Situata në Kuvend është tensionuar pas përplasjes verbale të deputetit Erjon Braçe dhe Sali Berishës. Kreu i Kuvendit Ilir Meta u detyrua të ndërpriste seancën, teksa në nisje të saj pas pushimit, demokratët kërkuan mbledhjen e Byrosë Parlamentare që të marrë masa për Erjon Braçen.

Z. Meta tha se Byroja do të mblidhet pas përfundimit të Parlamentit, ndërsa deputetët demokratë kanë këmbëngulur që Byroja të mblidhet urgjent, ndërkohë që Erjon Braçe priste në foltore të përfundonte fjalën e tij. 

Situata u agravua pas fjalës së të dy deputetëve Sali Berisha dhe Erjon Braçe, ku u përdor dhe gjuhë fyese. 

Kreu i Kuvendit ndërpreu më pas seancën sërish, por në media u filmuan pak sekonda sherri mes deputetit demokrat Roland Keta dhe Erjon Braçes. 

Berisha: Rama lidhje me krimin, prandaj bllokon reformën në drejtësi

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon sërish pasaardhësin e tij për lidhje me krimin, arsyeja e bllokimit të reformës në drejtësi nga Edi Rama, tha ai.

“Edi Rrama ju mban si skellvër të lidhur me krimin. Ka bërë dy takimet ka qënë dhe drejtori policisë në takim. Doni dhe emrin e lokalit? Ua jap dhe emrin, po nuk dua ta bëj simbol të të keqes atë lokal, kjo është arsyeja, po e vërteta është kjo. A e dini ju që tani ka udhëtimin në SHBA, a e dini ju që para tij shkon Shullazi atje? A e keni marrë vesh? Po po, ai nuk shkon fizikisht, po krimet e tij të gjitha në dosje. Sigurisht, shkon Shullazi. A e dini ju që ai bllokon reformën në drejtësi se nuk e do. Çfarë i tha Ponta, miku dhe byrazeri i tij. E bëre atë le këokën, e pësove si unë. Për fat të mirë takimi është certifikuar, prandaj dhe u mban ju”, tha Berisha. 

Ai akuzoi maxhorancën se po vendos standardet e fundosjes. “E vetmja shpresë që burri me të cilin do të pleqërojë Edi Rama. Ke dëgjuar ndonjë burrë të thotë se do pleqërojë me një burrë? Muhabet është ky? Ore të pleqëerojë me çtë dojë, po shkon e mbyll portalet pastaj se i thonë burrë paske gjet. I duhet të ndajë pronat në brigje, që po i rrjepin edhe kushërinjve, të cilët i kanë fituar me gjykatë”, vijon Berisha. 

Ai akuzoi për vjedhje fondesh në ndërtimin e një rrugë 930 metra të fshatit të Linit. 

Patozi: Ka ardhur koha për një Kushtetutë të re

Deputeti demokrat Astrit Patozi foli për nevojën e një ‘shkundje të re’ në politikën shqiptare, duke u shprehur se ka lindur nevoja për një Kushtetutë të re.Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Patozi tha se kjo mund të bëhet paralel me reformën në drejtësi.

“Nuk jam aq naiv sa të mendoj se gjendja do të ndryshojë për shkak të një reforme, por vetë Kushtetuta e re si produkt konsensusi do të ishte hapi i parë që shkundja të mos vinte nga jashtë kësaj salle. Jam i bindur se ky Parlament kishte dhe e ka këtë mundësi. Për shkak se motori i reformës në drejtësi është ndezur prej shumë kohësh nuk besoj se ka nevojë të ngelë në mes për të nisur reformën kushtetuese se do të dukej si ikje. Ndërkohë nuk shoh asnjë pengesë që paralel me finishin e saj të hapet debati i Kushtetuteës së re, për të cilën reforma në drejtësi do të ishte një kapitull pardhome”, tha z. Patozi. 

Ai ka akuzuar maxhorancën se përditë po jep prova të reja që nuk është serioze me reformën në drejtësi.

Leskaj dhe Suli në Kushtetuese, Kuvendi voton të enjten e ardhshme

Dërgimi i mandatit të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli në Kushtetuese do të votohet në kuvend të enjten e ardhshme.

Duket se opozita dhe maxhoranca kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket kërkesave të PD-së për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se edhe pse maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga shkelja e Kushtetutës, parlamenti vazhdont ë mbetet në krizë deri në votimin e këtyre akteve.

“Maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga shkelja e Kushtetuës dhe të zbatojë vendimet, sikundër është ajo që ne kërkojmë prej kohësh, pavarësisht se ky Parlament dhe në këtë moment, derisa të bëhet votimi i këtyre akteve vazhdon të jetë në krizë kushtetues. Për këtë arsye unë ju kërkoj që meqë kemi mirëkuptimin e maxhorancës, të futet në rend të ditës dhe të votohet sot te dyja kërkesat dhe të dërgohen nëg jykatën kushtetuese.n kjo është kërksea ime procedural”, tha z. Paloka.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve dhe në seancën e radhës do të shprehet me votë. 

