Pas një hetimi që ka zgjatur një vit, të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë arrestuar 8 persona që akuzohen për shpërdorim detyre, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash.

Në pranga janë vënë 7 inspektorë dhe ish-inspektorë të tatimeve dhe një administrator biznesi. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes u arrestuan shtetasit:

1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në 
terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren 
pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë

8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar  “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve, duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u regjistruar në QKR dhe organet 
tatimore, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja, i konsideruar evazion fiskal.

1 Komente

Keta te tatimeve me shpejt dalin sesa hyjne ne burg e ne fund marrin edhe ndonje demshperblim per burgim te padrejte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).