Në vitin 2001 kam votuar për herë të dytë dhe të fundit një nga partitë e koalicionit të udhëhequr nga PSja. Ndonëse isha i zhgënjyer nga korrupsioni dhe mashtrimet e Nanos, Metës, Ramës & Co; nga mënyra se si po degjeneronin mediet, nga fakti se prej premtimit për meritokraci kaluam në regjimin që Dritëro Agolli e cilësoi asokohe “shkërthatokraci”, aplikova, megjithatë, logjikën e së keqes më të vogël.

Sigurisht, kombinuar kjo me shpresën, që ende e ushqeja, se nga presioni i votuesit, zgjedhje pas zgjedhjesh, këto parti do të bëheshin gjithnjë e më pak të këqija; d.m.th., gjithnjë e më të mira.

Për të mbështetur zgjedhjen time, ndër të tjera, tregova një histori që më kishte rrëfyer një miku im i burgut, Romi. Po e përsëris pas pesëmbëdhjetë vjetësh pasi më është kujtuar shumë kohët e fundit.

Romi – emri i gjatë i të cilit ishte Romeo – në rini, përpara se të binte në burg politik, kishte ushtruar për ca kohë profesionin e hajdutit të xhepave. Ndër historitë e tij të asaj kohe më kishte treguar se, kur vidhte xhepat, kishte një parim: “Mos e shih kurrë viktimën!”. “Ç’do të thotë kjo?" – e kisha pyetur.  “Sepse – më kishte thënë – po e pe viktimën, të cilit i ke vjedhur kuletën, se si qan, të këputet shpirti dhe nuk e vazhdon më dot profesionin”.

Duke krahasuar çfarë kishte ndodhur gjatë rënies së piramidave nën udhëheqjen e Sali Berishës me vjedhjet e Fatos Nanos, Ilir Metës, Edi Ramës & Co në atë kohë, argumenti im elektoral, i bazuar në historinë e Romit, ishte se ata të PD-së, me në krye Saliun, jo vetëm që na kishin vjedhur, por edhe na kishin rrahur, kurse për socialistët shkërdhatokratë, të shkretët, thosha se janë një e keqe më e vogël: të vjedhin, por nuk të shohin në sy.

* * *

Kanë kaluar shumë vite që atëherë. Shpresat se e keqja më e vogël do të vinte duke u bërë gjithnjë e më e vogël, si rezultat i garës për t’i shërbyer sa më mirë publikut, kanë përfunduar me kohë në koshin e shpresave të fikura.

Thellimi në krim dhe lufta e egër për pushtet/para me çdo mjet, në rreth vicioz, e kanë çuar të keqen në politikë në humnera gjithnjë e më të thella. Ama, pas kaq vitesh rënieje, me këta rilindësit them se jemi përpara një humnere të re. Këta po tregojnë dita-ditës se janë një mutacion i ri i racës së politikanëve tanë që vjen edhe si ndryshim brezash.

Duke përdorur historinë e Romit - do të thosha se jemi përpara një race të re hajdutësh: nga ata që pasi të vjedhin, jo vetëm të shohin në sy pa iu dridhur qerpiku, por, po u ankove, me paturpësinë më të madhe fillojnë të të tallin e përqeshin duke të thënë: je qorr, je budalla që nuk e sheh se ne po t’i mbushim, s’po t’i zbrazim xhepat. Nëse ti qan, ata gajasen edhe më; nëse, i revoltuar, ngulmon t’u japësh prova se xhepat e tu po boshatisen, të fusin edhe ndonjë të rrahur jo vetëm me policët e shtetit, por edhe me policinë private të bashkëhajdutëve të tyre.

Vërtet që nga pikëpamja e përdorimit të dhunës nuk kanë arritur ende Berishën e viteve ‘91-‘97, por provat e dhunës i kanë bërë. Dhe më e lezetshmja është se dhunën e përdorin zakonisht në rastet kur e kanë shkelur ligjin vetë dhe me të dobëtit. Shikoni historinë e rrahjes së protestuesve te Parku i Liqenit.

