Në një intervistë për Televizionin Publik shqiptar, Gjergj Bojaxhi ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me akuzat për pasuri të fshehura në parajsat fiskale. Ai ka bërë një vlerësim të situatës dhe ka folur rreth angazhimit të tij në zgjedhjet e ardhshme.

 

Ka shumë sulme ndaj jush. Pse sot, pse tani, pse jo gjatë zgjedhjeve vendore?

Gjatë fushatës zgjedhore partitë e mëdha kishin një dilemë: të na merrnin seriozisht apo të përpiqeshin të na injoronin? Siç duket rezultati i garës së Tiranës iu ka djegur. Ne si qytetarë i kemi provuar alternativat që na kanë ofruar partitë e mëdha e që duket se janë kallpe dhe boshe. Ne kemi kuptuar pas një çerek shekulli që duhet t’i krijojmë vetë këto alternativa. Siç duket e kanë kuptuar që po afron një alternativë e tillë dhe në mendësinë e tyre kanë vendosur të godasin një ndër njerëzit më aktiv të alternativës së re të qytetarëve.

Akuzoheni për pastrim parash. Ju kanë thirrur në Prokurori deri më sot?

Çdo gjë që kam dëgjuar rreth meje në tre javët e fundit e kam dëgjuar vetëm nga media. Deri më tani askush nuk më ka kontaktuar. Askush nuk më ka thënë paraprakisht: “Zotëri, është kjo gjë, pse është, çfarë është?” Asnjë institucion publik ligjzbatues nuk më ka kontaktuar. Është hera e tretë që unë marr vesh se çfarë bëjnë institucionet publike ndaj meje duke e mësuar nga media dhe gazetarët. Dhe besoj se kjo është tregues i mjaftueshëm për të thënë se çfarë ndodh.

Çfarë ndodh me kompaninë tënde, cili është aktiviteti i mirëfilltë?

Ajo nuk është kompania ime. Unë e administroj dhe jam aksioner. Kompania është themeluar në 2012, ka aksionerë të huaj dhe shqiptarë. Aktiviteti ynë ka lidhje me tregtimin në nivel broker-i dhe ne tregtojmë pronësinë e produkteve që blejmë në letra. Të gjitha transaksionet bëhen në mënyrë bankare dhe transparente. I gjithë informacioni që thuhet se është zbuluar sot, i gjithi ka qenë publik dhe lehtë i kontrollueshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Çuditësisht, një ditë të bukur del një informacion në një televizion kombëtar, vendosen në një thes me ca njerëz që nuk kam pasur kurrë të bëj as unë e as kompania, si ARMO apo banka e individë të tjerë. Të tjerët nuk përmenden më, i vetmi që përmendem jam unë.

Ju akuzoheni që keni transferuar miliona euro në llogari jashtë vendit. E vërtetë?

Nuk është e vërtetë. Ky është një mashtrim dhe një inskenim faktesh të vendosura në mënyrë amatoreske. Kompania ka akoma xhiro, edhe më të mëdha, dhe Gjergj Bojaxhiu si individ nuk transferon asnjë gjë. Gjergj Bojaxhi si administrator i kompanisë bën të gjitha procedurat që bën çdo biznes tjetër. Unë vazhdoj t’i bëjë ato, për të cilat jam akuzuar gjatë të gjithë këtyre muajve të fundit. Kjo që po ndodh është si t’i bësh një fletë-rrufe një biznesi, se përse bën rutinën e tij të përditshme. Ne jemi në mes të kompanive të huaja që duan të shesin dhe kompanive shqiptare që duan të blejnë. Nuk e kuptoj pse duhet të pyetem unë për Petroliferën, kur as nuk e kam dhënë unë koncensionin, as nuk jam pronar. Nuk e kuptoj pse përpiqen që të bëjnë pyetje sikur ka ndodhur diçka e keqe. Shteti të shkojë të kontrollojë, verifikojë. Pse bëhen pyejte sikur ka ndodhur diçka e keqe?! Në të gjithë këtë mesele si ka mundësi që unë i vetëm i paskam bërë të gjithë këto gabime, pa asnjë bashkëpuntor?!

