Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi ka deklaruar se largohet nga detyra për shkak se rezulton i dënuar në Itali në moshë minorene. Sipas Rroshit, avokatët e tij e kanë informuar se kartela e tij penale përmban një dënim, sipas Rroshit për një ngjarje në një kamp refugjatësh kur ai ishte 16 vjeç. Më tej Roshi aludon se nuk ka dijeni për këtë dënim, dhe nuk ka qënë prezent në gjyq.

Rroshi ka qënë nën akuza nga Partia Demokratike dhe disa media investigative, sipas të cilave ai rezulton me rekord kriminal jashtë vendit. Në formularin e vetëdeklarimit Rroshi shkroi se ishte i dënuar në Mynih por nuk e mbante mend arsyen pse. Ligji i Dekriminalizimit, i miratuar në Dhjetor 2015 ndalon që personat me precedentë të caktuar penale, të mbajnë poste publike. Megjithatë, për publikun mbetet e paqartë se cilat tipe krimesh konsiderohen ndaluese për detyrë publike. 

Postimi i plotë i Rroshit në Fscebook:

"U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s'ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s'ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s'kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t'i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S'kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

Faleminderit te gjitheve."

123 Komente

Duhej te kishe kandiduar me Salen, Rroshi. Do te kishte vrare rob ne trotuar e ty s'do te te hiqte.

hajde kryetar bashkie hajde... çun i shkathet shume... vetem se ska kujtese te forte i shkreti, sma men qe eshte i denuar ne itali, sma men pse e kan ndalu ne gjermani jam e sigurte qe se ka idene se sa banore ka Kavaja... po nejse çun i shkathet

ky po ti dedikohej muzikes do quhej DJ Amnesia

Dj Selective Amnesia 

Roshi dy keshilla qe vijne nga populli duhet t'i kishte vathe ne vesh.

E para : kali ha tagjine, gomari mbart bucelat.

E dyta : kalova lumin, te dhjefsha kalin.

Nuk je as i pari dhe as i fundit...

 

po jo or burr se jan filma. sa t'hapsh e t'myllsh syt, ka me u kthy

Per Roshin nuk me vjen keq fare.Nje hale me pak ne politike eshte gje e mire.

Ajo qe me vjen keq eshte reagimi i PS-se dhe Edi Rames ndaj ketij funderrine.Akoma po i dalin ne krah.

Me keq akoma socialiste e Kavajes sot do te bejne nje miting mbeshtetes per Roshin???!!!

Ah more popull dele,mire ja u bejne qe ju perdhunojne 24/7.

Ta gezojme rreformen e drejtuar nga Dr.Prof.Sali Birisha smiley

oficerin ja hongri, tashi edhe kalin,

torra i met tashi smiley

T'haje mut tashi ai palla e gjate qe u investu personalisht ke ky rrugaci i Kavajes! 

E shenderoi kavajen nga nje hale' , ne nje vend qe jetohet.

Merita me me madh zhduku Qelbesirat nga kavaja dhe ja u futi ato dy gishta monument aty ku e meritonin.

dardha e ka bishtin mbrapa..

Nuk eshte pune dardhe me bisht mbrapa, por behet fjale per limon te shtrydhur.

Mikun do e kapte ligji qe ka hartuar e miratuar PS-ja. Fati i ketij dihej qe ne Dhjetor kur u miratu ligji. 

Po loja nuk ka mbu akoma ...

 

.....Po loja nuk ka mbu akoma ...

dmth dardha e ka bishtin mbrapa.

--Nuk ka limon te shtrydhur ketu.

Elvis Roshi ka bo aq pune ne kavaje sa 100 vete me PHD me pordhe te tipit  se Amerika zotrije... se Evropa zotrije.. te marre se bashku.

Nuk eshte limon i shtrydhur.  Ju futi Hurin doktorr rrumpalles te parit dhe gjithe stanit te tije.. 

dhe statujen ja u futi aty ku ju dhemb me shume.

