Faqja e mirënjohur "Peizazhe të fjalës" refuzon publikisht fondin prej 400,000 lekësh të akorduar nga Ministria e Kulturës.

Peizazhe.com - “Peizazhe të fjalës” ka qenë, që prej nëntë vjetësh, pjesë e diskursit publik shqip, me një numër lexuesish dhe dashamirësish që ka ardhur duke u rritur. Gjatë gjithë këtyre vjetëve kur kemi botuar në faqen tonë mbi 3,000 poste tërësisht origjinale, nga një numër i konsiderueshëm autorësh tanët dhe të ftuar, të vetmet fonde që kemi pranuar me mirënjohje kanë qenë dhuratat individuale të lexuesve, të pamjaftueshme për t’u quajtur si të ardhura, por gjithnjë të vyera dhe motivuese për ne. Nga ana tjetër, dëshira jonë ka qenë që Peizazhet të tërheqë edhe pena të tjera, edhe qasje të tjera ndaj diskursit publik; dhe sido që ne vetë jemi angazhuar në këtë punë me dëshirën tonë, nuk mund të pretendojmë që edhe të tjerët të ofrojnë punët e tyre pa u shpërblyer.

Prandaj, kur u bë e njohur thirrja për mbështetje publike nga Ministria e Kulturës, menduam të aplikojmë për të zgjeruar prurjet në faqe, si dhe për të çuar përpara modelin e shpërblimit të autorëve nga media. Menduam të mundësojmë për bashkëpunëtorët tanë, edhe pse në shkallë të kufizuar, atë çfarë do të kishim dashur për krijuesit dhe autorët e rregullt të kësaj faqeje. Aplikimin e bëri, si individ, një nga drejtueset e faqes sonë, Elona Pira, me projektin e titulluar “Laboratori i diskursit kritik shqip”, i cili parashikonte botimin, në “Peizazhe të fjalës,” të një serie prej dhjetë esesh të përzgjedhura me temë nga fusha e kulturës. Ky do të ishte, pra, fond nga ato që u jepen individëve, pa çka se do të përdorej për të mbështetur 10 bashkëpunëtorë, të cilët do të përgatitnin ese relativisht të gjata (prej 5,000 deri 10,000 fjalësh); dhe, në masë minimale, edhe përpjekjen tonë editoriale. Natyrisht, të gjitha këto ese do t’i ofroheshin publikut falas, ndryshe nga revistat e librat që gjithashtu mbështeten me fonde publike, madje shumë më fuqishëm, por që lexuesi përsëri duhet t’i blejë në treg. Me anë të projektit tonë, gjithashtu dëshironim të sugjeronim një standard të ri për revistat, me të cilin puna krijuese të shpërblehet; standard i cili sot pothuajse nuk ekziston, jo vetëm si praktikë, por edhe si pritshmëri.

Kërkesa jonë u miratua dhe Ministria e Kulturës na akordoi një fond modest prej 400,000 lekësh, prej të cilëve çdo autor do të merrte një honorar prej 30,000 lekësh, ndërsa pjesa e mbetur do të shkonte për punën editoriale. Përndryshe projekti për të cilin aplikuam, “Laboratori i diskursit kritik shqip” , si dhe fondet që iu dhanë, ishin pjesë e një nisme me natyrë të kufizuar për botimin e një serie esesh, pa kurrfarë pretendimi për të mbështetur vetë faqen “Peizazhe të fjalës”. Me fjalë të tjera, kërkuam një fond publik vetëm e vetëm sepse dëshiruam të shpërblenim monetarisht, sado pak, autorët që do të merrnin pjesë me esetë e tyre te “Laboratori”; ndërkohë që ne vetë, administratorë, editorë dhe autorë që shkruajmë dhe kujdesemi rregullisht për këtë faqe, nuk kemi pretenduar ndonjëherë të shpërblehemi dhe as të nxitemi për përpjekjet tona me para publike.

