Në dy nga komentet më të ashpra deri më sot, përfaqësuesja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu kërkuan miratimin e menjëhershëm të reformës kushtetuese duke paralajmëruar për pasoja në rast se udhëheqësit nuk veprojnë.

Ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhanë një ultimatum për udhëheqësit e partive politike shqiptare të mërkurën, duke kërkuar miratimin e shpejtë të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të shumëdiskutuarën reformë në drejtësi.

Duke folur para komisionit parlamentar për reformën, ambasadori Donald Lu dha komentet më të ashpra deri më sot, duke paralajmëruar për pasoja në marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në.

“Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

“Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë.  Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë,” shtoi ai, ndërsa deklarata e tij u shpërnda e plotë në shqip dhe anglisht në faqen e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Drejtuesja e Delegacionit Europian në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin shtoi: “Duke e miratuar këtë reformë përpara verës dhe duke nisur zbatimin në vjeshtë do të hapet një mundësi për Shqipërinë që të marrë një rekomandim pozitiv nga komisioni për hapjen e bisedimeve për anëtarësim”.

“Nëse ky momentum humbet, vendi nuk do të humbë jo një, por shumë vite. Ne besojme se Shqipëria nuk mund të përballojë më humbjen e kohës. Nuk e ekzagjeroj kur them se kjo është një mundësi unike për Shqipërinë. Ju lutem mos e çoni dëm”, shtoi Vlahutin.

Reforma në drejtësi ka qenë tema kryesore politike në Shqipëri që nga viti 2014, por procesi u zvarrit nga udhëheqës politikë që dyshojnë se mund të humbasin kontrollin që kanë në emërimet në postet kyçe të sistemit të drejtësisë ose që njëra palë mund të përfitojë nga reforma.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe një pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionit mbikëqyrës të sistemit, krahas Prokurorit të Përgjithshëm, janë persona që emërohen politikisht nga parlamenti në bashkëpunim me presidentin. Përgjatë dekadës së fundit, zakonisht palët politike parlamentare kanë rënë dakord që të ndajnë mes të pëlqyerve të gjithësecilit postet e sistemit të drejtësisë apo institucioneve të tjera të pavarura, ndërsa në rastet kur nuk janë marrë vesh, kanë lënë vende vakante, për deri disa vite më rradhë.

Sistemi i drejtësisë perceptohet gjerësisht si i korruptuar dhe joprofesional. Gjykata e Lartë, për shembull, anëtarët e së cilës emërohen nga presidenti dhe miratohen nga parlamenti, ka gjithashtu të drejtën ekskluzive të gjykojë personat me imunitet, përfshirë ministrat dhe deputetët. Përgjatë viteve, gjykata ka refuzuar të dënojë çfarëdolloj të akuzuari për korrupsion mes politikanëve.

Sistemi aktual aludohet gjithashtu se ka një problem të rëndë me kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm nga presidenti dhe parlamenti, gjë që ka sjellë inaktivitet nga ana e prokurorisë për të hetuar dhe ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë. Që nga koha e komunizmit, prokuroria ka funksionuar si një institucion i centralizuar në Shqipëri, ku prokurori i përgjithshëm nga autoritet të kontrollojë dosjet e të gjithë prokurorëve të tjerë, duke ndikuar në rezultatin e hetimeve.

Reforma kushtetuese aktualisht në diskutim synon të kufizojë fuqinë e politikës për të kontrolluar procesin e emërimeve nëpër gjykata si dhe parashikon prokurori të decentralizuar, ku prokurori i përgjithshëm ka më së shumti funksione administrative ndërsa prokurorët e tjerë marrin më shumë pavarësi dhe kompetenca.

Për të garantuar integritetin e gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, reforma parashikon krijimin e një institucion të jashtëzakonshëm të quajtur Komisioni i Vetingut, i cili do të ketë për detyrë të kontrollojë pastërtinë e figurës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të heqë nga puna ata që i gjen të korruptuar apo të paaftë.