Shkurt, me dhunë, pa dhunë ka shumë njerëz që të thonë se rilindasit, veçanërisht pasi morën edhe Bashkinë e Tiranës me Veliajn, po shfaqen si raca më bastarde e politikanëve që ka nxjerrë Shqipëria këta 25 vjet.

Them “me dhunë pa dhunë” pasi, kur u përmend dhunën e Berishës së parë, ata të thonë se dhuna asokohe, gjithsesi, tregonte se ti ekzistoje, kurse vjedhja sy ndër sy dhe pastaj tallja dhe përqeshja e mosçarja kokë për çka thua, janë edhe më poshtëruese. Shkaqet që kanë sjellë te dalja në krye e kësaj race janë komplekse.

Sigurisht kanë lidhje me degjenerimin e një sistemi ekonomik të bazuar mbi krimin, që çoi deri në futjen e kriminelëve në Parlament dhe në shumë bashki të Shqipërisë, me mungesën e shkollimit të rinisë, me varfërimin dhe degradimin e burimeve intelektuale e morale në vend për shkak të ikjes, me nevojën e mashtrimit të perëndimorëve, duke e ngritur në nivele më të larta gjuhën e dyfishtë, por, pa dyshim, kanë të bëjnë edhe me llojin e njeriut që i ka dalë për zot kësaj situate.

E kam fjalën për modelet në krye, një kryemashtrues dhe kryegënjeshtar si Edi Rama që ka prodhuar klonimet e tij të tipit Veliaj, Tahiri, Balla, që nuk u bën syri tërr të ta japin ta hash me zor sapunin për djathë, të të bëjnë qorr e budalla po s’e hëngre, të bindur se gënjeshtra dhe mashtrimi sy për sy janë rruga e sigurt e suksesit, pasi askush nuk ua ka treguar vendin ende.

Vështroni rastin e fundit të “Escobarit” të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë. Shikoni se si tallen pasi u është zbuluar se kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në zyrat e shtetit një aparat përgjimi të qytetarëve.

Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë provën finale se deputeti i tyre Kokëdhima ka marrë një numër të pafundëm tenderësh në kundërshtim me ligjin, akuzojnë drejtësinë, në vend se të kërkojnë procedimin penal.

Shikoni se si as nuk u zverdhet as nuk u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani.

Shikoni se si, pasi ta marrin votën duke premtuar zero ndërtime për Tiranën, deklarojnë se qyteti do të zhvillohet në densitet dhe planifikojnë të ndërtojnë kulla të reja brenda qytetit e kur u thua: “Ç’është ky stadium me kullë?!” të përgjigjen: merr vota ta bësh ndryshe. Nuk kanë fund mashtrimet e tyre në këta tre vjet.

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i atyre që të thonë se s’ka kuptim t’i vësh më në një kandar me PD-në dhe LSI-në, si pjesë e të njëjtit sistem, pasi këta, përveç të këqijave të sistemit, shtojnë edhe paturpësinë e arrogancës dhe arrogancën e paturpësisë me të cilën kërkojnë të na i imponojnë vjedhjet dhe mashtrimet e tyre si e vërteta e fundit, si ekspertiza e ekspertizës, si shembulli se si bëhen gjërat edhe në Europë.

Ka nga ata zëmergjerë që thonë, megjithatë, se do t’ua falnim edhe këto sikur të ngrinin ekonominë, por edhe këtë po e çojnë në pikiatë. Sipas meje, nuk janë pa lidhje arroganca në imponimin e gënjeshtrës me çuarjen në pikiatë të ekonomisë, sepse ato nxisin njëra-tjetrën. Shkurt, rilindasit po i kalojnë limitet e vënies në provë të durimit tonë.

Gjithnjë e më shumë ata po na sjellin ndërmend fjalën e urtë, por ndjellakeqe: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”, apo atë edhe më ndjellakeqe të bashkimit të të gjitha qelbësirave kundër tyre. Personalisht nuk më bën zemra t’i këndoj këto këngë, ashtu siç nuk ma ka bërë zemra t’i këndoja edhe tre vjet më parë.

