Donald Trump kishte nevojë për një fitore të madhe në mënyrë që të rikapte ritmin dhe shteti prej nga ai vjen, Nju Jorku, i dha pikërisht atë. Me rezultatet tanimë të shpallura The Donald ka 60% të votave me rivalin e tij Cruz në vendin e tretë me vetëm 15% dhe Kasich midis tyre me 25% të votave, siç raporton CNN. Trump fitoi me rezultate të thella në të gjitha kategoritë demografike të votuesve dhe në çdo pjesë të shtetit të Nju Jorkut, përveç vendit ku ai jeton, kontesë së Nju Jorkut, e cila përfshin Manhatanin. Trump fitoi 89 nga 95 delegatët, Kasich të paktën tre, ndërsa Cruz, për të cilin Nju Jorku ishte një ditë disfate, zero. 

Deri në numëimin e fundit, Trump ka 847 delegatë, Cruz ka 553 ndërsa Kasich 148. Një kandidati republikan i duhen 1237 delegatë për ta çimentuar kandidaturën dhe duke shmangur kësisoj një konventë republikane të kontestuar në Korrik. Fitoja tjetër në Nju Jork ishte e ish sekretares së shtetit Clinton e cila mundi Bernie Sanders në vendlindjen e tij. Clinton ka 1930 delegatë, ndërsa Bernie ka 1223. Një demokrati i duhen 2383 delegatë për të shpalluri fitmin e kandidaturës presidenciale. Të martën tjetër votohet në Meriland, Konektikat, Pensilvani, Rod Ajlënd dhe Delëuer, të gjitha shtete ku Trump ka epërsi mbi rivalin, dhe ku beteja mes demokratëve do jetë e ashpër.

113 Komente

ne ç'pozite te 10-re gjenden republikanet tani... -nje kandidat i padeshiruar ua "morri" partine dhe as qe e kane idene se çdo do te ndodhi me pas..smiley

Yup smiley Une po shpresoja per Kasich, por si duket is not happening anymore 

U qe ja u "Yup"-shin ne lule te ballit juve qe vini ne forume shqiptare dhe na e shpifni me keto "is not happening anymore"... yyy sikterr

Hic mer z. Trump do filloje nje show te ri Who wants to be the President. smiley

ne ç'pozite te 10-re gjenden republikanet tani... -nje kandidat i padeshiruar ua "morri" partine 

Sikur te mos ishte Tru(m)p-i ne gare, lajmi me i bujshem tek kronikat e te padeshiruarve do ishte qe Clinton eshte kandidate me shifra rekord mosaprovimi nga populli amerikan (s'e duan dhe s'i besojne). Pervec Tru(m)p-it qe ka negativitet akoma me te larte si kafshe e vecante qe eshte, Clinton ka tregues negativiteti me te larte se cdo kandidat tjeter per president ne Amerike qe kur filluan te maten keto treguese me sondazhe, 1984.

Pra, te dy kane nivel rekord mospelqimi nga populli. Tru(m)p-i gjithashtu mospelqehet nga establishmenti i partise se vet. Clinton nderkohe eshte e preferuara e jo vetem establishmentit te partise se saj, por dhe e mega-korporatave, dhe, te dy ketyre grupeve s'i plas fare per faktin qe Cliton ka aq shume mospelqim ne popull.

Pare kesisoj dhe pertej euforise se momentit, veshtire te thuash se Clinton sjell me pak regres ne demokracine amerikane sesa Tru(m)p-i. Fakti qe dy kandidate me tregues rekord mosaprovimi nga populli mund te jene te vetmit dy njerez prej te cileve ky popull duhet te zgjedhe presidentin e ardhshem te 300+ milion banoreve eshte ne vetvete nje tregues i nje situate mjaft problematike.

Nga ana tjeter, shpresojme qe gjerat te fillojne te shkartisen gradualisht ne te ardhmen e kjo mund t'i nxise ngjarjet disi ne ate drejtim, qofte dhe si efekt anesor. Nje fare zgjimi po ndodh tek mi-votues-leti amerikan, e kjo per disa faktore, me kryesori padyshim Bernie fucking Sanders!

Demokratet NY:

Clinton : 135  delegate
Sanders : 104

Shpresa e fundit per Sanders: 7 qershori ne Kaliforni:  546 delegate

pyetje: di gje njeri nese primaret demokrate ne Kaliforni funksionojne sipas modelit proporcional apo mazhoritar (winner takes all) ?

