndodhin janë efektet e politikave të një qeverie që e do Shqipërinë larg Kosovës, e që po e instalon Serbinë e padefashistizuar në Kosovë...

Në datën 22 mars paradreke, tek hyja bashkë me disa miq në një lokal në Prishtinë, më bëri përshtypje vështrimi paksa këmbëngulës i një polici të uniformuar. Megjithatë, duke e njohur si karakteristikë kulturore të shqiptarëve vështrimin vëzhgues të të panjohurve, nuk u shqetësova shumë. Thjesht, vazhduam drejt një tavoline të lirë. Nuk më kujtohet çfarë qe biseda, por si zakonisht ishte më interesante se sporti i përhapur i sehirit vërdallë. Ndaj dhe nuk e vura re që numri i policëve të uniformuar në lokal u shtua, teksa uleshin në tavolinat pranë derës.

Madje as nuk më bëri përshtypje që kamerieri shakaxhi dy a tri herë më pyeti se a isha nga Shqipëria. Jo se kjo ka domosdoshmërisht lidhje me atë që ndodhi më pas. Mund të ketë qenë thjesht theksi ekzotik i Tiranës. Me të dalë nga lokali m'u afruan pesë policë. Të tjerët ishin më tej. Më kërkuan letërnjoftimin, dhe unë ua dhashë pasaportën. Më thanë se duhet të më shoqëronin në stacionin policor, për shkak të dyshimeve. Miqtë e mi protestuan, por disa policë të tjerë i shtynë, ndërkohë që kalimtarë të ndryshëm si zakonisht nxorën telefonat për të fotografuar a regjistruar ndonjë video.

Meqë e gjithë kjo ndodhi në qendër të Prishtinës, pas 3 minutash u gjenda në stacionin "Qendër", ku me mua komunikoi kolonel Rrahman Sylejmani, i cili më njoftoi se nuk kishin fletarrestim për mua, pra nuk isha i arrestuar, por thjesht i dyshuar. Sipas tij, dyshohesha se kisha shkelur Ligjin për të huajt. I thashë se nuk isha në dijeni të shkeljes së asnjë ligji, dhe se në Kosovë kisha hyrë ligjërisht nga kufiri i Morinës në janar të 2016-s, pa asnjë problem. E vura re që policët u habitën me pretendimin tim se kisha hyrë në janar në Kosovë. Madje e shfaqën mosbesimin e tyre, dhe thanë se do ta kontrollojnë këtë gjë në të dhënat që vinin nga sistemi kufitar. Për një çast u tremba, mos kushedi nuk më kishin regjistruar në kufi. E njëjta gjë i kishte ndodhur mikut tim Boiken Abazi, i dëbuar nga Kosova më 16 mars.

Ai kishte udhëtuar nga Tirana për në Prishtinë bashkë me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, por nuk e kishin regjistruar. Dhe si përfundim, e kishin akuzuar, ndër të tjera, edhe për hyrje ilegale. Por, pas ca kohe erdhën të dhënat e mia kufitare. Vetë policët u duk që u habitën pak kur panë se hyrja ime në Kosovë ishte e regjistruar në 30 janar. Koloneli Sylejmani, disi si i papërgatitur, më tha se "të dhënat" për "dyshimin" mbi mua paskan ardhur në shkurt, prandaj në janar Policia Kufitare nuk e paska ditur këtë gjë, ndaj nuk ma ka ndaluar të hyja në Kosovë. E pyeta se çfarë ishte dashur të dinte Policia Kufitare, por nuk m'u përgjigj.

E pyeta se çfarë janë ato "të dhëna" e "dyshime" dhe nga cili institucion vijnë, por ai më tha se as kjo nuk ka pse të më interesojë, me rëndësi që janë institucione të specializuara. Para vetes koloneli mbante disa fletë, ku arrija të shquaja foto të miat të nxjerra nga llogaria e “Facebookut”. Eh, ironia e profesionalizmit, mendoja me vete. M'u krijua ideja që "institucionet" e tjera u përmendën thjesht me qëllimin që unë ta kuptoja se këtë gjë nuk po ma bënte policia, por se dikush “lart” kishte dhënë urdhër. Por këtë gjë tashmë e kisha kuptuar. Një rreshter policie sa herë mbeteshim vetëm më shkelte syrin dhe më thoshte "ç'të bëjmë ne, na e kanë vjerrë këtë punë... ". "Na mbetet veç të heqim uniformat dhe të shkojmë në shtëpi", thoshte tjetri. Të befasuar, pra, nga fakti se unë isha regjistruar në janar, si i hyrë ligjërisht në Republikën e Kosovës, koloneli ua dha për detyrë disa policëve të llogarisnin se sa kisha qëndruar unë në Kosovë në gjashtë muajt e fundit, pra nga 23 shtatori 2015 deri në 22 mars 2016.

