Prej disa vjetësh një komunitet individësh, ndonëse thuajse në anonimitet të plotë, ka ngritur një debat që ka trazuar fort ujërat e opinionit publik, duke zënë një vëmendje të jashtëzakonshme në media, politikë dhe në shoqërinë civile. Si askund në botë ndeshemi përballë fenomenit të triumfit të madh të një kauze pa pasues, ku aktivistët nuk duken kërrkund. Si kurrë ndonjëherë, dhe si askund në botë, në Shqipëri përkrahja ndaj komunitetit gej bën bashkë thuajse të gjithë aktorët socialë, nga politika, shoqëria civile, madje edhe të gjithë ambasadorët e huaj, duke i dhënë asaj një mbështetje të paprecedent, që nuk e ndeshim aspak në komunitete me më shumë halle e të drejta të natyrshme. Mesa duket të drejtat që burojnë nga nevoja seksuale prevalojnë mbi çdo objekt tjetër angazhimi qytetar në Shqipëri.

Homokraci
Lëvizja gej ia ka dalë jo vetëm të vihet në qendër të vëmendjes, por ka arritur të imponohet gati përdhunshëm ndaj publikut shqiptar. Kaq e fuqishme është ajo sa edhe vetë ish-Kryeministri Berisha, i njohur si një politikan me profilin e një konservatori, shkoi më larg se të gjithë vite më parë, duke premtuar legalizimin e martesave midis personash me seks të njëjtë, gjë kjo që nuk kanë pasur guxim ta bëjnë shumë prej homologëve të tij evropianë. Si në asnjë vend të botës, ligji kundër diskriminimit, një ligj i cilësuar kudo si një ligj gej, i debatuar e kontenstuar masivisht në shumë vende perëndimore, në Shqipëri u miratua në unanimitet të plotë nga parlamenti shqiptar.

Ky fenomen është ndoshta më interesanti për të kuptuar shpërpjestimet e mëdha të opinionit publik në raport me qytetarët. Ndoshta ky është treguesi më i mirë i distancës që ekziston midis elitave dhe shoqërisë, duke bërë që trinomi media, politikë dhe shoqëri civile, të jetojë në një planet tjetër nga ai ku jeton shoqëria shqiptare. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një veprimtari të shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e shoqërisë, së cilës, elitat po i imponohen në emër të emancipimit, zhvillimit apo modernizimit, pavarësisht diskutueshmërisë së çështjes në të gjithë vendet e emancipuara që kemi si model.

Gjuetarë homofobësh
Veprimtaria e kauzës gej, ka kaluar tashmë prej kohësh në ofensivë duke dalë në kërcënime publike ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet verdikteve të saj. Nëpërmjet kallëzimeve penale dhe denoncimeve publike, ajo po godet çdo individ që shpreh publikisht rezerva për ta, duke kushtëzuar rëndë lirinë e fjalës. Tritan Shehu, Eqerem Spahiu, Murat Basha, Eduard Halimi, Artan Lame e shumë të tjerë kanë qenë objekt akuzash për homofobi, të cilat i kanë vënë ata vërtetë në vështirësi. Lëvizja ka krijuar tashmë listën e saj të zezë të cilën e ka përdorur si shantazh ndaj publikut, për të frenuar zërat kundër. Nëpërmjet sofizmit në interpretimin e ligjeve që ka diktuar ajo ka minuar fushën e diskutimit, duke bërë që çdo fjalë e thënë të jetë një kërcënim kundër vetes. Të kritikosh lëvizjen gej, kërkon tashmë akrobaci të mëdha retorike, për të mos rënë në kurthin terminologjik me të cilin lëvizja ka mbuluar terrenin e debatit.

Drejtuesit e shoqatave të këtij komuniteti janë kthyer në gjuetarë “homofobësh”, të cilët në mos qofshin do të shpiken, për t'u bërë objekt linçimi publik. Kjo vjen pasi, në natyrën e tyre, lëvizje të tilla nuk funksionojnë dot pa armiq. Ato kërkojnë të gjejnë doemos homofobë për ti dhënë përshkallëzim kauzës së tyre. Ato ushqehen nga antagonizmi dhe avancojnë gjithmonë nëpërmjet një dialektike ku legjitimojnë vetveten duke akuzuar kundërshtarët realë apo imagjinarë.

Një rast i tillë ishte edhe ai i z. Spahia, i cili u bë objekt linçimi nga të katër anët, për një fjalë goje, sipas të cilës, u citua në media se kishte thënë që “këta janë për t’i kapur në hu”. Aktorë të shumtë nga fusha e politikës, medias, OJQ-ve e madje edhe nga trupi diplomatik vërshuan mbi të, pavarësisht se fjalët e tij ishin thënë në mjedise private, e për më tepër në mënyrë frazeologjike. Z. Spahia u kërcënua me ndjekje penale nga Kristi Pinderi, duke u bërë, ndoshta i vetmi person në këtë vend për këto 26 vjet që kërcënohet me burg për një metaforë të thënë në privatësi.