Por, ama, problemi për t’u zgjidhur po bëhet gjithnjë e më akut: si të shpëtojmë nga këta lloj kafshësh që po na çmerisin përditë e më shumë, pa risjellë në pushtet Sali Berishën dhe pa fuqizuar edhe më Ilir Metën, që paradoksalisht janë mbështetja më e fortë e pushtetit të tyre?

Duket një ekuacion i pamundur për t’u zgjidhur në një kohë të shkurtër, ndërkohë që koha nuk pret, sepse një mandat më shumë me këta do të na çojë në situata krejtësisht të paparashikueshme.

Por duhet zgjidhur sa nuk është vonë. Dhe, për mua, e vetmja rrugë është bashkimi i të gjitha forcave që i refuzojnë këto banda deri në atë pikë sa të formojnë një masë kritike e cila, edhe nëse nuk arrin të marrë pushtetin, të bëhet sa më parë aq e fuqishme sa të imponojë ndryshime rrënjësore edhe brenda vetë këtyre bandave.

Përndryshe, pas dhjetë vjetësh, historinë e Romit do ta tregoj për të përshkruar evolucionin e rilindasve nga një racë që të sheh në sy e të përqesh pasi të vjedh, në një racë që të nxjerr sytë dhe pastaj të vjedh.

(Panorama)

29 Komente

E sheh pra Toso , druni Sales nuk paska qene kaq i keq , shih Meron , si llokum eshte .

 ....kurse për socialistët shkërdhatokratë, të shkretët, thosha se janë një e keqe më e vogël: të vjedhin, por nuk të shohin në sy.

 

...ky e dinte qe keta shkerdhatokratet socialiste do vidhnin por jo kaq shume smiley 

E kam fjalën për modelet në krye, një kryemashtrues dhe kryegënjeshtar si Edi Rama që ka prodhuar klonimet e tij të tipit Veliaj, Tahiri, Balla, që nuk u bën syri tërr të ta japin ta hash me zor sapunin për djathë, të të bëjnë qorr e budalla po s’e hëngre, të bindur se gënjeshtra dhe mashtrimi sy për sy janë rruga e sigurt e suksesit, pasi askush nuk ua ka treguar vendin ende.

 

Analiza e situates sh e sakte.

Pyetje per Lubonjen:

cilat 'forca' qe refuzojne bandat ka parasysh dhe fton te bashkohen per te krijuar mase kritike?

 

 

forca loqka ime!

 

nese ka ndonje ndryshim mes rilindjes e te meparshmeve, sepse ne nivel ideologjik e programor nuk kane asnje, eshte fakti qe sot behen me pak zullume poshte te njerzit e thjeshte, zullumi eshte korporatizuar, legalizuar, privatizuar, rilindasit hane vetem per vete dmth, trend normal i cdo vendi qe ka ndjekur rrugen tone. Ne kohen e meparshme blihej vota e kujtdo me therrime, derisa filluan te mbaronin therrimet, dicka me e rrezikshme, dhe jo pak here, por 2 here ky vend ka qene ne prag kolapsi me Pd.

E ka ul nivelin e stekes Ljuboja, analize kafenesh

Si rregull nje rilindje qe te gjykohet duhet ta kete ciklin minimumi 8 vjetsmiley

Welcome to "CMENDURI SHQIPTARE ME DYER TE HAPURA PER TE GJITHE"

PERFAQESOHEMI NGA GANGOT.DEKRIMINALIZIMI NXJERR NE PAH DEPUTETE DHE MINISTRA

Duke degjuar kroniken e pare te edicionit qendror te lajmeve ne pasditen e se premtes ne Top Channel nuk mund te mos permbash deshperimin , zhgenjimin , zemerimin. Me shume te drejte titulli i kronikes -Pefaqesohemi nga gangot. Lista e tyre nuk kishte te mbaruar. Depute, ministra , kryebashkiake. Ku po shkojme? Perse i zgjedhim te na perfaqesojne? Pse? Mbaruan shqiptaret e ndershem?!