Dakort, po u bene ca si shume keta qe punojne sa 100 vete me PDH.

Doktori e kishte hostenin deri ne qafe diten qe vrau me gjak te ftohte mes pazarit 4 vete e keto thagmat qe Roshi solli permbysjen e Berishes nuk i ha njeri.

Betejen PD vs Rosh e fitoi PD. Nuk te duket keshtu ?

nuk ka lidhje mendoj une komentuesi me PD-n qe i varen breket ky muhabet, jo me te kete klleqe ne Kavaj. Nuk e di te kaluaren e tij por ne drejtimin e qytetit te tij dha shpirtin dhe bravo e madhe per kete. Kishte mundesi dhe po te donte me ate qe beri ne Kavaj te siguronte pushtet sa te ishte gjalle. Ai qytet vinte era shurre e gjize, te qelbte. Se dhite shurre e gjize donin.. Nuk e di te kem degjuar per nje lek te vetem qe ka fut ne xhep, pastaj sa ka investuar vete muhabet tjeter. 

Ore cu be me hostenin?  Hostenin e kujt pastaj? Ca me tej, i gjati per ket arsye e ndrys shpatllave? smiley

Elvis Roshi ka bo aq pune ne kavaje

Konkretisht sa dhe cfare pune ka bere ne Kavaje, pervec heqjes se monumentit qe permende me siper? Se dhe heqja e monumentit me duket u be nga Rama.

Jo per gje po pastaj vjen Lefti e te tjere qe thone se edhe Mziu "ka bo aq pune ne Kamez..."

Akti i dorheqjes, tregon akt qytetarie, civilizimi dhe fisnikerie,  nuk e njoh prsonalisht kete Elvisin, por mendoj se ketu ka te drejte, piksepari, se, kur je minoren, pasi mbush moshen 18 vjec, dhe nuk je denuar perseri deri ne moshen 18vjec, aktakuza te fshihet, kjo eshte e detyrueshme per njerzit e drejtesise, pasi perdorimi i aktakuzes me mbrapa perqellime diskreminimi,etj, eshte e denueshme nga ligji. Piksedyti, mosinformimi i te ndaluarit per shkaqet e ndales dhe mosinformimi per aktakuzen, e ngarkojne me penalitet organet italiane ne lidhje me kete ceshtje.

Kjo histori ketu, tregon se sa te hyjnore, se sa te shenjta kane qene fjalet e mia para disa vjetesh, kur iu thoja autoriteteve shqiptare, se, Duhet bere kujdes me inkriminimin qe autoritetet e huaja iu bejne shqiptarve vetem e vetem per te mbledhur informacion dhe per ti perdorur me vone per qellime te tjera, sic po duken bathet. Nga nje investigim, hulumtim qe bera para disa vjetesh ne tere kancelarite, organet e policise, drejtesise, organet prane qeverive europiane, me rezultoi se ne te tera vendet thuajse, ngrinin akuza kotsekoti ndaj emigranteve.

"...Kjo histori ketu, tregon se sa te hyjnore, se sa te shenjta kane qene fjalet e mia para disa vjetesh, kur iu thoja autoriteteve shqiptare, se, ... "

Pjer, je shume gjynof , per zotin.

Qemolo, kjo reklame qe m,takon smiley nuk ishte per komentatoret ketu, por per disa ketu ne Shqiperi, keshtu qe je nxitu kot ne gjykim. Ishte per nje dritare tjeter ato fjale.

 pasi perdorimi i aktakuzes me mbrapa perqellime diskreminimi,etj,

ky osht kurbani i rradhes, asgjo tjeter. Sic ndodh kudo, edhe aty ku jeto ti.

 per diskriminim e bla blasmiley  , se kan problem me e zgjedh prap bashkevuajtesit ton, jemi te sprovum per kto gjona.

o Admin,pse ma fshive komentin o byrazer. desha vetem me thon se gruja ktij shenjtorit u ngjiz nga shpirti i shenjt si maria m vaktit. un s merrem me thashetheme mhallesmiley

hahhhaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa ka qesh..............