Gjithsesi, udhëheqësit politikë në Shqipëri ia kanë dalë të shtyjnë në pafundësi procesin dhe akuzojnë njëra-tjetrën për mungesën e vullnetit. Reforma kërkon dy të tretat e votave parlamentare, të cilat aktualisht disponohen vetëm nëse bashkohen Partia Socialiste me Partinë Demokratike, por ndryshimet kushtetuese pritet të pasohen nga një proces intensiv që kërkon ndryshimet e mbi 40 ligjeve.

Shqetësimi kryesor mes diplomatëve të huaj në Shqipëri është që nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen para pushimeve të verës, parlamenti nuk do të jetë në gjendje të vendosë më vonë për shkak se në vitin 2017 në Shqipëri do të ketë zgjedhje parlamentare. Për rrjedhojë, procesi i reformës mund të shtyhet për disa vite të tjera.

Duke folur para Komisionit Parlamentar të mërkurën, Ambasadori Lu tha: “E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë.  E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë”.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan menjëherë pas kësaj se janë të gatshme ta votojnë reformën por akuzuan Partinë Demokratike për mungesë vullneti. Partia Demokratike deklaroi se qeveria po gënjen dhe se ajo e ka vonuar për dy vjet reformën, pa thënë qartë nëse dëshiron ta votojë apo jo atë.

39 Komente

oups! Server is too bijzi smiley

besoj se ka ardh koha te mos qeshim me fiqo. 

 

Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

 

si te mos deshtoje kur krimi i organizuar vinte vjen dhe do te vije nga "shteti" , nje grusht kriminelesh qe pasurohen ne kurriz te nje populli te humbur ?? 

Shume flitet per reformen ne drejtesi, por detaje nuk po shohim! Pershtypje po na ben se jane administratoret (shtetare, ne kete rast te shteteve te medha te huaja), qe po ngulmojne per reforme ne pushtetin juridik!!! Deri tani evolucioni i marrdhenieve te pushteteve ka ecur nepermjet ndikimit te juristeve dhe ketij pushteti ndaj atij administrativ. Ndersa tani po shohim te kunderten!!! Dicka nuk shkon ketu, ndaj hollesite e kesaj te ashtuquajture reforme duhen te publikohen dhe jo vetem fraza te ndryshme nga njera-tjetra, nga artikulli ne artikull. (Parag.11: Reforma kushtetuese aktualisht në diskutim synon të kufizojë fuqinë e politikës për të kontrolluar procesin e emërimeve nëpër gjykata si dhe parashikon prokurori të decentralizuar, ku prokurori i përgjithshëm ka më së shumti funksione administrative ndërsa prokurorët e tjerë marrin më shumë pavarësi dhe kompetenca.) 

Apo nje paragraf me poshte: Për të garantuar integritetin e gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, reforma parashikon krijimin e një institucion të jashtëzakonshëm të quajtur Komisioni i Vetingut, i cili do të ketë për detyrë të kontrollojë pastërtinë e figurës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të heqë nga puna ata që i gjen të korruptuar apo të paaftë. Nje institucion (administrata) te kontrolloje nje organ (gjykatat dhe gjykatesit)!!! Kjo eshte nje nga marrezite me te medha qe kam lexuar ndonjehere! O Zot, drejt kujt sistemi pa sistem po shkojme, ku sefundi mbi ligjin mund te vihet urdheri!!!

Na u bene ambasadoret sikur jane Havie Perez de Kuellà mor ja qivqtmnsemes!

Ambasadoret kane folur shume qarte, po i shihja deputetet perballe qe rrinin si m. Kush mundohet ta ndaloje kete reforme, mundohet te vjedhe te ardhmen e femijeve tane, mundoeht ta mbaje kete vend peng te mekateve te veta, te shpetoje bithen e rrudhur nga burgu, e te fshehe krimet. #turp

Ambasadoret  nuk kane asnje ndikim ne çfare ndodh ketu.

