Njëri nga përdhunuesit e dyshuar është djali i ish drejtoreshës.

Prokuroria urdhëroi arrestimin e ish-drejtoreshës së Jetimores Shkodër, Albana Llazani dhe të katër punonjëseve të kësaj qendre, pas zbulimit të abuzimeve seksuale dhe fizike me jetimët e mitur. Avokati i Popullit zbuloi skandalin në jetimore dhe denoncoi rastin në prokurori. Ministria e Mirëqenies: Qendra nuk është në varësinë tonë.

Avokati i Popullit dhe Prokuroria e Shkodrës zbuluan një rast skandaloz abuzimi seksual dhe fizik me fëmijët e mitur jetimë, në qendrën rezidenciale Shkodër.

Tre fëmijë të mitur janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht nga persona ende të paidentifikuar nga prokuroria, e cila në mungesë të autorit urdhëroi arrestimin e pesë personave.

Ish-drejtoresha e jetimores Shkodër Albana Llazani dhe katër punonjëse të kësaj qendre u arrestuan dje, me kërkesë të prokurorisë, për abuzime me detyrën dhe dhunim të të miturve.

Në prangat e policisë përfunduan R. Camaj, Sh. Nishani, N. Rramolli dhe V. Marku, punonjëse të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër.

Të ndaluarat nga prokuroria dyshohet se jo vetëm kanë neglizhuar kujdesin e detyrueshëm ndaj jetimëve të mitur, por i kanë dhunuar ata dhe i urdhëruar të kryejnë punë të detyrueshme.

Sipas prokurorisë, fëmijët e dhunuar seksualisht janë të moshës 6, 7 dhe 12 vjeç, ndërsa abuzimet kanë ndodhur përpara tre muajsh.

Nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit nga detyra të ish-drejtoreshës Llazani, por pavarësisht se ajo nuk ishte më drejtuese e qendrës, vijonte të punonte në jetimore.

Pas arrestimit të punonjëseve, reagoi Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila nxitoi të tregonte se kjo qendër është në varësi të Bashkisë Shkodër.

Por pavarësisht këtij qëndrimi zyrtar, janë të paktën tri struktura që duhet të monitorojnë qendrat rezidenciale të jetimëve, që në këtë rast kanë dështuar pasi abuzimi u zbulua nga Avokati i Popullit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.

“Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli. Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas hetimeve të deritanishme, veç dhunës dhe punës së detyrueshme, prokuroria ka zbuluar edhe abuzime seksuale me jetimët e mitur.

“Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra, janë abuzuar seksualisht dhe defloruar”, thotë prokuroria.

Sipas të dhënave të deritanishme të prokurorisë, ka dyshime të fortë se dhuna seksuale ndaj jetimëve të mitur ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Të arrestuarit, sipas prokurorisë, dyshohen për konsumimin e elementeve të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “keqtrajtimit të të miturve”.

Në një reagim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, theksoi se kjo qendër rezidenciale është në varësi të Bashkisë së Shkodrës.

“Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qendrën Rezidenciale të fëmijëve, pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti t’i kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”, tha Klosi.

Edhe pse vetë ministri dhe Ministria që ai drejton nxituan të shmangin përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë, janë të paktën dy struktura në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, që kanë dështuar në parandalimin dhe zbulimin e këtyre abuzimeve.

Shërbimi Social Shtetëror është një strukturë që kontrollon qendrat rezidenciale jo vetëm për të miturit, pavarësisht varësisë së tyre dhe po ashtu Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një tjetër strukturë e posaçme, që duhet të kontrollonte jetimoren e Shkodrës.

 

Vokshi: Historia tronditëse, Shërbimi social ka dështuar

Kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, reagoi mbrëmjen e djeshme pas skandalit të zbuluar nga Avokati i Popullit dhe Prokuroria në Shkodër.

Ajo e quan tronditëse historinë e abuzimeve fizike dhe seksuale me fëmijët në qendrën Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, por thotë se punonjësit e kësaj qendre kanë kaluar testin e ministrisë.

“U emëruan si Kujdestarë për fëmijët, por ata vetëm njerëz nuk mund të jenë”, thotë Vokshi.

Ajo përshëndet punën e Avokatit të Popullit, që denoncoi këtë abuzim skandaloz dhe institucionet që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje çnjerëzore.