Përndryshe kemi besuar, dhe ende besojmë, se fondet publike duhet të vihen në dispozicion për të mbështetur të gjitha ato produkte kulturore bashkëkohore, të cilat nuk mund të mbijetojnë ndryshe, në rrethanat e sundimit të logjikës së tregut dhe të fitimit.

Megjithatë, që nga koha e aplikimit tonë dhe deri më sot, disa gjëra kanë ndryshuar dhe disa prirje në politikën kulturore të institucioneve publike janë bërë, të paktën për ne, më të qarta se më parë, sikurse janë kristalizuar disa të meta dhe mangësi që dikur, me dashamirësi, ia kishim atribuuar mungesës së përvojës nga ana e ekzekutivit të tanishëm në Tiranë.

Për këtë arsye, kemi vendosur që ta refuzojmë publikisht fondin që na kish akorduar Ministria e Kulturës.

Në kontekstin politik-kulturor të tanishëm, kur shohim si pushteti po i përdor fondet publike jo për t’i shërbyer kulturës dhe vetë publikut, por për të promovuar politikat e veta dhe si pjesë e përpjekjeve për të ngritur kulte të caktuara, edhe politike edhe kulturore, nuk mund të rrimë indiferentë dhe të pranojmë të jemi pjesë e kësaj shfaqjeje të pahijshme, që luhet çdo ditë në sytë e taksapaguesve.

Meqë asnjë pjesë e fondit ende nuk na është dorëzuar, e kemi edhe më të lehtë për ta refuzuar atë; për fat të mirë, do të shtonim. Aparatçikët e Ministrisë së Kulturës e kanë bërë tërkuzë këtë transaksion elementar, mu në një kohë kur paratë e taksapaguesve po shpenzohen dhe shpërdorohen, haptazi dhe ditën për diell, për projekte të dyshimta dhe që bashkojnë, në vetvete, megalomaninë me klientelizmin.

Ndërkohë, ne si “Peizazhe të fjalës” kemi paguar honorarët e dy autorëve që kanë dorëzuar esetë e tyre dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për autorët e tjerë të përfshirë në projekt, me fondet e përgjithshme të faqes dhe me ato tonat personale, në mënyrë që ky projekt të dalë me sukses.

Kontratat tona me autorët e projektit “Laboratori i diskursit kritik shqip” mbeten në fuqi, përveçse kur ndonjë prej tyre vendos të tërhiqet nga projekti ose ta refuzojë honorarin, tani që kanë ndryshuar rrethanat; dhe aq më tepër nëse ndonjë autor vendos t’i bashkohet gjestit tonë simbolik të protestës.

Me këtë rast, duam t’ia bëjmë të qartë të gjitha atyre autoriteteve publike që administrojnë marrëdhëniet e shtetit me kulturën bashkëkohore në Shqipëri, se kjo kulturë nuk mund të jetë pronë e një partie politike ose e një grupi njerëzish; dhe aq më pak mund të jetë pronë e pushtetit ekzekutiv kritika edhe kulturore edhe politike nga ana e shoqërisë civile, pjesë e së cilës mbetet “Peizazhe të fjalës”.

Ne nuk mund të ndalojmë pushtetin e sotëm që të zbatojë atë politikë kulturore që ai e gjen me vend dhe të arsyeshme; por nuk duam të jemi dhe nuk do të jemi pjesë e kësaj politike, edhe pse e kemi të qartë se fondet publike, që pushteti shpesh po i përdor për të promovuar axhendat dhe interesat e veta ngushtësisht politike, i janë besuar këtij pushteti thjesht që ky t’i administrojë për të mirën e publikut, jo për të pompuar njerëz dhe grupe që i pëlqejnë dhe për synime të tjera mirëfilli klienteliste.

E kemi thënë edhe më parë dhe do ta themi sërish: është fat i madh, për ne të “Peizazheve të fjalës”, që veprimtaria jonë publike nuk ka nevojë për bekimin e pushtetarëve të Tiranës, që të vazhdojë. Jemi të vendosur të mbetemi një zë i pavarur në diskursin publik shqip dhe të japim shembullin e një institucioni të shoqërisë civile që mbahet gjallë falë marrëdhënieve horizontale që ka me publikun, jo ngaqë i pëlqen pushtetit.

