Fshati Polis në Elbasan, për shkak të mungesës së urës, e kalon Shkumbinin duke u varur në një kavo e cila lidh dy brigjet, siç thonë fshatarët, "prej nja 50 a 60 vjetësh". Kjo video, realizim i tre studentëve të Qendrës Media Aktive, shfaq si kalohet lumi varur në kavo, treguar nga tre prej banorëve të Polisit.

 

33 Komente

ja nje rast per universitetin polis,qe te beje uren e polis-it.    

partneritet privat-popull.

qeveria ndoshta e kujton per monument kulture dhe prandaj nuk nderhyn,,

Skandal .

Nuk mund te bej dot lidhjen e nje grupi "profetesh" "politikane" qe premtojne tregime te mocme shqiptare me pefundim happily ever after dhe nje populli te vrare psiqikisht qe i degjon, i komenton , i voton dhe i beson 

 

per cfare votoni o njerez ??

 

 

Blendo, para se ta realizojne keta studentet, e kemi sjelle ne  ketu te peshku para nja 2 vjetesh, mos gaboj, te Dicitura.  zbori vazhdon, dmth..

Po, me kujtohet. Keto xhirime jane te 2016.

po pra:  ano 2016,  banoret e ketij fshatit, cdo moshe qofshin,  me kete fare   stervitje spartane te perditshme duhet te marrin pjese ne lojrat olimpike !

E bejne per ti rene shkurt; se nuk ka si te jetojne aty po te ishte kjo menyra e vetme e transportit.

po pra, po e thone vete ata: ura eshte te fshati Labinot, por eshte rreth 2 ore larg. ku  rruga per atje eshte e keqe..  terreni i veshtire dhe bie vazhdimisht shi.

Po te ishte aq keq rruga Belul, do ta kishin ndertuar nje trap (nga ata qe lidhen me kabull biles)  mbi lum. Plus kete kabllin kane 50 vjet qe e perdorin, edhe ne kohe te kooperativave, kur ma do mendja qe kishte leverdi tu ndertohej nje rruge e perdorshme. Kur kane nevoje ma do mendja qe e perdorin rrugen pa problem fare, perndryshe do ishin larguar fare nga fshati se do ishte i pajetueshem.

Shqiperia kete terren ka, nuk ka leke te ndertohen rruge e ura per cdo fsjat te vogel. Perndryshe perfundon si Greqia me ato qindra ishujt e saj qe nuk perballon dot kostot.

Po c'ne, keta e kane per pergatitje fizike, jane gati per tre a pesegaresh, ecje, vrap i gjate, akrobaci, not, he Belul se mos harra ndonje sport, po dhe shah, mendohet shume kthjellet maje kabllit. 

eshte kollaj te besh llogarite e te tjereve.. nuk them, ka dicka te vertete ne ato qe thua, por sidoqofte. keto jane nevojat e njerezve te cilet kudo qofshin  kerkojne nje jete disi me te lehte..  ca kerkojne uje,  ca kerkojne drita, ca kerkojne te kene doktorin/ spitalin me prane.. keta kerkojne nje ure modeste.

tashi  te largohen nga fshati, nuk eshte aq e lehte, se aty u ra per pjese.. dmth, kane ara,toka etj, kjo eshte pasuria e tyre.. ndersa opsioni i trapit, nuk eshte aq kollaj ne nje lume te rrjedhshem, vetem nese ikin ne drejtim te rrjedhes ndihmon.smiley, si dhe lumi  ne periudha te ndryshme, nuk ka thellesi te njejte, stabel.

Belul, ca faj kane dhe vete keta. Psh kur ndertohet stadium me kulle, pse mos ndertojne dhe keta ure me kulle. smiley

Ca qejfi .

Gje e bukur, po me pelqen.

Edhe? Asnje pike vlere si dokumentar, pervec vleres se disbursuar nga fondacioni kuptohet. 

"per shkak te mungeses se ures". Cfare ure? C'justifikon lidhjen e nje fshati me 5 koke dhene me aks kryesor me ure? Ca ure keni parasysh? Se atij kabllik mund ti shtosh dhe tre kabuj te tjere dhe ta kthesh ne ure te varur druri. Modele ka plot. Ja u zgjidh kjo, po me hyrjen ne aks? Perseri do te jete e rrezikshme, si per keta, si per shoferet. 

