Sopranoja Ermonela Jaho nuk resht së sfiduari veten, me një kokëfortësi pozitive, plot vullnet dhe me forcën e sinqeritetin, që ajo i ka konsideruar ndër armët e saj më të rëndësishme në skenë, ia doli edhe kësaj here në Teatrin “Savoy” në Londër. Ajo fitoi “Çmimin e publikut” në Opera Awards 2016 dhe teksa interpretoi “Un Bel Di” nga opera “Madam Butterfly”, i krijoi një bust të ri këtij personazhi, duke arritur të zgjojë emocione të forta, të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut. Tregues i suksesit të Ermonelës është audienca e lartë ndërkombëtare, e rrallë kjo për një soprano të huaj, bashkë me kritikat pozitive ndaj personazheve që interpreton. Por, Ermonela Jaho, artistja e sakrificave të mëdha, ka bërë të ndihen krenarë dhe shqiptarët; vëllai i saj Fatos Joho ndan me ne emocionet e tij, ndërsa artistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si Ilir Kerni (drejtor i TKOB-së), Florian Vlashi (violinist), Gëzim Myshketa (bariton), Nikolin Gurakuqi (regjisor në opera) dhe Vaso Tole (muzikolog), vlerësojnë arritjen e saj.

Ilir Kerni: Vetëm koha do të tregojë kontributin që ka dhënë në TKOB 

Ilir Kerni është një ndër ata persona që e ka vlerësuar përherë kontributin e Jahos. Ai mendon se i takon çdo njeriu që të ndihet krenar dhe të bëhet pjesë e kësaj fitoreje, sidomos ata që e kanë votuar Ermonelën. “Përveçse është fat i madh që ne kemi një artist të pranueshëm të nivelit botëror, marrëdhënia ime me Ermonelën është tepër e veçantë, sepse ishte ajo që përqafoi e para dhe dha kontributin e saj çmuar, që nga fillimi dhe në vazhdim, për ta bërë TKOB-në dhe Ansamblin Popullor, shtëpinë e të gjithë artistëve të kudondodhur”. Sipas, tij vetëm koha do ta tregojë se çfarë shërbimi ka dhënë sopranoja, prandaj duhet t’i jemi mirënjohës.

Florian Vlashi: Rruga e Ermonelës ka brenda shumë punë

Violinisti i njohur, Florian Vlashi, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Spanjë ndau me ne vlerësimin e tij për artisten. “Fitimi i çmimit ndërkombëtar të operës nga Ermonela Jaho më gëzoi pamasë. Do isha gëzuar njësoj, si për çdo shqiptare që do ta fitonte dhe, aq më tepër kur është tërësisht i meritueshëm”. Sipas violinistit, Jaho artit të saj, i ka dedikuar jetën dhe kjo sakrificë ka shpagimin e vet. “Unë e njoh personalisht Ermonelën, ka qenë në shtëpinë time, kemi trokitur gotat, kemi shëtitur në breg të oqeanit, kemi luajtur bashkë në koncert dhe kemi ndarë preokupimet për profesionin. Jua them me gjithë sigurinë që rruga drejt majave e Ermonelës ka brenda shumë punë, sakrificë, devocion deri dhe mohimin e vetes”. Po ashtu, Vlashi uroi publikun shqiptar dhe institucionet e vendit për mbështetjen që i kanë dhënë artistes. “Nuk duhet të harrojmë se ka dhe me dhjetëra e dhjetëra artistë të tjerë në Shqipëri me talent e punë të pazhurmë, por që jeta nuk i ka favorizuar. Ndoshta këta artistë kanë nevojë për dyfishin e mbështetjes. Jam shumë i gëzuar. Humbëm një “europian”, por fituam një “botëror””, përfundon Vlashi.

