Nëse bumi medial i ditëve të fundit mbi qëndrën e ardhme të Tiranës bëhet për të tërhequr vëmëndjen nga betoni i kodrave të Liqenit, (siç thosh dikush në një shkrim), apo nëse ky projekt nuk merr parasysh lëvizjen e makinave private dhe ato të furnizimit të dyqaneve, (siç përmendte dikush tjetër në një koment), pa llogaritur pastaj zjarrfikset, ambulancat dhe policinë, nëse ky projekt është mjaft i kushtueshëm dhe i papërballueshëm nga buxheti i shtetit, (siç llogariste edhe një tjetër), -këto anë të problemit nuk më shqetësojnë mua direkt si qytetar i lindur dhe rritur në Tiranë, ndaj dhe nuk do diskutoj për ‘to, por vetëm për projektin, shtrimin e tij tek qytetarët dhe zbatimin e tij.

Pasi pashë fotografitë në internet, menjëherë mu kujtua sheshi i kollonave pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ku ne si fëmijë mund të bënim atje patinazh; vendi i vetëm ku lejohej kjo lojë nga policia. Sot ai vend është zënë –si kudo– nga klube dhe ndonjë ndërtesë. Përveç kësaj më kaluan në kujtesë ndryshimet e sheshit “Skënderbej” gjatë disa dekadave dhe funksioni i tij në të gjitha këto ndryshime. Në vitet 60 deri 80 ky shesh ishte jo vetëm si vend kalimi në qetësi për këmbësorët, por edhe për të bërë fotografi, edhe për të bërë takime, për të shëtitur, apo për tu sjellur kot vërdallë, edhe për tu ulur, si në bordurat pranë Kalit të Skënderbeut, ashtu dhe tek shatërvani më vonë, aty në mes të sheshit. Në vitet 90 mbeti vetëm si vend jo i qetë kalimesh, fotografish dhe lojrash kalamajsh, në vitet 2000 vetëm si një rrugëtore e rrezikshme dhe, për ca vite, edhe si shesh lodrash kalamajsh. (Nuk llogarita këtu përdorimin e sheshit për evenimente politike, pasi këto nuk kanë qenë të përditshme.)

Tani, pas këtij kaledeiskopi të shkurtër memorial, kujtojmë edhe situatën politike të Shqipërisë, ku duket se njëri i bie patkoit dhe tjetri gozhdës. Pas kësaj situate politike të vendit, (kupto: për interesa private), dhe parjes së fotove kompjuterike me makete hipotetikë të qendrës, ne mund të imagjinojmë se ç’mund të ndodhë me këtë shesh në të ardhmen. Në atë shesh aq të madh, të shtruar si me mermer, të shkon mëndja që ky shesh mund të kthehet në një fushë patinazhi, çfarë i shmang ose i zvogëlon kështu funksionet e tjera të tij. Përveç kësaj, sipas ndrrimit të ngjyrave të pushtetit, (kupto: personale), nuk mund të shmanget edhe lejimi i dy-tre qoftexhinjve në shesh, disa lojrave për kalamaj, ekspoziave të ndryshme e të shpeshta, ndoshta të përhershme, shfaqjeve të ndryshme të privatëve (muzikantësh, akrobatësh, xhonglerësh, piktorësh, fotografësh, etj.) për të fituar ndonjë lek, kështu duke i dhënë padashur sheshit komponentët e një tregu (gjoja) artistik e të pakontrollueshëm më dot. Por neve imagjinata mbi sheshin mund të na çojë edhe në lidhje me motin dhe stinët. Kështu të shohim në dimër një shesh të zbrazur, (me protesta shoferësh për përdorimin e tij nga veturat), dhe në verë një shesh të tejmbushur me njerëz dhe lëvizje, një shesh që gjatë kohës së vapës mund të bëhet vdekje-prurës për mosha të vjetra.