Po të afërmit e tu pse përfshihen?

Familjarët e mij si çdo qytetar kanë të drejtë të kenë aktivitete ekonomike. Është shumë e thjeshtë: Nëse unë kam bërë një shkelje ligjore, atëherë le ta na thonë se kush është shkelja ligjore. Ne, si çdo familje tjetër shqiptare besojmë tek njëri-tjetri, por kjo nuk do të thotë se bëjmë veprime të jashtëligjshme me familjen. Nëse unë do të fshihja diçka nuk do ta bëja kurrë me emrat e familjes sime.

Si është çështja e shumave të konsiderueshme që akuzoheni që keni dërguar në parajsat fiskale?

Kam dëgjuar përralla të ndryshme nga mediat. Unë nuk kam asnjë lloj llogarie në parajsat fiskale. Të gjitha transaksionet që bën aktiviteti që unë administroj janë të gjitha në bankat europiane, në shtete të BE. Përrallat meoffshore nuk e di se kush i krijon. Por, kur ke media private kombëtare që në mënyrë artificiale përpiqen të mashtrojnë opinionin publik dhe askush nuk i kritikon, unë nuk di se çfarë mund të ndodh më shumë. Unë një zë i vogël jam. Autoparlanti im është një, autoparlantët që hedhin baltë janë një mijë. Unë nuk kam asnjë lidhje me sistemet offshore. Të dalë dikush dhe të japë fakte. Unë jam i gatshëm të hetohem qoftë nga agjencitë ligjzbatuese, qoftë nga media. Unë jam shtetas amerikan, dhe si i tillë jo vetëm shteti shqiptar, por edhe ai amerikan ka të drejtë të më hetojë.

Po çfarë lidhje ka që t’ju hetojnë amerikanët, kur ju aktivitetin e kryeni në Shqipëri?

Një shtetas amerikan është i detyruar të bëjë deklarimin e të ardhurave dhe taksave në Amerikë, pavarësisht vendit ku jeton. Mjafton të kesh pasaportë amerikane dhe duhet jo vetëm që të bësh deklarimin e të ardhurave, por duhet dhe të paguash taksat sikur ke jetuar në Amerikë. Unë si qytetar amerikan kam bërë që nga 2005 deklarimin e të ardhurave dhe kam paguar taksat. Dhe sipas ligjit amerikan, dhe në rastet kur personi është administrator i një kompanie duhet të vendosë tek deklarimi i taksave emrin e bankës, numrin e llogarisë dhe sasinë e fondeve që ajo llogari ka pasur. Dhe për këtë arsye, unë jo vetëm kam deklaruar të ardhurat e mia personale, por edhe ato të kompanisë, pavarësisht se ajo nuk është e gjitha në pronësinë time. Unë e kam deklaruar publikisht që jam i gatshëm dhe i hapur të konsultohen dhe me SHBA dhe t’i kërkojnë edhe atje të dhënat e mia, meqë jam nënshtetas amerikan. Unë kam kërkuar që të hetohem edhe nga shteti amerikan, nuk kam nxjerrë pasaportën amerikane si mbrojtje. Unë kam kërkuar që shteti shqiptar të bashkëpunojë me atë amerikan për të zbardhur të vërtetën deri në fund. Për mua kjo që po ndodh është situatë tipike e ish-Sigurimit të Shtetit, ku krijoheshin me fantazi histori të trilluara, me të cilat më pas akuzoheshin dhe masakroheshin njerëzit.

Pak ditë më parë janë bllokuar në llogarinë e djalit të Rezart Taçit 600 mijë euro dhe burime që i referohen prokurorisë thonë se këto para dolën gjatë hetimit të dosjes “Bojaxhi”. A e njeh Taçin?

Nuk kam bërë kurrë aktivitet ekonomik me Rezart Taçin. Nuk kam bërë kurrë ndonjë transaksion me ndonjë kompani të tij. Në fakt, kur doli ky lajm më mori bashkëshortja dhe meqë në lajm përfshihej dhe gruaja e Taçit më tha: “Po mirë mo burrë, ne po fëlliqemi këtu, por ti lekët i paske me gratë e të tjerëve.” Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodh! Unë Taçin mund ta kem takuar 2-3 herë në jetë. As unë e as kompania që unë drejtoj nuk kemi patur asnjë kontratë dhe asnjë transaksion me të. Ky është shembulli që dëshmon se ne kemi ndërtuar një shtet që shantazhon qytetarët. Kjo që më ndodh sot mua në fakt nesër mund t’i ndodh cilido.

