Në arkivat sekrete ruse 1946-1961 deklasifkuar vitet e fundit gjendet edhe kjo letër e Enver Hoxhës që mban datën 2 shtator 1949. Letra botohet sot nga DITA. Ajo i drejtohet Stalinit dhe aty Hoxha shkruan mbi nje “premtim të pambajtur të Titos”. Tito i kishte premtuar Hoxhes se “Kosova është e Shqipërisë pas luftës”.

“Më premtoi qe do na rikthehet, por tashmë e mohon me pretekstin se një veprim i tillë hap probleme. Politika aktuale e Titos për Kosovën dhe Metohinë vazhdon të bëhet më diskriminuese. Tito nuk i lejon që krahas flamurit jugosllav, ata të mbajnë dhe flamurin shqiptar. Kërkojmë që Ju të ndërhyni – shkruan Hoxha.

 

Më poshtë, letra e plotë:

 

Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Republikën Jugosllave, përbëjnë një minoritet të konsiderueshëm. Ky minoritet shqiptar jeton ngjitur kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë. Kongresi i Berlinit dhe

traktati i Versaille-s kanë shkelur padrejtësisht interesat e Shqipërisë dhe të minoritetit shqiptar në Kosovë.

Sipas statistikave të vjetra të paraluftës, (statistika të falsifikuara nga regjimet e kralëve të Serbisë, me qëllim që të provonin se ky minoritet shqiptar ish i vogël), figurojnë afro 700 000 shqiptarë. Në të gjithë Jugosllavinë: Kosovë, Metohi, Maqedoni e Mal të Zi, numri i shqiptarëve mund të arrijë një milion veta në mos më shumë. Në këto statistika, një pjesë tjetër të shqiptarëve, regjimet e atëhershme, janë përpjekur ta masakrojnë duke e quajtur myslimane ose turke.

Shqiptarët e Kosovës, Metohisë, etj., e kanë konsideruar kurdoherë dhe vazhdojnë ta konsiderojnë si një padrejtësi të madhe që ju është bërë atyre duke i shkëputur nga Shqipëria, Atdheu i tyre. Ata nuk e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe nuk pranojnë të rrinë nën Jugosllavinë dhe nën çdo regjim ekzistues në Jugosllavi. Ky është realiteti. Ata kanë për të vetmin ideal, bashkimin me Shqipërinë.

Gjatë kohës së luftës, fashizmi dhe reaksioni shqiptar u mbështetën në këtë realitet. Këta e ngritën çështjen e Kosovës dhe e “bashkuan” Kosovën e Metohinë me Shqipërinë nën parrullën “Shqipëria e Madhe”. Me këtë taktikë fashizmi bëri një punë demagogjike të madhe që pati si rezultat neutralizimin e shqiptarëve të Kosovës, i pengoi këta të hidheshin në luftën kundra fashizmit duke u lënë iluzionin se ëndrra e tyre u realizua d.m.th. “bashkimi me Shqipërinë, pra nuk kish sepse të luftonin kundra fashizmit”.

Nën këtë iluzion, se fashizmi “çliroi” shqiptarët e Kosovës nga robëria jugosllave dhe i “bashkoi” me Shqipërinë, Kosova u bë një rezervë e fashizmit dhe e reaksionit. Lufta Nacionalçlirimtare atje nuk u zhvillua. Kjo nga një anë. Nga ana tjetër ne mendojmë se Partia Komuniste Jugosllave që në atë kohë, në vjetët 1941, 1942 e vazhdimisht ka pasur një vijë politike të gabuar për sa i përket çështjes nacionale dhe kjo ka qenë një vijë nacionaliste e maskuar që në atë kohë. Partia Komuniste Jugosllave duhej t’i kishte vënë një rëndësi të veçantë gjatë luftës çështjes së Kosovës dhe Metohisë, pse ishte një minoritet i konsiderueshëm dhe ngjitur kufirit shqiptar. Ish një problem i rëndësishëm që i duhej gjetur një zgjidhje e drejtë marksiste-leniniste-staliniane në mënyrë që populli shqiptar i Kosovës të mos bëhesh rezervë e reaksionit. Që në kohën e luftës, Partia Komuniste Jugosllave duhej t’u çilte perspektiva të drejta shqiptarëve të Kosovës, perspektiva që do t’i mobilizonin këta në luftë kundra fashizmit.

Çështja kryesore qëndronte që shqiptarët e Kosovës duhej të ishin të sigurtë që duke luftuar fashizmin përkrah popujve të Jugosllavisë do të ishin të lirë të vetëvendosnin për bashkimin me Shqipërinë, ose për Bashkimin  me Jugosllavinë, ose për të qëndruar autonom. Këto dy variantet e fundit ne mendojmë se do të ekskludoheshin pse shqiptarët e Kosovës nuk do të luftonin dhe nuk do të vetëvendosnin përveç se për variantin e parë. Këtë sigurisht e ka pas të qartë Partia Komuniste Jugosllave, por kjo gjë nuk ju leverdiste dhe prandaj ajo ka qenë e errët në deklaratat e saj principiale. Kjo bëri që populli i Kosovës nuk u mobilizua në luftë, pse nuk mund të kishte besim në drejtësinë e “Jugosllavisë” qoftë kjo e përfaqësuar nga Partia Komuniste Jugosllave. Kosovarët nuk e shihnin këtë drejtësi nga Partia Komuniste Jugosllave dhe niveli i ulët i tyre politik prapambetja e masave, demagogjia e fashizmit, krijimi i “Shqipërisë së madhe” bëri që shqiptarët e Kosovës të mos luftonin kundra fashizmit, bile të luftonin kundra luftës Nacionalçlirimtare në Jugosllavi.

