Në 7 maj, një nënë e re me tre fëmijët e saj në makinë, po shkonte në burgun e Rrogozhinës. E kishte marrë patentën pak muaj më parë dhe ecte me 60 në autostradë, kur lejohej me 100. Fëmijët bërtisnin nga gëzimi, në sediljen e pasme. Do të takonin babin, pas 4 muajsh. E dinin se ishte sëmurë, në spital dhe atë ditë kishin zbrazur oborrin, për ta mbushur makinën me lule.

Nuk ia çuan kurrë, nuk e panë kurrë babanë. Makina rrëshqiti në atë rrugë të lagur dhe shkoi u përplas pikërisht te trafikndarësja e çarë, që hyri mes përmes në trupat e dy të vegjëlve.

Mos i mbyllni sytë! Mundohuni ta shikoni këtë skenë. Mundohuni të imagjinoni, si ajo nënë ka marrë veten nga përplasja dhe ka çuar kokën nga timoni. Asnjë zhurmë nga sedilja pas. Pastaj ka parë fëmijët e larë në gjak dhe është rrëzuar mbi ta. Derisa ka dëgjuar të voglën që mbeti gjallë, të lëshojë zë. Ka menduar se mbase edhe Dritani e Aliçe mbetën gjallë dhe me Ebin në krahë, është munduar ta nxjerrë Aliçen, të parën, nga makina. Atë Aliçen me kaçurrelat e gjakosura, që llamarina e kishte çarë më dysh. Nuk kishte mbetur jetë, prej asaj kërthije ende të ngrohtë. Pasi nxori Aliçen në rrugë, te Dritani, e la shpresa, e lanë duart. Mbeti aty, në mes të gjakut dhe ulërimave të kalimtarëve, pa zë, pa jetë, pa fëmijë.

Këtë javë të gjithë kemi qenë shumë të zënë me Shukriun. Po Shukriu e pagoi dëmin e vet. E larguan nga detyra që shfrytëzoi. Është nën hetim.

Po për ata dy fëmijë, kush thotë, më fal? Kush paguan? Kush ndëshkohet? Kush dënohet?

Ministri përgjegjës i transporteve, i rrugëve, autostradave, trafikndarëseve, është Haxhinasto. Ai foli ditën e tragjedisë, ngushëlloi familjen dhe tha se hetimet do të gjejnë shkaktarin.

Hetimet u bënë. Shkaktari u gjet. Vdekja ndodhi sepse trafikndarësja ishte çarë për të lehtësuar punën e një karburanti, në pronësi të babait të shefit të kabinetit të vetë ministrit Haxhinasto.

Tre vetë nga ministria e Edmond Haxhinastos, janë në burg.

Tani, ministër Haxhinasto, jep dorëheqjen! Je ti përgjegjësi moral i vdekjes së dy fëmijëve.

Ti je nga ministrat më jetëgjatë në gjithë qeveritë shqiptare, do bësh si do bësh, edhe pa një vit më shumë në qeverisje, por nuk do ia bësh dot po vazhdove, sepse askush nuk ka më dyshime, askush nuk ka më dilema; fajtori je ti.

Nuk ke ushtruar kontroll në një rast të pastër përfitimi nga pushteti. Me mungesën e informacionit, në rastin më të mirë dhe me mbylljen e syve, para një rasti përdorjeje të pushtetit tuaj, në rastin më të keq, fajtori je ti.

Merr përgjegjësi për vdekjen e dy fëmijëve! Përgjegjësi morale. Bëje se je baba. Kush është prind e di ç’do të thotë sa e vështirë është të rrisësh fëmijë, por kur i rrit, i bën vogëlushë, 5 dhe 3 vjeç dhe t’i ndan në mes, një llamarinë e mallkuar, çfarë të bësh? Kur je i fortë, kur je i pasur, kur je ministër, e gjen lehtë, madje edhe e tejkalon të drejtën, po kur je i thjeshtë, i zakonshëm, pa zë, pa fuqi, çfarë të bësh? Do bësh si Sokoli, që rri e mbjell lule në oborr dhe përsërit me zë të shuar; e ç’rëndësi ka, i kujt është faji, tani që askush nuk m’i sjell dot fëmijët.

