Nje gjykates iken nga gjykata e larte, dhe tete duan ti zene vendin. 

Pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni, 8 kandidatura janë paraqitur në Presidencë për të zënë vendin e tij në Gjykatën e Lartë.

Kandidaturat janë Astrit Kalaja, Arta Llazari, Entela Prifti, Elona Stavri, Luan Hasneziri, Sokol Hasani, Sokol Ngresi dhe ish nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Panda.  Afati për dorëzimin e dokumenteve ishte data 25 prill.[lapsi.al]

Ardian Nuni, paska nje histori shume interesante. I perfolur me pare per korrupsion ne Fakultetin e Drejtesise, eshte plagosur ne 2009 ne nje ngjarje qe gazetat nuk kane shkruar se kush e ka kryer, por mbeshtetur ne deklaratat e gjykatesit mendohet se ka te beje me ceshtjen e tij si pedagog(!). Nuni ka refuzuar te bashkepunoje me prokurorine (ke gjyqtar ju kujton kjo pune?). Eshte larguar ne SHBA ne 2009 ku sipas gojedhenave ka kerkuar azil, dhe me pas ka perfunduar serish ne gjykaten e larte (si mund te vij prape dikush qe ka kerkuar azil politik?). Mos ja ka refuzuar edhe ketij vizen ambasada? Di gje njeri? 

- 2009, Shkurt

“Jam sulmuar nga nje person qe mbante nje kapele. Personi ne fjale e kishte fshehur pistoleten ne nje gazete. Nuk kam pasur asnje debat me atentatorin”, ka deklaruar Nuni. 
Ne baze te deshmise se tij, grupi hetimor po krijon identikitin e agresorit. 
Ardian Nuni u qellua kater here me pistolete ne afersi te baneses se tij tek ish-parku i delegacioneve, ne Tirane, rreth ores 11:30 minuta te mbremjes se te dieles.[Top Channel]

Atentati ndaj anetarit te Gjykates se Larte eshte duke u hetuar vetem ne pisten, per qellimin ndaj tij, per shkak te detyres si pedagog, piste kjo e hedhur edhe nga vete Nuni gjate marrjes se tij ne pyetje. Pas perjashtimit te pistes se atentatit ne lidhje me detyren e tij si gjyqtar, grupit hetimor ka marre dje ne pyetje pedagoget e Fakultetit te Drejtesise, si dhe nje numer te caktuar studentesh, per ndonje konflikt te mundshem te 40-vjecarit ne kete profesion. Nga ana tjeter mesohet se kreret e komisariateve, jane mbledhur dje per te diskutuar ne lidhje me kete ngjarje, ne te njejten kohe nje takim "koke me koke" kane zhvilluar edhe drejtuesit e dy prokurorive, ai i Prokurorise se Tiranes, Genti Xholi si dhe drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Cela. Burime nga policia konfirmuan dje se, gjate mengjesit te djeshem policia ka shoqeruar rreth dhjete persona te tjere, te cilet dyshohen se kane dijeni ne lidhje me rrethanat e ngjarjes, ose te dyshuar konkret per kete atentat. Nga shoqerimet dyshohet se vetem dy prej tyre, te kene lidhje direkt me kete ngjarje. [Koha Jone, 11 shkurt, 2009]