 

Bravo per ate qe beri per popullin e vet.. E shkuli me rrenje te keqen qe e kishte mberthyher ate qytet. Te gjitha parate qe i mori qeverise, disa here me dhune e disa here me fjale, i hodhi te gjitha ne Kavaj. Sigurisht qe krijoi xhelozi dhe armiqesi edhe mids te veteve, por per ate qe beri per qytetin e vet eshte kthyher ne hero. Nje bravo e madhe e nuk e di sesi do ta shpjegoj kete Rama. 

per kuriozitet, cfare jane 2-3 gjerat me te rendesishme qe ka bere? 

e do me video ti squere? smiley 

 

ca te te vije e para ne mendje. pa video please liqo.

Mire pa video. E ktheu fshatin Kavaje ne qytet dhe i shkuli me rrenje gishtat e Saliut... Plus qe e ktheu Kavajen ne nje bastion te se majtes. Nje shembull qe duhet ta marri e gjithe Shqiperia nga Veriu ne Jug. 

po çrri ne angli (vatren e kapitalizmit) o pocaqi, ktheu ne laberi se atje tek e majta e ke vendin dhe ti. juve kasapet duhet me ju djeg me palm.

po presim Fiqon ta beje kete operacion pas fitores se atij bjondit. 

O profil.. smiley smileysmiley

po ca thu o kokzdryms? a nuk je ti ai qe ke thene se ata Kimat e Korese (gjyshi, baba dhe i biri) jane heronj per popullin e vet? po edhe escobari hero ishte per ata fakirat e medellinit

fucking cancer smiley

pytja eshte, Elvis, Ervin, Roshi apo Rroshi? se kombinimet e mundshme i bi te jene jo pak po 4!

E pse mos largohet perderisa ja arriti qellimit: e shpetoi Kavajen nga kthetrat e PDhit  smiley

.find_in_page{background-color:#ffff00 !important;padding:0px;margin:0px;overflow:visible !important;}.findysel{background-color:#ff9632 !important;padding:0px;margin:0px;overflow:visible !important;}

kemi nje shprehje ne: plumbi del me plumb. Dhe edi kete beri: kriminelit te ballkanit i kundervuri kriminela derisa e neutralizoje. 

Tani behu deputet.

obobobobo, qenkan edhe te dy te tjere gati smiley

ça bohet kshu?

po kto paskan genjy partine mre smiley

Ne Kavaje kon dale rrugve ne proteste kunder " Doreheqjes " se Visit ! Une e di qe osht Kavaje, po a e kon idene e fjales doreheqje Vajsit a jo ? - Elvi thote do iki se jom hajdut . Poplli kavajs pergjigjet : " Ke fakte qe je " ?.

Iku njoni , dy te tjere ceshtje oresh japin dhe ata doreheqen , skeni pare gjo akoma, diskretitim total .

Plasi edhe ne Kavaje ... , Si paska arrit Rroshi "kriminel" me mashtru popullin e ndershem te Kavajes !?

Socialistët e Kavajës zhvilluan sot njëtubim nëmbështetje të Elvis Roshit, të organizuar nga dega e PS në këtë qytet, nën drejtimin e Gentian Dajës.   Mësohet se kryesocialisti Daja ka mbajtur në një moment mbi qafë ish-kryebashkiakun Roshi. Ky veprim tregonte mbështetjen e plotë ndaj tij, duke përfshirë edhe krimet për të cilat është dënuar.   Kjo për faktin se dhe vetë kryesocialisti ka një të shkuar të ngjashme me atë të Roshit. Mediat italiane kanë raportuar për arrestimin e Gentian Dajës vite më parë nga policia e Udines, për shpërndarje droge.    smiley

bir selmani nenes ke te qaje me pare ... partia socialiste i rilindi te gjithe kriminelet 

Fushe-Kryje , Lac , Mahmurras , Kavaje  zonat e preferume te Berishes ...! Fertile ground ....