Demokratet nuk kane me primaries te tilla (winner takes all). Prandaj dhe Bernie nuk ka me asnje shans se duhet te fitoje me 70% garat e mbetura.

ekzakt. Ne kete prizem e kisha: nese jane proporcionale, eshte kapitull definitivisht i mbyllur

Thujini Kryeministrit te Polonise shko shfry hundet tashi smiley

Apo ti mbushi? si eshte me mire ? smiley

 

"

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim të ish-europarlamentarit Hannes Sëoboda me diplomatë e profesorë në Tiranë, theksoi se po spekulohet shumë me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë deklaroi se edhe shtetas të vendeve të tjera më të zhvilluara bëjnë të njëjtën gjë.

“Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi: për një perspektivë më bindëse në Gjermani e Austri. Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqërinë europiane. Vendet më të zhvilluara janë vendet ku emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre”, tha Rama.

"theksoi se po spekulohet shumë me numrin e azilkërkuesve shqiptarë..."

Eh pra nje pjese e madhe e tyre jane nga komuniteti jevg e rom. Kete donte te thonte Rama?smiley

po jo terfil me 4 gjethe mo fiqo. Lidhu me gjembin se ajo ka bar te mire

e ka da heretiku ket pune, - mas i zezaku, radhe e ka nje grue,radhen tjeter nje pederast.

smiley

nuk e kam thene une, e ka thon i Modhismiley, un per vete i kam pire ilaçet dhe kam zene dashnore!

 

Sa me fat jeni ju te Rilindjes mer burr, mire e mo mire ju bohet.smiley 

Dmth, iku ajo shpresa qe trump te ndalohej nga GOP-i? Interesante. Me interesant akoma eshjte se si shume shqiptare ne fb qe jetojne ne amerike jane me trump. lol Fiks ajo qe them une. Duan te duken "jo-refugjate" duke dale kunder sojit te vet. smiley Kete ben te jetuarit si morr.

Ose ndoshta mbeshtesin Trumpin sepse ata punojne dhe nuk jetojne me free money sic jetojne mbeshtetesit e Barneyt

Po pra duke hyre fshehurazi ne vend, qe eshte krim. Pastaj punojne ne te zeze, qe eshte krim. Jo vetem u shmangen taksave, por u vjedhin dhe punen atyre qe duan te respektojne ligjin si rob te qyteteruar e te ndershem. E dine ne cfare niveli shkrdhtlliku dhe hajduterie bien, se sa vende pune vjedhin ne kurriz te atyre qe respektojne rregullat, e dine se c'neveri shkaktojne tek robt e ndershem, dhe qe ta fshehin bejne sikur jane kunder atij niveli. lol, tipike

Ok tani ti po flet tamam si mbeshtetesit e Trump-it, te cilet jane kundra emigranteve te paligjshem. Cfare problemi ka atehere qe ata shqiptaret e tu ne fb mbeshtesin trumpin? Apo ata jane te gjithe ne pune te zeze?

Eshte komike pra. Emigrantet e paligjshem mbeshtesin ate qe eshte kunder emigranteve te paligjshem qe te mos duken si emigrante te paligjshem sepse e dine qe kane ngjallur neveri deri me sot dhe asgje me shume. lol ka me gallate se et kene neveri per veten? Une s'kam asnje problem. Perkundrazi, dua te fitoje Trump. Lajmet nga bota do jene me itneresante, me komike, dhe amerika do shohe percarje politike e shoqerore ne gjirisn e saj. Do kete qyfyre.

shah mat i paske dhene po perdredhjen e ka bo art tjetri/a, aq mire e ka pervetsu

po dhe trump duket si jo-refugjat per vete, duke qene se vjen nga familje emigrantesh...

Kjo eshte e bukura e Amerikes pallosh, qe mund te zgjedhesh cfare te te pelqeje, nuk je i mberthyer pas Sales, Edvinit, apo Ilirit si jeni ju qe nuk keni pas shancin te ikni...

       Historikisht Shqiperise kurre nuk i ka ardhur e keqja nga te pasurit 

 

                                    Make America and Albania

                                                Great Again

Po, shume Great do ta beje Shqiperine. Trump ka deklaruar se Amerika nuk do te paguaje me ne NATO dhe qe Putinin e ka shok. Fiks ajo qe i duhet shqiperise. Zogu nderkohe, pasanik, i vodhi gjithe floririn dhe iku. I dhuroi Shen Naumin Maqedonise. Toptani nej tjeter pasanik po i dhuronte Shkodren Malit te ZI. Jo mo c'e keqe na ka gjetur neve nga keta trumpet? Asgje. lol

NEW YORK-U NË RREZIK ! NUK DËGJOI RAMËN , VOTOI DONALD TRUMP smiley

Eshte e vertete e Trumpi ka dashnore Bleonen?

Laj gojen kur te flasesh per bleonen eksportin kulturor kryesor te shqiperise.