Normalisht kjo "punë" duhej të ishte kryer paraprakisht, sepse vetëm kur policia e di që dikush ka qëndruar më shumë sesa lejohet shkon dhe e ndalon atë person. Por me sa duket dikujt i është përvjedhur pa dashje regjistrimi i hyrjes sime në janar, duke e ndryshuar planin. Pas një farë kohe, koloneli më komunikoi se unë paskam qëndruar në Kosovë 96 ditë në 6 muajt e fundit, duke e shkelur me 6 ditë limitin e lejuar prej 90 ditësh. Po ashtu, më tha se nuk do të më dërgojnë menjëherë në kufi siç bënë me Boiken Abazin, të cilin e braktisën në zonën neutrale. Më thanë se kësaj radhe urdhrin nuk do ta japë Policia, por Divizioni për të huajt i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të gjitha këto ndryshime më bënë përshtypje, pse vallë po trajtohesha unë ndryshe nga Boiken Abazi? Por mbi të gjitha më bëri përshtypje pasaktësia në numrin e ditëve. Unë e di mirë kur kam ardhur e kur kam dalë prej Kosovës, dhe numri i ditëve i paraqitur nga policia ishte thjesht i pasaktë. Ia thashë këtë kolonelit Sylejmani, dhe i kërkova të më provojë se e paskam thyer ligjin. Ai ia nisi të lexojë rekordin kufitar. Më bëri përshtypje se si, në një periudhë të caktuar kohore, ishin 6-7 dalje të regjistruara, edhe vetëm një hyrje, kjo e janarit. M'u rritën dyshimet. A ka planifikuar dikush që të më portretizojë si person që hyn ilegalisht në Kosovë, duke dhënë urdhër që të mos më regjistrohen hyrjet në kufi?

A ka ndonjë lidhje kjo edhe me faktin se as Boiken Abazit nuk i ishte regjistruar hyrja, edhe pse në shoqëri të një zyrtari të lartë, siç është nënkryetarja e Kuvendit? Por këto mbeten dyshime që sigurisht se do t'i hyjnë në punë avokatit tim, gjatë procesit të ankesës e më pas gjatë procesit gjyqësor. E gjithë kjo çështje u krye aty për aty, dhe unë u bëra shtetasi i dytë i Republikës së Shqipërisë që merr urdhër dëbimi, pra që deportohet nga Kosova, thjesht për arsye të bindjeve të veta politike, me urdhër tërësisht politik nga Qeveria e Kosovës. Unë në asnjë moment nuk e kam shkelur ndonjë ligj të Kosovës, apo ndonjë ligj tjetër. Prej vitit 2003 pandërprerë e kam vizituar Kosovën për arsye të ndryshme, pune apo qejfi, dhe kurrë nuk më ka ndodhur ndonjë problem i tillë apo i ndonjë natyre tjetër. Por ja që erdhi dita të isha i huaj në Kosovë.

Kjo valë deportimesh u ngjiz në fundvjeshtën e vitit 2015, prej një fushate mediatike të udhëhequr nga disa portale online, si "gazetaexpress" apo "indeksonline", të njohura edhe për mangësitë etike e deontologjike, por edhe për afërsinë me Qeverinë e pushtetin, si dhe për shpifjet e vazhdueshme ndaj opozitës. Të dyja këto portale janë aktualisht nën padi për shpifje për raste të ndryshme prej “Vetëvendosjes”, prej deputetëve dhe aktivistëve të saj. Përveç këtyre dy portaleve, emrat tanë janë apostrofuar edhe prej do opinionistëve që nuk dëshirojnë a nuk mundin të rrahin ide e të trajtojnë fenomene, kështu që doemos i zbresin debatet në nivel personal.