E dini pse e thotë ai këtë? Se me siguri mendon, që fajin e ka e shoqja, Silvana, që të gjithë e ruajnë, mos vret veten, se po e ha faji.

Silvana, nuk ishte faji yt. Hetimet e thanë qartë që nëse do të kishe rrëshqitur pak më tej, të katërt do mbesnit gjallë. Ju vrau trafikndarësja. Sepse korrupsioni vret. Përfitimi nga pushteti vret.

Mallkuar qoftë, kush bën sikur nuk kupton që Dritanin dhe Aliçen, tre dhe pesë vjeç, i vrau Ministria shqiptare e Transporteve!

Ndaj, Haxhinasto, na bëj të ndihemi njerëz, jep dorëheqjen!

58 Komente

Jip! 

Jep eshte e kryer e thjeshte. 

Ghmmm! E tashme. smiley

Jo urdherore, desha te them. E ben titullin "misleading"

Mos ma merr per keq te lutem. 

Ik bej dhe nje here abetaren. Ju mire qe dini nje m, por jepni dhe mend me siguri te plote. lol

Nje gje nuk kuptoj une, si ka mundesi qe llamarina e rruges te çaje makinen dhe te shkoje tejpertej. 

+1

sipas ligjeve te fizikes.

Dhe ç'thone ligjet e fizikes kur makina hecen me 60 km ne ore. 

ti ishe gje prezent ne makine qe e di shpejtesine e saj ? 

Profilo, ti ose nuk e lexon artikullin, ose e lexon vertikalisht, dhe nuk e kap kete te dhene, me 60 km ne ore, e ke tek rreshti i dyte i artikullit. 

atehere pse mos ta besosh edhe ate qe thote artikulli per llamarinen qe e preu me dysh makinen ?

pse ti ke dyshim vetem tek kjo e dhene dhe jo tek shpejtesia ?

vete them, qe fajin e ka pas shoferi vete. pa ekperience te madhe. si dhe gomat e vjetra te automjetit. ne shi duhen goma te reja, se ndryshe rreshket.

pastaj keto gjera u lihen eksperteve, t'i nxjerrin nga matjet ne TERREN, jo te nisesh nga nje artikull qe kerkon doreheqjen e ministrit qe ne titull te tij. pra nje artikull te paanshem. artikull emocional.

Une e besoj biri im, qe llamarina e çau tejpertej makinen, mirpo dyshova se, si ka mundesi me kete shpejtesi 60km ne ore. Ti pastaj the; Ligjet e Fizikes,  dhe une prandaj te kerkova me shume shpjegim per keto ligje. 

O Pjer po nuk eshte llamarine nga ato qe ti revokon te kohes se enverit. Jane materiale speciale shume te forta, te tilla qe ri bejne ball goditjeve nga makinat me shpejtesi te larte. Puna eshte se trafikndaresja ishte e prere per arsyet qe ti shpjgon shume mire Rudina. E ne kkete rast ajo ka sherbyer si nje heshte/shtize me maje celiku. Une cuditem si nuk e ka dhene akoma dorreheqjen haxhinastoja.  

O kuazooo, ministri duhet ta japi dorheqjen jo per kete aksidentin, se ketu ne Belgjike ka arritur 750 aksidente vdekjeprurse ne vit dhe asnje minister nuk ka dhone dorheqjen, por ai duhet ta japi dorheqjen per ate piken e marrveshjes konçensionare te aeroportit, ate 0,5. 

Nuk ka lidhje ajo qe thua per Belgjiken. 

Ky aksident ka ndodhur per shkak te sjelljes kriminale te funksionareve te Ministrise se Transporteve, qe kane autorizuar, me vetedije, modifikimin e elementeve te sigurise se rruges, per te favorizuar nje mikun e tyre (sipas shkrimit te Rudines).

Ky modifikim kriminal ka sjelle vdekjen e femijeve.

Per kete vaki te tmerrshme, Haxhinasto, si pergjegjes dikasteri, duhet te jape direkt doreheqjen.

Pjer, 

Beje pushim ndonjehere. 

po pra menyra urdherore eshte JIP dhe jo jep. 

aq me shume qe ajo duhet t'i drejtohet me JU (ne vete te trete dmth) nje personi publik. pra duhet te perdori JIPNI. 

