Doja të sillja në  vëmendjen tuaj një seri videosh që një djalë kanadez ka xhiruar në Tiranë dhe Sarandë për kanalin e tij në YouTube të titulluar "Stop Having a Boring Life". Videot janë pakëz të vjetra, pasi janë xhiruar në Dhjetor 2014, por praktikisht gjërat mbeten ashtu si ishin edhe sot. Përshtypjet e tij janë shumë të mira, dhe edhe pse për dikë që jeton apo viziton vazhdimisht Tiranën nuk ka ndonjë gjë të panjohur në këto video, këndvështrimi i udhëtarit të huaj dhe përshtypjet që i bëjnë gjërat që has, janë interesante.

 

9 Komente

E kam pare para 1 viti pjesen me te madhe te videove te ktij . Fliste goxha mire  po normale qe do ngelen pak te habitur , jo se ka ndonje gje per te pare Tirana po se po te kerkosh per shqiperine ne internet ca nuk shkruhet .

Kur do ia vene buldozerin asaj nderteses me arkitekture kolkoziane?

Nothing but nice people here. Lol

Kendveshtrimet e te huajve jane vertet interesante se gjene me te cilen je mesuar s'e shikon dot si per here te pare. Njesoj p.sh. do ishin interesante per keta cunat kendveshtrimet e sinqerta te dy shqiptareve qe vizitojne Kanadane per here te pare. 

Mua gjithashtu me duken interesante (apo 'interesante', hard to say which) pushimet e stilit turbo-selfie si te ketyre cunave, e jo vetem ketyre. Njeri aspekt eshte shko/shiko sa me shume vende e qytete ne pak kohe. Sidomos aspekti tjeter, ai selfie-ist, dmth ku eksperienca personale subvencionohet per eksperiencen vojariste te atyre qe do shikojne video-t. P.sh. keta dukshem kane harxhuar goxha kohe duke filmuar + edituar videot. Imagjino sikur gjithe ate kohe ta kishin shpenzuar per te qene aty prezent ne ate moment (be in the moment), jo duke e pare vendin qe po vizitonin nga kendveshtrimi i si do duken videot. 

Ketej praktikohen te dyja stilet, edhe pushime 'pe verteti' edhe pushime Facebook-u, po keto te stilit turbo-selfiest si te ketyre cunave praktikohen nga nje pakice e vogel. Po andej nga memedheu dhe vendalinjte rrotull?

E bere lemsh. Keta çunat e bejne thjesht per te nxjerr nonje lek blogjeve on the road, questione d'affari insomma.

E kisha ne pergjithesi duke marre keta si shembull. Selfie-zmi s'vihet re vetem tek ata qe kane blogje per te shitur.

xhaxhi enver do ja kish fut kameran ne bythe.

Gjyhna qe s'ka perkthim smiley

Me pelqeu kjo video tjeter me teper. Very nice!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).