Pak kohë më parë në Shqipëri një gjykatës përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga një therje. Ai pretendoi se ishte “një budallalëk i vogël”. Në veturën e tij u gjetën mijëra euro. Gjyqtari tha se paratë ishin të “nipit”, i cili ia kishte dhënë që t’i çonte në bankë. Çuditërisht, shenjat e gishtave të gjetura në kartmonedha nga policia kishin mospërputhje dhe çuditërisht u zhdukën edhe disa prova të tjera. Në Shqipëri ka një rrjet aktorësh që luajnë së bashku, kur vjen puna për të mbuluar korrupsionin.

BE-ja dhe SHBA-të kanë muaj që përpiqen të ushtrojnë trysni për të mundësuar reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo parashikon një autoritet hetimi, detektivët e së cilës do të trajnohen 8 muaj në SHBA dhe do të ketë prokurorë të posaçëm me paga tepër të larta si dhe një gjykatë të posaçme anti-korrupsion. Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohet që të nënshkruajnë përpara se të mund të përgjohen dhe do të përdorin vetëm një kartë krediti, e cila do të kontrollohet në mënyrë konstante. Qëllimi, është krijimi i një elite të pakorruptuar në polici dhe gjykata në një vend ku 80 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve perceptohen si të korruptuar.

Në demokracinë e re shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste më 1990 njerëzit u morrën nga rruga pa studime universitare dhe u bënë gjykatës e prokurorë. Shumë prej tyre janë jo vetëm të korruptuar, por gjithashtu joprofesionalë. Sistemi i dobët gjyqësor është një vegël direkte në duart e krimit të organizuar dhe të atyre që punojnë në politikë për këto struktyra. Por gjithashtu edhe në politikë ka një rezistencë kundër reformës. Shumëkush druhet se institucione si agjencia e investigimit mund të jenë vërtet të pavarura.

Krerët e Drejtësisë nuk duhet të emërohen nga Parlamenti. Sepse mandati i tyre përfundon pas nëntë vjetësh dhe duke qenë se synonin të rizgjidheshin, këta gjyqtarë nuk iu kundërvunë asnjëherë parlamentarëve të korruptuar. Këto ndërvartësi dhe favore e bënë virtualisht të pamundur që në Shqipëri të vendosej sundimi i ligjit.

Negociatat e anëtarësimit nuk kanë më rëndësi

Për shkak të mungesë së mbështetjes për integrimin në BE, “karrota” e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk ka më rëndësi. Shumë politikanë në Ballkan nuk duan të hynë në BE, sepse një gjë e tillë mund të binte ndesh me bizneset e tyre.

Rezistenca ndaj reformës ka ardhur edhe nga njerëz të Partisë Socialiste që qeveris vendin. “Ne druajmë se reforma në drejtësi mund të funksionojë dhe ndaj duan ta tresin në ujë”, tha një njeri i brendshëm. Inspektoriati i pavarur, i cili pritet të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshi edhe dnaj Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, është si një grusht syve. Në fakt, Ministri i Drejtësisë shfuqizohet nga reforma, sepse ai nuk mund të ndërmarrë më veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Akuzat për korrupsion ndaj kreut të LSI Meta

Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në. Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”it në Shqipëri. Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk ëhstë bërë dot asgjë ndaj tij. Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë.

Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendiosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë apsuritë e tyre. Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar. Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra. Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro.

Sjellë në shqip nga Gazeta MAPO.

 

6 Komente

Paska fillu Peshku me sulmu Liken smiley

ore po refoma Sociale, ae zbut varferine, kur do filloje, a ka njeri t,ja thote Palloshit kete gje.

Pergjigje e shkelqyer per te huajte qe duan t'i prishin imazhin politikaneve dhe gjyqtareve Shqiptare! Pra justifikimi dhe zgjidhja jote eshte "po edhe ne Angli jane te korruptuar."

Meqe ra fjala, e lexove te gjithe artikullin apo vetem titullin si gjithmone?

It’s not the bureaucracy, it’s not the police, it’s not the politics but what is corrupt is the financial capital. 90 per cent of the owners of capital in London have their headquarters offshore.

aaaaa, me floririn nuk e kane mire qe e marrin neper goje.

Kjo reforme ne drejtesi eshte ca me shume nga sa parashtrohet ne kete shkrim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).