Halimi-Leskaj, debate në Kuvend, ndërhynë Berisha

Mandati i Valentina Leskajt në Kushtetuese ka qënë përplasja e radhës mes Eduart Halimi dhe vetë deputetes, ku nuk ka ngurruar të ndërhyjë me batutat e tij edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Halimi: Ne e kemi shqyrtuar kërkesën tonë në komisionin e mandateve, dhe atje maxhoranca në mënyrë unanime e rrëzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin në Gjykatën Kusthetues. Erdhëm në parlament, maxhoranca e gjitha refuzoi kërkesën e PD për ta çuar mandatin në Kushtetuese. Keni marrë dy vendime në thyerje të rëndë të Kushtetutës. Kishit marrë tre, për Koço Kokëdhimën, zonjën Leskaj dhe zotin Suli. Të njëjtën procedurë për ato dy vendime që janë antikushtetues, parlamenti duhet të ishte mbledhur dhe ti kishte marrë. Pse beni viktimën? Viktima këtu nuk jeni ju, po qytetarët. Nuk do ndëshkohet njeri. Ne pretendojmë se ju keni shkelur Kushtetutën duke përfituar një konçesion apo duke marrë para publike të qytetarëve, jo tonat. Këtu ka vetëm një rrugë. Ju zgjateni sa të doni, zvarriteni, po nuk i shpëtoni dot, çështja e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës

Leskaj: Kam kërkuar të shqyrtohet vet dhe këtu bëjmë diferencën. Është e drejtë e Kuvendit dhe Kuvendi ka votuar kundër, po jo për të mos e çuar në Kushtetuese se nuk keni pasur kërkesë fillimisht për në Kushtetuese. Në muajin mars pasi ka ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin tjetër ju keni përcjellë një shkresë dhe thoni që në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese të çohen dhe këto dy të tejrët. Herën e aprë kqërkesa ka qënë për Kuvendin. Hera e dytë kur ka ardhur kërkesa unë i jam drejtuar Kuvendit që kjo të shkojë sa më shpejt në Gjykatën Kushtetuese, meqënëse si individ nuk legjitimohesh. I jam drejtuar me letër kryetarit të Parlamentit

Meta: Mos të diksutojmë më për këtë çështje. Po për procedurë... 

Berisha: Meqënëse kam marrë fjalën shumë herë për këtë problem më duhet të them se zonja Leskaj bëri detyrën e vet, po pasagjerët nuk zbresin nga treni. Tani kjo duhet zgjidhur. Shoferi dorëzoi patentën, tani kjo kërkon një votim një për një. Kush do të qëndrojë në tren e kush do zbresi, nominal. Është shumë e thjeshtë. Unë kërkoj votim nominal

Nis Kuvendi, miratohet rishqyrtimi i ligjit të AMA-s

Kuvendi ka miratuar me 69 vota pro rishqyrtimin e ndryshimeve në ligjin e AMA-s, dekretin e kthyer të presidentit Bujar Nishani.

Më 1 prill kreu i shtetit ktheu mbrapsht ndryshimet që kishin të bënin me RTSH-në, duke u shprehur se cenonte pavarësinë e RTSH-së.

 

14 Komente

Ka ze ne politike qelbesira, persa influencon c'behet ne Kuvend.

Media, edhe me qelbesire, e citon!

Po mire o bejne...le te rrihen nga pak se mos kane pune tjeter...

“Edi Rrama ju mban si skellvër të lidhur me krimin. Ka bërë dy takimet ka qënë dhe drejtori policisë në takim. Doni dhe emrin e lokalit? Ua jap dhe emrin, po nuk dua ta bëj simbol të të keqes atë lokal, kjo është arsyeja, po e vërteta është kjo. A e dini ju që tani ka udhëtimin në SHBA, a e dini ju që para tij shkon Shullazi atje? A e keni marrë vesh? Po po, ai nuk shkon fizikisht, po krimet e tij të gjitha në dosje. Sigurisht, shkon Shullazi. A e dini ju që ai bllokon reformën në drejtësi se nuk e do. Çfarë i tha Ponta, miku dhe byrazeri i tij. E bëre atë le këokën, e pësove si unë. Për fat të mirë takimi është certifikuar, prandaj dhe u mban ju”

Si muhabete halabakesh tek kafja e lagjes. Te vjen turp kur mendon qe kete fare njeriu e kemi pasur ne krye te vendit, e vazhdon te jete strumbullar. Nivel ordiner. Fatkeqesi per ate vend.

a u rrafen aty! se andej nga kafeneja vazhdon biznesi.

ajo dihet eshte thiatro.smiley

po ka nevoje populli edhe per thiatro.smiley

Ata bojn theatro, por populli po vuan aty. Ka nje renie te fuqise blerse, ne krahasim me vitin qe shkoi, gje qe tregon se keta karagjozer, me theatron e tyre idioteske, po e marrin ne qafe ate popull. 

SB-se vetem EB ia plas ne fytyre pa asnje.dridhje qerpiku! Trim nuk te ben shtati por zemra!

Ja plas o po njeri ketu ( se nuk dua ta permend ) e quan miush, c'ne miushi te kapet me luanin!! smiley

Po ça te them une o Zeqo. Ja shifi vete videot nga kuvendi i shqiperise. Personi qe perballet me shume me SB-n eshte EB-ja. Dhe nuk ia ben syri terr! 

Ndersa per ata qe e quajne ashtu.....se nuk dua ta permend, une mund te them qe demtojne shqiperine, demokracine, fjalen e vertete, kurajon, argumentin, faktin, institucionin, poziten e deputetit....etj etj etj. 

jo jo, ata qe flasin ashtu jane vetem xheloze, merren me pecogrose apo ku di une, aty ku duhet te perballen me realitetin per te miren e Shqiperise i bejne bisht, jo po nuk me priti, jo po sekretarja me tha kshu jo po ashtu. si te thuash Justifikime.

.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).