Pasi studioi shkenca politike në Romë, Rigerta Loku u kthye të bëjë një ndryshim në vendlindjen e saj, por dyert e mbyllura prej politikës e shtynë drejt një “karriere” të re si fermere.

Kur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s” në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

“Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë,” kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku.

Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.

E papunë dhe me familje të sapokrijuar, Rigerta mësoi shpejt arsyen e refuzimit, edhe pse askush nuk ia tha hapur.

“Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti)  nuk ishim militatë dhe nuk votonim për ta,” thotë Loku.

Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.

 

Në fermën e dhive  

Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prosek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta.

Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë. Shumica e shtëpive janë të braktisura, ndërsa të zotët nuk kanë mundur t’i shesin as për 100 mijë lekë.

Në Prostek, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj ndërtuar fillimisht një kasolle në pronat e babait në vitin 2010 dhe blenë disa dhi rrace. Vendimi i tyre i habiti jo pak banorët e zonës, të cilët nuk ua kursyen të tallurat dhe paragjykimet.

“Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve,” kujton Loku. “Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur,” shton ajo.

Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë.

Për këtë arsye vendosën që paratë e kursyera nga puna në Itali t’i investonin në fermën e dhive, gjashtë vite të shkuara. Sot, burrë e grua e kanë shtuar tufën e tyre në 500 krerë, ndërsa kanë hapur edhe një dyqan të vogël në Rubik, ku tregtojnë mish të freskët keci dhe djathë dhie të përpunuar në fermën e tyre.

Për punët e shumta në fermë, Rigerta dhe Leonardi kanë punësuar disa banorë të zonës, ndërsa prindërit e Leonardit i ndihmojnë për rritjen e dy vajzave.

Zgjerimi i fermës deri në prodhimin e një produkti që do të mbajë emrin e tyre është ëndrra e re e dy bashkëshortëve. Për të realizuar këtë synim, Leonard Tusha ka nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Pas orëve të studimit, ai nxiton pasditeve drejt fermës për t’u kujdesur për bagëtitë. Leonardi tregon se zona është e vështirë dhe problemet nuk mungojnë, ndaj atij u duhet të përballet që nga vjedhjet e deri tek mbrojtja e bagëtive nga kafshët e egra.

“Duhet të jesh vetë këtu e t’u qëndrosh punëve mbi kokë, ndryshe atë që e ke ngritur për një kohë të gjatë, të rrënohet brenda ditës,” thotë ai.

Gjashtë vjet pas rikthimit, Rigerta Loku është përshtatur si me jetën në fermë, ashtu edhe me kulturën e përgjithshme të pafuqisë për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj ndjehen krenarë për kurajon që patën për të ndryshuar jetën e tyre.

“Unë nuk do të kem fuqinë të ndryshoj Shqipërinë, as pushtetarët tanë, por kam fuqinë të  ndërtoj mikrobotën time këtu, pa i shtrirë dorën kujt dhe me dinjitet,” përfundon Loku.

 

* Fshati Prosek, ku ndodhet dhe ferma e Rigerta Lokut | Foto nga : Lindita Cela

100 Komente

Ky nuk eshte rast i vetem. Bujqesia ka njohur nje bum te vertet ne Shqiperi keto 4-5 vjetet e fundit. Me mijera emigrante qe jane kthyher nga Greqia e Italia jane aktivizuar ne bujqesi e blegtori. Kjo eshte nje dukuri ne fakt qe po shihet edhe vete ne Greqi e Itali. Njerezit po i kthehen tokes. I gjithe Jugu eshte mbushur me sera dhe degjova diku qe Shqiperia sot ka me shume kok bageti sesa ka patur para 90. 

 

Para 90-s, bagetine e kish Partia, jo Shqiperia.

Nuk quhet.

smiley

----------------------------------------------------------------

Para 90-s, bagetine e kish La Sapienza, jo L'Ignoranza.

Quhet, quhet!

                                                                                   i Modhismiley

 

Ej...o tiku, shiko sa i modh jam dhe une,

me nje:

 

Para 90-s, bagetine e kish Partia, jo Shqiperia.

Perfshiva gjithe historine e Shqiperise. Dhe ate contemporanea, i modh, i modh!

pas 90` bagtia ka shku nga 1 parti, ne 3- 4 parti te tjera, 

kur qe president Alfred Moisiu vjen e ben nje degjese me studentat shqiptare ne Itali, ne Sapienza. Nga keto muhabetet vari leshte te tipit , do benet Shqiperia...

