Disa herë, që nga viti 2014, kemi bërë apel për fatin e Alepit: për ta shpëtuar qytetin, për të krijuar përqark tij një zonë armëpushimi dhe për të ndihmuar popullsinë.

Apeli që kemi bërë, pavarësisht mbështetjes së shumë burrave dhe grave vullnetmirë, kanë rënë në vesh të shurdhët, si te luftëtarët në terren, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar. Do të mund të krijohej një “qytet i hapur”, duke ruajtur një mjedis unik nga pikëvështrimi historik dhe njerëzor.

Nuk ndodhi asgjë. Nuk i interesote kujt ndalja e këtij shkatërrimi kaq të madh. Kështu që Alepi u zhbë, copë pas cope, ndërkohë që banorët e tij iu nënshtruan një rrethimi rraskapitës dhe  brutalitetit të luftës. Marrëzia po vazhdon.

Gërmadhat që vijojnë të mbulojnë Alepin janë monumenti i gjallë i një lufte absurde. Komuniteti Ndërkombëtar është ngatërruar në një rrjet lojërash dhe vetosh që bien ndesh me njëra-tjetrën. Njëkohësisht që shkatërrohej qytetërimi i bashkëjetesës, që megjithë vështirësitë e kishte bërë Alepin dëshmi paqëtimi në të gjithë Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe komunitetit të madh kristian të qytetit u largua.

Paradoski është se sot, ndërkohë që në Siri është vendosur një armëpushim i  brishtë, në Alep njerëzit vdesin për shkak të luftës. Madje qyteti qëndron në zemrën e konfliktit. Është tallja e fundit në një histori të gjatë dhe të dhimbshme që zë fill që në vitin 2012. Në javën e fundit llogaritet se kanë vdekur të paktën 200 njerëz, mes të cilëve 50 fëmijë. Ka humbur jetën edhe pediatri i fundit, një nga pjesëtarët e grupit të doktorëve që qëndruan në qytet. Qeveria e Assad (që në të shkuarën godiste me të tmerrshmet fuçi shpërthyese) bombardon lagjet e pushtuara nga rebelët, në përpjekjen për t’u ribashkuar me një pjesë të qytetit, deri më tani në duart e saj, ku edhe jetojnë kristianët. Edhe kjo zonë goditet nga rebelët , pas një periudhe të shkurtër qetësie. Beteja e Alepit po vazhdon në një qytet në të cilën tashmë ka më shumë gërmadha sesa ndërtesa. Është koha që të ndalet!

Kanali i komunikimit mes SHBA dhe Rusisë provoi se funksiononte në marrjen e vendimit për armëpushim në pjesën tjetër të Sirisë. Tani duhet të shpëtohet ajo që mbetet nga Alepi. Lufta nuk mund të vazhdojë më në këtë qytet martir. Si do të jetojnë me njëri-tjetrin banorët e Alepit kur të bjerë muri i brishtë i ndarjes mes dy pjesëve të qytetit: asaj të kontrolluar nga qeveria dhe asaj të kontrolluar nga rebelët? Si do të jetojnë sërish bashkë myslimanë e të krishterë? Sepse është fakt se është përhapur shumë urrejtje.

Shumë njerëz kanë vdekur dhe janë zhdukur pa gjurmë. U zhduk pa lënë gjurmë peshkopi siriako-ortodoks, Gregorios Ibrahim, dhe ai greko-ortodoks, Paul Yazigi, të dy të rrëmbyer tre vjet më parë. Kisha e Halepit, vejushë pas humbjes së dy peshkopëve të saj, është njësoj si ato shumë familjet e qytetit që kanë humbur një baba, një nënë, një të afërm, apo më shumë sesa një.

Alepi e meriton paqen e menjëhershme. Është provuar se mund të bëhet shumë politikisht për të ndaluar luftën e armatosur. Pse të mos bëhet edhe për Alepin? Nuk mund të lejohet të humben javë duke asistuar këtë shkatërrim mizor që po ndodh. SHBA dhe Rusia duhet të hedhin një hap të vendosur. Qeveria e Assad-it duhet të ndalet, nëse synon të rifitojë sadopak besueshmëri dhe autoritet në sytë e botës.

Historia do të kërkojë llogari për kaq shumë të vdekur dhe kaq shumë shkatërrime. Dhe për fat të keq, ajo botë e bashkëjetesës që ekzistonte në Alep, nuk do të rikrijohet aq kollaj. Është e nevojshme të ndalet kjo luftë, deri sa ka ende një fije shprese dhe jete në Alep.

 

*Andrea Riccardi, historian, është themelues i Komunitetit të Sant'Egidio

 

http://www.avvenire.it/Commenti/Pagine/r...

Përkthimi nga “ResPublica”

8 Komente

Po mire more vellezer, edhe kete barre neve do te na e ngarkoni? Nuk gjetet njeri tjeter, ti jape zgjidhje kesaj pune?

Po mire, nuk ka gje, se do ta zgjidhim edhe kete gje, ja sa te mbarojme pak pune me shpetimin e stadiumit, pastaj do ta shpetojme edhe Alepon.

IS-is, duhet te largohet prej aty, qe te vij paqja, mirpo krimbat e IS-is, mçifen neper pallate, rrenoja dhe nuk largohen, prandaj eshte e veshtire paqja aty. 

ti sikur e njef sirine. 

siria eshte komplekse ndryshe s'do kishte lufte civile. 

ka katerqind etni te ndryshme, arabizimi eshte vetem siperfaqsor.

isis bile kete kerkon, qe nepermjet islamit RADIKAL te unifikoje njerzit qe nuk kane mundur deri tani te jene te tille. siç komunizmi desh te bashkonte shqiptaret, qe demokracia do t'i perçaje serish.

paqe me nje bombe ne forme kerpudhe

Alepo e fitoi nje here para nja nje-dy vjetesh paqen, me marrveshjen midis forcave islamike te ISIS-it dhe Asadit, tek te parat u larguan me autobuze ne kembim te hyrjes se forcave humanitare te shendetsise dhe atyre te furnizimit me ushqime. Mirpo tani Alepo zgjohet serish per te ndikuar duket ne bisedimet e Gjeneves.

Ke nai gjo per t'na thone per Leicester City-n dhe Fanfara Tirana ? ... osht dhe ajo tema e shpijave qe nuk i shesin dot ( jepi i dore ndihme ene atyne se gjynof ) ... oops e terheq ket fjaline e fundit .

Eej kush e jep korçen me partizanin sot? Se tvsh spo jep gja

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).