Tashmë, burgu është kërcënim edhe për fyerjet online të homoseksualëve. Qeveria ka miratuar një ligj në mbrojtje të këtij komuniteti, ku çdo person që fyen në internet homoseksualët dënohet deri në 2 vjet burg. Në nenin 119/b të kodit penal sanksionohet se “Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës, fesë ose orientimit seksual përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

Së fundmi, pritet që martesat mes homoseksualëve të përfshihen edhe në kushtetutë, si në asnjë vend tjetër në Europë, përveç Kosovës. Reforma në drejtësi ka gati ndryshimin e një neni që i hap rrugën ndryshimit të kodit të familjes dhe lejimit të martesave midis partnerëve me seks të njëjtë. Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë dhe u desh reagimi i një gazete që debati të hapet krejt pa pritur, nga disa aktorë publikë si Kisha Katolike dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU).

Homofobë dhe homopërfitues
Është e dukshme prirja që shoqëria shqiptare ka për të mospranuar homoseksualitetin, gjë që natyrisht sjell edhe diskriminim. Fondacioni SOROS ka publikuar disa vite më parë të dhënat e një sondazhi të bërë nga “Open Socity” në 30 vendet e Europës ku Shqipëria rezulton vendi më mospranues ndaj homoseksualitetit. Të dhënat nga ky sondazh tregojnë se 53 përqind e të anketuarve u përgjigjën se homoseksualët nuk kanë të drejtë të jetojnë në mënyrën e tyre. Ironike është se, populli më “homofob” në Europë, bëhet vendi me legjislacionin më bujar në botë ndaj homoseksualëve, duke qenë të vetmit, bashkë me Kosovën, që e përfshijnë këtë në kushtetutë.

Në fakt, shoqëria shqiptare është ende e panjohur me këtë dukuri dhe shpesh është vështirë të bëhet dallimi midis diskutimit mbi homoseksualitetin nga të drejtat individuale të njeriut. Por ajo që vihet re është se edhe aktorët e këtij debati nuk janë të interesuar ta bëjnë këtë dallim. Askush nuk duket i interesuar të respektojë palët në debat, duke bërë dallimin midis gjykimeve që kemi për një sjellje dhe të drejtave që gëzon personi që e ushtron atë sjellje. Diskutimi shtrohet sikur ata që janë kundër homoseksualitetit si sjellje mbështesin diskriminimin e homoseksualëve. Kjo bëhet pasi, jo vetëm që shoqëria nuk është sa duhet e informuar për këtë debat, por pikë së pari sepse vetë përfaqësuesit e kauzës gej, nuk janë të interesuar ta çojnë debatin aty ku duhet, por përpiqen ta polarizojnë atë, duke legjetimuar vetveten nëpërmjet delegjitimimit të kundërshtarëve. Kjo bën që, jo vetëm debati të jetë i shurdhët, por edhe të prodhojë efekte negative shoqërore, të cilat do të rëndojnë më shumë mbi vetë komunitetin gej.

Shndërrimi i homoseksualitetit në kauzë, prodhon sensibilitete që ndikojnë natyrisht edhe në kundër-reagime. Individë të shumtë nga vetë komuniteti gej në botë, kanë reaguar shpesh kundër shndërrimit të homoseksualitetit në kauzë, duke kërkuar respektimin e privatësisë së individit. Sipas tyre, seksi është diçka që konsumohet në intimitet dhe nuk ka asnjë arsye që diçka intime të shndërrohet në kauzë publike. Krijimi i kauzave të tilla, ka sjellë kudo rritjen e diskriminimit dhe dhunës ndaj homoseksualëve.

Kjo të bën të mendosh se aktivistët e lëvizjes gej synojnë më shumë të krijojnë probleme sesa t’i zgjidhin ato. Duket sikur ata janë të interesuar më shumë që të ketë diskriminim, në mënyrë që të legjitimojnë aktivitetin e tyre. Kjo shkon në përputhje të plotë me logjikën e OJF-ve të cilat ushqehen me problemet, pasi problemet sjellin fonde. Por, derisa të vijohet në këtë mënyrë, mund të themi se personat më të kërcënuar nga lëvizja gej janë vetë homoseksualët, të cilët po përdoren në emër të një kauze që nuk përfundon kurrë, e cila i ekspozon ata përballë një klime debati që nuk iu bën mirë aspak.

Marrë nga "Postbllok.com"

79 Komente

Shqiperia eshte kthyer ne nje vend absurd. Ka te drejte autori i shkrimit kur thote qe nga vendi me homofob ne Europe po kthehemi ne vendin me legjislacionin me te perparuar.

Nuk e kuptoj kete nxitimin e politikaneve tane per te legalizuar martesat gay. Dhe homoseksualet  shqiptare nuk e di sa te gatshem jane per te dale hapur publikisht. Pervec Kristi Pinderit dhe nje transeksuale qe doli para ca ditesh ne emision te Cani s'kam pare njeri tjeter te dali publikisht. 