Fillon muhabetin: te dashur studente te la pazienses....

plasen te qeshurat ca te behej.

 

Ky cifti pak vendim ekstrem ka marre, nga Roma ne fshat te Rubikut.

Pushteti vendor ne Rubik i ka te gjithe super te kualifikuar dhe ska nevoje per diploma sapienze.

zgjen kurre pune (apo duhet shume shans, si me kap lloton) me keto dipllomat koti qe vetem emrin kane te "çmuar". 

ne ajo ferma me keca, u jep me te ardhura dhe jetese te mire, sesa rroga ne administraten shteterore. (ku duhet t'i lepish bythen ndonjerit vazhdimisht qe te mbash vendin e punes).

Po dhe dipllome tjeter te kishte nuk cahet injoranca e bashkive, komunave apo drejtorive arsimore, as pastruse se merrnin. Tani sado kot te jete gjithsesi ke te besh me dike qe ka bere nje universitet ku diplomen duhet ta djersish, flet nje gjuhe te huaj, ka marre nje formim tjeter, ne ambient universitar ka qene...

me dipllome tjeter (me nje zanat te vertete) s'do kishte ndoshta nevoje te rriste keca. po do shpikte ndonje diçka tjeter.

do kishte po ashtu me shume shance per pune ne itali sesa ne shqiperi.

Nje lajm qe te mbush me gezim, me shprese dhe me guxim! Sa me shume shqiptare te kthehen ne vendin e tyre nga emigracioni, jam i sigurte se vendi yne do behet me i mire. Ne te kundert, ky vend do te behet perhere e me teper nje shtojce e fundamendalisteve islamike me kollaro. 

ata qe kthehen nuk kthehen per te bere vdenin me te mire, por te jetuar vete me mire sesa do te mund te jetonin jashte tij.

dhe vendin po e shkerdhejne pro oksidentalet dhe jo te tjeret.

Ai eshte mesazh edhe per ty edhe per te gjithe ata qe jane larguar per nje jete me te mire ... 

me mire 100 here me mire te jetosh atje ku rendon guri me shume  atje balta eshte me e embel se mjalta !  

Me mire ne vendin tend sesa i perbuzur ne dhe te huaj. 

Me mire i perbuzur ne vendin tend, se i perbuzur ne dhe te huaj.

                                                                                       shkabua dyfelore (me dy krena),

                                                                                       i shkelyer midis Orientit dhe Oksidentit

 

Lajm sh i mire, shkrim sh i mire. Fotoja gjithashtu.

Vajza, me nje pregatitje profesionale ne Itali, vete e iu lutet gomerve te pushtetit lokal, qe nga mentaliteti dhe zhvillimi qendrojne me poshte se ajo. Eh c`vete ne Shqiperi.

Po ben praktiken se si te sillet ne te ardhmen me besimtaret socialiste.

 

Shqiptaret e Shqiperise e kane per turp te bejne pune te ''uleta'' (sipas tyre) duhen te jene te gjithe doktora ,inxhinjera e deputete smiley a thua se na kenaqen me keto profesione te ndritura .

Kapni ndonje fshese dhe fshini poshte pallatit si ju mbyti pislleku ...

Nuk eshte turp te punosh ,turp eshte te rrish kafenerave e selive te partise ...u dynden katundaret Tiranes e dun me u marr me politike smiley

Bravo çifti ..

 

La vera libertà individuale non può esistere senza sicurezza economica ed indipendenza. 
La gente affamata e senza lavoro è la pasta di cui sono fatte le dittature.

 

Franklin Delano Roosevelt

 

O po kapni ndonje dhi thuaj!

 kte lajm e kishin gjith mediat knej

Mos do hidhen taljant e s'do na lene dhi ne kembe. Bile dhe La Sapienza mund te hapi nje stan. 

dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

lol, e per cfare duhen dijet e thelluara ne mardhenjet nderkombetare ne Rreshen? Me mire te kishte studjuar ne universitetin bujqesor ne Kamez, ti jepte mesim edhe doktor profesor Mziu nga Komza. Nejse, i shoqi me kom ne toke. Studjon ne universitetin bujqesor te Komzes.

e ke gabim. 'martese' me e goditur qe mund te behet, kjo e fshatit te Rreshenit & eksperienca e La Sapienza-s.

