Gardalinat shiten nga 300 lekë në dyqanet e Tiranës, por pas kësaj tregtie fshihet vrasja e mijëra shpendëve përmes kapjes me rrjeta dhe leqe-ndërkohë që institucionet bëjnë një sy qorr.

Gardalina është specie e mbrojtur, por zogu me pendë shumëngjyrësh shitet për një çmim modest në një duzinë dyqanesh në Tiranë. Bashkë me gardalinën, në kafazet e dyqaneve të kafshëve tregtohen me çmim të lirë edhe zboraksi, vërduni, cërla dimërake dhe kërpngrënësi-të gjithë pjesë e “librit të kuq” për shpendët e mbrojtura, të cilat rrezikojnë shfarosjen në Shqipëri.

Në një vëzhgim nëpër Tiranë, BIRN identifikoi 17 dyqane që tregtojnë haptazi dhe pa asnjë kontroll zogjtë farëngrënës, që sipas organizatës “Albanian Ornithological Society” klasifikohen në listën e shpendëve të mbrojtura.

Dyqanet e Tiranës furnizohen kryesisht nga Shkodra, por edhe nga gjuetarë të Tiranës dhe Korçës. Çmimet për gardalinën variojnë nga 300 lekë deri 3 mijë lekë për speciet këngëtare. Por para se të ekspozohen në kafaze vitrinash, zogjtë këngëtarë mbërrijnë në dyqan me një kosto të rëndë.

Ekspertë të intervistuar nga BIRN thonë se çdo vit në Shqipëri kapen me rrjeta dhe në mënyrë të paligjshme të paktën 36 mijë shpendë të mbrojtur. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbijeton për t’u shitur për pak para në tregun lokal.

Shumica e shpendëve ngordhin gjatë kapjes apo burgosjes në kafazë të vegjël dhe në mungesë të ushqimit, para se të mbërrijnë në dyqane.

Taulant Bino, drejtues i “Albanian Ornithological Society”  i tha BIRN se edhe pse është një pasion tradicional, mbajtja e shpendëve në kafaz duhet pakësuar deri në eliminim.

“Pasioni i dikurshëm i dikujt ështe kthyer në biznesin e tjetërkujt, biznes që shkakton me mijëra viktima vetëm për një grusht shpendësh që arrijnë të shiten e të blihen,” tha Bino.

Tregtia e paligjshme

Në Shqipëri ekzistojnë ligje për të garantuar mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve. Neni 45 i ligjit për gjuetinë ndalon “gjuetinë e idividëve të faunës së egër, duke përdorur mjete dhe metoda të zënies apo vrasjes në shkallë të gjerë dhe në mënyrë selektive”.

Ndërsa neni 13 i ligjit “ për mbrojtjen e faunës së egër” ndalon vrasjen apo kapjen e qëllimshme të tyre me çdo metodë dhe mbajtjen në robëri.

Të dielën e 3 prillit, Inspektoriati i Policisë Pyjore zhvilloi një aksion kontrolli në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë-e identifikuar si një nga pikat e shitjes së paligjshme. Renato Culli, kreu i këtij Inspektoriati i tha BIRN se “punonjësit e tij nuk gjetën asnjë zog të vetëm të tregtohej në këtë zonë”.

Megjithatë, faktet flasin ndryshe. Në një hark kohor 10 vjeçar llogariten mbi 360 mijë zogj këngëtarë të shfarosur përmes kapjes me rrjeta dhe tregtisë së paligjshme.

Një studim i publikuar  në “BirdLife International” thekson se rreth 265 mijë shpendë të egër vriten apo kapen çdo vit në Shqipëri, për shkak të gjuetisë të paligjshme me rrjeta e leqe. Shqipëria listohet si një ndër 10 vendet mesdhetare, ku gjuetia dhe kapja e shpendëve këngëtarë shkakton më shumë humbje në popullatat e shpendëve.

Sot kapja dhe shitja e specieve të mbrojtura si gardalina (C. carduelis), zboraksi (S. serinus), vërduni (C. chloris), cërla dimërake (C. spinus) dhe kërpngrënësi (C. cannabina)  është kthyer në një biznes fitimprurës për numër palësh, përshirë kapësit me rrjeta, dyqanet e shitjes së kafshëve dhe shitësit ambulantë.