Atyre nuk dua as t'ua përmend emrin, sepse e konsideroj si mungesë respekti për tekstin që po shkruaj. Kjo fushatë që thërriste për deportimet e aktivistëve të “Vetëvendosjes” menjëherë u sponsorizua publikisht nga anëtarë të Qeverisë, sidomos nga zëvendësministri Bajram Gecaj, që është zëvendës i ministrit Ljubomir Mariq, të Listës Serbe. Gecaj e të tjerë kërkuan deportimin e shqiptarëve të Shqipërisë që përziheshin në punët e brendshme dhe në politikën e Kosovës. Sigurisht, të njëjtën gjë as që mund ta mendonin në lidhje me shefin e Gecajt, vetë ministrin Mariq, serb i Kninit i ardhur në Kosovë pas vitit 1995, kohë kur Milosheviqi vendosi në Kosovë si kolonë dhjetëra e mijëra serbë prej viseve të tjera të ish-Jugosllavisë. I shqetësuar prej kësaj fushate me nota diskriminuese fashiste, në dhjetor bashkë me disa miq takova ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi. Ambasadori u tregua i sjellshëm, dhe na qetësoi. Ai tha se ka folur me institucionet policore e administrative, dhe nuk ka asnjë proces apo dyshim për ne.

Po ashtu, na tha se askush nuk guxon të na "procesojë" pa njoftuar paraprakisht Ambasadën. Por ja që ambasadori e paska pasur gabim. Jo vetëm që “u procesuam”, por Boiken Abazi u mor nga rruga e u braktis në zonë neutrale dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për plot dy vjet, ndërsa unë edhe pse u trajtova pak më qytetarisht, në fund e mora një urdhër të padrejtë e të pabazuar në fakte, pa u lejuar as të flas me avokatin e as të kontaktoj me Ambasadën, gjatë orëve në stacionin policor. Dikush prej Ambasadës së Shqipërisë, që preferoj të mos ia përmend emrin për të mos e vendosur përballë presionit, më tregoi se si këtë që po bën Kosova me shtetasit e Shqipërisë, asnjë prej vendeve të rajonit nuk e ka bërë më parë.

I thashë se gabohej, pasi e ka bërë Greqia, por ai më tha se me "rajon" u referohej vendeve të ish-Jugosllavisë që nuk janë integruar ende në BE. Këtyre incidenteve mund t'i shtohen edhe të tjera. Për shembull, gjatë janarit 2016, autobusët me mbështetës të “Vetëvendosjes” që vinin nga Tirana për në Prishtinë janë ndaluar në kufi disa herë dhe janë keqtrajtuar nga policia. Rasti më abuziv ka qenë ai i Bashkim Rodonit, qytetar i Shqipërisë, regjisor e muzikant me origjinë familjare nga Peja, i cili u shpall "non grata", sepse rrezikon sigurinë, marrëdhëniet e jashtme apo shëndetin publik të Kosovës. I çuditshëm ky arsyetim për ndalimin e dikujt që merret vetëm dhe ekskluzivisht me art… Rodonit madje nuk i është dhënë as mundësia për ankesë, prej drejtësisë kafkiane të Kosovës, që i ka padronët e fortë.

Veç kësaj, Policia Kufitare e Kosovës ka nisur të intervistojë udhëtarët që vijnë me autobus prej Shqipërisë, duke i pyetur se ku shkojnë dhe a kanë para të mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. Kuptohet, e gjitha kjo është brenda procedurës, ama kjo procedurë nuk ka ndodhur më përpara. Dhe udhëtarët me sytë e mi i kam parë të skandalizohen. Para me vete? Për të shkuar tek njerëzit e mi që janë në Kosovë? Këtë regjim strikt ndaj udhëtarëve nuk e mban as Bashkimi Evropian. Në dhjetë udhëtimet e fundit që kam bërë personalisht në BE, vetëm një herë mund të më kenë kërkuar të dëshmoj sasinë e parave që kam me vete. Por Kosova ndaj Shqipërisë ka filluar të rrisë parametrat e sigurisë me standarde edhe më të larta se BE-ja. Të gjitha këto nuk janë dëshirë e popullit të Kosovës, që masivisht dëshiron tjetër vetëvendosje për vendin e vet.

Unë nuk jam nacionalist dhe nuk kërkoj që në Kosovë të kem ndonjë privilegj pse jam shtetas i Shqipërisë. Jam aktivist i një projekti antikolonial e dekolonizues si lëvizja “Vetëvendosje”, që kërkon barazi mes popujve dhe dekolonizim të Kosovës. Jam anëtar i një subjekti që kurrë nuk është armatosur, kurrë nuk ka ushtruar dhunë mbi asnjë trup njeriu. E për këtë jam krenar. Këto që po ndodhin janë efektet e politikave të një qeverie që e do Shqipërinë larg Kosovës, e që po e instalon Serbinë e padefashistizuar në Kosovë. E mungesa e reagimit zyrtar të Shqipërisë ndaj bëmave të një qeverie të tillë, më bën të ndihem qytetar i një shteti pa dinjitet.

