Debati mbi një pajisje ilegale përgjimi ka dominuar dhe duket se do të dominojë javën politike që sapo nisi. I kthyer nga një debat mediatik, në një debat legal, ku janë përfshirë Ministria e Brendshme, Prokuroria, Presidenti i Republikës, Parlamenti dhe partitë politike, përgjimi po dominohet më shumë nga misteri mbi pajisjen që e kryen atë dhe ekzistencën e saj. Policia ka pranuar se një pajisje e tillë gjendet në Shqipëri, por ka sqaruar se ajo shërben jo për përgjim, por për identifikim të vendndodhjes së numrave të caktuar telefonikë.

Po si qëndron e vërteta e pajisjes dhe përse mund të përdoret ajo? Burime nga shërbime të inteligjencës, kanë deklaruar për opinion.al se pajisja ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajësh. Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMË me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane. Por dihet se pajisja nuk është deklaruar as në doganë dhe as në Prokurori, ku sipas ligjit duhej të ishte regjistruar, duke shënuar se kush do ta përdorte dhe për çfarë qëllimi.

Pajisja është një pajisje e sofistikuar izrealite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Whatsaap. Pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare fallco dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo sms shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje. Sipas një kërkimi në internet, pajisja mund të shërbejë për të bllokuar numra të caktuar, për t’i nxjerrë ata jashtë shërbimi, ose për të zhurmuar telefonatat. Me një soft më të përparuar, IMSI, mund të hapë dhe të lexojë bisedat e kriptuara të platformave të ndryshme, por kjo ka një kosto shumë të lartë. Në një rrethanë tjetër, ajo mund ta kthejë telefonin e përgjuar në një mikrofon për përgjim ambiental, ose përmes instalimit të padukshëm të një programi, mund të marrë të gjitha datat që ai ka, pra fotot apo testet dhe dokumentat që diksuh ruan në telefon. Pajisja kushton rreth 1 milion usd por programet e saj kanë kosto shtesë.

Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e apdejtuar me programet e përgjimit. Nuk dihet nëse herë tjetër ajo është përdorur në Shqipëri dhe për momentin mendohet se ka lëvizur nga ambinetet e policisë së shtetit. Ajo që të bën të dyshosh është se përse policia heshti më shumë se 48 orë dhe e pranoi ekzistencën e saj me aq vonesë. Por kjo mbetet të shihet nga hetimi. Nëse gjithçka është kaq e thjeshtë sa thuhet, apo pas saj ka operacione ilegale që mund të ktheheshin në një skandal politik.

Opinion.al ka informacione se variante më minore të së njëjtës pajisje, disponohen edhe privatisht në Shqipëri. Gjë që është krejtësisht e paligjshme dhe problematike. Por edhe kjo mbetët për t’u vërtetuar.

Debati mbi përgjimin mbetet deri këtu për momentin, por ditët në vijim me siguri do japin një informacion më të hollësishëm…

39 Komente

Fml, Blendo per informacionin, si kjo paisja kan thuajse te gjitha shtetet, vetem ne Shqiperi bejne buje per çdo gje. 

Opinion.al ka informacione se variante më minore të së njëjtës pajisje, disponohen edhe privatisht në Shqipëri.

Mjere ai vend kur ne problemet e sigurise kombetare fusin jarget gazetare si Blend Fevziu e co.

Mjere vertet, edhe me keq kur kryetari i SHISH thote qe ja thashe gojarisht kete punen e pergjimit prokurorit te pergjithshem dhe presidentit se me kryeministrin nuk kam muhabet..  Llum or mik llum, dhe pastaj kruajne hundet me laps dhe nuk i japin dot dum pse populli i ul pike opozites kur jan te pakenaqur me qeverine.. 

Ma do mendja qe eshte kombinim per te dekuraju protagonizmin e tejrritur te italianeve ne keto pune. Ose po shfrytezohet edhe per kete.

Italia ka trupe legale te zbatimit te ligjit italian ketu, por mbase i kane fut hundet dhe me shume se sa duhet. Nuk ka kush ta thote kete.

Ajo qe them une eshte qe punet e sigurise kombetare nuk duhen bere llogje Kavaje. Fevziu mendon se per te bere punet e sigurimit kombetar duhet me kalu nga opinioni.al. 

Te shofim çdo thote sot e ne vazhdim kur dje ne emision ja pergenjshtruan lajmin zyrtarisht qe paisja ishte fut me 12 Mars, sepse ne fakt trajnimet ishin bere ne datat 3,4,5 Mars. Pjesa zyrtare kjo.

Ajo deklarata e Ajazit eshte brilante, keshtu per publik e kam fjalen.

Po pse e kane shume problem italianet per ta pranuar thua ti? Ja sot sollen letren ne menyre zyrtare permes ambasades se tyre ku tregun dhe firmen e Nishanit e te Berishes..Kete vende e kane blere me kohe.. Ku di dhia ç'është tagjia or mik! Ne na udheheqnit dhite deri dje.. Keta te sotmit mund te kene 100 te meta por dhi nuk jane. 

Qenka shpreh dhe uturaku i qytetarit digjital  mbi qeshtjen...

jane mushkonja smiley

Pse kot e kishte ai mjeshtri qe i bote bisedat ne det. 

