Mes shtatë pretendentëve për Çmimin letrar të prozës shqipe, konkurruan autorë si Bardhyl Londo, Vera Bekteshi e Mustafa Nano, fitues u shpall shkrimtari i ri Shkëlqim Çela, me librin me novela ‘Embriologji’

Vitin e kaluar, ai ra në sy si një talent i ri në letrat shqipe me dorëshkrimin me tregime, të cilin e paraqiti për konkurrim në edicionin e parë të Çmimit letrar “Kadare 2015”, ku fitues u shpall shkrimtari Rudolf Marku, ndërsa këtë vit, juria e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë, e gjykuan prozën e Shkëlqim Çelës si më të mirën nga prurjet, duke i dhënë Çmimin që mban emrin e shkrimtarit më të njohur të letrave shqipe.

Autori, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fiton kështu, së bashku me çmimin, të drejtën e botimit të veprës nga Botimet Mapo, si edhe shpërblimin prej 10 mijë eurosh, që Fondacioni Mapo si organizator i këtij konkursi, kanë vendosur për fituesin.

Interesi për emrin e këtij shkrimtari pak të njohur në Shqipëri është i natyrshëm dhe në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave agronomike dhe statisitika, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra si “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”. Këtë edicion, juria e përbërë nga: Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela, e ka vlerësuar si prozën më të mirë shqipe për këtë vit. Me këtë çmim, juria ka vendosur të nxisë letërsinë e të rinjve.

Vepra e Kadaresë, në Ditët Letrare të Razmës

Çmimi “Kadare” u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës, që ashtu si vitin e kaluar, u organizua në mjediset e “Natyral Razma Resort”. Ky aktivitet, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në javën e fundit të muajit maj, synon të kthehet në një traditë të mirë ku diskutohen tema, fenomene dhe problematika të letërsisë shqipe. Në fokusin e organizatorëve është nxitja e prozës së mirë shqipe. Në këtë edicion të dytë të Ditëve të Letërsisë, fokusi ishte në letërsinë e Kadaresë, në kuadër edhe të 80-vjetorit të shkrimtarit.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të letërsisë, si: Ylljet Akiçka, Diana Çuli, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Flutura Açka, Diana Kastrati, Ermir Nika, Gilman Bakalli, Agim Baçi, Vincens Marku, Viola Isufaj etj., diskutuan mbi studimet e bëra mbi veprën e Kadaresë dhe Kadare si studiues me veprat e tij eseistike.

Studiuesja Viola Isufaj, e cila ka botuar disa studime mbi letërsinë e Kadaresë, e fundit e botuar nga Shtëpia botuese UET Press, me titull “Kadare në letrat e sotme franceze”, u fokusua në rimarrjen e mitit në veprën e Kadaresë. Ajo u shpreh se Kadare është treguar i kujdesshëm në risjelljen e këtyre miteve, të cilat i gjejmë në vepra si “E penguara”, “Kush e solli Doruntinën”, “Aksidenti”, “Pallati i ëndrrave”, “Përbindëshi”, “Ura me tri harqe”, “Vajza e Agamemnonit” etj.

Sipas Isufajt, ajo çka ka bërë Kadare ka qenë zhveshja e miteve nga sakralja, nga e shenjta. Ajo tha se mitet greke dhe romake kanë pasur ndikim në letërsinë e tij. “Librat e Kadaresë ofrojnë disa lexime, dhe për këtë i vijnë në ndihmë mitet”.

Gjatë aktivitetit, u diskutua edhe tema e disidencës së Kadaresë, që sipas Isufajt, ajo duke ndryshuar nga disidencat e tjera të llojit Solzhenicin, ka qenë përmes figurave.

Duke cituar Markuzen, se Miti është ëndërr kolektive e popullit, shkrimtari Rudolf Marku ishte i mendimit se më shumë sesa çmitizim, Kadare i ka përdorur me mjeshtëri mitet si materie letrare.

