nga historite biblike per nxenesit e shkollave

I hipur mbi një fik, duke u ëmbëlsuar me frutat e ëmbël, djaloshi i ri Adam, (i vetquajtur kështu sepse i ndante lodrat e tij me shoqen e tij të vetme), pa një hapsirë të paanë natyre, sa u frymëzua dhe i lindi një idè e përzier me instikte. Gjithë vrull dhe eksitim u hodh nga pema dhe iu vërsul si dem i harbuar shoqes së tij të lodrave, Evës, duke e shtrirë këtë përtokë. Njeriu do bëhet më parë, i tha kësaj, duke dashur ti kujtojë asaj ndonjë kukull, të cilat ajo i bënte me drunj dhe gjethe pemësh e me të cilat ajo kënaqej kur luante. Nga shkapëlimi që pësoi, e buta Evë lëshoi një klithmë të fortë dhimbje dhe pohimi bashkë. Edhe Adami e shoqëroi pas pak lëngatash epshore me një buçimë kënaqsie. Pas kësaj shokun e lodrave e zuri gjumi mbi shoqen e tij, mirpo kjo i dha një të shtyrë dhe u ngrit të vazhdonte punët e nisura.

Kaluan ditë e netë pa numërim dhe barku i Evës u fry si tollumbac. Të dy shihnin të habitur ç’qe kjo magji, derisa një ditë Eva, mes ulërimash nxorri nga poshtë një kërthi të vogël, që i ngjante njeriut. Ç’është kjo, u habit Adami. Njeriu, njeriu që ti the se duhej të bëhej, ia ktheu Eva. Heu, kapi ballin me dorë Adami, unë kujtova se do dilnin disa njerëz nga pyjet matanë dhe unë do të luaja me ‘ta kukamëshefti, si dikur kur isha i vogël. Ja, i tregoi barkun e saj Eva, njerëzit do i bëj unë, pasi ti të luash me mua kukamëshefti, e jo si radhën e kaluar, që më dërmove me shtazërinë tënde.

Me kalimin e ditëve Adami pa se Eva po ia varte përherë e më pak, duke e kaluar kohën më së shumti me atë kërthinë e vogël. Kështu ai ra për herë të parë në jetë të tij në mendime, duke kujtuar mjaft turbullt ato kohra kur ai ishte akoma një fëmijë i vogël 5-vjeçar dhe zona e tyre u përmbyt nga ujrat. Se si kish shpëtuar, as që e mbante mënd, por kujtonte disi turbullt si kish gjetur në një gëmushë atë vajzë të vogël tre-vjeçare, të mbështjellë në një shportë, që i ish dukur si një ve, ndaj dhe e kish quajtur fëmijën e mbështjellë me pelena, Eva, e me të cilën kish nisur të luante në ditët pasuese. Dhe ja tani, pas rreth 12 vjetësh të tjera kish ngrënë fiq, sepse i kishin pëlqyer, dhe i ishte hedhur Evës për të luajtur, kur kish ndodhur ajo gjëja me ngulçima dhe ulërima. Dhe pas lindjes së atij fëmijës-kukull, që e kishin quajtur Abel, pra si të bukur, Eva nuk po luante më me ‘të, biles nuk po ia varte fare! Kjo nuk shkon, tha i zemëruar Adami. Dhe bëri një plan.

Atë darkë ai i dha shoqes së tij të pinte mjaltë holluar, në të cilin kish hedhur nga ato bimët gjumë-ndjellëse. Pas ngrënies dhe pirjes Eva ra në një gjumë të thellë kënaqsie. Vapa e madhe e kish lodhur gjithashtu, ndaj Adami nisi t’ia ledhatonte ëndërrat e bukura me një degë peme, të cilën ia tundte sipër trupit si freskueset e mbretërve të mëvonshëm. Pastaj nisi ti fryjë edhe me frymën e tij dhe ta fërkonte lehtë nga kofshët. Mes atij gjumë të thellë të Evës ai kryeu sërish aktin e tij seksual dhe ra pastaj të flerë. Të nesërmen Eva u ngrit me pak dhimbje koke, pa kuptuar se sa dhe si kish fjetur. Oh, çfarë gjumi të rëndë kam bërë, kokëtiu ajo e lodhur, sikur të isha e vdekur! –Po,po, kishe vdekur me gjithë mënd, ia këputi aty për aty Adami, për të vënë në zbatim planin e tij friksues, -por unë u luta dhe vetë Zoti erdhi e të shëroi, duke të sjellë sërish në jetë! -Zoti? -pyeti e habitur Eva, ngaqë nuk e kish dëgjuar më parë këtë emër. Çfarë është kjo?.. Dhe Adami nisi ti tregonte për Zotin, duke e sqaruar se nuk ishte kjo por ishte ky, pra mashkull si dhe ai vetë, dhe të dy bisedonin ballë për ballë, si shokë. -Ç’farë ngjyre i ka flokët? –e provokoi për shka Eva. –Ah, -ia ktheu i turbulluar Adami, -unë vetëm këmbët i pashë! Se ai është i madh, shumë i madh, ai ka krijuar botën, qiellin dhe ne të dy.