Veprat penale të politikanëve shqiptarë janë të larmishme. Ato variojnë nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit deri tek armëmbajtja, rrahja, aksidentet e sjelljet e pahijshme në publik.

Kështu, për herë të parë shfaqet emri i një deputeti demokrat. Mhill Fufi i Laçit është ndaluar 3 herë, 1 herë për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe 2 herë në periudhën 2000-2001 për shfrytëzim prostitucioni. Çështjet janë pushuar nga prokuroria.

Armando Prenga, tashmë i pavarur, është në ndjekje penale për kanosje dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen e shtatorit 2015.

Deputeti Tom Doshi rezulton me dënimin më të vjetër. Në 1990 është dënuar me 1 vit burg për sjellje të padenjë, në bazë të kodit penal të kohës së diktaturës.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është dënuar në 1994 me 5 muaj burg për dhënie vendimi të padrejtë, vepër më pas e amnistuar. Po ashtu, dipsozita është shfuqizuar në 2008 nga Gjykata Kushtetuese. Në dëm të Ristanit rezultojnë edhe 48 orë ndalim për këtë vepër.

Ministri Blendi Klosi, sipas vetëdeklarimit të tij, është gjykuar në 1994 për shtytje ose tërheqje të të miturve nën moshën 14 vjeç. Çështja penale e pushuar me vendim të formës së prerë nuk ka vepër penale.

Rezulton se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është dënuar për shpifje në vitin 2015, i hetuar për organizim manifestimi të paligjshëm në 2001, arrest në flagrancë në 2000 dhe dënuar për miting të paligjshëm po në vitin 2000 me 10 ditë burg.

Deputeti i djathtë i Kukësit, Alban Zeneli, i dënuar 6 muaj burg për shkleje të Kodit Rrugor në ‘92 dhe në ‘96 për kundërshtim të punonjësve të policisë me gjobë 30 mijë lekë.

Shkëlqim Selami i LSI ka deklaruar se në 2007 është ndaluar në Itali për një vepër penale që nuk e ka përcaktuar, por që është liruar.

 

Socilasti Pjerin Ndreu është ndaluar në 2004 për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, liruar më pas për ndalim të paligjshëm.

Përparim Spahiu i LSI-së është hetuar në vitin 2009 për goditje për shkak të detyrës, çështje e pushuar pasi personi në hetim nuk ka kryer vepër penale.

Ndërsa mbi depuetin socilaist të Kavajës, Parid Cara rezulton një gjobë në Itali prej 800 euro në 2005 për shkelje të Kodit Rrugor.

Lista e kryetarëve vendorë nis me kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i hetuar në 2010-2011 në Itali për trafik droge, i liruar më pas me kërkesë të prokurorit. Po në Itali është ndaluar në 1996 për një vepër penale që nuk i kujtohet.

Adriatik Zotkaj, i dënuar me 3 vite në 1996 për shkelje të Kodit Rrugor, në 2001 është dënuar me 10 muaj për kundërshtim të punonjësit të policisë, si dhe me 1 vit burg në 2002.

Xhelal Mziu i Kamzës është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për shpërdorim detyre në 2015 dhe i shpallur i pafajshëm në 2016.

Kryetari demokrat i Mallakastrës, Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet dhe 200 euro gjobë në Itali në vitin 2003, për një vepër penale që nuk përcaktohet.

Listën e mbyll Elvis Roshi, dy herë kryetar i Bashkisë së Kavajës. Ai është dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale, ndërkohë që është hetuar 2 vjet më vonë në Gjermani për një vepër penale që deklaron se nuk e mban mend. Po ashtu, ai është ndaluar për goditje për shkak të detyrës në mars 2013, por është shpallur i pafajshëm...