Edhe vetë këtë refuzim po e bëjmë publik, me shpresën se ashtu do të arrijmë të përcjellim një mesazh më të pasur dhe domethënës, se vetë pakënaqësinë dhe zhgënjimin tonë; meqë nuk duam të bëhemi pjesë e një narrative që e lejon shtetin të marrë kredit për ekzistencën e zërave kritikë, pa çka se zëra të tillë, si yni i “Peizazheve”, kanë qenë të pranishëm në arenën publike për një kohë të gjatë (shumë më të gjatë se grupi i tanishëm në fuqi) dhe janë mbështetur publikisht nga lexuesit, miqtë, dashamirësit dhe të gjithë ata që nuk e konsiderojnë shoqërinë civile si trampolinë drejt pushtetit.

Por le të themi në mbyllje edhe këtë: qëllimi dhe misioni i “Peizazheve të fjalës” nuk janë të ndjekë hap pas hapi bëmat e pushtetit në Tiranë, dhe as t’i kritikojë ose t’i lavdërojë ato sipas rastit – sepse ashtu njëlloj do t’i kishim shërbyer atij pushteti duke e konsideruar si faktor kulturor të mirëfilltë dhe lojtar po aq të mirëfilltë në skenën e kulturës. Në të vërtetë jeta dhe veprimtaria kulturore as fillojnë dhe as mbarojnë në kancelaritë dhe burokracitë e institucioneve që administrojnë fondet publike të kulturës; madje sa më shumë që pushtohen këto institucione nga klientelizmi dhe interesat politike meskine, aq më peshë fiton hapësira tjetër, ajo alternative, ku kultura mund t’i rezistojë pushtetit dhe politikës jo vetëm duke e kundërshtuar, por edhe vetëm duke e shpërfillur.

Si edhe më parë, publiku që na lexon e ka vetë në dorë të na mbështetë, jo vetëm moralisht por edhe financiarisht, nëpërmjet mekanizmit të dhuratës së lirë dhe vullnetare, i cili nuk ka nevojë për ndërmjetësinë as të shtetit as të pushtetit, dhe aq më pak mund të uzurpohet, për mburrje dhe protagonizma të ditës.

54 Komente

Ja nje ze qe vjen nga fusha mer Lungo se me plase duke thene lart e poshte qe jam tendencioz me Mirela Shqinen. smiley

Në kontekstin politik-kulturor të tanishëm, kur shohim si pushteti po i përdor fondet publike jo për t’i shërbyer kulturës dhe vetë publikut, por për të promovuar politikat e veta dhe si pjesë e përpjekjeve për të ngritur kulte të caktuara, edhe politike edhe kulturore, nuk mund të rrimë indiferentë dhe të pranojmë të jemi pjesë e kësaj shfaqjeje të pahijshme, që luhet çdo ditë në sytë e taksapaguesve.

Nje zonje lepe - peqe, asgje me shume qe thenien me te menqur te saj ka ate  kur iu drejtua femijeve te nje klase sportive futbolli : behuni piktore se mund te keni shansin te beheni kryeministra. smiley

Fiks si Gjozi Tupalli qe uronte nenat per 8 Mars, por sidomos nenat me femije. 

 

Ja dhe thagma tjeter qe ka bere sot duke i publiku ne profilin e saj ne fc :

Shif keto grafike 01 dhe 02 

Pra 4 mujori i vitit 2016 ka 435 shfaqje, krahasuar me 278 qe ka patur ne te njejtin 4 mujor te vitit 2015.

Ndersa numri i shikuesve ka rritje nga 61460 ne 67 327 shikues.

Pra per te rritur shikuesit me 5867 shikues jane dashur te shtohen 157 shfaqje. Kjo eshte per te qare, se per te qesh nuk ben njeri.