Në dyqanet e vëzhguara nga BIRN, thuajse të gjithë tregtarët janë në dijeni të tregtimit të paligjshëm të shpendëve, sidomos në këtë periudhë-faza e tyre e shumimit.

“Ne na i sjellin nga Shkodra. Në Tiranë ka shumë persona që i duan këta zogj t’i mbajnë për qejfin e tyre”-thotë një tregtar në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet.

Përveç zogjve që tregtohen, Bino është i shqetësuar për mijëra zogj të tjerë që shfarosen gjatë gjuetisë së pashpirt. Ndërkohë, ai mendon se numri i kapjeve mund të jetë sa dyfishi i sasisë së llogaritur, pasi në rrjeta bien edhe specie të tjera, kryesisht harabelorë.

“Ne si organizatë jemi të shqetësuar se vetëm një pjesë e vogël shkon në treg dhe përfundon e shitur. Vlerësohet se pjesa më e madhe, mbi 50% e shpendëve këngëtarë ngordh përpara se të shiten,” thotë ai.

Bino u kërkon autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar tregtinë e paligjshme të shpendëve. Renato Culli, drejtori i Inspektoriatit përgjegjës bie dakord që duhet një aksion i gjerë.

Culli i tha BIRN se shumë shpejt do të ndërmerret një aksion në shkallë vendi, ku subjektet që kryejnë këtë tregti të paligjshme do të gjobiten dhe do t’u sekuestrohet malli.

“Zogjtë që do të kapen, do të lihen të lirë në habitatin e tyre,” tha ai.

 

Artikulli origjinal i shoqeruar me fotografi.

29 Komente

qafsha gardalinen,  as une si kuptova keto emra..  dyshoj qe  cerla dimerake  mund te jete trumcaku.

I habitshem vertet interesi per te mbajtur shpend ne Shqiperi, gjithandej ka dyqane te tilla. Popull shpend-dashes.

Uee çfar goli, minuta e fundit, Liverpuli fitoi, nderkoh qe u priste Borosia e Dordmundit. 

Keta te bojne me qa. Tifozat me te mire ne bote ! Everybody, Ian Rush and all duke kendu. Skena te paharrume.  They'll never walk alone !!!

Gol me zogj?

Mungon Ciqja! dhe Kaçubiani Kembelesh!

Ne i kena pas thone Dy Kaslyc komlesh. Kishim edhe Ballgjere, Vurdull, Balli ' ... mungo Laraska thuj ...smiley

Qemolo, Valona kish njerin e quanin Saimir Kryarza. Ne lemin e muzikes sllave, kampion absolut, enciklopedi...mu si Ilia Toli ne matematike!

Ballco, nuk e kam degju. Nuk e di c'a moshe ke po me kujtoji im vella nga Italia ( edhe ai tifoz i muzikes sllave)  sot nji emer te Vlores dikur : Vasil Bifsha. Kam qesh me lot. 

Zogu dhe Djali

Një zok të bukur zuri një djalë, 
Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: 
"Nukë të vjen keq që jam i mitur, 
Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? 
Jam bir i vetëm e mëma më pret, 
E kam lënë keq brenda në folet. 
Dheu me dëborë qjith' u mbulua, 
Më s'ka mbetur dhe gjëkunt pothua! 
Vuanj i gjori dit' edhe natë 
E s'gjenj dot asnjë druthë të thatë! 
E sheh sa u prish fort i shkreti mot, 
Urie vdiqmë, më s'durojmë dot, 
Zemërsë sime i lidhe gur, 
Po mëm' e zezë q'ësht' e sëmurë? 
Kërkonj e kërkonj, e kam që dije 
Që s'munt të gjenj dot gjëzë t'i shpije. 
Ah! kjo e keqe këtu më pruri, 
E gracka jote ra e më zuri!