Gëzim Myshketa: Është mburrje e një kombi

Baritoni, Gëzim Myshketa, i cili ka fatin që të bashkëpunojë në skenë herë pas here më Jahon, e konsideron një mrekulli vlerësimin që i është bërë sopranos shqiptare. “Mishërim i edicionit dhe pasionit për artin, duke kaluar caqet e normales. Prandaj ndjehem i lumtur, sepse e kam motër shpirtërore dhe mesazhi i saj mëngjesin e së hënës (ora 3.00) më gëzoi pa masë!”. Sipas Myshketës, është nder e mburrje i një kombi, i cili ka akoma shpresë për të ecur përpara!

Nikolin Gurakuqi: Modeste dhe e përgatitur deri në palcë 

Regjisori Nikolin Gurakuqi e konsideron Ermonela Jahon model të këndimit të aktruar në operën e sotme. Sipas tij, ajo është shumë e kërkuar nga regjisorët se aktron në mënyrë moderne, këndon me një teknikë perfekte dhe nga njëri rol në tjetrin transformohet në mënyrë të admirueshme. “Unë kam bërë me të “Batterfly” dhe kam pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Modeste, e përgatitur deri në palcë me një mori cilësisht vokalisht skenike, ajo i bën provat me një cilësi të lartë serioziteti, dhe ushtrohet çdo ditë në disa disiplina, edhe sportive”. Ajo, vazhdon të thotë regjisori, është modeli i këngëtarit të sotëm aktor. Prandaj puna me të është gjithmonë kënaqësi e jashtëzakonshme, sepse të transmeton gjithmonë energji pozitive, dhe profesionalizëm të nivelit të lartë. “Bashkëpunimi me të është gjithmonë një shkollë për t’u pasur zili. Gjithnjë e kam pëlqyer këtë artiste të madhe shqiptare, që është një div e vërtetë e skenave botërore”. Për regjisorin, sopranoja ka arritur aty ku s’ka mundur të arrijë asnjë shqiptar apo shqiptare, prandaj është këngëtarja më e madhe shqiptare në historinë e operës shqiptare.

Fatos Jaho: Pas mesazhit të Ermonelës, u përqafuam mes lotëve, duke thirrur nga gëzimi

Vëllai i saj, Fatos Jaho rrëfen emocionet që ka përjetuar pasi mësoi për çmimin që u vlerësua Ermonela. “Sinqerisht ndihem i paaftë t'u përshkruaj me ç’ngarkesë emocionale filloi dita e diel në familjen tonë! Ishin emocione pozitive, që u shtuan me tepër kur Ermonela na telefonoi disa minuta para fillimit të ceremonisë dhe na premtoi se për çdo gjë do të na njoftonte në kohë. Pa kaluar më shumë se një orë, në telefonin tim erdhi mesazhi: E mora! Për një moment vështruam të hutuar njëri-tjetrin! Më pas shtëpia u bë si arenë stadiumi; u përqafuam mes lotëve, duke thirrur nga gëzimi!”. Ai tregon më tej se me Ermonelën arriti të komunikonte rreth orës 2.00 të mëngjesit. “Ndihej e lodhur, por e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që e kishin votuar, sidomos për bashkatdhetarët! Kishte fituar me diferencë të madhe votash të mbledhura nga gjithë bota! Personalisht mendoj se do të ndihesha i emocionuar për çdo shqiptar që do ta kishte marrë atë çmim, ndërsa për motrën... S'kam koment!”.

Ermonela Jaho: Kush i dedikon jetën pasionit është fitues

Sopranoja shqiptare ka dalë të jetë fituese e çmimit të madh operistik në “International Opera Aëards”, e cila kishte përballë figura të mëdha të operës, si Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Ëestbroek. Në një postim në rrjetet sociale, sopranoja Ermonela Jaho ka vlerësuar mbështetjen e madhe që i është dhënë gjatë votimit. “Dua të falënderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues. Ju dua të gjithëve!”, shkruan sopranoja e njohur.