Silvana, nuk ishte faji yt. Hetimet e thanë qartë që nëse do të kishe rrëshqitur pak më tej, të katërt do mbesnit gjallë. Ju vrau trafikndarësja. Sepse korrupsioni vret. Përfitimi nga pushteti vret.

Shko moj debile ! Hetimet as kane mbaru e as kane fol. Ne kuptimin e sigurise rrugore rruget tona jane te paperdorshme, shumica e tyre. Del tjetra me 6 muaj patente ne rruge me tre femije vocrrake, i mban te palidhur e i jep gaz makines si per formula une dhe i ka faj trafikndaresja...

Nuk ka ekspert ne kete bote qe mund te justifikoje shoferen ne kete rast. Asnje.

Te kujtohet ai aksidenti i tmerrshem ne Himare moj dru, ai qe i morri jeten atyre studenteve ? Burgun po e ben shoferi e nuk u kujdes njeri per ate te shkretin. Edhe atehere Ministri ishte prind vete, apo atehere nuk ishe ti prind qe te kuptoje çer eshte kjo puna e femijeve.

Ministrin akuzoje per fondet e tunelit te Krabes e jo per trafikndaresen se le koqen e namit. Po ben lojen e kompanive te sigurimeve per demet ndaj te treteve qe duhet te lene gjys milioni euro ne kete rast. Keto ndiq ti si gazetare e jo te me besh shefen e bibave te papergjegjeshme.

Ja thashe te tera se mu mor fryma.

Po pse po te kishin qene te lidhur nuk do tju kishte hyre shtiza? Biles te lidhur ishin 100 % te mbaruar, se keshtu te zgjidhur nga perplasja edhe mund ti kishin devijuar shtizes. 

Cila Shtize ?

Jam duke thene qe shoferja per fatin e keq te femijeve dhe te sajin ka qene e papergjegjeshme. Nuk humbet kontrolli i makines kur je duke leviz ngadale, ne korsine e duhur, kur nuk dergon sms ne telefon e nuk ben selfie.

Nuk ka ekspert ne bote qe mund te parashikoje se çfare mund te ndodhe kur humb kontrollin e makines. Une nuk e di dinamiken e ngjarjes e jam duke e besu qe eshte godit fatalisht makina nga llamarinat. Po aty kalojne 50 000 makina ne dite or ti mik e jo vetem aty. Te thuash qe e fajin e ka trafikndaresja eshte cmenduri.

Te levizesh me 3 femije ne bord duhet kujdes i madh.

Ministri dordolec Hagjinasto duhet masakru per vjedhjet qe ka bere ne tjeter vend e jo se te kjo.

 

Nuk humbet kontrolli i makines kur je duke leviz ngadale, ne korsine e duhur, kur nuk dergon sms ne telefon e nuk ben selfie.

Ti ma merr mendja qarkullon me urban.

Sidoqofte nuk i akuzon njeri se kane shkaktuar aksidentin por qe llamarina e vendosur jashte kushteve teknike ju ka shkaktuar vdekjen. Dhe nese autopsia thote qe po dhe eksperti thote qe ndarsja s'ishte ne rregull, aty mund te kalojne 100 mije makina por nqs nje e vetme ben aksident ne ate pike dhe vdes per shkak te asaj llamarine, e ke brenda.

Mire e kuptova, por nuk lejohet transporti i femijeve me te vegjel se 8 vjeç ( besoj se nuk e di sakte sa e ka ligji yne ) pa stola speciale e te lidh me rripa, ose transportohen me mjete te posacme e nga shofere te sprovum. Keshtu duhet. Andej nga ju si veprohet ?

Çdo rregull qe vendoset ne qarkullimin rrugor eshte i shkruar me gjak viktimash.

Tani shife mire se kush e ka mrena. smiley

Shoferja eshte fajtore per AKSIDENTIN. 

Shteti, i perfaqesuar nga Ministri i Transporteve Haxhinasto eshte pergjegjes per VDEKJEN.

Ato trafikndareset duhen pikerisht per te shpetuar jeten e njerezve, ne raste aksidentesh. Nuk jane per bukuri. 

Shkrimi i Rudines eshte i shkelqyer. Ti qe nuk DO ta kuptosh ose je pale me krimin, ose je i mete....rruge te mesme nuk ka.