Hi I'm bleona .in my home country ,I'm so famous if I have a flat tire I call the PM to come and fix it smiley.

Tani, Rama dhe minjte e tij te birucave, si asnjehere tjeter po shprehin nje shqetesim te madh.. jo nga opozita jo… as nga Meta .. as nga qytetaret, por nga nje fitore e mundshme e Donald Trump si president ne SHBA, i cili ka deklaruar se ‘Edi Ramen do ta shtyp si insekt’, kur ka mesuar per disa deklarata te tij dhe se kush eshte “dora e zeze” qe mbeshtet.

Puna e pare qe Trump do  beje, do  vere ne levizje te gjitha instrumentat shteterore dhe ligjore (CIA, FBI etj) per ta vene prapa hekurave spekulantin hebre George Soros per veprimtarite e paligjshme dhe kriminale qe zhvillon ai prej shume kohesh ne gjithe boten, i cili po shpenzon qindra milion dollare nga parate e tij te pista kunder Trump, para qe shkojne edhe nga Shqiperia. Askush nuk mund ta shkaterroje perandorine Sorosiane dhe tentakulat e saj pervec Donald Trump, sepse “pyka del me pyke” thote populli dhe pyka me e vendosur per ta nxjerre njehre e pergjithmone horrin e madh Sorros , dhe autamatikisht keta horrat e vegjel nga skemat e spekullimeve dhe politika shqiptare eshte Donald Trump, kjo eshte shum e lehte ta kuptosh, mjafton te vezhgosh panikun dhe tmerrin qe i ka kapluar Sorosin dhe sorosianet.

Do ta shtype Edi Ramen si insekt? Seriozisht e ka thene ai kete?

...ti prisje qe te thoshte "si pleshte" por fatkeqesisht Trumpi nuk ka pare kurre pleshta  smiley

Me shume shonce ka i Lebetitmi me shtyp Melanine si pjeshke sesa Trumpi te shtype Ramen si insekt. Po pse enderroni se si Trumpi do shtype nje burre Shqiptar e nuk enderroni per te Lebetitmin me Melanine? Favor do i boj se ky ish- grate infedele i ka pas. Po se do Shqiptari shqiptarin thuaj dhe shifni ondrra Trump versus Rama. 

Duhet te kesh me shume besim tek vetja I lebetitmi .nothing is impossible smiley

Te doli inati ty retard????

Ne moshen e z trump larg qofti eshte around the corner .ti je next in line .melania do te kete shume nevoje per mencurine tende smiley

Melanie  cope mishi eshte ndonese shume e nxehte, po ku do i gjej mendte e shkreta e ke pa sa Mend ka Trumpi, nigjoje kur flet ? Gruaja e dyte me trajnerin personal u kap ne flagrance e jo me Ainshtajnin per ate pune, por edhe ti je e Lige e sme uron te miren, jo.

Koherat do jene te veshtira por me mencurine tende e pasurine e melanise do ia dilni mbane .smiley

Me shume shonce ka Profesor Doktor Xhelal Mziu me u bo Kryebashkiak i Tiranes se Trumpi President i Amerikes. Melania eshte si shpirti dhe ka nevoje per kujdes.

po ca lesh i keni keto mo aman. Ramen si insekt e ka shtyp Basha per zgjedhjet lokale ne 2011, ai e tha dhe e beri, aty per aty, dorë për dorë.

smileysmileysmiley

 

MOS VDEKSH KURRE kapo !!!

Puna e pare qe Trump do  beje, do  vere ne levizje te gjitha instrumentat shteterore dhe ligjore (CIA, FBI etj) per ta vene prapa hekurave spekulantin hebre George Soros per veprimtarite e paligjshme dhe kriminale qe zhvillon ai prej shume kohesh ne gjithe boten, i cili po shpenzon qindra milion dollare nga parate e tij te pista kunder Trump, para qe shkojne edhe nga Shqiperia.

Te rren mendja. Trump dhe Soros jane miqe te vjeter, kane qene dhe ortake. Sorosi psh i dha Trumpit 160 million kur do ndertonte nje nga kullat e tij. Trump ka qene gjithmone pjese e elites njujorkeze, per shumicen e jetes ka votur per demokratet dhe shumica e ortakeve dhe miqeve te tij jane nga ata qe ju shpresoni, s'ka per te ndodhur. Sa te fitoj primaries ta shifni si do ndryshoje gjuha e Trump kur te filloje te beje premtime per te rinjte e Medicare etj qe ti marri votat Hilarit.Trump eshte populist, nuk eshte i djathte e as nuk i rruhet per te djathten.