Mes akuzave ka qenë dhe sipërmarrësi Sulo Shehu që ka thënë që ju i keni grabitur një pronë…

Pasi priti 11 vjet për t’i shkuar deri në fund?! Unë jam “hasëm” me të gjitha klasën politike, si mund t’ia kem mbyllur unë dyert për këtë punë. E dyta, Bashkia Vlorë dhe Avokatura e Shtetit kanë bërë një ankimin në Ministrinë e Drejtësisë, ku unë nuk kam punuar kurrë, për një periudhë ku unë nuk kam punuar në asnjë institucion, sipas të cilave pronat në fjalë janë kthyer në 1997, kohë kur Vlora digjej, madje edhe ditë të shtune. Bashkia Vlorë dhe Avokatura e Shtetit kanë vlerësuar se ky kthim nuk ka qenë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Se çfarë ka të bëjë Gjergj Bojaxhi në këtë histori unë nuk e di, por unë di që as jam marrë ndonjëherë me ketë punë dhe as kam punuar në ndonjë institucion që kthen pronat. Pyetja ime është kjo dhe unë jam këtu: Po dalin shumë dhe po me akuzojnë, por le të më thonë se çfarë kam bërë gabim? Çfarë kam patur në dorë dhe e kam bërë unë gabim? Koncesioni i Petroliferës është dhënë nga qeveria Nano në 2004. Kur unë kam qenë zëvendësministër, koncensioni ka qenë i bllokuar nga qeveria Berisha dhe është zhbllokuar në 2007, kur unë nuk kam qenë më zëvendësministër. Unë nuk jam aksioner tek Petrolifera. Ajo nuk është aksionere tek “Everest Oil”, kompania që unë administroj.

Ndaj jush po ndodh një sulm me goditje të përqëndruar. Kush është pas tyre?

Qartazi, institucionet që kanë bërë këtë paçavure varen nga ekzekutivi shqiptar.

Sa i pasur është Gjergj Bojaxhiu?

Shpirtërisht shumë i pasur, kam një familje të lumtur, profesionalisht kam një lloj qetësie dhe ekuilibri. Unë luftoj të arrij lumturinë. Nëse ju do më përkufizoni se çfarë do të thotë i pasur, unë do t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Unë nuk e konsideroj veten as të varfër as të pasur.

I keni 1 milion euro?

Jo, nuk i kam.

Megjithë për këto që kanë ndodhur këto tre javë, ti një analizë e ke bërë, apo jo? A ka lidhje kjo me zgjedhjet e vitit të ardhshëm. A i “rri ngushtë” t’i ndonjë force politike?

Unë nuk i rri ngushtë asnjë force dhe asnjë krahu. Unë jam një qytetar i bindur që ne kemi një klasë politike të mbështetur mbi bazë patronazhi dhe që kjo klasë politike, kur ka marrë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë i kanë administruar dhe paratë e taksat tona në formë patronazhi. Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të vazhdojnë të largohen nga vendi dhe Shqipëria do të bëhet vetëm më keq. Ka ardhur koha që qytetarët kanë nevojë të organizohen dhe të kënë alternativën e tyre politike.

Ju tashmë po organizoheni si lëvizje politike. A i keni lidhur sulmet me përgatitjet tuaja për të dalë si forcë politike?

Unë mendoj që me këtë është e lidhur. Zgjedhjet e fundit, ku mora 16 mijë vota vetëm në qytetin e Tiranës, ishin një mesazh për klasën politike. Për klasën politike frika nuk vjen nga një parti politike. Këtyre partive politike iu prish punë kur hyn në lojë një lëvizje që nuk është e interesuar për pazaret e tyre, kur përballe n me një alternativë që nuk është e interesuar që të ndajë pazaret ky është shqetësim. Unë nuk jam kryetari i kësaj lëvizje politike, do të jem aktiv sa të mundem në këtë lëvizje. Për ne si qytetarë të shkelur dhe të abuzuar është më e rëndësishmë të kemi një alternativë, sesa kë do të kemi kryetar. Ne na duhet një alternativë politike që të përfaqësojë qytetarët që nuk e duan politikën e sotme, lëvizja politike duhet të jetë e anëtarëve jo e kryetarit.

