Gazeta ‘’Panorama’’ i drejtohet gjykatës për ‘’Lapsi.al’’. Mollë sherri është bërë një opinion i Fatos Lubonjës, të cilin e ka publikuar pa leje portali ‘’Lapsi’’. ‘’Andi Bushati dhe Armand Shkullaku vjedhin Fatos Lubonjën’’, shkruan ‘’Panorama’’.

Newsbomb.al

SHQETËSIMI I GAZETËS:

‘’Dy drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku vjedhin në mënyrë të paskrupullt opinionet e Fatos Lubonjës. Për të disatën herë me radhë ky portal boton të plota opinionet e Lubonjës, i cili ka një kontratë ekskluziviteti me Gazetën Panorama. Megjithëse në fund të të gjithë artikujve është i vendosur shënimi “Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës”, kjo nuk i ndalon aspak Bushatin dhe Shkullakun të bëjnë vjedhjen e radhës sa herë që shkrimet e Lubonjës

Vjedhjet e shkrimeve të opinionistit të Gazetës Panorama, Fatos Lubonja, nuk kanë asnjë ndryshim nga ato që bëjnë hajdutët me maska dhe që portali ‘lapsi.al’ mendon se i denoncon. Megjithëse ky veprim është denoncuar disa herë dhe portalit i është kërkuar të mos e bëjë më këtë shkelje, ‘lapsi.al’ nuk e ka ndalur në përvetësimin e opinioneve të Lubonjës.

Këtu nuk po flasim për dhjetëra lajme ekskluzive, intervista dhe dossier të botuar në Gazetën Panorama që ky portal i merr pa marrë më parë leje, por për vjedhjen e një vepre të blerë ekskluzivisht nga Gazeta Panorama.

Gazeta “Panorama” do t’i drejtohet gjykatës për vjedhjen që i është bërë nga portali “lapsi.al” duke kërkuar dëmshpërblimin e humbjes së shkaktuar.’’

5 Komente

Titulli duhet vendosur: "Lapsi ne gjykate perballe Panorames", pasi eshte Panorama ajo qe e ka hedhur ne gjyq Lapsin! 

Juridikisht Panorama ka te drejte ne kete rast. Vetem se, me keto perballje gjykate per shkrime te vaget, qe Panorama i ka me shumice, kjo gazete nuk ka per te terhequr me shume lexues nga ata pak qe ka. 

duke kerkuar demshperblimin e humbjes se shkaktuar

Kjo ishte pjesa me e bukur smiley

Qekur qekan pasuri kombetare shkrimet e lubos

po Armando, sikur ka qene kryeredaktor i Panorames, apo ra nga fiku.

kane halle njerezit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).