Shqiptarët e Kosovës, pas masakrave të mëdha të serbo-mëdhenjve dhe në një gjendje politike të unjët, nuk mund të kishin besim tek “jugosllavët” cilët do qofshin këta. Partia Komuniste Jugosllave e neglizhoi këtë moment dhe kjo nuk ishte e rastit. Organizimi i luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë nën drejtimin e Partisë Komuniste Jugosllave u bë në këtë frymë nacionaliste: Partia Komuniste jugosllave nuk krijoi asnjë komitet nacional të veçantë për Kosovë e Metohi ku udhëheqja të ishte kryesisht shqiptare dhe të organizonte Partinë dhe luftën dhe të specifikohesh çështja e shqiptarëve të Kosovës e Metohisë. Këtë jo vetëm që nuk e ka bërë, por Partija Komuniste Jugosllave, është përpjekur që të mos e ngrërë në asnjë mënyrë çështjen e Kosovës, të mos ngrërë masat shqiptare të Kosovës në frymë patriotike, të mos i lejonte këta që krahas me flamurin jugosllav, të mbanin dhe flamurin shqiptar, (shenjë e madhe simbolike për këta që do të bëhej një mjet mobilizues i tyre). Por Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave i ka shtypur këto aspirata të popullit të Kosovës, i ka luftuar, i ka dënuar kur ne i kemi çfaqur dhe propozuar.

Pikëpamjet tona kanë qenë se nuk mund të ngrinin çështjen e Kosovës për bashkimin e saj me Shqipërinë gjatë kohës së luftës, por shqiptarët e Kosovës duhej të luftonin kundra fashizmit në kuadrin e Jugosllavisë dhe mbas fitores kjo çështje do të zgjidhej nga të dy partitë komuniste motra dhe nga regjimet demokratike popullore që do të vendose-shin në Shqipëri dhe në Jugosllavi. Për mobilizimin më të mirë të shqiptarëve të Kosovës në këtë platformë ne i kemi çfaqur mendimin Vukmanoviç Tempo-s (ahere përfaqësues i KC të PKJ për organizimin e luftës në Maqedoni), se duhej të mendohej nga ana e tyre çështja e pjesëmarrjes në numër të madh të elementëve shqiptarë në pushtet, çështja e flamurit, si dhe bashkëpunimi shumë i ngushtë i këtyre çetave shqiptare të Kosovës në luftën Nacionalçlirimtare të vendit tonë, duke qenë këto çeta kosovare kurdoherë të lidhura dhe të drejtuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë N. Ç. jugosllave. Kemi kërkuar gjithashtu zyrtarisht që një njësit partizan shqiptar të kalonte në territorin e Kosovës, për të mobilizuar popullin shqiptar atje në luftë të armatosur kundra fashizmit. Theksojmë se në këtë moment s’ka pas asnjë organizim të Partisë dhe të luftës në Kosovë dhe Metohi. Milutin Milutinoviç, anëtar i Komitetit Central të PKJ, i cili në atë kohë organizonte luftën në Mal të Zi, i është përgjigjur kërkesën sonë kështu “s’është nevojë të dërgoni ju njerëzit tuaj në Kosovë, ne do të dërgojmë një divizion i cili do të rregullojë punët në Kosovë”. U vërtetua më vonë se divizioni i dërguar prej jugosllavëve në Kosovë e Metohi ishte një divizion punitiv që mbolli terror. Për këto opinione të çfaqura nga Miladin Popoviçi dhe meje, Titua në një letër që i drejtonte Miladin Popoviçit e akuzonte këtë për devijim nacionalist dhe e godiste rëndë. Pra shqiptarët e Kosovës nuk e kanë pranuar në asnjë moment zgjidhjen që i kish dhënë PKJ si në kohën e luftës ashtu edhe në këtë të pasluftës. Krijimi i krahinës autonome të Kosovës e Metohisë që nuk është tjetër përveç se një demagogji nuk ka bindur asnjë shqiptar të Kosovës dhe idealet e tyre s’po realizoheshin d.m.th. dëshira e bashkimit të tyre me Shqipërinë.

Pas persekutimeve dhe masakrave të kohës së kral Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës njohën dhe masakrat e momenteve të para të çlirimit të Jugosllavisë. Këto masakra u bënë prej njësiteve të Ushtrisë N.Ç. të Jugosllavisë. Dhe në këtë rast se u krijua një farë besimi karshi Partisë Komuniste Jugosllave gjatë luftës, me këto reprezalje të pajustifikueshme por që tregojnë pikëpamje shoviniste të udhëheqjes së P.K.J. që në atë kohë, populli shqiptar i Kosovës humbi çdo besim. Për ta serbo-mëdhenjtë dhe udhëheqja e P.K.J. ishin njësoj. Kundra këtyre reprezaljeve shqiptarët e Kosovës reaguan dhe daullen në mal. P.K.J. i shtypi në gjak duke i cilësuar si kryengritje të reaksionit. Në asnjë moment P.K.J. nuk e studjoi situatën specifike të Kosovës e Metohisë, por veproi brutalisht dhe Kosova e metohia do të bëhesh një qendër lufte në gjirin e R.P.J. të porsa lindur në rast se vajtja e reparteve të Ushtris Partizane Shqiptare në Kosovë nuk do të bëhesh. Vajtja e Ushtris Shqiptare në Kosovë i qetësoi punët, i ftohu gjakrat, krijoi besimin në shqiptarët e Kosovës se çështjet do të rregulloheshin dhe u krijua bindja se ushtria tonë do t’i mbronte kosovarët sikundër që i mbrojti. Repartet tona penguan persekutimet e shqiptarëve të Kosovës nga ana e jugosllavëve.

Pra P.K.J, ish që nga fillimi dhe gjer në çlirimin dhe pas në pozita shoviniste-nacionaliste karshi Kosovës e Metohisë.

Nën Pushtetin Popullor të Jugosllavisë çështja e Kosovës dhe Metohisë përsëri nuk pati një zgjidhje të drejtë. Zgjidhja vazhdonte në rrugën nacionaliste. Për demagogji u hapën disa shkolla shqiptare. Në Pushtet u zgjodhën disa shqiptarë, por këto masa as gënjyen dhe as kënaqën njeri në Kosovë e Metohi. Të drejtat demokratike dhe nacionale të minoritetit shqiptar të Kosovës merreshin nëpër këmbë. Asnjë lidhje me Shqipërinë, bile P.K.J. i pengonte me insistim dhe me mjeshtëri.

