Ish-manjati i naftës në Shqipëri, Rezart Taçi, është arrestuar në Zvicër. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga shkresat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj Taçit për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”.

Lajmi.net - Burimet thonë se avokati, ka dorëzuar në gjykatë aktin e përfaqësimit, që Rezart Taçi i ka dhënë noterit nga ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës. Nga ky akt përfaqësimi, ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka.

Nuk jepen shumë detaje për shkakun e arrestimit apo kohën e prangosjes.Por burimet nga Interpol-Tiranë i thanë ABC News se ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të prokurorisë publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”. Ky hetim, ka nisur thonë burimet pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”, të cilët me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009. Për llogari të këtij hetimi, burimet thonë, se më 5 maj 2014 në Shqipëri, autoritet zvicerane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, për kryerjen e disa veprimeve hetimore.

Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare të kompanive dhe personalet, disa veprime të tjera bankare dhe pyetjen me cilësinë e dëshmitarëve të 4 personave, mes tyre motrën e Rezart Taçit dhe nipin e tij. Të gjitha këto veprime hetimore, thonë burimet kanë përfunduar në Shqipëri dhe u janë dërguar autoriteteve të drejtësisë zvicerane, të cilët kanë arrestuar Taçin në një nga aeroportet e vendit.

Nga ana tjetër, në procesin gjyqësor në Tiranë, që treshja gjykuese e zhvilloi pa pranin e mediave, avokati i Rezart Taçit kërkoi që klienti i tij të gjykohet, në aplikim të gjykimit të shkurtuar por duke mos pranuar akuzën e “mospagimit të taksave dhe detyrimeve tatimore”. Kërkesë kjo që u pranua nga gjykata, duke i dhënë fjalën prokurorit të lexojë kërkesën për gjykim. Më pas, seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorit të çështjes të përgatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Rezart Taçi, i cili nga mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore me cilësinë e administratorit të ARMO-s për 4 vite, dyshohet se i ka sjellë shtetit shqiptar një dëm prej rreth 6 milionë euro.

- See more at: http://lajmi.net/arrestohet-rezart-taci/...

62 Komente

vodhi sa vodhi me salen, ashtu si cez, bankers, universitetet private, ajo e markimit te naftes e gjithe te tjeret, dhe gjykata e sales do ta liroje. ishalla e kap reorma ne drejtesi, te plaset brenda. 

Le te thone c'te duan trollat e PD, por eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe arrestohen biznesmene te medhenj, gjykates, prokurore, ministra (ksera akoma ne burg), deputete, drejtore taksash e me the te thashe qe jane arrestuar ose hequr nga detyra, Madje, edhe guvernatore banke, po te mos i nxirrnin gjykatesit e sales. 

Sigurisht qe ashtu si duhet nuk behesh dot brenda dites, tani qe iku maloku u hap rruga dhe filluan te arrestohen kriminelet, sepse ishin mesuar te kishin tokat e veta ku nuk futej policia, si ne lazarat, per te cilin na tallet gjithe dynjaja.

Berisha arrestoi nje ish-kryeminister dhe e plandosi 4 vjete ne burg- ka bythe ta bej njeri kete?

Lere se e teprum sot duke kritiku qeverine, ta kemi mire me adminat per here tjeter.

perzotin prap i doli llafi kryeministrit dixhital

Ish Berisha ka drejtorin e sherbimit sekret i cili i raporton berishes dhe krimineleve para se t'i raportoje policise. Keshtu do te vazhdoje deri sa ta heqin. Po pastaj ku do mbytet? Do beje prape thirrje per 97? Se nuk i mbetet me asgje.

Nga varet ky Drejtori i Sherbimit Sekret shkabe.

Nga kush varet Visho ?

Po te pyes dhe njehere , nga kush varet Visho ?

Visho Ajazi ka qene i vetmi gur i PD. Po ta vesh re, e gjithe politika qe kane bere deri tani eshte varur nga ai. E sulmonin qeverine per droge pikerisht kur qeveria do te sulmonte lazaratin, e kane sulmuar per lidhje me krimin kur e dinin qe po kapnin kriminele te medhenj.

Te kam dhene dy lajme ku njerez kompetente tregojne se nga kush varet. Eshte "i pavarur" me ligj por ka per detyre vetem te raportoje tek Rama, dhe Rama nuk e ndalon dot qe te raportoje tek Sala, sepse s'e heq dot.

 

nuk e kuptoj se ku qendron problemi qe e di Berisha- eshte deputet.. ty te doli disa here ne TV Spartak Braho dhe kercenonte se do te hapte canten e zeze.. medet c'je katandisur ne nje troll LSI-je

Ishalla mre çun ishalla, vetem lajme te mira dum te nigjojme, se gjer tashi vetem era jasemin e pordhe o tu ardhe smiley

something's gotta give....

amerikanet kerkun Tacin, Basha i kerkoi Kocon.

ky lajm ka na nje muaj.

do arrestohen ata qe do bejn vjedhje kshu haptas fare se kjo demton gjith popullin ka ngelur te rinjt pa pun se investimet qe duhet te ishin ber jan vjedhur. reforma ne drejtsi qe do krijoj mbeshtetje per biznesin nuk po behet. Njerzit qe kan ngelur pa pun do fillojn ti qerojn me nje plumb ne lule te ballit vet keta pasaniket shqiptar qe jan ber penges kryesore qe vendi te eci perpara. tradhtarve plumbi ju ka hallall

Ore ky duket me shume sikur po i peshton procesit ne Albanie, me letra avukatesh albaneze nuk shkohet as gjer m'... 

