5 maji është dita e vrasjes së Qemal Stafës, atëherë 22 vjeçar, në vitin 1942 dhe shënon ditën përkujtimore për të gjithë ata që humbën jetën si dëshmorë të Atdheut.

78 Komente

Le te thone c'te duan ciniket, qe, per inat te atyre komunisteve qe i bene dem shqiperise per te mbajtur pushtetin e tyre, per inat te diktatorit qe shfrytezoi luften e popullit shqiptar, zbresin ne nivel aq te ulet sa hedhin poshte edhe vlerat e te rinjve e te rejave qe luftuan dhe u vrane ne ate kohe, para se te dihej c'do te bente komunizmi, dhe u vrane per te mbrojtur vendin e tyre.

Eshte ndjenje mese e natyrshme te dalesh me arme ne mbrojtje te vendit, ne vend qe t'ia mbathesh si shume te tjere. Cdo vend ka nje pjese te popullsise qe ia fut vrapit, nje pjese qe eshte gati te rrije e te luftoje deri ne vdekje. Sic ndenjen ata te UCK ne Kosove, ashtu ishin dhe keta. Po t'i kishiin mbaruar Shqiperise njerezit si keta ne cdo periudhe historike, tani do te flisnim serbisht e greqisht. Per kete meritojne respekt. 

Fundja, keta ishin te vetmit qe po luftonin. Grupet e tjera politike aktive ne ate kohe nuk po luftonin. E shumta, po luftonin kunder shqiptareve, jo per te mbrojtur vendin. Vertet qe komunizmi ne fund i solli shume deme Shqiperise, por ata qe luftuan per clirim, luftuan vertet per clirim. Dolen sepse u prine nga ndjenja te pastra, pavaresisht se njerezit qe sollen ne pushtet abuzuan me pas me ato ndjenja.

shtu ishin dhe keta. Po t'i kishiin mbaruar Shqiperise njerezit si keta ne cdo periudhe historike, tani do te flisnim serbisht e greqisht. Per kete meritojne respekt. 

Fale luftes se tyre ne kemi privilegjin e madh ti degjojme idiotesirat e tua ne gjuhen e memes e jo ne serbisht apo greqishtsmiley

Me deshmoret e luftes,  , nuk ka abuzuar askush, per vite me radhe ` ,  perkundrazi jane nderu sic e meritonin, vet Permendorja e ngjshme si statuja e lirise ne usa , tregon gjithshka, eshte investuar shume ne kujtimin e tyre, ne libra, ne histori ngjarje kujtime ne per lapidare perkujtimore cep me cep te Shqiperise , jane nderu me kurora , vit per vit 

 Perrdhosja  e tyre ndodhi vetem pas 1990 me ardhjen ne fuqi te Berishes dhe Nanos me kete lloj sitemi vlerash qe eshte vendos ne Shqiperi, shume shpejt do te harrohen, , sepse keshtu eshte bere plani,dhe projektet  qe  mbas 50 vjeteve , historia e tyre ka per tu harruar ,

 ka filluar qysh here, me projektiin  e Partise Demokratike  qe   Lufta Nacional Clirimtare  shqiptare ishte "Lufte Klasash ! "  

respekt per te gjite ata qe dhane jeten per nje ideal, ideali qe tradhtoi 3 milion te tjere me pas. 

Eh Nena jone Shqiperi, sot nuk ka ngelur njeri pa te shk..... e pa te vjedhur, e forte ke qene per bese e forte. 

5 maji perkon me vrasjen e Qemal Stafes. Fashistet Italiane i dhane bursen per shkolle Qemalit. Pasi Qemali u kthy ne Shqiperi i veshur "alla Italiana, me cardigan e gjyslyk"  i hypi ne mendje me luftu fashizmin. Ky ishte shperblimi qe Qemali u dha atyre qe i dhane mundesine per tu shkolluar. Nuk kuptoj gjithashtu se ku jane meritat e ktij personazhi qe te quhet hero dhe dita e vdekjes se tij te jete dita e deshmoreve. Cfare meritash ka ky njeri. Ku jane urat qe ndertoi, ku jane fabrikat qe hapi, ku jane veprat e tij... Vetem ne Shqiperi shpallet heronj llafolloget. Ne bote heronj jane ata qe lene mbrapa nje veper, pasuri ose nje ide per njerezimin. (pershembull, matematicien, doktore, navigatore, zbulues, artiste te medhenj)

Them me plot bindje se ne Shqiperi nuk ka pase LANC por ka pase nje lufte te paster civile e cila pasoi edhe pas ikjes se gjermaneve (jo pas clirimit se ne fakt nuk ka pase clirim). Dhe vazhdoi per 50 vjet. Pasojat e te ciles po i paguajme edhe sot.