The game have just started ...

dhe me e bukura oshte qe disa javë më parë gjatë një takim në Kavajë për anëtarësimet e reja në PS,  Rama ftoi Rroshi dhe me ironi e quajti “krimineli që drejton Kavajën”. smiley

Shikoni videon e mëposhtme se si Rama tallej me ligjin e Dekriminalizimit dhe akuzat e Partisë Demokratike për Rroshin, që rezultuan të vërteta. Dëshmia italiane e penalitetit tregon se Elvis Rroshi është dënuar në vitin 1992 për përdhunim në grup. 

https://vid.me/0IRO

Keta kavajsit po me kujtojne ata vullnetaret e Enverit qe benin mitingje ne mbrojtje te tij.

Kjo eshte shqiperia, vend shkerdhatash , per ronin e idrizin , edhe ndonje çmim kadare.

Jo po Shqiperia e Berishes , Edi palokes , Fufit , Azem Hajdarit etj..

Nuk e di, normal skam si ta di ku e ke marre kete nick - Jak Baba , por ne shkoder ka qene i nderuar per njeri i respektuar e intiligjent. me vjen keq po ti je rrotK.

Nik-u  nuk ka te baje me kavajsit apo shkodrant , por ju iu shkon menja te baba qe keni pas per 5 shekuj

Ta merr mendja qe pasi ka vene pasurine nepermjet rrugeve te paligjshme zoteria ta shijoje ate. Nuk kuptoj pse i duhej hyre rruges se politikes.  

 

se paske lexuar ate shkrimin e atij kryebashkiakut te dibres siduket, me ja dhon vetvetes pergjigjen.

per mos me pas me nevojen per te perdhunuar (siç paska bo ne 92 ne Itali). kur je kryetar te vijne zogçkat vete te prehni. s'ka nevoje fare me dal per gjyeti te ndaluar.

I ka kapitalizmi keto smiley !! Do jete e bukur dita kur ky Roshi e te tjere si ky,do gjejne ndonjo kusheri ta vendos si kryebashkiak,ose ndonje kukull tjeter ..e do plasin antikomunistet duke bertit ..nipi,dajua, kushuriri i kriminelit ka zaptuar postin,lufte klasash smiley!! Ketu do jemi..i ka kapitalizmi keto smiley!

Kane vajza nena gra motra keta qe I dalin ne mbrojtje nje te denuari per perdhunim?

pyetje del c..!   elvisi mbeti keq, kur mori vesht se nuk ja kishin perdhunuar gruan, te fejuaren, çfare e kishte , keto jetojne me deshire te perdhunohen , hekuran isai e feçor shehu ishin burra , keshtu kendohej ne ato kohe.

Ky kryeministri jone do mbaje ndonjehere pergjegjesi per gjithe keta kriminele qe na i ka bere peshqesh?!

Patjeter! Zgjedhje të parakohshme po deshet 

 

ps e vetme : 50%

pd e vetme : 35%

Lsi e vetme : 15%

qeverisje me koalicion pas-zgjedhor ps+lsi = 65%

 

Nejse, ju nuk i doni të prakohshmet. Do ti hani kur tu vije koha 1.5 miljon shpullat. Kur të doni po he, aty janë (shpullat pra mo)

ndersa juve do t'ju terheqin zvarre prej kembesh kete radhe dhe tuajet. jo vetem bustin. 

Ja ku e kemi njerin syresh (kriminel, dmth). E pranojne vete qe s'kane asfare lidhje me Ramen.

nuk e kape (kuptove mnjf) komentin tim, por nuk kam nge ta shpjegoj me hollesisht.