Tani kalojmë tek hija, meqë dielli na përvëloi. Shihen në maketet e kompjuterit të Erionit (kupto: Edi Ramës), pemë të tëra rreth e rreth sheshit, si të jemi në xhunglat e Afrikës së shekullit të XIX. E them këtë jo për të sugjestionuar ndokënd, por dallohet menjëherë një stonim midis sheshit thuajse lakuriq dhe “xhunglës” periferike, pra kondicioni është i zhdrejtë. Përveç kësaj, çdo mësues biologjie do të qeshte, çdo fshatar do të qortonte, çdo student i gjeo-fizikës do të vinte duart në kokë. Kjo sepse të gjithë këta e dinë se pemët do të mbledhin të gjithë ujin nëntokësor të shiut të rënë dhe të ujitjes, ndërsa pjesa e nën-sheshit të bukur me mermer do të thahej kështu, gjë që do të sillte brenda pak vjetësh plasaritje të pandreqshme. Kaq gjë e di jo vetëm një mësues, por edhe një nxënës shkolle, (të paktën i kohës time). Pra, çdo teknik e di se sheshe të mëdha nuk mbulohen tërësisht me mermer, por me gurë, në mënyrë që toka të marri frymë (ajër), të marri bukë (diell dhe grimca të tjera nga kozmosi), si dhe ujin e nevojshëm, ashtu siç i merr edhe njeriu të gjitha këto.

Duke parë kontrastin shesh-diellor me xhunglën-hijeshore, nuk është çudi që një kontrast i tillë të stimulojë sado pak edhe zhvillimin e prostitucionit, kështu nisjen e flirtimit në shesh dhe shfrenimin më tej në hije. Mendoj se ky fenomen nuk i shkon as edhe një sheshi në botë, përfshi dhe vendet ku prostitucioni lulëzon i legalizuar.

Sheshi kryesor i një vendi nuk duhet të prezantojë dy gjendje krejt të kundërta, por të jetë në kondicion me vetveten, pra me të gjitha objektet e tij. Ndryshe do thonë me ironi, i thati dhe i njomi, i hapuri dhe i fshehuri. Apo vërtet është e tillë edhe shoqëria shqiptare!?.. Se mirë politika!... 

Pra, sheshi i çdo kryeqyteti duhet të simbolizojë dhe simbiozojë natyrën e çdo individi. Aty duhet ta gjejë veten si i moshuari, ashtu dhe fëmija, si i riu dhe e reja, si femra dhe burri. Sheshi qëndror duhet të jetë sa i intelektualit aq dhe i punëtorit, sa i një ëndërruesi, aq dhe i një njeriu me pak fantazi, që e gjen kënaqsinë vetëm tek pirja e një kafeje. E pse jo, në një anë të sheshit, në një anë të qetë të tij, mund të dëgjohet mbrëmjeve edhe Vivaldi, Shuberti apo Shopeni. Sheshi qëndror vërtet nuk mund të bëhet vend pensionistësh, ku të gjinden stola (banka) pa numërim për tu ulur dhe shlodhur, pasi këtë funksion e kanë lulishtet dhe periferitë. Por sheshi qëndror duhet të parashikojë përmes disa objekteve artistike edhe uljen e përkohshme të të lodhurve. Sheshi qëndror vërtet nuk mund të bëhet aspiratë e plotë e çdo individi, por ky shesh duhet të jetë të paktën aspiratë e pjesëshme e çdo individi. Si ditën, ashtu dhe mbrëmjeve, me ato dritat shumë ngjyrshe, që Erjonua ynë i ka vetë merak.

Mbi sheshin e për sheshin mund të flasësh shumë, fantazia e njerëzve është e pakufi. Ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi. Preokupimi im është që ky shesh të jetë mundësisht sa më shumë simbiozë e çdo pjestari të shoqërisë, (gjithmonë flas brenda kuadrit laik të shtrimit të problemit, pasi një fetar do të dëshironte edhe një mini-maket Vatikani apo Meke në shesh, gjë pastaj që duhet tu jepte dorë edhe religjioneve të tjera, përfshi edhe ateistët, të cilët do të donin të kishin aty një maket Universi apo sistemi diellor, dhe ajd ta dimë ku mbarojnë pastaj preferencat fetare, ideollogjike, politike, etj., përfshi këtu edhe ëndrimtarët, që do të kërkonin një copë deti në mes të Tiranës!). Ky shesh mendoj se duhet të jetë edhe pak më shumë se prezantimi i shoqërisë shqiptare aty. Ky shesh duhet të jetë sado pak një formues i mëtejshëm i shpirtërave dhe karaktereve të njerëzve. Këtë ky shesh e arrin duke qenë një vizion drejt së ardhmes, pas të cilës kuptojmë më së paku transparencën, besimin për një jetë më të mirë, dhe kolektivitetin e njerëzve. Nëse ky shesh nuk mbetet krejt statik, por në ‘të do dallojë në vetvete dinamizmi, i shkrirë ky aq kondicionalisht sëbashku me objektet e tij jetësorë, përfshi këtu edhe njerëzit që lëvrijnë aty, atëhere ky qëllim minimal është arritur. 