Megjithmen kush i hedh trute e gomarit ketyre per mardhenie nderkombetare. Maksimumi ndonje sekretare ministri do benesh, ta pakten ata s'i kane te grisme ... 

vetem 10 % nuk i kane te grisme   pjesa tjeter te grisme ,   ose    ne grisje e siper ! Nga infomacionet   ne qarkullim thuhet se gjendja  ekonomike mardheniet ne pune dhe punisimi eshte edhe me keq se ne 1997  pra akoma Shqiperia mbetet nje vend i pershtatshem per skema piramidale  !!  

 , eshte forcu si gjithmone, pushteti dhe eshte dobsu si gjithmone shteti  ,  

  duhet te ndodh e kundra por sic shihet pushteti eshte me i forte se shteti,  keshtu fakti eshte se e gjitha politika dhe administrimi i shtetit eshte ne duart e atyre politikaneve qe vegjetojne ne politike prej shume vitesh edhe pse ne rekordet e tyre figurojne deshtime pas deshtimeve,  mund te them nje shifer te perafert se 80% e politikaneve ja te gjithe te konsumuar, qe perserisin veten e tyre me vite e vite te tera,

 po keshtu ne kete gjendje te mjeruar eshte edhe media, edhe televizionet private dhe shteterore ,  edhe analistet   ,   jane shumica figura te konsumuara ,,  disqe te vjetra ,  pa krijimtari dhe te pa updejtur , qe nuk kane ndryshuar me vite  dhe nuk ndryshojne  me sokola, me fejzira, me cimra, me rakipra, e hu ha ...keta vetem sa ndrojne kostumet, po t shikosh lajmet dhe televizionet, te njetat probleme dhe te njetat trajtime degjohen shpesh ,, po asnje ndryshim nuk vihet re, vetem disa te rinje dhe disa kokra perpiqen te ndryshojne dicka te japin mesazhe por kjo nuk eshte e mjaftueshme ... 

 

Merpo ministrave a perqark u qafsh hallin i kane firmato, per ate pune. Hareme kane qerratallaret ... 

shume mire ka bere!   u ka dhene edhe nje shuplake atyre qe vuajne nga deftesomania!

ky eshte edhe nje shembull i mire per te ridimensionuar marredhenien shkolle-prodhim. ne shqiperi eshte e mbivleresuar deftesa e shkolles.   shkolla nuk i jep me shume se 10%  suksesit te njeriut ne jete.

para 90-s ka qene me shume per status shoqeror,sepse gjithcka ishte shteterore, ndersa sot eshte puna ajo qe jep mundesi . bujqesia,dhe sidomos ajo natyrale kane per te qene sekjtore fitimprures, sepse bota eshte zmadhuar shume.

nuk e kuptoj perse gjithmone  ne shqiperi te dish ndonje gjuhe te huaj konsiderohet ndonje gje e madhe!  nivel i larte kupton mua tinesmiley!       sic duket kete e kane nuhatur politikanet dhe gazetaret qe i mbushin me greko-latinizmasmiley fjalite e tyre.

kot nuk e mbante edhe skenderbeu dhine ne perkrenaresmiley

 

 

 

 

 

 

 

 problemi ne shqiperi eshte se shqiptaret ne pergjithsi nuk jane modest jane dhe shume fodull njeriu nuk vlersohet nga nje titull diplome por nga experienca , ne keto 25 vjet experienca e politikaneve te pakten,  te themi per keta qe i njohim eshte e deshtume, !!

 c kuptim ka titulli, doktor profesor, , master ne jurisprudence , matematik ,zotrimi 6 gjuhve te huja ?!!!!   smiley

te ishte se varej puna nga politikanet do dihej prej kohesh. 

po nga pordhet e medhaja u grisen edhe breketsmiley

arrogante ne shqiperi ndaj njeri-tjetrit dhe pula te lodhura sa kalojne kufirin!

 te grisme por te bardha dhe te hekurosura smiley

Kjo eshte nje histori shume e trishtuar. 

Edhe aq kot nuku jane.dikush u be zv minister me nje diplome te tille smiley

zevendesminister eshte post provizor. dhe me mire me qene i pari fshatit sesa i dyti i qytetit, thote poplli.

me kecat nuk varesh prej asnje njeriu ne bote. edhe bomba atomike te bjere, t'i mbetesh gjalle. ushqimin e ke te siguruar sido te behet.