Trump nuku eshte electable .ne general elections edhe nje gjys fjale e marre jashte kontekstit ben dem te  madh .trump u ka dhene kundershtareve volume me te madha nga veprat e Dulles mbushur me gafa .nese punet bitisen si kane nisur Hillary do jete presidentja jone .

Do jete gare me e veshtire sec pritet. Sa te fitoje primaries Trump do e ndryshoje gjuhen e do levizi 180 grade ne ca gjera. Nuk do permendi me murin, kryefjala do jete "change", do mundohet ta paraqesi Clinton si "the establishment", do tu vardiset te rinjeve etj. Nuk eshte konservator dhe nuk ju detyrohet asgje Republikaneve prandaj mund te marri cdo pozicioni te doje. Ka per te qene e ngushte them. Sidomos po te marrim parasysh qe Klintoni eshte aq antipatike dhe thote vete jo pak budallalleqe.

Clinton mund te fitoje por do ta kete shume te veshtire garen.
Perballe nuk ka nje Republikan tipik me bibel ne dore,por nje Republikan te moderuar te New Yourkut si tip Rudi Giuliani.
Nese Trump do te marre si VP Kacich,Ohajo kalon ne anen e republikaneve dhe Clinton pervec basioneve demokrate nuk mund te marre me shume.

Ne fakt Trump e ndryshoi gjuhen qe mbreme.

 

uaa... c'u beka ketu smiley

Trump 90 delagate Kasich 5 delegate ne zgjedhjet e republikaneve ne NY.

Vete Trump nuk po u beson syve se ai kishte parashikuar te merrte 80 delegate.

Donald Trump fiton ne shtetin e Nju Jorkut me gati 60-70% te votave.Ne disa zona Trump fitoi 80-85% te votave.
Fitorja e tij u shpall ne kohe rekord: Vetem 60 sekonda pasi u mbyllen votimit!!!
Turp per njujorkezet qe nuk degjuan keshillat e Edi Rames,Liderit Boteror te Madh dhe te Pagabueshem nga Shqiperia!smiley

Nejse me fitoren e djeshme,Trump nxorri jashte loje edhe mathematikisht Cruz.

Javes tjeter jane zgjedhjet ne 5 shtete Pensilvani,Konetiket,Rod Irland,Meriland dhe Deliuer.
Ne te gjitha keto shtete Trump kryeson bindshem dhe ne Pensilvani,Meriland dhe Deliuer jane shtete ku "fituesi i merr te gjithe delegatet".

Pra Trump javes tjeter i afrohet 1000 delegateve.

Kur ne rradhe jane Kalifornia dhe Nju Xhersi qe kane 172 dhe 51 delegate secila dhe jane shtete qe  "fituesi i merr te gjithe delegatet".Edhe ketu Trump kryeson bindshem.

Pra personalisht nuk shikoj ndonje pengese qe Trump te arrije numurin 1237 delegate...

Keq per amerikanet qe nuk po degjojne Edi Ramen, Liderin Global te Pagabueshem nga Shqiperia. smiley

P.S I love Tiffany Trump. Si kukull ishte bere dje smiley

Kalifornia nuk eshte "winner takes all" por "winner takes most" dmth per cdo distrikt qe fiton merr 3 delegate keshtu qe s'ma merr mendja se do i marri te gjithe.

+/- 50 do veje ajo pune dmth me te vertete ngushte. Sdq nuk besoj se Republikanet kane per ti dale kunder edhe po nuk i pati, e kane thjeshte per alibi. Nje contested convention do i rrenonte po ashtu dhe nje fitore e Trump si POTUS. Kam pershtypjen se do kufizohen ne mbeshtetje anemike (jo se Trump ju a ka nevojen) me shpresen se do humbi qe te thone "S'ka asnje lidhje me ne".

Nese Trump fiton ste pese shtetet javes tjeter,morali ne kampin e Curz do te bjere ne minimum dhe zor se do te vazhdoje garen.

Xhanem qe sot ne kampin e tij ka rene morali.

shume flm shqiptareve te ny, per elegancen ne te dhime qi i botë S1KQ-së.

z.Trump na e di hallin qi sna u ndanë te lajthitmit. Rregjimet e Korese se Veriut dhe fatkeqsisht Shqipnise kan qene ato mo vokalet kunder z.-së së Tij.

z.Trump viziten e pare si President do ta beje pikerisht ne Shqiperi.

dhe populli shqiptar do e presi me entuziazmin me te madh te pare ndonjehere, me te entuziasmuar edhe se vizita e Bejkerit.