Poeti dhe shkrimtari Ermir Nika, duke folur për romanin modern shqip, tha se pas gjurmëve të para të lëna nga Petro Marko me “Qyteti i fundit”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” solli romanin modern shqiptar, duke u parë edhe si përfaqësues i Luftës së Ftohtë. Sipas Nikës, Kadare ka gjetur frymëzim nga shkrimtarët e brezit të humbur. Një prej frymëzimeve ishte shkrimtari Ernest Hemingway. Laboratori krijues i Kadaresë ishin Eskili, Dante, Shekspir, Kafka etj. Nika shtoi se Kadare modernizoi edhe poezinë shqipe, që deri atëherë kishte natyrë baritore. “Kadare ka luajtur me kohën, mitin, fjalën, nëntekstin” -tha Nika.

Rudolf Marku shtoi se Kadare e çliroi letërsinë shqipe nga sovjetizimi, fenomen ky që ndodhte në vitet ‘50-60, duke sjellë shembuj disa libra të shkruar në atë periudhë, që i kishin të ngjashmit në letërsinë e Bashkimit Sovjetik. “Kadare e ka ndarë letërsinë në para dhe pas epokës së tij për europianizimin që i bëri letërsisë shqipe. Ai është shkrimtari pa paraardhës. Ai rridhte nga letërsia pasardhëse duke e parandjerë çfarë do të vinte në letërsi” -tha Marku.

Ndërsa shkrimtarja Diana Çuli tha se Kadare nuk krijoi një shkollë të letërsisë, duke qenë i pakopjueshën dhe i paimitueshëm, por vendosi një stekë të lartë për të gjithë shkrimtarët e rinj. E bëri letërsinë serioze dhe pas viteve ‘80 e çliroi, si letërsinë, ashtu edhe kinematografinë shqiptare, nga skematizmi dhe të ashtuquajtura tema të mëdha. Studiuesja e re Irena Myzeqari diskutoi mbi figurën e gruas në letërsinë e Kadaresë, temë mbi të cilën ajo po mbron doktoraturën.

-10 mijë euro është vlera e çmimit “Kadare”, që akordohet nga Fondacioni Mapo, duke shënuar një nga çmimet me vlerën më të lartë që jepet në fushën e letrave shqipe

-Motivacioni i çmimit: Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe.

-Gara për çmimin, 33 autorë në garë: Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja, konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në shortlistën e fundit ishin 7 autorë, të cilët janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

-Kush është Shkëlqim Çela: Interesi për emrin e këtij shkrimtari, pak të njohur në Shqipëri, është i natyrshëm, e në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave agronomike dhe më pas statistika, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra, si: “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”.

Juria

Diana Çuli

Ylljet Aliçka

Rudolf Marku

Preç Zogaj

Agim Baçi

Gilman Bakalli

Alfred Lela

50 Komente

Urimet e mija  !

urime !

Si prozator, me c'e kam hasur ketu ne peshk, e gjej praktikisht te palexueshem. Pra, nuk e kam cuar dot deri ne fund asnje nga pjeset fiction te tij qe kam nisur t'i lexoj.

Si poezi coku ia sellonte ndonjehere mire, por kryesisht tek ndonje metafore briliante tek-tuk, dhe jo shume ne drejtime te tjera.

Per komentet ne peshk duhej te kish marre me kohe cmimin nobel te peshkut. Aty po qe e shkrinte talentin fare.

Urime dhe me te tjera cmime!

Urime Çimo.

Edhe Diana Culi e ka pas qare "Drerin e Trotuareve"

U sa po mu boka qejfi per Emon tone! smiley

Ka bohet i here se tashi qe po kujtohem, ka kohe qe nuk e shof mo ktu! 

 

na behet qefi shume. nuk e dija qe ish i panjohur ne shqiperi.

sepse kam pershtypjen qe emigranti s'ka shume mori pjese ne  konkurim per nje tjeter cmim letrar, sebashku me nja 40 emra keshtu

u desh ta linte peshkun qe te fitonte çmim. sakrifica shperblehet gjithnje. sa me e modhe te jete sakrifica aq me i madh eshte çmimi i fituar prej saj.

lesh me qime o profil, po une q ka mbi pese vjet qe sakrifikoj ketu ne peshk ça kam perfituar?

perfito ket timin, Profili po thote qe duhet te lesh peshkun te besh emer.

pirdhu

Niveli I letersise paska rene ne nivelin e kampionatit te baskebollit.