Ne kemi menduar se çështjen e Kosovës nuk mundej ta vinim në diskutim gjatë Luftës N.Ç. dhe se vija e Partisë sonë sikundër që e përcaktuam më lart ish e drejtë. Jugosllavja në Luftën N.Ç. ishte aleatja e popullit tonë dhe nuk mundet të binim në pozitat e reaksionit shqiptar Partia e jonë ka mbajtur qëndrim për Kosovën dhe ka dalë me sukses kundër demagogjisë fashiste, ka shpallur deklarata të përbashkëta me PKJ. shqiptarëve të Kosovës, ku i thërriste këta në luftë kundra armikut të përbashkët.

Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë përsëri ne kemi menduar se nuk mundej ta shtronim çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, pse ishim përpara detyrave të forcimit e konsolidimit të pushteteve tona demokratike popullore. Ne kemi menduar se tek Jugosllavia Demokratike Popullore dhe tek Partia Komuniste e Jugosllavisë kishim një aleate besnike dhe të fortë dhe në interesin e Kampit të Socializmit dhe veçanërisht në interesin e Shqipërisë, duhej të evitonim situata të vështira që mund të krijoheshin në Jugosllavi me qenë se dhe atje ishte duke u mëkëmbur e duke u forcuar regjimi demokratik popullor. Por rektifikimi i kufijve tona në drejtimin e bashkimit të Kosovës e Metohisë me Shqipërinë në çdo moment është forcimi i Republikës Popullore të Shqipërisë. Nga ana tjetër në kohët e para të çlirimit Demokracia Popullore e Shqipërisë së vogël, ishte një shenjë më e lehtë për goditje nga ana e imperializmit dhe në rast sulmi të Shqipërisë nga imperializmi formonte një humbje më të madhe për çështjen e përbashkët. Kosova ishte më pak në rrezik duke qëndruar në kohët e para e bashkuar me Jugosllavinë. Por situatat u zhvilluan, pozitat e Republikës Popullore të Jugosllavisë u forcuan në lëmin ndërkombëtar dhe të brendshëm. U nënshkruan traktatet në mes të BRSS dhe Jugosllavisë e Demokracive të tjera Popullore. Pozitat ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ato të brendshmet gjithashtu u forcuan dhe nënshkrimi i traktatit në mes Jugosllavisë e Shqipërisë ish një konsolidim i shëndoshë i pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë dhe e mbronte këtë nga kërcënimet eventuale të imperializmit.

Kështu që në kohën e nënshkrimit të traktatit me Jugosllavinë ne kemi menduar se ish momenti që çështja e Kosovës e Metohisë duhej të shtrohej dhe në këtë moment kjo çështje ju shtrua prej meje Titos. Titua m’u përgjigj: “se Kosova është shqiptare dhe kjo duhet të bashkohet me Shqipërinë; ne me gjithë shpirt e dëshirojmë këtë, por nuk mundet ta bëjmë dot tani se reaksioni serbo-madh është akoma i fortë dhe një akt i tillë i drejtë do të na dëmtojë”. Këto të gjitha u vërtetuan se ishin demagogji.

Në situatat e tashme pas zbulimit të tradhtisë së grupit Tito, ne mendojmë se çështja e Kosovës duhet të shtrohet. Titua me shokët e tij janë agjentë të imperializmit dhe e lidhën Jugosllavinë në qerren e imperializmit. Ata po e shndërrojnë Jugosllavinë në një burg popujsh ku mbretëron terrori fashist hitlerjan. Vihet se çështje urgjente çlirimi i popujve të Jugosllavisë nga kjo bandë fashiste dhe nga kthetrat e imperializmit dhe njëkohësisht del çështja e çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës.

Çlirimi i popujve të Jugosllavisë ne mendojmë se do të bëhet me luftë dhe me gjak, rrugë tjetër nuk ka. Duhet të rrëzohet dhe të asgjësohet klika. Nën drejtimin e proletariatit jugosllav dhe e udhëhequr nga një Parti e Re Komuniste, me baza marksiste-leniniste-staliniane, internacionaliste, të zhvillohet lufta për çlirimin nacional të Jugosllavisë. Në kondita të reja, ne mendojmë se jemi po atje ku ishim në fillim të luftës N.Ç. kundra fashizmit. Në Jugosllavi duhet të zhvillohet një luftë e ashpër deri në kryengritjen e armatosur kundra fashistëve imperialistë dhe veglave të tyre të brendshme me agjentin Tito në krye.

Ne mendojmë se nga lufta e ashpër kundra klikës e imperialistëve, do të dalë udhëheqja e Partisë së Re Komuniste, internacionaliste jugosllave e cila do të mobilizojë dhe do të udhëheq popujt e Jugosllavisë në luftë, me parime të drejta marksiste-leniniste-staliniane duke luftuar njëkohësisht në mënyrë të ashpër të gjitha tendencat nacionaliste që kanë ekzistuar dhe që është rrezik të ekzistojnë edhe më vonë gjatë zhvillimit të luftës. Veçanërisht problemi nacional, duhet të jetë një problem që kërkon një zgjidhje të shëndoshë, pse andej varet fakti dhe zhvillimi i madh i luftës.

Ç’farë do të bëjë populli i Kosovës tashti? Ne mendojmë se populli shqiptar i Kosovës, Metohisë, Maqedhonis dhe Malit të Zi duhet të luftojë që të çlirohet ashtu si do të bëjnë dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë. Gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të futet në luftë të ashpër pa kompromis kundra klikës së Titos deri në kryengritjen e armatosur. Luftën ai duhet ta fillojë sa më parë. Në qoftë se e fillojnë të tjerët ca më mirë pse kështu evitohet izolimi dhe shtypja e lëvizjes në Kosovë. Populli i Kosovës duhet ta konsiderojë luftën e tij të lidhur ngushtë me luftën e gjithë popujve të Jugosllavisë në kuadrin jugosllav, pse ndryshe izolohet dhe shtypet. Duhet që populli shqiptar i Kosovës të kuptojë se çlirimi i tij dhe fitimi i të drejtave demokratike dhe nacionale munden të arrihen me bashkimin e luftës së tij me luftën e popujve të tjerë të Jugosllavisë.