5 kokrra komunista qe kane ngel ne shqipni dhe qe jane aktualisht ne qeveri nuk mund ta zhbejne apo ta zbehin dashurine e popullit shqiptar per ameriken dhe lideret e saj. gjithmone do deshtojne ne qellimet e tyre ogurzeze.

e keni mar me qef trumpin , po do dilni me buze te kuqe smiley

iFiqo thuhet qe Rilindja po te bo oferta te ronda per te heq dore prej z. Trumpit. Ca do mer thon, is Hotel Dajti enough? smiley

Taking risks gives me energy, but not Trump risky presidency

excruciating   smiley
 

Ndeshja do bohet interesante, dhe siç e kam thon, finale kemi Trump dhe Klinton, dhe kam pershtypjen se do kemi nje presidente femer ne USA smiley per here te pare ne historine amerikane. 

Trampi ka per ta felliqur kete vend! Ka lezet Bujar Nishani smiley

Trumpi i dha verdiktin per Presidente Hillarit, as me shume as me pak.

Lere lere po ata qe kane shprehur dashurine per Obamen pisk do ta kene. Apo s'ka lista te sakta z. Trump. smiley

Obama rrezaton dashuri nga mos ta duash!  Mezi pres te dali presidente nje femer! Thank you Trump! smiley

Epo dashuria dhe paguhet. Po fitoi Trumpi ... pyet iFiqon cfare do t'u beje te dashuruarve me Obamen.smiley 

Po nuk fitoi Trampi une kam per te bere bamiresi. smiley

Bamiresine duhet ta besh perpara qe te punoje. smiley

Edhe kjo mbrapa e beri bamiresine.

Ajo s'eshte bamiresi, thjesht "karrota." Ka te drejt qeveria qe do me vu londen e fese. 

E prishem fare temen.Thua nuk u beri bamiresi meshkujve? Ti mos banon ne Utah? smiley

Po ti c'ke me bamiresine e tjetres. Ti do besh ndonje apo do lesh Trumpin te behet president. Ta pakten ta dime kush e pat fajin (vec iFiqos). smiley

Ka qam i skec i Fierit debat mes dy fshesaxhijve per zgjedhjet ne amerike - me the bythzi ti mua,s'te thashe gje,po ti t'me shashe Al Gorin? E di c'te punoj,apo jo

Si rregull,pushteti shkon nga te shkoje Edi Rama.

Si rregull,pushteti shkon nga te shkoje Edi Rama.

 

well, jo per Klodeta Dibren, qe e kemi pas edhe shoqe basketbolliste..smiley

Behet fjale per nivelet e eperme mo belul, mos na ngatarro me ceshtje inferiore. smiley

Demokratet te lene nje shije te keqe ne goje,citohet te kishte thene Lewinsky smiley

Trump fiton dhe ketu perfundon çeshtja.Po prit pak,tha poeti,halâ s'keni pâ asnji gjâ.Trump e terheq kemben zvarre dhe Marine Le Pen pushton Francen.Ketu perfundon dhe koha e parazitit,komunistit dhe fukarase.

Shqiptari myslimon qe mbeshtet Trumpin! smiley

E paski besu qeverrejne athere kur thojke pinji qumshtin se Qernobili s'vjen deri tek ne! smiley

Gara mes Trump dhe Clinton do te jete shume me e veshtire se sa mendohet per kandidaten Clinton.

Kjo se perballe do te kete jo nje republikan tipik me bibel ne dore,por nje republikan nga verilindja e SHBA-ve sic eshte Rudi Xhuliani apo Skot Brown.Nje njeri qe ka kaluar gjithe jeten para kamerave,keshtu qe nuk kane cfare ti nxjerrin.Nje njeri qe ka qene klient i rregullt i diskos se famshme, Studio 54 dhe qe ka nje yll ne Hollywood Hall of Fame.

Trump do te mobilizoje tere baterite kunder establishment-eve dhe ne fakt qe dje ka ndryshuar gjuhen.
Nese merr Kasich per VP,Ohijo ju kalon republikaneve.

Do te godase Clinton tek lobistet dhe tek fakti qe si Sekratare Shteti ka qene shume e dobet.

Une parashikoj nje fitore shume te veshtire te Clinton-it ne Nentor.

Se harrova dhe ket te fundit: 

Nji i Shqipnise qe nuk e do Hillaryn edhe po e pranoj, se ne na i ka shkerdhy trute komunizmi. 

Por nji i Kosoves, qe nuk voton Hillaryn, e ka hak nji ashtu mu ne gryket! 

I kam verdalle debilat, qe dune me e bo Ameriken "great again". smiley

Me ato kaptinat e sheshta nga mrapa nga djepi i drunit, dune keta qe e kane Kuranin sa nji sixhade ne kry te dhomes, me e bo Ameriken "great again". 