Por pavarësisht hetimit të deritanishëm, sipas Vokshit, punonjësit e kësaj qendre të arrestuar dje me urdhër të prokurorisë, kanë kaluar testet e ministrisë.

“Për ironi, që të gjithë këta abuzues fëmijësh i kanë kaluar të gjitha testet e Ministrisë. Prej kohësh, nuk po flasim, por po ‘thërrasim me zë të lartë’ se në institucionet e përkujdesjes së fëmijëve duhet të funksionojnë mekanizmat mbrojtës për fëmijët dhe ekipet multidisiplinare”, thotë Vokshi.

Sipas saj, është e vërtetuar tashmë që ky sistem i Shërbimit Social ka dështuar.

“Ka ardhur koha që të gjithë së bashku të punojmë për të ngritur një sistem funksional në mbrojtje të fëmijëve, e sidomos atyre më të pambrojturve, jetimëve. Shkaktarët të shkojnë para drejtësisë e të marrin dënimin maksimal”, thotë Vokshi.

 

Raporti i Avokatit të Popullit: Fëmijët u abuzuan në ekskursion. Rriheshin me këmbë karrigesh

Një inspektim i nisur dy muaj më parë nga Avokati i Popullit, zbuloi skandalin e dhunimit seksual në një prej jetimoreve të Shkodrës.

Burime zyrtare nga AP i thanë MAPO se inspektimi kishte nisur në të gjithë vendin, por në Shkodër në një Qendër Rezidenciale në varësi dyfishe mes Bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale, kishin pasur menjëherë dyshim për abuzim me të miturit.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, i tha Top-Channel se abuzimi ishte zbuluar nga një fëmijë që ishte transferuar në një qendër tjetër, ndërsa hetimi i avokatit nxori se skandali kalonte përmasat e dhunimit, ndërsa tre të mitura ishin abuzuar seksualisht.

Totozani tha se situata në të gjitha qendrat është alarmante. Fëmijët, që ishin marrë në intervista nga punonjës të specializuar të institucionit të Avokatit të Popullit, tregonin për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore.

Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrigesh.

Punonjës të Avokatit të Popullit thanë se dyshimet mbi keqfunksionimin në rastin konkret filluan menjëherë pas inspektimit të parë dhe se institucioni zhvilloi edhe dy inspektime të tjera për të hetuar rastin.

Vajza të mitura 10 vjeçe, të cilat detyroheshin me dhunë të lanin të gjithë institucionin e jetimores, sjellje të rënda dhe diskriminuese ndaj fëmijëve romë dhe dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj fëmijëve.

Raportit, sipas Top-Channel, që tregon për kushte tejet të rënda për jetimët, i shtohet edhe abuzimi seksual i tre vajzave të mitura.

Gjatë ekskursioneve të bëra në Razëm dhe Velipojë, të organizuar nga jetimorja, i janë bashkuar grupit dy fëmijë të punonjësve të institucionit, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të miturat. Denoncimi i Avokatit të Popullit nuk lë jashtë përgjegjësinë e institucioneve që administrojnë dhe duhet të kontrollojnë këto qendra.

Totozani i tha Top-Channel se në të njëjtën kohë me avokatin, qendra në Shkodër pati një kontroll edhe nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social, e cila nuk zbuloi asgjë sa i përket skandalit.

Ky është rasti i 3 brenda një viti, ku në qendra të ngjashme zbulohen abuzime. Avokati i Popullit tha se raporti i tyre shpjegon se këto qendra janë në gjendje skandaloze në të gjithë vendin.

36 Komente

Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrigesh.

Nuk e di çfare mendimi ka Rudina Gjunga per kete si nene, gazetare, operatore, analiste dhe nxitese tifozash.

Ndonje artikull per shpalljen kampion kombetar ne futboll te Skenderbeut  do te vendosni,apo jeni ne zi qe kupa nuk shkoi ne Tirane?

"Kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, reagoi mbrëmjen e djeshme pas skandalit të zbuluar nga Avokati i Popullit dhe Prokuroria në Shkodër."

“U emëruan si Kujdestarë për fëmijët, por ata vetëm njerëz nuk mund të jenë”, thotë Vokshi.

Ajo përshëndet punën e Avokatit të Popullit, që denoncoi këtë abuzim skandaloz dhe institucionet që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje çnjerëzore.

Por pavarësisht hetimit të deritanishëm, sipas Vokshit, punonjësit e kësaj qendre të arrestuar dje me urdhër të prokurorisë, kanë kaluar testet e ministrisë.