Ndonje video rruges se fshatit i bete? Ajo eshte zgjidhja. Se ha dy ore per Elbasan nuk eshte justifikim per te ndertu ure tonazhi te rende per fshatin Polis. 

Po te ishte rruga e vetme e transportit do kishin gjetur zgjidhje tjeter. Ose do kishin ndertuar vete nje ure, ose do kishin vene nje trap, ose do perdornin varka, sic kane bere gjithmone katundaret tane. 

Kjo qe bejne keta, ne boten e turizmit quhet cannopy, ndersa ideja jote e ures, perseri ne te njejten bote, quhet hanging bridges. Bere une dy nga keto tours javes qe shkoi. 70 dollare secila. Cannopy ishte shume here me e sofistikuar se kjo e mbijeteses ketu. Po hanging bridges, nuk do ishte ide e keqe. 

Ku e katandisi Rilindja ket milet , me u kacavjerr si majmunat neper peme smiley

Edhe kavon taljani do ta kete lene. 

PS. C'u be me ate ishullin artificial rilindas ne Berat?  

Bravo Blend. Pune e paqme. 

 

Djema, Sokrati nuk jep rimorkiator ...!

Nuk osht kavo do si do ajo... osht kavo celiku. Dynjoja e bojn per sport. Ever heard of Nick Wallenda or Evel Knievel ?

Hjat se fshat i Saliut ky. Edhe kavon t'ua heqin, te praktikojne kercim se gjati. 

Po thua qe 35 fshatrat e tjere buz lumit jane te "kuq" dhe kane nga nje ure per fshat? 2 gisht ajke luga akoma e? smiley 

Ure mbase jo, po nga nje palme per qef te vet e kane. Te kishim luge rrinim te KP, ku rrine bosat. smiley

Dashka edhe ure bytha e katunareve.trump rrexikon te zgjidhet president I amerikes ata e merzisin hyqymetin me kerkesa mondane,meskine,mikroburgjeze .

Mbase autoret e dokumentarit mund te jene te interesuar te bejne nje dokumentar mbi vrimen e pusetes qe komshija ime perballe ka 25 vjet qe e mbyll me nje gur. Ndonje fond do e merrte.

Mendoj qe fshati, sado i varfer te jete, kolektivisht mund te siguronte disa metra litar per te bere nje ure te varur, ashtu si ka bere njerezimi qe kur mesoi te bente urat e varura.

Dy here e pashe vidion. Me rreth 9-10 minuta, reportazhi duhet te tregonte pak me shume se ata tre njerez, nje grua, nje burre dhe nje i ri me nje dore. Keshtu te merrej vesh si kish qene dikur ajo zone, pasi ne kohen e "socializmit" nuk kish ne Shqiperi te Mesme fshatra te palidhur me rruget kombetare. Kishim te benim me shtepia te reja, apo me nje rruge te re kombetare!? Sa shtepia ishin aty!? Ku binte saktesisht ky Polisi i Vogel!? Nje harte do ndihmonte me teper per orientimin e shikuesit te filmit. Pra, reportazhi te le pershtypjen e nje nga te zakonshmwve reportazhe te sotem, atyre mediatike, qe duket se tregojne shume (perseritje) e thone pak. 

E kane rrugen (te paasfaltuar, por te gjere) si dhe uren ne fund te saj. Me 5 minuta googlim e gjeta. Per nje fshat me 30 banore, qe ma do mendja s'ka asnje sherbim ne fshat, rrezik as edhe nje dyqan, eshte angari e madhe ti biesh gjate nga rruga kur me kabllin mbarojne pune shpejt. Nje dicka modeste (nje ure te varur me litar p.sh.) ne fakt duhet t'ua bejne se rruga edhe sikur te rregullohej prape nuk ka per ti sherbyer dhe aq.

Kjo qenka ne kufijte e absurdes nuk e kuptoj si i kane kaluar dhe arkivolet neper kavo!!!

Kjo kavo, do ishte mire te futej ne spotet turistike smiley Me siguri qe do sillte aventurier te ndryshem smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).