Ka shume te paverteta te tjera rreth ksaj historie dhe nje nga keta esht numri i te vrareve. Do ta besoj se jane vrare 28 mije vete ne rast se ka nje data base ku jane te dhenat e te gjithe te vrareve me detaje. Si pershembull, ditelindje ditevdekje arsyen e vdekjes rrethanat etj etj,. ne te kundert me vjen te mendoj  te vraret jane te pakten 10 here me pak , Ndermjet tyre ndoshta jo te gjithe meritojne te quhen heronj.

 

Gjithe ky mesazh nga Zana dhe asnje llaf i piset ??? smiley

Zana kjo ? Ajo qe kishte qejf ditet e javes me r?  Nuk asht ajo jo.

Me fal te te pyes : 

 - Cfare do ndryshonte per ty ne se do te ishin 20 000, 5 000, apo 100 000 ? 

Nderimin me te thelle per jetet e tyre te flijuara, shumica shume te reja. Prit kur te vijne ata koqet tani e te flasin per krimet e Enverit, a thua ishte faji i ketyre te gjoreve qe nuk hodhen fall se c'do ndodhte me pas

Lavdi deshmoreve! 

Atyre me gjysllyke,

atyre me cardigan, atyre me pareo, atyre me streçe...

Atyre qe u sakrifikuan nen kompletin frescolana blu,

Atyre qe...io, camicia bianca, kravata regimental...,

Lavdi atyre,

me kepuce llustrafino angleze,

me vrima gjate dites e pa vrima darkes,

...Ouuu jeeee...

 

Çëre lavdije mre aò..

 

Glorja mer thuj glorja

Lavdi! 

I paharruar kujtimi i tyre !

Perulje per gjakun e derdhur ne lule te rinise !

smileysmileysmileysmileysmiley

Nexhmije dhe Enver Hoxha vranë Qemal Stafën

Burgu, ilegalitetit, jeta e shkurter ne liri pas luftes, burgu I dyte, internimi 40 vjecar dhe me pas vitet e demokracise do ta mbaninm mbi vete vulen e te fejuarit te saj inteligjent, djaloshit 22 vjecar, qe kishte humbur jeten ne nje breg te lumit te Tiranes. Duke lene pas plot pikepyetje, te afta per te trazuar format e dobeta te histories se Shqiperise. Kush I lajmeroi italianet dhe pse pas arratisjes te gjithe keta u vune ne ndjekje te Qemalit? Cili qe fshatari qe I foli I fundit buze lumit, vetem pak caste perpara vdekjes? Pse familja e Qemalit nuk e mori kurre pensionin e deshmorit dhe e jema e tij nuk pranoi te priste per vizite Enver Hoxhen? Kush ishin personat qe kihsin dijeni per bazen dhe cili qe fati I tyre I metejshem? Dhe se fundi, pse Drita Kosturim e fejuara e Qemal Stafes, u perfshi ne qerthullin e denimeve te medha, nga te cilat, doli pas 45 vjet burgu dhe internimi?

Nga shtate personat qe ndodheshin ne ate shtepi vetem Qemali mbeti I vdekur. Gjashte te tjeret vijuan jeten normale. Me fate te cuditshem e te papritur ata dolen deri ne fillimet e viteve ’90, kur te gjithe bashke, zbuluan se qe nga ai mengjes fatal, nga ajo ikje e nxituar, nuk qene takuar me kurre me njeri – tjetrin. As per te diskutuar detajet e vrasjes misterioze dhe as per te perfunduar biseden e lene pergjysem nga krismat e armeve.

..si gjithmone komunistet te vrasin naten ne pabesi dhe te qajne diten deklaroj e fejuara e Qemal Stafes, Drita Kosturi:

Fol Nexhi! Pse s'flet!

apo kujton se neve na hodhe hi syve me intervisten e fundit para se te ndahesh nga jeta te Xhunga?!