Do të jesh pjesë e zgjedhjeve pas një viti?

Unë do të jem pjesë nëse një grup qytetar arrin të mobilizohet dhe të organizohet. Nuk do të merrja pjesë në asnjë lëvizje politike që do të bënte koalicione me partitë politikë ekzistuese.

Është e vërtetë që pas zgjedhjeve vendore je takuar me Lulzim Bashën?

Nuk kam foluar dhe nuk jam takuar me Lulzim Bashën të paktën që prej 4-5 vjetësh.

A ke një koment për zërat kundër në PS, Ben Blushi, Mimoza Hafizi?

Unë e di që janë hedhur fjalë për lidhje mes meje dhe zotit Blushi. Unë zotin Blushi nuk e njoh. Nuk e kam takuar kurrë, nuk kam patur kurrë asnjë komunikim të drejtpërdrejtë ose indirekt. Ajo që kam kuptuar është që ky sistem patronazhi që krijohet brenda partive jo vetëm që nuk arrin t’i kënaqë të gjithë, por nuk lejon që të ketë një proces gare dhe prove të mirëfilltë.

Duke gjykuar çfarë ka ndodhur këto javë dhe cilat janë mediat që e mbështesin nuk është e vështirë që të kuptohet që ndoshta Blushit i duhen votat e tua….

Unë nuk kam vota. Dhe nëse dikujt do t’i duhet e po përpiqet që të mbështesë në këtë mënyrë zotin Blushi, atëherë po bën të njëjtën politikë dhune që bëjnë dhe partitë e mëdha. Dhe nëse është e tillë, atëherë më vjen keq, por as Blushi nuk po sjell asgjë të re.

Do votosh për zgjedhjet në SHBA?

Po, do të votoj.

Duket se përballja do të jetë Klinton-Trump. Nuk po të pyes për kë do të votosh…

Nuk ka asgjë të keqe të më pyesësh. Është e sigurtë që nuk do të votoj për Trumpin. Unë jam i djathtë i qendrës dhe duke marrë parasysh se çfarë kandidature po afrojnë republikanët, unë e kam të pamundur t’ia jap votën atij kandidati. Rama si kryeministër gjykoj se gaboi që u shpreh në atë formë për Trumpin, sepse nesër mund të përballet me të, kurse unë si qytetar mund ta them pa frikë që nuk jam i kënaqur me këtë kandidat.

 

44 Komente

Me shume me pelqeu fundi i intervistes, kritika shoqerore e tij ndaj deklarates se Palloshit, ndersa persa i perket kompanive te ndryshme qe iu ka dale emri, Gjergji nuk e di se shum zyra avokatore, noteriale dhe revizioni ne Europe, i çonin/regjistronin te dhenat e firmave/kompanive dhe individeve juridike, ne vende me taksa te ulura, dhe shum firma/kompani dhe individe, nuk e dinin se, atje ku i kishin besuar te dhenat e tyre, keta "te besuar" i çonin te dhenat ne vendet e zyrat ne Panama, Bahamas, Luksemburg, etj. 

TV CANVAS, kishte pardje tek emisioni Panorama, nje emision te tille, ku disa biznesmene te vegjel te nje qyteti ne Britani, u interesuan per kete gje, dhe gjurmet i çuan ne Hollande, ku aty ishte nje zyre (ne fakt ishin disa/shume) qe operonin me Panamane, Bahamasin, etj vende. Dhe si perfundim u regjistruan dhe ata si firm taksfrei smiley

Nga mafia.

I keni 1 milion euro?

Jo, nuk i kam.

 

kaq duhet te ishte intervista

"...Nëse unë do të fshihja diçka nuk do ta bëja kurrë me emrat e familjes sime..."