Keta te medhenjte, Rama, Meta, Basha, e bene te gjithe nga nje xhiro matane Atllantikut muajin qe shkoi. Secili po mundohet ti provoje miqve te vet, pra atje ku paguan, qe eshte me i mire se tjetri.

Shqiperia eshte nje veture e vogel qe e merr kthesen si nje tren per shkak te shoferit. Dhe treni nuk merr kurre kthese,por ndron vetem lokomotive.

Loja eshte : une jam lokomotiva, dhe terheq vagon e pare ! E me rradhe.

Sa per femijet ke te drejte, por ketu kane qene dhe me perpara ambasadoret e kane pare qe femijet shqiptare te viteve 90 u ben burra e tani kane hallin e femijeve te tyre qe po u marrin rruget.

Kur u amnistua '97 keto te tjerat jane si buke me djathe.

Konkretisht cfare ndryshimesh priten me kete reforme?

Blendi si person qe gezon sadopak nje status mediatik a ka mundesi te organizosh nje proteste ne favor te reformes? 

Po behen disa perpjekje per te angazhuar qytetaret pro reformes por jo proteste me thene te verteten. Ka nje peticion dhe disa nderhyrje mediatike. Faktikisht, si pale perfituese, publiku duhet te jete me i perfshire, dhe ky eshte momenti.

Qe ta merrni vesh sa seriozisht i marrin ambasadoret e huaj keta tanet, mjafton te shikojme ate tipin me "Christmas sweater" qe kalon andej pari nderkohe qe flet Luja! smiley

 

 

Reforma ne drejtesi do sjelle begatine. Knej e kam degju po s'e di kush e ka copyrightin. Dmth ustallaret me lot ne sy do shkojne te veni vete. U bone kaq e beson akoma ke xhindi, tha. 

Eee, hyy, Pallosho, ta mblodhen o derdemen, ta mblodhen, se nuk deshe te filloje reformen Sociale per zbutjen e varferise dhe punesimin e njerzeve, hyy trap, tani boj si çeço reformen e Drejtesise, por do ishte mire ta fillonin edhe me ty, por mos u merzit, se do te vij dhe ty radha, hyy karagjoz. 

Ambasadoret me nder peshkut te rruajne trapin. Llogje kavaje per tu hequr si te rendesishem, dhe kta kopilat tane qe i bejne te ambasadoret te ndjehen te rendsishem. Reforma do zvarritet dhe ambasadoret do vazhdojne gam-gamet. Pirdhni pirdhni se liroheni.

Shtet leshi.

Me sakt eshte vilajet akoma.

Ktyne sikur u thoshin nderkombtaret, apo mbasadoret dukem mo impresiv. 

Beni qef ore jepni ultimatume se keni gjetur pa beni.

tani,edhe qahet nga keta hajdute populli ,edhe i voton!       vende te tjera ,me kushte shume me te mira se shqiperia e kane bere sikterr gjithe klasen politike sistemike dhe kane votuar parti te tjera  te vogla.

apo u pelqen kur i terheqin per  hunde ca zyrtaruce te ngeshem qe kalojne kohen ne shqiperi!

une mendoj se fajin e ka populli  qe eshte tredhur nga mentaliteti karlmarksist dhe albanumeristsmiley.  me kete lloj mileti do i shtyjne edhe 30 vjet te qete.

Reforma eshte pergatitur nga dy ekspert te huaj teper te zote. Po cfare ti besh qe PD e Sales se do ndersa ajo e Bashes e do. Si perfundim PD sdo ta votoje. smileysmiley

Kjo eshte per te vene duart ne koke , sa poshte kemi rene ne 2 vjet Rilindqeverisje , dalin ca Ambasadore dhe i japin te zgjedhurve me vote ultimatum , me mire te na shuje mortja , vetem nje here ja ngriti zonin nje ambasador Komandantit , e nxorri ne pension te parakohshem .Tao....Tao... ja thonin .

Republike Bananesh!

Ta pret mendja qe republike bananesh jemi perderisa ambasadoret perveshen menget me 2009 dhe 2011 per te mbajtur bastardet ne pushtet dhe nderhyne dhunshem per "burrin e shtetit" per ti heq lakun nga fyti.