Shtrengohuuuu me fort Kaposh. se mos na ben ndonje veze kesaj rradhe . smiley

 

MERR FUND MASHTRIMI 50 VJEÇAR PER NUMURIN E DESHMOREVE

Publikohet për herë të parë, zyrtarisht, numuri i dëshmorëve, prej 6904, të rënë gjatë Lëvizjes Antifashiste 1939 – 1944/ Nga Enver Lepenica/ Në vitin 2012, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, Ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit Arben Imami, botoi librin “Dëshmorët e Atdheut”, “Real-Stamp”, Tiranë 2012. Autorët e librit janë: Kolonel Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi dhe Nënkolonel (R) Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj dhe Alida Vrioni, kjo e fundit si duket emëruar për të prishur syrin e keq!

Ky botim i jep fund diskutimit që është bërë vazhdimisht pas vitit 1990, dhe provon në mënyrë përfundimtare atë fakt që shumë historianë, studjues, publiçist etj., kishin parashtruar para publikut se numuri prej 28 mijë dëshmorëve është thjesht një mashtrim dhe propogandë bajate komuniste e se numuri dëshmorëve në fakt nuk e kalon shifrën 7000 vetë.

28 mije deshmore, 28 nentor smiley

eee kjo ishte Veza qe na bere???

Gjeneral imami po  ai ngre  komisione ai.. smiley

Ai qe do te na mesonte historine e Luftes se Vlores heeee..smiley

Po si thoshte si thoshte Kishin pi  Selam Musai me shoke dhe i ishin bo tape ene vuuu mbi italiane.

Po me komisione Legenesh do Rishkruani historine niprit e Bashkpuntoreve te Pushtuesve..smiley

Kaposhhhhh nuk ka andallim loje ne 2012,  Loja per ju mbaroi ne 29 Nendor 1944.

kaq "deal with it"  

Sa me shpejt ta pranosh aq me mire do te jesh me shendet (mendor) 

 

Ajo propaganda "bajate" te beri me shtet ame ne Konferencen e Paqes, se perndryshe do ishte si arixhinjte me çadra neper Ballkan.

6000 mije vete eshte shume i fryre. shume me pak se kaq jane deshmoret.

4000 e ca arriten dhe gjeten tek yje te pashuar. i futen deshmore te gjithe te vdekurit e kohes se luftes. u fallsifikuan dokumentet, siç behet sot me marre statusin e refugjatit. te gjithe (99%) rrejne. 

as 100 veta nuk jane deshmore per mu. ata qe njihen historikisht, qe kane monumente vetem apo kenge kushtuar trimerise se tyre, ata jane dhe deshmoret apo heronjt e vetem. 

te tjeret jane fut ne liste te gjithe kot. duke fallsifikuar apo me miqesi, se merrje demshperblim qe ne kohe te enverit. akoma e ke bileten e autobusit falas, po te jesh familje deshmori apo pjestari te luftes.

Feliz Cinco de Mayo !

Muchas cervezas y mas tequila, por favor !

Kush Vret pas Shpine... Vetem langaraqet.. qe tani fillojne e qajne  "lufte civile".. pasi vrasin pas shpine.dhe bashkepuntore te provuar te pushtuesve.. 

Partizanët e Brigadës së Pestë u vranë dhe u masakruan duke patur në duar bukën dhe ato pak ushqime që u kishin shtruar lumjanët. Ata nuk arritën as që të preknin armët me duar, sepse u zunë në befasi prej pabesisë së kriminelit të luftës Muharrem Bajraktari. Ky kriminel dhe banda e tij e rreshtuar në krah dhe në mbrojtje të nazistëve gjermanë, bënë mbi partizanët e Brigadës së Pestë të Ushtrisë Antifashiste Nacional  Çlirimtare masakrën më të rëndë që kanë  përjetuar në historinë e kësaj lufte forcat partizane.

..