Mos i ngeli hatri as " te majtve" as " te djathtve" se jone te gjithe mut nga e njejta hale ...

e kam thene para teje qemolo smiley  si majta dhe djathtas nje M jane te gjithe, kam deshmimtare ktu e 10 vjet smiley

Raca me bastarde e Shqiperise keto 25 vjet kane qene e jane hajdutet e xhepave antikomunist e shoket e tyre, me sa duket po u vjen fundi sic u ka ardhur me kohe kudo ne vendet ish-komuniste !! I pameshirshem kapitalizmi, gjera qe ndodhin..i ka ..i ka!!

Ballçekani do ver urgjent copyright, se ja sa folem me tikun per xhepistat homoseksuale e vuu direkt çarçafi.

Kujdes nga Tosi, se ky ia hongri arrat Sales se pare.

Me kete artikull Lubonja ka firasur pak nga llogjika. Don te thote dicka te re, por na sjell krahasime te vjetra me dru me te lehte e dru me te rende! 

Dicka qe Lubonja dhe shume te tjere kane harruar, eshte se nga ky popull veshtire te dalin nje shumice njerezish te drejte dhe me parime. Sipas kokes edhe festen!

Qytetari dixhital nga Vlora denoncon:

“Doktor pershendetje, Koco kokdhima me an te sekretares se tij Laura imponon te gjith Rilindasit  e punsuar ne shtet  qe te shkruajn fjal te mira per te ne fejsbuk nje nga te impenjuarat e Kocos eshte Esmeralda Llambro e punesuar ne spitalin psiqiatrik vlore,respekte” smileysmiley

Left. Nuk eshte artikull te sillet ketu. shih pak peshkun, funksionar qe largohet ne drejtim te ditur , i akuzuar per droge, kryetar bashkie te denuar per droge prostitucion, me emer te rreme, parlamentar me denime per krime , e peshku hesht. normal, kane frike , keto vrane mehmetin.

artikulli i Lubonjes, eshte shenje paqsimi, se ne shqiperi ka liri shtypi , e lubonja kete mision e kryen me se miri, pa harruar tia veshi te keqiat e ketij vendi Zogut, ( gabim , Berishes) . Mund te jete e nevojshme ti kujtohet Lubonjes se ka qene per shume vite ne burg, nga baballaret e ketyre qe sot jane ne pushtet, pa asnje faj vete lubonja. kjo eshte sikur mbreti Zog ( ops Berisha) te akuzohet se ka perdorur dhune kunder familjarve te protestuesve. ne gjithe boten protestuesit  dhunohen, po kur jane edhe komuniste patjeter eshte detyre patriotike te dhunohen me shume, qe ne fakt ne shqiperi nuk ka ndodhur , ku ta marrim qe nje here te pakten te dhunohen ato qe perdhunuan shqiperin per shume vite. 

  ne gjithe boten protestuesit  dhunohen, po kur jane edhe komuniste patjeter eshte detyre patriotike te dhunohen me shume, qe ne fakt ne shqiperi nuk ka ndodhur

kurse ti e hak nje padi te mire per komentin tend online, se bashku me peshkun si media qe te poston.

Se bashku me lubonjen per shkrimin e tij, dhe median qe e botoi.

Dhe s'eshte nevoja padine t'a ngrene rilindasit, por thjesht demokracidashesit barazlarguar,  sipas ligjit te mirenjohur te shoqerise demokratike, nxitje urrejtje & dhune ne media.

(une dyshoj ca se mund te te vene re' c'eshte e verteta. Gjasat jane kushurinjte tuaj te pare te barazlarguar ne rastin me te keq te mbyllin nje sy, te dy syte, apo ne rastin me te mire, te me kanosen me nje pergjigje rrufe mbi ceshtje dytesore ne raport me kete)

 

kriminelet, femijet e krimineleve, vazhdojne te perdhunojne shqiperine, edhe pse ja kemi falur krimet baballarve te tyre, ti tdc kerkon te me denoncosh. smiley

ti kriminelin  e pranon, denoncuesi te jep bezdi . smiley

Artikullin e lexova paradite dhe me pelqeu.