Mendojne se Evropa e mbyll nje sy per vjedhjet, se aty ku q.., le te vidhet

Shume mire bejne. Me kete rast do te vijne nga vende te tjera cifte per tu martuar dhe trasheguar ketu. Edhe turizmi i bythes do te shtohet. Ku ka me mire! Me ta avantazhuarit do te jene kavajsit dhe elbasanllite, megjithse shume syresh jane larguar nga vendi; por edhe mund te kthehen tani qe po u krijohen kushtet. 

Qe nga paragrafi i pare me "askund, i padegjuar ndonjehere, askush..."  Mertiri, me bindje te bindshme, kerkon te mesoje lexuesin me te verteta rreth temes, fatkeqesisht duke deshtuar qe ne krye te artikullit. 

Nuke eshte hera  e pare qe lexoj te tilla indulgjenca nga zoteria, argumentet jane te dobeta, ka retorike por jo thelb ne to.

Logjika pastaj...:

 Krijimi i kauzave të tilla, ka sjellë kudo rritjen e diskriminimit dhe dhunës ndaj homoseksualëve....

Kjo të bën të mendosh se aktivistët e lëvizjes gej synojnë më shumë të krijojnë probleme sesa t’i zgjidhin ato. Duket sikur ata janë të interesuar më shumë që të ketë diskriminim, në mënyrë që të legjitimojnë aktivitetin e tyre. Kjo shkon në përputhje të plotë me logjikën e OJF-ve të cilat ushqehen me problemet, pasi problemet sjellin fonde. Por, derisa të vijohet në këtë mënyrë, mund të themi se personat më të kërcënuar nga lëvizja gej janë vetë homoseksualët, të cilët po përdoren në emër të një kauze që nuk përfundon kurrë, e cila i ekspozon ata përballë një klime debati që nuk iu bën mirë aspak.

Ne historine e aktivizmit per te drejta te njeriut, te grupeve te ndryshme, shoqatat perfaqesuese jane marre me probleme dhe detyrimisht kane marre fonde per t'i zgjidhur apo per te percjellur zerin e tyre ne lidhje me to. Ne Shqiperi si ne çdo vend tjeter,  ka nje perqindje te LGBT,  fakti qe eshte komunitet aq i fshehur, tregon qe ekzistojne problemet. Si dhe, nese ka pak aktiviste prej tyre nuk do te thote qe nuk ka kauze apo probleme. Artikull teresisht pertoke! 

 

 nuk iu bën mirë aspak

smiley

Prit shigjetat tani qe meqe je kritike nga nje shkrimi anti gej, ti me siguri je gej per vete smiley

P.S. dhe une mendoj si ty.

"Eshte epoka ngambrapamoderne dhe jane bere te gjithe gay" do thoshte njeri.

zhadin, oh!,smiley nuk jane bere te gjithe gay, por rezultojne te gjithe gay, nuk ke nga e lu sumen me nje fjale, as gjembi, edhe pse ka zgjedh si llagap nje term patriarkal, simbol i kultit fallik.

Gjembi ben zhurme rrenqethese duke gervisht majen e gjembit ne pjata n'Amerike qe eshte shume me ngambrapa nesh me ligjshmeri ngambrapamoderne.

Ne kemi tradite te lashte ngambrapamoderne, te drejten e votimit per grate e kena pas para Frances, te drejte e divorcit 30 vjet para Italise nga Mbreti Zog qe ishte antikomunist kunder gejve qe kishin studjuar ne Monpelje dhe e lyenin me livando frenge yn zhardin syr le nil dhe kunder austromarksisteve noliste qe e lyenin me dizifektant anti-konservator te markes Petroninse aktiviste vjeneze qe performojne me gjak dhe sperme.

 

Ajatollah, si thu ti do ishte heq ndonjehere ferexheja sikur Zogu te kishte bere sic thote autori, duke hap debat e duke pritur sa shqiptaret te "beheshin gati"? Emancipimi dhe moderninizimi kane qene gjithmone levizje nga lart ne Shqiperi. Kur Dulla ju dha te drejten e votes grave, 99% e tyre s'dinte me shkrujt emrin e vet. Ne shek e XX na sollen ne shekullin e XIX per flokesh, ose per te perdorur gjuhen tende, me te shtyra nga prapa.

Ju perdorni jo vetem gjuhen time, por perdorni edhe llapen tuaj, jane nda punet, un perdor gluhen duke pershkruar fenomenin ne menyre glhuhesore, ju perdorni llapen si aktiviste te fenomenit, jeni dora vete fenomeni llapor me nje fjale.

Llapen e perdorni edhe per te perfolur ne kete rast atdheun tuaj, i cili nuk eshte ndryshe nga te tjeret, perveç se i mungon rafininimi per t'i paraqit emancishpimin iluminist sikur buron nga populli vezhderr si ne vendet e zhvilluara llapore.

Plus veçorine e atdhet tuaj qe duke qene periferi, per kompleks inferioriteti (origjine vjeneze) kerkon te jete me llape me te zhilluar se qendra (nga vijne edhe udhezimet per kete pune, e per çdo tjeter sume).