Po beja nje urim o kaur i hidhur smiley

si myslimamke  qe e kane integruar smiley ne kaurke ata kalamajt me kemisha te bardha dhe canta ne sup,  duket,,

Cer urimi.....Ti bej nje pompino se nuk i ndahej pompino nga goja Albes me zamete.

mire keq atij i vleresohet emri me cmime, po ty a te ka ndukur pronari ndopak te byca kur kalon? Apo akoma s'e ke arritur kete kulm ne jeten tende vrl?

Shkaba ,shqipo I vjeter ,i lebetitmi triumvirate I mencurise .pasqyre e modes e shembull I keltyres smiley

Si ja luje Cimit te shkrete, pompino ....pompino kelthisje moj me zamete e me keltyre te shqyer.

Pompino Jane ato qe I ben ti palloshit per nje leje ndertimismiley

Per te zbuluar e demaskuar armikun e kllases je e vetmja ti por shi merr shembull nga Skraparllinjte, njeri me lart se tjetri ndryshe nga ty qe mbete zhabe mocalismiley

Ti je shqiponje mali smiley

Urime Emo! Talenti vleresohet gjithmone.

Urime Shkelqimit per cmimin.

urime. me behet qefi per ty. gjithe te mirat pac e suksese ne karrieren tende . ke be mungesa ktu 

Urime Emigrantit. Ja nje pjese prej tij qe e gjeta ne internet dhe me duket nuk e ka sjelle te Peshku.  Shpresoj te jete e lexueshme deri ne fund ne kete epoke fast fudi kur edhe romanin e duam te shkurter si koment Peshku. 

Triumfi i zarbove

Shokë, kemi Zarbo në mest tënë; madje, hakshe-hakshe, më saktë, më tamam, për më tepër dhe në fakt, jemi ne në mes të Zarbove. Ata janë kudo, një me ajrin. Në daç të shpëtosh prej tyre, mos merr frymë, por do të vdesësh. Në daç të jetosh, jeto me ta. Mësohu ti injorosh, ti përcjellësh, ti presësh.

Fataliste kur vjen puna te Zarbot, ora ka mbetur te orakujt e vjetër. Sikur parathanë që ky vend s‘do shpëtojë nga ajo flamë. Ata janë illuminatët obskurë të vendit tim. Në përbetim të fshehtë. Okultë të dritës së errët. Me kodet e tyre. Alfabet të veçantë. Me kushedi ç'graal që frymëzon kryqëzatat e tyre të gjithkohshme. Që kushedi nga ç'shenjtor enigmatik i sektit Zarbian u përdor në darkën e fundit të protozarbove. Themeluesve të sektit. Ata janë tempullarët e vendit tim. Kot thonë për ne që jemi anarkikë. Ne kemi Zarbizmin më të organizuar në botë. Më të disiplinuar. Më teutonikun. Më efiçientin. Perpetum mobile me rendiment 100%! Që e çan rrugën e historisë me harbutëri në dorë.

Se Zarbot kështu duhen parë, kolektivisht. Se bash mu këtu bëhet gabimi i parë dhe themelor kur merremi me ta. I trajtojmë individualisht. Kur si individë ata janë tejet të zakonshëm. Me ndryshime statistikisht të pranueshme nga pjesa tjetër e gjindjes. Ata nuk janë outliers. Në shpërndarjen standarte normale ata nuk gjenden andej nga periferitë e mosgjësë dhe bishtat e skajshëm. Janë bash në krye të vendit. Bëjnë kokën e bishës, jo bishtin. Individualisht zarbo-llëkun e kanë si virus në inkubacion. Që dyfishon ADN-në e vet pa u pikasur. Duke ngrënë lëndën e fisme. Duke zbërthyer fisnikërinë në elemente të thjeshtë. Si psh, besën, sinqeritetin, qashtërsinë, vetmohimin. Dhe duke i shfytyruar dhe riorganizuar këto në mënyrë zarbiane. Në një metabolizëm të pabesë, sui generis, që quhet bjerrje e vlerave. Që ndryshon shenjën para vlerave; plusin e bën minus. Dhe prodhon antivlerë. ...

