Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftuesh

Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.

Ky përkufizim është në përputhje me elementet themelore të së drejtës për ushqim siç përcaktohet nga Komenti i Përgjithshëm nr. 12 të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Kulturore (organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore në ato shtete që janë palë në të). Komisioni deklaroi se "e drejta për ushqim të mjaftueshëm realizohet kur çdo burrë, grua dhe fëmijë, vetëm ose në bashkësi me të tjerët, ka qasje fizike dhe ekonomike në çdo kohë për ushqim të mjaftueshëm, ose ka mundësi për sigurimin e tij. E drejta për ushqim të mjaftueshëm nuk do, pra, të interpretohet në një kuptim të ngushtë apo të kufizuar i cili e barazon atë me një paketë minimale të kalorive, proteinave dhe vitaminave të tjera të veçanta. E drejta për ushqim duhet të realizohet në mënyrë progresive. 

Ky është përkufizimi i të Drejtës për Ushqim, si një e Drejtë Universale për cdo qenie njerëzore që jeton në planetin Tokë.

http://www.ohchr.org/EN/Issues/Food/Page...

E drejta për ushqim përbën themelin dhe bazën absolute të së Drejtës Njerëzore, e sanksionuar kjo në të gjitha dokumentat ndërkombëtare, konventat, kushtetutat e vendeve të botës, si dhe në të gjitha dokumentat bazë të OKB-së. Kjo e drejtë është e njohur që në shoqëritë parashtetërore, fundja kjo përbën thelbin dhe rrugën e vetme për të jetuar, për cdo qenie të gjallë, për bimët, kafshët dhe njerëzit.  Të gjitha shtetet e botës, së pari kanë patur dhe kanë shqetësimin kryesor të tyre ushqimin e popullsisë, pastaj zhvillimin e mirëqenien. Madje edhe shtetet diktatoriale, të paktën formalisht kanë patur si problem pikërisht ushqimin, sepse pa ushqim cdo shoqëri denatyrohet, zhytet në kaos ose luftë civile. 

Rrjedhimisht, sigurimi i mjeteve bazë të jetesës, si ushqimi, veshmbathja, ilacet, ngrohja dhe streha e sigurtë, përbën një të drejtë të patjetersueshme të cdo qytetari shqiptar, që për fat të keq, asnjëherë nuk është siguruar nga shteti shqiptar dhe asnjë qeveri shqiptare.  

Në rregjistrimin e fundit të popullsisë rezultojnë afërsisht 2.8 milion banorë që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë. Niveli ekonomik, nisur nga niveli i rrogave në sektorin publik dhe privat i shumicës se punonjësve shqiptar vërtitet rreth 20.000 deri në 40.000 lekë në muaj. Egziston vetëm një kategori e vogël për disa profesione dhe një numër po kaq i vogël punonjësish të administratës publike që marrin paga më të larta, por në thelb nuk tejkalon 10 % të të gjithë të punësuarve në Shqipëri. Po ashtu, pensionet janë në nivel shumë të ulët për shumicën e pensionistëve shqiptar, përjashto një numër të papërfillshëm të pensioneve te posacme. 

Nisur nga shumë raporte të Bankës së Shqipwrisë dhe të INSTAT, të organizatave të huaja dhe vendase, shumica e te ardhurave të shqiptarëve shpenzohen për ushqim.  Këto të dhëna mungojnë vetëm nga qeveritë shqiptare, që për ironi të fatit, nuk ka publikuar asnjëherë minimumin jetik për njeri, dmth për këtë qëllim nuk egziston asnjë informacion nga qeveria shqiptare, pavarësisht nga krizat e brendshme dhe të jashtme ekonomike, pavarsisht nga rritja e cmimeve dhe e taksave në vite. 