 

Si keshtu ? Shkrimi i Rudines thua eshte i shkelqyer dhe komentin e fillon me shprehjen shoferja eshte fajtore. Rudina thote qe Silvana, pra shoferja nuk eshte fajtore. Bile kete e ka dhe nga ekspertiza.

Qa thua? Nuk ma do mendja qe ke lexuar vetem titullin. Po nuk i dihet.

Dhe e fundit : me ke dhene tre mundesi dhe thua rruge te mesme nuk ka. Kjo nuk eshte shqipe e mire edhe per nga brendia edhe per nga menyra se si i drejtohesh tjetrit. Je i shfaqsuar nese je vete Rudina, brinjari i saj apo ndonje i aferm i saj. smiley

 

Eshte e sigurt qe vertet po ecte me 60? 

Haxhiu i Nastos nuk ka dhene akoma sqarime dhe llogari per marrveshjen e aeroportit te Rinasit, e ti i kerkon te japi doreheqjen per nje aksident ne te cilin ai eshte pergjegjes akoma me pak! Pse? Per medializem?!..

Me sa kuptova kane krijuar nje hapje.  Hapja ne vetvete nuk perben problem per aq kohe sa fundet e llamarines jane te pajisura me element mbrojtes e absorbues. Ama keto lejohen vetem per levizje te mjeteve te shtetit, ambulance, makina policie etj, dhe dokumentohen mire ne projekte. 

E verteta eshte qe inxhinjeret nuk lejohen te bejne punen si duhet!!! Kjo do te duket si floku i bores krahasur me stuhine, ne rastin se ne Tirane do te kete ndonje termet te shkalleve te larta. Mbase ka ikur koha e barkderrave qe anashkalonin direktiven e inxhinjerit per c'lloj e c'sasi cimentoje hidhnin per beton, por pallatet i kane lene si kerpudha prapa. 

Nejse, pa na mbledh partia, nuk dalim ne sheshe na. Rasti i fundit qe me vje ne mendje ishte ai grupit i laraskave te Nik Xhelit; kishin dale me brek te grisura e kerkonin tua qepte Shukriu. 

Se tani u kujtova, a ka noi shanc qe ceshtjen e Shukriut ta marin ne dore ne Tirane, a Durres? Ka ca atje, qe i njef mire dhe Niku, qe karrieren ne gjykate e prokurori e kane bere pikerisht me gop! Ai do ish fundi i pershtatshem per tragjikomedine Shukriane. 

Kjo Gunga shkruan per solidaritet femeror/amesor dhe shkrimi i saj nuk vlen per asgje prej gjeje. Ky eshte abuzim me penen. Aty ke ju afro 2500 - 3000 femije plagosen apo vdesin ne vit per shkak te aksidenteve rrugore e nuk del njeri te thote qe e ka fajin llamarina qe ishte vene, ishte heq e qe duhet te ishte vene. Gjykohen rast pas rasti dhe veprojne me ligjin per demshperblimet. Zyrtaret po hetohen per ato shkelje qe kane bere. Mire tu behet qe marrin ne dorezim pune te pambaruara.

Ama duhet thene troç : kur behet transport i femijeve nen 14 vjeç pergjegjesia per sigurine e tyre eshte vetem e shoferit. Shofere e re me tre femije ne bord qe jane aq te levizshem sa u ke friken se mund te hapin deren apo te nxjerrin koken nga xhami. smiley

Me vjen keq shume per gjemen qe i ka rene asaj familje per humbjen e dy femijeve, por keto shkrime jane paçavure.

Trafikndaresja ka nje funksion specifik shume te qarte, duhet pikerisht per te shpetuar jeten e njerezve ne rast aksidenti. Per te minimizuar demet shendetesore. 

Nderprerja e saj eshte bere pa asnje kriter, pa asnje nevoje te dokumentuar. Mesa duket, nga shkrimi i Rudines qenka bere per te favorizuar nje interes privat, te lidhur me Ministrine qe leshon autorizimin!!!

Nderprerja e trafikndareses ka sjelle si pasoje VDEKJEN ne aksident. 

Nuk ka lidhje kush e ka fajin e aksidentit apo pse. 

Ceshtja eshte qe elementi i sigurise rrugore, per te cilin kemi paguar mijera euro nga taksat, eshte manipuluar pa kriter teknik, per motive private te paligjshme, dhe kjo ka sjelle si pasoje vdekjen. 