Ik more mut i keq.

gjithe keta ish cez'istat e ish energjitiksat u bon cirak, panamezer offrshori

sot qi  ka me pak hajdute tansaksionesh ne sektor del me fitim kompania shteteroresmiley

bojaxhi bojaxhi po i jep transaksioneve per mrekulli

UNE

 

une nuk di,

une nuk njoh,

une nuk kam mundesi,

mua nuk me ka thene njeri,

une jam nje ze i vogel,

une nuk i rri ngushte...,

une nuk kam vota...,

une nuk jam kryetari...,

une nuk jam as i pasur as i varfer...,

nuk i kam njemilion euro...,

nuk e kam takuar kurre...,

une jam ne hasem me te gjithe...,

si mund ta kem bere une..,

i vetmi qe permendem jam une...,

etj. etj. etj. une...

 

Po ay nuk eshte mbret te flasi me NE dhe as shkrimtar te flasi per veten e tij me AI! Pastaj pyetjet po i behen atij drejtperdrejt. 

Vete e ka fajin qe s'ka thene Saliu.

Il lavoro lo preferivo manuale 

I poveri almeno ti ordinano cosa fare 

I ricchi invece, loro usano il plurale 

Prendiamo, spostiamo e alziamo e dopo restano a guardare

Eh mer Bojaxhi, s'te ka vlere me zanoti, rilindja ka bojatisesh me te mire.

Nashti, nuk di cfare priste Bojaxhiu se te futesh ne politike te tilla  goditje do te kesh (mesa shoh une nga intervista, nuk eshte se ato nuk fare baze). Bej brokerin thote, po c'broker a derezi ne nje vend qe s'ka as burse - apo jo Pjer - e ku biznesmenat jane me kobure ne brez e fisheke ne goje. Nejse, per te mos ta paragjykuar nuk do te vazhdoja me teper ne kete linje, por ky nese do te heqe dyshimet te beje nje website te kompanise te vet dhe te botoje te gjithe partneret e bilancet (qe duhet te jene publike ne fund te fundit).

Ata qe deshen t'ia benin golin ja kane bere. Ky nuk ben dot me si virgjerore, dhe besoj se ky ka qene qellimi i gjithe zhurmes. Te tjerat do t'i shohim ne vazhdim.

Shume e drejte ajo qe veren July_21, jo per perdorimin e peremrit vetor UNE, por per disa aspekte: (1) njeri qe vetem mohon i djeg miza, (2) ne komunikimin publik te nje lideri ka rendesi pohimi dhe jo mohimi (kush mohon eshte ne defensive dhe zgjedhesit duan te shohin nje lider energjik ne ofensive), (3) ky nuk identifikon asnje partner apo grupim politik te cilit i perket apo qe i vjen nga mbrapa (dhe kjo nje vit para zgjedhjeve eshte nje minus shume i madh). Mekat, se shume kishin shprese tek ky por sic duket dy bojaxhinj ne politike benkan xing.

Asterik, ate e menova dhe une, por s'desha ta ngacmoj, per dy arsye; 

1) Se Bojaxhiu duhet mbeshtetur, thjesht per tu ulur hundet dy partive kryesore, 

2) E kam thon te VQ, para shum vitesh, se; duhet te krijojme nje burse bashkohore, ku te regjistrojme sa me shume asete shqiptare, me qellim qe te mos ua leme te huajve te na i llogarisin ata vlerat/kapitalin tone dhe te gjenerojne te ardhura te cilat na i japin ne forme borxhesh, alias ndihmash. 

Bej brokerin thote, po c'broker a derezi ne nje vend qe s'ka as burse

Une qe kam studiuar pak finance, dhe kam pak eksperience, nuk me rezulton qe zanati i broker-it te jete i lidhur ngushte me ekzistencen e nje burse funksionale lokale te produkteve baze. Fakti qe zoteria po e ben, do te thote qe behet, hollandez. Po mbase ti e di me mire ngaqe je hollandez smiley

 

I nderuar GoldMan, natyrisht qe brokerit sot bashkpunojne edhe me bankat, biles ka banka qe ngrejne vete tani fonde qe administroje dhe luajne me asete te aktiviteteve te ndryshme ekonomike. Keto fonde jane si te thuash, kompani brenda kompanise Banke. 

