Parada të koreografuara deri në detajet më të vogla "mahnitën" në përfundimin e kongresit të parë që Partia e punëtorëve mblidhte prej 36 vjetësh. Ky ishte kongresi i 7të dhe një nga rastet e rralla kur reporterë të huaj u ftuan në Pjongjang. Një gazetar i BBC-së u përzu pasi raportimet e tij sollën pakënaqësi në udhëheqjen e Koresë së veriut. Përmirësimi i ekonomisë dhe realizimi i synimeve bërthamore janë angazhimet kryesore që 33 vjeçari Kim Jong Un ka marrë përsipër. Fshatarëve u lejohet të mbajnë dhe shesin prodhimin që realizojnë mbi normën dhe kjo, sipas njohësve të Koresë, e ka lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike të koreanëve.

"Në Pjongiang cilësia e jetës është rritur, raportojnë gazetarët që e kanë vizituar ndër vite Korenë e veriut. Megjithatë, Pjongjangu është kartolina ku jetojnë vetëm më të privilegjuarit, pjesa tjetër e vendit duket shumë e prapambetur." thotë për radion NPR Katharine Moon, kre i katedrës së Koresë në "Brookings Center for East Asia Policy Studies. Retorika nacionaliste dhe idea fikse se adheu duhet mbrojtur nga agresioni i jashtëm është shumë e fuqishme dhe efiçente në Kore, ku nuk ka asnjë shenjë të mungesës së stabilitetit politik. Ekspertët thonë se suksesi i kongresit flet për përqendrim dhe qendrueshmëri të pushtetit të Kim Jong Un-it. Ai u zgjodh kryetar i Partisë dhe motra e tij e vogël u bë pjesë e Komitetit qendror.

21 Komente

... Fshatarëve u lejohet të mbajnë dhe shesin prodhimin që realizojnë mbi normën dhe kjo, sipas njohësve të Koresë, e ka lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike të koreanëve....

Ky i joni ishte me keq.Ju tufezoi fshatareve edhe lopen e vetme dhe i la pa buke...

E verteta eshte se ne nje dokumentar qe dha BBC-ja, nje shkencetar qe punonte ne programin berthamor kishte marre nje apartament 240m2.I hyri BBC ne shtepi dhe ishte e madhe dhe me kushte 240 m2 te luante futboll ne shtepi aq e madhe ishte.Ishte ne nje kompleks apartamentesh ne qender te Piongangit.

Kur kujtoj profesoret tane te Universitetit qe beheshin lecke dhe ju luteshin atyre analfabeteve te lagjes me shkolle Partie, per nje hyrje 1+1 60m2 ne Tirane....

Një gazetar i BBC-së u përzu pasi raportimet e tij sollën pakënaqësi në udhëheqjen e Koresë së veriut

ky u degju kur e qujti bucko leaderin suprem. Ne zjarr ta kishin hedh legenin!

Mbahu Kore !!smiley

Shtetasit e nje vendi Kapitalist si Shqiperia qe nuk ka as adresa.. ben ironi me nje vend  fuqi berthamore? smiley

Ne fakt keto reformat ne ekonomi qe po ben tani Pjongjangu komunistet shqiptar i ben qe ne 89-90..e aty u bene te gjithe anti-komunista pastaj ..e filloi historia..i ka kapitalizmi keto !!

Ruhu Kore !! smiley

Po per cfare te ruhet Koreja or ditezi?

Per ate qe shesin tv dhe radio me 1 kanal?Edhe Enveri nuk arriti deri ketu...
Apo per ate qe duhet te qajne me zor kur vdes ndonje nga Polibyroja?

Apo per punen vullnetare qe bejne ne kembim te racionit te ushqimit?
te mos kalojme pastaj ne lirite individuale dhe ne shplarjen e trurit qe do te duhen 50-60 vjet tu largohet.

Po ti mos e krahaso Korene e Veriut me Shqiperine( ndonese Shqiperia eshte shume shkalle me lart persa i perket lirive individuale apo nivelit te jeteses),por krahasoje me vellezerit e tyre ne Jug qe prodhojne Samsung-un dhe makina...

Kur te shohin ata qe vellezerit e tyre ne Jug,kane nivel jetese qindra here me te larte se rreckamanet e veriut,ju rofshin bombat atomike,
Le ta fusin ne bythe bomben atomike se ska per ta perdorur ndonjehere.
 

Te ruhet ..se kapitalizmi keshtu e ka, i jep gishtin e te mer doren e perfundon ish-pronar pa adrese pastaj smiley!! Shtetasit e shtetit kapitalist shqiptar jane qesharak kur bejne ironi me ish shtetin komunist shqiptar e jo me, ate Koreano Verior !!.. thuaj i ka kapitalizmi keto..e fli rehat smiley!!

Ja nje komentator Pjero, qe urren  kapitalizmin, por vete e pelqen te jetoje ne nje vend kapitalist.

Sikur deshtoi sistemi ne ato vite, reformat erdhen vone.

Mos i ve re dhe ti detajet. smiley

Fshatarëve u lejohet të mbajnë dhe shesin prodhimin që realizojnë mbi normën

Nuk besoj se ti i ke arritur. Kur shkoi thika ne kocke ne Shqiperi ne vitet 1980, te njejten gje beri dhe Partia. Kishe 100 veze? I shkembeje me nje magnetofon Sherebel.

Jo keq ai me bluz me vija. Shkaba te bo pistil me ksi videosh Zeqo; ke hum qe ne momentin qe e postove...

Vetem me nji kandidat e kishin edhe kto kongresin?

Jo,jo...kishte me shume kandidate,por atyre tjereve iu doli ashtu nje pune,prandaj nuk arriten me kohe ne kongres.Pastaj,vete emri zyrtar i shtetit eshte sugjestiv(Republika Popullore Demokratike e Korese) dhe nuk le hapsire per pyetje te tilla.

p.s.

Ka thashetheme mbi pushkatimin e berberit personal te Kimit.Rast ideal per kete berberin e peshkut,do te thosha une.Po te kisha zanatin e tij,une menjehere do te nisja CV-ne time per ne Pjongjang.Si reference pune, do t'i bashkangjisja fotot me modelin e flokeve te Berat Buzhales,ambasadorit Ramiz Lladrovci dhe ambasadores Vllahutin.Reagimi dhe pergjigja pozitive nga Kimi jane te garantuara!

The way we were.duhet pranuar se pheniani qenka me i modern nga tirana.shqipot kane aftesine e rralle qe cdo sistem shoqeror ta dhjesin....

Kush ka admiruar e perkrahur Korene e Veriut ne kete jete, kur te linde ne jeten tjeter, Zonja Karma do ia plotesoje deshiren dhe do ta rimisheroje ne nje bebush vetullperpjete koreanoverior. smiley

 

Rrofte Republika Popullore e Korese me ne krye shokun Kim Jong Un! 

njoni mbas tjetrit ngambrapa jan te gjithe!

tani osht koha ngambrapa, pranej.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).