Ardian Nuni refuzon të flasë si dhe ti kontrollohen bisedat telefonike
Gjyqtari i plagosur katër ditë më parë nuk dëshiron të bashkëpunojë me grupin e hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Këtë përgjigje grupi i hetimit e ka marrë kur ka shkuar për të marrë në pyetje të plagosurin, i cili ka refuzuar plotësisht që të bashkëpunoj. Ardian Nuni e ka justifikuar këtë veprim me statusin që ka si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, por policia dhe prokurori i krimeve të rënda që po punojnë për këtë çështje hedhin hije dyshimi për presion të ushtruar ndaj tij si dhe nuk përjashtohet mundësia që Nuni kërkon të fshehë diçka. Sipas burimeve nga grupi i hetimit bëhet me dije se Nuni ka refuzuar të flasë si dhe nuk ka pranuar që të ushtrohet kontroll në telefonin e tij. Këto dy veprime mund të jenë tepër të rëndësishme për zbardhjen e krimit por Nuni ka refuzuar kategorikisht. Tashmë përveç vështirësive të hasura gjatë hetimeve policia duhet që të operojë në dy pista të reja që mund të jenë vendimmarrëse për hetimet dhe identifikimin e autorit. Grupi i hetimit ka ngritur pistën që Nuni e njeh autorin që e ka goditur por fshehë diçka me heshtjen e tij. Gjithashtu ata dyshojnë se dhe në deklarimet e tij të para mund të ketë dhënë informacion të rrem për të fshehur identitetin e autorit që mund të ketë qenë i njohur për Nunin. [Sot, 13 shkurt 2009] 

Interesante eshte se Nuni eshte larguar para reformes ne drejtesi, pasi i mbaroi mandati, edhe pse gjyqtare te tjere kane ndenjur ne kete vend deri ne zgjedhjen e anetarit tjeter. Sidoqofte, shume intriguese jane deklarimet e tij financiare. 

Sipas opendata.al Nuni ka disa mijera dollare qe i nxjerr apo fsheh si prestigjator nder vite  [http://spending.data.al/sq/moneypower/vi...

- ne 2012 nuk ka shtepi te lene me qira, as ne vitin 2013, por ne vitin 2014 i del nje shtepi qe siguron 7000 euro, dhe nuk figuron asnje shpenzim, kredi apo ndonje detyrim tjeter. Ndersa ne 2015 kjo shtepi nxjerr te ardhura te mira, plot 12 000 euro ne vit. Nje shtepi e lene me qira per 1000 euro ne muaj, ose eshte nje vile ne periferi, ose nje apartament ne qender te Tiranes. Ne 2015 eshte paguar nje kest kredie per nje apartament tjeter me mbi 30 000 euro, edhe pse ne vitin 2014 Nuni kishte rreth 20 000 euro gjendje cash ne bank. Me siguri i mban parate ne dyshek, e lutemi qe te mos i shkoj ndonje hajdut ne shtepi. Shpresojme qe ndonje nga Reporter.al apo Hashtag te pyese tek tatimet nese jane paguar taksa per keto qiradheniet. 

- Biografia 

Është diplomuar në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës në vitin 1991. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore “ Doktor i Shkencave Juridike”, në vitin 2004 titullin “Profesor i Asociuar në Drejtësi” dhe në vitin 2009 titullin “ Profesor në Drejtësi”. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë në vitin 1991, ndërsa në periudhën 1992-1993 ka shërbyer si gjyqtar dhe pastaj zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit Tiranë. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka punuar me kohë të plotë si pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ku ka ushtruar funksionin e zëvendës dekanit (1993-1996; 2003-2007) dhe funksionin si përgjegjës i departamentit të së drejtës civile (2002- 2007). Ai ka kryer disa kualifikime pasuniversitare jashtë shtetit në fushën e së drejtës, ka qenë anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës dhe në disa organizata të tjera profesionale. Ai është autor dhe bashkautor i disa librave dhe monografive në fushën e të drejtës civile dhe ka dhënë mësim në programe universitare dhe pasuniversitare. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ai ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe nga viti 1998 është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës. Me vendimin nr. 48, datë 13.07.2006 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksion nga i cili u largua me dorëheqje për shkak të emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë në dt. 04.04.2007.[Url]

5 Komente

Wtf.Ky qenka per te punu me cirkun e Tiranes! Ja fut dhe Jezusit qe hidhte uje e nxirrte vere... Ky nxjerr euro mf!

mua me ben habi qe keta njerez bien gjithmone si macja, ne kembe. 

Jane "te shkathet".

jane si muti, rreshkasin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).