 

Pra mos iu trembni Zarbos kur është vetëm. Si evgjitit. I vetëm ul kokën Zarboja. Por njeri tjetrin ata e nuhasin edhe me milje larg. Si peshkaqeni gjakun në oqean. Aty viruset zgjohen nga inkubacioni. Makineria fillon ritualin e vjetër përbashkues. Shqisa e tyre e gjashtë u ngrihet si bri antene mbi kokat. Si je, a je, ku je, Zarbo vëllai. U bë kohë pa u parë. Fisnikëria sikur po e merr veten. Me tituj e pa tituj. Sidomos ajo pa tituj. Ata shpirtrat e mëdhenj, ato mendjet e lira sikur janë shtuar ca si shumë. Po na zënë frymën. Po na marrin ajrin. Po zaptojnë këtë vend që është yni me tesker dhe tapi. Është koha të bëjmë Plenum. Kongres të jashtëzakonshëm. Miting. Protestë. Çfarëdoqoftë. Në Parlament, në ministri, në Universitet. Zarbo të të gjitha dikastereve, bashkohuni! Zarbo të bazës, mos flini gjumë! Të prodhojmë kaos të organizuar. Të vetorganizohemi sipas adetit. Të bëjmë atë që nuk bën dot Zarbua francez, anglez, italian, amerikan. Të kalojmë masën kritike. Nga sasi të bëhemi cilësi. Zarbo shqiptar, or tungjatjeta. Që merr vendime. Mpreh shpata. Fanar ndriçues për Zarbot e gjithë botës. Kështjellë e pamposhtur zarbiste në brigjet e Adriatikut. Fill i kuq, blu, i verdhë, i të gjitha ngjyrave, që bashkon sistemet dhe regjimet e këtij vendi. Pa dallim shekujsh dhe formacioni ekonomiko-shoqëror. Që nga Aleksandri i Madh. Bar i keq mbi lëndinat e njoma. Ferra mbi manushaqe. Le ti këndojë poeti manshaqes. I rroftë poeti asaj! I rroftë zurnaja. Tralalaja. Ne jemi ferra që s'na çan dot kush. Kaçakët tanë u bënë heronj. Presin jo në pragje dyersh, por mbi podiume. Monumente ferrorë. Të hekurt pra! Të çeliktë.

Si uniteti ynë. Si mishi me thoin, si Zarbua me Zarbon. Me një mision, me një qëllim. Ne jemi nga soji gjëmbaç që farat na i merr era si parashutiste, si desante ajrore. I shpërndan gjithandej. Fara jonë mund të rrijë me vite fshehur në tokë. Me përbetim të heshtur. Resilient. Si qeliza të fjetura terrori. Si sëmundje e butë. Metastazë pa zë. Infektuar tokën gjithandej. Të gatshme të shpërthejnë kur të thirren, të mobilizohen. Atdheu zarbian në rrezik! Të gatshme të kaplojnë çdo milimetër, në çdo kohë. Duke sfiduar çdo herbicid e prashitje. Duke dekurajuar edhe kopshtarin më të mirë. Që flak shatin duke mallkuar. Duke shkelur mbi lot trëndafilash. Pezme manushaqesh bukuroshe. Duke ikur gjithnjë me mllef. Me pak infeksion Zarboje edhe ai (po fjete me qenin, zgjohesh me pleshta). I lehtë infeksioni, no problem për antitrupat. Por prapë infeksion. Me simptomën rënkuese-mallkuese. O kopësht, të kam dhjerë, s'të mora vesh një herë. 

Ndërsa Zarbot zbardhin dhëmbët si hiena. Se Zarbot nuk dinë të qeshin. Ashtu si nuk dinë as të qajnë. I ke o hiena, o krokodilë.

Ja paska perkushtu Ronit kete shkrimin Zarbot.

Shkrimet i ka te nivelit gjimnazit.

Urime te metejshme!

Urime!

Urimet e mia me te sinqerta! Pervec s'e qenit nje njeri i mire, eshte nje shkrimtar i dedikuar dhe levrues i shkelqyer i dialektikes se tabanit popullor. 

Sukse Cim.Nje ndime modeste dha dhe peshku,per ta njohur.

Bravo Cim,

urimet me te mira dhe suksese te metejshme...patjeter qe meriton kete cmim, ndoashta edhe pak i vonuar ....