Mire ja bene qe e arrestun. Ky legeni nuk i dha rrogen burrit te Mirela Shqines, ministres se kultures, ne TV qe kishte hap. Ashtu ishin ca pune dhe burri i Mireles e kish me kollaj me shku ke Taqi, pavaresisht se ai hetohej per evazion fiskal e per mashtrim ne ate garancine 90 milionshe qe nuk e pagoi kurre.

Se keta burrat e ministrave apo grate e kryeministrave e kane gjujt gjithmone Taqin. Qun i gjindshem e qi ka dhen kontribut per kulturen dhe artin, por edhe per median gjithashtu.

Tani burri i Mireles eshte tek Dulaku e do jete aty deri sa te hapen letrat e tij dhe merr Ramen ne interviste per problemet e qeverise ku i punon nruja.

Eshte akoma Presidenti i Gramozit te Ersekes se Kolonjes ky?

 

Pse sme ngrofin fare mua keto? Po fare e....

Kush nuk te ngrof Mirela apo arrestimi i Taqit ? smiley

Taqi po shkon ne burg se nuk ka pagu ne kohe me duket...

I Taqit kuptohet. Mirela....

Se ky arrestimi i Tacit eshte bere legjende...here pas here i del emri njeher per evazion fiskal njehere per nje faliment e si perfundim as nje proces i nisur dhe i mbaruar deri ne fund. 

Kot per kuriozitet pse e ke kaq fiksim mirelen?

Te presim vendimin e gjykates zvicerane se ketu te ne me gjykimin e shkurtuar do tja hedh paq edhe kesaj rradhe.

gjehet zgjidhja.

 

nji here robin, pastaj kutine smiley

Ka kerkuar te gjykohet ne Shqiperi. Kriminelet e gjithe botes kerkojne mos te ekstradohen ne vendin ku akuzohen, kurse tanet duan te gjithe te kthehen smiley

dhe me ne fund behen deputete.

Po jo vetem deputete o Zeqo. Behen kryetare partish, pastaj presidente e kryetare partish njekohesisht, pastaj kryeminster e kryetare partish etj etj ofiqe e poste. E nderkohe qe kalojne nga kolltuku ne kolltuk, lene kufoma prapa. 

S'ke ça me fol mo o Bame, deri sa ka nje milion kokpalare qe ta futin me shpulla, kete çorbe do hash.

S'ka gje, ja flet ti, prandaj te beri pd-ja zengjin kokelare

ti sikur ke thene qe mos mu qep pas komenteve te mija!smiley

Jane pakesu Zeqo , nuk jane me 1 milion kane ngel apo s´kane ngel 500 mije , tani a jane te zhgenjyem nga Rilindja apo u mesoi Likja ca eshte sapuni kte nuk e di une smiley

Brado ne qeverine qe vjen e keni Kocon minister..smiley

Do kete egzagjeruar them une, se sa do koka te kete pare nuk besoj tja kete pare kokat nje milion shqiptareve. Me doktor mortjen dhe Luleziun pastaj tjeter muhabet, ja kane pare kokat njeri tjetrit patjeter, prandaj edhe ende flirtojne ne distance. 

e pse qeka kriminel ky taçi ? te ka vra macen ?

si dhe e ke gabim ate qe thu, se te gjithe francezet po ashtu kerkojne te gjykohen ne france dhe jo jashte saj. 

vetem postime te pa sakta, mbush me karlliqe, beni nate e dite.

Thashe ne vendin ku kryhet krimi dhe jo ne vendin amtar. Se s'do mend qe francezet qe kryejne nje krim ne Tailande kane qejf te gjykohen ne France dhe jo ne Tailande.

Po deshe une filloj ta bej listen me persona qe nuk duan te kthehen ne vendin ku akuzohen. Na thuaj ti ndonje shembull. Apo i ben keto postimet per te mbushur kuoten?

po ky çfare krimesh ka kryer ?

evazion fiskal, qe ne shifrat e tij eshte per ndjekje penale.

per çfare vitesh behet fjale, ky sikur ka falimentuar apo jo, e ka gjithnje kompanine taçi oil ?

pra, qe ta kuptoni, rilindja ka njerzit e vet ne drejtsine dhe qeverine zviceriane. Si thote ai kulufi lart, thoni si te doni po sa ish saliu ne pushtet, nuk u arrestu najher kurse sot, kjo enderr e kahershme u be realitet fale rilindjes. Ashtu sikurse dhe shqipria shkon ne euro 2016 fale rilindjes

Arrestime te tjera pritet te ndodhin ne disa vende te evropes! Sikurse do te ndalohen edhe disa te tjere ne aeroportin e Rinasit kur te hyjne ne shqp. Do shikojme gallate po prisni.

ata mund te arrestojne cil te duan, puna eshte a do t'i denojne dot. se nuk jemi me ne diktature or lab prej vlores.

