Pas publikimit të artikullit të bujshëm të së përditshmes greke “Kathimerini”, me titull “Kërkohet shqiptari trafikant i drogës, me lidhje politike në Shqipëri”, gazeta “Ethnos” e së mërkurës jep përmasa të reja për të ashtuquajturin kartel të drogës, që kanë shkatërruar organet greke para dy ditësh.

Në krye të këtij grupi, siç thekson “Ethnos”, gjendet një 44-vjeçar shqiptar që jeton në qytetin e Sarandës dhe që financonte, koordinonte, rekrutonte dhe udhëhiqte të gjithë rrjetin. Gazeta jep vetëm një inicial të emrit të tij, B. I ashtuquajtur edhe si baroni i drogës, ai bashkëpunonte me një shtetas grek, ndërsa rrjeti ka qenë i shtrirë në Bullgari, Austri, Belgjikë, Angli, Spanjë, Holande dhe Norvegji; vepronte prej vitit 2014 dhe trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria për në Greqi, e më pas në këto shtete të Europës.

“Për sa i përket trafikimit të një sasie të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Europës Perëndimore, shtetasi shqiptar 44-vjeçar, me banim jashtë vendit, kishte rolin e sponsorit por edhe qendrën e transportit nga Shqipëria në Greqi dhe në Europë, nëpërmjet kamionëve apo me motoskaf në det, me bashkëpunëtor të drejtpërdrejtë dhe koordinator të transportit, të magazinimit të përkohshëm dhe trafikimit të mëtejshëm, një 46-vjeçar grek”, tha Christos Papazafiris, drejtori i Policisë së Athinës.

Siç bëjnë me dije mediet greke, baroni shqiptar i drogës, që vepron jo vetëm në Greqi, por edhe në vendet e Europës Qendrore dhe Veriore, është person me tepër peshë, i aftë të shkaktojë zhvillime politike në Shqipëri, ndërsa organet policore janë pranë arrestimit të tij.

Ngarkesa e fundit e rrjetit ishin 678 kg hashash, që kishin mbërritur me një motoskaf nga Shqipëria në ishullin e Zakinthos, siç përshkruajnë edhe hartat e policisë, dhe që atje droga do të çohej në Athinë, me destinacion përfundimtar kësaj here Oslon e Norvegjisë. Deri tani, policia ka arrestuar 15 persona, 13 grekë dhe dy shqiptarë, dhe ka sekuestruar përveç drogës edhe një motoskaf, tre kamionë në të cilët fshiheshin lëndët narkotike që më pas shkonin në Europë, 39 telefona celularë, një kompjuter dhe një sasi parash.

Burime policore theksojnë se, ende nuk është zbuluar i gjithë rrjeti dhe se hetimet po vazhdojnë.

/ Top Channel

116 Komente

Vetem Top Channel dhe Blendi  eshte ne kerkim ete emrit , ka dale me kohe emri .

Kjo vjen ngaqe une punoj o lla, por tani u apdejtova me portalet. smiley "PD thotë se ai është Klemend Balili, drejtori i transporteve në Sarandë."

po pra se ne te tjeret nuk punojme , vetem ti punon smiley

Top Channel-it i kishte shpetuar nje detaj i vockel per baronin e droges, fakti qe ky eshte zyrtarisht i emeruar ne krye te trafikut te droges, si drejtor i transporteve. Me ne fund bie era shtet, tha. 

Shiko artikullin e BIRN, gjithashtu te dt 11 maj (dje) dhe krahasoje me kete pacavuren e Top shqipmafia Channel: 

I dyshuari si ‘baron’ droge Klemend Balili shpallet në kërkim në Greqi

 

Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se 44 vjeçari, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë dhe biznesmen në këtë qytet, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke - i dyshuar si drejtues i një grupi trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike. Policia shqiptare thotë se “operacioni po vijon”.