“Për ironi, që të gjithë këta abuzues fëmijësh i kanë kaluar të gjitha testet e Ministrisë. Prej kohësh, nuk po flasim, por po ‘thërrasim me zë të lartë’ se në institucionet e përkujdesjes së fëmijëve duhet të funksionojnë mekanizmat mbrojtës për fëmijët dhe ekipet multidisiplinare”, thotë Vokshi.

 

Kjo historia e testeve te ministrise sikur nuk theksohet mjaftueshem. Zonja krye(...)are kapitalizon aktualitetin per bukuri. 

 

Ku ishte kryetarka kur benin vaki gjithe keto gjera ...

Fëmijët jetimë janë keqtrajtuar gjithmonë.

Mungon aftesia edhe përgjegjshmëria për humanizmin .

Kjo lexohet mes reagimeve të institucioneve e të individëve. Ska gjykim por vetëm fyerje e keqardhje.

 

E drejte. Jetimorja e Shkodres eshte perfolur gjithnje per keqtrajtime dhe abuzime me femijet. Histori e vjeter dhune ndaj me te dobteve e me te padeshiruarve ne shoqeri.

Dakord, nuk po kerkoja te thoja qe eshte problem lokal; thjesht qe ehste perfolur gjithnje per keqtrajtim te femiijeve ne ate qender, qe ne diktature. 

Ketyre tu vendosin roje te armatosura, kulla vrojtimi dhe qen. Ose mire e ka kjo gruaja, mire qe s'kthehet shtatzane.

Ose thjesht ta sigurojne dhe ta manaxhojne minimalisht. Kam pershtypjen qe ikjet naten jane dhe per shkak te neglizhences te kujdestareve. ..

Duhet forcuar ndeshkimi ne kodin penal.per femijet e abuzuar te cilet ndodhen ne institucionet e shtetit denimi te jete  jo me pak se 40 vjet burg pa te drejte falje.

King James Bible
Defend the poor and fatherless: do justice to the afflicted and needy.

Kush perdhunon femijet, o do vrare, o do mbyllur ne psikiatri per ter jeten. Plus qe jane jetime. smiley 

Do dalin shqiptaret ne protesta per kete gje apo sbehet llaf pa dhene kushtrimin partia? 

Si me qen kamp perqendrimi i kane trajtu.

Drejtori i jetimores tregonte qe i kemi vene femijet te punojne se ashtu edukohen me punen. Kush nuk bindet e djegin me cigare ne trup.

Po shyqyr qe nuk jane nga Shkodra e kultures keto edukatoret se vallai do isha zhgenjy shume.

E boni vallaj shtetin. Ja dhe ajo reforma ne drejtesi tu u pjek o.

Nga linket qe disa kane sjell ketu, del konkluzioni se; Sherbimet Sociale ne Shqiperi qenkan ibret-jalem, bernut. 

Ore u bene gjithe keto raste, a do kete ndonjeri pergjegjesi ne ate vend apo c'e deshe. Dinjiteti i nje shteti duket ne ate se si ai trajton shtresat ne nevoje dhe te pafuqishmit. Dikush duhet tu mbledhe rripat ketyre, ato femije jane engjej qe kane pasur nje fat me te keq se te tjeret, por nuk jane mish per top per qelbesirat qe i caktojne partite ne pune se kane bertitur me shume mitingjeve. 

Ku jane ata qe e gdhine tek liqeni per nete te tera? Po te tjeret e te tjeret? Keto kujdestaret duhet jo vetem te denohen ligjerisht po t'i ndalohet punesimi ne cdo instiutcion publik e privat qe ka te beje me femijet per gjithe jeten e tyre.

Nuk gjej dot fjale per te komentuar! 

Limitet u kaluan, rilindësit raca më bastarde e 25 viteve të fundit !

                                                                                                 Fatos Lubonja 

Por gjithmone mbas salukut, ketij perbindshi parahistorik.

 

Po paguajme,  dhe kushedi per sa kohe akoma do te paguajme, kusuret e monstres

Shkurt, me dhunë, pa dhunë ka shumë njerëz që të thonë se rilindasit, veçanërisht pasi morën edhe Bashkinë e Tiranës me Veliajn, po shfaqen si raca më bastarde e politikanëve që ka nxjerrë Shqipëria këta 25 vjet.