Pra, sipas kesaj druje quhet sukses kur nr i shikuesve per shfaqje bie, sepse hesapi e nxjerr qe per vitin 2016 nr i shikuesve per cdo shfaqje eshte 67 327 / 435 = 154 shikues, ndersa per vitin qe shkoi eshte 6146/278=221 shikues per shfaqje.

Dhe nje cope dru si Mirela kete e quan sukses dhe e propagandon si te tille.

Shume i ashper je dhe ti. Shfaqjet ekstra mund te kene qene shfaqje banketesh. Keta duhet te jene spektatore te nje cilsie me te larte...

Bame, nje minister eshte njeri politik qe merr dhe zbaton pergjegjesi politike. Kjo nuk le vend pa thene qe s'ka lidhje me politiken, por vjen nga shoqeria civile. Ka frike se ndotet nga politika, por harron se duke kleps majtas e djathtas ka pëgërë edhe shoqerine civile, edhe politiken.

Je pak zevzek smiley Ska dhe faj ajo, eshte rritur niveli kultures dhe jetes artistike po kane ngelur gdhete ne kete vend, te tjeret iken me azilin.

une per vete shikoj vetem parodistet e vlores.

Nuk e kuptova se perse egzaktesisht e paskan refuzuar fondin, hence keto dy pytjet e mia. Qivriut i paskan vene note ngelese sepse paska dash me inxhektu axhende politike? Po qivriu prandaj zgjidhet, per te apliku nje dor politikash qe ja premto popllit gjate zgjedhjeve apo jo? 

Sa mire! Ja dhe nje shkrim qe e mban ca ndezur debatin e fondeve mbi kulturen, pasi tashme dihet mire dhe sakte, se mbi 99% e krijuesve (letrare dhe cfardo) nuk marrin ndonje fond per krijimet e tyre, perkundrazi harxhojne nga kursimet e tyre, pa llogaritur pastaj edhe veshtirsi te tjera ne publikimin e krijimeve te tyre, dhe ne fund edhe ndarjet ne te nenes dhe ne te njerkes per keta krijues nga gjithfare njerzish dhe institucionesh. 

Ne shkrim sqarohet pak dhe pergjithsisht ky refuzim fondesh! Ndoshta eshte edhe nje vetreklamim i ketij blloku (pesiazhe te fjales)! Nuk kam gje kundra! Sot, ne nje kohe dhe hapsire vakumi per krijimet e ndryshme, perfshi ketu edhe blloqet e ndryshme ne internet, duhet terhequr vemendja e lexuesve per punen e bere! Biles do te keshilloja qe vete blloqet e ndryshme te internetit te bashkpunojne me njeri-tjetrin, duke shkembyer here-here shkrime te ndryshme. 

Persa i perket fondeve nga Min. e Kul. per krijues te ndryshem, do te isha dakort qe per nje 10-vjecar te pezulloheshin fare! Ky vend ka nevoje te investoje ne ekonomi, (industri, etj.) dhe jo ne disa krijime pa ngjyre e forme, e te cilat quhen gabimisht "esse".

Artikulli nuk e thote qe jane leke te reja apo te vjetra? 

Cdo bisede zyrtare lekesh behet ne leke te reja. (S'do mend qe fondi i nje ministire eshte ceshtje zyrtare.)

Dakord Magus. 

Per shkrimin mendoj qe perderisa dhuratat i pranon edhe mbreti, duhej pranuar edhe fondi. Kete fond mund ta jepnin per bamiresi, per femijet ne nevoje ose per azilet e pleqve.

i reziston kujt?      edhe ky blog,ashtu si shumica  e shtypit (te shktuar,pamor,degjimor) shqiptar eshte ne nje linje me ate te qeverise,opzites,ambasadave,sorrosit.

a u hengert ''diskursi'' juve ishalla!smiley

'Per inat te sime vjehrre, do te shkoj me mullixhiun', i thone kesaj pune. 'Pejsazhistet' jane nder te paktet 'fatlume' qe kane arritur te marrin 5 lek nga institucionet sa te varfra, aq edhe te korruptuara te shtetit tone, dhe pasi ja kane arritur qellimit bejne si lopa qe shqelmon koven me qumeshtin e vet! 