 Nga mesi i korrikut e deri në fillim të shtatorit të vitit 1944, betejë pas beteje dhe heroizëm pas heroizmi i ndoqëm si “lopët” gjermanët dhe çliruam Dibrën e Madhe, çliruam Peshkopinë dhe gjithë zonat e tjera deri sa erdhëm për të çliruar Lumën, Kukësin, Hasin e Tropojën. Ne po përgatiteshim të inauguronim krijimin e Brigadës së 24-t të Lumës, si vullnet masiv i popullit të mrekullueshëm të kësaj krahine. Muharrem Bajraktari u kishte dhënë besën gjermanëve që kjo punë të sabotohej me çdo çmim. Dhe meqenëse kishte informata të plota se forcat tona partizane të Brigadës së Pestë ishim shpërndarë në një front të gjerë, si dhe ishim të angazhuar me inaugurimin e Brigadës së 24-t atë ditë, i rrethoi dhe u ra pas shpinës, në vakt buke kompanive tona, duke na vrarë 28 partizanë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Na vrau ky gjakatar Hasan Qejvanin, Agjah Dautaj, Syrja Serçaj, Haziz Fishekun, Ramiz Sadikun, Ismail Sinanaj, partizanin italian Xhuzepe Moniterri, Xhoxhi Premçe,  Stavro Bombaj, Riza Peposhi, Mete Sulçaj, Osman Rrapo, Memo Zykaj, Sofokli Dhimitri, Nexhip Mitaj, Sheremet Çaushaj. Na vranë yllin e Brigadës, komandantin legjendë Hysen Çino…

 

Vranë një engjëll, sekretarin e rinisë të Batalionit të rinisë, 16 vjeçarin Dadan Dajlani. Ky u masakrua i fundit. Duke qenë i plagosur rëndë, u kërkoi ujë kriminelëve të Muharrem Bajraktarit. Thuaj “vdekje partizanëve”, i thoshin këta bastardë duke bërë trimëri me një fëmijë. “Vdekje Fashizmit dhe ju këlyshë të tyre”, – tha me fuqitë që i kishin mbetur Dadani. Dhe këta kriminelë i mbushën gojën me dhe e gurë dhe e mbytën! Kur më sollën lajmin, e kam qarë si birin tim Dadanin. (Në këtë moment, në vend të përgjigjes Shefqet Peçi filloi të qajë me dënesë, edhe pse kishin kaluar plot 50 vjet nga ajo ngjarje).

Çfarë të bënim ne partizanët në të tilla kushte. Ja ta tregoj këtë dhe le ta marrin vesh edhe ata që nuk e kanë mësuar akoma të vërtetën e vrasjeve në Kukës e që më akuzojnë mua pas një gjysmë shekulli. Jo, more jo, ne kemi respektuar sipas rregullave të luftës dhe nuk kemi asnjë faj… Çamë rrethimin, u organizuam dhe bëmë kundërmësymjen. Për robërit që kapëm, kemi bërë një gjyq të rregullt…

https://www.youtube.com/watch?v=ie4sai0CNjY

per shoket operative nuk ka nevoje per shpjegime

kush qe komisar Besniku, apo kuptimi i fishekut te peste...

 

Lavdi bijve dhe bijave qe kane dhene jeten per kete toke ne te gjitha koherat, pamvaresisht se shoket antikomuniste nuk e perdorin arsyen kur flasin, apo ndonje tjeter qe i kane dhene italianet ndonje cope pice konadi dhe nuk mund ti zhgenjejne italianet duke luftuar per vendin  e tyre, sic beri Qemal bukeshkali qe dha jeten ne lule te rinise...

Te vetmet ndertesa per te qene ne vlore jane ato qe ka ndertuar taliani.lumi I vlores mbahet ende me rrugen e ndertuar nga italia e pare .ndertesat e ndertuar nen autoritetin e cobeneve shqiptare perngjasin kandaharit .eqrem vlora e mustafa merlika kishin te drejte kur u lidhen me italine por burra te tille te mencem ishin teper te paket e vastly outnumbered nga opinga me ne krye te birin e halil gagacit e Kapo cobanit .

Tani keto gjera te sterdiskutuara jane, si ne vlore si ne tirane arkitektura e italianit eshte me e mira. Por kjo sdo te thote qe dikush qe te shkel vendin duhet ti mbajme nderin se na beri ndertesa apo rruge.

Sic tha Ismail beu, nderi secilit ne vend te vet.

