Si thoni, pak zhurmë nga Suicide, Silver Apples, Dirty Beaches, Pure x, Rome, etj...?

Si thoni, pak diell, pak muzg, pak mesnatë, pak shi?

--

Dëgjoni miksin e plotë këtu.

--

Lista e këngëve:

  1. Stereolab - Olv 26    
  2. Silver Apples - Program
  3. Ulrich Schnauss - Stars
  4. Rome - To Teach Obedience
  5. LPLX - Lonesum Tnite
  6. Jon Brion - Something You Can't Return To
  7. Black Sabbath - Planet Caravan        
  8. Pure X - Heavy Air    
  9. broadcast - tears in the typing pool
  10. Suicide - cheree    
  11. Lana Del Rey - Blue Velvet
  12. Dirty Beaches - Sweet 17    
  13. Les Rallizes Denudes - Night of the Assassins
     

Dëgjim të këndshëm!

21 Komente

rrofsh squari

Cfare ishte kjo? Xhung.xhung-xhung pa fund!? Sapo kisha ardhur nga puna dhe po qetesohesha duke degjuar Maria Kallas me "Ave Maria"-n dhe arie te tjera, kur ky "trazovac" (keshtu mund te quhet kjo muzike: xhung-xhung-xhung) per pak ma prishi qetesine! 

thx per listen paralajmeruese & informuese, it helps

Ej... qetesues degjimi, lere çfare thote Karli. Bukur.

Shume qesuese dhe shume bukur, t'mdhej jan t'gjithe, t'mdhej sume, sidomos Suicide, Dirty Beaches, Les Rallizes Denudes - Night of the Assassins, duken nga emertimet dhe titujt. Pale sikur te quheshin: Ave Kurva Kriminele Shkerdhyeme, Ave Qelbsina Paperlyeme, Ave Shurruflla Acide Korroduse Metalik-musikuse Qetsuese, Ave Shale Rrumbullake Çaplyer ne Forme Katrore, etj, etj, etj ave, sa t'dush ave.

 