Pa merak. Babai juaj ka vendosur tashme nje standart : 21 janarin 

smiley

po IP pse e fsheh ?

boo sa i fuqishem qeka ky Basha. Hoqi vizat, beri rrugen e kombit, tani po pastron kombin nga plerat e rilindjes

Ai eshte aq i fuqishem, sa ende e ben ne breke para Berishes. smileysmiley

Kjo puna e te berit ne breke duhet te jete pune prostate. A ka pas gisht Berisha thu? smiley 

Me duhet te shtoj qe ishte Pr Dr Berisha qe ndodhen keto jo Basha Gono.smiley

Eh, more Elvis, të kapi Ervini më në fund, t'i nxorri lakrat

Kush do jete K/bashkiaku i ri i Kavajes nuk e morem vesh?

Pse ne kavaje jeton ti, qe do ta dish!?

Neser 1 Qershori. Kush ka femije te vegjel ti mare perdore e drejt e tek kendi i lojrave tek liqeni. Lumsi femijet dhe mamate qe do te kenaqen.

se kuptoj pse te gjithe kunder Roshit hiqen si moralista. Para 24 oresh kur ky s'kishte dhene doreheqjen ishte ganster bashke me ydhin Rama.

Po cfare do prisni ju o dele, te dale neser Rama te thote se jam hajdut qe ti thoni hajdut dhe keput qafen

dele hesapi bbeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Dekriminalizimi filloi te jape efektet e para, tha Basha. Respekt dhe faleminderit!

Do i shkoj deri ne fund, tha Basha. Respekt dhe faleminderit!

Nuk ka fund joooooo, edhe zv/ministri Brendshëm i dënuar 4 vjet për trafik makinash 

Viktimë rradhes e Dekriminalizimit  bie edhe nje zyrtarë i Qeverisë. Zv/ministri i Brendshëm Ilir Marko nga radhët e LSI ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për trafik të makinave.

Marko është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2006 për trafikim të mjeteve motorike. smiley

...se mos i ndoth ndonje gje atij z.ministrit t bujqesise mor aman smiley

it takes a thief to catch a thief.Kjo eshte politike e holle e Rilindjes ashtu si FBI qe merr ne pune hackers qe te kapin other hackers smiley

nuk besoj se habitet me njeri. aq hajduta te rendomte kane mbledh rreth vetes saqe edhe Pandit ia vodhen xhaketen ne mbledhje te partise.

keto plera paskan pas ne mend me ja vjedh me verte oren Bushit, te gjithe kujtoshin se e bone gurgulene thjesht me demtu interesat e shqiptareve ne diten me te mire te tyre

Nejse, ju nuk i doni të prakohshmet. Do ti hani kur tu vije koha 1.5 miljon shpullat. Kur të doni po he, aty janë (shpullat pra mo)

Në një komb të qytetëruar sot Bashkia Kavajë dhe Kryeministria duhet të ishin në zjarr nga elektorati i tyre i tradhëtuar.
E pra fajin nuk na e ka as Elvisi dhe as Edvini por 1 milion delet e kriminalizuara nga lideri tyre.
Unë nuk besoj që ne kemi popull kriminel por kur ambasadori amerikan u lodh duke u thënë që mos e votoni kriminelin dhe ata sërish na e sjellin në qeverisje, atëherë kam të drejtën e Zotit ta akuzoj si 1 milion bashkëpunëtor në krim.

Elvisi iku : por la mbrapa nje fenomen te cilin e pam sot ne rruget e Kavajes.. 

Po, nje shembull sesi behet Shqiperia. Si fillim shkul me rrenje gishtat qe lane pas dhiaret, pastaj merru parate me dhune Tiranes. Kaq mjafton dhe per popullin tend je hero. 

Po me ligjin do perballoet ky trimi, si mashtrues, fallsifkator, si shoku taras.

kqz e ka te shkruar , kush fallsifikon, mashtron, jo vetem qe nuk  i njihet e drejta e zgjedhjes, por kalon ne gjykim penal.

ku e kerkoj edhe une drejtesine, ne shqiperi, ne lame te lire gjithe kriminelet e komunizmit , do e marrim seriozisht me keto te demokracise.

vend i 10-jere

Po Nokes spiunit te UDB ca duhet ti bejme? smiley

hahahahahaha.. Noka spiun i UDB!!!!  ( e cila ne fakt ka 30 vjet qe nuk quhet keshtu)..Noka 007 apo Mision Imposible

E per cfare do ti duhej Noka ketyre more aman. ???!! Hajt mos ja futni kot tani.

