"Shqipëria në letërsinë e udhëtimit" është titulli i takimit të propozuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Itali dhe Pro Albania, në edicionin të dytë të veprimtarisë " Torino që lexon", që do të zhvillohet në kryeqendrën e rajonit të Piemontit nga data 18 deri në 24 Prill 2016. Nisma e organizuar nga Bashkia e Torinos dhe Forumi i Librit, në kuadër të Ditës botërore të UNESCO-s kushtuar Librit dhe Leximit është konceptuar si një javë e tërë veprimtarish letrare në biblioteka, librari, shkolla e hapësira të tjera të kulturës, por edhe në metro e autobuzë, si edhe në rrugët dhe sheshet e qytetit. Shumë prej eventeve do t'u kushtohen dy figurave të mëdha të letërsisë botërore, Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare, me rastin e katërqindvjetorit të ndarjes së tyre nga jeta.    

Takimi kushtuar Shqipërisë do të zhvillohet në Bibliotekën Primo Levi të Torinos, në datën 19 Prill, ora 18:30. Gjatë mbrëmjes, publikut torinez do t'i paraqiten librat "Hotel Albania" dhe "Viaggio in bianco e nero" të autorëve Francesco Vietti dhe Alessandra Altamura. Me autorët do të bashkëbisedojë mbi temën e letërsisë së udhëtimit gazetari Benko Gjata, drejtues i Qendrës Shqiptare dhe bashkëautor i udhërrëfyesit turistik "Tirana e Albania", një nga librat më të shitur në Itali kushtuar vendit tonë. Veprimtaria kushtuar Shqipërisë synon, ndër të tjera, të paraqesë ofertën turistike të vendit bazuar mbi trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore.     

Biblioteka Primo Levi i shërben publikut të lagjes Barriera, një prej konteksteve më multietnike të Torinos dhe Italisë, shembull i bashkëjetesës dhe integrimit, si edhe model i ndërhyrjeve të suksesshme të rikualifikimit urban nga ana e Bashkisë së drejtuar nga kryetari Piero Fassino. Në Barriera shënohet gjithashtu edhe një prani e lartë e bashkësisë shqiptare. Falë projektit "Via Egnatia – Passaggio a Est" të Qendrës së Kulturës Shqiptare, në këtë bibliotekë, si edhe në të gjitha selitë e tjera të bibliotekave të Torinos, gjendet prej vitesh një fond i pasur me libra në gjuhën shqipe, në dispozicion të qytetarëve dhe familjeve shqiptare që dëshirojnë të kultivojnë leximin e gjuhës së tyre amtare.

Torino është një prej qendrave kryesore europiane të librit dhe letërsisë, ku kanë selinë disa prej shtëpive kryesore botuese italiane. Qyteti organizon gjithashtu çdo vit Panairin Ndërkombëtar të Librit, eventin më të madh të këtij lloji në Itali dhe njëkohësisht një prej më të rëndësishmëve në Europë. Shqipëria dhe letërsia e saj përfaqësohen prej disa vitesh në Panair me një stendë të posaçme, të organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare. Në edicionin e ardhshëm të Panairit, që do të zhvillohet në Maj të këtij viti, letërsia shqiptare do të jetë një prej protagonisteve kryesore, falë bashkëpunimit me Ministrinë shqiptare të Kulturës. 

 

26 Komente

Po sa shtepi botuese shqiptare marrin pjese aty, apo dhe autore shqiptar. 

Ne Panairin e Majit do te marrin pjese te pakten 5-6 autore te ftuar ne takime. Shtepite botuese nuk i di.

Po shqiptare, a vijne aty, apo vetem italiane. A mund te na i percaktosh perafersisht se sa % jane italiane e sa % shqiptare. 

Pjero,  aty nga vitet 2000, Koco Devole beri ca kohe burg ne Itali... nejse, pasi doli nga burgu dhe  erdhi ne Shqiperi, ne nje dalje ne TV  tip interviste me Agron Llakaj, nder te tjera  e pyeti Agroni terthorazi per kohen e burgut ne Itali.: Koco,  kishte   shqiptare  te tjere ne burg ?  -po kishte, tek  tuk.....,  edhe ndonje italjan,  tha Koçoja...

Belulo thuj si te dush po ua kemi ngrejt nivelin artistik-kulturor burgjeve te Italise. Mesa duket prandaj dhe ata ndihen borxhlinj e na cojne nei arkitekt pecogroso.

Kocua nuk kishte faj. Por kur vajti ne gjyq, u tregua gomar se vajti e beri gjykatesin per te qeshur.

 

smiley

Panairi ka cdo vit +250 mije vizitore, nuk i llogarit njeri mbi baze kombesie.