 

 

Ku jeni o popull i lodhur? Pse dilni tani ne protesta masive per miratimin e reformes por vetem kur ju therret partia? Ptuuu

jps, mos ke dashur te thuash; Pse s'dilni tani ne protesta .... smiley

po ate doja te them

Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu

I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,

Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.

Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.

Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.

 

 

I nderuar Zoti Kerri,

Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.

Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.

Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.

Me respekt
Donald Lu
Ambasador

Thembra e Akilit

Neni 25 pika 135

“Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, krijohet me ligj. smiley

Termi “Funksionarë të lartë” përfshin Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë   smiley  dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, smiley  anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, smiley

Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj…”smiley

Yll jane te gjitha, po kush do ti zbatoj ?

 

“Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Kujt i tregon turpin z. Ambasador ?! Po ky është i vetmi parlament ne bote qe ka votuar një ligj ku pranon kriminalizimin e tij ,me  ligjin e dekriminalizimit. Tre prej tyre përfshi edhe nënkryetaren ne Kuvendit janë ne gjykate kushtetuese për shkeljen e ligjit te konfliktit te interesit me fondet publike dhe rrezikoje tu hiqet mandati .Disa deputete janë arrestuar për krime te renda si vrasje e plagosje disa te tjerë pritet te largohen nga parlamenti për shkak te pjesëmarrjes se tyre veprimtari te tyre kriminale nga me te rëndat nga trafiku i drogës e qenieve njerëzore deri tek tutorë prostitucioni . Por jo vetëm kaq një pjesë e mire e tyre jane autore te krimeve te komunizmit . Duke filluar nga kreu i komisionit qe Ambasadori Lu ju drejtua sot me fjalën “i nderuar “ Fatmir Xhafa dhe disa te tjerë janë ish hetueses te sigurimit te shtetit pa llogaritur këtu spiunet e tij . Kreu i grupit parlamentar te mazhorancës qe Lu i kërkon te votoje reformën ne drejtësi është ish ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste institucionit me kriminal te saje.

smiley firma. Me kto krraba e kam pas firmen une ne klase te pare a te dyte

po iken shpejt koha e medotes nje vesh shurdh e nje sy qorr dhe parat nen tavolin. Keto ndodhin kudo por asnjeher ne permasat qe ndodh ne shqiperi. 

Ambasadorja Vlahutin nga fshatrat e Kroacisë, si princeshë në mes Shqipërisë

“Kam dy dite qe po lexoj ne portale lajmin se nje vajze iu ankua ambasadores se BE per situaten ne Shqiperi. Nuk e di per ju, por mua me duket entuziazem i tepruar dhe “heroizem” i panevojshem. Eshte njelloj si te kesh probleme ne familje dhe te shkosh t’i ankohesh komshies. Jo vetem qe s’do t’ia dije per problemet e tua, por as te ndihmon dot dhe te nxjer bojen. Nese ka ndonje gje qe te rinjte mund te bejne sot, te mendohen mire para se te japin voten, para se te behen servila partish dhe ne fund t’i kerkojne llogari atyre qe kane votuar. Nese ndiejne se politikanet po abuzojne me pushtetin, te lene kafet dhe te protestojne. E nese nuk e beni kete, na i kurseni qurravitjet dhe ankesat tek te huajt se nuk i sherbejne askujt”, aq me teper kur Vlahutin eshte nga nje fshat i Kroacise.....shkruan faqja Lolita ne FB.

Te pakten nuk eshte nga ndonje fshat i Sirise!

Qenka shkaba dv pz ncnc

po edhe po te ishte ça do nryshonte o Zeqo, poplli shqiptar e ka çare gjithmon rrugen me pall ne dore.

Paskal Milo: Jemi shtet sovran dhe anëtar i NATO-s, Lu mos të kalojë vijën e kuqe

"Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qënë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet reskpektuar në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi "kështu i do mushka drutë", por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike", tha Milo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).