Në përgjithësi shqiptarët kanë mbijetuar falë dy faktorve; punës së tyre (insiativës së lirë me shumë informale) dhe migracionit masiv. Të ardhurat nga emigrantët (remitancat) janë faktori i dytë që ka mbajtur në këmbë ekonomine shqiptare, shtetrore dhe familjare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë këto të ardhura kanë qenë promotori kryesor i hyrjes së parasë (euro dhe dollarë) në Shqipëri, i investimeve kryesore në ndërtim dhe biznese private familjare. Vit pas viti, këto para (vitet më të mira me rreth 800-1 miliard euro) kanë ardhur duke u rrudhur falë krizave ekonomike të vendeve ku është përqëndruar emigracioni shqiptar, por edhe falë integrimit të të ikurve të viteve 90, brez i cili është integruar plotësisht në vendet ku jetojnë, kanë krijuar familjet e tyre, dhe kanë shkëputur lidhjet me pjesën tjetër të familjes që jeton akoma në Shqipëri. 

Në të vertetë, në Shqipëri ka egzistuar një shtresë popullsie në numër të konsiderueshëm, diku rreth 400.000 deri në 500.000 shtetas që jetojnë në varfri të plotë, me të ardhura të papërfillshme. Ka raporte se këta të varfër jetojnë me 2 dollar në ditë, të tjerë thonë se jetojnë me 40 lekë, ose një Raport i Bankës Botërore që thotë se rreth 47 % e familjeve shqiptare jeton me rreth 500 lekë në ditë. Këto shifra janë thjesht një mjerim i mirëfilltë, i pa rrokshëm për asnjë arsye njerëzore. 

Po si mbijetojnë këta njerëz? A është e mundur që një njeri, një burrë, grua apo fëmij të jetoj vetëm me disa dhjetra cent në ditë? 

Në fakt këta njerëz nuk jetojnë, ata thjesht e mbajnë frymën gjallë. Plaken në moshën 40 vjecare dhe vdesin në moshwn 60 vjecare. Këta njerëz lindin të uritur, rriten të uritur dhe vdesin po të uritur. Këta njerëz nuk kanë gojë, janë të padukshëm, ndjehen plot turp për varfrinë e tyre, për skamjen, për barkun bosh, pwë këmbët zbathur, për rrobat e grisura. Këta njerëz nuk dinë asgjë se cfarë do të thotë fjala proteina, kalori dhe vitamina. Ata jetojnë në veri dhe juq të Shqipërisë. Kryesisht në fshatra ose në periferi të qyteteve të mëdha. Janë të të gjitha moshave, fëmij, gra, burra dhe pleq. Këto dy tre vitet e fundit, po e braktisin vendin në mënyr të frikshme. Me qindra, me mijra. Ata thjesht po ikin nga uria. 

Detyra themelore e cdo qeverie, aq më tepër e një qeverie të zgjedhur në mënyr demokratike, e ka për detyrë kushtetuese të mbroj interesat e popullit. Së pari të ushqej popullin e saj, dmth të siguroj mjetet e jetesës për të gjithë. Një qeveri që ka braktisur afër 500.000 njerëz, me një popullsi prej vetëm 2.8 milion banor, në realitet nuk po përmbush detyrat e saj kushtetuese, si mbrojtjen e interesave kombëtare. Sepse ndryshe nuk mund të lihen të jetojnë në këtë mizerje këto qenie njerzore. Ne jemi vend i vogël, dhe të rrezikosh jetët e 500.000 njerëzve, t'i lësh ata në një mjerim ekstrem, të paushqyer, pa proteinat e nevojshme, në thelb është krim kundër popullit, rrjedhimisht krim kundër interesave kombëtare, rrjedhimisht tradhti kombëtare.

Kjo është vetëm një përpjekje e vogël për të sjell para opinionit zërin e atyre të uriturve të pagojë, që nuk i dëgjon askush, që nuk i honeps asnjë politikan, që cdo palë zgjedhje shkojnë t'u blejnë voten me nga një thes miell ose me një grusht para turpi dhe gjaku, para që në të vertetë janë të tyret, por që ata nuk kanë mundur, nuk kanë patur mundësi, nuk i kanë lejuar, që edhe ata të gezojnë të drejtën për të patur akses të plotë në të mirat publike, ashtu sic e kanë bërë monopol të tyre të gjithë politikanët e tre partive kryesore politike në Shqipëri. 

Por cila mund të jetë zgjidhja? 

