Si përkthehen në shqip këto fjalët më poshtë, sidmos në kontekstin e një aplikimi apo faqeje interneti: 

  • bookmark (si emër, "a bookmark", dhe si folje "to bookmark)
  • share
  • flag (kur sinjalizon diçka për një administrator të një faqeje)
  • invite (si emër "an invite" dhe si folje "to invite" )
  • pin (si folje dhe si emër)
  • tracking 
  • follow 
  • mute
  • badge

 

62 Komente

Mendoj:

Mute - memec

Follow - pasoj

Share -shperndaje

Me mire leji (shumicen e emrave) ne origjinal se dalin qesharake ne albanezce. 

Plektora ka nje databaze te mire termash komputerike shqip. Shqipe e drejte,  sepse kosovare.

Prandaj bota mban ne kembe institucione te specializuara per gjuhesine ,qe keto  ceshtje te mos  ngelen ne dore te atyre qe jane bere pishmam qe jerojne.

Ku ndodhet instituti  i gjuhesise?  Apo eshte bere kafe mutesmiley

flag = bej shenje, shenjoj ...?

invite =  ftoj ... ?

pin = mberthej (mberthej ne faqe/ekran, sic mberthejme ne nje tabele  me pineska)

mos jane per peshkun keto terma? mos do kemi fatin te na permiresohet faqja (teknologjikisht) ? smiley

(me siper, Prektora ne vend te plektora)

Vehbiu kishte një shkrim pak më parë për gjuhën shqipe në Wordpress. E gjeni tek Peizazhe, fliste për disa gabime që bëhen rëndom.

bookmark (si emër, "a bookmark", dhe si folje "to bookmark) - Shënjues, shënjoj mendoj, psh. këtyre letrave që na mbajnë faqet e librave u themi libërshënjues.

share - ndaj

flag (kur sinjalizon diçka për një administrator të një faqeje) - sinjalizo mund te ishte pikerisht perthimi, fundja  flamuri perdorej per te dhene sinjale.

invite (si emër "an invite" dhe si folje "to invite" ) ftesë, fto (apo po kerkon nje fjale qe t'i mbuloje te dyja?)

pin (si folje dhe si emër) - ngulit, ngulitje

tracking - gjurmim

follow - ndiq

mute - tough! 

badge - stemë (paraqet nje simbol)

 

mute - pa zë

badge - distinktiv

Pa zë më pëlqen, e jep kumtin por me duket se po kerkon folje Penari. Si do bënte "hesht", kur nuk duhet te heshtesh ti vete por ta besh (tjetrin) te heshtë. Në urdhërore.

veshtire se do gjeje alternative tjeter pa i shruar nja dy tre fjale te tjera. 

"shuaj zerin" mbase

ka ka: sbëzan.smiley fojle, sbëzaj-e.smiley

smiley

me apostrof pas s-së, ma merr mendja

se mu kujtua Belul, po t'i qendrosh shume korrekt gjuhes shqipe te tallin se mendojne qe nuk di shqip. ne nje "hand out" qe do u shperndahej disa pjesemarresve ne nje trajnim mu desh te perdorja fjalen kabllo.

o nene, o nene, percmimin qe hengri kabllo e shkrete (fjala) nuk e kisha hasur ndonjehere.

po pse, cfare fjale tjeter mund te perdoret per kabllo ? 

 

shiko, se  'sbëzoj',  'sbëzim', nuk me duket keq per mute.

shqiptohet gjeresisht, kabell\kabull prandaj ben pershtypje kabllo.

mute = pa zeski film.smiley  

si filmat e Polsat  motit,  qe gjithe dialogjet i tregonte qetesisht  ai tipi..smiley

Igrani film  hahaha sa mu kujtu , si dhe Crtani Film . 

As distinktiv nuk eshte fjale Shqipe.

distinktiv: medalje, dekurate, sulmuese.smiley

DISTINKTIV m.

Shenjë dalluese prej metali etj. me përmasa të vogla, me një figurë a me diçka të shkruar mbi të, që mbahet në gjoks dhe që u jepet anëtarëve të një organizate, atyre që marrin pjesë në një aksion a në një ngjarje të shënuar etj. ose atyre që dallohen në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore.