47 Komente

Ore, ty te lumte dora, shume bukur e ke shkrujt. Po pak si teper gjate i ke rà...Po ju tregoj nje histori te vogel. Njoh nje bashkatdhetar ktu ku jetoj qe sa here shkoj ne shtepi te tij e gjej gjithmone me çorape te grisun e me dhembe te verdhe (nuk e di se kur i ka la heren e fundit) por ama kishte ble tavolinen e re te bukes 6 mije euro dhe karriget 400 € copa...Ja kshtu do te jete dhe ky sheshi i ri - "Krenaria e rremë një qyteti te dhierë".

Te jete krenari ku e gjen, por do te jete shemtim. S'ben me italiani me mire se kohe te Duçes (kur eshte projektuar ai sheshi), jo te bejme ne sot. Si dhe shembullin e ke dhon mbrapç. Dhembet e atij mikut tat, zbardhja tyre, jane ky sheshi ne fakt. Ndersa karriget dhe tavolinat ai i ka me te nevojshme.

Nuk po te kuptoj.

 

Per derisa i shkon ne shtepi, d.m.th. qe e ke mik.

Dhe perderisa e ke mik, duhet t'i thuash mendimin tend, qofte dhe larg e larg...p.sh:

- Kur ke qene per here te fundit ne Shqiperi ? pastj...nje pauze ... dhe ...Kur i ke lare dhembet per here te fundit? dhe pastaj...Hajt pra, e gezofsh tavolinen !

Shqiptaret nuk pranojne kritika. Nuk kam ndermend me vra veten per ti mbush mendjen te tjereve. "L'orgoglio è la virtù dell'infelice"- thone Italianet. E perkthyer ne shqip - "Krenaria virtyt i te palumturve".

Une te isha si Skenderbeu, i pirdhja mu ne te ketij sheshi.

E ktheja kalin me turì nga bulevardi.

jo po ta boj si shoku enver

Duke parë kontrastin shesh-diellor me xhunglën-hijeshore, nuk është çudi që një kontrast i tillë të stimulojë sado pak edhe zhvillimin e prostitucionit

 

smiley smiley

 

Ej, o Dine.. Luk dhe Sheshi... dhe Maqinat kalojne, dhe Populli ben flirte.

E ktheja kalin me turì nga bulevardi.

Nga cili bulevard?

Bulevardi "Deshmoret e Kombit" apo bulevardi "Zogu I."?

Eshte pjese e ironise shqiptare qe sheshi Skenderbej eshte sinori i dy bulevardeve, emrat e te cileve jane antiteza brenda historise shqiptare.

Kurse kulmi i ironise eshte, qe ata te cilet vijne prej bulevardit "Zogu I." i shofin gjoksin dhe surratin Skenderbeut, kurse ata nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" i shofin bythen pelles* se Skenderbeut.

 

* ne fillimvitet ´90 tironsit kane ironizuar kosovaret dhe maloket, te cilet i lenin takim njoni-tjetrit tek "Pella e Skenderbeut" smiley

kulmi fare i ironise eshte qe s'di nga te kthehet.

Andej sheshi me nje bulevard qe s'te con asgjekundi. Me turì nga bulevardi tjeter, i bje te shikoj ata bythperpjetet per "Barjam".

Imagjino ca ironie, ca konflikti!

Barcaleta ne vaktit ka qene qe Skenderbeu donte ushtare (koken nga materniteti) e nuk i plaste shume sa shkollle kishin (e buthen nga universiteti). Tashti kane ndryshuar kohrat dmth, i kthenet dhe Kenua dijes, vec ishalla s'i shkon llafi per ate doktorinon e Alfa te Centaurit. smiley

se mos na e kthen kalin nge Stambolli, se ne menderose fare ...

Te sheshi! Te sheshi!

Birinxhi per mitingje. Nomi, nomi ka per tu bo. smiley

Ai shesh ne tirane eshte projektuar nga njerez qe dine pak me shume se Velia dhe qe kane qene perhere ne anen e shqiptarve jo si keta bukshkalet e sotem qe duan ta shkatarrojne me cdo kusht njeri me themele betoni e tjetri me lulishte si lines e tjtri me gjasme gura nga gjithe shqiperia!

Pasi pashë fotografitë në internet, menjëherë mu kujtua sheshi i kollonave pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ku ne si fëmijë mund të bënim atje patinazh; vendi i vetëm ku lejohej kjo lojë nga policia. Sot ai vend është zënë –si kudo– nga klube dhe ndonjë ndërtesë.