Kështu nisën historitë biblike. Eva dëgjonte e çuditur dhe, aq sa ishte e hutuar, po aq ishte edhe e kënaqur nga ajo histori e bukur që po dëgjinte, duke menduar se këtej e tutje i shoqi do ti tregonte gjithmonë përralla të ndryshme për ta vënë atë dhe fëmijët e saj në gjumë. Mirpo plani i Adamit rrihte gjetiu, ai donte ta friksonte pak Evën e ti tregonte sa i përzgjedhur ishte ai vetë para saj. Ndaj vazhdoi, Zoti më tha se ti do të lindësh edhe një fëmijë tjetër, ja ke për ta parë, unë nuk do të afrohem fare tek ty e ti do bësh një fëmijë tjetër, sepse kështu tha Zoti! Vetëm mua ai më tregon gjithshka!

E mrekulluar Eva u largua në punët e saja, duke besuar me kënaqësi pallavrat e Adamit. Edhe kur ajo lindi fëmijën tjetër, sërish ajo do të donte ta besonte, mirpo ngaqë historia ishte gjithmonë e njëjtë dhe vetëm në interesin e Adamit, ajo i shtoi dyshimet e saj. Gjithshka Adami i tregonte, vetëm sa justifikonte lehtësimin e tij si burrë nga punët e shumta të shpellës ku jetonin, dhe rëndimin e saj si femër gjatë gjithë ditës me punëra të shumta. Kështu i ka ndarë Zoti punët, i zgërdhihej përtaci Adam, i shtrirë sa gjatë e gjërë, duke kafshuar ndonjë mollë plot lëng. Tu zëntë në grykë, tu zëntë, e mallkonte Eva, dhe vërtet, një ditë Adamit i ngeci molla në grykë. Nga inati u ngrit e ia bëri të shkretës kurrizin fërtele.

Ditë më pas u pajtua, por grindja dhe sherri ri-vazhduan. Edhe historitë mashtruese të Adamit me Zota dhe Shejtanër nuk mbaruan. Mirpo gjëra të reja mëndja e Adamit nuk po shpikte. Dita me ditë Eva po mërzitej nga historirat e të shoqit, pasi këto ishin mjaft monotone, pa fantazi dhe jo narrative. Ndaj dhe ajo, çdo ditë e më tepër që kalonte, më pak ia varte të shoqit përtac e të mërzitshëm. Nga inati ky i shtoi të goditurat ndaj saj, duke përdorur edhe drurin në vend të duarve. Dhe shtonte, se edhe këtë ia kish thënë Zoti! E ç’ka thënë tjetër Zoti, o Zot, mërmëriste e dërmuar Eva. Ja, që ti të dëgjosh ç’thotë burri, ia kthente i nevrikosur Adami, duke e flakur në zjarr drurin që mbante akoma në duar. Sëfundi Eva nuk duroi, por mori të dy fëmijët dhe iku nga sytë këmbët. Adamit i kërcyen kacabujtë dhe gjithë tërbim u vu në kërkim të së shoqes.