Turp smiley

Ate qe kishte mbaruar la sapienza shqipot e cuan me rujt dhite.drogaxhiun e perdhunuesin qe nuk mban mend se pse e kane denuar se kuptohet hyrja ne burg ne jeten e njeriut eshte po aq e rendomte sa pirja e kavese ne mengjes, e bejne kryetar bashkie.

U mblodhen shqiptaret ne kuvend

e pleqnuen rend e rend

se per ket vend

duhen shkarpa e jo mend.smiley

Gj fishta.

Elvis Rroshi sapo ka mohuar doreheqjen e lajmeruar ne media dje. 
"Nuk maj men' gjo" - ka deklaruar ai.

E tmershme kjo deklarate... dhe e thene nga nje vajze me duket akoma me absurde. 

Ka plot vajza socialiste ne kete forum qe jane ne anen  Roshit.

Lexoni pak komentet te bera disa dite me pare...

Me e forta eshte qe keto qe justifikojne Roshin me shoke,jane te parat qe bejne sikur jane per te drejtat e femrave ne tema te tjera.

Hipokrizi e paster!

Cilet komente nga cilat vajza?  Te Liqenit, te Kuazimodos dhe te Stalkerit?

 

e ka fjalen per shkaben

Ta ketë me lakrat e mia ky?! smiley

 

e me mire tani. Kush nuk eshte marre me droge ose s'ka perdhunu najher ne grup nji femer? e pastaj, nuk meritojme ne me u zgjedh ne krye te popullit? c'jane keto mendesi te vjetra? 

smileysmiley

gjynaf po me vjen se esht çun i mire ky visi

Raportohet qe sot Rroshi [citation needed] u paraqit ne zyrat e bashkise per te filluar punen normalisht pasi nuk mbante mend ndonje doreheqje. 

Eshte e veshtire te mendohet se me sa mend mund t’i afrosh Rrosherat e Frrokerat ne politike. Kuptohet arsyeja pse ata e duan politiken por nuk kuptohet qarte perfitimi i li-derrave  qe i kane afruar. Kjo vlen te analizohet:

Parate, do thoshte dikush! Une mendoj se nuk eshte thjesht pune parash. Politika gjithmone e ka mbledhur taksen e vet (si majtas e si djathtas) nga bizneset e medha e te vogla (biles ka nga ata biznese qe kontribojne ne te dyja krahet ne periudha fushatash, prandaj dhe butaforia me flamuj e postera gjigande nuk ka fund).

Atehere, cfare? Une mendoj se nje fakto eshte se kriza ekonomike I ka bere bizneset doreshternguar dhe politika ka pare per burime te tjera. Nga ana tjeter ekonomia kriminale (droge e prostitucion) ka marre permasa te frikshme dhe jane kryesisht keta tipa qe arrijne te mbijetojne ne xhunglen e Shqiperise pasi nuk kane lidhje me tregun e brendshem por me tregje te tjera e burime te tjera. Dhe politika si ai qeni qe nuhat eren e m..armallates i ka ndjekur nga mbrapa.