...Veç ksaj gjithkush prej nesh kërkon të komandojë. Pouqueville, Konsulli i përgjithshëm i Napolonit pranë Ali Pashës Tepelenës gjat 10-12 vjetëve, njeri shkencar e studioz, thotë: Shqiptari kërkon të komandojë; në qoftë se nuk i del në fshatin e tij, atëher aj ikën nga syt këmbët në imperatorín pa fund të Osmanllive dhe shumë herë atje ja mbrrin qëllimit. Por në qoft se edhe atje nuk ja del dot, atëherë blen me paratë e kursyera një kope me dhij e komandon ato. - See more at: http://gazetadielli.com/rreth-shkaqeve-t...

me te drejte e ka thene. me dhite shqiptari kerkon LIRINE. mos kete njeri mbi koke. pranej do te jete dhe SHEF, te jete i pari, mos kete njeri tjeter mbi koke, se keshtu humbet lirine. je i var nga tjetri, eprori.

kete e thashe edhe une me lart. por ty pukvilli ta mbush mendjen, si i huj qe eshte te duket me i zgjut.

per te mos thene, qe (mesa duket) nuk kupton se çfare thote ai. te duket sikur po na shan. jo vetem ty ne fakt por shumices se "analisteve" u duken si ulje, observimet e te huajve. 

nuk me duket domosdosshmerisht gjo e keqe.

 

esh çik si anapolla kjo pune qe barinjte bejn politiken dhe kjo ruan delet, po hajt moo..

 

se qesh tuj harru, fat te mbare e iu plotesofshin deshirat. (kshu thuhet?)

Fiqo u ka zene bytha rehat lokaleve e u pelqejne drekerat e darkerat, ku i vete mendja ketyre te kthehen me si cobener e te nxjerrin uje nga pusi, kane gjetur ameriken besoj dhe me mire se ajo amerika jote...

Amerika esh si shpirt o xhan smiley

 

Athere ca m... do t'i boj z. Trump?smiley

z.Trump do ta ndaje edhe me ne te tjeret.

 

Dihet mo qe dashnia s'ka sy. Nejse qe do 10hena m'gallate kjo osht e sigurt. 

E pse qenka histori shume e trishtuar aman se na habitet ..

Kjo vajza shume mire mund te kishte qendruar ne Itali si shume e shume studente te tjere shqiptare qe kane bere dokumentat dhe e kane kaluar lejen e qendrimit ,nga leje qendrimi per shkolle ne ate per pune . Ne qytetin ku jetoj une ka plote te tille ,bile dhe vajza nje zevendesministri(shet akullore ne nje dyqan).Vajze e vetme dhe vajze shume e mire .Nuk i pelqen te kthehet ...Dhe kjo vajza ka bere zgjedhjen e saj si te gjithe ne ..Sa e sa studente ne bote punojne kamariere e pune nga me te ndryshmet per te kryer studimet ? Gjithashtu dhe kur i mbarojne nuk eshte e thene qe fillojne pune shpejt e shpejt per ate qe kane kryer ..Dikush per te jetuar, dikush per per diçka me shume si nje rroge, dikush per nje pasion hapin bisneset e tyre te ndryshme .Nuk keni degjuar qe filan pasanik bleu toke e merret me vreshtari e verera ,filan vip ka hapur nje restorant per pasion etjetj .

Kjo vajza e ka pasur dhe me te lehte mqs eshte dhe nga kjo zone .

Vajzes bravo i qofte qe eshte e zonja ka mbaruar shkollen jashte me sakrifica, pa i blere dipllomat siç ndodh ne Shqiperi ,eshte punetore nuk hap shalet poshte e lart me ato bark derrat e veshllapushet   me koke me cepa qe i kemi me shumice ne çdo zyre te administrates sone te dashur .

Sa vdesin disa per pune ne shtet ...vetem ne komunizem kur mbaroje fakultetin kishte emerime...qe te degdisnin ku ti donte qefi ..sa e sa djem e vajza ngelen beqare neper fshaterat e humbura te veriut e jugut nga i kishin emeruar ..o moren ndonje katundare e jetuan te lumtuar andej duke ardhur nje here ne vit per te takuar familjaret (se donte dy dite rruge ,plus veshtiresive ekonomike )

Te marrin shembull edhe te tjerat e mos te shkojne neper Shukrira per nje vend  t'majr pune ..

Nuku  jetohet vetem duke i rene vrimes ,as nga  qielli nuku vjen gje thone smiley

 

me vrimen jetohet me lehtesisht. s'ka nevoje me u djersit, ben here pas here nga nje ahhh, ahhh, fallc dhe aq.