Ec e ec takoi njerëz të tjerë, gjë që e habiti ca por nuk e dha veten, njerëz të cilve u tregonte historinë e tij. Kur pa se njerëzit qeshnin me ‘të, e ndryshoi paksa komedi-tragjedinë, sikur personazhet të ishin të tjerë njerëz, disa paraardhës të tij. Asaj historie iu shtuan edhe përzierje historish të tjera, pasi kishte shumë gra të ikura nga burrat e tyre xhahilë, apo vejusha, të cilave o u kish vdekur burri, o u ish vrarë në ndonjë grindje. Kështu hyri aty historia e vrasjes së vëllait nga i vëllai, përmbytjes së botës, rilindjes së një bote të re, (kjo e fundit vazhdon dhe sot e kësaj dite në politikat e ndryshme mashtruese të njeriut, kryesisht burrit), hynë aty shumë e shumë historira, të gjitha gjoja të komanduara nga Zoti, sepse duke i vënë të gjitha historitë nën emrin e Zotit, ato bëheshin më të vërteta, kështu edhe qetësia sunduese vazhdonte një kohë më të gjatë për mbretërit dhe pushtetarët e ndryshëm. Kush ishte më i forti dhe më dinaku e shkruante historinë nën emrin e Zotit. Ndaj dhe kemi sot historitë e pafundme biblike, disa prej të cilave u mblodhën dikur në Biblën e shenjtë, e cila u përhap gjithandej në mbarë rruzullin tokësor. Krijuesi i parë i këtyre historive ishte Adami, i cili e bëri këtë nga nevoja, e po nga nevoja i zbukuruan më tej këto histori edhe burrat dhe sundimtarët e tjerë.

23 Komente

Dhe pas lindjes së atij fëmijës-kukull, që e kishin quajtur Abel,

As faktin banal per shkolle fillore nuk di, femija i pare ishte Kaini, ndersa Abeli i dyti.

Te besh parodi me Biblen (dhe çdo tjeter), duhet ta njohesh te pakten si material, ndryshe ben figuren e dyfish kaqolit injorant.

 

E kane ket problem gojedhenat, o tiku. Sidomos tani qe po i gjejme katragjysherit nga 40 melon vjet te vjeter. 

o Bame,

gojedhena eshte nje gje, e gojellapja per gojedhenat eshte nje gje tjeter, siç eshte tjeter gje fare edhe studimi shkencuer per katragjyshe meleona vjet me pare.

Pra ti je tu gojellap me me teper se Karlitoja, sepse perzjen tre gjera njekohesisht.

 

Ndaje mendjen tiku, ose katragjyshe 40 melon vjecar, ose... vari lesht po he, vazhdo merru me katalogimin e femijeve te Adhamudhit e Eves. Diten e mire. 

O Bame! me ose ... pika, pika, pika me kuptim te thelle filozofik,

eshte pikerisht katalogimi i figurave te Librit qe ka bere te mundur me pas katalogimin shkencor te katragjysheve 40 meleon vjeçar.

Njekohesisht eshte mohimi i Librit pa ditur asgje, pa lexuar asgje rreth kesaj teme (perveç leksioneve te Shkolles Partise ne Laprake) ... pika, pika, pika me kuptim te thelle filozofik qe katologon eliten intelektuale te shquar ne librin e majmunit.

Si pjestar i kesaj elite te shquar majmunesh me lesh, lesht do t'i kesh gjithnje varur ngado ne trup dhe ne tru, neqoftese nuk kupton se metodologjia shkencore vertet fillon prej Galileut, siç brohorasin majmunet me diplome, por per nje arsye qe eshte krejt e kundert dhe me e sofistikuar nga logjika majmune, me sakte ndjenja majmune, sepse nuk eshte logjika primare, primare eshte deshira me qene majmun ose njeri, eshte mçef ne tjeter ven lepri.

«Come si vadia al Cielo, e non come vadia il Cielo» 

È vero che la storia non si fa con i se e con i ma: eppure, se le frasi che Galileo attribuisce al Card. Baronio fossero state meditate più a fondo, probabilmente il pensiero occidentale non avrebbe vissuto alcune tristi pagine di incomprensione e sospetto reciproco tra fede e scienza. Il passo completo di Galileo si trova nella Lettera a Madama Cristina di Lorena, dove egli ad un certo punto inserisce queste osservazioni personali: «io qui direi quello che intesi da persona ecclesiastica costituita in eminentissimo grado, cioè l’intenzione dello Spirito Santo essere come si vadia al Cielo, e non come vadia il Cielo»; ed è lo stesso scienziato che, in una nota scritta di suo pugno, cita appunto il Card. Baronio attribuendogli queste espressioni. La distinzione tra gli scopi della Bibbia e quelli delle scienze sperimentali oggi è stata sufficientemente chiarita, sebbene esistano ancora fondamentalismi da una parte e dall’altra: non mancano infatti rigurgiti di positivismo aggressivo da parte di alcuni atei e di biblicismo ingenuo da parte di alcuni credenti.

heretik: ... femija i pare ishte Kaini, ndersa Abeli i dyti ... 