Unë nuk do të përpiqem të bëj ekspertin ekonomik, por do të përpiqem të bëj një matematikë elementare, të barazvlefshme për arsimin 9 vjecar. Nëse marrim të mirëqenë shifrën prej 500.000 personash të varfër, dmth ekstremisht të varfër, që jetojnë me 500, ose 1000 lekë të vjetra në ditë, dhe u japim një ndihmë ekonomike prej 70 euro për person në muaj, na del kjo llogari:

500.000 persona x 70 euro muaj x 12 muaj = 420 milion euro në vit. 

Me 420 milion euro në një vit zhduket uria në Shqipëri, para të cilat do të shkojnë 100 % për konsum, pra janë para që do të ushqejnë ekonominë, konsumin, prodhimin, biznesin e mesëm, tregëtinë me shumicë dhe pakicë. Këto para do të ishin oksigjeni i jashtëzakonshëm për të cilin ekonomia shqiptare është bërë anemike dhe është zhytur në depresion. Me këto para do të parandaloje edhe emigrimin masiv e popullsisë, do të parandaloje edhe shumë probleme sociale, si dhunën, lypjen, vjedhjen, prostitucionin etj. Me këto para që do të shkonin për shtresën më të varfër të shoqërisë do të parandaloje shumë sëmundje që vijnë nga keq ushqyerja e popullatës, nga mungesa e proteinave dhe kalorive të nevojshme. 

Eshtë shumë më e arsyeshme që të mos shpenzohen para të tjera për rrugët, sheshet e qyteteve, për partneritete publik privat si ai i kontrollit mjeksor "falas me para publike" per 10 vjet etj etj. Buxheti i shtetit ka kaq shumë zera dhe shpenzime luksi, sa realisht është e pakonceptueshme për cdo njeri me arsye normale, që nuk e sheh se para se gjithash, në krye te herëve, së pari, më e rëndësishmja e gjithckaje, kryesorja dhe kryefjala e cdo buxheti, te cdo qeverie, te cdo shteti, te cdo shoqerise dhe bashkësie njerzore, është ushqimi, buka, proteinat, vet jeta e njeriut. Pikë!

Edhe sikur këto para të merren borxh, të rritet borxhi publik, mendoj se kjo duhet bërë gjithësesi, sepse për mendimin tim, ky do të jetë investimi më i mirë, më rentabël, më fitimprurës, sepse do të jetë për njerëzit, këto para do të shkojnë për ushqime, veshmbathje, ilace, energji elektrike, këto para do të taksohen nga sistemi fiskal etj etj. Shkurt, ky do të ishte transfuzioni më i mirë i gjakut për 500.000 shqiptarët e varfër, por edhe për ekonominë kombëtare të zhytur ine deflacion dhe gati në gjendje asfiksie të plotë.

E mira do të ishte që Opozita Shqiptare të marrë seriozisht këtë propozim, ose dicka tjetër të ngjashme, ta përpunojë me specialist te fushës, sepse vetëm kështu do të kthehet shpresa e humbur dhe do të ndalet hemoragjia kombëtare e migracionit masiv. Më mirë vonë se kurrë. 

Të dhënat e cituara në këtë tekst janë marrë nga Raporte të ndryshme të Bankës Botërore, Banka e Shqipërisë, Instat, nga web faqet dhe organizata të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare. 

25 Komente

Ça kjo mer admin i nderum ?

Autori duhet dekuraju qe mos shkruaje me traplliqe te tilla.

Ku e ke hallin mor Koment, apo ske asnje hall dhe nuk e beson (nje fjale e vjeter thote: i nginjuri nuk ia di te uriturit) se ka njerez qe jetojne me 500 ose 1000 leke te vjetra ne dite... 

Une nuk kam ndonje hall po nese ti shkrun qe 

Me 420 milion euro në një vit zhduket uria në Shqipëri, 

une te marr per gjysmak.

ka menyra me te mira per perdorimin e shifres 420

Ky eshte tjeter debat, ndersa Cullufja thote qe edhe nese rritet borxhi publik me kete shifer ja vlen se zhduk urine, ne vit. Po per vitin tjeter duhen te tjera 420-ta e keshtu me rradhe.

Ketu ngec shkrimi qe eshte recension i traplliqeve qe kemi degjuar keto 2-3 vjetet e fundit ne shtypin antikomunist.