Vertete? Terhiqem. S'kam fjalor me vete qe ta shoh. Nuk e dija qe nje fjale e huaj si distinktiv qenka ne fjalorin tone.

Ke fjalor ne linje, perdor Google per ta gjet.

ka pas dal Nokia 33-10 me meny shqip, dialekt i kososves. per t'a kuptu e kthenim ne anglisht smiley

problemi nuk eshte se nuk ka fjale ne shqip qe tu pergjigjen atyre me lart apo edhe shume te tjerave qe perdoren rendom tashme,por permblidhet tek nje fjale-kompleksi i poshtesimit!

ky nuk i le te flasin shqip,ky i ben tu vene femijeve emra macesh e filmash,ky i ben ithtare te nderkombetarizmit, ky i ben te mendojne se duke perdorur anglizma e greqizma,do te shpetojne nga statusi i supozuar i zezakut!

Per momentin, ne sistemin qe po punojme kemi këto përkthime: 

Share = shpërndaje

Invite = ftoj

flag = sinjalizo

(Të treja më duken të sakta.) 

Bookmark, për momentin, e kam përkthyer si "të preferuarat" (sepse bookmarks quhen edhe Favorites). Po nuk më bind... (jam kurioz a përdor njeri këtu shfletues në shqip, dhe nëse po, si quhen bookmarks në shqip në atë shfletues)

Badge = stemë, më pëlqen goxha. Në sistemin që po mundohem të shqipëroj, "badge" janë si tip vlerësimesh për anëtarët e një grupi që bejnë x veprime. Distinktiv i përshtatet më shumë badge të policit... 

Pin = ngulite apo mbërtheje (e ngulitur, e mbërthyer) s'është keq

Tracking dhe mute janë në një kontekst specifik. Do i rikthehem më vonë besoj këtyre të dyjave, sepse duhet shpjeguar pak konteksti. 

Badge = stemë, më pëlqen goxha. Në sistemin që po mundohem të shqipëroj, "badge" janë si tip vlerësimesh për anëtarët e një grupi që bejnë x veprime. Distinktiv i përshtatet më shumë badge të policit... 

Une e di qe badge eshte pergjithesuese si steme. Perdoret per te policit por edhe kartat e identitetit te punonjesve ne kompani te ndryshme quhen badge. Kemi dhe shprehjen "badge of honor".

gjembi, ajo qe i dallon eshte qe badge eshte dicka e shkeputur nga mbajtesi apo qe i shtohet objektit\subjektit, ndersa stema presupozon nje gdhendje mbi objektin\subjektin ne menyre ne menyre te pashlyeshme. 

Distinktiv i kane thene emblemave vleresuese qemoti. Me shume i kishin veteranet, ushtaraket etj., nuk eshte se perdorej dhe aq shume per "badge" te policit.

ne fakt, gjithmone po t'i referohesh fjalorit te gjuhes shqipe, badge = distinktiv dhe stema =stamp. do te ishte gabim po te perkthehej si steme.

Nuk e di nese stamp = steme. Eshte me shume e ngjashme me vulen.

Tek fjalori i gjuhes shqipe, meqe ra fjala ky link eshte i mire (deri ne 40 mije fjale): http://www.fjalori.shkenca.org

STEMË f.

Shenjë dalluese me figura simbolike që përfaqëson një shtet, një qytet, një parti, një familje etj. dhe që përdoret në vulat, në mbishkrimet zyrtare, në monedhat etj. Stema shtetërore. Stema dhe flamuri. Stema e një familjeje feudale. Stema mbi shqyt. Vulë me stemë. Letër me stemë. Tabelë me stemë.

Steme eshte vetem shenje dalluese. Ndersa distinktiv eshte nje shenje dalluese qe simbolizon nje vleresim/arritje.

ose e gjithe tabela bashke me stemen brenda.

Penar, ki kujdes qe te mos ndryshosh veten e foljes, shoh qe "ftoj" eshte veta e pare pohore, te tjerat veta e dyte urdherore.