Por çështja është se gabimet e P.K.J. nuk duhet të përsëriten në lidhje me Kosovën e Metohinë. Kosova e Metohija duhet të ketë udhëheqjen e vet të dalë nga lufta, me një Komitet Nacionalçlirimtar i cili të përcaktojë vijën e luftës në bazë të Rezolutës së Byrosë Informative dhe në parimet marksiste-leniniste-staliniane. Në luftë të krijohet, të organizohet dhe të çelikoset pjesa e Partisë Komuniste Internacionaliste për Kosovë e Metohi brenda kuadrit të partisë Komuniste Internacionaliste Jugosllave. Shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë të luftojnë me flamurin shqiptar. Njësitet të udhëhiqen nga shqiptarë të dalë nga lufta dhe parimi i vetëvendosjes pas çlirimit të jetë i qartë dhe si konsekuencë e luftës së ashpër që populli shqiptar i Kosovës do të bëjë kundra klikës së Titos dhe imperializmit, në vëllazërim me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndjenjat patriotike internacionaliste dhe dashurija për atdheun e tyre, Shqipërinë, duhet të zhvillohen në shqiptarët e Kosovës e Metohisë. Përmbi çdo gjë në shqiptarët e Kosovës e Metohisë duhet të krijohet me baza të shëndosha besimi dhe dashuria e pakufishme për BRSS, për Partin Bolshevike, për STALIN-in dhe kosovarët të kuptojnë mirë se pa këta nuk ka Shqipëri të lirë, as Jugosllavi të lirë, as Kosovë të lirë dhe as që mundet të përmbushen kurrë aspiratat e tyre. Shqiptarët e Kosovës të kuptojnë mirë se armiku i pamëshirshëm i tyre dhe i tërë Kampit është imperializmi amerikan, satelitët e tij dhe klika e Titos, e cila nuk është gjë tjetër përveç se agjentura e tij.

Ne mendojmë se në rast se populli shqiptar i Kosovës nuk i ka të qarta këto drejtime, ai nuk mundet të luftojë pse ka humbur çdo besim në një udhëheqje jugosllave. Në rast se komunistët internacionalistë jugosllavë nuk do ta shohin në këtë drejtim çështjen nacionale të Kosovës, populli shqiptar i Kosovës, nuk do të ketë besim për ta. Kyçi i zhvillimit me sukses të luftës në Kosovë e Metohi është bashkimi i tyre me Shqipërinë. Asnjë zgjidhje tjetër populli shqiptar i Kosovës nuk pranon dhe e quan të padrejtë dhe në realitet ne mendojmë se është i padrejtë. Ne mendojmë se Kosova, Metohija dhe një pjesë e Maqedhonisë kufitare me Shqipërinë që banohet nga shqiptarë, duhet t’i bashkohet Shqipërisë pasi Jugosllavia të jetë çliruar nga kthetrat e Titos dhe të imperializmit. Vetëm një rrugë e tillë do t’i bëjë shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi të luftojnë me heroizëm kundra Titos dhe imperializmit.

Ne mendojmë se kjo është pozitive dhe në rrugën marksiste-leniniste. Kjo do të shkaktojë forcimin e luftës kundra Titos në sektorin e Kosovës e Maqedhonisë dhe bashkimi i këtyre tokave me Republikën Popullore të Shqipërisë, ne mendojmë se është në rrugën marksiste-leniniste, kjo forcon pozitat ndërkombëtare dhe të brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe kjo është në interesin e madh të forcimit të Kampit të Socializmit.

Republika Popullore e Shqipërisë do të ndihmojë me të gjitha forcat që lufta kundra klikës në Jugosllavi të zhvillohet dhe të ashpërsohet gjer në fitoren e plotë. Ne mendojmë se në qëndrime zyrtare duhet të jetë e rezervuar Shqipëria për sa i përket çështjes së Kosovës e Metohisë pse kjo do të përdoret nga klika si një armë për të mobilizuar dhe më shumë shovinistët serbo-mëdhenj dhe do ta akuzojë Shqipërinë si shoviniste etj. Por Shqipëria do t’i ndihmojë nga të gjitha anët popujt e Jugosllavisë dhe popullin shqiptar të Kosovës dhe ky i fundit të veprojë me iniciativën e vet brenda kuadrit që përmendëm më lart.

Çështja që ne ju parashtrojmë për Kosovën e Metohinë, na bëhet aktuale në lidhje me ndihmën që i jep Partia e jonë shokëve jugosllavë anti-Tito dhe popullit të Kosovës e Metohisë që dëshiron dhe është i gatshëm të luftojë me të gjitha mjetet tradhtarët e Beligradit, por që kosovarët në çdo moment na vënë përpara pyetjen: “Si do të zgjidhet problemi nacional i Kosovës e Metohisë”.

Ne mendojmë se kjo çështje është shumë e rëndësishme, mundet që edhe të gabojmë në shqyrtimin e saj, prandaj ne nuk do të bëjmë ndonjë hap pa këshillimin e shokut STALIN dhe prandaj po i parashtrojmë këto pikë-pamje tona dhe në rast se gabojmë të na vihen përnjëherësh në dukje për t’i korrigjuar.

PËR KOMITETIN CENTRAL TË PPSH

ENVER HOXHA

(Burimi: RGASPI, F. 17, Op. 137, D. 68, L. 74-80).

63 Komente

Del dhe si patriot. Ate fjalen Tivar e paska harruar ta vere ne leter.

Pse ke ndonje dyshim qe letra eshte e sajuar dhe jo origjinale? 

As nuk e mendova. Thjesht shoh daten kur eshte shkruar dhe e kuptoj qe kali i Titos e ka ndihmuar t'ia hedhe lumit. Prandaj e ben patriotin pa teklif. Duke harruar Tivarin, sidoqofte.

Ne ate kohe ne fakt, nuk ka qene e modes te besh patriotin, por internacionalin. Fakti qe ky shkel kete trend tregon pikerisht ate qe ti nuk e beson.