Prsh Pjer, broker ne kuptimin klasik eshte ndermjetes, qe lidh dy anet e nje transaksioni: bleresin dhe shitesin. Ne rastin e Bojaxhiut, nuk behet fjale per asete financiare qe mund te kerkojne ose jo ekzistencen e quotimit te ketyre titujve, por per produkte baze (nafta dhe derivatet) qe kane nje cmim transparent dhe te mirepercaktuar nderkombetarisht. Ne fakt brokerat nxjerrin me shume fitime aty ky cmimi eshte me pak transparent (pra kur nuk ka shume likuiditet malli apo titulli i tregtuar), sepse mund te kapitalizojne mbi njohurite e tyre specifike mbi tregtine. Sigurisht brokeri ofron edhe garanci dhe lehtesira te tjera paleve ne transaksion (p.sh. analize), po rolin primar ka pikerisht perputhjen e kerkeses me oferten. Brokeri nuk merr risk persiper per tregtine e mallit.

Gold-o si t'dush mi/mo. Vazhdo besoji e votoje e i pafsh hajrin! Une vetem dyshimet e mia thashe (dhe ato me gjysem zeri), po ju ne Albanie jeni te sigurte per gjithcka thoni, aq me teper kur keni studiuar dhe pak finance. Duhet te jete ajri qe thithni se i turreni te parit qe gjeni duke e kaluar muhabetin ne personale*, o ndoshta kompleksiteti i te jetuarit ne nje vend inferior qe ju ben t'i turreni gjithkujt me flamur te huaj (ashtu sic ben nje debil ksenofob ndaj emigranteve ketu ne blog).

* Le qe c'a ajri e kompleksi flas une, ju udhehiqeni nga liderrat qe cdo te enjte ju japin leksione falas si te shajme me rob shtepie.

Asterisk, kjo puna e kompleksit te inferioritetit ha debat. Kush e ka kompleksin, une qe flas per profesionin tim, apo ti qe do te dukesh sikur merr vesh nga nje gje qe nuk ia ke haberin?

* Ju evropianet "me standarte", c'ne qe e ndiqni kaq shume kete debatin politik ketej ne Zululand? Mos largqofte i keni akoma syte / veshet ketej, se aty ju trajtojne si funderrina? Ky eshte ndryshimi i madh, mua ketu, pavaresisht debatit te se enjtes, nuk guxon te me trajtoje njeri si qytetar te dores se dyte, kurse ty aty po.

O aro, se po ta zgjas njecike si shume. Une shqip po te flas dhe nuk po te bej si "europian me standarde". Fatmiresisht apo fatkeqesisht shqiptar do ngelem gjithe jeten pavaresisht sa pasaporta kam ne xhep dhe po gjithe jeten do e them mendimin tim qe kakapera si puna jote te mos bejne ligjin atje ne ate vend (ose te pakten te mos i bejne per budallenj ata qe jetojne atje).

Tani sa per ate se kush e ka me te madh arsimimin e kyltyren ne keto qeshtje kjo ha debat po nuk eshte vendi ketu qe mbrapa llagapesh t'i nxjerrim e te masim diplomat. 

Edhe sa per trajtimin si qytetar te dores se dyte, ju ate ta keni per nder se ne vendin tend e ne vendin tim ju trajtojne sot e gjithe diten si qytetar te dores se shtate. 

PS. Po e jesh ai Endrity qe thote Bama ketu poshte, ndjese qe te mora disa minuta nga koha jote e vyer e harxhova dhe te miat me ty..

Ndjesa jote pranohet, dhe ishte me vend, me harxhove kohen kot. Kete Endrity s'e njoh.

Po nese populli nuk del ne votim fare, cfare thote kushtetuta? Po nese populli ben nje referendum nese i do apo nuk i do partite politike dhe nese fiton JO-ja, cfare thote kushtetuta? Po nese populli me referendum kerkon qe ti aneksohet nje shteti tjeter psh SHBA-ve cfare thote kushtetuta? Po nese populli gdhihet nje te diele dhe grumbullohen te gjithe ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe aty te gjithe njeherazi heqin breket dhe dhjesin ne bulevard, cfare thote kushtetuta?