S̲̦̗͈̮̤h̤̫̭̩̪̰u̘̜͓̳̲͓ḿ̴͓̻̲̠̺̥͔͞e̘͉̩͉̥͝ ̘̦͈͢͡͝p̶̟̖̳̞̹̪͖̘̰͡i͚͎̫̭̗͉͟͡s͔̥͈͔̳͞ ̶̹̦̖̰͘͞e̛̺̘̕ ̵̟̮͎̺̬͇̙͝ͅk͘͏̥̲e̶̡̖͉̼͓̣ ͈̪͈̜̭͙͇̖͟b̛̤̫͍͓͍̺̤̝͎̀e҉̣͉̥̭r͓͈͕̳̦̠̀͜e҉̗̮̮̖͙͍͇̞̗ ̶̸̥̟̭̞̰̦̱t̰̦̲e̸͏̦͇̗͎k̶̙͚̜̪̝̖͇ș̢͕̱͇̙͘ţ̸̖̞̘͎̯ͅi̵̫̯͘n̳͔̰̫͙͉̲͞ ̶̪͇̮̭̳͉͇̹q̷̟̩̭̲͚̮̗͇e̛̤̲̱̝̰̘̳̹͎̕ ̺͙̟̦̮̯̤̰̟ś̶̬̩̝̜͍̱̫ͅh̳̳͈̪̩͘͜k̢͚̤͠r̴̝̟̠̹̬ͅͅú̩̮͇͚̻̣͖͞a̖̣͍̺͡͡ͅṋ̶̪̰͝ͅ ̛̯̭͇͈̱H̡͓̤̰̘e͍̩̯͡͞ͅr̬͔͉̹̼̖͝e̵̞̣̜̙͓̣͠ṭ̥͉̪̻̞̹̳̞͜͡i̵̟͙̠̟k͎̼͡ò͕̼͔.̷̳̦͓̲̦̫́͠.̛̪̮̺̫̪͟͡.͇̯̤̘̜̱̟̹͞ ̷̥̳̻́m̮̬ͅų̱̙̠͉̭̺n̫d͏̭͇̯̭̘̠̥ ̷̧̛̪̤̲͚t̀҉̻̲͕̹͉̯̣͉e̴̟͉ ̸̴̛͙͍̞̟̭k̳͘e̡̮̲̯s̖͍͙̺̠̱h̶̘̗̼̣̕ ͡͏͉̭̥t͚̺͖̹̖̳̀̀͠ͅͅę̢͔̫̘ ͔̘̯̤̟̱̕d̪̳̺̠̰͍̜̙͟ͅr̶̵̳e̱̮̖̫͙̞̬͖j͈̰̻͕t͜͠҉̩̼̖̠͔͈̖̠̘ę̲̟̰̖̱̣̳̹͔̕,͟͠͏̬ ̨̻͚̲͕͙̙̹͎̠p̙̹͎̱͞ơ͏̥͚̦ŕ̨̞͍̤͕̠͙̘ͅ ̧̞̬̞̞͍̻͜g̞͈j̡͇͉̗̱͖̥̺͘͠ͅu̦̲h̥̩̼͓̫͟͝a̼̳̣̠̬͙͈͝ ̻̺q̴̖͇̬͎̼̬̫͠e̴̛̲̞̳̜̝̮ ̢̛͈̗͟p̧͖̗̞̜̪̝̀e҉̯͍́͟r̷̙̜d҉̡̣͕̼͔̱o̥̻͓̟͡ͅr̫̘͈̟̣͓̟͝ ̸͙͚̘̝̘̟͠e̡͖͓̲͙͈̻̱͈s̮̪͙̖̱͈̹h͕̯͖̞̟t̛̪̖͙̦͓̱̭e̵͠͏̺͔͕ ̳̼̪͔͔̙͓́e̛͔̭͠ ̴̸̻̪͍͍̯̞̺̗̗͝ń̶͍͕͞d̜͚̗͇̬̺ͅo̯̝t̗͍̜̦̻̯̘u͈̺͉̰̻̗͓̱r̦̺̻͔̺͔͝͝,̱̱͘͝͞ ̧̧̛̠̰̯̝̣̠s͓̥̣̹i̢͈̣̣̯̤͘͢k̛̛̫̳̲̝ù̵̝̼̥ͅr̮͙͈̫͟ ̪̻͍͉͉̜͘t̹̦̞̣́͞e͈͉̳͎͢͢ ̧͔̱i͔͘s̡҉̲̘̗͉h̢̞̟̱̩͙̠t̻̫̼̻̹e͔̘͝ ͚̘̬͞t̫̫̖̳̰͟͡ȩ҉̹͚̰̦͕̰k̵̪̀͘s̴͖̜̞͙̭̲t̢̲̳͙̹̬͢ ̸͉͍͕͉͈́m̯̭̞͎̥̫̘e̶̖͉̕ ̱̜̳͟͝s̵̪̫̼̝̀ͅͅh̪̪͕̳͢k͘҉̥̹a̶͏̭r̰̤̪͝r̴̺͔̹a͔͔̣̥̠̬͡v̸̡̮̳̭̞͎ͅi̢̻͉̖̫͍n͎͕̺̟͓̜̝̻͜a̛̪͈̤.̱̝̼

 

Kjo eshte shenje qe ja kam arritur qellimit, ky ishte qellimi im, dhe nuk arrihej ndryshe ku qellim, veçse duke perdor gjuhe te ndotur, me te ndotur se e ndotura normale: ho me se s'ka ndonje gje, si bo ne ti per ca emra kompleksesh katror te rrumullaket te pademshen qe hiqen si perverse dhe kriminele per tu duk interesante. Ne thelb jane çuna t'mire.