E vertete! E kisha ngaterruar kete fakt ... kaq te rendesishem! Sepse u bazova ne historite e shumta te Bibles, ku femijet me te vegjel na dalin si mashtrues dhe kriminele, e per kete -ndoshta- perkrahen nga Zoti i Bibles te marrin paresine, keshtu per te drejtuar pastaj popujt e perzgjedhur te ketij Zoti. A nuk tha Zoti biblik edhe per Kain-kriminelin, pasi ky vrau te vellane, Abelin: kush e prek me dore Kainin, ka ndeshkimin tim!? 

Shpresoj te me fali Zoti biblik per kete lapsus qe kam bere ne shkrim. Vertet, Kaini eshte i pari, sepse ka hinin e Zotit. 

Kete shkrimin e ke bajat fare (jo prej temes), nuk e di si ta kane publikuar.

Ndersa gojedhenat (si fetare, si jo)  qe ty te duken primitive dhe qesharake, kane kaluar siten e kohes dhe te qindra brezave. P.sh. The Book of Job eshte nje nga librat me te mire filozofik qe eshte shkruar ndonjehere.

O burri i Xhenit, po ti je lapsus i teri o derzi, porosia "asnjeri te mos preke Kainin" eshte ndoshta porosia me prekese dhe me ngashnjyese e Librit, pararendese dhe paralajmeruese e "duaj armikun tend". E ka fjalen pikerisht per ty, sepse ne historine e botes nuk ka figure me kaine se Karl Marksi dhe levizje me kaine se ajo e frymzuar prej tij.

Kjo shprehje u rifreskua ne vitin 1989, vazhdo t'i peshtysh Qiellit, vazhdo sa paguan abeli qe te pallosh ti rehat ne bordello!

  

Ooo Zot, nese vertet te bie ne sy kjo urrejtje e ketij njeriu ketu, me emrin heretik, fale, te lutem fale per kete urrejtje qe dallon me kilometra larg ne shpirtin e tij!.. Eh, c'ti besh, sa njerez flasin ne emrin Tend, o Zot!...  Instikt njeriu!... 

Karl Marksi, duket qe eshte ateist, por ai nuk e di, se Zoti, edhe sikur te mos ekzistonte, duhej ta krijonim. 

Zoti Pjer,jo Zotin duhej ta krijonim,po Zotin e krijuam se na duhej.Dhe besoj se autori me emrin e filozofit te madh po shpotit krijuesit dhe jo Krijuesin.

Mundet Argendis, mundet, se gjuha e ketij Marksit te Peshkut, duhet si dy-kuptimshme, s'di se me ke e ka, a me personazhet, a me biblen apo me Zotin. 

Pse argjendis ti mendon qe autori eshte me i mencur se keta krijuesit?

Te shpotitesh dike ose te mundohesh ta besh,nuk do te thote te jesh me i mencur se i shpotituri.

Djema, filloi festivali Europian e kenges , Eurosong, nata e pare, eliminatoret e dites se pare. Nata e dyte eshte te enjten, dhe finalja te shtunen. 

Festivalin Europian shikojeni ju te europes ne te amerikes do shohim festivalin Amerikan.

ketu ka vend ajo shprehja e Tikut tone, qe shkrimi eshte si faqja e trete e gazetes bashkimi. Ka bere shkrime te ngjashme Karli por ka hasur gjithmone kundershtime per mostrajtim serioz te ceshtjes.

Eshte pak vone, por nese njerezimi do ndiqte keshillen e Jezusit: Lexoni ate qe eshte shkruar, nuk do qe duke perseritur te njejtat gabime si 6k vjet perpara. Karl thellohu ne ceshtje te bibles dhe do te vije inat me veten qe i ke trajtuar kaq banalisht.

Meqe nga ana kuptimore e simbolike eshte e kithet ne raport me Biblen, te pakten te kishte ca caste artistike...se kshu nuk shtyhet as me vaj as me uthull. Cudi se historite biblike i kane frymezuar shume njerezit, ne cdo kohe. Ka plot rimarrje qe jane kreativitet i gjalle. Heres tjeter, me shume art, me pak ironizime, del me i nderuar.