Gabim trashanik! Keni lene sedren tju komandoje arsyen, duke i dhuruar keshtu armikut ideologjik (ministres) edhe ato pak risurse qe patet arritur ti shkepusni (te cilave besoj se jeni te vetedijshem se do tjua gjeje vendin tak fak, pa asnje brerje ndergjegjje).

Te thena keto, edhe me ne jeni treguar i cik hileqare, sepse spo na i shkoqisni sakte ato arsyet e verteta qe ju shtyne te hiqni dore nga fondi... .

Bo vaki, keta te Peisazhe te Fjales, jane merzitur nga luga bosh e qeverise shqiptare smiley

fond modest prej 400,000 lekësh,

Ti kishin shtuar edhe 600.000 nuk do te quhej modest ! Po thoni me mire qe jeni te pakenaqur me cmimin , pse i bini kaq larg e larg ! :

dmth qeveria ka adoptu te njejten metode pune qe Like Floriri pershtati ne vaktin e tij si kminister. Nga buxheti i shtetit, qeveria vendos te caktoje fonde per shkrimtare ose organe botimi private...nderkohe Likja si K/minister akordoi fonde per gazetat me perpjekjen e ndyre qe t'i bente per vete pronaret e tyre. Do ish me interes te dinim kriteret qe ka pas parasysh ministria per te caktu perfitusit e fondeve nga paret e taksapagusave. Pavarsisht kritereve, mbetet gje e peshtire ne fund sepse cdo krijues nuk i hyn artit te letersise apo kritikes per t'u kthyer ne nje zedhenes te pushtetareve. Ne rast te kundert, keta quhen oborrtare por aspak krijues e ca me pak zera kritike

Autoreklame

Ne 46 njeri u tha "partizaneve" ;

Ju gjate luftes, vertet nuk na e preket rrushin , por, tani na e moret hardhine me gjithe rrenje . 

Vertet nuk e preken rrushin, te moren hardhine e te lane fabrika ku te beje vere e raki qe te beheshe tape mire e te na 10-sje se qeshuri me medime te pa-papara!! Te 10-fsha mu ne hardhi me gjithe rrenje !! "partizani" per "njerin"..

Nuk mjafton vetem te ekzistosh dhe te rezistosh, me teper rendesi dhe se pari duhet te kuptosh, dmth duhet te dish se per çfare ekziston dhe reziston. Ndryshe ekzistenca dhe rezistenca kthehen si vlere ne vetvete, disidence kot me kot, absurde dhe jo ne sherbim te diçkaje qe ja vlen vertet te ekzistosh dhe rezistosh.

Megjithse ne shkrim ne pamje te pare duket qarte se motivacioni i refuzimit te fondit eshte per te mos u perzjere me shperdorues fondesh (motivacion i drejte ne vetvete), nuk e di pse shkrimi me le pershtypjen se motivacioni me i thelle eshte per te qene i pavarur nga fuqia, dmth bindja aksiomatike qe fuqia (dhe qeveria, politika etj) eshte e keqe ne vetvete, e per simetri dyfelore qe e mira eshte liria ne vetvete.

E gjithe kjo eshte logjika e zakonshme ne epoken ngambrapatotalitare, dmth meqe per eksperience te hidhur fuqia nazifashiste dhe komuniste kushtezonin ekzistencen dhe rezistencen, atehere çdo kushtezim i çfardolloj fuqie eshte i keq dhe çdo fuqi eshte e keqe. Ne fakt eshte pamundesia per te kuptur se çfare ishte e gabur ne ideologjine komuniste dhe naziste fuqia qe kushtezon epoken ngambrapa.

I modh Sartri me shprehjen l'existence précède l'essence.