Une shoh qe po i ankohet Baba Stalinit qe ato pjese qe gjoja Tito nuk e mbajti fjalen per t'ia kthyer (a thua se nuk i kish zbatuar porosite e tij deri ne nje jo me larg se 1 vit para letres), nuk do i perkasin kampit socialist (sepse atdheu per ate pune ishte) por do te mbeten nen sundimin e revizionisto-titisteve. 

Me nje fjale ti je dakord dhe pranon ato qe shkruan Enveri.. U desh 25 vjet.  smiley

ka qene si ka qene, te pakten e kerkoi bashkimin e trojeve shqiptare me shqiperine,sido qe nen ombrellen e internacionalizmit proletar.

po sot, cfare behet?   internacionalizmi proletar eshte zevendesuar me integrimin ne besmiley,       asnje qeveri shqiptare e pas 90-s nuk ka bythe te deklaroje qe kosova eshte nje krahine shqiptare qe duhet ti ribashkohet shqiperise.

ata qe kapen nga koqet e tivarit  nuk jane gje tjeter vecse larot e burrit te sllobodankes, qe kerkojne me ane te percarjes kombetare te demtojne bashkimin kombetar.  keto argumenta perdor edhe matoshi i  i kombit serbo-kosovar.

Ca lesh bashkimi kerkoi ky mer. U bashku monella, jugot qethen mire Albanien, fat qe u prish Stalini me Titon, se republike e 7 do ishim bere a krahina autonome fare. Dhe keto letrat mbas atij pilafi jane. Dhe ketij jo se i plaste, po Tito ia kishte bere bene e do ta qerronte, prandaj shkoi tek tutori i madh. 

Kështu që në kohën e nënshkrimit të traktatit me Jugosllavinë ne kemi menduar se ish momenti që çështja e Kosovës e Metohisë duhej të shtrohej dhe në këtë moment kjo çështje ju shtrua prej meje Titos. Titua m’u përgjigj: “se Kosova është shqiptare dhe kjo duhet të bashkohet me Shqipërinë; ne me gjithë shpirt e dëshirojmë këtë, por nuk mundet ta bëjmë dot tani se reaksioni serbo-madh është akoma i fortë dhe një akt i tillë i drejtë do të na dëmtojë”. Këto të gjitha u vërtetuan se ishin demagogji.

Ky eshte ndryshmi midis fakteve (Shqiperia po gllaberohej) dhe llafeve (te bukra te Verit mas pilafit).

dhe kjo leter, ne eshte e vertete,  tregon dritshkurtesine e E.H  qe i paska besuar perrallave te Titos apo komunisteve  jugosllaveve se do ti kthenin, kshu paqesisht, Kosoven dhe do lejonin bashkimin e saj me Shqiperine.. komplet leshko, trap !

dhe e bukura eshte se vete ne kete leter  miraton qendrimin e shqiptareve te Kosoves gjate luftes per te mos bashkpunuar me komunistet jugosllave kunder fashisteve sepse nuk kishin besim te ta, per arsye  te dhunes dhe  reprezaljeve qe kishin hequr  prej tyre... dhe kishin te drejte !  si mund te bashkpunosh apo te behesh aleat me armikun tend qe te dhunon  barbarsiht prej gati 1 shekull ? shqiptaret e Kosoves e njihinin shume mire pabesine e serbeve dhe jugosllaveve, koha e vertetoi !

Shqiptarët e Kosovës, pas masakrave të mëdha të serbo-mëdhenjve dhe në një gjendje politike të unjët, nuk mund të kishin besim tek “jugosllavët” cilët do qofshin këta.

 

E besoni s'e besoni, letra eshte ne arkivat ruse. Nuk besoj se Rusia paska pas qef te falsifikoka letra ne favor te SHqiperise. Sigurisht qe nje vend i vogel si Shqiperia, i panjohur fare ne ate kohe, nuk mund te bente gje per te rimarre Kosoven. Por te pakten nuk e ka shitur, sic donte te shitnin toptanet shkodren e sic shiti mbreti shen naumin. Te vetmit patriote reale qe ka pasur ky vend ne kohen e LB II kane qene komunistet dhe te tjere para komunisteve qe kane luftuar turqit e me the te thashe.Bene shume te keqija dhe duhet t'ua njohim te keqijat. Por s'ka arsye pse te pshurrim patriotizmin, sepse kane qene te vetmit patriote ne 70 vitet e fundit.

.Bene shume te keqija dhe duhet t'ua njohim te keqijat

Shtrohet pyetja shok : Si pershembull? Cfare te keqija te njohim? smiley

mire bere qe e pyete se kur flet veresie per para '90-es shkaba,  keta te peshkut qe s'lene gur pa i hedhur per te tjerat, e pelqejne dhe s'e hapin gojen per keto 

shkaba nuk i ka jetuar vitet e arta per para '90-es.

ty s'te pyeti njeri

smileysmiley M'u prish e gjithe fundjava. Pse kaq e pameshireshme? smiley

Letra eshte interesante, ndersa ai fakti i kerkeses se Hoxhes qe pas luftes te rishikoheshin kufinjt dhe pergjigjia e Titos se mund te krijonte reaksion tek serbet, ky fakt nuk eshte i ri, eshte nje fakt i vjeter qe dihej nga te gjithe. Titoja ne bisedimet me Hoxhen ishte shum finok, shum i dashur, te lante e lyente, ndersa Veruku yne -si me inferior qe ndihej- e hante sapunin per djath, ka qene naiv, karakteristike e njohur kjo e shqiptarve. 

Leter interesante. Me vjen keq qe nuk paskan sjell edhe letren e shokut Stalin dergu shokut enver. eshte nje leter qe te mahnite per thjeshtesin dhe dashurin e shokut stalin per popullin shqiptar e popullin kosovar.

Kam shume vite qe e kam lexuar, ne atekohe nuk posedoja kompiuter , per copia- incolla.