Pse, te duken shume?! Buxheti i shtetit eshte diku mes 4.5 deri ne 5 miliard euro. Rreth 200 milion euro vidhen ne forme tenderash, rreth 100 milion te tjera ne partnerite publike, rreth 200 milion te tjera shkojne per "investime" ne sheshe qytetesh dhe palma, ndersa te pakten 70 milion mund te klasifikohen fare mire shpenzime luksi per nje shtet si Shqiperia. Ka edhe me shume, por besoj se mjaftojne keto te dhena per te kuptuar se para se gjithash, nje shtet normal, qe mbron sigurine kombetare, sepse kjo ka te bej absolutisht me sigurine kombetare kur eshte fjala per te shuar urine e 500.000 njerzve, duhet te shpenzoj ne krye te heres para per buken. 

A mund te gjendet nje fushe tjeter, nje interes tjeter me madhor se sa buka e gjysem milioni popull per te shpenzuar parat e taksave te shqiptarve? Para se te shpenzohen 120 milion per check up mjeksor, ne fillim ushqeji keta njerez, kane nevoj me shume per proteina, kalori dhe vitamina, se sa per kontrolle mjeksor "falas" me para publike!

 Para se te shpenzohen 120 milion per check up mjeksor, ne fillim ushqeji keta njerez, kane nevoj me shume per proteina, kalori dhe vitamina, se sa per kontrolle mjeksor "falas" me para publike!

Ore njeri se dhe une e teproj qe te jap pergjigje ty. Nuk kritikohet check up ne vetvete, por çmimi i rritur per nje sherbim qe gjykohet i domosdoshem per moshat ne fjale e qe ma do mendja disa vende  perendimore e kane detyrim nese duan te jene ne skeme ndihme. Mund te flase ndonje qe jeton ne vendet e veriut te Europes.

per proteina, kalori dhe vitamina,

Mos harro qe duhen dhe karbohidrate.

 

Bah! humor te duket buka e tjetrit? dmth kur te kercasin zorret dhe te merren mendet nga paushqyerja? 

Si ka mundesi qe njerzit bejn humor me mjerimin e tjetrit? 

Une e kam fjalen per keta njerez, sepse jane njerez dreqi e mori! Dhe kane te gjithe te drejten njerezore, humane, universale, te gjithe te drejten e perendise, qe te kene akses ne te mirat publike, po aq sa qeveria, opozita, po aq sa deputetet qe shkojne vetem tu blejne voten me nje thes miell! 

Shiko se per cilen kategori njerezore e kam fjalen:

https://www.facebook.com/FundjaveNdryshe/

A nuk jane edhe keta njerez???! Cfare te drejte me shume se kjo vajze e vogel ka Blendi Klosi, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta??!!

Ben ti mire ben qe shkruan por keto qe ke shkruar kane disa mangesi. Varferia eshte nje koncept multi-dimensional. Ajo qe ti i referohesh eshte varferia absolute (dhe ekstreme) nderkohe qe shume vende kane levizur nga ai koncept drejt konceptit te varferise relative (ne BE kjo matet si % e familjeve - households - qe kane nen 60% te medianes se te ardhurave). Ose psh. Amartya Sen ka shkruar teper ne capability approach dhe ka marre dhe nje goxha cmim per kete (Nobel). Pra realisht ti nuk mund te zhdukesh kurre varferine, pasi dhe vende si Holanda kane te varfer (ne konceptin e tyre) por mund te mundohesh te zhdukesh urine.

Pjesa tjeter e kritikes ndaj asaj qe ti shkruan eshte varesia ndaj 'welfare', pra nese ti ja paguan ushqimin gjithe te varferve cfare ndodh me ata qe e "nxjerrin vete buken e gojes' por qe nuk kane para per asgje tjeter. Edhe ata do stop-ojne se punuari dhe do presin tu vije buka nga shteti - se nuk ben sens te rroapten vetem per te nxjerre buken. Dhe pastaj ate te mos investojme por te bleme buke per te varferit shume ekonomiste do ta hidhnin poshte (duhen terezitur gjerat qe edhe mishi te piqet edhe helli mos digjet).