Sidomos i zhgënjyer mbetem nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, e nga vetë kryeministri, të cilët jam i bindur se do të kishin reaguar menjëherë po t'ua kishte bërë këtë punë qytetarëve të tyre ndonjë shtet tjetër, si p.sh. Franca, ku ndoshta kanë më pak “miq” në Qeveri. Po ja që Shqipërisë që po shfaqet kaq e dobët, po ia vë kufirin te Thana Qeveria mafioze e Kosovës, e cila vetë s'është gjë tjetër përveçse një servile e Qeverisë neomilosheviqiane të Aleksandar Vuçiqit.

41 Komente

Po Vucicit i kerkoj gje vize Isa per te hyre ne Kosove? Keshtu eshte kur ke nje agjent te Serbise ne krye te Kosoves.

p.s paragrafi i pare eshte i pambaruar. 

Sidomos i zhgënjyer mbetem nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, e nga vetë kryeministri,

 

Arber me.duket se kete e ke me ironi! Me.vjen keq por Shqiperia nuk ka minister te jashtem. Ne vend te tij ka nje metroseksual qe e ka mendjen si do dale ne foto, si do bej pordhacin e nje vendi te shkalafytur shkurt muhabeti nje medioker. I tille eshte.dhe padroni i tij. Juve bravo per angazhimin tuaj dhe t'ju mbaj e juaja.

Ne shtyp ketu u shkrua per burgosje... Nejse, mbrapsh te gjitha.

menjane politika, keto investigimet ne pikat kufitare te kalimit Shq. - Kosove ...smiley 

ky mustafa eshte fare e keqe qe ben lojen e serbise.  njelloj si serbofili yne berisha.   misioni i tyre eshte te ndalojne rritjen e kombit shqiptar dhe berjen faktor ne ballkan.    esat pasha i radhes.

po pse mor arber ke frike te thuash jam nacionalist?     ua ka shpelare trute te gjitheve  sorrosi!    nga cili shtet shqiptar pret ndihme?   nga cirku ne fshat!

habiten pastaj shqipot pse jane ne fund te botes!

hapni nje dege ne shqiperi te vetvendosjes qe te behet parti mbarekombetare,se me keta te tredhur qe kemi  e kemi te garantuar vendin  ne     evgjit league

I nderuar Shqiptari i Vjeter, ti i rekomandon Zaimit te krijoje nje Vetvendosje ne Shqiperi, kur vete Vetvendosja ne Kosove, nuk po paraqitet dhe aq serioze, sa po dyshohet se mos po çon uje ne mullirin serb. 

Νe qofte se i.qemali qe kerkonte nje shtet shqiptar ne ballkan,konsideron se punonte per interesa te dyshimta dhe esat pasha punonte per shqiperine,atehere ke te drejte edhe per  vetvendosjen.  Eshte fat qe ekziston  ne trojet shqiptare nje levizje si vv.   Qe ta konstatoje kete dikush  eshte parakusht  mosshpelarja e truve dhe egzistenca e shtylles kurrizore

Po sikur e kemi nje VV ne Shqiperi ne mos gaboj, eshte ajo Aleanca Kombetare e Kreshnik Spahiut, qe per çudi, nuk morri as 1-2% te votave, kur une shpresoja se ajo duhej ti merrte nja 10% . 

Ca thuh mer, po ne kina ni ceveri, a nuk i bojshin ato mledhjet e perbashkta, me tavolinat me flamur e me Ismail Be sa faqja e murit. 

Skandaloze. Per te dyja palo-qeverite shqiptare. Nje gje eshte te te ndaje e te ta neperkembe dinjitetin serbi, nje tjeter eshte qe kete te ta bejne shqiptaret!

Sa turp e pafytyresi nga keta palaco shqiptare qe poshterojne dinjitetin e shqiptareve per interesa te ngushta kariere politike. 

Gjeja qe i bashkon me shume palaco-politikanet e Shqiperise dhe Kosoves jane organizata dhe levizje mirfilli qytetare dhe jashte skemes polit-mafioze, si Vetevendosja. Ka kaq kohe qe bejne cmos per ta denigruar (qofte si ekstremisto-muslimane-terroriste apo marksiste) e sabotuar. 