Më pret im mëzë, si ty jot ëmë. 
Të mos t'i vete, ç'bënetë prëmë? 
Të zesthitë na, përse na ngini? 
Në punët tënë përse s'na lini? 
Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj, 
Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj, 
Unë, që s'kam ment, {si thotë njeriu), 
Kujt i bëra keq? Ç'bëra un' i ziu? 
Le, mos më mundo, se Zoti të sheh, 
Të mirën' edhe të ligën' e njeh, 
E s'do të ligën, po do të mirën, 
Do butësinë, nuk' egërsirën, 
Të drejtënë do dhe urtësinë, 
S'do faqezinë e babëzinë, 
Mua të lirë më bëri Zoti 
përse me bën rob? Nga un, Ç'do ti?,.,. 
Fjalët' e zogut djali i dëgjoi, 
Qau edh' e puthi, pastaj e lëshoi.

I woke early one morning, 
the earth lay cool and still 
when suddenly a tiny bird 
perched on my window sill. 

He sang a song so lovely 
so carefree and so gay, 
that slowly all my troubles 
began to slip away. 

He sang of far off places 
of laughter and of fun, 
It seemed his very trilling, 
brought up the morning sun. 

I stirred beneath the covers 
crept slowly out of bed, 
and swiftly shut the window 
and crushed his fucking head.

By the way, ai joti ishte zog apo zok ...?

E kujt, e kujt eshte kjo poezi e bukur, po vrisja mendjen, se po me kujtohej nga shkolla, por nuk po me kujtohej autori, ndaj hodha vargun e pare ne google, e me doli se ishte e Naim Frasherit! Keshtu djali, kur hedh nje vjershe/ poezi, jepe dhe autorin se tregon respekt per autorin, gjuhen, vendin, veten, etj.!

Papagalli liridashes,

Nje zotni na kish nje papagall,
« Zotni me vrave, me vrave Zotni »
i kish mesuar vetem keto fjale,
Gje tjeter papagalli nuk di.

Nje dite papagalli iku nga kafazi
dhe nga te gjitha te mirat qe kish zotnia,
Po, iku, la embelsirat
Me e embel nga keto ish liria.

Iku dhe ne pyll fluturoi,
Nga gezimi nuk pa se nga shkoi
Kaloi dite te tera i dehur nga liria
Por, sa keq ! Nuk qenka e perjetshme lumturia.

Per papagallin jeta e lumtur mbaroi
Erdhi dita. Nje gjahtar nga pylli kaloi.
Gryka e tmershme e çiftes i shkelqente tek dora,
Per papagallin e shkrete erdhi ora.

Qelloi !
Shpendin e bukur per toke e rrezoi,
Tek shpendi me hap te vendosur u afrua,
Diçka njerezore degjoi. 
U befasua.

Zotni me vrave ! Me vrave Zotni.
Degjoi i çuditur ai.
Atehere me nje perkulje te thelle gjer ne toke
I tha « me falni zotni, ju morra per zog ! »

cerla dimerake dhe kerpngrenesi  smiley

Nga zogjte kengetare,kisha degjuar per zogun e Tunes smiley  Keta tjeret,eshte hera e pare qe i degjoj.

zogu tunes nuk eshte kerpngrenes, eshte k..rngrenes po jo specie ne zhdukje perkundrazi smiley

Tunen duhet ta denoncojme tek keta te BIRN-it,se goxha fort e rrah zogun smiley

s'po le gjembi te vazhdohet muhabeti!perpiqet insani te behet ambientalist e t'i dal zot zogut,por mazallah,s'te le robismiley

Kur i zinim vete kryearzat apo gardalinat si i thote Qemoli e u hiqnim krahet qe mos te perplaseshin ne kafaz. sa goma kemi djegur per te marre telin e per te bere kafazin.

 

p.s o peshkarexhe e mban mend fushen te reparti ushtarak ku viheshin carqet?

Me falni, ju shqetesoj nese ju rikujtoj t'i permbaheni temes?

Po gallofi pse nuk eshte ne liste!! Apo eshte zhdukur!?

pultij,u themi ne knej. smiley

Problemi qe ngrihet ketu nga Lindita Cela duhet ngritur nga specialiste te zanatit! Sepse keta i njohin me pwrpikmeri cili nga llojet eshte me i rrezikuari! Mirpo, fatkeqesisht keta kane vdekur, keshtu kemi thjesht nje medializem te radhes, pas te cilit mund te sulet -sic eshte bere e zakonshme sot ne kete vend- ndonje qe nuk eshte i zanatit e te "kujdeset" me page shteterore per kete problem! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).