Nje here e pike se pari mos rrini tu nderru flamujt dhe pozicionin neper ferra (nick-un dhe flamujt e kam fjalen) se nuk di njeriu se me ke flet. Behen robt skicofrene me ket stil komunikimi. Mbani pozicion dhe flitni me ndergjegje".

E dyta; mos bej ironi me mu se nuk me njeh. Se atje kur esht per ta ber ironine futni bishtin ner shale e s'ju ndihet zani.... Dhe une nuk jam antikomunist e aq me pak shoku yt.

E treta : (po futem ne teme tani) Qemali nuk e dha jeten por ja moren. Nese ai kishte ide komuniste nuk duhej ta pranonte bursen per Itali. Por Qemali pasi erdhi ne Itali ju hapen syte dhe na u be antifashist i madh. Hengri buken dhe ja futi pjates me shqelm. E paguajti me jeten e vet perfundimisht.

E katerta; Shqiptaret nuk e shkrepen asnje pushke kunder Italianit e as kunder Gjermanit por kunder njeri tjetrit mes ballistave dhe partizaneve. Dhe kur ballistet u terhoqen plasi ndermjet vete LANC-it. Dhe vazhdoi prej atehere dhe vazhdon akoma sot. Per mendimin tim heronj duhet te shpallen te gjithe ata njerez te pafajshem qe u vrane nga te dy kampet.... LANC eshte njolla e zeze me e madhe e kombit tone qe i hapi rrugen terroristeve te kuq (te zi ne fakt).  

Historia duhet te rishkruhet, sepse rinia po rriten me falsitet. Shqiptaret sot jane si delja e zeze e europes dhe mendojne se bota duhet te sillet rreth dyfelores se tyre. Bota sillet rreth boshtit te vet e Shqipet duhet te mesohen te sillen rreth saj.

E pesta; mos e ulni diskutimin ne nivel personal se beheni te bezdisshem.... dhe boll me llafollogji se po te kishim pune sa kemi llafe neve na shpeton zoti

 

Nje here e pike se pari mos rrini tu nderru flamujt dhe pozicionin neper ferra (nick-un dhe flamujt e kam fjalen) se nuk di njeriu se me ke flet. Behen robt skicofrene me ket stil komunikimi. Mbani pozicion dhe flitni me ndergjegje".

Niku im ky eshte qe kur jam rregjistruar ne fillim dhe skam nderruar as emer e as flamur. Shoket mund ta konfirmojne kete gje.

 E dyta; mos bej ironi me mu se nuk me njeh. Se atje kur esht per ta ber ironine futni bishtin ner shale e s'ju ndihet zani.... Dhe une nuk jam antikomunist e aq me pak shoku yt.

Po bini ne te njejtin gabim duke thene gjera per nje person qe nuk i njeh. Imja qe thjesht per te te bezdisur pak virtualisht, se realisht te te veje mbare aty ku je. Mua spo me del te behem me shoket qe kam ketu jo me ty matane detit.

E treta : (po futem ne teme tani) Qemali nuk e dha jeten por ja moren. Nese ai kishte ide komuniste nuk duhej ta pranonte bursen per Itali. Por Qemali pasi erdhi ne Itali ju hapen syte dhe na u be antifashist i madh. Hengri buken dhe ja futi pjates me shqelm. E paguajti me jeten e vet perfundimisht.

Qemalin e vrane ne prite per idete e tij sic u vrane shume shoke te Qemalit qe ju vune pushtuesit keshtu me duket pa sens kjo qe thua qe ja morren po nuk e dha. Mqs ky hengri buken e ra pjates sipas tejen jam kurioz te di cfare mendon per vellezerit Frasheri qe ishin antare te parlamentit turk me pozita e te gjitha dhe kur erdhi ceshtja per Shqiperine i drejtuan pushken dhe mendjen Turqise?

Italia do bente mire te rrinte ne vend te saj se ndihma e bursa falas nuk kam pare ndonjehere, por zhvaten sa munden ketu, pastaj i vune fshataret tane te benin mullaret kur kapitulluan.