Sa boze jeni bere me kete sjelljen sikur jua kane rrasur partite te tjeret e sikur jeni ne diktature. Eshte bere vete-viktimizimi ne mode, njesoj si homoseksualet e zezaket qe veteviktimizohen kudo e bejne sikur ua kane fajin te tjeret per cdo gje, edhe kur s'ua kane. Se kur ua kane, hajt me. Partite i ka zgjedhur populli dhe i ka zgjedhur sipas qefit te vet, si PD, si PS. Nuk ua ka dhene njeri me zor.

Dakort qe i ka zgjedhur populli, por nese populli tani i eshte mbushur mendja qe ti dhjese te gjitha cfare thote kushtetuta o Shkabe?

vetem se je mbushur ti, s'do te thote qe eshte mbushur populli. populli eshte i lire te votoje apo te mos votoje, dhe populli voton qe c'ke me te.

Respekte i nderuar, voten ta kam dhene para nje viti dhe do ta jap prape nese te gjej ne flete votimi. Pas 10 vjetesh qe nuk votoja, ishte e para here qe ne nje dite votimi u ndjeva i motivuar per ta bere nje zgjedhje politike. 

Njerez si ti me bejne te kem respekt per racen tone, qe nuk nxjerr vetem ato karikatura imorale qe na "perdhunojne" kohen tone te cmuar perdite neper ekrane televizori. Je akoma shume larg te qenit nje pretendent pushteti, te mungojne instiktet grabiqare te lukunise qe ka kapur per fyti sistemin. Po kujt i plasi, politika behet edhe per qejf, principe dhe vlera, jo domosdoshmerisht per te akumuluar pasuri, ushtruar pushtet dhe masazhuar ego duke u masturbuar zyrave te shtetit.

bojaxhiu eshte me mafiozi pikerisht se nuk te jep pershtypjen e nje mafiozi konvencional..smiley

Bojaxhiu nuk eshte me Mafiozi por eshte pjese e establishmentit Mafioz. E keqja e budalliku i tij eshte se bo te virgjerin kur ka bashkepunu me Taci Oilin e Zenit. Tani per ke do patjeter te gjej ndonje te virgjer, a ka nevoje te besoj tek dikush le te besoj se Gjergji eshte qelibar se nuk u bo qameti.

Popull shqiptar mosbesues te kushdo dhe per cdo gje, une nuk kam ndermend te ndryshoj psiqiken tuaj qe keni dyshim edhe tek te mbathurat qe keni veshur (rasti Shukriu mund t'ju kete dhene arsye per kete). Per me teper, race e mbrapshte fodullash qe ne cdo rast doni patjeter te tregoni qe tjetri eshte budalla dhe e ka gabim, si te vetmen menyre per te kuruar inferioritetin tuaj te kolauduar. Mbajini opinionet e tua per vete, nuk ju kerkova mend.

Beso cfare te duash nese ke nevoje, ka njerez qe besojne perendi nga me idiotet, por mos na shit per te virgjer Gjergjin e Keshitsmiley

O Goldman i dashur,

 

vetem kompania ku kam punuar une, me sakte nje ish-koleg i imi (per kompanine), i ka dhene personalisht 3 here nga 100.000 euro ketij plehres, ok?

Mund te mendosh qe dua te perbalt figuren e ketij engjellit per noj interes timin, si ta kesh. Une thjesht po te them qe, nese s`ke interes personal dhe je thjesht nje qytetar, ta mendosh dy here kete punen e Gjergj Pastertorit.

Piscinin, po bo vaki qe kompania e Bojaxhiut, iu ka gjeneruar/çliruar atyre vlera te atilla qe ai 100mijshi  here 3, eshte vetem nje % e vogel e Teresise. Bo vaki ti ke punuar aty, por si se morr vesh mekanizmat ekonomike qe luhen ne prapaskenen financiare, treg te cilin pak ekonomiste e morrin vesh. 