Tashti, te mos i ngaterrojme mollet me dardhet, thoshte nje zysha ime. Nuk eshte i njejte investimi (ekonomik, emocional) qe ben nje shqiptare qe shkon te shkollohet ne Itali, me nje italiane qe e ben ate ne vendin e vet. Besoj mund te biem dakort per kaq gje. 

Sidoqofte, mbasi mbaron shkollen dhe vendos te kthehet e te punoje ne vendin e saj (investimi i dyte), vajza meson qe nuk mund te vere ne pune cfare ka mesuar, dhe i kthehet nje zgjidhjeje tjeter, per te cilen ndoshta s'do t'i ishte dashur te merrte rruget e te derdhte djersen per te mesuar "gjer ne Allemanje". Kjo eshte njera ane.

Ana tjeter eshte qe vendit qe dikur i iku nje individ, ky iu kthye mbrapsht i shkolluar, shkollim per te cilin vendi nuk harxhoi asnje dyshke. Dhe vendi, ne vend se ta shfrytezonte kete mundesi (vajza s'donte as te punonte ne Tirane jo, qe te thoshim qe fundja atje ka superoferte te shkolluarish ne Itali), e ben ate objekt perzgjedhjesh partiake. Keshtu, fshati e gjen veten me nje fermere te shkolluar ne Itali, dhe nje punonjese komune a drejtoreshe shkolle pa arsim te larte, ne skenarin me te keq, me arsim te dyshimte ne skenarin normal, dhe te arsimuar ne nje nga universitetet kaq te perfolura shqiptare ne rastin me te mire.

Cfare do te ishte nje zgjedhje normale per nje italiane te shkolluar ne nje nga universitetet atje, por qe vendos ta lere te flere diplomen e t'i kushtohet nje aktiviteti tjeter, kur vjen puna per nje vend si Shqiperia kthehet ne nje humbje mundesish. Kjo mua me duket e trishtuar. Dikush mund t'i vere nje emer tjeter.

njeriut i nderrojne idete, me kalim te kohes. nuk eshte jeta matematike (llogari me fitu) per te gjithe. 

vete italianet e francezet, etj, po i kthehen fushave dhe maleve (dikush e postoi kete FAKT me lart).

nuk eshte pra budallik, por ndoshta zgjuarsi. koha do ta tregoje me shoqet e saja qe zgjodhen zyren, se kush perfitoi nga zgjedhja qe bene.

por ajo vajze nuk ka humbur gje se u kthye ne ambientin e saj natyral. aty ku ka lind ajo vete dhe te paret e saj.

Po si s'ka humb gje, o kompetent i leshit!

ka humb gjithe ate investim qe beri ne arsim, humbi kohen dhe parate e shpenzuara per ate qellim, me e pakta. 

patjeter qe EDHE fitoi nga ajo kohe po ashtu.

ne nje video ne Youtube (lidhja eshte postuar me siper nga dikush) tek emisioni qe e kishin ftuar te fliste, ishte me e veshur mire (me më elegance) sesa komentatorja e emisionit. 

kete e fitoi prej italise psh. s'jane pra vite te ikura kot. ka pa bote tani. e ka me te zgjeruar botekuptimin.

humbi vetem lek. por leket s'jane asgje, veçse leter qe zhvlersohet me kalim te kohes vetvetiu.

oooooo zar!

po si mer fitoi sepse paska qene vesh me mire se ajo vajza qe drejton emisionin? dmth humbi minimumi 4 vite shkolle dhe pare te investume ne arsim, pa llogarit endrren qe ka pas derisa i ka hy, po fitoi faktin se ne emision ty te eshte dukur e veshme me mire se ajo qe drejton emisionin?
Po kush eshte ajo mut toke qe rrit azgane si ty qe njehere nxjerr paren si standard te suksesit dhe heren tjeter nxjerr fustanin? me ca dreq plehu kimik e kane plehruar ate toke qe t'ka ushqyer ty?

me ate koke katnari qe ke ti, nuk ke sesi me kupton.

te kuptoje se çfare une them do ta kishe ndryshuar pamjen edhe ti, prej kohesh. ke ngel druvari qe ishe. ne pamje por edhe mendim. je njeri ordiner.

hajt nashti çao !

Po kush eshte ajo mut toke qe rrit azgane si ty...

shqiperia kush tjeter.atdheu yne eshte vendi I thesareve -thoshte dulla ne vakt te vet smiley

Bravo studentes per idene dhe biznesin fitimprures.Te kesh 10-15 dhi race ne ate zone,konsiderohesh si pimp smiley 

Kushedi sa e kane oren ato dhi te shkreta smiley

Njiheni ju agroturistet per ate shprehjen pse ta maresh dhine ne shpi kur Rigerta dhe Nardi shesin djath dhie. 