Share eshte me teper ndaje sesa shperndaje. Per shperndaje me afer eshte distribute, deliver. Kurse share perdoret kur ke dicka tenden dhe e ndan me te tjeret. Ndaje kekun me shoket e klases... me demek. 

 Në sistemin që po mundohem të shqipëroj, "badge" janë si tip vlerësimesh për anëtarët e një grupi që bejnë x veprime. Distinktiv i përshtatet më shumë badge të policit... 

Mund te perdoresh 'Performance', nese e ke ne kete kontekst. 

Performance nuk eshte shqip.

Share = shpërndaje

....a part or portion of a larger amount that is divided among a number of people, or to which a number of people contribute.

synonymssmileyortion, part, division, quota, quantum, allowance, ration, allocation,measure, 

 

dmth ne shqip eshte;  PJESE

 

Share ka kuptim si emer dhe folje. Nese e perdor si emer eshte pjese, nese si folje, shperndaj.

•bookmark - bukmark
•share - sherë
•flag - fleg
•invite - invajt
•pin - pin
•tracking - çraking
•follow - follou
•mute - mjut
•badge - bexh

 

shpresoj te kem ndihmuar sado pak

edhe une mosdakortesohem me kete perkthim

paqtimi dhe dakordesia jane c'nevojitet per te reformuar thellesisht dhe rrenjesisht gjuhen tone e per ta risjelle ne brazdat e asaj c'gjuha jone ka qene dikur. 

paqtimi dhe dakordesia jane c'nevojitet per te reformuar thellesisht dhe rrenjesisht gjuhen tone e per ta risjelle ne brazdat e asaj c'gjuha jone ka qene dikur. 

dakord...po me mire akoma shqip: m'rregull

Pin = Gjilpone me koke si Safet Berisha.

psh pin nje kulle 16 kateshe tek stadiumi!

Mbërtheckë

Qofsha gabim, por an invite si emer shkruhet an invitee ( invajti ' ) . I am an invitee at X event... ndryshe, ne rast se do e perdoresh si fjalen nji ftese duhet te thush an invitation...

bookmark - veji synin

follow - ngjitju

tracking - mos iu ndaj

pin - ngulja

pastaj ke dy alternativa:

mute - myll squpin

share - hapja nomin

 

bookmark - maje men

follow - qepju

tracking - koma komes

invite - ndille

pin - thumoje

mute - myll sqepin

smiley me kosensus te gjere deri tashti fjala "mute" perkthehet "myll sqepin"

smiley mund t'ishte dhe ma keq... 

Bookmark = Isharet qitap

share - tellall

 

Flag = Haber bajrak 

Bagde = Dinstiktiv = Çmues (apo Dallues)

Pin = Pineske (gjilpone me koke qe perdoret per te kap diçka provizorisht) = Puq

Mute = Mbyll ose Mbyt

por duhen perkthy sistemet informatike komplet, qe fjalet te behen shprehi dhe te mos duken me qesharake.

 

Mute -tough! 

Not really. 

kosovarce: shuj! 

 

Shuj me duket shume korrekte. kosovaret do i vendosin normat ne fakt, siç po i vendosin per muziken (klipet ne Youtube), se jane me aktive se ne te shqiperise ne internet.

pin=  kapse (si kapsja e rrobave)  ose paramando.

ate paramando s'besoj se e kupton njeri se eshte korçarçe. ata me duket i thonin paramande, karficave. 

puna jone eshte se nuk kemi gjuhe unike. as gjuhe teknike. s'prodhojme asigjo sot.

bile qenka PARAMANË (pa D)

PARAMANË f.

1. Gjilpërë e përthyer si karficë, që përdoret për të kapur dy anë të një petku a për të mbërthyer një rrobë etj. Kap (mbërthej, zë) me paramanë. 
2. Karficë që vënë gratë në kokë për të mbajtur flokët. Zë flokët me paramanë.

Haha kjo shpjegon ca gjera, te tipit "zember" te korcareve, pra "mania" e shtimit te nje b/d-je

po sikur

mute == qetesi

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).