Po ashtu dhe ky artikulli tjeter: Policia greke godet trafikun e drogës “me lidhje qeverinë shqiptare”

Ne lajme te tjera rilindase, Elvis Roshi paska deklaruar ne formular qe ishte ne hetim/gjykim ne Gjermani. Nderkohe, Ajatollah i Shqiperise qe e beri kryetar bashkie kete pimpcirukun i mbushte mendjen miletit qe ky ishte cun i mire dhe kishte emigruar e bere pune te ndershme si gjithe shqiptaret e tjere hallexhinj. 

Ja dhe nje lajm tjeter shtetberes: Fakiret qe burgosen se s'kane faturat e duhura per korrentin ose perimet qe shesen vs mafiozet qe i shkaterrojne makinat shqiptareve dhe i mbushin xhepat qeveritareve.

P.S. Parimisht, qeveria dhe opozita po bejne drejtesi.

po mire qenka me pllanin ky "drejtori i transportit", kot i bien me qafe.. droge prodhojne ata, droge transporton edhe ky, ça te transportonte tjeter ?!

 

http://www.dritare.net/2016/05/11/pd-kle...

 

tashi si i bie: -ra Koqoja, po xberthehet jugu ..?  dhe i ra goja Koqos, sikur ta dinte, "legalizojeni ate te shkrete droge, te punojme rehat !" -he, rri si mut nashi !

Ti Belul kujdes me komentet:

rrjeti ka qenë i shtrirë në Bullgari, Austri, Belgjikë, Angli, Spanjë, Holande dhe Norvegji

Akoma e klasifikojne hashashin te droga keta mo? Si tha ajo ministrja e integrimit? Shqiperia do jete nje vlere e shtuar per Evropen. Pa kte produktin bujqesor bio sdi qe te kete ndonje vlere tjeter per evropen ky vend!

Qenkan dy ortake, nje grek e nje shqiptar, dhe baroni qenka shqiptari, jo greku?

Shume i vjeter vertete.

May 18, 2014

Vetem se koha provoi te vertete vetem njerin.

Me siguri nuk eshte Balili, eshte nje tjeter ai i shume kerkuari Stalker smiley

C'thote artikulli njehere, na ver ndonje kuote pikante.

 

Ca pozicioni zyrtar ka pasur?

Nuk e di. Po crendesi ka? 

Po si s'ka rendesi Bama. Nqs ne rastin e pare ka infulencuar ndonje zyrtar per te perfituar nje tender ose privatizim pa merite, ne rastin e dyte eshte emeruar zyrtar i larte i shtetit,  ne nje post ku mund te drejtoje nje rrjet te madh trafiku droge.

P.S.

Po e plotesoj. Si Rama, si Saliu, si drejtuesi tjeter qe do vije, nuk mund te kontrollojne dot cdo gje. E vetmja menyre e parandalimit eshte rreptesia ne perzgjedhje. Mirepo te gjithe deri tani e kane ngritur pushtetin me ndihmen e Shullazeve dhe te Balileve, te cilet nuk i kontrollojne dot.

Dmth ti ja bere gjyqin dhe dole ne konkluzionin se ne ate kohe vetem "sa ka influencuar ndonje zyrtar"? 

Jo ai eshte versioni me i keq. Mundet edhe ta kete blere ne menyre te ndershme ate pronen shteterore kur doli ne ankand. smiley

Vetem se artikulli qe vure ishte i thate, pa asnje detaj.

1) Jam i sigurte se me ankand te hapur e ka blere.

2) Jam gjithashtu i sigurte se Anila do ta kete parasysh per artikllin tjeter. 

Edhe i pytje tjeter nga salla, perse baron dhe jo arcduk, ose kont pershemull?

Titullin bej e perjashtojm direkt, se se lidhim dot me kaurret Koco, Rama etj. 

Mbahu dhe pak Greqi se kemi reformen ne drejtesi.

Nuk duket se do te ndodhe. smiley Ja kish lli Topalli ambasadorve, skam kohe per ju, i kish thone, do shkoj te bej rixhuvinejshen...

Po dhe Lu-ja e kishte 10 ne fakt. E do Obama reformen kishte thon, thuj te pakten z. Trump qe ta kene icik fryken. 