Eksperimentet me te fundit jane per transfertat universale - pra cdo familjeje ju jepet nje shume e caktuar pamvaresisht nese jane te pasur apo te varfer e cila perkon me nje minimum. Kjo eshte ne faze eksperimentale per momentin dhe ka kritikat e veta (une personalisht kam shume rezerva).

Etj, etj..

Sa per ne Shqiperi, deri me tani ka nje praktike te mire te Ndihmes Ekonomike i cili duhet te forcohet me teper e te lidhet me programet e tjera te punesimit dhe te ndihmes shoqerore (edhe kjo teme e gjate dhe per te cilen Banka Boterore ka punuar shume).

Keshtu mer Ben, dhe me ndje qe nuk e lexova te gjithe shkrimin tend se shume i gjate...

Se pari, kjo eshte nje teme shume e gjere, dhe megjithse shkrimi doli i gjate, perseri kane mbetur shume gjera te tjera jashte, dhe duket sikur argumentat nuk jane te plota. Ne te vertete, te paguash 420 mil Euro ne vit per buken e shtreses me te varfer, qe realisht ndodhet ne nje varferi ekstreme, dmth jane te URITUR, nuk jane shume. Krejt ekonomia jone eshte strukturuar ne menyre te tille, me nivele pagash te tilla, qe ne thelb e mban peng zhvillimin ekonomik. Dmth, nje stimulim i tille i ekonomise, nje rishikim e pages minimale, nje strukturim tjeter i raportit te shpenzimeve qe nje familje shqiptare shpenzon per ushqim, veshmbathje, strehim, investime pasurore etj, do te sillte, per mendimin tim nje ripertritje ekonomike. 

Nese cmimet e artikujve kryesor te konsumit ushqimor, ilaceve energjise elektrike jane plotesisht te bararta me vendet perendimore, eshte kriminale qe keta njerez te marrin "ndihme ekonomike" 1000 ose 2000 leke ne muaj. Kaq eshte mesatarja qe paguan shteti ne formen e ndihmes ekonomike per te varferit.

Beno tek ky 420 milionshi eshte e perfshire asistenca sociale/ndihma ekonomike qe marrin dhjetra mije familje shqipetare ?  

Po sigurisht ketu do te jene te perfshira te gjitha llojet e ndihmave qe jepen per shtresat ne nevoje; dmth kaq mund te kushtojne te varferit ne Shqiperi, ne total. Kjo ndihme mund te jete me e vogel, mund te jete gjysma e kesaj shume, duhet bere nje llogari e thjesht cmimeve baze per ushqimet, veshmbathjet, ilacet, energjine elektrike, dhe keshtu do te shpetojne qeveria dhe njerezit nga burgjet per mospagim te energjise elektrike. 

Shkurt, askush nuk mund te jetoj me 500 ose 1000 lek te vjetra ne dite (per individ) por mund te jetoje shume mire, ta zeme me 3000 leke ne dite (te vjetra). Ky eshte problemi, dmth limiti qe duhet korrigjuar, perndryshe keta njerez po shkojne ne varr para kohe, ose po braktisin Shqiperine. 

Une e kam fjalen per kete kategori, si gruaja e kokoshkave dje ne Tirane:

http://www.lapsi.al/lajme/2016/05/26/rrëfimi-prekës-i-gruas-që-policët-bashkiakë-i-morën-me-forcë-karrocën-e-kokoshkave#.V0b8LSh1Mf4

Beno, sa duhen rrit taksat per ne te tjeret (qe nuk jemi tek 500 mijshi) ne menyre qe te mbajme te varferit? Po sikur nga rritja e taksave edhe disa nga ne te kthehen ne te varfer? Atehere per pjesen e mbetur taksat duhen shtuar akoma me shume. Mirpo me shume do te zbresin ne kategorine e te verferve. Pune muti! Me mire te ikin nga Shqiperia sepse perndryshe do te behemi te gjithe te varfer me perjashtim te politikaneve. 

Ska nevoj me rrit taksat, mjafton te mos shpenzohen para luksi, para per check up, para per palma, sheshe qytetesh (!!) ku ne periferi lulezon mjerimi, te mos vidhet ne tendera publik 10 deri ne 20 % ne forme ryshfeti per politikanet, dhe 10 deri 20 % te tjera me manipulime situacionesh, etj etj, sepse ka hapesira sa te duash, dhe ja ku jane parat!

