Ne nje shkrim te BIRN, tek reporter.al, njoftohet se Rezart Tacit i eshte sekuestruar nje shume prej 2 milione Eurosh dhe se ka nisur nje hetim per te e shoferin e tij ne Zvicer. Aferat per te cilat hetohet Taci ne Shqiperi jane kryesisht per mospagim taksash dhe mjeljen e Armos. 

"Policia e Shtetit njoftoi të hënën se ka vënë nën sekuestro 1.3 milionë dollarë llogari bankare të biznesmenit Rezart Taçi dhe se po vazhdon verifikimet në 16 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, sekuestrimi i llogarive të Taçit është urdhëruar nga Gjykata e Tiranës, pasi ndaj tij është ngritur akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Në janar të vitit 2016, prokuroria e Tiranës e akuzoi Rezart Taçin se në cilësinë e ish-administratorit të ARMO i shkaktoi shtetit 1 miliard lekë dëm në “mospagim të detyrimeve doganore”. Sipas këtij hetimi, gjatë 4 viteve të drejtimit të Taçit, në vitet 2009-2013, ARMO nuk ka paguar asnjë detyrim financiar ndaj drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bashkisë Ballsh dhe komunës Qendër, Mallakastër, për taksat vendore, si vendushtrimi i aktivitetit. [Reporter.al]

Rasti i ARMO-s eshte nje rast shembullor per vjedhjen e pasurive nentokesore dhe te politikave energjitike te mbrapshta. Kjo ndermarrje shteterore u privatizua per t'u cmontuar e vjedhur ne menyre sistematike. Por per mendimin tim, hajdutet e vertete nuk jane Tacrat, por jane disa zyra avokatie qe ne konflikt te paster interesi, perfaqesojne interesat e biznesit dhe njekohesisht ndertojne strategjite per energjine apo administrimin e pasurive nentokesore per qeverine. Jo pak here edhe me shtysat nga organizatat nderkombetare qe ofrojne financimin apo asistencen teknike.  

P.sh. Panama Papers nxjerrin dy adresa prej nga administroheshin llogarite offshore te disa firmave qe lidheshin me sipermarrje shqiptare. Njera nga keto adresa, "Str. Murat Toptani; Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania.", eshte vendosur si administratore e dy firmave te Islam Mulletit, i perfolur si njeriu i Berishes dhe personi pas privatizimit te sherbimit per markimin e naftes. 

Pyetja eshte se cila eshte kjo firme qe administron njekohesisht keto dy kompanite offshore? Kete pergjigje nuk e kemi marre as nga Birn, dhe as nga gazetat e tjera. Edhe pse do te mjaftonte t'i hidhje nje sy adreses dhe te analizoheshin firmat qe qendrojne aty. 

Ne te njejtin kat, po ne kete adrese ndodhet nje firme avokatie, e cila eshte marre pikerisht me politikat e naftes dhe privatizimin e Armos. Edhe pse ka pak qendra biznesi, nje zyre avokatie e tille eshte shume interesante qe ndodhet "rastesisht" ne te njejtat mjedise me firmat qe jane marre me privatizimet e sherbimeve ne sektorin e naftes dhe administrojne kompani offshore. 

Pervec kesaj, edhe pse Taci po hetohet, askush nuk heton fillesat e privatizimit. Se pikerisht aty ka filluar korrupsioni dhe problemi. Dhe kjo firma e avokatise qe eshte marre me privatizimin duhet bere pergjegjese. 

Zyra eshte likujduar sipas QKR, edhe pse eshte ende prezent ne internet dhe madje ne 2016 eshte blere hosti edhe per nje vit, deri ne 2017 (Hosti eshte blere nga DM-Consulting Service). Madje edhe Ambada Amerikane e cileson ende si zyre avokatie, ku sherbimet i pergjigjen rregullave te saj. 

Ja disa nga arritjet interesante te kesaj zyre avokatie me sipermarrje dhe tregti te falimentuara me vone qe jane perfolur me se shumti si afera korruptive.

1. CEZ - We advised in 2008 a global leader company in the bidding process for the privatization of the 76% of the shares of Albanian Power Distributor Operator, a subsidiary of Albanian Power Corporation.

2. ARMO - Together with Patton Boggs LLP  and KBC we advised the Albanian Government throughout the year-long process to privatize 85% of Albania’s national oil refining and wholesale company, ARMO sh.a. The Albanian Parliament ratified the Share Purchase Agreement, worth €128.75 million, on September 18, 2008.

3. Albpetrol - From 2010 Zaka & Kosta Attorneys at Law together with Patton Boggs LLP (Washington, DC – USA) is advising the Albanian Government throughout the process to privatize Albania’s national oil extracting company, Albpetrol sh.a. [Zaka & Kosta]

Aksioneret e firmes: Tefta Zaka (41%), Floran Pustina (20), Flonja Borici (29), Vangjel Kosta (10%). Nipt: K91509015N.

Tani, kush do te shkoje te shoh tek kati i dyte i kesaj godine qe eshte perballe Radio-Televizionit nese ka ndonje zyre tjeter pervec kesaj? 

 

8 Komente

Dhe kerkojne te vijne prape ne pushtet hajdutet me cizme te PD-se. 

dale o Kuazimod se jane vetem aludime e interpretime, jo fakte. 

Ne te njejtin kat, po ne kete adrese ndodhet nje firme avokatie, e cila eshte marre pikerisht me politikat e naftes dhe privatizimin e Armos. Edhe pse ka pak qendra biznesi, nje zyre avokatie e tille eshte shume interesante qe ndodhet "rastesisht" ne te njejtat mjedise me firmat qe jane marre me privatizimet e sherbimeve ne sektorin e naftes dhe administrojne kompani offshore. 

why does a dog lick himself, because he can

nashi keta shfrytezun te carat e sistemit sepse mundeshin, dhe do vijojne te tjere, kushdo qe te vije

Po mir more djema, keto regjistrimet nepermjet zyrave avokatore per te mos paguar shum taksa, i bejne edhe kompanite e medhaja kendej, se ne fund te fundit, ne emer te globalizmit, firma ka te drejte ta ngreje zyren qendrore ku deshiron ajo, ne Panama, Bahamas, Luksemburg. Ligjerisht nuk e ndalon dot. 

Ajo qe me habit mua ketu eshte, gjuetia e shtrigave ndaj kompanive shqiptare, ne vend qe te gjindet gjuha e perbashket me sipermarrsit shqiptare. Eh, ja dhjevsha racen, vetem 1 vit te isha kryeminister, qe te mesonin gomeret drejtues te qeverive shqiptare, se si drejtohet drejt suksesit nje ekonomi. 

Sigurisht ka arsye shume te forta qe ti S'JE kryeminister. Mendohu njehere...

jps, une jeten e time, e kam rregulluar, do te doja te rregulloja dhe jeten e atyre brenda atje,  nuk e kam qellim ne vetvehte te behem kryeminister. 

kush eshte hajvani thuaj

Adrian Fullani kerkon demshperblim me vlere 40 mln leke per demtimin psikologjik te shkaktuar per shkak te arrestimit ne Shtator 2014 !

Te rrofsha pallen o shtet zgjebs. Mbasi i vodhen ene breket e bythes asaj turme, " je qe je lakuriq " a ta rras ene i tegel nga mrapa ... 

Shifni se mos iu gervishi njeri fuoristraden, se aty nuk ma mo uje pilafi... FUCK !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).