Fjalet e shumta jane fukaralluk. Kjo qe thu ti , tani, nuk ka asnje ndertim , asgje prej gjeje. Eshte siç ka qene ne vaktit, pra pra viteve 80, se ne vitet 84-85 u be dhe atje nje klub.

 

Eshte siç ka qene ne vaktit, pra pra viteve 80, se ne vitet 84-85 u be dhe atje nje klub. 

Ku paska qene ky klub i tejdukshem!? Vetem ne fund te viteve '80 shihje per disa jave apo muaj atje nje kabine-kioske, qe shiste qofte dhe birra. Ndersa sot nje tip lokali brenda kollonave me tende, dhe midis kollonave dhe stadiumit gjindet nje ndertese 3-4 katshe, jo larg Pallatit te Kongreseve. Pa llogaritur edhe cingerrima ndertesash te tjera rreth e rrotull, si dhe gjithe ate hotel Sheraton me nje shumice aksioneresh nga bota "jone" jug-lindore, perfshi turq, arabe, izraelite, etj.

Une citova vetem pjesen e pistes se hokeit e cila tashme eshte siç ka qene.

Klubi ka qene aty dhe konjaku apo ferneti pihej me filxhan kafeje se te spiunonte gjindja perqark ose blihej nanji shishe ( 125 leke gjys kile Extra i Korces ) ne ushqimore. Studente me status te veqante e kishin te lejuar. Zona nuk kishte quna lagjeje, por kishte kalamaja lagjeje. Nejse se nuk kemi qer flasim per kete kot. Tani kjo piste eshte 100% e lire dhe ka ardh shume bukur. Per te tjerat nuk kisha citim specifik.

Nese e ben kete sheshin e Keno beut Erioni ben mire, veçse ta filloje e ta maroje. Frika eshte se nuk vjen papa qe ta mbarojne ne kohe. Po per robin shpresa vdes e funit.

" Ndersa sot nje tip lokali brenda kollonave me tende"

tenda ka vite qe ka ikur o shoku. lol

Ai shesh gjithmone ka qene i shemtuar dhe pa pike funksionaliteti, rrjedhim i arkitektures fashiste. Lind e rrit ne Tirane, ne ate shesh nuk mbaj mend te kem qendruar ndonjehere per nje interval kohor me te gjate se 3 minuta, koha per ti kalu permes. Nuk ke asnje arsye te jesh ne ate shesh. Ne kohen e xhaxhit ka qene vend takimi dhe fotografimi por tani qe cecenet kane smartphone, iku dhe ai funksion. 

Aty nga mesi i viteve 80 u be ai shatervani i bukur qe e mbushi disi sheshin para Universitetit. Pervec kesaj studentet e Konservatorit i shihje shpesh ulur ne shkallet "gjigande" para Konservatorit. Libraria ne fund djathtas dhe nje klub ishin dyqanet e vetme aty. por gjithnje me xhiro. Kuptohet se ne ate shesh njeriu nuk mund te konsumonte shume minuta, e shumta cerek ore, pasi ca me tej nisnin kodrat e liqenit, ku ishte vendi per te shetitur dhe qendruar me gjate.

Thashe se e kishe llafin per sheshin te Qendra, te pakten projekti qe i referohesh, "pemë të tëra rreth e rreth", eshte per sheshin "Skenderbej", jo sheshin "Nene Tereza".

Ah, qenkemi marre vesh! Une kujtova se ti po flisje per sheshin para Universitetit, duket kjo ngaqe aty na coi komentuesi i mesiperm. 

Persa i perket ketyre kopimeve nga ata turistet italiane, qe gjithashtu e cilesuan bulevardin dhe qendren si nje dukuri arkitektonike fashiste, do thoja se vete fashistet dhe nazistet u perpoqen te kopjonin arkitekturen dhe urbanistiken antike romake, ndaj model arkitektonik-urbanistik fashist nuk ka, do thoja. Ky cilesim vjen se njerezit e kane me per kollaj te shohin vetem afer kembeve.

Ai shatervani me dy te rrumbullakta anash dhe nje si te gjate ne mes ?smiley

Bosh eshte tek Kolonat si ne vakt te vet por duhet me shku edhe i her ne Tironen tone.

Keshtu ndodh kur lexon komentet e komentuesve e do me bo peisazh vetiak.

Nese nuk ke gje origjinale nder mend mos shkruaj fare, po si duket faza e plagjarizmit vulgar do 100 vjet me u shqit nga mentaliteti Shqiptar.

