Bimët aromatike dhe mjekësore përfaqësojnë eksportet më të rëndësishme në vend, me një vlerë prej rreth 28 mln dollarë në vit.

Harta e eksporteve është e gjërë, nga Gjermania, Franca e Italia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sherebela shqiptare zë 65% të tregut amerikan. 

Por, sipas USAID, ky treg ka mundësi të rritet dhe më shumë, ndaj qeveria duhet të mbështesë sektorin me investime siç është krijimi i impiantit të sterilizimit për salmonelën. 

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se produktet autentike do të çertifikohen si marka shqiptare, ndërsa për të rritur sigurinë do të shihet mundësia e ndërtimit të laboratorëve përmes partnerittetit publik-privat.

9 Komente

Po pse e ka ul me 5 % TCH kete te dhenen per sherebelen kur vete Panariti thote qe eshte 70 %?

Shkrimi ka nje konflikt te rende llogjik mendoj une.

Qe te rrisesh tregun ne SHBA duhet te ndryshojne dy gjera kryesore : te devijohet eksporti i sherebeles nga vendet e tjera per ne SHBA ose te rritet prodhimi, ose te dyja bashke. Te paren nuk e vendos Panariti por tregu, pra çmimi dhe skema e te berit biznes, e dyta lidhet me mundesite ketu. As dhe nevojen per sherebel nuk e vendos Panariti.

Konflikti llogjik them qe eshte tek pjesa qe qeveria duhet te mbeshtese sektorin me investime, siç eshte krijimi i impiantit te sterilizimit te salmoneles. Sa kam une dijeni prodhimi vendas nuk ngel ne klase prej  salmoneles por per shkak te fallcifikimit qe i bejne produktit mjeshtrat shqiptare ne analizat e vajit. Kur kjo nuk behet çdo gje kalon mire.

Fakti qe eksporti behet ( vaji i sherebeles sipas analizes ) edhe pa impiant tregon qe nuk lidhet me eksportin si sasi, por me eksportin si qmim e qe nuk rrit perqindjen, por vleren. ( q-ja si qekan ose si Qim Peka )

Keshillen e dhashe falas per ate qe do ta lexoje e qe ka interes mbi temen. 

 

Kjo pritej, bimet medicinale shqiptare, kane nje kualitet me te madh se bimet medicinale zviceriane, italiane, japoneze qe furnizojne disa vende te Europes veriore.

po hashashi nuk futet tek bimet mjeksore??

 

Harta e eksporteve është e gjërë, nga Gjermania, Franca e Italia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sherebela shqiptare zë 65% të tregut amerikan.

Kete nuk e kuptova une. Nga 100 % te eksporteve ne mbetjen e botes 65% e sasise shkon ne USA, apo nga 100% te sasise se sherebeles qe tregetohet ne USA- 65% vjen nga Shqiperia? Pra nese ne eksportojme ta zeme 100 ton sherebele ne vit, 65 ton i dergojme ne USA? Apo nese USA konsumon 100 ton sherebele ne vit - 65 ton jane sherebele nga Shqiperia?

A ngjan ndopak sherebela me kanabisin? 

Ketu nuk e thone por kane nje shoqate qe thote se plotesojne 70 % te nevojave te tregut ne SHBA.

Thone dhe se angazhojne 100 000 mije familje ne kete biznes, dmth 28 000 000 usd / 100 000 familje  = 280 usd per familje ne vit.

Shkurt mashtrusa qe dun ndonje subvencion nga mashtrusit e LSI-se ne MB.

 

Edhe nje pyetje tjeter: sherebelen vazhdojme ta kemi ate te egren, apo kemi filluar ta kultivojme, pra ta zbusim? 

Ne fakt, sa me shume te rritet eksporti i bimeve medicinale, aq me shume familje vetpunesohen dhe aq me shume te ardhura shtohen. Ajo valute qe hyn nga eksporti, mund te dubellsohet, ve ne levizje objektet dhe aktivitetet e fjetura apo te pergjumura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).