Ne kete menyre funksionon karikatura, çon ne ekstrem çfare qe ne realitet duket si normale ose ndoshta e drejte, por ne fakt nuk eshte, e ne kete menyre demaskon te keqen. E pikerisht per kete arsye, bere me kete motivacion, pastron ndotjen e vet dhe te botes, ose jep kontributin e vet ne pastrim.

Biles ne te njejten menyre funksionon edhe shkenca, ne laborator ose ne supozimet teorike situatat fizike çohen ne ekstrem, ne situata artificiale qe nuk jane te mundura natyrshem ne Toke ose ndoshta edhe ne Kozmos, dhe aty eksperimenton se si sillet Materia. Shkenca nuk mund te funksionoje ndryshe perveçse e ndotur. Ndryshe mbyllni Harvardin dhe Oksfordin dhe kthehuni ne pastertine e shpellave kanibale.

 

magus,

meqe shof se komenti jot kritik ndaj meje paska cyt sipas rregulles livandon frenge qe mezi pret te hidhet ne sulm e te gjeje shoke lufte per te ra fli ne beteja kunder denigruesve te ngambrapeve, çfare vertet nuk shkon ne muziken e epokes ngambrapa, nuk jane shume emrat e komplekseve dhe marrina te tjera te ketij lloji, por diçka tjeter shume me e rendesishme.

Konkretisht muzika qe sjell here pas here nga squari eshte e mire.

Pra nuk eshte shume halli tek muzika, per ta sqaru tamom siqyshtek, kesmet do te bej nje shkrim ne gjuhe te pandotur.

 

Ok, kam tre pika:

1. Parimisht jam kunder luftimit te se keqes me te keqe.

2. A nuk mund te behet karikatura me figura te tjera, a duhet te jene figurat sarkastike patjeter me natyre seksuale? (Seksualiteti kur perdoret hapur, pa teklif, vend e pavend behet ofendues; quhet banalitet, apo me keq, vulgaritet).

3.Ndoshta menyra me e denje per te luftuar postmodernizmin eshte me mjete para-moderne (vulgariteti eshte perftim i decadences dhe irreverences postmoderne; argumenti qe respekton te tjeret nderkohe qe i kundershton argumentet e tyre eshte qytetari, moderne ose jo pak rendesi ka ne fakt).

Etj.

shenim: ky eshte nje diskutim ne parim, nuk ka shume lidhje direkte me muziken e postuar ketu (pervec ndonje nxitje nga emrat e grupeve muzikore).

cila eshte lidhja jodirekte dhe kush emer grupi te beri pershtypje Magus?

 

tiku, kritiku smiley  ke mirekuptimin tim te plote, dhe nuk t'i marr ters komentet.

T'i vesh emrin "Suicide" nje bande muzikore i kalon kufijte e artit, apo te "artistikes", dhe duhet kundershtuar si fenomen.

 

te duket sikur propagandojne vetevrasjen? pak si 'far fetched' me duket. po sikur emri i kesaj bande muzikore, dhe jo nje bande muzikore dosido, te vije nga nje shkurtim i titullit te nje libri qe quhet Satan's Suicide, a e ben me politikisht korrekt? Kam pershtypjen qe nuk te pelqen lloji i muzikes qe kam sjelle, dhe nuk ka ndonje gje te keqe ketu.

Nuk e kam idene fare se cfare muzike luajne, cfare historiku kane si grup muzikor etj. As kam ndermend t'i degjoj, dhe jo prej emrit qe kane zgjedhur.

Nuk ka te beje fare me "politikisht korrekt". Ka shume te rinj ne bote qe vuajne nga tundimi per vetvrasje dhe disa edhe kane bere vetvrasje. Keshtu qe eshte vrasese te luash me kete gje.

Do ishte krejtesisht e pranueshme te behej ndonje kenge me kete titull, sepse kjo do te ishte brenda domenit te artit. Arti duhet te kete lirine te adresoje cfaredolloj fenomeni.