 

Realisht po me akuzon per mungese patriotizmi? E gjithe kauza juaj ka degjeneruar ne: "Te pallojme per atdheun!"?

Sa per ato taktikat "shkabore" me komplekse inferioriteti provoi me dike tjeter, se nuk me bejne shume pershtypje. S'ka gje me idiote se te besosh qe nje popull ka karakteristika antropomorfike.

Ti je veteakuzuar jo si antipatriote por me teper, si perverse, perderisa ke shprehur admirim per aksionistin pederast vjenez Gunter Brus qe ne perfomancen Kunst und Revolution dhjeu para publikut universitar, u lye me mutin e tij, pastja piu shurren e tij, pastaj i ra me dore publikisht duke kenduar hymnin austriak. Ky eshte kulmi i progresit iluminist:

Pensando agora, o movimento contou apenas com participações de homens! E, no caso de Brus, uma de suas ações mais marcantes foi a chamada "Kunst und Revolution", realizada na Universidade, em 1968. Nessa mesma ocasião, estavam presentes Otto Mühl e Oswald Wiener, que acompanharam o artista subir em uma cadeira, ferir-se com uma lâmina, urinar em um copo e depois beber, para então defecar e espalhar as fezes sobre o próprio corpo. Em seguida, Brus teria deitado no chão e começado a se masturbar enquanto cantava o hino nacional da Áustria.

Pra akuza per antipatriotizem eshte minimumi qe mund te behet ty.

 

Ne kete drejtim Mertiri ka te drejte nuk shoh askund asnje aktivist pervec Pinderit dhe Karajt. Dhe nga keta te dy nuk kam degjuar asnje histori, asnje rast qe te kene ndihmuar. Edhe nje transgender qe e nxorren ne tv u be aq qesharake sa askush se morri seriozisht. Mua me duket si gjithe OJQ e tjera kane gjetur nje mundesi per te bere ca leke e per tu shfaqur ne tv.

Argumenti qe ka pak aktiviste dhe qe njeh vetem dy prej tyre nuk ka shume domethenie perveç qe ke pak njohuri per kete shoqate dhe grup interesi. Ne paraden tashme te kaluar kishte dhe njerez te tjere perpos ketyre dy perfaqesuesve me sa me lejon kujtesa.

Nderkaq, per sa thua per leket, te ftoj te dalesh ne boten reale ku OJQ-te, si çdo organizme tjeter juridike, bejne ca leke sepse vetem me ane te tyre mund te ekzistojne dhe te funksionojne. E verteta eshte qe ata qe luftojne per nje kauze duam t'i shohim ne mjerim, te vuajtur e te deshperuar per aprovimin tone. E padurueshme te dalin ne TV dhe te kerkojne te drejtat e tyre dhe ne mos te dhunshem do te etiketohen vanitoze. Eshte lose-lose çeshtja.

 

Amon, kur mundohemi dhe ne shqiptaret me u heq si konservatore. Problemi eshte qe konservatorizmi ne Shqiperi do mbaj gjithmone era dumbabizem. Eshte kauze e vdekur, akoma me e lodhur se e ajo e Kristi and Co.

Lexova temen, lexova komentet, m'u thartua darka qe e kisha bere per merak. Embelsohuni more njerez, pini lengje frutash, molle, pjeshke, banane, cfare t'ju doje e bardha zemer, vetem mos kaq uthull, kaq thartire...

Hem...zgjedhja e frutave per lengun eshte shume domethenese smiley.

si dhe duhet te besh kujdes nga diabeti smiley

Me mire diabetike e me nder,

 

sesa dispeptike e pa nder. smiley

Poooo mire mo thote Aqua ......hani mooo  pjeshka, pini ore ,laterzhyeni ore buzet me lenge pjeshke.....3 dite televizori merren akoma me aguridhen e pinderit.....

Le te mcifen sa te dun. Me paisjen qe ka qeveria te pergjo edhe posht brekve. 

ha, hahahahaha, ha, ha ..kjo bene ..te nominohet per koment te dekades , bile ..

p.s.

Nuk e di , kur shetitja neper bote edhe kishte lezet kur krijoje miqesi me hommo , zbuloje nje bote te re , ishin per lakmi  , kishin gusto ,  kishin leke, kishin profesion te respektuar .Nuk i gjykoje.Ishin te kompletuar . Pika te ju binte , he he per dhenderr ti mirrje . Ndersa sot  keta ketu , tanet , demek ..hommot shqiptare   zhurmagjinje  barkethate pa profesion e parazite sikur skan lezet as te mburresh me ta si trofe te nje kulture  . E kane devalvuar dhe imazhin e stilit te tyre sa qe te  krijojne pershtypje qe hommoseksualizmin  e kane profesion .

 

 

Gjeja me e neveritshme mbi kete toke. Ky s'eshte racizem. Edhe ata kane te drejte te neveriten prej meje dhe ktu jam fair enough.Zot mos m'i afro ne ambientin tim.