Ju prifte e mbara. Kjo e fundit zakonisht i prin ata qe punojne. 

Rastesisht sot degjoja nje raport ne APM mbi muzeun e shpikjeve te zyres se patentave. Ka mbi 4000 mini-modele (te koleksionuara nga pasunaret Rothcajld, pasi nje shekull perpara zyra i nxori ne shitje pasi nuk kish me vend), qe dikur ishin te detyrueshme te servireshin bashke me vizatimet. Keto mendohet te jene vetem nje perqindje fare e vogel e modeleve qe i jane derguar zyres se patentave qe nga koha e hapjes se saj. Ne nje fare menyre jane fara e revolucionit industrial amerikan. 

Llafin e kisha te iniciativa e lire; deshira per te punuar e prodhuar. 

Ne ket rast humbja eshte e shtetit si aparat; por fitimi patjeter i shoqerise. 

Bame, keto te evropes turivarjen si tipar te karakterit mund ta kene prej shkakut te hapesires ku jetojne, e tille eshte struktura e hapesires evrope. Egziston nje korrelacion mes te dyve.

Ne ketej nuk para qajme shume mbi shancet, te humbur apo jo. If you are given lemons you made lemonade. 

Llafin ti e kishe hidh te hedhim, jemi qe jemi.

Keto jane zgjedhje individuale, qe s'duan shume gjithollogji nga prapa. Secili vendos me koken e tij per vete e per familje e nuk eshte se i rruhet shume nga do anoj: nga shteti apo shoqeria. Ne rastin konkret dhe pak ekstrem, ne fakt, keshtu qe hiq " ju vaft mbare" te tjerat jane pordhe me rigon, te tuat e te nje dore te mire ketu me siper.

se mo na afendohesh ore!

Nuk me ngel hatri qe nuk paske kuptu nje mut nga ajo qe kam theme. Me ngel qe ske lene nje adres a nje emial ketu qe ti ckoqisim opinionet e mendimet perpara se ti hedhim ne peshk, te jemi ne unison them. 

Kam, kam, po s'ta dergoj se kshu me dukesh dobiç i madh e na dergon nonje virus.

 

Nejse: Me dhi e bageti, s'ka iniciative te lire. Degjo mua qe kam kopè. Na u qi kocka, as pushime, as viaxho. Ngrihu 12 muaj vitit e numuro sa koke jane.

Edhe per te q**re u meruam. Atyre gerxheve e koken nga tufa se mos na bje ujku.

I doli llafi Xhaxhit thuaj, qepjuni kodrave e gerxhve tha. Po dhite sikur s'i zuri ne goje, epo klasik burri i botes do linte dhe ca detaje per masen. 

Ore iFiqo mos ka ndermend dhe z. Trump te na coj me dhi, kur thote great again. Si bicim kthim ne origjine dmth. 

Kot i bje nqafe dhe ti Tirone se z.Trump esh shum rob shum pozitiv, me sportivitet dhe me bonsens.

 

Ka per ta pru Ameriken ne binarë. Pikerisht ju qi e shani e jeni bo tym qi i kaloi eliminatoret e doni mo shum smiley. Keni nji si dashuri te mçefet, nji si zjerm, ju tradhto tymi smiley

iFiqo qe do na japi ate te vetin e di une, po gjuhet e kqija thone e ka te vogel, dmth s'del per te gjithe, po ju te dashurumit keni prioritet. Qe na e futi Enveri s'kemi faj, dhe piramidat ec mo se aq dishim, po z. Trump? Icik si ajo barcaleta me ari, thuj te drejten tha, te osht lezetu "riti." 

PS. Prit kur ta fusi m'binare Partia dhe z. Trump. Si thote dhe vete, do ta boj presidential. Per te miren e Amerikes ka per te thone. Osht cirak ne ket zanot ...smiley

E ardhmja Shqiperise eshte te bujqesia, blegtoria dhe turizmi. Mjaft me me diploma juridiku, historie, gjeografie etj. Edhe ne Gjermani (e Europe) me shume i kerkuar eshte hidrauliku e fermeri se avokati apo linguisti.