O vlonjato, kur do pijm noi gote ne Vlore bashke, merre dhe Kone Miushin meqe e ke kushuri, qe te kuptosh se ai shkreti, ka çelsat e kashtes smiley

po mire, ky qenka  arrestuar per llogari te kompanive te huaja ish partnere biznesi me te.

prandaj dhe kerkon te gjykohet ne shqiperi. se te huajt dun t'ja fusin se ky u ka marre kredi dhe ka falimentuar me pas pa ja u lare dot. siç bejne shume vete, nuk eshte ky i pari.

po nuk do ta fusin dot ne burg, se me rregullat e lojes se tyre ka luajtur edhe ky. siç ai farmacisti ne njujork. hap nje shoqeri, mbyll nje tjeter, rrej ketej nje banke rrej anej nje tjeter.

kete gje bejne te gjithe keta miliarderet virtuale. si facebook-u, twitter, etc, etc. dhe qindra start up te tjera, ndermarrje te ndertuara mbi avull. gjejn bankiera kara, dhe u zhvasin leke, leket e robve te ndershem qe i depozitojne.

ai filmi ujku uollstritit i shpjegon mire keto gjerat e finances ne fakt.

pse greqia çfare po bon ? po shqiperia ? qe rrojne me pare boxh prej botes, me pare virtuale, me shuma ne leter. normal qe ata qe kane paren duan te forcojne kontrollin, se mund te vije dita kur pares t'i humbe vlera fare. keshtuqe dun t'ja u rrasin ketyne mashtrusve ordinere te pakten. t'i ndajne prej vetes. por dhe ata te njejten gje bejne. nxjerrin pare nga hiçi. pranej dhe e kane veshtire t'i denojne ata qe jane te zgjuar dhe njohin rregullat e lojes.

mire mire, po nuk eshte ne dore te Tacit se ku do gjykohet..  jane kompani te huaja palet ndermjet tyre,  prandaj edhe ata jo me kot e kane bere kallezimin ndaj Tacit ne (Gjeneve) Zvicer.

vari lesht ne fakt, ta gjykojne ku te duan. por ai po te jete finok nuk do ta denojne dot. vetem po te jet budall do ja rrasin.

po edhe  te jete finok nuk vlen ne fakt.. ne kete rast duhet nje avokat i mire fare, pra Taci i duhet te zgjidhi qesen, kaq.

shpresoj te te lexoje dhe te hape kuleten, atehere. LOL !

O admin, sa shpejt qe e fshive komentin tim, fitove noi gjo, JO, me ler te ta kompesoj mundimin e humbur smiley

Prandaj sic duket do qe te gjykohet ne Shqiperi, shpreson qe e zgjidh kete pune duke hapur qesen.

neve s'dim asgjo ne fakt, nuk kemi asnje te dhene mbi kete çeshtjen.

Eshte akuzuar per ekavzion fiskal dhe mashtrim ndaj shtetit shqiptar dhe jo ish partnereve te biznesit. Ketyre te dyteve nuk i intereson fare ta padisin ne Shqiperi, se perfitojne me shume ta padisin ne Evrope. Ndersa atij normalisht duhej ti interesonte te gjykohej ne Zvicer sesa ne shqiperi ku e ka akuzuar shteti.

çfare evazioni. ai ka luatur me paret e botes. nuk eshte para shqiptare ajo qe ai e çoi jashte per ta evaduar.

shteti jone tani, shpreson te fitoje diçka. puna eshte se ai s'ka me asnje lek. shteti te shese ato qe i ka sekuestruar vetem (pasuri te patundshme qe ai ka ne emer te tij, se te tjerat s'ja merr dot). s'ka çfare i merr me shume.

Evazioni fiskal eshte per mos pagim taksash. Ndersa per pjesen e mashtrimit nuk di hollesi. Plus akuza zyrtare eshte nga shteti, ndersa perfitimet mund te jene politike ose perfitim favoresh per Ramen.

po pse e kane lene kaq kohe te lire, kur ky nuk paguante taksa ? pse ja kerkojne tani ?

dhe pse ti e akuzove per kriminel pa dit fare gje se per çfare eshte akuza kundra tij dhe gjithe kjo mesele.

eshte akuzuar per evazion fiskal  dhe gjithashtu po zhvillohet gjyqi ne Tirane per kete ceshtje, ku Tacin e perfaqeson avokati i tij.

nderkoh, ne Zvicer eshte arrestuar  dhe po hetohet per tjeter pune,  dmth per mashtrim. akuze kjo e bere nga 2 kompani te huaja.

Aha, kjo sqaron shume gjera. S'do mend qe i leverdis te kthehet ne Shqiperi ku akuzohet per nje krim koti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).