Ismail Kadaresë i është dorëzuar dekorimi më i lartë që Franca mund t’i japë; titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”. Titulli i është dorëzuar nga presidenti francez, Francois Hollande pasditen e së hënës në pallatin presidencial “Elize”.

Ceremonia është mbajtur me një rreth shumë të ngushtë të ftuarish dhe pjesëmarrës në të ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama.

Vlerësimi i artit të Kadaresë në atdheun e tij të dytë, ku zhvillon karrierën letrare që prej vitit 1990, është njëkohësisht vlerësim për kulturën dhe gjuhën shqipe.

Titulli është shpallur që me fillimin e këtij viti, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Sa i përket fushës së letrave, të njëjtin titull me të ka marë edhe shkrimtari francez Michel Tornier.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme. Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Medalja në rastet e civilëve jepet kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë etj.

I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore Ismail Kadare, i përkthyer në 50 gjuhë të botës, është nominuar disa herë me çmimin “Nobel” për letërsi.

43 Komente

kur eshte keshtu, atehere perse titulli ?

dhe tjeter, me c'motiv e vleresoi Franca Kadarene me kete titull ...

çfare keshtu ?

çmimin ja japin pikerisht per ate blagen qe ben presidenti francez > nje jo europjan qe e do europen. 

edhe afrikanve keshtu ja u ndan çmimet. me shkallen e dashurise se tyre ndaj europes (ne rastin tone ndaj frances). kur je kundra te luftojne s'te japin çmim. 

ne rregull. po perse ironia atehere ...

ironia eshte ne lidhje me ate qe gjeografikisht jemi ne europe por civilizisht nuk jemi ne te, sipas presidentit francez.

Ironia eshte me vendet europiane qe janë në Europe dhe duan të dalin

per momentin vetem anglia do te dale. dmth e ka hudh ne referendum. por anglia ne fakt, nuk ka qene ne europe kurre plotesisht. ka ruajtur monedhen dhe shengenin nuk e ka zbatuar kurre. dmth s'ka kufij te hapur.

Stalker,

ne qoftese e mban mend, ka pas qene nje shprehje e lashte tip gje a gjeze per dashurine qe konviktoret e shkruanin neper kartolina (do ta kete shkrojtur edhe Kadare si konviktor gjirokastrit):

- Çeshte dashuria?

- Dashuria eshte nje keshtjelle qe ata qe jane jasht duan te futen brenda, ndersa ata qe jane brenda duan te dalin jashte!

 

E ke gabim. Dashuria eshte fatanstike. Martesa eshte ashtu si thua ti.

Ne kete rast gabimi im eshte me i lartesuar se saktesia juaj.

Me "juaj" e kam fjalen per konviktoret fantastikisht te dashuruar (perfshire dhe Kadarene nga Gjirokastra) qe zbukuroheshin ne nevojtore te konviktit duke shtrydh puçrrat ose duke lare dhembet nderkohe qe kolegu i kepuste nje tegel shurre ne distance 20 cm nga puçrrat e tij ose nga furça e dhembeve te tij.

Edhe ti qeke nje konviktor qe nuk paske lexu gje tjeter perveç kartolina.

 

Ne fillim nuk e kuptova se me çin e kishte ironine, dhe ne fakt nga fraza frenge qe ka sjelle Stalker nuk merret vesh se me çin e ka.

Ndoshta as ai vete nuk e di, por pa dashjen e tij duhet ta kete ironine me evropianet qe jane ne Evrope dhe nuk e duan Evropen.

 

nuk na mban per europiane neve shqiptarve por per muslimane siç duket. dhe po thote qe shyqyr qe ka nga ky lloji musliman qe na duan. 

europianet njofin vec 2 lloj muslimanes. Sunni & Chiite. Po ti sqarosh qe ka aq degezime ne muslimanizem sa dhe ka tek krishterimi shqyejne syte ( psh dega e sufizmi)

heureusement qu'il y a des Européens qui n'appartiennent pas encore à l'Europe et qui aiment l'Europe

per fat ja qe ka dhe europiane qe ende nuk bejne ende pjese në Europe dhe qe e duan Europen *

* (se ka plot nder ata qe janë pjese e BE dhe duan të dalin. Moret vesh angleze ??)

kjo merret vesh vetem po ta lidhesh me lutjen e rames qe i beri anglezve mos ta lene europen. 

dmth vetem po te dime se çfare kane diskutuar rama me hollanden. si politikane sigurisht duhet te kene fol per europen. 

se ndryshe mund ta analozosh si te dush ate blagen e tij. 

aq me teper ajo qe thote eshte bajate. normal qe shtetet e cofta dun te futen ne sofer, dhe ata qe furnizojne byrekun te dalin prej saj, se s'do ushqejne t'gjithe morracaket. edhe Alba sapo e tha kaq, sot, tek nje post i ngjashem.

 ironia sikur s'ka kuptim ashtu si thua ne ate fjali

mendoj se stalker ka te drejte. me anglezet lidhet ajo shprehje. 

me anglezet e ka, dhe dhumba larg e large ndaj hungarezeve dhe polonezeve (qeverive aktuale ne to.)

