Cilësia e ujit të detit në gati gjysmën e plazheve shqiptare është jashtë standarteve minimale për t’u larë. Në rreth 40 për qind të plazheve të vendit, nga 78 të tillë të testuar nga Agjencia Europiane të Mjedisit (AEM)—agjencia zyrtare e mjedisit e BE-së—uji është poshtë parametrave të përshtatashëm për t’u larë.

Zona më e ndotur e vendit janë plazhet e zonës së Durrësit deri në Kavajë. Shkaku kryesor i ndotjes në Shqipëri është derdhja e ujrave të zeza në det.

Këto konkluzione janë pjesë e raportit të cilësisë së ujit të plazheve për vitin 2015 të AEM-it—raport i cili ka mbulaur të gjitha vendet anëtare të BE-së, si dhe Shqipërinë dhe Zvicrën. Raporti është hartuar mbi rezultatet e analizës së kampioneve të ujit në rreth 28 mijë plazhe të ndryshme të Europës. Mbi bazën e ndotjes plazhet janë klasifikuar në katër kategori: cilësi e shkëlqyer, e mirë, e mjaftueshme dhe e keqe.

Shqipëria është një rast ekstrem në Europë për ndotjen e ujit, me mbi 40 përqind të plazheve të testuara si të papranueshme për t’u larë. Përqindja e dytë më e lartë e vendeve të ndotura është në Britaninë e Madhe me rreth 4 për qind, ndërkohë që mesatarja e vendeve të ndotura në gjithë BE-në është rreth 1,8 për qind.

Ajo që është më alarmante në rastin e Shqipërisë është ndotja e Durrësit i cili është destinacioni kryesor i plazhit në Shqipëri, i cili vizitohet nga qindra mijëra pushues çdo vit.

20 Komente

Jo vetem uji po edhe rera eshte e ndotur. Njerezit ankohen nga pulla te kuqe e kruajtje te forta te lekures.

Neve s'ka c'na duhet e s'duam te dime as per zonen e Duresit, as per zonen e Kavajes.

Duam trekendeshin e Bermudes: Tregursh- Kalà-Zhiron dhe pike!

fake

Ca jane keto llafe turpi?!

Turp!

Edhe Ujin e qelben.

Bashkia e Vlores, per te mbrojtur ujtin nga ndotja, ka nxjerr nje rregull qe te gjithe ata qe do perdorin plazhin do te paguajne nje takse ditore 3 minj leke ose e konvertuar me euro 2.4563721€. Bejne perjashtim vetem ata qe perdorin transportin publik dhe ushqehen ne restorantet e shumta ne dispozicion te pushuesve(per te evituar qe te gjithe te ngarkohen me trasta me ushqime qe ndotin plazhin).

Superfuqia e turizmit. Po kur thoshin, e dum elitar. Ne kete rast, me ner me thon, ka kuptim te drejtperdrejte, ose me thjesh me u la ne moot. 

ngaqe turizmi nuk eshte elitar vjen ndotja e plazheve tona te vogla.

ne shqiperi shumica e turisteve te sotem terhiqen nga ÇMIMET, qe jane me te ultat ne europe per momentin. mirepo me taksat qe qeveria do te aplikoje, edhe keto do te ngrihen. dhe aq me mire ne fakt, se s'do na lene kalamo pa qire te huajt, po te vazhdoje si sot.

Durrsi mund te jete pakez problematik, por jo aq shume per ujtin e detit qe nuk eshte aq i papaster sac e tregojne, se sa eshte per sasine e paket te ujtit te pijshem qe vjen vetem nje here ne dite ne zonen e plazhit.

Mo e forta osht qe keto matsat albaneze e qisin qelibar, bile me veti kuruse, moot pellasg mo. 

Jo vetem kaq por sipas nje shokut  tone peshk qe punon tani ne qeveri se shpejti per zonat e populluara te plazhit (sidomos durres, plepa, sh.kavajes etj) do te instalohen pompa ne distance nje km nga bregdeti te pompojne ujin e detit, ta filtrojne dhe te perdoret per te pire nga pishuesit. Keshtu mbyllet dhe qarku i ushqimit dhe asgje nuk shperdorohet smiley.

Kot lodhen, mo kollaj pushusit te pijne shurren e vet. Per t'u la eshte icik problem se s'bo dot robi sa me mush vasken. Po me ndihmen e komshijve arrihet. Ca te teproje e shet Taci ne Zvicer.smiley  

Nuk jane si i ka shkrujt ky i exit pik al. Ka punu me Berishen ky e nuk ka si te jete veçse mashtrus.

Gjermania 1-2

Plazhet e Otrantos  jane me te ndoturat ne Mesdhe, ne te dy krahet, prandaj edhe peshku ka me shume shije.

Kush qe ai I mencmi qe parashikonte se do ia kalonim edhe greqise ne turizem?smiley

futja kot. BE i ben analizat sipas standarteve te veta. Ne kemi tonat. dmth jemi te imunizuar nga pislleku. Biles ne semuremi nese gjerat jane sterile.

gjith Kopenhageni derdh mutin n det, se rru asnjoni nga kta barkderret pedofila te BE. kur shajm ne vet Shqiperin ca me prit nga tjeret....

keta qe kane bere keto analiza meritojne te internohen ne Gjermani!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).