E katerta; Shqiptaret nuk e shkrepen asnje pushke kunder Italianit e as kunder Gjermanit por kunder njeri tjetrit mes ballistave dhe partizaneve. Dhe kur ballistet u terhoqen plasi ndermjet vete LANC-it. Dhe vazhdoi prej atehere dhe vazhdon akoma sot. Per mendimin tim heronj duhet te shpallen te gjithe ata njerez te pafajshem qe u vrane nga te dy kampet.... LANC eshte njolla e zeze me e madhe e kombit tone qe i hapi rrugen terroristeve te kuq (te zi ne fakt).  

Je shume ekstremist ne kete qe thua dhe nuk ja vlen aryestimi.

 

Shqiptaret jane delja e zeze se evropes se keshtu ka qene rrugetimi yne ne histori. Lexo me qetesi linkun meposhte dhe te qartesohen pak idete:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Fjalimi_i_...(1919)

 

Nuk kemi arsye te ulim bisedimin ne nivel personal jemi per te shkembyer mendime ketu nese na haet muhabeti, nese jo miq si me pare.

smiley

 

Shqiptaret duhet te nderojne gjithe ata qe sakrifikohen per atdhe, pavaresisht ngjyres, nqs duan te kene atdhe. 

Jep shembullin i Pari . Sot eshte Dita e atyre qe dhane jeten per Clirimin e Shqiperise nga Pushtuesit ne 29 Nendor 1944, 

 

 për të gjithë ata që humbën jetën si dëshmorë të Atdheut.

sa gabim smileysmiley

I thashe une i varferi , i thashe : Mos dil o Loni partizan. - Jo, do dal ! - Po mos dil o gomar se do te vrasin ! - Jo qe jo , do dal se s'ben !

- Na tani, Loni prej betoni ... Peti pe verteti ... 

Mire e ke ti Qemol. Por  ka nje rrezik edhe kjo pune.
Se do te vine ata pas nesh, niperit e do ta na pshu*** ne vorr.
Do ti thone babes se vet ;-o babe kush asht ky?
- Gjyshi, te paste baba.
Ca ka pas ba gjyshi or babe sa ishte gjalle ?
Asgja mar babe, hangri fiq, rrush e kastraveca, iku e shkoi.

Edhe ti me perqafove

the do kthehem me lirine

le lirine qe s'na e solle

po na dogjen dhe shtepine .smiley

poeti eshte i forte, se me vetem dy fjale i thote te vertetat.

Lavdi deshmoreve! Sakrifica e tyre mbajti shperberjen totale te atij vendi. Kushdo qe hedh poshte LANC per mua eshte thjeshte anti-shqiptar. 

Po spiuna kuislinga jane te gjithe per ate pune...

Qe nga Zequa, Lefter Lefteri, Ilia Toli...armiku s'ka brire!

edhe Qemoli, ca e di ti, burre te mire?

Ku e ku te uli vlerat e LanÇit!

ç'ja fut kot ore. po vendet qe s'paten deshmore, pse nuk i shkaterroi gje ?

pastaj deshmore paten edhe vendet qe nuk u bene gje komuniste, si ne. ne i lidhim deshmoret me komunizmin vetem dhe ketu çalon gomari. prandaj ka dhe kritika ndaj tyre, per me teper. nuk rane se luftun gjermanin (jemi miq sot dhe atje jeton dhe ti birbo) por qe te sillnin komunizmin qe na shkerdheu.

Ti Profil mbron tezen e Uran Butkes qe tha ca jave me pare se ajo se cfare ndodhi ne Shqiperi ne vitet 1944-1945 ishte lufte civile per pushtet dhe jo lufte kunder gjermaneve.

gjermani beri realitet SHQIPERINE E MADHE, qe vete nuk do ta formojme kurre (tek libri Darka e Gabuar, shkruan Kadare hollesisht mbi faktin). komunistet ishte normale qe perfituan nga lufta per te marre pushtetin. s'do ta merrnin kurre ndryshe (me vota). ata kudo vepruan njesoj, ne te tere vendet ku luftuan pushtuesin (edhe atje ku ky ishte me te vertete pushtues, kishte shku per te grabitur, jo te jipte gjo).