Para te cilat nuk do te shkojne ne duar te klienteve te qeverise, te rreth 100 personave, qe vetem majmen me taksat publike, por do te shkojne direkt per konsumin, prodhimin, shendetin e mases me te madhe te shqiptarve, para te cilat do te taksohen, dhe me nivelin e taksave qe eshte ne shqiperi, automatikisht rreth 20 % te tyre do ti kesh perseri ne buxhet. Shkurt, ne kete menyre rritet paraja ne qarkullim, dmth te gjithe perfitojne, jo vetem ata qe jane te varfer, por edhe shtresa e mesme. 

Kjo pune eshte matematike e thjesht: njeriu duhet te haj tre here ne dite. Me 1000 lek te vjetra i bie qe ai te haj vetem njehere. I duhen te pakten 3000 lek te vjetra ne dite (per 1 person) qe mos ndjej uri. Kaq e thjeshte eshte kjo histori.

Me 420 milion euro në një vit zhduket uria në Shqipëri ... 

Jo Ben, urija nuk do te zhduket sa te ekzistoje njeriu. Para 2000 vjeteve uri quhej mungesa e ca rrenjeve bimesish. Para 200 vjetesh uri quhej mungesa e nje cope buke. Para 100 vjetesh uri quhej mungesa e nje cope buke dhe nje pjate supe. Para 50 vjetesh uri quhej mungesa e nje supe me mish. Para 25 vjetesh uri quhej mungesa e nje bifteku me nje shishe birre. Para 12,5 vjeteve uri quhej mungesa e vakteve te ngrohta me mish e me nje gote vere. Kjo uri eshte relative. Sepse e krahasojme me menyne e Blendi Fevziut!

Edhe ata 500 mije njerez qe ti zgjedh si te varfer, jane ku e ku ne krahasim me njeri-tjetrin! Sado ta marresh numrin e te varferve qe vuajne per buken e gojes, (qe sot duket e pabesueshme), por ja po e zeme edhe 100 mije, ne fund nga 420 milion ne vit i bie sejcilit nga 350 euro ne muaj! Cfardo ndihme qe ne i japim njerezve ne nevoje (vete jam nje i tille dhe kam qene per shume periudha te jetes), kjo ndihme ka dhe anen e keqe te saj, sepse i paralizojn njerezit te kerkojne si te dalin nga ajo situate ku ndodhen. Ndihma duhet, por me shume per ta nxitur te dali me forcat e veta nga ajo situate. Pastaj, me 5 deri ne 11 kalamaj, ku i con mendja keta primitive te kohes se gurit!? Ata (burrat) kane nevoje per perzevative dhe grate per spirale dhe medikamente kundra shtatzanise. Kjo eshte ndihma me e mire per keta njerez! 

Po ta thjeshtezoj pak, Karl. Qe te jemi te qarte:

Mesatarisht, te varfrit sot ne Shqiperi, mund te jene diku tek 450.000 deri ne 500.000.

Mesatarisht keta te varfer, te uritur, te mjere, quaji si te duash, perbejne rreth 20 % te popullsise. Qe mbijetojne me 500 deri ne 1000 lek te vjetra ne dite.

Dmth, nese te ardhurat e tyre jane 1000 leke te vjetra ne dite per person, i bie qe ne nje vakt te konsumojne 330 leke te vjetra. Ose rreth 25 cent euro. 

Te pakten tu shtohet kjo sasi parash / ushqimi, dhe te behet 3000 leke te vjetra ne dite per person, dmth 1000 leke te vjetra per nje vakt, dmth 90.000 leke te vjetra ne muaj per nje person.

Sepse ka nje kufi kjo puna e sasise, dmth, ka nje limit minimumi, nen te cilin nuk funksionojne gjerat, si psh shendeti, pesha trupore, barku i uritur nga barku i ngopur, dmth eshte si puna e aritmetikes kjo pune, psh 1 + 1 = 2 dhe ketu mbyllet cdo diskutim relativiteti, perceptimi apo ku di une. Sepse as qe behet fjale per luks, per pjata supe apo pjata mishi. Behet fjale: te jetosh me 300 leke te vjetra ne nje vakt, apo me 1000 leke te vjetra. Sepse nuk e kuptoj cilen pjese, ose fjali nuk e ke kuptuar nga ky perkufizim qe kane bere te tjeret, dmth disa njerez shume me te zgjuar dhe human... kur shkruajn ne dokumentat themelor, per te cilat kane rene dakort 99 % e botes se cilivizuar:

Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.