O pjeter, 

Nuk po te kerko njeri ti mbash pishtarin e te aprovosh se ca bejne ne dhome te gjumit o burr i dheut.  Po kerkohet qe mos te ngrihet nje qytet i tere ne kembe per te zene nje homoseksual me gure e me dru, si ne rastin e atij lezhianit ne mos gabohem. Po kerkohet qe keta mos te diskriminohen ne pune e ne jeten e perditshme. Kaq. Jane njerez, si tiku.

Te ndryshosh kushtetuten dhe kodin e familjes nuk kalohet me nje "kaq."

kushtetuta amerikane mbronte skllaverine per ate pune. Perndryshe shtetet e jugut nuk e firmosnin. Dhe pastaj? me ket arsyetim, asnji amendament s'duhet te ish aprovu. Masanej, kur vje puna te kushtetuta, ne s'e kemi problem me e ndryshu nqse u teket prijsave.

nderkohe, ne nji vend te pazhvillum (sipas liveleaks)

Po pra kushtetuta amerikane u ndryshu me nje super referendum (lufte civile) jo me "kaq." Sa u a majne robt prijsave eshte tjeter muhabet. 

Thashe pra,eshte e drejta ime te kem neveri,sic edhe atyre mund t'ju neveritem une. Kaq kerkoj une,qe te mos jene ne rrezen  e jetes time,s'po them qe te mos egzistojne.

Pjeter, po te ra rruga per hamerriqi, mer uturak me vehte, se ashtu osht nje pune. smiley

O pjeter - ti m'rregull je por kjo qe thua eshte pak naive ... se ja ta con zoti pederin brenda familje, ca me i bo rrezes pastaj? 

Ne jete perballesh nga lloj lloj fatkeqsish dhe ti duhet t'i superosh e te vazhdosh perpara,kurse kjo do ishte nje fatkeqsi qe do me thynte ne mes perfundimisht. Shpresoj qe Zoti te mos baje shaka te tilla me mu,nese e ka nermen per t'i hedh gjersisht ne treg,ja ku jeni ju menjehapurit.

10% e popullsise thone Pjeter. Ne pate 9 shoke te ngushte shancet jane qe njeri do tju kete me shok se ce keni. smiley 

po ti beju mendjehapur te jesh brenda se fatit si dihet smiley 

Hec se po ta kerkoi Partia e s'ka ka lu hic. E don Rilindjen ti Pjeter? do te thonesmiley

kot bejne se qyshkur i valvitshin ato flamujt lejla e dishin me ke kishin te beshin.

I ashtute grune sekretari i partise njanit. O babe,asht t'u  e qi nanen filani,i thote i biri. Hik ore anej,ai po ban punen e partise.

Partia na e qiu nanen.

Si qe barcaleta m'ate fillim, kur nje parti na kiu nanen, por shume ca do na bojn.smiley

shkrim i dobet dhe mjaftushem per t'u qujt homofobik. Sepse te paraqesesh Shqiprine si vend ku homoseksualet jane hedh ne sulm dhe kete ta provosh duke citu 2-3 emra qe qenkan "perndjek kemba-kembes" prej levizjes gays & lesbians, eshte qesharake, aq me teper po t'kesh idene se si jane shprehur keta. Spahia ne nji debat televiziv shfaqi jo vetem injorance po dhe probleme te renda psiqike kur u shpreh se "nqse i biri do i thosh qe ish gay nji dite prej ditesh, ky do ja zbrazte revolen ne balle". Kurse ish ministri i shendetsise, me karriere prej narkozisti, me nji guxim prej idioti, del e insiston jo rralle ne shtyp se "ekziston kure per homoseksualizmin meqe kjo eshte semundje". Kaq do mjaftonte ne cdo vend civil per t'i denu secilin prej tyre, biles pa qene nevoja te hidheshin ne gjyq prej shoqatave perkatese qe jane ndjere te ofenduara. Po dava Shqiprie thuj...keto jane thjesht material gallate po t'kesh parasysh se ca ndodh cdo dite

Vijini postobllok ketij idjoti. Cdo germe pas tre pikave, te cilat po i ve per nder te tikut, do ish e tepert...

Lajmi thote qe eshte dhunuar.

po po, e lexova. eshte e paqarte ne fakt. dmth, nuk e kuptoj arsyen se perse nuk e kan denoncuar, apo thene mjekeve  qe ne fillim qe eshte dhunuar..?!   dhe e kam fjalen per prinderit.

Kjo qenka e tmerrshme!!!smiley Njerez qe bejne te tilla gjera burgun e kane pak. Para ca kohesh nxorren nje video ku nje djali disa psikopat i benin urinen ne koke. Tmerri i Zotit!! S'e marr vesh si jane kafsheruar njerzit keshtu.

Perderisa u organizua parada gay pa probleme ne Tirane kuptohet qe shoqeria Shqiptare i pranon homoseksualet pa shume probleme, por te shkosh deri  ne ate pike e te fantazosh per nje dominance te homoseksualeve ne jeten Shqiptare eshte dashakeqe dhe injorance. Realiteti Shqiptar eshte ende shume konservator por per fat nuk eshte me armiqesor ndaj homoseksualeve.