PS. Se sa reforme e hajrit po bohet, mjafton komenti i km-se, duhet reforma qe mos t'i ndodhe gje Kocos. Ambasadoreve u duhet per cv, detyre e bome. Thiatro albanikus.  

Po pranej kish ik dhe ajo per rixhuvinejshen...Kish lon Pallon per te bo rezistence. Jo faleminderit, kish thone Lu, mere dhe Pallon me vete, kam NYTajmsin ke ambasada per ate pune. Luli nderkohe qante ne cep te dhomes thane; uleriste stop stop stop...

Me Meten vetem 20 minuta kishin bisedu. Dhe kjo vetem se nuk i linte Meta te iknin me heret. Dale kish thone, sa erdhet, ku do ikni...

Lere lere e kapi rilindja dhe mandatin e peste, s'i doli llafja Stalkerit qe deri 3, maksimumi 4 e coi. 

6 kish thene Lu-ja. Ke rrojtur, i ish pergjigj Meta! Dua te shijoj pensionin, i kish thene, pse hallet e popullit do zgjidh ter jeten?!

Lu-ja ka konflikt interesi. S'ka faj ka heq picir te msoje shqipen, te pakten t'i hyje ca ne pune. Merpo Likja s'e ka problem, e ka ndare mendjen te behet theror per popolon, halli i Edit thuj, qe do t'i kthehet piktures persmari. 

Shpresat i kane te brezi i ri. Thuhet se pas nja 2 mandatesh do mbillen fiq perpara kryeministrise. 

Bile thuhet se dhe peshkun e kane si fidanishte. 

Peshku eshte si trendafili, nxjerr edhe lulen edhe gjembin. 

Gjembin e dime qe vjen verdalle, do pyt per lulen. 

per t'u cudit n'fakt si nuk ngeli kapter droge pa u bo epror ne ket administrate. 

me c.v te tille, si ky xha Balili, Rilindja te ben minimal deputet ne fakt.. mirepo ky  ska pranuar besoj,  ka ruajtur profil te ulet  dhe ka marre nje  pozicionin modest ne administrate, por shume praktik per   profesionin/ hobin  e vet;  shef transporti  ne qytezen kufitare.smiley

 

p.s  opozita u paska dale hakut ne fakt,  i paska paralajmeruar qe 2 vjet me pare,  sic thone edhe linket e shokeve me siper.. bravo Ristani !

po mund t'ja ket fut dhe saliu ne pune

po po, ky i jep info, nga brenda,  Saliut. eshte:  trafikanti dixhital !.smiley

Eshte per ti thene iSali (me lejen e iFiqos dmth). smiley

vallaj belul, pa ik ai Ilir Meta nga koalicioni, nuk ka ca t'boj Rama me Veliajn. I kane duart e lidhme. Se gjithe kta horrat e punsum ne administrate, i kane peshqesh prej likes. Ai e ka zemren flori dhe i punson robt pa i pa imet detajet. Njeri babaxhan, ca t'them

Skandal..

bo bo bo ca turpi, ku eshte katandis ai vend aq i bukur.

A e kupton diferencen o Goni? Sot Hakiu lufton krimin, kur dje ne vend te tij ish nje kriminel. 6 mandate kish thene Lu-ja o Goni, 6!!! Po nuk me besove pyt T4E me lart!!! 

bobooooo ta marin ta mshehin diku, ti shpetojne jeten!!! Po e pa Berisha me Lulin, o do i fusin plumbin, o do e bejne kurban te pazari ri ket delen!!! 

S'diskutohet qe Berisha me Lulin s'kane asnje interes ne suksesin e eksperimentit, qe garanton rilindje deri ne pafundesi. Po shkenca s'pyet per keto pengesa, endrra e Xhaxhit po behet realitet. 

Po si mund te jete Berisha kundra endres se xhaxhit a derebardhe? Ai eshte dhe dadua i evlatit...

Kapitalizem hesapi, interesi fiton mbi enderrat. Psh mund te kesh enderr pikturen a fikun, po betoni me "barin" cajne bllokaden.  

Mbase, po as ket version nuk e pranon Goni. Duhet te vinin bijte e eterve qe ti vinin flaken barit te keq te Lazaratit. 