Po pse duket sikur PS po ka ne mase me te madhe se PD-ja? Kjo ha debat, por ka dy arsye kryesore. Duke marre te mireqene qe si njera dhe tjetra kane (pothuaj) te njejtin moral e standard politik, ceshtja thjeshtezohet tek ke afron li-derri prane vetes. Berisha eshte ujk i vjeter qe i jeh mire fijet e krimit si atij te vjeter dhe te ri (per te mos thene qe PD-ja ka dhene prova qe eshte manaxhere e mire e trafiqeve – kujto naften e armet ne qeverisjen e pare e Gerdecin e Delijorgjin ne qeverisjen e dyte). Plus ai kishte avantazhin e te qenit ne pushtet dhe si rrjedhim burime e zgjedhje me te lehta. Nga ana tjeter Rama eshte riosh (plus edhe pallosh do thoshte dikush ketu) si dhe arrogant e me shume besim se ai do ta shpetoje kete vend (vetem te lexosh Kurbanin e kupton adhurimin qe ai ka per veten dhe percmimin per te gjithe te tjeret). Plus, Rama ka treguar dhe qe ka nje dobesi per tipat e “forte” (mos harrojme qe e fsheh gjithmone koken si struci pas Gramozit, plus qe dhe ne bashki e ne rini po ky ka qene).

Si rrjedhim i ka imponuar partise zgjedhjet e veta qe qaratzi jane kryekeput gabim. Justifikimi se duhej rrezuar Berisha eshte  totalisht i pavlere, pasi Berisha kishte marre te tatepjeten se ishte zhytur aq shume sa as pas kater vjetesh qe ka ikur nuk i po i lan te gjitha qe ka bere (dhe sillet verdalle si pula pa koke pa bere asgje e duke bjerrur gjithmone e me teper elektorat nga i veti – pra thjesht nuk do te vije shpejt ne pushtet sa pa u trashur zullumi nga ana tjeter).

Ne nje vend normal? Ne nje vend mormal li-derrat e te dyja paleve duhej te kishin keruar azil ne Gjermani e Suedi se ne Albanie do t’i kishin marre me gure sa t’i shihnin ne rruge. Po Albanié nuk eshte vend normal dhe si i tille te dyja palet hapen b@thesh gjithe diten neper ekrane (qe vete i financojne) duke i shastisur dhe ata shqiptare qe kane mbetur ne ate vend. Ku eshte pare e degjuar qe nje parlament te votoje nje ligj “de-kriminalizimi” dhe ata qe e kane votuar vete te deklarojne se dikur kane bere akte kriminale (kjo eshte en kufijte e absurdes per dy arsye: 1. Duke e votuar te dyja palet pranojne qe kane qene pjese e “kriminalizimit” dhe 2. Te dyja palet pranojne qe i kane k@qet ne bige nga dikush tjeter se nuk voton kush per te hyre vete ne burg ose per te lene postin.)

Po me tej? Me tej hiç. Ja rrota e historise do vazhdoje me sa duket dhe shqipot do trollisin njecike trunin duke gerthit “O sa mire me qene Shqiptar!” per ne kampionatin europian. Pastaj do shkojne ne kuti te votimit dhe do hedhin voten per li-derrat qe do zgjedhin kriminele te rinj (kuptohet qe tani skema do jete me e sofistikuar dhe kriminelat do financojne jo veten por dike tjeter per ti perfaqsuar).

 

Me pelqeve ne kete koment te gjate por vetem do mundohesha te te saktesoja ne nja dy gjera. 

Ideja qe Ed Rama me socialistet nuk e mundnin dot Pd-ne pa ndihmen e krimineleve dhe banditeve eshte nje ide e hedhur nga vete PD-ja si pjese e revizionimit te deshtimeve monumentale te saj ne krye te vendit por edhe si aktore e jetes publike shqiptare. 

Kjo ide ka zene vend, dhe une personalisht, packa se nuk e pranoj si ide, me duhet ta pranoj qe nuk prisja nivel te tille sofistikimi nga ky grupim njerezish. Jo per nxjerrjen e idese, por per suksesin qe po kane ne te berit te kesaj ideje pjese te narratives se zgjedhjeve te fundit.

 

 

Zer be qe e ke me verte e nuk tallesh kur thua qe berishi do ikte vete

Në nje tjeter menyre kjo mund të rrefehet dhe keshtu: nje kryetar bashkie, kur ishte minoren, pra 16 vjec, u denua në Itali se mori pjese në nje gang-bang. Nje kryeministri shqiptar, kur ishte 61 vjeç, nuk i hyri gjemb në kembe edhe pse gang-bang-izoi, më falni desha të them hodhi në ere nje fshat të tere të quajtur Gerdec.

