Një grua humbi jetën e djegur në autobusin që shpërtheu në flakë në qendër të qytetit të Krujës. Ngjarja ndodhi në orën 11 e 25 minuta, ndërsa 12 persona të tjerë, shumica gra, pësuan dëmtime të shumta nga flakët.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike, ndërsa 6 janë dërguar me urgjencë me helikopter në repartin e djegieve në QSUT, ku mbërritën në mesditë.

Sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, zjarri shpërtheu menjëherë në motorin e autobusit, i cili kishte vetëm një derë në pjesën e përparme të tij. Për shkak të flakëve e tymit dhe situatës kaotike të krijuar, shumë persona u dëmtuan rëndë, ndërsa një grua, humbi jetën nga plagët e shumta që mori.

Në autobus ndodheshin 30 persona, shumica gra dhe drejtues të Kishës Ortodokse Shën Theodhori në Vlorë.

Autobusi kishte për destinacion një vizitë turistike në Ulqin dhe gjatë rrugës kishin planifikuar një vizië në qytetin e Krujës.

18 Komente

The righteous perisheth, and no man layeth it to heart: and merciful men are taken away, none considering that the righteous is taken away from the evil to come.

qyqa me Alba na habise me mjes smiley

 

Sa per temen, mjer ato femije qe kane pare tmerr me sy e mjer ajo e shkreta qe iku ....ngushellime familjes 

ps. po thane se ishin dy qe nderruan jete ? 

Ti sikur je evlat prifti moj xhane.

Po qe eshte vertet evlat prifti smiley Apo e dije ? 

Per te qene te sakte fare thane...

Na mori  ne qafe shoferi!

 

Ka mundesi Ne mentalitetin e shqiptareve, zjarri eshte nje gje E PAMUNDUR ! 

Sa te tjere duhet te vdesin akoma, qe Ministria e Transporteve te marre pergjegjesine politike dhe titullari i saj te largohet!?

Kush e mban pergjegjesine finale per lejimin e qarkullimit te ketyre mjeteve te amortizuara 'turistike', qe marrin jete njerezish!?

Sa mjete te tjera te ketij lloji kemi ne qarkullim (vetem nder urbanet e Tiranes mund tju numeroj disa linja qe punojne me mjete te peshkuara neper varrezat e makinave te botes se trete!)!?

Pse nuk i frenon dot keto mjete kontrolli i detyruar periodik (kolaudimi)!?

'Peshqeshe' te 'tolerimit' te LSI-ve jane keto episode, qe te gjitha... smiley

Me e vjeteruar eshte linja e kopshtit zoologjik qender. Une nuk e di si qarkullojne ato autobuse duken teper te vjeter.

Fiks! 

Nuk e besoj se linja e lagjes me te mire ne bote (komuna) te jete me e vjeteruara!

Dhe imagjino, shume autobuza kane tek dritaret hekura, te mbetur qysh aty nga vitet 90. Ne te tille autobuza nuk del dot as nga dritarja kur bie zjarr. Shume autobuze kane vetem nje dere para tek shoferi. Edhe keta jane tmerr ne te tilla raste! Pas ketij aksidenti me siguri do kujtohen ata nga min. e trans. te bejne kontrollin e sigurise se autobuzve. Po kush do ta bej!? Haxhinasto qe di vetem te numeroj parate!? Ata me shkolle kane vdekur ose kane ikur! 

Sa vdekje te shkaktuara nga neglizhenca e ushqyer nga korrupsioni mund te mbaje mbi shpine ndergjegjja e nje qenie njerezore!? 

Per mua, njeriu normal nuk toleron dot as edhe nje, po ti ndodhe nje thagme e tille pezmatohet ne kulm, kerkon falje me shpirt dhe minimumi terhiqet nga detyra, me koken mbuluar me hi! 

Ndersa ketyre haxhimetove tane, qe po ju behen te vraret batalione, nuk deshmojne as me te voglin shqetesim, ndergjegjet i kane krejt te mpira...!

Ne keto kushte, nga keta s'ke se c'pret me, duhen perzene me dajak nje ore e me pate!

Kriminrli Rama a ka gja gisht ne ket fatkeqsine? Pat naj prononcim nga doktori?

fshije dhe kte admin se e tepert asht ne kete teme.

E cuditeshme djema, dje sapo u largova nga Kruja, kur kish rene zjarr smiley Isha per here te pare ne Fush-Kruje dhe Kruje, si kisha pare noi her. Dhe me e forta, po bisedojsha me punojnesen e biblotekes, per noi zjarr qe mund te binte ne pallatin e ri te kultures qe kishin ndertuar, se i kishin caktuar ne bodrum smiley

sapo pashe rastesisht kete lajm ne nje stacion kryesorv grek.    nje autobus me 30 bashkatdhetare  mori flake  bla bla,, presidenti nishani tha qe te cohen jashjte ne greqi!       vertetre????  nuk ishin shqiptare keta besimtaret?   apo funksionoi parimi shtetformues grek  cdo ortodoks eshte grek dhe cdo grek eshte ortodoks???

Po c'ne qe na pyet neve?

Kur se di ti aty nga ta dime ne?

Kete lajm nuk e kishin as mediat ketej.

Kete lajm e kishin edhe mediat ketej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).