...Ballabani i dergoi Skenderbeut mjaft dhurata te cmuara. Ne shkembim, Skenderbeu i dergoi Ballaban Pashes nje trajse dhe nje kerrabe. Mesazhi ishte i qarte: ME MIRE BARI NE MALET E SHQIPERISE, SE SA GJENERAL NE DHE TE HUAJ!

Bari, po ti ke ndonje tufe dhënsh, vlla ? apo nicku eshte rastesi ?.smiley

meqe ra llafi, bairu/ çobani, eshte figura me qendrore ne folkun shqiptar, ne te gjitha trevat ! kurkujt nuk i jane thurrur kenge dashurie nga populli  aq shume, sa ç'i kane kenduar çobanit..

sipas folkut pra, bariu na rezulton  si nje  Kasanova, apo nje Don Zhuan shqiptar..  ose e thene ndryshe: Evropi kishte Don Zhuanë, ne kishim çobanë !.smiley

Belul, ne vlore kur ndonjera kish dashnor, thoshin e ka cobanin kjo smiley

.

Vetem per Rigerten smiley

Heeej ,kam rrit shtatin 
nder keto male 
bashk' me qingja e me dele 
dhe bylbyla nder zabele 
mbas kumones loje e gezime 
si shqiponja ime 

o dridhet mali ,çka u ba ?
o një baresh' prej nesh u nda...

https://www.youtube.com/watch?v=5ZCSQlnFU7s

Kjo histori, asht rrefyer ne media 3-4 vite me pare, ne "Pasdite ne Top Channel" dhe s'e di pse i jane kthyer edhe njehere. Mire qe ju kthyen,po kesaj radhe po ka dhe shume buje. 

Kane ba "la sapienzna" de more de,si lum ti popull qe me zi na ke...dhe nuku na i dijne vlerat.

Diplloma e shkolles te hedh ne treg dhe nese vlen, shterngo bythen dhe perballo tregun,perndryshe ruj dhite se aq e ke hapin.

Cudi si s'thote Partia, ja vendet e punes qe ju premtume. Shume modest jeni. Pse dhite kush i pruni? Rilindja se te qe per Saliun me riqebullin do maheshim. O me dhi o me Shukri, tha.smiley

Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

nuk kishte si te ndodhte ndryshe ...kur tregu i punesimit te diplomuve jashte diktohet nga kriminelet,breke grisur dhe militantet ne albanistan smiley

Ne fushaten e ardhshme, ne promocionin e pd-se do duhet te specifikohet dhe te shpallet mire qe ju si kriminele breket do i keni te reja, se ps-ja e fshehu kete fakt. shume keq.

Sikur te kishim ndonje foto te fermes se dhive, dmth te shifnim jo 500 po 100 dhi te pakten, te kesaj qe ka studiu ne Rome.

Po ti beje nje mundim, ik deri atje futja nje dreke, bej e ndonjecik pazar bio e varu poshte smiley

Besoj e gjen si vend smiley

Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta.

Po çer bio leshi mer. Te mbash 500 dhi duhet te kesh kullotat e Karaburunit, dmth pjesa qe i takon Dukatit fshat. smiley

 

Ja ku e ke.

Dhe qenkan si familje, duke perfshire edhe pleqte, njerez me elegante se shumica e atyre me te cilet do ti duhej kesaj te punonte ne Tirane.

Shiko se kjo puna e elegances ha diskutim, por nese ne diskutim do ishte dhe gjibi , si bari dhinjsh qe ka qene ne te ri te vet, do shkruante qe dhia eshte e veshtire te kultivohet per natyren qe ka. smiley

500 dhi jane shkaterimtare nese rriten bio si thote lungo, ndersa nese kultivohen nuk jane me dhi por lope te vogla, minilope dmth.

Se arithmetika thote qe nese per cdo dhi konsumohet 1 kg ushqim ne dite , duhen 500 kg per te gjitha ne dite. Nuk dalin llogarite nese numri eshte vertet 500 dhi.

Te sjellesh kete rast si model pozitiv eshte mysybet. Ky nuk eshte model suksesi dhe as sfide. Ky eshte nje version i filmit Plage te vjetra, ku Naimi shkon ne Rubik si inxhinier gjeolog ndersa Vëra shkon nga kirurge ne infermiere ne nje fshat afer Rubikut te Reshenit.

Ose me konkretisht eshte si rasti i Mirela Bogdanit qe nga kandidate per deputete e laburisteve ne Angli, bile ne Londer, perfundoi si kandidate e FRD-se se Bamirit per zonen e Bregut Tirane. smiley Dhe Mirela ishte Dr. me Oksorf jo me La Pazienza.

