Janë gjetur copa të mjetit fluturues pranë një ishulli grek në mesdhe. Ende të pakonfirmuara arsyet e rrëzimit.

Një avion i linjës civile EgyptAir në bordin e të cilit udhëtonin 66 persona, 56 pasagjerë dhe 10 ekuipazh u nis nga Parisi drejt Kajros në orën 23 të mbrëmjes së djeshme (18 Maj) dhe u zhduk nga radari mbi Mesdhe ndërsa po hynte në hapësirën egjiptiane në orën 1:48 të mëngjesit me orën e Kairos. Sipas CNN ka dyshime se avioni është rrëzuar nga një bombë, por asnjë hipotezë nuk është provuar. Sipas NPR, 30 nga personat në bord ishin egjiptianë, 15 ishin francezë, ndërsa të tjerët kishin kombësi të ndryshme.

Foto: AP - E afërmja e njërit prej pasagjerëve në EgyptAir MS 804 bën një telefonatë në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

7 Komente

ç'bohet keshtu mo. 

Eshte gjetur cka ka mbetur nga avioni. 

U tha se nga thellsia e madhe ne Mesdhe, eshte e veshtire te gjinden dhe nxirren kutiat e zeza. 

He mer Egjypt tregoje trimnine, coje ushtrine e qerroi keta kafshet. 

cilet? Egjypti shtet sponsorizo fraksione te caktume te ketyre qe ti i qu kafshe. 

Po qe se i sponsorizo nji aroplan te rrezu e ka pak.

do ta kerkojme "vera me mollasin te mos prese" e sdo ta gjejme me 

u beme me hije smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).