Kosova pritet të bëhet anëtari më i ri që do të përfitojë nga liberalizimi i vizave në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat kosovare duke cituar Financial Times.

“Komisioni Evropian pritet që të këtë javë të rekomandojë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, përkundër që pesë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk e njohin zyrtarisht shtetin ballkanik”, shkruan FT.

Kosova bashkë me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë pritet që të fitojë aprovimin për lëvizje të lirë nga Komisioni Evropian këtë javë, shkruan FT, teksa thirret në burime të përfshira në proces.

Megjithatë sipas këtij mediumi shtetet anëtare të BE-së apo Parlamenti Evropian mund ta bllokojnë këtë proces.

 

7 Komente

Do ishte me interes qe vetem njerzit me identitet e pasport te rregullt te lejohen te levizin pa viza, se ne Turqi kemi me miliona te huaj qe presin te hyjne ne EU. 

Kosova duhet te lejohet te levize pa viza,por nuk duhet te njihet si shtet kjo krahine shqiptare.

Kosovaret e diaspores duhet te kalojne ne ilegalitet.Priti tash familjen,kusherinjte,kojshite dhe farefisin mbare,njoni mbas tjetrit,si kovat e Trepçes smiley 

Mbas nje jave ,veç eulexi mbetet ne kosovesmiley

Keshtu thane edhe per Shqiperine, por ja qe nuk ndodhi! Ata kosovare qe e kishin synim Evropen, jane largu me kohe. 

profil-im: Financial Times, kjo gazete amerikane e painformuar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).