Mesazhi eshte mos studioni se eshte investim i kote. Dhite ju presin...

I morri me qafe Gjergj Bojaxhiu te gjithe me kete modelin e rritjes se dhive ne ferme. Po Gjergjit i pjell dhe mushka o xhan.

Po une kam dy pyetje per ty meqe me referove videon: nese zonjes i bejne nje oferte qe te drejtoje biblioteken e re qe do ngrihet ne Rubik ne vitet qe do vijne, a do i lere dhite e do jape kontribut ? Po femijeve si mendon se do u ndertoje te ardhmen ne ate vend?

Yyyy sa dhiii!

ballçekano, gjeje pse dhia e mban bishtin perpjete!

Po dhia qimen e nderron, po zakonin se harron o Zeqo!

Si i tha dhia deles ta pashe kur po kalonte lumin,qe mos i lagej bishti e ngre lart , delja i thote une ta shikoj perhere e nuk them gje.

Kam besim te plote qe keto dy njerez te perkushtuar dhe te pakompromentuar nga politika e paskrupullt do ta gjejne heret a vone rrugen e tyre dhe ate qe meritojne ne ate grope te zeze qe eshte ai vend. 

Nuk kuptoj ku qendron "sfida" ndaj politikes? C'faj ka politika qe vajza nuk gjente dot pune ne Rubik me nje diplome ne shkenca politike? Mua thjeshte ta them me vjen per te qesh.

 

Motra ime ka mbarur aty. 

I ka shkuar ndonjerit ne mendje se ndoshta rritja e dhive eshte biznes fitimprures dhe zonja nuk eshte per ti qare hallin.

Me ka shkuar mua, po duhen dhi malteze nga ato me veshe te zinj e te gjate, tip veshllapushe.

Bejne qumesht te mire, te kerkuar, me tretje te shpejte, se diametri i globuli t te kuq eshte me i vogel dhe acidet, si te themi yndyrore zinxhirshkurter, jane me te shumta se ne racat e tjera.

Gjithashtu, oligosakaridet dhe taurina jane ne sasi 4-5 ose 8-9 here me te madhe nga qumeshti lopes dhe jane shume te dobishem per sistemin imunitar.

prandaj, ke degjuar ti kur thone: ue, po pse neve Lopa na ka bere?

 

po ce dhiar qeke tine, qe na birbilos keshtu.

Rri o lungo se na u nxi jeta...qethu me shelega e topekeca!

Nder shkrimet me te dobeta te reporter.al. Fokusi ke politika, jo ke dy sipermarresit. 

Rasti i kesaj familje eshte nje histori suksesi per t'u admiruar. Per t'u admiruar guximi i tyre. Politika nuk eshte ajo qe i bere ata te deshtojne, ne fakt i bere te sukseshem qe te distancohen nga llumi. Oksidenti i ka bere te hapin syte, sepse ne fillim shkuan ne shkolle me nje drejtim qe menduan se do t'u ndihmoje per te bere karriere. Por ne fakt, oksidenti, i mundesoi ta shikojne realitetin ndryshe dhe t'ju jape shpreseper te bere dicka qe s'ka pse te kesh turp. 

Turpin ne si shqiptare e kemi te trasheguar si tipar nga komunizmi. Turp per te qene te varfer, me mindere, me sobe druri, me televizor iliria, me divane 8 mije lekeshe. 

Turp s'ka pse te kete me. 

Politika nuk eshte per naivet apo populistet. Politika eshte kurve ne cdo cep te kontinenteve te jesh. Kush ka stomak per ta gelltit e ben, kush nuk ka nuk e ben dot.  

Bejini nje favor vetes dhe ndiqeni vajzen te tregoje vete ngjarjen e saj.

8 min. video

15 min video

(Nga min. 5:35 dhe 8:20 - video e dyte, tregohen dhite e shumeperfolura, tregohet familja simpatike, si dhe konfirmohen te sharat e ngrena ketu)

 

 

ej o ballçekano, shiko sa i modh osht i i Modhismiley, ti ke thon i gjo t'modhe:

O po kapni ndonje dhi thuaj!

Ai ka thon per te njejten teme nje gje akoma me t'modhe qe plotson madheshtine tende:

O po kapni ndonje dhi thuaj, qe te provoni nderlidhjen e Zooteknikes me Zoofiline!

Po, ora tiku, e thame, prandaj lindi dhe shprehja e famshme:

uee, po pse neve Lopa na ka bere?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).