Edhe une dua ti jap Palloshit, m'fal, qeverise shqiptare, 300-340 milion euro ne vit, gje qe eshte e realizueshme aty, nga tregjen e aseteve, mirpo kjo s'do te thote qe ti dhe te tjere te quani plehre, mua apo Palloshin. 

Gjergji, me sa kuptoj une, nga aktiviteti ekonomik qe kryen, qendron shum me lart se Palloshi, Kone Miushi, Buall Mavria, etj politikane, qe vetem i hane e i vjedhin atij shteti dhe populli. Gjergji thjesht, regjistron, mekanizon dhe luan me asetet e shum produkteve dhe sherbimeve aty, mesa kuptoj une nga intervista, dhe kjo gje nuk eshte e kundraligjeshme. Ne boten e Finances, pranohen te tera tregjet, produktet, sherbimet, aktivitetet, etj, perveç, perveç, perveç (hapi syte dhe veshet, se e ke dhe tek VQ), perveç aktivitetit te Vrasjes. 

Pyetje (nqs nuk perben sekret): Kjo pagese e pretenduar, ka ndodhur ne kohen kur Bojaxhi kishte funksion shteteror, dhe keto para (te pretenduara) i ka marre per te hedhur firmen mbi ndonje dokument zyrtar? Pra dua te kuptoj, a ka shfrytezuar ndonje post zyrtar, kjo eshte pyetja.

0-1 Skenderbeu ne Vlore.

0-2 Skenderbeu ne Vlore.

Qenka kthy Endrity. smiley

"Broker", ky sharlatani, e ka ne kuptimin e atij qe te kry pune atje, matrapazit nderlidhes, per ju qe jeni te paqarte. Sa kulisha te PD-se doni tju numeroj qe kane bo "brokerin" qe nga kjo ane e Atlantikut? 

Ne kohen e tij tek Keshi ky vinte..urdheronte.... njerezit te firmosnin kontrata abuzive sipas qejfi dhe nuk u jepte as i lek, me pak fjale bonin abuzime ne kurriz te shqiptareve veresie.

A i fuste Bojaxhiu te gjitha ne xhep te vet apo i ndante me PeDin kjo eshte ceshtja...por Shqiptaret kan degjeneru e skan boooth me i denoncu kta plehra me cizme....Prandaj sbohet ai vend se njerezit nuk kan me qytetari a pergjegjesi civile ndaj atdheut e femijve qe lindin sot.

Shqiptaret ishin me burra nen diktaturen e Merhumit sesa nen diktaturen e parase dhe horrllikut te sotem e prandaj shofin enderra me sy hapur per Bojaxhi, Skanderbeg apo Enver qe ti nxjerri nga llumi. 

Ne nje mentalitet ku fjalen e grave nuk e llogarit kerkush, mua me lene pa fjale keto grate, mamate e vjehrrat kaq te zonja te  politikaneve!

there is something (off) about gjergji! 

Hahahaha Xherxhi i Salemit!

keta mutnat e Sales dune nga nji Putin per dere, per zotin. 

Brokeri i vogel knej bo leke, knej ja ka more ment kalamojve te Shqipnise. 

Bravo, pse jo? 

 

cunat e ps-it jan msu me cuna t'fort n'parti...tip gangsterash qe kerkohen minimumi ne 2 vende t'botes per gjona qe nuk u kujtohen. Bojaxhiu me shoke don't fit the profile

Ai Karl Marksi ku osht, se ai klasiku mirrej me ekonomi, ndersa ky Karl Marksi i Peshkut ketu, si duket nuk merr vesh nga ekonomia, gjersa s'ka ardhur tek kjo tema e mprehte e parase dhe ekonomise smiley 

Gjithe keto llafe (shpifje apo cfare) ndaj Bojaxhiut na kujtojne ate tregimin "Kandidatura per president", ne mos gaboj, e Mark Tuenit. Po ti futesh asaj karriere, nuk eshte cudi qe ndonje dite ta shohesh veten neper gazeta edhe si vrases apo abuzues seksual me femijet! Biles, me kete lloj firme qe Bojaxhiu paska dhe drejtoka, edhe me naivit do i lindin dyshime per oferta jasht-ligjore dhe fshehje parash!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).