Por t'i vesh nofken autorit keshtu... kjo eshte vrasese.

ok, kuptoj megjithese nuk bie dakord. sidomos me kufinjte e domenit te artit dhe kufinjte e tij dhe funksionin utilitar/keqberes te tij. thua qe nuk ke ndermend t'i degjosh dhe jo prej emrit. Nese nuk te bezdis me pyetje, cila ehste arsyeja?

Thjesht ceshtje shijeje. Nuk para degjoj muzike bashkohore, apo muzike te pas viteve '90. Por mund ta youtube ndonje kenge te ketij grupi me vone, megjithe rezervat per emrin.

ok, keta jane te viteve 70. po te sugjeroj "dream baby dream".

Aha, ok. Me ngaterroi ajo '16 tek titulli i postimit, mendova se behej fjale per muzike te dale gjate ketij viti. Perndryshe duhej te ishte fjala 'retrospektive' ne titull.

titulli ka te beje me shume me gjendjen ne te cilen supozohet ta vendose degjuesin, ndersa vitin ia ve pas duke qene se ka nja 5 a 6 vite qe e bej si rubrike te pervitshme ketu ne peshk. 

OK, kam edhe une tre pika si pergjigje:

1. parimisht dhe praktikisht e keqja kur sulmon te miren e para (sulm i pari eshte veti kryesore satanike), e mira detyrimisht ne mbrojtje kundersulmon keqas, nuk mbetet rruge tjeter, perveç qe te fitoje perfundimisht e keqja, dhe te rrenohet i tere Krijimi. Kjo eshte domethenia providenciale e Luftrave Botrore, me qarte ne Luften e Dyte Botrore, sulmit hitlerian dhe Pearl Harbor ju be pergjigje konkrete, nuk u be leksion parimesh ne hava qe duken te bukura, por vetem te bukura sepse ne histori ana e te mires eshte mbrojtur me te keqe. Kan vdek njerez per te mbrojtur Providencen, nuk jane bere vetem teori.

2. siç duket nuk i ke ndjek komentet e mia, ku vazhdimisht deri ne merzi kam perserit dhe riperserit se shakate me teme seksuale jane muhabeti nr.1 i njerzimit, edhe ne Peshk, edhe me budalli qe nuk di çfar te thote e hedh lumin me nje shaka me nenkuptim seksi, dhe te gjithe zgerdhihen ha-ha-ha. ne fakt zgerdhihen me turinjt e tyre sepse seksi eshte pike me e dobet e njerzve, njerzimi eshte i bllokuar tek seksi, i obsesionuar nga seksi. Pra eshte komplet e kunderta per çfare me akuzon, edhe ne kete rast bej karikature, ekzagjeroj me qellim temen seksuale sepse siç thashe njerzimi dhe peshqit kane obsesion seksin.

3. edhe per kete pike kam thene vazhdimisht se nuk jam paramodern, dmth konservator, tradicionalist, megjithse ju dukem i tille Stalker dhe te tjereve ngambrapa, sepse sipas logjikes dyfelore te trurit muvi, kush nuk e ka ngambrapa e ka ngapara. Riperseris qe nderprerje dhe vazhdimsi jane ne nderlidhje dialektike midis tyre, me konkretisht epoka ngambrapa ka nxjerre sheshit çfare mçifte me hipokrizi epoka ngapara. Nevojitet pa tjeter dhe urgjentisht nje mundesi tjeter, te ndalet koha (por jo ne menyre ngambrapa). Ketu behet muhabeti tamom, si duhet dhe serioz, por per kete lloj muhabeti nuk me duket se keni kryqe per ta bere, nuk keni dhene prova, ose un nuk jam ne gjendje t'i perceptoj provat. 

Heretik, te shkruash eshte gjithashtu qetesuese por nuk di sa mbet e tille kur leshon frenat. Jep pershtypjen qe ke kapercyer ilaçet ne rastin me te mire ose qe ke marre mbi doze ne me te keqin. S'po e vazhdoj me gjate. Ndjese squarepusherit qe komentova tek tema e saj/tij, nuk kisha menyre te dija qe do nxisja kete reagim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).