por vetem te vendet lindore, ku s'kishte kapitalizem e as borgjezi hiç, por kishte veç katnare (akoma ishte feudalizem), ata fituan. ne asnje vend tjeter perendimor. s'te le borgjezia, ja ka marre doren manipulimit te masave. eshte me e forte se proletaret per propagande. e ben me lezet, qe ta hash sapunin per djathe. (se me ket jeton, me tregti. me te rrjep nepermjet ligjit. te mashtron, diçka qe kushton vetem 1 lek, ta shet 20 lek). ndersa tek ne s'kishte borgjezi, pranej fitun komunistat. e ben popullin per vete kollaj, e rrejten, edhe pse pa stil. ne menyre te trashe, me parulla neper male dhe kodra.

kjo eshte historia. 

por vetem te vendet lindore, ku s'kishte kapitalizem e as borgjezi hiç, por kishte veç katnare (akoma ishte feudalizem), ata fituan. ne asnje vend tjeter perendimor.

Ne kete kallep fut dhe Polonine, Cekine, Hungarine?

keto i pushtoi ushtria kuqe bolshevike, deri ne Berlin. i kish rruges. ne ballkan s'erdhen gje ruset. komunizmin e beme me forcat tona. pastaj as atje s'kish borgjezi te zhvilluar (kishte shume fshat). Anglia qe larg.

amerikani pranej dhe zbarkoi ne Normandi duke hapur frontin e perendimit. jo me luftu gjermanin (ky kish ik per lesh prej kohesh. kur gjermonet erdhen ne shqiperi e kishin humb stalingradin dhe po terhiqeshin ne lindje. bile ne shqiperi erdhen me siguru rrugen e terheqjes se trupave qe ndodheshin ne greqi), por me stopu ruset, qe me vrullin qe kishin marre mund te benin komunista te gjithe europen.

Do llogaritur dhe madheshtia e Bashkimit Sovjetik qe mposhti nazizmin dhe shume vende u terhoqen nga kjo madheshti.

ore madheshtise se tyre, borgjezia ja kish marre doren. e kish dhe e ka propaganden me efikase. 

pushteti merret me dhune, me lufte. ndryshe nuk e merr dot.

ne spanje u be lufte civile dhe nuk fituan gje komunistet. ne greqi po ashtu u luftua, nuk fituan gje komunistet. komunistet fituan kudo ku u shpallen si Çlirimtare te Vetem te vendit.

prandaj dhe nuk e donin Ballin Kombetar. qe mos te kishin konkurent tjeter sa i perket çlirimit te vendit. mos kishte opozite. prandaj dhe e luftuan. nuk e merrnin dot ndryshe pushtetin. 

nuk ishin budallenj. me asnje vend tjeter ku opozita ngeli, nuk u morr dot pushteti prej tyre.

 askush nga deshmoret & heronjte e LANC-it nuk e HUMBI jeten

hall i modh na ka rae, nuk e le amerika qeverine me e festu 5 majin me portretin e enverit ne dore

Amerika e korporatave po kandidon Bernie socialistin per vete, po paska goje te flase per europen lindore, qe ka histori te tere shkruar nga socializmi.

nuk e durojne komunistet ameriken, po ja kane friken skane ca ti bejne. e provoi disa here pushteti i sotem me i fut portretet e enverit kontrabande, po ja boni rrup sup luja.

E çuditeshme, çdo vit, keto lloj temash, 5 maj dhe 28-29 nendori, kapin nje shifer rekord komentesh, por si duket kete vit nuk do e arrij 100 smiley

sepse "teoricienet" socialiste te jugut e kane lene kete blogun. nuk shkrujn me. ata i benin qindrat e komenteve. i kane punesu ne qeveri siç duket. se atje ku jetonin ishin pa pune. pranej dhe komentet e shumta ketu.

shume i hidhur je.

gjithsesi ketu vecojme ata qe dhane jeten per atdheun dhe sistemin qe erdhi me vone. Ti nderojne eshte minimalja, sepse po nderohen me varreza ushtaret greke, englez e gjerman dhe ne vendet me te mira.

te gjithe ata qe e meritojne populli yne u ka ngrit KENGE, qe ngelin te pavdekshme, se e ka TRADITE kete pune prej mijera vjetesh. kjo na ben dhe te vjeter. e kishim GOJORE trashegimine kulturore, dhe jo te shkruar. kjo e fundit vetem mund te fallcifikohet. 