Sigurisht kanë lidhje me degjenerimin e një sistemi ekonomik të bazuar mbi krimin, që çoi deri në futjen e kriminelëve në Parlament dhe në shumë bashki të Shqipërisë, me mungesën e shkollimit të rinisë, me varfërimin dhe degradimin e burimeve intelektuale e morale në vend për shkak të ikjes, me nevojën e mashtrimit të perëndimorëve, duke e ngritur në nivele më të larta gjuhën e dyfishtë.

E kam fjalën për modelet në krye, një kryemashtrues dhe kryegënjeshtar si Edi Rama që ka prodhuar klonimet e tij të tipit Veliaj, Tahiri, Balla, që nuk u bën syri tërr të ta japin ta hash me zor sapunin për djathë, të të bëjnë qorr e budalla po s’e hëngre, të bindur se gënjeshtra dhe mashtrimi sy për sy janë rruga e sigurt e suksesit, pasi askush nuk ua ka treguar vendin ende.

Vështroni rastin e fundit të “Escobarit” të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë. Shikoni se si tallen pasi u është zbuluar se kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në zyrat e shtetit një aparat përgjimi të qytetarëve.

Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë provën finale se deputeti i tyre Kokëdhima ka marrë një numër të pafundëm tenderësh në kundërshtim me ligjin, akuzojnë drejtësinë, në vend se të kërkojnë procedimin penal.

Shikoni se si as nuk u zverdhet as nuk u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani.

Shikoni se si, pasi ta marrin votën duke premtuar zero ndërtime për Tiranën, deklarojnë se qyteti do të zhvillohet në densitet dhe planifikojnë të ndërtojnë kulla të reja brenda qytetit e kur u thua: “Ç’është ky stadium me kullë?!” të përgjigjen: merr vota ta bësh ndryshe. Nuk kanë fund mashtrimet e tyre në këta tre vjet

.Por duhet zgjidhur sa nuk është vonë. Dhe, për mua, e vetmja rrugë është bashkimi i të gjitha forcave që i refuzojnë këto banda deri në atë pikë sa të formojnë një masë kritike e cila, edhe nëse nuk arrin të marrë pushtetin, të bëhet sa më parë aq e fuqishme sa të imponojë ndryshime rrënjësore edhe brenda vetë këtyre bandave.

Mire ben kapo qe poston. Milet je edhe ti.

Shikoni se si as nuk u zverdhet as nuk u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani.

epo kane kaluar shume vjet edhe ju.psh mbani mend pse u vuri mesuesja ne klase te peste te qendroni me nje kembe ne qoshe te klases?smiley

Nje jetimore nen varesine e ...tre institucioneve!? Apo?  "Pas arrestimit të punonjëseve, reagoi Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila nxitoi të tregonte se kjo qendër është në varësi të Bashkisë Shkodër." "janë të paktën tri struktura që duhet të monitorojnë qendrat rezidenciale të jetimëve,..." "Shërbimi Social Shtetëror ... dhe po ashtu Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një tjetër strukturë e posaçme, që duhet të kontrollonte jetimoren e Shkodrës." "Kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi ..." Pra dalin pese guzhunjiere, (te flasim ne gjuhe metaforike), qe duhet te kujdesen per shtepite e femijve, njeri prej te cilve (Min. Mirqenies Soc.) e perjashton veten nga kjo perkujdesje. Si thote llafi i urte gjerman, "shume guzhunjiere te lene pa ngrene", kjo ka ndodhur edhe ne kete rast, perkujdesja e shume inst. ka cuar ne kete gjendje! Pasi edhe llogari-dhenia eshte e shperndare! Askush nuk e merr direkt pergjegjsine! Ja dhe vete fjalia e Totozanit e verteton kete: "në të njëjtën kohë me avokatin, qendra në Shkodër pati një kontroll edhe nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social, e cila nuk zbuloi asgjë sa i përket skandalit."

Cfar ka ndodhur? Avokati i Pop. ka marre njoftimin per rastet e abuzimit seksual dhe ka vene ne dijeni prok. e Shkodres. Kjo ka nisur hetimet dhe ka zbuluar raste abuzimi me femijet, te cilet vihen ne pune te detyruar pastrimi. Sipas intervistave, ka edhe "Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrigesh." Pervec kesaj edhe tre raste abuzimi seksual, ne tre femije femra, 6,7 dhe 12 vjec, qe kane ndodhur para tre muajsh. Jane arrestuar 5 persona. Kemi dhe kete te dhene: "Gjatë ekskursioneve të bëra në Razëm dhe Velipojë, të organizuar nga jetimorja, i janë bashkuar grupit dy fëmijë të punonjësve të institucionit, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të miturat." 