Mire e ka Lubonja po alternativat politike ne Shqiperi jane zero. Ke te votojne shqiptaret alternativen e Metes apo te Bashes??? Apo te hidhen andej nga Idrizi? Mungon nje elite politike, mungojne njerezit me ideale te pastra qe tu kthejne njerezve besimin qe dicka do ndryshoje. 

Patris, njerzit e ndershem dhe me vizione, nuki mungojne ne Shqiperi dhe emigracion, por puna eshte se media nuk iu jep vemendjen e duhur, dhe se klasa politike shqiptare i mban larg ata, per te mos thene se i sulmon apo denigron.

Mjeshter je kthyer ne atdhe? Mos je bere pjese e qeverisjes?

Jam me ``pushime`` i nderuar, dhe jam per momentin ne Durres. Me duhej t`ju hapja kohen nje here.

e vertete se si dhjetor ka bere kjo periudhe...

Mire qe nuku ka dhene urdher per ta lyer ngjyre mavi dmth kshu mestruacionesh smiley

Paska fol ky bastardi politik? Spo te kap me dhembi dhjam e? Ska me kerkesa Sandri per panele mbrojtese. Gjasat jane do lehesh per nje kohe te gjate, o bastard; per 4 mandate te pakten, tha ambasadori Lu. smiley 

Interesante qe sot bastardi steken e vika ke genjeshtra dhe mashtrimi, kur dje bente mbrojtjen mediatike tee llumit ne menyre barazlarguese, duke fajesuar te gjith per vrasjen e te pafajshmeve te mes te dites ne bulevard. Pa fol per mashtrimin e vjedhjen qe behej dje, nga te cilat kemi peshqesh keto te sotmet. 

Bastard!! 

Djeg, djeg ca Tosi. Armik ka qene qe ne vogeli, kot s'e rrasi brenda Partia. 

Jo jo, Ay thote s'ka nisur akoma.

Pyetja shtrohet: pse ne na qellojne qe te na drejtojne vec bastarde, pavaresisht kraheve politike? Ndoshta nuk funksionon mekanizmi i votes. Ka mundesi qe, pavaresisht gjithe ankesave, 70% e njerezve do votojne per te njejtin krah politik / parti politike qe kane votuar gjithmone, edhe pse mund te mos kene ndonje perfitim direkt nga kjo pune. 

Sistemi bastard nuk mund te terheqi vecse bastarde ne te gjitha nivelet, duke filluar nga halabaku i fshatit, qe per te bere ndonje pisllik te vogel mbush kutine me vota, dhe askush nuk guxon ti dali para. Per te mbaruar tek ata qe japin koncesione qindra milion euro te klientet e partise, ne menyre qe parate te kalojne neper ca off-shore dhe te kthehen tek udheheqesi, qe ta mbaje kontrollin e partise nepermjet parase, edhe ne ditet e acarta kur te jete ne opozite.

Rama eshte thjesht bastardi i rradhes, qe me c'duken gjasat, do jete me jetegjati, fatkeqesisht. 

Zgjidhja: lajmi i keq eshte se asnje i jashtem nuk do e rregulloje kete pune, dhe kjo mund te zhgenjeje shume shqiptare, qe u kaloi jeta duke pritur qe rremujen e shtepise se tyre tua ndreqi ndonje i huaj, ngaqe pertojne, ose e ndjejne veten te pafuqishem per ta bere kete gje. Pra nqs doni ndonje gje te ndryshoje, sa here shkoni te votoni, perdoreni ndonjehere trurin per te kuptuar kush mbron me mire interesin tuaj personal. Dhe mos lini qe halabaku i fshatit ta mbushi kutine me vota, ate armen qe mbani pa leje nuk keni rast me te mire ku ta perdorni se ky. Jepni vlere opinionit tuaj politik, dhe mos lejoni qe dikush t'jua shperfilli dhe zhveresoje. Politika duhet te kete frike nga ne, jo e anasjellta. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).