Holland njifet per batatuta te tilla. Nuk besoj qe e ka thene me te keqe per shqiperine.

s'do mend, se po i jepte çmim (te modh) nje shqiptari per me shume. 

Keto cmime apo perralla te tjera jane shtuar si shume keto 2-3 vitet e fundit. Qekur erdhi rama ne pushtet. Dhe po ti vesh re, ka nje perpjekje mediatiatike te organizuar per permiresimin e imazhit te shqiperise.

Me imazhin relativishte negativ qe kemi ne europe, nuk do jete kollaj qe opionion publik ta kapercej akoma futjen e shqiperise. Ndaj dhe kjo fushate permiresimi imazhi. Edhe ne per lajme neper europe, lajmet nga shqiperia (kohet e fundit) jane thuajse neutrale ose positive.

Nuk na e kane fajin europianet per imazhin e keq qe kemi, ca gjera duhen para sic jane. Por dhe europianet p. soma jane smiley.  Megjithese mendoj qe imazhin me te mire e japim ne qe jetoj ketej dhe sillemi ne menyre korrekte.

shqiperia dhe shqipetaret i kane dhene europes shume pak qe prej ardhjes se perandoris osmane. Ndaj dhe nuk e ruan njeri per ne. 

Pyetja e thjeshte... cfare i ka dhene shqiptaret, teknologji, zbulime etj etj (vec nene terezes+ kadaren smiley) keto 200 vjetet e fundit europes ???? Ndaje dhe europianet na shikojme si aliene

Jo vetem Shqiperia po  gjithe Ballkani nuk i jep gje Europes. As Greqia madje qe eshte ne BE. Mjaft me me keto komplekse inferioriteti.

Dakort jam qe s'ka pse shqiptare te kete kompleks inferiorite. Si gjithe popujt e tjere. 

Por fakti eshte fakte do apo nuk do.

edhe AFP ka nxjerr lajm, assambleja e Natos ne Tirane smiley

2 lajme + per shqiperine

lajm i mire me vertet ky. 

smiley te pakten nuk thone, qe u kapen kondrabande ilaces LSD ose bime aromatike te gjelberta smiley

Moli ka qene pak Spiun.

Perndryshe nuk do te ishte shqipetar!smiley

Hollande eshte nje optimist dhe nje nder zerat e paket ne France (histori egosh te sterfryera) pro federalizmit evropian dhe zgjerimit. Nuk besoj te jete ironi patronizuese per popullin tone, aq me pak per Kadarene si adhurues apo promovues i evropianizmit.

Se gjykoj dot si shkrimtar, por moskoerenca kundrejt te kaluares ku u trajtua si pak te tjere tregon paburreri.

 

veshtire ta gjykosh nga ane te tjera perveçse vepres qe ka bere. te gjithe jemi te detyruar te bejme kompromise, sepse nuk jemi te gjithepushtetshem. e gjitha varet mendoj se per çfare aresye i bejme keto kompromiset gjate jetes tone.

madhesia e asaj qe leme apo fitojme, e percakton edhe shkallen e fajit apo leshimit qe bejne, apo te paburrerise sone. 

Ismaili do me shkujt libra. normal qe do te manovroje sipas momentit qe ai kalon. nuk i bie dot murit me koke, se i ngelin veprat pa shkujt. do zigzazoje neper terren.

po te shohesh shkrimtaret e tjere, mbretrve te kohes ne fuqi (sot eshte demokracia mbreti i kohes) ja perkushtonin veprat e tyre, qe ne faqe te pare te librit. mbreti mund te ishte loqe, tiran, etj, shkrimtari mund te mos ta donte hiç, po koha e detyronte ta dridhte.

sot librin e tij kemi, ai ka ngel, te tjerat i marrim me mend apo i supozojme. po librin e ka lone tjetri, dhe ai eshte dhe gjoja  E VETME qe na shtyn ta kujtojme akoma sot. te tjerat jane vari lesht.

nji keshtu dhe Kadareja. vepra e tija eshte me e rendesishmja per te vete, por edhe per ne e ata pas nesh. 

Ai duhet te bente kompromise dhe hajt se po e pranojme, por po te heshte sipas meje kishte per te qene me ne rregull. Ky doli sikur rregjimi i kish bere gjemen kur nderkohe levizte me papijon e gjithe te mirat edhe zevendesi i frontit demokratik nderkohe, pra zevendesi nexhit.. Pati shume njerez ne ate kohe qe se ben kompromisin dhe preferuan jeten e tyre.