Vaso Tole: Një këngëtare shqiptare, “e para ndër të barabartët”

Nisma e “International Opera Aëards”-2016 për të dhënë edhe një çmim të publikut krahas çmimeve për CD-në operistike, institucionin e operës me qasje më të mirë ndaj publikut, për korin e operës, dirigjentin, regjisorin, skenografin më të mirë, për zërin femëror dhe atë mashkullor më të spikatur, për produksionin e ri më të mirë dhe për kompaninë më të mirë të operës etj., solli përsëri në qendër të vëmendjes artin dhe artistët shqiptarë. Sopranoja Ermonela Jaho u nominua në kategorinë e çmimit “Readers Awards”, që në shqip mund ta përqasnim si “Çmimi i lexuesve” ose më mirë “Çmimi i publikut”. Kandidimi i saj mori një tjetër peshë, kur me të konkurruan, si të barabartë edhe artistë të tjerë shquar të niveleve botërore, si Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald finley, Juan Diego Florez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Ëestbroek. Kandidatura e këngëtares sonë iu është imponuar organizatorëve pikërisht prej publikut dhe jehonës pozitive të interpretimeve të saja gjithmonë e më të arrira, nga viti në vit, nëpër skenat e botës, si dhe atë të Shqipërisë, jehonë e cila është shumëfishuar nga artikujt pozitivë në mediet e specializuara dhe ato të përgjithshme, publikimet ne CD e DVD etj.

Sot ja ku jemi. Një këngëtare shqiptare përmes votës së publikut shpallet “Primus inter pares-e para ndër të barabartët” në këtë fushë. Kjo ishte një garë ku ne mundëm ta mbështesim atë, pasi në çmimet e tjera janë juritë që vendosin. Jam i sigurt se votat kanë qenë nga kudo ku admirohet arti i operës: në Evropë, Azi, Amerikë apo Australi. Por ajo është edhe këngëtarja jonë, e cila e ka vlerësuar skenën shqiptare, si tempullin e dhe shtëpinë e saj, megjithëse këndon kudo dhe gjithandej në botë.

Ajo na kujton se si kemi qenë dhe ku mund të mbërrijmë! Prandaj ajo e meritonte votimin tonë si artiste shqiptare, evropiane e botërore.
 

Ermonela Jaho (1974) lindi në Tiranë. Pas mbarimit të Konservatorit të Arteve në vitin 1993, merr një bursë studimi pranë Akademisë së Mantovës me Katia Riçiarelli, bashkëshortja e prezantuesit të njohur të spektaklit italian, Pippo Baudo. Ishte ftesa e asaj, pasi dëgjon personalisht zërin e sopranos.

Në dy vjet 1997-‘98, këndon në Ravena Don Pasquale, të Prokofiev në rolin e Madalenës. Kthehet në Akademinë Santa Cecilia të Romës për të interpretuar në veprën e Mozart Mesha e Kurorëzimit.

Më 1999-2000, interpreton në Bolonjë Mimi tek Bohema. Më pas këndon Brahms dhe Strauss në Rovereto. Debuton në Venecia me Sadko të Rimsky Korsakov, dhe Siroe të Haendel dhe Suzanën tek Dasma e Figaros. Në Festivalin e Ëexford-it debuton me Traviatën. Në vitin 2001, këndon Don Pasquale në Teatrin Staatsoper të Mynihut dhe më pas jep një recital në Bejrut. Merr pjesë në Festivalin e Pezaros dhe të Pergolezes në Milano. Këndon Semiramidën në Peru, Kapuletë e Montagë, dhe Safo sërish në Festivalin e Ëexford-it, më pas interpreton në Olimpiadën Çimaroza në Venecia etj.

4 Komente

Bravo Ermonela dhe suksese te metejshme!

"To play a wrong note is insignificant, to play without passion is inexcusable" Beethoven

Kush nuk ia dedikon jeten pasionit te tij nuk di c'eshte parajsa.

Thank you, Ermonela!! smiley

Thank you peshku! 

Per gazetaren, kaq e veshtire eshte me e gjet ate te shkrete "w"? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).