 

Vota e shqiptareve ska pike rendesie se Illonois,New York dhe Massachusetts,ku shqiptaret jane me shumice, jane bastione te demokrateve.

Por nji i Kosoves, qe nuk voton Hillaryn, e ka hak nji ashtu mu ne gryket!

smiley

 

Mos shko gjer ke vota mrroklle. Edhe nje kimetli prej Kosove qe kemi ne peshk, sapo ka shkrujt me lart :

Trump fiton dhe ketu perfundon çeshtja.Po prit pak,tha poeti,halâ s'keni pâ asnji gjâ.Trump e terheq kemben zvarre dhe Marine Le Pen pushton Francen.Ketu perfundon dhe koha e parazitit,komunistit dhe fukarase.

 

smiley

 

Mendime te thella dhe shume te serta.Nga ato te tipit Ronaldo apo Mesi qe zhvillohen ne bastore,e qe perfundojne me gryka te pushkes.Kur tere kesaj i shtohet recensioni i ketij kritikut te filmave hajgare,atehere fjala e shkruar arrine majat e intelektit.

Une e kuptoj shpirtin e komunistit.E kuptoj edhe entusiazmin ndaj nje ambasadori me çehre vietnamezi qe emeron bujkun per intelektual,kriminelin per minister dhe narkomanin per kryeminister(çdo ngjajshmeri eshte e rastesishme).Por une nuk kuptoj ata njerez qe fusin religjionin ne debat,ndonese jane rritur me draperin si Bibel dhe çekanin si Kuran.Fundja,Kurani ne krye te dhomes, apo Bibla mbi tezgjah,hiç s'ka lidhje.Zdrala mbetet e njejte.

jakove te lutna shume mos permend llafin "çekan" se jemi paranoikë e na duket sikur e ke me ne.

Noshta per ty qe je msu n'Jugosllavi me t'kerku llogari cdo shkije qe shkonte shtegut a e di permenc "Srbe Sve i Svi" a ca quhet ajo poezia e Vukit, ky muhabet t'duket si puna e Mesit me Ronaldon, po mu qe s'm'ka kerku llogari njeri kurre ne baze fetare a etnike, e s'kam pas nevoje kurre me i kallxu ndonji entiteti kartelen e besnikerise, me duket e pabesueshme qe nje scheister si Trump t'a coje nder mend qe t'i thote fmise tem-le e rrit ketu ne Amerike me prinder myslimone, packa se ateiste: ti do rrishe ca kohe jashte Amerike deri sa t'a "figure out" cer malli je ti, yt ate e jot ome! 

Po noshta ti nuk e kupton ket shqetsimin tim, ose t'duket muhabet i egzagjerume. S'ke dhe shume faj ne fakt! 

 

Ose je mysliman ose ateist. Te dyja nuk i ben dot. 

po e ke Selam beje Sellman e je ne rregull!

Po t'a maj Selmon, a t'ngelet hatri? 

Ku e gjeni mer njerez ket kurajon, me bo ironi dhe humor t'holle me rob qe as i njifni as ju jon' drejtu noi here n'muhabet, as po ju folin as po ju ngacmojne? 

Mosha e re, dro' 

ambasadori me çehre vietnamezi

Qarte. Dhe pas ketij konstatimi, nje kosovar voton per Trumpin dhe Le Penin.

aferim!

Problemi i Clintoneshes eshte qe ka shume skelete ne dollap. Kurse Trumpi i ka bere te gjitha skandalet e mundeshme, s'ka ca i del mo. 

Osht interesont fakti qe t'gjathtet e peshkut kane fillu me e menu gjith e mo t'munçme fitoren perfunimtare t'Trapit
smiley

 

A bon entendeur, salut !

Meqe po gju me sacme sic e keni zakonin ju te revolucjas hajt se po te pergjigjem une. 

Degjo re filmaxhi. Te kam thone mos u naterro me politike se ashtu osht nje pune. Si ta shpjegoj un ty, kshu popullorsh. He, besoj e di diferencen midis muvave dhe dokumentareve. Dmth osht nji gjo deshira e robve e tjeter parashikimi apo hudhja e zarave. Nuk besoj se ka rob me grenxat ne koshere qe do Trumpin. (Edhe iFiqo nga inoti i Rilindjes e kasmiley). Po per shqiptaret do ishte akoma me keq, terheqje e amerikes etj. Bile dhe parashikimet e shumta jane kundra Trumpit (ndaj Clinton). Problemi eshte qe Trumpi eshte thjesht salesman e showman, prandaj eshte i paparashikueshem, premton cfare robt dune te degjojne, ngaterron me mjeshteri te verteta me rrena etj. Nga ana tjeter demokratet bene nje gafe kolosale me Clintoneshen ne shume drejtime. Se pari robt kane alergji dinastine: burri (me harem), kjo senatore etj. Kjo thjesht ka ambicjen e kapricion. Nga ana tjeter ka shume histori (emailat, Bengazi etj.) dhe Trumpi e ka fillu qe tashi sulmin. Kapish? Dokumentar jo muvi.smiley   