Tani, nje ligj per ndihmen sociale ekziston. Zyrat perkatse funksionojne! Ne kohen e Erionit kjo ndihme u ngrit! Ku calon problemi? Me mijra, ndoshta dhjetra mijra, familje marrin ndihme te pjesshme apo te plote sociale. Kjo ndihme ua zbut sado pak urine dhe mungesen e proteinave. Por nuk mund ta zhduki varferine pa zhdukur papunesine! Biles pare relativisht, varferia do te ekzistoje gjithmone. Aq me teper tek familje me nga 4-5 femije e lart! Nje prind, kur ben femije, duhet ta dije se ben njerez qe duhet te prodhojne vete te mirat materiale, dhe jo vetem te jene konsumatore. Jam dakort per ndihma sociale, por keto duhet te jene te perkohshme dhe jo te perhershme tek nje njeri apo familje. Po ashtu e mirkuptoj preokupimin mbi varferine, por kjo duhet shoqeruar edhe me venien e cdo njeriu dhe familjari para pergjegjsise per fatet e tij. Ti thua te behen ca shkurtime andej nga rruget apo ku tjeter, dhe keto leke tu shkojne te varferve. Po a nuk prekin keto shkurtime disa njerez te tjere!? Keshtu bej ca te varfer kendej dhe ndihmo ca te tjere andej, mua nuk me duket zgjidhje! Nejse, kur jemi jashte problemit, keshillat jane te lehta per tu dhene. 

Artikulli ishte interesant, po ti heqim ate pjesen e marrjes se borxhit qe Beni nuk e sqaronte, a duhej marre borxh i brendeshem apo i jashtem smiley se ka nje dallim te madh ne manaxhimin e tyre, sikunder edhe ne shlyerjen e tyre, gjera qe jane shpjeguar tek VQ.

Persa kohe Palloshi dhe Rilindja, nuk fillon Reformen Sociale, gjendja keshtu do jete, njerez te varfer, te pa shprese qe ikin jashte, kriminalitet, etj. Nje pyetje duhet ti beje cdo shqiptar vetes dhe kryeninistrit, se; Pse nuk hedh ne treg Bono Ushqimi, Eko-Cek (bono ekologjike), Obligacione te CO2, etj derivate te paketave te ndryshme, qe nuk hidhen si borxhe por si paketeza gjeneruese/cliruese nga xhiroja/omzeti/teresia e produkteve e paketave kryesore.

E thote mire autori;

``.....Ne jemi vend i vogël, dhe të rrezikosh jetët e 500.000 njerëzve, t'i lësh ata në një mjerim ekstrem, të paushqyer, pa proteinat e nevojshme, në thelb është krim kundër popullit, rrjedhimisht krim kundër interesave kombëtare, rrjedhimisht tradhti kombëtare....``

Tamam sikur te kete lexuar VQ, se keto jane fjalet e mia, mirpo persa kohe media nuk pasqyron mendimin e njerzeve, persa kohe nuk ndergjegjeson dhe sensibilizon politikanet dhe shoqerine shqiptare, kjo gjendje do vazhdoje me kohe.

Rrofsh o Pjer qe e vleresove tekstin tim, sepse disa te tjere benin cudi se si shkruaj une per kete teme, sepse, per fat te keq, zor se mund te kene rastin dhe mundesine ta shoh ose ta lexoj kete tekst ndonje nga ata ushtria e 500.000 te uriturve, qe per fat te keq, jane edhe te pa goje...

Faleminderit!