Ose me cigare ne goje

akuza me qesharake. komunistat spiunojne !!!!! Jo smiley

te gjitha te keqijat i kane, por spiune , kurren e kurres.smiley

Po pra, thosha me vete si u hap kjo moda e " dëgjesave " smiley

Te  po i njeti koncept jemi  akoma :  ` Beso e kontrollo ! ` si ne kohen e xhaxhit ,  keshtu qe  kot keni honger 25 vjet .  se jetojme  ne nje shoqeri te lire dhe demokratike smiley

E beri fertele PD kete visho ajazin. Komplet zar i PD. Ne vend te punoje per te kapur kriminele, punon per te bere fushaten e PD. Do futet qeveria ne Lazarat, Ajazi njofton Berishen, bejne fushate duke akuzuar qeverine per droge qe perpara. Informohet ber Shullazin, behet Shullazi kryefjale e PD. Informohet Ajazi per Balilin, informon PDn dhe PD ben fushate aq te paduruar sa Balili arrin e iken pa ardhur urdhri i arrestit. Informohet Ajazi per ardhjen e pajisjes, PD perpiqet ta shtrydhe dhe kete kokerr limoni deri ne fund. Kane ikur per shele.

Me keto pajisjet ilegale pergjimi vajtem kohe qe merremi, ne fakt.

Kur mos kem njeri ja mu si sot me kujtohet kur plaste debati ashper per kanaçet me te cilat, ne populli veshderr cishehsyri ja ben dora, pergjonim valet e TeleNorbes e ColpoGrosson.

Sec po qarkullojne zera per video seksi,kesaj radhe ne nivele qendrore. E pralajmroi dhe Berisha. Coc din kopili,eshte bere si regjizor i big brothers. Do kete ndonje munitor te madh zyre te ndare ne ekrane ekrane qe vezhgon gjithkend dhe gjithcka.

Look out! Berisha is watching you! 

Aha ket radhe do paguni per ta pa, o do merrni tesren e PDse.smiley 

Mire e the, s'ka mo per free.

Sipas Tur Zhejit,leke,pare e madhe shume po paguhen per t'mos e pa. Shpresojme qe protagonisti te ket ba kujdes me breket.

Bravo i qofte opozite- po na nxier ne syte e popullit lakuriq. smiley

Parja e modhe hudhet kur s'ka breke. Ec ta shofim iher performance e qeverise. 

PS. Dili para punes, osht terbu opozita me sulme politike ca nuk sajojn, thuj perqark, se s'i dihet si vje "halli." smiley

Jemi ne qoshe te ringut,por kemi gati grushtin fatal te Mohamed Aliut ndaj Xorxh Foremanit. Prap ne tapet kane per te perfunu nock out. smiley

Juve osht gjynof me ju largu nga pushteti , na knoqet , ku kishim per te pare nojhere ne funksionar me breke te grisme smiley .

 

Pse kujto m'qoshe nuk arrin syni e veshi i Saliut. Nigjo mu, fillo ankohu para pilafit, se mas s'bo fajde, if you know what I mean.smiley M'ka hale ne sy opozita thuj, sidomos se ia morr erzin te peshku.smiley

Jemi ba si ne 45-en,s'po dime ka me majt. smiley

Saliu -Channel..  do futet se shpejti te paketa  Digitalb.. se ne fakt  dixhital  i ka korrenspodentet ai.smiley

smileyhallall Shukriut, pidhar i modh paska qene.

Plas iFiqo po deshe, te rrofte z. Trump ty. smiley

I ka çu ke drejtoria e kultures kupto ti, qeka varjant me qarkore si duket:

ballkanweb:

– Gjatë fjalës së tij në çeljen e ekspozitës “Hapësira ku jetojmë dhe hapësira që lëmë pas”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj atyre që kritikojnë hapjen e ekspozitave dhe aktivitete të tjera kulturore, me argumentin se njerëzit nuk kanë punë e bukë.

Sipas Veliajt, “në një qytet demokratik njerëzit nuk jetojnë vetëm nga buka, jetojnë edhe me art”.

“Njerëzit thonë po buka po puna, po ndriçimi, po asfalti. Ne nuk kemi pse zgjedhim bukën apo artin, unë besoj që në një qytet demokratik ne e kemi mundësinë të themi edhe këtë edhe atë.”- deklaroi kryebashkiaku

Nejse mo, por po qe se osht e vlefshe ajo oferta e z. Trump, tre muj kryetar bashkie m'Peshkopi thuj e asigjo tjeter. smiley

Sajmes shkrete i kishin rras cimken ne zyre , lemsh puna.

E shajtet Priftin ju,po ca gjana u'a msoi. smiley

Di gjo njeri, a e kan fik paisjen tashi ktoe?

...mbledhja e NATO-s ne Tirane u bo sebep qe u skanua gjithe Tirana per zbulimin  e pergjusave telefonik te sofistikuar.Nga kjo "krrehje" e hapsires se Tirones u zbuluan 3 pajisje,kjo kondrabanda e pipinove,nje tjeter e nje vendi mik dhe e fundit oshte padyshim e sherbimeve sekrete Ruse.smiley

...ja pse ja vlente ai festimi madheshtor  kur hyme ne NATO smiley

deri ne fund te mbledhjes Tirona do jete e paster nga cimkat 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).