Per zotin qe nuk e kisha me ty smiley (fakti qe jam dakort nga A në ZH me sa ke shkrujt me lart, e konfirmon kete: vetë kam qene nga te paret ketu qe kom kembengul tek fakti qe Clinton e ka thjesht pune kapriçoje dhe egoje kete 'pune' ).
Por kjo nuk anullo ate qe kom shkrujt me lart.

 

ps: perkundrazi, une mendoj se nje duel i Clintoneshes me Trapin (edhe pse dyshoj qe ka per ti kap 1237 delegatet pra do kete kandidat republikan te negocium), perfundon me nje fitore historike te bjondes (per arsyen e thjeshte se, votuesi, pra qenia njerezore qe voton -dmth 1 amerikan ne 3 ne rastin konkret- eshte kryesisht nje qenie elektoralisht e disiplinuar. Qe do te thote : ne momentin e fundit kur hedh voten, ve arsyen (dhe jo emocionin) ne pune (raisonnabilité de l'isoloir - do thosh frengu - reasonableness of polling booth).

Dokumentarin usta. Gjerat ndryshojne shume shpejt ne zgjedhjet amerikone. Ka kandidate qe kane ik per lesh per nje ngerdheshje. Edhe Clintonesha (dmth stafi i saj) ashtu thonin para pak kohe, o Zot na bjer Trumpin ta bojm helaq. Nashi ka ndryshuar toni, o Zot na bjer Cruz (ky ne fakt eshte me antipatiku nga te gjithe), se Trampin e kemi frike. Nderkohe Trumpi tallte kandarin dje, nuk e ngacmoj na burri thoshte, po u soll mire.smiley  

...Dmth Beqiri qinkish finok e Kadriu na qenkish leshko?

+1

Nuk besoj se ka rob me grenxat ne koshere qe do Trumpin.

Mos ji aq i sigurte. Ka dhe piejcdi qe mbeshtesin me force Trump.

Jo vallai, Fiqo eshte prej verteti. Fiqo nuk ka kshu kompleksesh. Te marten fshin duret ne perpajse dhe shkon e voton per z.Trump me doren e djathte dhe me bismila' biles.

 

Mire mire po ke menu ku do e gjesh lafshen me qep, se z. Trump ka thone do i kontrolloj nji per nji me doren e vet. smiley Ca grejti do i boj Amerikes ky mer. Vete thu qe osht si shpirt. Papunesia posht 5%, kush do me ec ecen.  Kompanine e teknologjise, qe majn gjalle Ameriken, cajne detet. Ca m... do rregulloje ky. Na griu Kina thote. Si mer te griu, bote njoni hesapin per nje aroplan cinezet e pagushin me miljona kpuce. Trumpi thote t'i kthehena kpucve, se ai do na msoje si te fluturojme. Per gallate mo, na knoqi, i qiti ne pension gjithe kta humoristat.  

ku ta fillojm .. Rusija te mori Ukrainen, e xanun tha, e ca te tjera. Po te ve patllaken te koka rusi.

po e lej ktu se na nigjojn edkomunistat per te tjerat smiley

 

masnej ça problemi keni jue nese e bojm ameriken great again and again and again ?

Po leje mer Rusine se pjesen e vet morri. E ca do vritesh ti a robt e tu per Ukrahinen? Apo Trumpi? 

Aty pra me rri si do ta boj Ameriken ky ose ca do t'i boj. Se me perserit great pa pushim e bo ne papagalli. Amerika per te met Amerike duhet te jete i pari i teknologjise, dmth te mledhi menjet mo te mira n'bote (se ashtu i ka shkartis perenia githanej) do dhe tregjet e hapme kanat m'kanat ta blejne te gjithe iphone 17ten sa t'i doje trapi molles e te blej damote te lira Meksike, se s'do leme dashnoret me vadit damotet.  

Lexoje Tirona, se kjo i jep ngjyra realitetit, jo shifrat e masazhuara te Fed-it per papunsine. Keta jane votuesit e Trump-it dhe numri i tyre rritet nga dita ne dite.

Po dhe keto Fed-i jane, apo Fedi i mire e ai tjetri eshte i keqi. Ca do boj Konkretisht Trumpi, ate thuj po e dite ti apo votusit e tij. Se per llafe te thashin piten kamunistet iqin here mo bukur. 