Pra rasti duket i qarte! Nese kjo vertetohet dhe provohet edhe nga gjykata, atehere mund te themi se Shqiperia e ka arritur tashme perendimin edhe ne te keqiat e saj, ndaj mund te flere e qete, se u beme si Europa! Ne kete rast duhen ftuar terroristet islamike te hedhin edhe ne Shqiperi ca bomba, e me pare ne keto institucionet (mos)pergjegjse!

"...ndaj mund te flere e qete, se u beme si Europa! Ne kete rast duhen ftuar terroristet islamike te hedhin edhe ne Shqiperi ca bomba, e me pare ne keto institucionet (mos)pergjegjse!"

Dmth sipas teje i paska hak Europa e Shqiperia bombat e islamikeve se qenkan moralisht te perdala? Qekur na qenkan ca beduine arabe (lexo nje cike me shume per perversitetet seksuale ne boten e vendeve myslymane e te iken truri) shembull morali per Europen e Shqiperine?

Nese ligjet tona juridike nuk i ndalin keto perversitete, nese arsimimi dhe kultura jone nuk reagojne ndaj ketyre veprimeve, nese llogjika dhe ndjenjat tona nuk arrisin ta kuptojne dhe ndjejne dhimbjen qe veprime te tilla u shkaktojne personave minore, atehere ka nje rruge te vetme, dhe kjo eshte diktatura. Diktature d.t.th. burg apo varje/ pushkatim. Bombat e islamikeve vertet jane pak me te renda nga burgu dhe varja, por dhe shume larg metodave te diktatures nuk jane! Keshtu mos u habit Ingeborg nese permenden bombat e islamikve, pasi ato sot jane ne mode dhe perdoren si metafore ne kete rast, per tu kujtuar njerezve mostolerimin ndaj perversiteteve te lartpermendura. 

Nese eshte perdorur si metafore ok, po me habiti paksa, se mesa di une shteti islamik nuk i ndalon perdhunimet e femijeve dhe grave. 

Perdhunimet e shtetit islamik dhe hipokrizia islame nuk kane kufinj, por bombat islamike vihen ketu ne peshore te perversitetit "shqiptar", per te kuptuar jo vetem se sa e rende eshte shperdorimi seksual ne femije te vegjel, por edhe per te gjetur format dhe mjetet kundra ketyre fenomeneve te reja tek ne, para se islamiket te ofrojne sistemin e tyre mesjetar, (ndonse hipokrit), gje qe e bejne sa here kur ndodhin te tilla fenomene. 

Femijet jetime me Jane nen mbrojtjen e shtetit I cili nuk I mbrojti ne kete rast .

Ndonjehere Shqiperia me kujton filmin "Sin City".

 

Nga ana tjater kujt I plasi se u abuzuan ca jetime .ne kemi halle me te medha.nje vlere kombetare si Fullani paska pagjumesi e humbje oreksi.

-Pagjumësia është një tjetër simptomë shoqëruese e situatave stresante. Është krejt normale që në ngjarje të rënda të përjetohen probleme të mëdha me gjumin, vështirësi për të zënë gjumë, gjumë i parehatshëm dhe ndjesi ankthi, apo edhe kur arrinte të flinte, situata që vazhdojnë të jenë prezente për shumë kohë pas ngjarjes.

-Stresi ndikon menjëherë edhe në zakonet e ushqyerjes së individit që e përjeton atë. Ai mund të shfaqet me shtim ose reduktim të oreksit. Ardian Fullani thotë se kjo situatë stresante ka sjellë reduktim domethënës të oreksit dhe mungesë totale e dëshirës për t’u kujdesur për veten.(well Fullan .besoj se flas ne emer te te gjitheve pavaresisht se nuku kam ndonje autorizim to do so ,kur them se :na plasi bitha per ty.je nje hajdut muti e je me fat qe kjo nuk te ndodhi ne kohe te Dulle djegesit se your ass would have been history a long time ago)

Dihet (pothuajse nga te gjithe) qe shtepite e femijve i ka Saliu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).