Kujtoj disa rreshta, fillimin e letres, ku shoku stalin shkruan : - shoku enver letra e juaj me ka prek pa mase , ka disa net qe nuk arrij te flej , pyes veten, si eshte e mundur nje komunist si tito ta bej kete pune,  ku motoja e jone komuniste eshte per lirine e popujve.

letra me tej vazhdon- shoku enver, meqense e kam marre per zemer lirine e popujve, nuk humba kohe, por thirra urgjentisht dy figura te larta komuniste , shokun Yagoda e shokun Beria . Yagoda, si shpirtmire nuk embajti veten e disa lot i rreshqiten ne faqen e tij bumçe, ndersa Beria mallkonte titon per kete padrejtesi kundrejt popullit vella kosovar ( shoku enver, Beria nuk e ka zakon te mallkoje ) ....!

vazhdimin e letres mund ta gjeni tek libri i perrallave rreth flakes partizane.

E solla postimin pasi mendoj se kjo leter tregon edhe njehere kthjelltesine ne te gjykuar te Komandantit, aftesine per te reflektuar, maturine e tija. Tregon se vendimet jane marre duke u mbeshtetur ne kontekstin e kohes, jo ne menyre aventureske me historira me mlladiner e dushaner por duke vleresuar mire kushtet, rrethanat e popullit shqiptar ne castin historik ne gjeopolitiken e kohes. E te tjera e te tjera...

Bere mire qe e solle se jane vene ne siklet njerzit  qe kane thene se  , "Enver Hoxha ja shiti Shqiperine Titos "  -   ja qe koha do ti shoshis llafet dhe disa te verteta do te dalin ne krye ! 

cilet njerez kerkon te sqarosh, Eugene.

e ke idene se me cilet ke te besh? ky log eshte i marre fund, nese s'e ke kuptuar vete dhe do qe te ta shqiptojne troc.

Problemi eshte se pothuaj te gjithe thone se ka marre fund, tekstualist thone se eshte bere hale fare, por per marrjen fund akuzojne te tjeret, kundeshtaret, nuk vene re mutin qe bejne vete ne blog. Muti i tyre ju duket revani, dhe shurre e tyre ju duket aranxhate.

 

e ke edhe ti kauzen tende politike, s'je ti i paanshem a i mbianshem sic flet, s'me erdhe ketu per te me sqaruar per pune te blogut jo.

 

Blogu eshte top por Shukri rilindja ka marre fund .

me vjen keq, strategjia per te perdorur portokalline per qellime politike eshte e dobet si intelekt. Ndoshta ju ecen me budallenjte, cfare te them

Me le pa fjale me inteligjencen tende smiley

kaq kisha mundesi, po ti ta gezosh blogun (bashke me adminin qe ben normen kur i do qefi). une akoma ketu po vij, sic e sheh...  

Blogun ta gezojne ata qe e kane , shume mire ben qe vjen akoma , ose nuk ben mire , c´rendesi ka , mos u bej per te ardhe keq te pakten per sa kohe vjen .

Jyly,

kauza ime politike eshte derivat i nje gjeje tjeter mbipolitike, quaje fetare po te duash se aq ta pret, ti nuk di me teper se Stalker muvi me pjerrsi muti politik majtas. Politika per politike ne nivel horizontal, qofte me pjerrsi spirre majtas apo djathtas, eshte gje e nyte, ndoshta gjeja me e nyte ekzistuese ne veprimtarine njerzore.

Nje nga ndyresite pasoje eshte edhe ne kete rast se ti si me pjerrsi felore majtas (njesoj si shume te tjere te ngjashem kundeshtare tuarj me pjerrsi felore djathtas) nuk je ne gjendje te konceptosh tjeter gje se çfare kundeshton pjerrsine majtas, detyrimisht eshte kundeshtare si pjerrsi djathtas.

Tjeter ndyresi si pasoje eshte ne nje teme tjeter akuzon kapon, dmth ata qe dhjesin djathtas, se beni komente propagandistike si te viteve 40-50, e ne kete teme je ithtare e zemruar e ketyre viteve qe dhjesin majtas.

 

Ky shkrim ishte per te na mallengjyer per figuren e shokut Enver?! 

Nuk e kuptoj kete nostalgji per te drejtin dhe te maturin shokun Enver smiley. Pse su tregua i drejte per gjithe ata kosovare qe kalonin kufirin per Shqiperi e ky ose i burgoste ose i kthente prape ne Jugosllavi... Cfare jane keto perralla qe ju tregoni te rinjve se per brezin para viteve '90 s'besoj te mallengjehen me.

Eshte e lehte te flasesh per te drejten ne 2017 nga interneti por politikat jane komplekse i,e dashur. Sistemi pushkatonte ne kufi edhe qytetaret e vet jo me kosovaret. Pse do thuash ti ? Po sepse ishim regjim totalitar. Nuk ishim ende gati per demokracine dhe liberalizmin qe gezojme sot (Zot shyqyr!) ne kohen e Facebook-ut, Tom Doshes dhe Anabelit. Partia u lodh 50 vjet mal me mal e stan me stan per te na edukuar. Plus 25 vjet mes harbimit demokratikas edhe prape kokat tona me gunga. Prape vritemi per nje shikim. 

Partia u lodh 50 vjet per tu shplare trute shqiptareve e per ti lene si kope qe vetem duartrokiste e therriste Parti-Enver. Edukata qe kam marre une neper shkolla (dhe si une besoj dhe shume te tjere) ishte te benim si thonte partia e xhaxhi Enver, te shkonim aty ku donte partia, partia mbi te gjitha etj etj.

Habitem si ka akoma njerez qe jane nostalgjike per ate kohe.

ashtu xhan, po ti mesoje edhe ca fizike, edhe ca kimi e me the te thashe..

Vendet e tjera jo vetem qe nuk i mesonin, po as nuk i njihnin keto lende.

Ka te drejte i lumturi shkaba, toptani ja fali shkodren malitzi, mbreti shennaumin jugosllavise, ky ja fale  shqiperin dreqit.

Thano e Dita mundohen t'i rehabilitojne imazhin Enver Hoxhes duke botuar nje leter ne te cilen Hoxha pohon qe Kosoven e beri kurban ne besen e serbeve (te cilet nepermjet PKSH e ndihmuan Enverin per te ardhur ne pushtet me cdo kush e cdo kosto per shqiptaret ne Shqiperi e Kosove) e qe pas ardhjes ne pushtet e pas luftes serbet s'po ja mbajne fort besen shqiptarit per Kosoven. 