Arbri dhe te tjeret qe jane trajtuar kesisoj per arsye politike nga qeverite shqiptare bejne mire ta cojne ceshtjen ne gjykata nderkombetare nese munden, ligjerisht. Financiarisht do t'i mbeshtesnim te gjithe nese eshte nevoja. Keta palaco-politikane kuptojne vetem gjuhen e presionit dhe turpit.

te qifsha pacifizmin e V V. kopilat e serbit jan ul komkryq n tiron e prishtin, vetem litari bo pun.

dilentatizem politiko-policesk.cfare mund te presesh tjeter. pse cuditet arberi? ne shqiperi njesoj eshte. pse kontrolli dhe dhuna policore tek parku ndaj qytetareve dhe protestuesve cfare ishte? shtete shqiptare pa bole po me dhembe cakalli. 

pse kontrolli dhe dhuna policore tek parku ndaj qytetareve dhe protestuesve cfare ishte? 

Mili(dele)tantizmi i verber i pengon shume shqipe ta bejne lidhjen elementare, qe dmth mafio-shteti gjithsesi do rezultoje kunder interesave te popullit, pavaresisht ngjyres se flamurit partiak. Nje pjese e vogel mbase genjehen nga agjitpropostet e paguar te qeverise tip Kothere-Komentuesi dhe shkaba me argumentat 2lekshe "Albini eshte terrorist" por besoj se shumica vete-genjehen nga militantizmi i verber + injoranca ne lidhje me shtetin funksional dhe demokracine.

Fatmiresisht bejne perjashtim disa tipa, si p.sh. Koloreto qe edhe pse dikur bente thirrje per bashkim rreth te keqes me te vogel, aka koalicionit te domosdoshem te qelbesirave, sot nuk nguron ta quaje fashizmin fashizem.

Po dhe kjo pakice, e shumta qe ben eshte t'i bashkohet protestes se atyre 4-5 aktivisteve (plus ndonje artikull), jo te organizoje ndonje proteste te veten, kunder fenomenit ne radhe te pare, qe ashtu ta emancipoje edhe mili(dele)tin se problemi eshte fenomeni pavaresisht e pertej ngjyres partiake te momentit.

Mire mer mire, po faktin qe je idiot i lindur nuk e ndryshon asgje. Ti po i thu qunit ta hudhi ne gjyq. Ke te hudhe ne gjyq mer debil ke?

Ja ta provoj me gjuhen qe kupton ti: p!dhin e sateme per faktin qe lindi nje mi gjirizesh si puna jote.

fatekeqesisht, sado ta mbulosh me te shame (theksin ke e-ja) injorancen, nganjehere eshte me mire mos me fol, kur nuk kupton se cfare po thote tjetri. se shpesh ndodh qe me fjalorin e injorances, te shamen para mbrapa, harrohet se ketu jemi anonim dhe nuk vijme per ndonje vleresim te inteligjences, thjesht shprehim ato cfare na mban kaplloqja. kaq vlere ka komenti jot, komentues. 

 

xhibi - spot on man. ne shqiperi lulet i hane gomeret, smiley keshtu qe eshte e veshtire te flasesh nga ana filozofike per te drejta humane dhe shtet-berje. dmth nuk kane lind akoma founding fathers post-komuniste. barcaleta e rrena kena pas keto 25 vjet.   

Eh shqipja i shkrete, edhe nga Kosova debohet jo po Gjermani! edhe kujtojn se do i mbaj Gjermani me azile atje!!

Mire ua kane ba ketyre kastravecave qe shkuan si mercenare per antishqiptaret e vv

po proshqiptar kush i bie te jete?

ju te pozdravitsmiley, te colicitsmiley apo te burrit te sllobodankes?

Shume i jep rendesi vetes or mik. Po shefi jot i VaVu ishte krah per krah me Ditmir Bushatin ne kongresin e PS-se para ca kohesh. Perse nuk i tha ndonje fjale per kete pune qe mos e beje kete traktin ti?

Dikush prej Ambasadës së Shqipërisë, që preferoj të mos ia përmend emrin për të mos e vendosur përballë presionit, më tregoi se si këtë që po bën Kosova me shtetasit e Shqipërisë, asnjë prej vendeve të rajonit nuk e ka bërë më parë.

Nese e di emrin Albini te ketij punonjesit te ambasades e dine dhe ne Shqiperi e sidomos sherbimet e fshehta shqiptare dhe jo vetem. Se nje punonjes ambasade nuk lun me tre porta , por i pranohet te luaje vetem me dy.

Po zgjidhjen ta ka dhene gjibi idioti aty me siper qe thote per ti hudh ne gjyq nderkombetar se financiarisht keto pune i mbulon gjibi me shoqni.

O zot sa jane shtuar !

P.S. Ka ndonje ndonje haber per ate te 1000 eurove se u bene ca kohe pa lajme ?