çfare perhapej nepermjet rapsodve, gojarisht, nuk fallcifikohet dot. perkundrazi ampifikohet. 

pranej dhe llafet tona jane te kota, sa i perket numrit. 

shif kenget dhe e gjen numrin. do te dish kush ishte me trimi. vetem ai qe i rreziston kenga ne kohe. kengen per te e kendojne brez pas brezi.

ps: sa per shtese diçka te rendsishme. kenga e krijoi dhe mitin e heroit, mitin e individit. qe nuk e kane shume popuj. si me thene tjetri eshte trim, eshte hero, se do me lene kenge, do me lene shenje ne histori. dhe vetem heroit i kendohet, jo punetorit shembullor. sepse tjetri nuk e ka per gje jeten, gjone me te shtrenjte te njeriut ordiner qe e ndjen qe nuk ka jete tjeter, pranej kapet fort pas kesaj te vetmes qe ka.

e pyeti orakulli Akilin, a do nje jete te shkurter e te lavdishme apo nje jete te gjate e te begate ? ngaqe ishte gjys-hyjni, perendia e vuri me e zgjedh vete (megjithese ne te gjithe ne fakt e kemi ne dore zgjedhjen, pranej eshte i madh Homeri). te paren, tha ai. pranej dhe ja permendim emrin akoma sot, se ndryshe do te ish harruar.

kjo eshte lavdia, me ta permen emrin brez pas brezi.

ps II : kam ber me ç'shof postin me te bukur timin ne kete blog.

shkabe , me kishe share nje dite, pse kshu , une sillem mire me ty.

 

Keto jane pamje nga Serbia apo Kina, si e si ta ulni Shqiperine te duket sa me keq, emigrante te deshtuar.

He mo, erdhen shpirt dhjeret kesaj rradhe te bejne adetin apo jo? Nuk ndryshon rraca e qenit jooo. Gam gam edhe pas 50+vjetesh; po edhe 500 vjet te lehni o ditezinj, populli e mbrojti token me barut dhe e markoi me gjak. Kaq do mbahet mend!

Ps: Interesante qe po ata qe mbrojne baba sulltanin ne nje diskutim mbrojne ducen e hiton ne tjetrin. 

C'te shtyu se do ishte ndryshe kete here. Kur nuk ndryshon bishti i qenit, ti kujton se do ndryshoje qeni vete. Duhen miliona vjet evolucion per kete, as 50 e as 500 vjet.

O Bame i nderuar, ose i nderuari O Bame,

pse nuk na dhjeve pak ne blog ne temen e presor Scruton rreth çeshtjes qe e verteta nuk ekziston sepse Niçja ka thene (dhe Marksi nenkuptuar) se nuk ekzistojne fakte, por vetem interpretime dyfelore te fakteve, dmth ca dhjesin mbi fakte me pjerrsi fele majtas, dhe te tjeret me pjerrsi fele djathtas, sipas predispozitave familjare.

Kjo eshte aksioma ku mbeshtetet demokracia, dhe ne rastin e kesaj teme, revizionizmimi i historise (edhe historise hasta la vista se luftes se Spanjes dhe çdo vendi tjeter te Evropes). Prej ketej fakti i dhjerjes dyfelore politike dhe i lefjes midis dyfelesh si midis dy kodrash:

qente le te lehin, karvani ecen ngambrapa!

Po qe se nuk e di kuptimin e shprehjes se Gim Sales, ta shpjegon caseubon qe njeh mire figurat epike te Tirones atebote, perfshire edhe Shabon Qosen:

vet desh, vet desh!

ti je bere pioner ne drashovice apo ne varreza te deshmoreve?

Te varrezat, lungo...klase 4-te.

Po c'ne?

sot eshte 6 maji.

ti e ke qe eshte data 6 datelindja e skenderbeut e nuk kujtohet njeri apo se iku data 5 e sja vlene me si teme?

LANÇ është çudi më vete.. Ajo N që ka si gërmë të tretë gjeografikisht mbaron në Shkodër për të gjithë ithtarët e lavdisë. Nejse, duke qenë se janë ushtarë të Partisë nuk e di në do e marrin jangllësh kur Edi ti zhvendosë varrezat e t'i fusë ca pallate, mu aty sipër Xibrakut.

amen o zot

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).