Me ca e hane persheshin ne mengjes keta tipa qe vertet besojne ne efektin e ketyre brockullave qe botojne, me krimbat qe do perdorinin per peshkim nga liqeni e meqe s'ka peshk i bejne pershesh? 

gazetar leshi. titulli shkruan -kur u takova me  titon me  premtoi kosoven pas luftes. enveri eshte takuar me titon vetem  pas luftes , apo enveri se dinte se lufta ka mbaruar, ne fakt ai jetoi per 50 vjet ne lufte ( me popullin e vet) .

Kur s'na qelloi Titua ne thuaj. T'i kishin ndrruar ne maternitet me qene.  

kosovaret paten jete me te mire nen jugosllavine e titos se sa shqipot e ketejme nen sundimin e dulle djegesit qe sipas ndonje beqiri na paska qene patriot i madh.kingu i stallave mund te na shpjegoje se si se si mund te etikohet patriotizem ngordhja e popullit per buke .

si mund te etikohet patriotizem ngordhja e popullit per buke .

 Koha e bollikut koha e patrioteve te medhenje 

Nga: Matilda Tota

Varfëria e skajshme ka bërë që mijëra banorë të qarkut të Kukësit të kërkojnë azil në Gjermani. Për çdo ditë, që nga fillimi i këtij viti, të rinj dhe familjarë nisen me autobusë (të kompanive të ndryshme udhëtimesh në Kosovë) drejt Gjermanisë. Sipas të dhë-nave nga Posta Shqiptare, gjatë 3 muajve të fundit është shënuar një numër i madh kërkesash për azil. Po sipas këtyre burimeve, në këtë hark kohor janë rreth 1700 persona që janë larguar nga rrethet e këtij qarku: Kukës, Has dhe Tropojë. Ndërkohë, vetëm gjatë javës që lamë pas janë shitur nga sportelet e Postës Shqiptare mbi 500 kuponë për pasaportat biometrike me procedurë të thjeshtë apo të përshpejtuar. “Është një fluks i paparë ndonjëherë i banorëve që blejnë kuponë për t’u pajisur me pasaportë biometrike. Vetëm javën e fundit janë blerë nga kuksianët mbi 500 kuponë. .

 Vetë banorët e lidhin këtë lëvizje (eksod) drejt Gjermanisë me kushtet e vështira eko-nomike dhe me humbjen e shpresës se situata do të përmirësohet në të ardhmen.

“Po vdesim për bukë. Nuk ushqejmë as veten e as familjen nuk e mbajmë dot. Është një situatë shumë e keqe. Asnjë nuk mund ta ndalosh përballë kësaj gjendjeje. Askush nuk e lë familjen me ik diku tjetër, por është e pamundur të jetosh në këto kushte. Ky është një dëm që po i bëhet kombit. Ky është një eksod biblik.... S’ka rrugë tjetër veç të largohemi.

Shteti nuk po bën asgjë për Kukësin. Nuk duhet të kërkojnë zgjedhje në Kukës”, shprehen njëzëri banorët. Nga ana tjetër, studiuesi i njohur kuksian, Jonuz Kola tha se humbja e shpresës për jetën është shkaku kryesor i këtij eksodi. “Njerëzit e kanë humbur shpresën se gjërat mund të ndryshojnë apo të përmirësohen. Megjithëse janë të vendosur në kampe, banorët po largohen së bashku me familjet e tyre.

Varfëria ka qenë prezente në qarkun e Kukësit, por më parë ka qenë disi e fshehur, pasi nuk janë paguar dritat dhe uji. Ndërsa sot ata janë të detyruar të paguajnë. Aktualisht edhe ndihma ekonomike është shumë e ulët. Kjo ka sjellë varfëri ekstreme”, u shpreh Kola. ...

 

Edhe atehere vuanin per buke .Dulla njehere u shpreh se :edhe bar do hame por parimet nuk i shkelim.shiko korene e viriut .te tille ishim edhe ne atehere.

E ka shit .. e ka shit.. duam buke. smiley

Uran Butkes dhe Fahri Balliut sapo i eshte rrezuar qellimi i jetes. 

Papapa s'majn kamunistat fare ke Veri. Shiko se Rilindja e ka bere hasha me kohe (Ed Rama cun Tirone mo), dmth dilni grup antiparti, ose me thjesht te Saliut. smiley 

te qenit atdhetar dhe shqiptar, e tejkalon mburojen ideologjike.   psh qe ta kesh me te qarte, ka ndonje dallim nje udheheqes serb  me pikpamje komuniste,radikale te djathta,sosialdemokrate apo fashiste per ceshtjen e kosoves?

e njejta gje duhet te ishte edhe ne anen shqiptare,por qe fatkeqsisht nuk eshte.    e.hoxha vec te qenit komunist ishte edhe shqiptar.   bile edhe ideologu i ''dhimokracise'' lubonja e quan nacional-komunist, dhe kritikat e tij shkojne kryesisht per aspektin  nacional sesa komunist.

une mendoj se perberesi nacional i gjithe udheheqesve shqiptare nga 1912-a e ketej ka qene shume i ulet ndersa ai ideologjiko-partiak vendimtar.

sidoqofte,vec esat pashes dhe sali berishes, te gjithe te tjeret e kane pare kosoven si nje krahine qe ju be dhurate serbise, dhe ne momentin e pershtatshem duhet ti kthehet shqiperise.

se ka qene diktator dhe i dhunshem  nuk do te thote se ishte kunder shqiperise se madhe.   

Edhe Hitleri ishte atdhetar.

