Rovigo (Itali) – Fqinjët janë trembur: blegërima rrëqethëse çanin qetësinë e mbrëmjes. U janë afruar dritareve dhe kanë parë që në kopshtin e shtëpisë ngjitur po thernin një dele të varur në pemë.

Ngjarja ndodhi, sipas "il Gazzettino", jo larg nga qendra e Arquà Polesine-s, në rrugën San Vincenzo. Familja shqiptare, e përbërë nga babai, nëna dhe dy vajzat, po përgatiteshin për të festuar Pashkët ortodokse.

Sipas po të njëjtit burim, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët, së bashku me veterinerin e Qendrës lokale sanitare, kurse një dele e dytë është "shpëtuar". Familja shqiptare do të përgjigjet për thyerjen e rregullave higjeno-sanitare lidhur me therjen e kafshëve në banesa.

Marrë nga today.it

16 Komente

Nuk jane mesuar italianet akoma me menyrat tona alla-shqiptarce! smiley

eee kaq kohe me ne dhe s'e kane kuptuar: pse c'presin,  te mesohemi neve me boten ... smiley

Boll mo te mira kemi marr nga bota, nuk qahemi, ata mos ti marrin te ligat tona por te na lene rehat..smiley

kjo ketu eshte per jetese ferme moj ketlina, jo komunitet urban...

Po edhe per shqiperi s'duhet te jete mire, le ketej qe s'diskutohet. Nuk e di c'te them me tej.

Nuk ke pare me keq ne Shqiperi qe behet kasaphane andej nga Baba Tomorri, nejse une e kisha pak ne sensin e humorit ato qe shkruajta me siper. 

i'm sorry, e di qe ti ben humor. got it.

when in rome do as romans do, isenshel 2'shi..

Polici me origjine nga Sicilia: Jeni ne vete juve mo?! Na gjoben (dhe me lere nja dy kile brinje se qenka mish i mire).

pale te ish polici Bangladeshit, lere lere

E kish llafin qe italianet (sidomos ata te jugut) dhe greket s'jane dhe aq ndryshe nga ne ne keto aspekte sjellje-kulturore, krahasuar me ca pretendojne. E shumta jane nja dy hapa (dekada) para. Kjo kuptohet s'e justifikon gjestin dele-thertor te shqipeve aty.

ka rregulla bota ku jemi ktu ne bacen e babs ?!!!

Kendej ne perendim, per therjen e nje kafshe, mirret leje ne komune apo bashki, ose duhet ta çosh kafshen tek kasapi i linçensuar nga komuna apo bashkia, kasap qe kane piken e tyre dhe paguajne taksa rregullisht, me numer tvsh/btv. 

Shkoni ore pirdhuni,pepino  lolo!

 

Ka ca gjera qe si kuptojne ata qe hane pulat e ngordhura te tregtoreve.   Ndersa shqipot e asimuar  ala balltelismiley do te kritikojne familjen ne fjale per mositalianizim.    Nuk e di nese eshte nje prej kritereve te pranimit  ne   be ky rasti ne fjale

 

Ky ne oborr, po Lul trimi e beri kurbanin ne mes te rruges, mu ke dera e Bashkise...

Ky shqiptari paska patur fat qe eshte kapur me aktin e tij antiligjor ne Itali. Pasi ne Gjermani do te hante nje gjobe te tille, qe per gjithe jeten nuk do ta paguante dot, pa llogaritur ketu shume procese gjyqsore civile dhe penale, nga te cilat do te merrte serish disa gjoba deri ne burg. 

Te vriste ndonje njeri dhe ta rripte, edhe mund te denohej me kondicionel e te jepte pastaj intervista, duke u bere milionier!

gjermanet jane popull idiot. kjo dihet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).