Shkrim kot. Shume qenke lodh. Terrci e verrci.

Po qe ka sha dhe Partine. Ky eshte kulmi (i ri). smiley

Te eshte krijuar pershtypja se mbroj partine. Jeni Gabim shoku Tirona. lol 

Partia s'ka nevoje per mbrojtje, per ate pune. Do vec dashuri te sinqerte (si psh cokollata). loli 

Ca eshte ajo ne mes? 

Do you really wanna know ...or do you really wanna know ?

Te pakten i paskan hudh deodorant. smiley

Kush do kete qene arkitekti!! gje e bukur ka per te dale.

...That's what I thought ...

O petronins/e qe thu : Nuk ke asnje arsye te jesh ne ate shesh...

Kishe kalu nai here aty ne dite shiu ? Kur shikoje vetem te mbrapmet e cadrave te hapura dhe poshte tyre dy pale kepuce qe iu perkisnin gjinive te ndryshme ? Ku do bonin dynjoja gili-vili kur bite shi apo e ke pas babin ne ambasade dhe gjithmone shtepia bosh ?

Nga ca me kujtohet mu, Edi siguroi ca fonde andej nga Kuwajti per projektin e pare per qendren e tiranes me nja kater kulla reth e perqark sheshit (se di nese Kelmendi apo Brojka te kene pasur ndonje projekt me pare).

Me vone kujtoj ca projekte te sules qe dote me vu nji kuti shkrepse siper KQ dhe dote me prish piramiden per nje parlament.

Me vone erdhi Luli me projektin e stacionit te trenit e zgjatimit te bulevardit...

Tani eshte velia....

Me vone pale se kush vje me ndonji "projekt" tjeter dhe gallata vazhdon. U bo 25 vjet qe e ngopin popullin me kshu lloj "projektesh"

Dhe qe te gjithe projektet kane qene per ti bere te gjitha gjerat me "prestigjoze" me "dinjitoze" me "madheshtore" e terci e verci. E mundesisht, thote Tan Shkreli, pervecse me "prestigjoze", me "dinjitoze", sheshin Skenderbej na u dashka me "e kthy edhe ne identitet"

Po nejse, sipas kokes edhe festen, i thone atij muhabeti.

Dhe me thon te drejten, ne Shqiperi jete e mot ka patur festexhinj te zote, qe din me ta mat koken mire.

 

Tirana u dhje qe kur vune shtesat e pallateve. ne kohen e Ramizit, dhe pastaj ne kohen e Sales, kur u vune depot e ujit, dhe pastaj kur u qepen fushave, te sportit, fushave buqsore per rreth, parqeve dhe lulishteve ..dhe ne vend te tyre, ngriten beton dhe hekur, xhamia, dhe kisha ,  ..

http://static.panoramio.com/photos/large...

Te kjo foto nuk shihet ndonje dhjerje, a nese ja ka leshuar ndonjeri atje poshte ures tjeter mhb smiley

Kjo lloj e te menduari dhe beri debati per sheshin me pelqen. Por nuk e besoj qe do ta bejne sheshin me kete mendesi sepse nuk e kane hallin ta bejne funksional e shumedimensional. Thjesht levrohen fonde qe pastaj cohen diku dhe kthehen prape ne llogari private. 

Gaia, ata drejtuesit karagjoz te tonet, nuk marrin vesh nga keto filma financiare, ndryshe nuk do mirrnin borxhe te huaja, siç marrin gjithmon si gomere qe jane. Ata, nga keto fonde, duan thjesht pjesen e tyre ne kesh/kash. 

Para se te merren me sheshin te mbarojne nje here punet e tjera qe i kane nise. Se kshtu e kan kta, nisin 5 pune e vetem gjysmen i cojne ne fund. Si ka pas thane Gjergj Fishta te "Gomari i Babatasit" per investimet ne rruge ne kohen e Zogut:

Marona ata qe keni i hera, mandej bani rruga t'tjera

http://gmikeli.blogspot.it/2013/07/gomari-i-babatasit_14.html

Artikulli i KM ishte i shkelqyer kesaj radhe, siç duket ai ka filluar ta permisoje doren dhe mendimin. Dro kan ndikuar edhe kritikat tona ketu. 

Sa per sheshin tek Kollonat, kesaj radhe qe isha, sikur ishte bosh, ne mos gaboj, se qysh nga shtatori i 2015 qe isha atje e deri tani prill 2016, e kam pir dhe nje kamion me vere smiley dhe s'maj men shum smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).