Shkoja ca kohe tek salloni i nje parukieri qe ishte gay. Kur ishte me humor bente vepra arti, kur e kapte inati me te dashurin m'i priste floket si mos o Zot. -Aman per ca grindeni,- i thosha. Ky me shpjegonte i nervozuar qe i dashuri "ia luante" te tjereve ne sy te ktij. - Po si s'te erdhi nje shpulle, ju jeni dhe komunitet i vogel, i thoja- s'i vjen zor atij maskarait qe t'i ben kto gjera...do ta kap ndonje dite e t'i them, djale i dashur kur kam per te prere floket une, te lutem behu i ndershem.
Po ne heterot ndonjehere harrojme t'ia qajme hallin miqve homo kur kemi hallet tona, psh kur te vihen nga prapa 'martohuni,martohuni se ju iku mosha, kur do t'i beni kalamajte' apo kur te jep ultimatum plaka me e mocme e fisit "veres tjeter mos më ec t'i besh pushimet ke une pa bashkeshortin e ardhshem"....po prit pra, se s'behen dot te gjitha pernjehere, me urdherin e peshkut.

Idealja do ishte sikur ta kishte dhe dashnorin parukier ky, e simas rastit te dredhjes ndemjet tyre ti te zgjidhje, do i kishe floket gjithmone veper arti. 

asnjeri nuk u bie ne qafe bythqireve,po keta bejne zhurme per tu dukur  qe po veprojne ne mbrojtjete tyre.   dmth rrojne me kete pune,per sa kohe i paguan sorrosi dhe ambasadat.

si cdo atje, ka humbur sensi i mases dhe kete kerkon te vere ne dukje autori i shkrimit.

me katolik se papa eshte shprehja qe i pershtatet me se miri shqiperise      e gjithe kjo vetem ne sherbim te dogmes provinciale  te dukemi si evropian!      

Së fundmi, pritet që martesat mes homoseksualëve të përfshihen edhe në kushtetutë, si në asnjë vend tjetër në Europë, përveç Kosovës.

Askund ne Kushtetuten e Kosoves nuk shkruan per martesat mes homoseksualeve.Per me teper,secila komune(bashki-i thoni ju) i nenshtrohet "Ligjit te Familjes",i cili nuk e lejon martesen mes gjinise se njejte.

Deri me sot,ne Kosove ende nuk eshte degjuar nje dialog i ketij formati :

- Ti Shaban,a don me e marre Hajdarin per gru?

- Po!

-Fort mire,Shaban.Hajt tash ,puthe nusen ne musteqe smiley

-Fort mire,Shaban.Hajt tash ,puthe nusen ne musteqe

...smiley

 

-shiko, se mustaqet  te ruajne nderin e shtepise burrit, thosh nje mustaqelli nga Vlora.. -po pse o Muço, e pyeten ?  -po ja, ne  nje situate sherri,  nuk te shan tjetri nga nena a familja, po te thote: te 10-fsha  mustaqet .smiley

Aha me kto te rejat, Shabanit s'ia shpetojne nerin e shpise mustaqet. Se e shan tjetri nga "gruja," te bofsha mustaqet. smiley 

ahhha e moren kta gejt shqiperin me duket, do nxjerrin ligj te behn te gjith gej

smiley

Shqiperine e moren gejt, i vune zjarr
Shqipetar mos rri po duku, shqipetar!

Cudi kjo puna e sharjeve te mustaqeve Belul , qe perdoret nder shekuj ne kete forme ,e pandryshuar ,ne te gjitha trevat shqiptare.smiley 

S'ka shprehje me te poshter,e qe ne te njejten kohe ndjell  gazin smiley

 

Një temë e vjetër kjo tek Peshku, që ripërtërihet herë-pas-here dhe që po aq fort ndez pasionet e turmës me luspa të komentesve.

Sa për kujtesë ( dhe meqënëse serveri i PPU nuk e ka ruajtur), po sjell një postim të asokohe që fatlumësisht shkonte në të kundërt të këtij shkrimi Mërtirian dhe që thjesht për provokim quhej "Ju bumtë lytha..."

Lexim të mbarë.

Ka disa mungesa ne listen tende te pederasteve t'mdhej botnore, me kryesorin e ke ktu. Ne gjuhen frenge gjen ktu sa t'dush.

Lexim te mbare, e mundohuni t'boheni t'mdhej, sepse nuk mund te bohesh i modh ndryshe!

 

O Ergys o peder

nuk eshte nje stil jete per tu levduar e aprovuar por eshte e drejta e gjithesecilit te beje c'te doje ne krevat te vet me trupin e vet ..Shqipot nga ana tjeter jane popull fort i mencem, perzene me gure nga qyteti nje homoseksual e nga ana tjater zgjedhin deputete , kryetare bashkie etj hajdute e kriminele te certifikuar me ferman nga gjykata.