Lazua i duhej ca mbasadorve te tjere per cvsmiley (pyt Sajmen po s'besove) , por e kompesuan nji bie mijra ngrihen, thoshin dhe eterit. 

me rrul ne dore duke shkrujt parrulla per enverin po perfundojne nji nga nji, ashtu sic e nisen karrieren smiley

Jo te gjith,mbase dhe per mungese kohe; mjeksia kerkon perkushtim. Kush merej me shurren e tij dikur, sot merret me shurren e Evlatit. 

e vertete, shurren ne breke bejne smiley

that's a long thread Bame, derisa e zbathen instiktin alabak per hir te se pamundures - s'ka shanc te mbrohet ndryshe ajo 'parti'*

* (pd-ja de...)

kujdes me cfare nxjerr nga goja e vogel, se s'ta ka njeri borxh ...  

smiley

sa qeshareke deri ne dhimbje eshte bo situata

ishte me mire o Bame kur nuk e luftote Hakiu krimin, se kjo lufta qe i ben Hakiu/Didi e ka afruar me shume kriminelin me funksionarin e larte te shtetit, aq sa nuk meret vesh kush nga te dy e ka per detyre me qeras tavolinen

 

amon thui Hakiut mos e lufto mo, boj icik pushim smiley

e ee   Qesharake duket .. sidomos kur e krahson me luften qe bente Grupi Ciftelia. apo Trusti i Geshtenjave te Tropojes.. atehre po atehere kishte shtet.

Jo partia Belul se nuk ishin vec nga nje Parti. Thuaj me mire partite qeverisese dhe perfaqesuesit me te mire.

Kompleksi paska dale mire nga c'shoh nga ato fotot. Si e ka marre ish kampin e punetoreve eshte tjeter gje. Santa Quaranta, sa emer i bukur pellazg.

-si e ka marre kampin e punetoreve ?  po sic morri Koqua frigoriferin ne Durres dikur, per dy aspra dmth..  

nejse, me sa di une keto godinat, kampet e punetoreve ne qytetet bregdetare, u jane dhene  sindikatave ne vitet  90-te dhe kane qene ne pronesi te tyre.

Paska pasur me shume ministra dhe deputete se edhe te dasma e vete Rames. smiley

Ç'do popull meriton qeverin e vet, sipas kokes edhe festen, e kemi then disa here. 

Prandaj dhe z. Trump u tregu zemergjere, ket do ta pranojm tha, do zejm hunet e do myllin nji sy. 

sikur te benin te gjithe tregtaret e droges investime si shen dyzeta e balos, nuk do te ishte aq keq situata.

plus qe greqia nuk i shikon me sy te mire shqiptaret qe investojne ne agio saranda,dhe mund te kerkoje qe tja zere vendin ndonje i dules! 

 

Baron droge me hashash, me qafsh.

Pablo escobar  i ri

Po ato kofi-shop te Hollandes e te Londres, qe e kane te legalizuar hashashin apo kanabisin, kush do i furnizoje tani. 

Dhe skandalet nuk kane te sosur, prit se paska akoma.smiley

Pra droga ben xhiron e evropes dhe koka qenka ne Shqiperi dhe arrin deri ne Norvegji pa asnje mbeshtetje rruges. 

Dmth Kadriu qenka leshko e Beqiri finok. 

I nxjerr baca Sali Ristanin e co qe te beje diferencen. Mbyten me nje gisht uje. Eshte mjeshter per ti poshteru.

Po po e ka raki te mire. ai usiki yt behet me elbin e skocise kurse kjo rakia jone behet me rrushin e hardhise time. E pi pa hile dhe pastaj birbilos. Po ajo shprehja cka barku i nxjerr bardhaku ska vend fare smiley

Duket qarte diferenca kush ka info e kush lexon cnn grek smiley per te bere politike.

Sa i bien kreditet qeverise me ndonje te forte si ai rasti i rektoreve, hop keta palaçot nxjerrin ndonje Habil si Eskobar.