HAXHINASTO te jape doreheqjen direkt, me koke ulur dhe me bisht nder shale, legen!!

 

ngrehuni dhe bjeruni, 
korini dhe shtypini, 
katundar' e punëtorë, 
që nga shkodra gjer në vlorë! 

E tha po kujt ia tha!

Maj men, ne ato vitet e para te emigracionit, ketu ne Belgjike vdsnin nga aksidentet rrugore, rreth 250-300 veta ne vit. E per çudi, me gjith premtimet e ministrave per uljen e aksidenteve, çdo vit rritej numri i aksidenteve, dhe kjo jo per faj te ministrave, por per shkak se çdo vit e me teper, rritej numri i shoferve e makinave qe dilnin ne rruge. Tani kemi 700-750 aksidente ne vit, ose me sakte te vdekur. 

I vetmi vend ku numri i aksidenteve eshte ulur, eshte Suedia. Dhe kjo gje per shkak te tolerances zero (siç quhet tashme) ne rruge. 

Pse i ngaterron temat mer Pjer!?

Aksidente do te kete perhere, sepse ka njerez te papergjegjshem qe ngasin makinat. 

Ketu ceshtja eshte nje tjeter, pergjegjesia publike qe rruget te jene te sigurta. 

Ketu te gjithe flasin kot pasi une ne asnje vend nuk pashe nje rindertim te ngjarjes. Nuk e di sa Hagjinastja eshte pergjegjes per kete ngjarje (ne vdekjen e vogelushve) konkretisht, por qe hekrat jane heq ky eshte fakt dhe ishte me 60 lm/ore a ishte me 160 ka vetem rendesi te dores se dyte. Sipas jush, ne rast se ti ben nje aksident kur makina jote ka dale nga korsia dhe ti vdes, e ke fajin ti qe vdes se nuk ishe i kujdesshem apo ai qe pret mbrojtesen apo vjedh tabelen qe paralajmeron kthesen e rrezikshme (ne rastin e pare na duhen vetem rruget se aksesoret e tjere qenkan optional).

Per komentuesit me lart, tipike mentalitet shqiptaresh (u bo ajo te mare vogelush ne makine). Po sipas jush cfare duhet te bente te priste dhe 6 muaj te tjere sa te behej "eksperte"  e leshit si "ekspertet e tejere"  qe kane mbushur rruget shqiptare. Perderisa ka marre patenten dhe nese i ka siguruar vogelushet me rripa e ndenjese, pjesa tjeter eshte njerezore, edhe gabimi edhe hutimi. 

Sa per Hagjinasten jo vetem te jape doreheqje por dhe te merret per procedim penal dhe t'ja nxjerrin te gjithe te palarat plehres. 

 

BRAVO!!!!

Le te mos na udheheqin emocionet. Aksidenti nuk u shkaktua nga heqja e barierave. Askush nuk mund ta parashikoje dinamiken e nje aksidenti. Femijet nga aksidenti mund te ishin perplas mbas xhameve dhe t'u ishte ketut qafa si e kalastrenit e sa e sa mundesi te tjera. Edhe ky rast nuk ben perjashtim.

Shikoje kete rast psh me ndarese betoni e mjeti ka kapercu bllokun e betonin. Asnje i vdekur ne kete rast. Jetegjati nuk behet jeteshkurter thuhet.Ne rastin kur transportohen femije, humbja e jetes se femijes eshte me e mundur nga aksidenti i supozuar per arsye qe rezistenca nga goditjeve eshte shume here me e vogel se ne rastin e te rriturve. Ndaj dhe masat jane me te medha e me te veçanta kur transportohen femije.

Absolutisht qe duhet te mbaje pergjegjesi dikush per demtimin me dashje te elementeve te sigurise rrugore e ky mund te jete edhe Hagjinasto, por une jam duke fol per aksidentin i cili eshte shkaktuar per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe rregullave te sigurise gjate transportit te femijeve.

Nese do kishte zbatim rigoroz te ligjit atehere u dashka fut ne burg edhe drejtori i pergjithshem i qarkullimit vartesit e te cilit lejojne te qarkullojne mjete me shpejtesi ne nje vend me rrezikshmeri te larte e me rradhe pergjegjesia. 