 

"Ne natyren e tyre, levizje te tilla nuk funksionojne dot pa armiq"

ketu ka 100% te drejte.. nese ka gje qe i tmerron organizatoret e parakalimeve, eshte indiferentizmi i shoqerise.. per te tjerat do mendoje vete natyra, meqenese nuk riprodhohen.

Natyra tani mendon nje lesh, ka hik ajo kohe e evolucionit biologjik, qe me Darvinin, kur majmunet darviniste e kuptuan prej nga vinin, dhe u turperuan nga prejardhja e tyre, filloi evolucioni kulturor (me sakte revolucioni kulturor me shokun Mao Ce Dun, me siguri edhe ky pederast sepse ka qen person i modh, per pak Oksidenti u be i kuq si Orienti prej tij). Dmth natyra ka stopuar ne vend, dhe e situaten tani e ka ne dore njeriu intelektual i shquare qe evolon nga ti teket fantazise se tij: adoptim kalamojsh nga bota e trete 300 euro copa, miter borxh 3000 euro copa, miter artificiale 30.000 euro copa etj, deri edhe sume borxh dhe sume artificjale, te gjitha falas. Ti kujton se njerzimi ka mbet me sumen klasike te Sevantesit dhe Don Kishotit, jo more tani jetojme ne kohen e robotikes, sume roboti sa te dush.

 

Mire mire, po varet ca sume do preferoje roboti. Nuk ka gjo me tapi, cdo gjo (edhe speciet) qe lind vdes (heret e a vone, kjo varet prej menjes apo sumes se species), thuhet. 

O tiku, Po pse vetem mitra me qirà?

ka plas keq Sodomia. Ben vaki te perkulesh pak ne ambiente publike e direkt je i poseduar nga individe te panjohur, te paskrupuj.

Autobuset dhe jo vetem ata te Kuçit, jane te mbushur me xhepista gej. Jo vetem qe te heqin portofolin sy me sy, po ne moment te konsumojne nje raport seksual me viktimen e ky se ve re fare.

Ka plasur keq jo vetem mitra me qirà, po dhe ajo ne bashkepronesi, ose si i thone ne Kuç, multiproprietà, me embrione qe rrine nga 1 jave secili e kur ikin duhet ta lene mitren ne rregull. Perveç mitres, ka dhe bythe me qirà kur ke frike nga gjilperat.

Gejt e bythqirat ku ti kesh. Tani kane dale dhe keta genderat, kuje fare. Njoh njeren une, qe çdo fund muaji behet mashkull thjesht per te evituar mestruacionet.

Ku dreqin jetoni ju aty ne Itali qe qenkeni kaq te traumatizuar. Ne burg? Merrni sapunin dhe dilni nga dushi!

Ate se ku jetojme ne, e dime ne.

ti vazhdo mbro gejt po nje gje ta dish: Raporti homoseksual pa riprodhim eshte i barabarte me

kruarrjen e veshit!

petronisja nuk del kurre prej dushi, sepse e ha sapunin per djathe!

                                                                                              i Modhismiley

 

" nese ka gje qe i tmerron organizatoret e parakalimeve, eshte indiferentizmi i shoqerise.." Te jesh indiferent do te thote te mos veprosh shtyre nga paragjykimet e tua. Minimalisht, kjo u kerkohet robve. 

"per te tjerat do mendoje vete natyra, meqenese nuk riprodhohen"

smiley Po keta kush i beri a te keqen e mendjes? 

O Bame pika, pika, pika dhe vrima, vrima, vrima,

po ata qe vrasin kush i beri o te keqen e mendjes?

po ata qe vjedhin kush i beri o te keqen e mendjes?

pa ata qe pjerdhin ne blog kush i beri o te koqen e mendjes?

 

Dmth te jesh homo eshte njesoj si te vrases, te vjedhesh dhe te hapesh vrimash blogjeve si puna jote? Kujdes tiku, se ti e di se cthone; ata qe urrejne me shume jane dhe me te perveluarit. 

I famshmi Zogu i Tirones deklaroi publikisht ne Vizion Plus se brenda vitit do te jete e mundur qe edhe meshkujt te mbeten shtatezene. I gjo e di ai se nuk ja fut kot, keshtu qe bie poshte edhe teza e riprodhimit.

Nderkohe qe grindemi per pushtetin e homoseksualeve, disa te mitura perdhunohen ne shtepine e femijeve ne Shkoder.

Monstrozitet i paimagjinueshem. smiley Keta jane dhe me te pambrojturit. Shoqeri shkerdhate, shtet shkerdhat. 

+1

Prit sa te vije Ai me links nga bota.

pse O Bame! vrima, vrima, vrima filozofike Natyra i ka bere edhe keta perdhunues, njesoj si ka bere vrimen tende.

e ç'te keqe ka, edhe ne natyre ndodh qe pallohen dhe pallojne te vegjelit, mbas nje viti çdo kulish ne pyll ja hip natyrshem nenes se tij. Qenie te Nenes Natyre jane, njesoj si ty.