Jo keta nuk jane Fed-i, keto jane vete njerezit qe flasin. Dmth ai 5% i papunsise eshte vetem propagande.

Se cfare do beje Trump-i apo Bernie nuk i dihet ne fakt, e para se presidenti nuk ka dhe aq fuqi ne Amerike, dhe e dyta se rrethanat ndryshojne kur njerezit marrin detyren - dmth asnje president nuk ka bere ato qe ka thene apo menduar se do bente. E vetmja gje e sigurte qe ka per te bere Trump-i, eshte nje shkundje e qeverisjes. Kete shikojne dhe mbeshtetesit e tij te cilet jane gati ta marrin riskun vetem te provojne dicka te re. Nuk ma do mendja qe ka per te fituar Trump-i, po ne zgjedhjet e tjera kane per te dale figura me radikale, sidomos nga e majta.

 

 

E pra Fed-i po diskretiton vehten, se ai i ka pyt. Si qeka propagande 5%. I ke mat t'i e te ka dale 5.5 asi? Tjeter pune qe shumica e ketyre punve s'te majn as me buke thate. 

Ti thu s'e di ca do boj njoni e tjetri, aq me pak qe s'ka shume ne dore. Atehere per ca po flasim? per lepra? Robt per gjone e re rrezikojne shume mo teper per ate pune. Po shpesh dhe pagujne shume. 

Obobobobobobo. 

Fleterrufe per NY nga Peshku nuk prisja. Karafilat ne Shqiperi, te kryesuar nga I Modhi, kane fillu me mbajt shume ere. 

Të martën tjetër votohet në Meriland, Konektikat, Pensilvani, Rod Ajlënd dhe Delëuer, të gjitha shtete ku Trump ka epërsi mbi rivalin, dhe ku beteja mes demokratëve do jetë e ashpër.

Si duket nuk paska shqiptare aty , me fat Trumpi ! smiley

Prit prit sa do t'i dalin kesaj. Po mire t'i behet kur e kru me gjethe fiku, te lej nom ne pleqni. 

Edhe nese Trump arrin 1100 delegate, qe ka per ti arritur fare kollaj,do te jete shume veshtire qe Partia te emeroje nje njeri tjeter,pasi nuk mund te injorosh me nje te rene te lapsit 45% te elektoratit.

Ka per tu arritur nje marreveshje ku Trump do te jete kandidati per president dhe zevendespresidentin do tja caktoje kryesia e partise.

Kishte heq dore nga Rama , po fitova kishte thone do te " shtyp " Taulant Ballen .

Kjo tema do te kishte qene yll po te ishte shoqeruar me deklaratat e Boratit tone kunder z.Trump. 

S'paske kuptu asigjo nga filmi : tek "Borati" ne shenjester eshte Amerika.

Qe i bie: ne ratsin ne fjale, Borati i vertete eshte Trumpi

“Në emër të mijëra shqiptarëve i kërkojmë ndjesë Amerikës për ndërhyrjen brutale të kryeinistrit shqiptar në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përball një krye-trapi shqiptar dhe Tumpit amerikan ne zgjedhim Trumpin e New Yorkut sepse ai as nuk e vjedh Shqipërinë, as nuk shpërdoron pushtetin e votuesve shqiptar, as nuk abuzon me pasurinë kombëtare. Ne vlersojmë garuen e mrekullueshme elektorale të Klinton e Trump e cila përfundon me respektimin e votës së lirë amerikane pavarësisht fituesit. Ndërsa në Shqipëri populli voton dhe Trapi shqiptar numëron. Shqiptarët po arratisen çdo ditë nga shqipëria nga Trapi shqiptar dhe jo nga Trampi amerikan sepse kjo qeverisje ka dueshtuar në çdo mashtrim dhe premtim”, shtoi Spahiu duke renditur 10 premtimet e pambajtura te qeverise “rilindase”.

Conservative-leaning Democrats in Pennsylvania are flocking to the Republican Party in droves, and it's helping Donald Trump big-time.

More than 60,000 Democrats from the state have turned to the Republican Party, and many have registered to vote for Trump in Tuesday's upcoming primary.

The left to right shift completely dwarfs the GOP to Democratic shift. Only 29,000 Republicans have changed sides. President Barack Obama won the state both in 2008 and 2012.

Pennsylvania's 71 GOP delegates make it the crown jewel of states among Tuesday's five primaries, and polls are predicting it'll be a big win for Trump — some polls show Trump with about 50 percent of the vote.

17 sekonda iu deshen me shpall Fitusin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).