Seulement en Albanie on n'a pas le gang-bang qu'on mérite 

Stalker, te hene ne sheshin Skenderbej do bejne takim Rama dhe Basha per problemet qe kane mendu te bejne. Ja keshtu katandisen votat qe mori Rama. Gjerat do zgjidhen me bisedime dmth a thu se u desh per kaq mandati i 1 milion votave.

Do flasin dhe per ndeshkimin qe duhet te jape drejtesia per Gerdecin , por me shume do flasin per te vraret e 21 Janarit e 8 jetimet qe u lane pas, meqe Basha ka qene dhe Minister i Brendshem ne ate kohe. 

Dakort jam me narracionin tënd (qe eshte në rrafshin elektoralist). Imi ishte në rrafshin gang-bang-ist, dmth moral (si dhurate per moralistet e peshkut). 

 

smileysmiley

FC RILINDJE

Statusi në Facebook i Elvis Rroshit:

Sic edhe jeni ne dijeni, me koshiencen time, ju tregova per nje leter e cila me zuri ne befasi disa dite me pare.
Nisur nga ai moment, i vene ne kushtet si me qene vrases, apo hajdut i rruges se kombit, une mendova se smund te vazhdoja detyren time duke qene ne qender te akuzave, por pas vetem 60 minutash, me vjen nga Italia deshmia ime e penalitetit e cila tregon te verteten qe une jam komplet i paster.
Nga ai moment, bera valixhen gati dhe u nisa per Itali me qellim qe betejes sime me drejtesine ti shkoj deri ne fund, sic edhe ju kam premtuar njerezve. Kam 3 dite ketu dhe posedoj, dy deshmite e mia te penalitetit dhe cdo certifikate te mundshme e cila tregon ne driten e diellit qe une skam patur probleme me drejtesine italiane.

Duke qene se jetojme dhe punojme me nje shtet ligjor, kam vendosur qe mos ju besoj letrave te bakallit por cdo leter e cila ka vlere ligjore dhe cdo element qe e ben ate te vlefshme.
Ndaj, nisur edhe nga mijera mesazhe qe kam marre nga votuesit dhe nga situata qe me nxjerr te pafajshem, kam vendosur te vazhdoj detyren time me perulje kundrejt qytetareve te mi deri ne momentin qe cdo gje do sqarohet nga drejtesia.

Mandatin dhe detyren e mrekullueshme te sherbimit ndaj qytetareve nuk ma ka dhene as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi. Ma kane dhene bashkeqytetaret dhe atyre do tju bindem dhe sherbej deri ne sekonden e fundit.

I bej thirrje politikes qe mos merret vetem me nje Kryetar Bashkie te nje qyteti se une as kam vrare njerez ne Gerdec, as kam vrare njerez ne bulevard, as kam vrare shpresen e njerezve por kam ringjallur shpresen ne qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrire doren tek cdokush qe me ka dhene ndihme qofte edhe per nje peme per qytetin tim.

Do kthehem ne Shqiperi sebashku me skuadren e avokateve te mi italiane per te vene pikat mbi i me drejtesine dhe me publikun.
Sic edhe e ka merak Berisha, deshmite jane edhe me Elvis edhe me Ervin:

Punë merde. kujt ti besosh sot? 

Opozites... smiley

Tani, futju punes dhe merru parate me dhune ne Tirane per projektet qe ke. Partia Socialiste ti kerkoj falje dhe Rama te pije kafe me "kriminelin" ne sheshin kryesore te Kavajes.

Kavaja Rrepublike!

 

smiley

Vendimi i pare i Republikes Kavajse osht t'i shpalli lufte Tales. Na ka nxi letrat e lidrit.

Fundrrina s'largohet thone lajmet e fundit. Ta gezoje populli i deleve! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).