 

urime emigrantit shume urime 

per ato pak qe kam lexuar ketu ne peshk  kam vene re se shkruan shume per te thene pak shume pak te lodh mezor ja arrin fundin e leximit ne proze

per sa i perket poezise te vel si ajo embelsira qe ka shume sheqer  

si nje lexuse me nivel medioker qe jam mendimi im nuk ka asnje vlere 

jam e sigurte qe emigranti ka shume talent me lart eshte vetem nje kritike nga ana ime

p.s. vitin qe vjen çmimin ishalla e merr Pjer Thomai

ka pas goxha pene te mire, mjaft i kultivum, megjithse teper konservator per shijet e mia letraresmiley.

nashi edhe nje ferme ne borsh dhe ku te kam pa.

Uau ..  fitues i cmimit  A, Lela , ne juri I. Kadare ...

Shkelqimin se njoh, kur nuk lexoj kadaren , imagjino shkrimet qe marrin çmimin ne emrin e tij.

habitem , jo shume , ja pime lengun shqiperis, rudolfi fitues i vjetshem, juri i sotshem, Agimi jep çmimin nje enveristi, eshte bajate jeta ne shqiperi , pa sens, pa kurriz, pa palce. 

ma vfc shqiperi.

Shkelqimi eshte çimua atqut..Çimua, Oronua..Obamja!

e ka spieguar pse shkruante - o roni kape kete, o drizo thithe kete , sepse presidenti amerikan thirrej O- bama , keshtu qe ky shkrimtar i madh, ka kujtuar se ne amerike per respekt vihet O para emrit , si ne tirone, O - veri, O- loni, .smiley

Urime emigrant !! Pershkrimet e kohes e ngjarjet e jetuara ne fillim vite 90' qe ke sjelle tek peshku,ne menyre fantastike shkruar,pa piken e meshires..jane nje nga gjerat me te bukura lexuar ne shqip!! Faleminderit..nuk e le pa blere prozen tende!!

Urime Emosmiley

"MAPO" me Neimer, Zogaj e Leler... Kam pershtypjen se po ta pysnin Cimin do u kerkonte mos ta fusnin hic ne list. Cimit vlersimin e vertete ja kane bere lexuesit.

Ironia eshte se Cimi e ka marre cmimin nga Cili dhe ciljetat apo ciftelite e Fondacionit Mapo ( Culi, Baci, Bakalli , Preci) te cilet ai vete ketu ne ppu jo pak i ka fshikulluar smiley Ironia ne fakt qendron ne ate qe mecenate te artit jane bere mercenaret e politikes. Nje e keqe e domosdoshme kur gjerat i shikon nga perspektiva kulturore.

Pertej kesaj dhe pavaresisht prej saj, cmimin e shikoj plotesisht te merituar. Emigranti ben nje proze dhe poezi te spikatur per nga kultura e te shkruarit dhe kendveshtrimi. 

Motivacioni per natyren e shkrimeve te tij eshte ok.Por kur thone "shkrimtar i ri", per cfare e kane fjalen? Ne moshe? Jo, se eshte dyzetkaratesh e ca.Ne krijimtari? Jo, sepse ky motivacion qendron per librin e pare te nje autori te Ri por jo per Sh.Celen i cili ka vite qe shkruan dhe ka botuar tete a nenete libra. 

Sa per komentuesit po them se nuk mund te priten vleresime nga trupeshket smiley ziliqare ose idiote qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre.Nga dikush qe shpall dembelizmin e tij si lexues mos prit vleresime. Larg qofte te vleresohesh nga kritiku zulmemadh i Peshkut, alias Karl Marksi i cili shkruan carcafrecencat edhe duke lexuar vetem 10 f e para te nje romani! smiley

Pse, kritik qenka Karl Marksi??

Po ai na sjell shkrime, pastaj nuk merr pjese as ne debat. 

fratelo, e paske dhjere krejt lelken I me larte. 

Fratelo Obamp.., qysh mejton..ka gjisht Oronua ne kete dekorimin e Çimos?

Se alla,alla..Shqiperi hesapi, ca s'ben vaki! smiley

Po UET Press ta boton o Cimo librin... 

shife Jurin ;  çuli, lela, zogaj, marku, (na mungoka frrok çupi) pastaj shife kush e fiton çmimin

hahahah ça sharlatanesh keta sa vijne ne pushtet i tundin njeri-tj fleta nderi smileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).