Beno, kur e lexova artikullin, u gezova une i pari, se thashe; shyqyr qe ky (ti) e paska lexuar VQ, mirpo duke hecur poshte artikullit e kuptova se nuk e kishe lexuar VQ, se ne luften kundra varferise per te cilen une flas tek VQ, i meshohet venies ne fuksion te resurseve shqiptare pa borxhe te huaja, dhe kjo eshte e realizueshme. Jane tek VQ zgjidhjet/ekuacionet, sic e thone dhe cifutet e zgjuar, mirpo gomeret drejtues t`tonet, nuk e lexojne horizontalisht dhe dy here VQ, se VQ i dashur nuk kuptohet menje te pame, osht me e thelle sec mendojne torollaket qe e neglizhojne.

Sa i takon perpjekjes per te shkruar ne mbrojtje te  shtreses me te varfer te shoqerise, me te varferit e te varferve (shoqeria jone eshte nje e tille, e varfer ne pergjithesi, kjo dihet), ta vleresoj shkrimin edhe une. Sidomos kur shkruan si me poshte:

 

Në fakt këta njerëz nuk jetojnë, ata thjesht e mbajnë frymën gjallë. Plaken në moshën 40 vjecare dhe vdesin në moshwn 60 vjecare. Këta njerëz lindin të uritur, rriten të uritur dhe vdesin po të uritur. Këta njerëz nuk kanë gojë, janë të padukshëm, ndjehen plot turp për varfrinë e tyre, për skamjen, për barkun bosh, pwë këmbët zbathur, për rrobat e grisura. Këta njerëz nuk dinë asgjë se cfarë do të thotë fjala proteina, kalori dhe vitamina. Ata jetojnë në veri dhe juq të Shqipërisë. Kryesisht në fshatra ose në periferi të qyteteve të mëdha. Janë të të gjitha moshave, fëmij, gra, burra dhe pleq. 

Vleresoj punen me numrat e gjetur, po ashtu dhe reagimin ndaj komentuesve. Nuk ishte qellimi me u tall me ju, por menyren sesi shihen disa gjera. Psh, zgjidhjen e sheh tek politika, ose i kerkohet opozites te angazhohet per problemin qe ti shtron duke ditur qe si e djathte qe eshte ky organizim ka ne baze interesat e me te pasurve. Etj si keto.

Po kujt tia kerkoj mor burr, miliarderve te PS, apo Like Floririt? Tia kerkoj atij qe i ka mbush burgjet me njerez qe nuk kane fuqi te paguajn faturat e energjise elektrike, dhe me ata qe tentojne te hedhin catine e shtepise (si rasti i burrit nga Kavaja qe i vdiqen dy femijet ne aksident)? Tia kerkoj kete atyre qe bejne show duke treguar muskujt me nje grua qe shet kokoshka per te mbajtur frymen gjalle??!!

Jo mor byrazer, keta nuk degjojne nga ai vesh! Kjo qeveri vetem sociale nuk eshte, por problemi kryesor i saj eshte te mbledh ca para publike dhe ti jape ne forme koncensioni apo "partneriteti publik privat" klienteve te saj, ta zeme Vilma Nushi etj etj etj, sepse nuk do te perseris opoziten ketu!

Thjesht, per koherence, per arsyen e vetme se Partia Demokratike eshte ne opozite, dhe nese kerkon te drejten per te qeverisur, nese kerkon ndryshimin, ky duhet te jete NDRYSHIMI!

500.000 njerez ne nje popull prej 2.8 milion nuk jane pak, nuk jane kokrra misri, nuk jane zogj pulash, nuk jane kafshe (edhe te tilla po te ishin duhet te ishte shqetesim kombetar!!!), por jane njerez, burra, gra femije dhe pleq, jane bije nenash, qe kane te gjithe te drejten e zotit, per te patur akses te plote, pa kushte dhe kufizime, ne te drejten per ushqim, ne te drejten per te perdorur te mirat publike, po aq sa i perdorin duke i vjedhur, kryeministri, ministrat, deputetet, te zgjedhurit dhe te emruarit e administrates! 

Une kam te dhena te tilla, per skamjen e ketyre qenieve njerezore, sa duhet te behej me turp i madh e i vogel, cdo njeri qe e quan veten se pari njeri, dhe se dyti shqiptar.

 

zgjidhjen e kerkon tek politika

politika, ne menyren sesi behet ajo ne shq.

Perndryshe, ne sistemin prezent, politika ate qellim supozohet te kete si nje nga me prioritaret, zhdukjen a minimizimin e varferise ... etj etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).