Te debohesh nga Kosova?

"Welcome to the club"  Arber!Jemi afer gjysem milioni,te gjithe te lindur e te rritur ne Kosove,e qe perjetuam te njejtin fat ne keto 10-15 vitet e fundit..

Pastaj, ç'eshte ky zhgenjim me pusht(etaret) e Shqiperise,kur dihet boterisht se ata ushqehen nga i njejti utorak me ata te Kosoves?A nuk doktoroi rishtas Lumnie Thaçi ne Universitetin e Tiranes,megjithse ka deshmitare okulare se ajo nuk di te shkruaj emrin dhe mbiemrin e saj pa gabime?Kujt i ankohesh,kadiut qe njeherasi te akuzon dhe denon?

Por mos ke merak,se shpejt vjen dita e arberit,e bashke me te dhe ajo e Arberit !

p.s.

Me pelqeu se "minister" dhe "kryeminister" i ke shkruar me shkronja te vogla.Ne fakt,ke zbatuar me perpikemeri rregullat e drejtshkrimit,duke  shmangur shkronjat e medha qe ne praktike zbatohen si forme e respektit.Asnje respekt per keta qenefa !Bile ,per keta te Kosoves,une kam nje shprehje popullore qe ka te beje me Kinen dhe nonen,por nga miresjellja nuk  formuloj  dot te teren.

Këto që po ndodhin janë efektet e politikave të një qeverie që e do Shqipërinë larg Kosovës, e që po e instalon Serbinë e padefashistizuar në Kosovë. E mungesa e reagimit zyrtar të Shqipërisë ndaj bëmave të një qeverie të tillë, më bën të ndihem qytetar i një shteti pa dinjitet.

Sikur lideri "historik" i VV ishte ne kongresin e partise mavi, pse ankohesh? Njera dore lan tjetren dhe te dyja bashke lajne fytyren. Biznes fitimprures nga te dy palet ne pushtet, secili larg tjetrit ne realitet ndersa ne fasade eshte tjeter muhabet

Mire ju a kane bo!

Ju komunistet, si te sodit dhe te djehit, shkoni e djallosni cdo gjo qe kapni me dore, dhe pastaj I ngelet te tjereve kopili ne dere qe ta gadisin. 

Qe Kosova ka fillu me zbatu procedurat egzistuse edhe per shqipnitaret, ket e kane peshqesh prej jush dhe atyne te Vv-se, dhe per ket duhet te skuqeni, jo te ankoheni. 

Mire ja u kane bo!

Me kete patriotizem komentuesish ane e mbane portalesh shqiptare, e shpesh edhe ne sheshe dhe stadiume, si kurre ndonjehere keto 4-5 vjetet e fundit, epitetohesh menjehere tradhetar dhe agjent, nese shfaq nje mendim te kundert me 'ta! Dhe, po ti marresh te gjithe keta "patriote" nje e nga nje, veshtire te gjesh midis tyre nje qe gjithe jeten ka punuar ne pune fizike, veshtire te gjesh nje qe ka dhene ndonje punim te vlefshem e te degjuar intelektual, veshtire te gjesh nje qe niset per te miren e dy popujve, shqiptarve dhe serbeve! E gjithe kjo tregon pjekurine e ketij lloj patriotizmi, gati rrugaceror! Mire kjo, edhe e falim, sepse Kosova ngeli me qellim prapa nga pjesa tjeter e (ish)Jugosllavise ne arsim dhe kulture, po dhe ne Shqiperi me qellim po shmanget sot arsimimi dhe kultura! Por nje pjese e mire e ketyre "patrioteve" jane sa te lidhur me fetaret islamike, e pas tyre agjentura te ndryshme, sa dhe me mafian shqiptaro-kosovare qe merret me trafikim femrash, droge, me klube nate, etj. Dhe nje pjese tjeter e tyre jane te rinj fare, thjesht vetem pse u zien gjaku, sic na ziente neve kur ishim te rinj. Pra, ky eshte "patrioti" i sotem shqiptar i dy aneve te kufirit. Nuk llogarita ketu edhe ata pak elemente te agjentures serbe, per trazira dhe diskretitim te kesaj levizje.