Komentues, se kam dhe respekt per ty! Per korrektesi duhen ndare gjerat dhe pergjegjesite:

1. Pergjegjesi ligjore - t'ja leme organeve ligjzbatuese ta gjejne (megjithese mund te kete supozime sa te duash). Ketu Hagjinastja dhe mund te mos kete pergjegjesi direkte (nuk e njoh konkretisht me detaje si ka rrjedhur urdhri (ose mos-urdhri) per prerjen e barrieres).* Ashtu sic edhe Sala nuk rezultoi kund te kishte pergjegjesi direkte per ata 4 rahmet-cinjte e 21/01-shit.

2. Pergjegjesi (morale e politike) para atyre qe e kane votuar me 1 milion shuplaka. Sot e gjithe diten (dhe nuk po zgjatem se besoj se biem dakord)!!! Prandaj dhe thirrja per doreheqje eshte me vend (dhe ne nje vend demokratik do t'i bente nder Hagjinastes).

3. Pergjegjesi para ndergjegjes se vet - kjo i ngelet Hagjinastes ta haje me buke e ta shtyje me vere.

Per mua dinamika dhe pergjgjesite e aksidentit duhen te shqyrtohen te ndara nga dinamika dhe pergjegjesite e prerjes se bordures. Ne rast se i miksojme hyjme ne muhabet pa sens te tipit "po ajo ku shko me tre kalamaj e pa i lidhur (nese ishin)", apo "edhe i jati ka faj se hyri ne burg" apo-apo "te dhj@fsha qeverine qe fut ne burg per ndertime pa leje nderkohe qe droga kalon me kamiona". Pra te gjitha te palidhura me rastin e pergjegjesite e Hagjinastes.

* - Gjithsesi te tilla raste duhet te jene "veze e arte" per prokurorine qe duhet t'i hyje me themel veprimtarise se Hagjiut e cetes se tij. Mos harro se kudo zyrtare e mafioza nuk denohen per gjera te dukshme por per detaje te vogla qe "specialistet" ja gjejne kur fillojne t'ja heqin petet lakrorit (por kjo eshte ne nje bote paralele me kete ku kryprok. nuk eshte Dhalla).

Jetegjati nuk behet jeteshkurter thuhet.

Thuhet pra (vetem thuhet) nga populli yne trim e veshderr smiley por nuk eshte e vertete sepse rritja e jetegjatesise kudo ne boten e zhvilluar (dhe ne ate te pazhvilluar se fundmi) po tregon se shume jeteshkurter jane kthyer ne jetegjater per sa kohe ca te shkrete rregulla zbatohen nga te gjithe.

Kjo bashke me shprehjet standarde "Aty e ka pas!", "Aq i kishte dhene zoti!" jane nga shprehjet me parazitore e qe tregojne qarte ate qe fatkeqesisht vazhdon te ndodhe aty.

Ndjese, se po e kap me ty ne kete rast, por keto raste sinqerisht nuk duhet te ndodhin. Flas nga eksperienca ime e vozitjes ne Shqiperi qe eshte nje kurth vdekjeprures ne cdo km qe pershkruan.

Shif, komentet e mija i pershkon si nje fill i kuq smiley ideja e ndeshkimit te atyre qe jane pergjegjes per cenimin e sigurise rrugore dhe jo vetem.

Rudina ne shkrim po manipulon me dashje kur thote qe Silvana nuk ka faj. Une kam fillu aty dhe asaj i qendroj deri ne fund.

Rudina flet e fundit ne kuptimin flet pasi te vertetohen hipotezat e aksidentit, shkaqeve dhe te fajtoreve.

Rudina psh e di qe ne ate vend duhet te ishte non stop nje polic rrugor qe te parandalonte rrezikun , sepse sipas raporteve ishte identifikuar si e tille. Duhet te jape doreheqje Tahiri  keshtu ?

Haxhinasto duhet te hetohet qe po vazhdon rrugen Tirane Elbasan pa projekt me kosto te rritura afro 30 % por per kete Rudines i thahet gjuha ne goje.

Protagonizem alla Grida qe shkoi ne vendin e ngjarjes dhe tha qe ky eshte krim shteteror. 

Vdekja e dy femijeve eshte jashtezakonisht e rende dhe te besh politike me kete rast eshte ndyresi. Xhanem keshtu mendoj une si popull ne daç veshderr, ne daç trim, ne daç punetor.