 

ne sherbim te diçkaje qe ja vlen vertet te ekzistosh dhe rezistosh

 

shyqyr zotave, paska njw realitet objektiv

"shyqyr zotave, paska njw realitet objektiv" - eshte nje absurd njesoj si katror i rrumullaket, ke perdor zotat ne shumes per nje realitet objektiv.

O katrorirrumullaket, kur u syrgjynosa per here te pare ne Itali shifsha here mbas here rrugeve nje parulle misterioze:

Dio ce!

Ma vone ma shpjeguan se çfare fshihej mbas kesaj parulle kunderpedal marksiste, njekohesisht edhe pedal. Qesharake fare, ta le ta marresh me mend vete, edhe pse lidhet me zanotin tend.

 

oh heretik!, shyqyr zotave, sapienset kane imagjinaten.

Kot per kuriozitet, sa kohe kaloi nga aplikimi per fondin deri ne fitimin e ti, qe qeverria paska bere goxha ndryshim ne sjellje. 

Nga e gjithe kjo kuptova qe fondin e kane refuzuar se ka qene i paket.

smiley

Lapsi i vogel sa nje gogel, shume i lezetshem. Ka stilograf me boje neper dyqane, apo nuk e dini se kujt i thone. Kane qene 500 leke. 

Po Stalker sa ka perfituar nga fondi i Ministrise se Rilindjes ?

prit ktu mas 3 ditesh ngjyren e flamurit tim smiley

mos me thuaj se dhe Stalkeri ka ngjyer gishtin!
Ne fakt Stalker njihet si ze kritik i pavarur...

ca spiuni i keq qe jesmiley

Une vetem ju pergjigja pyetjes nese Stalker ka " ngjyer gishtin " smiley

Urime Azizajt. Nese eshte vertete stalker, urime.

E me mire pavarsisht gallatave qe bojm ketu, s'ka pse te pergojohet. Ne fun te funit do e kete meritu, se dhe komisioni jo i keq duket. 

PS. Ca gishti ka ly, icik ere i ka morr, cerekun ta rru me taksa rilindja me duket. smiley

Po keta tani e kuptuan qe kishin aplikuar te nje qeveri klienteliste, e korruptuar etj etj?

Ekzistojme dhe rezistojme , 

Me shume se gjysma e shqiptareve eshte jashte shtetit per hir te egzitences, dhe rezitences,  Shqiperia eshte eksportuesja me e madhe e kanbis cativa ne Europ, pe hir r te egzistences dhe rezitences, me krimin me te madh ordiner, te trafikut, prostituciont droges, dhe afereve politke qe lidhen me kete krim, te gjitha keto per hir te ekzistence dhe rezistences ... dhe te besh te pakenaqurin e " 400 000" lekshit,  duke i quajtuar ato modeste, tregon nje veti specifike te karakterit tone, qe te kenaqurit me pak, nuk eshte aspak e ndersheme  nuk eshte aspak e pranueshme, duam shume shpejt te kapim milionin, qe te rrij bytha mire ! Pra te paranojme modestine e parave, dhe te hiqesh fodull  duke marr gjithe ate mundim per te shkruar nje artikull goxha " te gjate dhe sqarues " duke permendur parate , per mua eshte nje fodullik i madh ! 

Se per mu ketu eshte thelbi i te gjithe shkrimit, tek sasia e lekut  modest !! smiley ! Po ti kishin dhen nja 1 milion nuk do te kish marr mundimin me shkrujt ! 

Se per mu ketu eshte thelbi i te gjithe shkrimit, tek sasia e lekut  modest !!  ! Po ti kishin dhen nja 1 milion nuk do te kish marr mundimin me shkrujt ! 

Ndoshta keshtu mund te kishe vepruar ti Ilir, por kjo nuk do te thote se edhe te tjeret jane si ty. Pse duhet me patjeter te "gjeni" ato qe nuk jane thene, dhe nuk pertypni dot gjerat e thena ne kete shkrim? Dhe nuk e kam vetem me ty, por me te gjithe ata/ato qe nuk duan ti kuptojne ato qe shkruhen, por duan te pranojne ato qe fantazojne vete. 