Tani per sa i perket shkrimit. Kosova po ben perpjekje te konsolidohet si shtet juridik, sic dhe cdo shtet tjeter. Qe nje shqiptar i Shqiperise duhet te respektoje ligjet e ketij shteti, kjo nuk ka diskutim. Bej cfardo politike te duash, hidh cfardo ideje te duash, por afatet e qendrimit jane 90 dite per 6 muaj, si kudo. Nese arrin te vertetosh qe policia e Kosoves ben manipulime, (sic autori thote me siper), ne kete rast ky shkrim ka vlere. E jo vetem kaq, por cdo shqiptar qe do te hyje ne Kosove do te kerkoje vete (ketej e tutje) vulen e hyrjes dhe te daljes ne kufi. E jo vetem kaq, por cdo kush qe mendon se eshte patriot i vertete, duhet ta detyroje kete shtet te zbatoje ligjet, e jo te ankohet pse deri tani i ka lene ta kalojne kufirin pa vula dhe pse tani ua kerkon kete rregull! Ndaj mendoj se autori i shkrimit duhet ta falenderoje shtetin e Kosves qe po vendos ligje te rregullta e te njellojta per te gjithe qytetaret kosovare dhe jo-kosovare. 

po pse s'vret veten me mire o i ziiismiley   se jo per gje, po ata me mentalitet evgjiti  nuk rrojne me shume se 50 vjet!!

mire keto ,se priten  nga njerez te tille qe kane ngrene corben internacionaliste-sorrosiste,po kur le te kuptohet qe 90% e popullsise qe ka pak a shume pikpamje te tilla te lodhura si karli,e votojne ps-pd ,jane pjesa e shendoshe e shoqerise shqiptare,aty  pastaj nuk ke c'thua me!

patriotet , ne trojet shqiptare kane gjithmone nje pakice e vogel.  90% ka qene gjithmone nje turme mercenaresh, pa identitet kombetar,qe ne varesi te sundimtarit te radhes quheshin,selfo,jorgo apo edhe jurgen tanismiley

sa per dijeni ,islamiket ,por edhe ithtaret e feve te tjera,nuk kane fare ndjenja kombetare.   i keni aleate ne perpjekjen tuaj mizerabel per te ngelur te zinj!

 

mos ki merrak se kur te plase prap pushka, do te duken sheshit ndjenjat e gjithsecilit. me ke eshte dhe per cil lufton.

E more shqiptar i ri dhe shume i ri, nga keta qe po krijohen sot! Mentalitetit te jevgjitit ti nuk i afrohesh as tek thembra, sepse jevgu shikon, mendon dhe pastaj flet, ndersa ty te flet goja para mendjes! Une kam pasur te bej me jevgj, por ishin muzikante dhe inxhiniere, ndersa ju "patriotet" e sotem jeni vetem milingona qe ju drejtojne forca te errta e qe ne 99% te mases tuaj do futeni vrimave po plasi pushka, sic dhe historia e ka treguar! 

Corben sorroiste une nuk e njoh, sepse e nxjerr me krahet e mi buken e gojes! Dhe po te votoja (sepse nuk votoj prej mbi 30 vjetesh) do votoja te gjelberit, nese vertet do te ishin per ambientin dhe Natyren. 

Se kush kane qene mercenare, historia e ka treguar qarte, sidomos pas Kongresit te Prizrenit 1878 e deri me sot. Ata Selfot dhe Jorgot, qe permend e qe paske alergji, kane dhene edhe jeten qe ti te jetosh sot i pavarur, duke luftuar si kundra Perandorise se semure pushtuese te Stambollit ashtu dhe ndaj Perandorise shpirterore pushtuese, Patriarkanes se Stambollit. Por duket se qenke shume i ri, thuajse i pa lindur akoma, ndaj derdellit si bebe e vogel. Ndaj dhe falesh per belbezimat qe leshon!

Kohe te veshtira kan ardhur per trojet Shqiptare....Edhe Almir Dacin nga Leshnica e Pogradecit e kishin vrare ne Siri, gjynof.....

Sidoqofte ai vdiq per ni ideal t'vetin. Persmrapsht dhe budallik ishte ideali ne vetvete,po ai luftoi dhe dha jeten per idealin e vet.

ç'do ideal eshte budallik, por eshte me mire me vdek ne lufte se ne shtrat.

Pjeter .......Ideal ka edhe hajduti kur vjedh se i duket vetja si Robin Hood, Ideal ka edhe perdhunuesi se i duket vetja Casanova....te gjithe kur ta fusin kane nje justifikim apo ideal...tip komunikimi hyjnor....edhe Likja ka per ideal punesimin e Skraparllinjve.

po flitet per ata QE JAPIN JETEN per ideal, jo ata qe vjedhin apo perdhunojne per ideal. keta s'japin gje jeten. kije pra menjen ne mesim.