Sa palaço ata greket , po pse nuk benin sikur nuk e kapnin dot mallin,! i modh je komentuso.smiley

Qa thu ?! Ketu po flitet per Eskobar apo jam gabim une ? E ke idene se çdo me thane qe ccn thote se Eskobari eshte lidh me qeverine e Tiranes apo meqe e tha Ristani duhet me e besu tulle. smiley

Po Escobar Albanie, aq e kan takatin, ça pret me shume!

Ore une nuk pres gje, po keta po i referohen cnn grek. Po ky eshte lajm per qunat gjithsesi.

Varja se e hengri Liverpuli

jemi mesu vetem me qytetarin dixhital sna bejne me pershtypje gazetaret dixhital smiley

kur e hengri manure dje qe mund te siguronte champions ligen, pse mos ta haje liverpuli qe champions ligen e siguron javen tjeter.

Gono, megjithmen ku humbi qytetari dixhital kete here!!?

qytetari dixhital e ka sjelle ne vemendje te publikut kete rast qe ne 2013/2014. 

Trump fitoi dje dy shtetet e rradhes West Virginia dhe Nebraska.

Qe kur ka fol Rama kunder Trump-it,ky i fundit vetem fitore me mbi 60% ka korrur. smiley

 

trump do fitoje kete betejen e vogel ku fatkeqesesisht rama nuk merr dot pjese, por do e humbi betejen e madhe per lidershipin boteror smiley

E paska pas per shanc, ksaj i thone te te bej pune pa hudh asnje $ per fushate.smiley

E ka thene pra e ka thene po Baca Sali sot nuk morri pjese ne mledhjen e grupit parlamentar. PD e ndroj Eduard Halimin me ekpertin e madh Arben Imami. Ehhhh di si ti rruja leket e familjes Baca dhe Bashes i tha ik e pirdhu se je nje lolo.

po c'koke eshte ky?    jane arrestuar 13 greke dhe 2 shqiptare.   keta organizonin rrugen me skaf nga saranda ne ca ishuj te pabanuar ne greqi.  si gjithmone, fryhen gjerat kur behet fjale per shqiptaret.

para ca kohesh u kap nje grup grek  , me pronare te medhenj anijesh qe sillnin tone kokaine nga kolumbia.  aty behej fjale per lek te madh, jo per thaset me hashash  nga shqiperia.      baroni dhe diku ne pussmileysmiley

Me me duket pak si palidhje ky muhabeti i "Eskobarit te barit". Diten e pare qe u kap ky rrjeti dolen e thane Kapoja eshte Grek, tani dalin e thone jo po ishte Shqiptar. Ta ndajne mendjen dhe keta. Se qe me hashash s'behesh bilioner, sic dun me e tregu keta, as qe behet fjale. 

lol, ah moj LSI cfare i bere ketij vendi. I thithe te gjithe banditet dhe mafiozet ne gjirin tend te madh. I paaritshem je o kryetar, nuk ke lene asnje keqberes te te shpetoj nga anetaresia e partise tende. Ty te ka zili edhe saliu!

interesante kjo kurba e socialistave. Sa here nxjerr saliu ose luli naj emer te lidh me krimin, vrapojne te thone qe eshte shashke. Pastaj kjo ja le vendin mallkimeve per LSI, si ky me lart 

Cne saluku apo lulezimi? Emrin e baronit e nxorri gazeta greke. Saluku thjesht sa e citoi. Me siguri e ka mare nepermjet facebookut se me te rri gjithe diten.

 

berberi u merzit shume pas ngrenjes se ngjales dhe tha se s'do te votonte per #rilindjen. Por 3 dite zgjati merzia. Nuk priti as per te 7-tat.

Po pse o Fiqo, xhepistat nuk jane edhe pasagjere?

e drejte. Pasagjere jane.

E mir mir Tirone.

Te kom thone, tre deshira per shqiptaret, ti mendojme e te mos humbim shancin. Vari teneqen rregjimit, edhe pak muj i kan ngele.

e mban fjalen z.Trump, na kryn pune, ja nji prove:

http://www.youtube.com/watch?v=L8go_vUjt...

iFiqo, nigjo mu, haje terpin me buke, hiqu kamunist e kap s'po them 73, po te pakten 3 parapagim, se mrapa, z. Trump ate ka per t'u dhone, (ishalla e ka te vogel dmth).