Meqë asnjë pjesë e fondit ende nuk na është dorëzuar, e kemi edhe më të lehtë për ta refuzuar atë; për fat të mirë, do të shtonim. Aparatçikët e Ministrisë së Kulturës e kanë bërë tërkuzë këtë transaksion elementar, mu në një kohë kur paratë e taksapaguesve po shpenzohen dhe shpërdorohen, haptazi dhe ditën për diell, për projekte të dyshimta dhe që bashkojnë, në vetvete, megalomaninë me klientelizmin.

 Po ja pra lexoje edhe njehere ..

Dihet  problemi eshte me i thelle kuptohet tek administrata e qeverise ne lidhje me eficncen e fondeve ttransaksionet  kujt dhe ke duhet te promovoje  nje fond te caktuar pra ka nje korrupsion nje paftesi por thelbi prap per mua eshte menyra e perdorimit te lekut  ne eficence dhe kjo eficence nuk po duket, vendi vuan nga qualitetet e caktuara ne te gjitha drejtimet .. 

Admin , mos u boj legen , jane komente me fakte ato , pranej mos i fshij .

i fshin se i mbetet hatri kuazit qe pagun taksat e nuk ka mundsi te haj domate, per te pagu Stalkerin 2.5 mil lek.

O zeqo, une domotet qe prodhohen ketu (shqiperi) edhe sikur  te mi falesh nuk i haj, pasi jane me hormone e gjithfare kimikatesh mbi normat e lejuara shendetesore. Radhiqe dhe lakra te egra te stines eshte zgjidhja. Domotet do ti haj kur te fillojne te bohen ato te fushes. 

sa e dashke jetwn o kuazo, smiley e ruake veten mire.

S'ka faj. T'i krasisim icik kto te shpullave paskan thone, Salen e mundim dhe gjysmen, masanej pune, dhi, breke te kerkojne. Futjani hormonin, paska thone...

Te gjitha komentet qe pretendojne se motivi i refuzimit eshte per interes (fond modestsmiley, paret gjithnje kane shume vlere, aq me teper te dhuruara e shumefishojne vleren) ose çfardo motiv tjeter i ulet i diskutuar, jane dashakeqe, dhe si gjithnje te rreshtuara politikisht, siç jane te rreshtuara politikisht pak komente dashamirese.

Ne fakt duket nga lloji dhe stili i shkrimit qe refuzimi nuk eshte bere per pare me teper, edhe akuza qe refuzimi eshte bere per tu duk eshte dashakeqe dhe qesharake, sepse si mund te jipet nje sinjal me rendesi pa u duk?

Keshtu si gjithnje pirdhi ne te muhabetit, nuk del gje nga ky lloj diskutimi, perveç shkarkim marazi majtas-djathtas (edhe ngambrapa).

Mekat, sepse tema eshte me shume interes, ka disa raste te ngjashme ne histori refuzimi çmimi, te cilat kane ngjallur debate me vlere. Njeri prej tyre eshte edhe Sarteri qe ve esencen ngambrapa eksperiences, edhe kur refuzoi çmimin Nobel per letersi.

 

Krahasimi me Sarterin me duket pa vend ketu se Sarteri u zgjodh fitues ndersa keta aplikuan per te qene fitues. 

Nuk kam bere asnje krahasim me Sarterin, kam permend Sarterin si nje prej rasteve me te degjuar dhe me te perfolur per refuzim çmimi, shto edhe koinçidencen qe ne komentin e pare, me i rendesishmi, thelbi i kritikes ndaj shkrimit (e akoma me thelle e me thelbesor kritike ndaj epokes te sotme ngambrapa), koncentrohet ne shprehjen e famshme te Sarterit: eksperienca paraprin esencen

Nisur nga kjo lloj shprehje, lidhur me esperiencensmiley e Sarterit per te refuzuar çmimin, askush nuk mund te krahasohet me te, sepse ai eshte i maje dhe i pari, eshte sikur te krahasohet gjembi qe lan pjata ne Amerike me Kristofor Kolombin.