Kush lufto me shpate ....shpaten ha....njesoj jane te gjithe...se ene ky i Leshnices mori i dor lekesh per te mbaru  do pune per te shku ne Siri...dhe gojet e ligat thoshin qe ky vinte gjoba e vriste bashkeluftetar per lek. Kot se kishte vellai i tij sot qe deklaronte se vellai i tij nuk duhet pare si terrorist..ndoshta duhet ta shohim si cun me zemer qe te gjindet.

terrorista quheshin ne partizonet ne kohe te gjermanit. kur fitun luften u quajten çlirimtaret e vendit.

Ideali me nje perkufizim te thjeshtezum sipas meje eshte dicka qe ti i kushton jeten,jo domosdoshmerisht duhet te japish jeten,por i perkushtohesh me gjithe fuqite tuja fizike dhe intelektuale. Kur arrin dhe jep edhe jeten,atehere sigurisht qe kjo perben aktin sublim ne funksion te tij.Ato qe thu ti pastaj ,ato jane kategori sociale qe zhvillohe ne terren dhe s'kane te bejne me idealistet.Te kuptohemi,per mu ate qe kane shku me luftu anej,jane pjesa me e urryer dhe mos u'a pafsha bojen,por kur nje jete myllet, je i prirun ne i ba nje bilanc qe justifikon ne njefare mase dhe menyren se si e jetoi subjekti ne fjale jeten e vet..

Kjo eshte si me te perzene nga burdelloja per imoralitetsmiley

si nuk ndryshut pak merr pesh ngjyra ngjyra..

eshte debuar nje shqiptar pa te drejte nga nje vend qe konsiderohet truall i kombesise shqiptare,

edhe Cani, greku i zone e lire u habit me ate coqen kosovar te gazeta ekspres qe mbronte debimin e shqiptareve

shtet tjeter kosova. ja u jep ligji perzenien, s'ke ça ben fare po te kapi.

per mos me thene pastaj qe kosova nuk qeveriset fare prej shqiptarve por prej te huajve. eshte budallik tu kerkosh pergjegjesi shqiptarve atje per kete perzenie. te huajt qe drejtojne s'do e kene me sy te mire kete per te cilin flitet.

Ti levove gje artikullin? 

Unë në asnjë moment nuk e kam shkelur ndonjë ligj të Kosovës, apo ndonjë ligj tjetër. 

Apo sipas teje thjesht ngaqe Kosova eshte shtet me vete nga Shqiperia ajo (me sakte ca lapangjoze ne pushtet) ka te drejte te deboje qytetaret e Shqiperise s'i ti doje prapanica ketyre lapangjozeve qe edhe regjistrat e doganes mund ti manipulojne jashte ligjit? 

Si e justifikon shteti me vete kete palo-mesele? Eshte njesoj si te te perzene ty ne menyre ekstra-ligjore dhe per arsye politike nga Franca me klauzolen se Franca eshte shtet me vete. 

    Hymni Kombtar

Rreth autobuzit te perbashkuar

Me nji pikellim, me nji trishtim

Te gjithe atje duke u tubuar

Te marrim rrugen per mergim

Prej vendit vec ai largohet

Qe i ka ardh shpirti ke huna

Se ketu mire mo nuk po bohet

Zoti i madh neve rujna

Ne dore cantat do t'i kemi

Te ikim t'gjithe dit per dite

Mo ktu nuk mund te kthehemi

Se edhe shpijat i kemi shit.

 

 

 

 

 

Në datën 22 mars paradreke, tek hyja bashkë me disa miq në një lokal në Prishtinë, më bëri përshtypje vështrimi paksa këmbën.

gjitha historit e ketyre treguesve , fillon ne lokal.

E para e punes, meqense ky zoteria nuk ka pertuar te shkruaj ne gazete nje ngjarje te papelqyeshme , duhet te prezantohet kush eshte, çfare funksioni ka ne shoqerine civile.

e dyta , shkrimi duhet te jete i sinqerte, pyetja e pare qe i kane bere ne "qender" ka qene - çfare punon , autori kete nuk e shkruan, Pse??. e treta, sa probleme kane njerzit ne dogana, kushdo qofshin , kur nuk jane  figure publike, as nuk marrin mundimin te telefonojne ambasaden, aq me pak ministrin e jashtem te vendit tyre.

E fundit, me kryesorja, nje si ky zoteria, adhurues i diktatorit,komunist i deklaruar,  u ndjeka keq, sepse e kane kthyer prapa per shkelhe ligji.  ( . )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).