PS. Asaj premtimin ia majti Van Dami, me thone te drejten. smiley

sa shume u morri ta pushojne nga puna kete.. ne fakt s'eshte kollaj sot  te gjesh kuadro te rinj, te zote,  per transport !.smiley

ndersa per arrestimin, do presim edhe pak te shoshiten  mire ca gjera...smiley

E more vesh mer? Policia kerkon ndalimin e Balilit, ndersa prokuroria thote dale, pse te nxitohemi?!

jane pas pilafit keto, Bame.. pasi u fut edhe amerika ne loje.  p,sh policia le te spjegoje: se si ka mundesi qe ky ka trasportuar  kaq kollaj  ngarkesa kaq te medha nga Shqiperia ne Greqi  gjithe keto vite ?  -vetem ne 1 vit e ca i jane kapur nja 3- 4 ngarkesa te medha nga policia greke...  pra flasim per ato qe jane kapur.. po ato qe nuk jane kapur ?!  -ku ishte policia shqiptare me sukseset e papara ne luften kunder droges ??

 kete do ta arrestojne,  por do ta arrestojne me deal  te qarte!  kjo  po behet tani, kete kohen gjoja  hidh e prit  polici- prokurori,  jane duke shfrytezuar per te  negociuar kushtet , menyren  e arrestimit, sepse ky eshte sponsori i politikaneve shume te larte,  dhe mund ti marre me qafe po te doje.

si ka mundesi qe ky ka trasportuar  kaq kollaj  ngarkesa kaq te medha nga Shqiperia ne Greqi

Vetem punen per te cilen paguhet ka bere Beluli. Dhe e ka bere mire. A eshte drejtor i Transportit?

O Gjembo ca do me thone "drejtor transporti" se nuk e kuptoj. Transporti i pasagjereve osht i privatizum, ene transporti i mallnave po ashtu. Ndersa ky osht rrogtar shteti , ene kusar i LSI-se.

Je drejtuar ne adrese te gabuar. Une s'jam as LSI as PS qe e kam vene ne detyre.

Po nuk osht drejtor transporti mi!

Ashtu pra, osht nepunes shteti, i emeruar nga LSI-ja, por funksionet e tija nuk kane asnje lidhje me transportin e pasagjereve apo te mallrave. Por me regjistrimin e targave te makinave dhe mjeteve qe jane ne rajonin e Sarandes. Biles, kane bere gabim qe e kane shkarkuar, perderisa nuk ka ndonje urdher nga prokuroria. Nese qeveria duhet te vepronte, thjesht mund ta pezullonte, por jo ta shkarkonte. 

Kur ta kuptosh ironine me lajmero.

Po jane poste te administrates qe jane fryre artificialisht. Ku do punesohen militantet?

Pse te duket se ka nevoje per rroge ne shtet ky militanti milioner? Dicka tjeter perfiton nga posti smiley

Tashi duke qene "baron" ky, vetem "mbreti" mund ta pushoje nga "puna." smiley

Parti shkerth......sh, por syrin si gjithmone vigjilent.

Po te mos ishte mehmet shehu kryeminister, kush do e zbulonte se ishte agjent, poliagjent.

edhe ky shoku Bilali, po te mos kishte funksion qeveritar, kush do e zbulonte , askush.

Partia mbi te gjitha , taulanti .

I ra goja ministrit t te brendshem per luften antidroge, lazaratin e me the e te thash. Urdhero 700 kg hashash jane kapur! I mbjelle ne shqiperi! 

ne damotet evropa kurve nuk na i blen, por perkundrazi na shet me detyrim te sajat, 

cfare te keqe ka te na blej pak marijuana klandestin,

bujq qe duan te hane jane dhe ata te shkretet

la gente no es illegal las fronteras son illegal

Ooo mire bejne qe mbjellin, po ta kam llafin te arritjet me te medhaja ne 25 vitet e fundit qe po ben policia e qeveria smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).