Ndoshta ndonjeri mund te krahasohet duke kthyer ngambrapa shprehjen: esenca paraprin eksperiencen. Vetem atehere qasja ndaj pares se dhuruar mund te jete ndryshe. Meqe ti merrke vesh nga keto gjera, pa provo ta zhvillosh vete idene, se si mund te veprohet ne keto raste duke u bo mo i modh se Sartri, Bernad Shou e nja dyzine tjeter ekspreriencialistes qe kane refuzuar çmimet (njekohesisht me refuzimin e esencjalizmit).  

 

... eksperienca paraprin esencen... 

Edhe ne ateistet kemi veshtirsi ne perceptimin e kesaj shprehje! Qysh kur u bene fetaret me ateiste se ateistet!?!... Apo thjesht humor, per t'na bere te qeshim!?!... 

Policet bashkiake Jane bere si Barnie Fife.

Ky vendim i drejtuesve te Peizazheve nuk eshte banal. Sepse te pakten nje prej tyre, Vehbiu, ka qene njeri shume i afert i KM Rama (ka shkruajtur edhe parathenien e Kurbanit, mos gaboj...). 

Ceshtja eshte qe reagimi i tyre nuk po ka jehonen e duhur e per rrjedhoje nuk po nxit debatin e pritshem. 

Ndoshta, duke marre shkas nga kjo ceshtje specifike, tani qe e nisen muhabetin, do te ishte mire qe Vehbiu e co. ta artikulonin me mire pozicionin e tyre. Duhet saktesuar, detajuar dhe argumentuar me fakte konkrete qendrimi kundra, si edhe duhet perhapur/komunikuar ky qendrim publik ne menyre sa me efikase (autoreve te Peizazheve nuk ju mungojne as pervoja e as mjetet per ta bere kete...).

Perndryshe e gjithe kjo prosopope do te duket qesharake! 

 

Megjithatë, që nga koha e aplikimit tonë dhe deri më sot, disa gjëra kanë ndryshuar dhe disa prirje në politikën kulturore të institucioneve publike janë bërë, të paktën për ne, më të qarta se më parë, sikurse janë kristalizuar disa të meta dhe mangësi që dikur, me dashamirësi, ia kishim atribuuar mungesës së përvojës nga ana e ekzekutivit të tanishëm në Tiranë.

Po e shoh mbas pilafit këtë, dhe pa njohur fare "të metat dhe mangësitë" e qeverisë. Po po më duket goxha i çuditshëm si vendim. Qeveria ka fonde, robi aplikon, fiton fondet për të bërë atë që ka premtuar të bëjë në aplikim. Ç'hyn paaftësia e qeverisë në këtë mes? Ç'rëndësi ka se sot ju mendoni se janë më të trashë se sa ç'mendonit dje... 

Merrni lekët, bëni punën që doni të bëni... Sepse ky refuzim nuk ju shërben as juve, as "kauzës" (whatever that is... se nga artikulli më sipër kauza i bie të jetë thjesht "qeveria nuk bën 100% ato që desha unë që të bëjë&quotsmiley

Komplet i pakuptimtë si vendim. A thua se do preket publiku në sedër e do bëjë revolucion se një website refuzoi lekët e Ministrisë së Kulturës. 

as nuk i ngrejne e as i ulin ato leke. pranej i refuzojne. kur kane bere kerkesen mendonin te fitonin me shume se kaq siduket.

ndersa tashti i refuzojne qe ata qe ja u japin mos te kene goje e te thone, qe ne u nxorrem nga balta dikur kur kishit nevoje, siç tha Nano per Ramen, qe e bera njeri kur i dhashe nje post ne ministri, se i kishte thonjte e nxire kur jetonte si emigrant ne Paris.

keta te kesaj faqes, pretendojne per me shume (pushtet ne shqiperi ndoshta, ministrine e kultures, etj). pra me shume sesa ato paret qe po u ofrohen sot. dhe s'duan te jene borxhlinj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).