 

Po sot ku mi ke Adamon me Even?

Ku mi ke me gjithe kete degjenerim sheshit si purtha ne pllake?

Babai me breke e kanatiere lexon gazeten ne divan, mamaja ben darke me fasule 3minuteshe ne microonde, djali ik pirdhuni e mbyllur ne halè me Whatsapp.

Ishte mire atehere me Bibla me Adamo e Eva: Babai me mjeker i leshonte mallkime gruas, mohonte te bijen qe s'pillte, ja shiste ndonjerit te bijen qe pillte e vuu kopaçen te birit.

Tani s'ka me vetem Adamo e Eva. Ka pjellje treshe ne provete: ai, ajo e ai tjetri. Mitren po te duash e jep me qirà. Ja jep gjitoneve qe s'pjellin, si dihet pse: e ka fajin ai apo ajo. 

Jane shume te kerkuara mitrat me qirà me pamje nga deti ose maksimumi 10 minuta nga qendra.

Mua shkrimi me pelqeu. Eshte si nje ese artistike, e dhene bukur.

Gjaja ma banale ke dhiata e vjeter asht se Zoti ishte shok i ngushte me Djallin po u prishen se ky deshte  me i zan venin. Si puna e sherrit mes Rames me Berishen.

Rrushi, kto storjet me Zot jane mijra e mijra vjecare. Apo te gjithe trapa keta dhe erdhi koha e te mencemve. Thellohu caze. 

Eshte per te ardhur keq kur veren tendenca te tilla, qe e percjellin realitetin permes nje panorame kaq te pajete, te trishte e cinike, e cila duket sikur ta mbyt shpirtin dhe te shuan cdo shprese per te ardhmen, cdo perceptim te bukur mbi jeten. Depresion i gjalle. Mesazhi qe shume nuk duan ta lexojne eshte mesazhi i dashurise; vetem dashuria i perjeteson e i ben Zoter humanoidet kafsherore (prandaj ne shkrimet fetare thuhet se Zoti e ben te pamunduren te mundur). Por ka nje cmim te larte...guximin, durimin e sakrificen. Ama na ben imune ndaj ideologjive e teorive qe mbijne ore e pa kohe, ngaqe shume prej nesh nuk e gjejne dot forcen e qetesine qe kerkon dashuria dhe zgjedhin ta mohojne absolutisht ate, zgjedhin mjerimin dhe kamxhikun, zgjedhin te dhunojne e te dhunohen sistematikisht, te qeshin me force dhe te faktorizojne cdo marredhenie ne funksion te sigurise personale.
A nuk kemi nevoje ne te rriturit t'i rikthehemi here pas here fragmenteve te femijerise? Apo jemi rritur (majmunizuar) aq shume sa dashuria e paster na ben dem? https://www.youtube.com/watch?v=Ts_WDlgNMoo

Wie wundervoll ist es zu lieben. Nur die großen Seelen können und wissen es zu lieben. Liebe ist unendliche Zärtlichkeit... die Liebe ist das Leben, das in jedem Atom wie in jeder Sonne schlägt. Die Liebe läßt sich nicht definieren, denn sie ist die göttliche Mutter der Welt; das ist es, was zu uns kommt, wenn wir wirklich verliebt sind. Die Liebe kann man in der Tiefe des Herzens fühlen, sie ist eine köstliche Erfahrung, ein verzehrendes Feuer, ein göttlicher Wein, berauchend für den, der davon trinkt. Ein einfaches parfümiertes Taschentuch, ein Brief, eine Blume, provozieren in den Tiefen der Seele große innere Unruhe, exotische Ekstase, unsagbare Leidenschaft. Noch nie konnte jemand die Liebe definieren, sie muss erlebt werden, muss gefühlt werden. Nur die großen Liebenden wissen wirklich, was das ist, was man Liebe nennt.

Gott ist Liebe, seine Liebe erschafft, und schafft erneut....

"Gott ist nur Liebe
Wagt für die Liebe alles zu geben
Gott ist nur Liebe
Gebt euch ohne Furcht."

https://www.youtube.com/watch?v=TE5WpHokIOo
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).