PO per HItlerin te gjithe gjermonet linin koken! Apo edhe kesaj radhe ja fus kot si gjithmone?

per gjermanet po, prandaj e do akoma gjysma e popullsise atje.

po ashtu edhe napoleoni per francen

o shqipe, cila gjysme e popullsise e do Hitlerin, nga i nxirni keto te dhena ?! 

shiko, nacionalizmi  i Hitlerit e katandisi Gjermanine ne nje vend teresisht te derrmuar, shkrumb e hi e bene aleatet.. qindra mijera gjermane te vrare.  Gjermania vet, si territor,  u  copetua si mos me keq... Rusia morri territore, Franca e Polonia i morren territore gjithashtu, deri Hollanda i ka marre nja 10-12 fshatra Gjermanise, kshu per qejf.. dhe me pas u be dhe ndarja e famshme e Gjermanive, ne RFGJ dhe RDGJ...  pra ky nacioalizmi i Hitlerit i shkaktoi nje  tragjedi te madhe atij populli e atij kombi..  (dhe po e le menjeane stigmen e holokaustit te cilen gjermanet  e vujane dhe po e paguajne edhe sot e kesaj dite)

 

ndersa  nacioalizmi i Hoxhes, e  coi Shqiperine ne katastrofe te plote. pervec renies dhe shperberjes se shtetit, sistemit etj, gati u rrezikua edhe ekzistenca e Shqiperise. vendi ishte ne prag te urise.  si tha Ylli Bufi, ende kryeministri i Ramiz Alise: ''dhe 3 dite buke kemi'',  apo Fatos Nano qe erdhi pak me pas:  ''6 miljon dollare ka arka e shtetit''  2 dollare per shqiptare dmth.. dhe jo me kot vendin e perfshiu kaosi, si dhe eksodi qe pergjysmoi popullsine e Shqiperise ne  vetem 2 vite, 90-92, 1,5 miljon shqiptare te pashprese u larguan nga vendi. (ne fakt sikur te kishin mundesi do te iknin te gjithe shqiptaret 100% ).  plus tragjedine e ndarjeve familjare qe solli ky eksod me vete.. pra nje katastrofe kombetare . me keq nuk kishte ku te vente, as serbet e greket bashke, nuk kishin per ta pergjysmuar popullsine e Shqiperise nese do te na sulmonin..

 

perfundimisht, duhet dalluar nacionalizmi racional i udheheqsve qe i sherben popullit te vet, pa e vene kurre ne rrezik ekzistencen e tij,  me te ashtuqajturin  nacionalizm te diktatoreve  populisteve, deliranteve, apo psikopateve patologjike te tipit Hoxha, Musolini, Hitler, Stalin etj...

quaje racional po deshe!     hitleri humbi luften prandaj u demonizua,por edhe kundershtaret e tij nacionaliste ishin.   gjithe evropa eshte produkt i nacionalizmit,pavaresisht specifikave dhe nivelit te ndryshem te tij.  perjashtim perben vetem shqiperia,e cila ka nje qasje mercenariste dhe serviliste ne dem te interesave te saj.   rol te madh ne kete mes luan sensi i mases,po puna eshte qe shqiperia eshte teresisht e shkombetarizuar.

nuk e ka fajin nacionalizmi qe shqiperia ngeli si peshku pa ujesmiley.   edhe greqia,serbia,hungaria e me radhe,ishin shume here me teper nacionaliste se shqiperia por nuk ngelen pa buke.   ka faktore te  tjere me te rendesishem per kete.

diktatoret populiste ne i kemi perseri edhe kur mungon nacionalizmi!

nuk po thote njeri qe te kemi nivelin e nacionalizmit qe kane vendet perreth,se nuk kemi mendere per kete,por te pakten te mos na shesin servilizmin dhe poshterimin si superioritet !     gjasme kane zgjedhur  kozmopolitizmin  me deshire si largpames qe janesmiley

kjo mungese identiteti kombetar beri qe shkeputeshim te fundit nga osmanet, e beri bismarkun te thote nain,e me radhe deri tani qe vazhdojme akoma me vilajetet e turkut por te tkurrurra.

 

hitleri humbi luften prandaj u demonizua,

 

-hiç, po Abili, tha...   ndersa Enveri humbi luften per ndertimin e socializmit..smiley   

 Hitleri pra,  i shpalli lufte gjithe Botes  dhe normalisht qe do ta humbiste, prandaj pati pasoja katastrofike per Gjermanine...  Enveri  na izoloi, na ndau nga e gjithe Bota,  qe rezultoi katastrofike per Shqiperine.  pasojat   po i vuajme edhe sot e kesaj dite derisa te gjejme rrugen e duhur..

ja pra,  kete te bejne  delirantet dhe psikopatet.

-nuk them, keta mund ta fillojne me ideale nacionaliste e kombetare.  mirepo problemi eshte  kur marrin pushtetin dhe  nuk shkulen me,  e uzurpojne ate,  atehere  jane te afte te marrin me qafe nje shtet apo nje komb te tere, deri ne shkaterrim te plote.

More vesh more shqiptar delirant, njevrimsh, abil, psikopat e uzurpator?

Na ler te qete me keto nacionalizma!!

qenka tremb  signore cekani ntus-itsmiley    kovacet mbahen per burrasmiley

Po...harrove te na lajmerosh dhe dasmen e Sumës, e bija e Rexhepit dhe Eminese, motra e vellezerve çyrykë Byrek e Bilal.

me qafsh mue ne te genjeva...vajti dhe Km.

Cfare coi si peshqesh mor aman, ndonje nga pikturat?

...dhe tjetra, tjetra:

Balilit ti hani munë, u sos mu ne Kubë - tha dixhitali.

Ore megjithe men ca do bente Veri po te ishte tani (cun i ri dmth). Do kish hapur ndonje universitet privat mbase. 

Do behej kryetari i opozites se opozites.

Dmth ti thua do ishte me grupin e zjarrit. Jo mer lal se qe i zgjute ustai, pytja osht ku do e nxirrte ate dobic fitimi. Do icik fantazi kjo pune, se ndryshe ishim bo Envera te gjithe.    

Thinking online tashi, ky kishte nuhatje qen kufini kjo s'ka dyshim. Dmth nqs z. Trump bohet, i bi qe sot Enveri osht iFiqo. smiley

Ka qene mjeshter per nxjerrjen e geshtenjave nga zjarri me duart e te tjereve. smiley

iVero!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).