Nga pervoja jone gjithesesi, shqiptaret qe e vizitojne mund te jene disa qindra (behet fjale kryesisht per persona qe i perkasin bashkesise shqiptare ne Torino dhe rrethina qe numeron + 15.000 vete). 

Vizitoret e stendes cdo vit jane disa mijera (persona qe ndalojne te lexojne titujt, marrin info, blejne libra, etj.)

 

Po une a mund ta reklamoj librin tim aty dhe si. 

Jo vetem librin po edhe veren, bile edhe qoftet. Me pak vullnet e perkushtim, z. Pjer.

Ore torinez, a mund ti pergjigjesh pyetjes time, apo e fute bishtin nder shale. 

Ore antwerpez, mos i ofendo njerezit se s'ta kane per borxh vec te te japin pergjigje ty - madje i kerkon dhe pergjigje te menjehershme. Pi vere te perzjere po mos pi mendte. Nuk kane shume faj disa komentues ketu qe nuk flasin mire per ty.

Me duket se nuk ka ofendim aty e dashur, pastaj shif oraret e komenteve, prita per pergjigjen 24 ore plus 1 ore, pra 25 ore. Jam m'duket brenda rregullave. 

e fute bishtin nder shale. 

Si dhe i gjithe toni i komentit. Nuk eshte hera e pare qe e ben.

O Pjer, po ne pse nuk na drejtohesh me i dashur ? Vetem femnave ? Kush na ka bo ne lopa ? Apo ma var , s'ma var / Une boj detyren time si kurvar ? 

Dhe pergjigju te lutem, mos fut bishtin nder shale ... 

Any minute now Pjerin. Presim pergjigje. Te lutem mos e mbyll kompiuterin, i dashur. Ke nji buton aty ku thote : sleep. Pra e ve kompiuterin ne gjendje gjumi dhe nuk ke nevoje ta ristartesh. As baterine nuk e harxho ... Do me bo edhe reklame ne Torino, pa le ... 

smiley

 

Qemolo, se po me mbylleshin syte duke pare filmin, si duket nga vera e bardhe, se i futa i pako 1 kg peshk me dy gota vere, dhe erdha ta mbyll te drejten, kur ç'te shoh, akuze e pabaze. Une iu drejtohem te gjithve ashtu, dhe kjo thjesht per te ndikuar ne zbutjen e tensionit dhe per te ndikuar tek te tjeret qe te perdorin sa me shume gjuhen e kulturuar. 

Tek fjalia e fundit, me bere qe te ve buzen ne gaz i dashur smiley dhe ma nxorre gjumin smiley tani do kthehem prap tek tv, se marun reklamat smiley

Mjeshter edhe mund te vesh ne Torino ku pervec panairit mund te shijosh dhe gastronomine ku shquhen per sallamera pikante e vere e shkelqyer piemonteze.

 Shumë prej eventeve do t'u kushtohen dy figurave të mëdha të letërsisë botërore, Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare, me rastin e katërqindvjetorit të ndarjes së tyre nga jeta.    

Ti dhe VQ keni lindur ne epoke te gabuar, i nderuar Pjer. Hej e di qe i ngja icik Ramiz Alise ti se googllova emrin tat nga kurioziteti . Merre si kompliment,smiley se pavaresisht vizioneve te tij te pa qarta, Ramizi ishte burre i pashem kodoshi...

Po dhe ti si le germimet, atehere me lopatat e xhenjos tani germim me google smiley

te pakten torinezi do te mesoje nga pjeri qe heres tjeter kur te vije dhe te beje njoftim ketu per kete panairin te jape dhe lidhjet perkatese te evenimentit, qe te interesuarit te (mund) shkojne neper faqet perkatese dhe shofin mundesine e pjesmarrjes ne te.

se ndryshe vetem lajmi, as i ngrof e as i ftoh pjesmarrsit e ketushem, qe e kane ka kalu moshen e kopshtit. 

vetem informacioni nuk mjafton per disa (si puna pjerit). gjembit qe s'ka gjo me shit, edhe mund t'i mjaftoje nje ngerdheshje. 

Shkrim (lajm me teper) qe te zgjon vwmwndjen. Me c'kemi degjuar, autoret shqiptare ne Itali jane me te aktivizuar ne aktivitetet me librin, per shkak se edhe shkruajne direkt ne italisht. Do ishte me interes besoj per shume lexues te peshkut, qe te shihnim ndonje shkrim tjeter ne fund te prillit mbi aktivitetin e permendur me lart, po ashtu edhe mbi panairin e librit ne maj ne Torino, pra pjesmarrjen shqiptare; kush shkon, cfar behet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).