 

Na knoqi Sokol Balla sonte , ishte i ftum tek Sajmir Tahiri ne  Toprilindje.

Brad, po me sa endje degjoke ene ti Sokol Pallen tek Tajmir Sahiri. Apo te kane lene tek seksioni i mediave opozitare tani?

S'kisha ca me bo tjeter , Balla mu duk opsioni me i mire per momentin .

C'a boni? I dha nje dore? smiley

megjith aparat kishte shku apo kshu durethate ?

 

Zoti i dhente force kesaj nene te vazhdoje jeten po kjo pune e doreheqjeve te ministrave s'eshte pare ndonjehere ketu te ne. Ministri e shkarkoi barren te dy punonjes te tij qe u gjenden fajtore e arrestuan para ca ditesh. Por s'eshte cudi e madhe qe ata shume shpejt do dalin te pafajshem e faji si gjithmone do mbetet jetim.

nese vdekja eshte shkaktuar nga ndaresja shteti duhet te hidhet ne gjyq per wrongful death e kushdo qe ka hedhur firmen e ka certifikuar kete veprim duhet te shkoje ne burg per manslaughter.

Jepni eshte forma korrekte e menyres urdherore .

dmth jipni nuk ekziston ? 

me jipni buke thuhet apo me jepni buke ? ne fakt kur perdor google nuk te dalin shume fjale me jipni. pra ka mundesi qe te jete forme e parregullt. 

Jipni ekziston por eshte informale .ne veten e dyte njejes urdherorja tingellon me mire "jep" se sa "jip" si rrjedhoje veta e dyte shumes eshte(duhet te jete) "jepni ".dil-dilni,Pi-pini etj

'wrongful death' smiley 

U te hengert morti, dashke 'wrongful death' ne republiken e bananeve ti. Shqiperoje njehere pastaj kismet e shofim. 

O peshku mos degjoni keta "te zgjuarit" qe vijne e shkruajne ketu qe nga arusha e mesme, por hapni nje dreq libri ne jeten tuaj se beni dhe intelektualin pastaj. Eshte "jep", jo "jip"".

Cfare libri ke lexuar ti shkabe pervecse veprave te Dulles?

'nip', urdherore smiley

Jo, jo, kjo nuk quhet

 

Qe ka pergjegjesi Qeveriu ka sepse kan sharruar rruge ndareset e ato copa llamarine nuk jan per shoferet e formula uno por :

1. per grate qe sapo kan marre patenten,

2. per ke e kap krize epilepsie a ben infarkt kur nget makinen

3. apo e pickon grenza ne timon.

4. mu me eshte fut njoni ne oborr sepse teshtiu ne timon.

Nderkohe  Rudina duhet te beje thirrje publike per ndergjegjesimin e vendosjes se rripit te sigurise tek femijet dhe te rriturrit. Shqiperia eshte vendi kui njerezit nuk e ven rripin ne mase. Tani nona per mosvenie rripi te femijeve e ka hak burgun por kush do e rrisi ate 1 vjecarin e mbetur gjalle thua.

Shoh qe disa pesh ketu ne vend te kontekstit, merrem me "veshet e gomarit". Pas skandalit me kryetarin e bashkise se Dibres jam mese i bindur tashme qe rraca jone e famshme homogjene nuk eshte per gje tjeter vec se per te tallur bishdilet. Shume respekte per juve 

Per paudhesite e ketij shteti,eshte shteti,i gjithi,ai qe duhet te jape i  doreheqjen,qe nga nente10ta e kendej.

25 vjet kjo shoqeri nuk prodhoj dot nje shtetar te vetem;nje per be,vec kusare,kodoshe e maskarenj!

Rudinaaaaaaaaaaaaaaa!

Jane abuzuar te gjithe femijet e nje qendre ne Shkoder. Te gjithe pa perjashtim, si nga ana psiqike, por kane shku deri ne abuzime seksuale. Jane arrestu disa punonjes.

Si nene, por edhe si gazetare qe te çan brinjet per probleme shoqerore e me gjere duhet te kishe vene ulerimen.

Po do kesh ndonje pune keto dite, e shof une, se ti nuk te fal per keshtu gjerash parimore.

Katran me boje, katran me boje.

O sa mire me kene shqiptar ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).