 Heshtja do ta kish nderuar me shume se kjo e folura lart e poshte.

kompromiset i ben per çmimet. po te mos denonconte diktaturen, nuk do ta fitonte kete çmimin qe mori.

dhe mendoj se ndoshta eshte i ndergjegjshem qe prej çmimeve edhe mund te kujtohet me mbrapa, me shume sesa prej vete vepres se tija. 

nga standet e librarive franceze, ka ikur qe sot, ngaqe nuk shitet shume, nuk eshte rentabel. jetojme ne kapitalizem, ekonomi e tregut. po nuk u shite, nuk qendron fare ne vitrine, zhdukesh.

Se si nuk paska qene  dhe Suzana  ne rrethin e ngushte nuk e kuptoj  !?

Qe e mban vehten ajo per mike te ngushte te mikut te ngushte Kadare , e mbane mjafte .  Por se kuptoj si ti kete shkare Ishmailit ky detal ..?

I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore

okay..

http://m.culturebox.francetvinfo.fr/livr...

e ke me te zeze qe ne hyrje te artikullit.

Une récompense de plus pour celui qui, traduit en plus de 40 langues, est considéré comme l'un des plus grands écrivains européens vivants.

urime Cimo !

kadareja eshte nga shqiptaret me prestigjioz,keshtu qe sa here qe vleresohet ai eshte reklame per te gjithe kombin.   e tepron pak  me  ate ''jemi europian'' e rashe e vdiqa,po  kali i kuq e ka nje huq!

eshte me mire te jesh shqiptar sesa te perpiqesh te tufezohesh tek ombrella evropiane qe se do askush  vec nesh.

edhe rama qe u pergjerohet anglezeve te evropianizohen,ka hallin e tij me se shumti.  gjithe papagallizmi politik i ketyre 25 vjeteve eshte ngritur mbi mashtrimin e  idese se integrimit,te be-se , e tralave si keto.    tani qe po shkerrmoqet  ky ilusion ,ky version i ri i internacionalizmit, nuk kane me cfare ta genjejne me popullin.

be-ja u duhej  per te shkarkuar pergjegjesine nga vetja dhe per te mbajtur me gajret il popolon!

be-ja,ambasasdoret,lubonja,naim cili , u dogjen si karta.   tani e tutje duhet te ballafaqohen me punen  e tyre te  munguar dhe hajdutlleqet e pafundme.

mbreti ngeli lakuriq!   prandaj ne vend tu lutesh anglezeve te votojne pro, qe te shtysh edhe ca kohe ,ik bej ate pjesen e rruges nga hyrja e fierit deri ne levan se po vjen behari e do torturohet mileti.  bej edhe ate shetitoren  pergjatdetaresmiley,se ashtu behesh si evropianet

Merr nanji evro per kete intervisten Shqina e Kultures?

Se dy dite dieta per kete viziten ne Pari i morri ajo. Javen qe shkoi i morri ca dieta nga Bienalja ne Milano, javen qe vjen ma do menja do shkoje ne hapjen e kampionatit , te nesermen do shkoje te shofe neshjen besoj me Zvicren. Pastaj do uroje besimtaret muslimane per agjerimin me: Gezuar Sulltan Novruzin.

Kjo intervista ne TV5 Monde jane fiks si ato emisionet qe ka pas Radio Tirana ne gjuhe te huaj e qe transmetoheshin me vale te shkurtra.. smiley

Une desha nje foto te Mireles me Kadarene ne fakt se jam i bindur qe i ka refuzuar, sic i refuzoi ketu ne inagurimin e shtepise se tij.

Se dhe e harrova ta them : kur Presidenti i Shqiperise dekoroi Kadarene me 12 Maj 2016 me dekoraten me te larte kjo biba qe ben integrimin e Shqiperise nepermjet kaltyres pse e injoroi aktivitetin me mospjesmarrje ? Apo ashtu ishte nje pune. Po ta shikosh sallen tek foto e dyte, eshte plot me ata profesoret qe u takojne bolet ne dysheme ne kuptimin e dyte, pra prej dijeve e kontributit. Ata e gjeten kohen kjo kercuja jo.

Ta them une pse : sepse eshte Mirela Shqina, nje prerje, nje format, nje mendje, nje soj, nje llogore ...

Eshte nje ministre lepe peqe. Tingellon me mire keshtu ne shqipen e vjeter. smiley

Pastaj çne kjo me kulturen: kjo perkthyese eshte. smiley

Treçereku i peshqve jane perkthyes me nga dy-tre gjuhe.

Me i fjal, Moli i paska dhe nja dy cmime te tjera me te medhoja se kjo sot, per ti morr.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).