---------------------------------------------------------------------------------------------

e morre vesh tani se ku e kishja llafen ne komentin pak me siper?

pra e kisha llafne me referimin tend ndaj natyres per sjellljen njerzore, jo per te krahasuar veset njerzore midis tyre, i cili nuk eshte muhabet per tu bere me Vrima te Natyrshme te Luftes se Natyrshme te Spanjes.

  

tiku-psiqiku. Per ty homo-seksualiteti qenka sjellje, sjellje e keqe, ves dmth? Kam frike se do e besh si ai me purot. Pune muti them, mo u mer me shume se c'duhet. 

jooo, perkundrazi eshte virtut i modh, biles ne epoken ngambrapa osht virtuti me i modh, nuk e paske mbare lexuar listen e xixes qe verteton se njerzit me te mdhej te njerzimit kane pas virtutin ngambrapa:

... një farë Leonardo da Vinçi ka qenë homo i deklaruar; se të tjerë piktorë si Botticelli, Donatello, Michelangelo, Delacroix, Dali kanë qenë gatuar me të njejtin brumë ; se ky fenomen nuk frenohet as nga kombësia, as nga epoka as edhe nga fama pasi të tjerë Cervantes, Shakespeare, Francis Bacon, Voltaire, Goethe, Balzac, Andersen i kanë bërë shoqëri të parëve ; ndërkohë kur të tjerë Kierkegaard, Walt Whitman, Jules Verne, Oscar Wilde, Gabriele D'Annunzio, Constantin Cavafy apo Rudyard Kipling rrinin karshi-karshi të tjerëve Marcel Proust, Somerset Maugham, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Federico Garcia Lorca apo Roland Barthes dhe Michel Foucault. Le të marim frymë thellë pas këtij numërimi personalitetesh të artit dhe të kulturës që besoj, i bëjnë nder edhe një qyteti të tillë të shquar si ai i Lezhës, pasi kësaj « epidemie » nuk i shpëtojnë as edhe aktorët apo regjizorët e kinemasë që, besoj, çdo lezhjan dhe lezhjane ende i mban në zemër : Lawrence Olivier, Pier Paolo Pasolini, Pablo Almodovar, Rudolfo Valentino, Cary Grant, Robert Taylor, Dirk Bogarde, Jean Marais, James Dean… Doni më për Malon ? Pasi ky Malua ynë, alias Klodi, dikur ka qenë edhe mendimtar si Demosteni, ngadhënjyes si Aleksandri i Madh, perandor si Jul Qezari, Hadrieni, Augusti, Trajani apo Diokleciani, kompozitor si Franz Schubert, Frederic Chopin, Johannes Brahms, Piotr Tchaikovsky, Georges Gershwin, këngëtar si Freddy Mercury apo si Elton John dhe George Michael, krijues i modës si Christian Dior, Gianni Versace, Yves Saint-Laurent, Jean-Paul Gaultier apo Dolce & Gabanna,Calvin Klein.. deri edhe Tarzan si Johnny Weissmuller.

Eshte e vertete pikerisht e kunderta çfare mbron ballçekani, qe pederastia ka vlere si dashuri ne vetvete, jo ne sherbim riprodhimit. Pederastia sublimon libidon, eshte teknike per tu bo i modh si Don Kishoti qe pallonte ngambrapa kaçubeve te mullijve Sanço Pançen e Tobozes, sepse nuk ja jepte Dulqinja. Manastiret kan qene gjithnje tumllas me pede dhe lesbo, po njesoj te gjithe artistet e mdhej, pranej nuk u martu Noli, Konica, Naim Frasheri, Nene Tereza etj.

Autori e ve veten me stergjatje ne rolin e nje homofobi, dhe kete e ben me koshience! Ne vend qe ta ndaje problemin e aspektit te manifestimit, nga ai i trajtimit juridik te te drejtave te homove! Mund te jesh kundershtar i te drejtave te barabarta juridike te homove me heterot, e njekohesisht te mos jesh fare homofob! Pra, homot mund ta ngrene si te duan jeten e tyre, por shteti nuk ka pse te lejoje adoptimin e femijve, njohjen e martesave me te gjitha te drejtat dhe detyrimet e saj, (ndonese ne kete rast te fundit jane vete homot qe humbin nga ana financiare, pasi paguajne me shume taksa). Padashur autori e ka vene veten ne rolin e atyre qe homot kerkojne, kundershtare, per te treguar fobine ndaj tyre!

Ne periudhat kur Peshku thatesirohet nga komentet artikujt me teme homoseksualitetin nuk zhgenjejne asnjehere. 

Pranimi ne mase i homoseksualeve si njerez me te drejta te barabarta sa i perket opionionit publik ne vendet perendimore ka si efekt anesor tipa te lezecem ne vendet ne zhvillim: elitaro-intelektualet te cilet ndihen shume te kercenuar jo vetem shoqerisht por edhe personalisht nga keto zhvillime shoqerore. Me mire te na i heqen njeren k0qe sesa te na thone qe homoseksualet jane njerez te barabarte me ne - bertasin ata te revoltuar. Mjer si ata tipa prej tyre qe ndihen te kercenuar edhe nga te zinjte/muslimanet/minoritet tjeter. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).