Qindra qytetarë marshuan të hënën nga Piramida drejt sheshit “Nënë Tereza” me thirrjen “Nuk jeni vetëm” në shenjë mbështetjeje të fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër, të cilët dyshohen se janë bërë pre e abuzimeve seksuale.

Në atë që ishte një protestë prekëse, pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta ku shprehnin zemërimin për mungesën e kujdesit ndaj fëmijëve në jetimore dhe lodra prej pelushi. Protestuesit nënshkruan një kartolinë të madhe me mesazhe dashurie dhe përkujdesi të cilën do t’ia dërgojnë fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër.

“Fëmijët nuk janë vetëm. Shqiptarët dinë t’i duan fëmijët dhe ne jemi sot këtu për të treguar mbështetjen tonë për ta, si dhe për t’i kërkuar institucioneve të bëjnë drejtësi për ngjarjet”, tha gjatë protestës Edlira Cepani, e cila nxiti reagimin qytetar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Më 18 maj, opinioni publik shqiptar u shokua kur zyra e prokurorit në Shkodër, zbuloi se kishte dyshime se tre vajzave të moshës 6, 8 dhe 11 vjeçe në Qendrën Rezidenciale për Fëmijë të këtij qyteti ishin bërë viktima të abuzimeve. Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ish drejtoreshës së qendrës Albana Llazani dhe të tre punonjësve të jetimores.

Iris Sojli, nënë e një vajze 2-vjecare dëgjon e prekur mesazhet e qytetarëve gjatë protestës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Ne të gjithë jemi prindër të atyre fëmijëve jetim dhe jemi mbledhur për t’i marrë për dore dhe për t’i treguar se jeta është e bukur,” tha për BIRN Iris Sojli, nënë e një vajze 2-vjeçare.

“Ngjarja ishte gjithsesi disi e paralajmëruar dhe shteti duhet të tregohet më i kujdesshëm në përzgjedhjen e stafit”, shtoi ajo mjaft e prekur.

Si shumë familje të tjera në protestë, Gjergji Bundo, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e vegjël marshuan drejt sheshit Nënë Tereza- që merr emrin nga shenjëtorja shqiptare që ia dedikoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve.

“Shteti duhet të shprehë më shumë përkujdesje, vëmendje dhe të bëjë më tepër investime për fëmijët e jetimoreve, pasi ne prindërit e mendojmë si për fëmijët tanë,” tha ai për BIRN.

Pas bërjes publike të skandalit, institucionet shtetërore filluan lojën e hedhjes së fajit ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen e rëndë.

“Ngjarje të tilla janë pasojë e punësimeve partiake dhe mungesës së punonjësve socialë të kualifikuar. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin përsipër fajin dhe ministri e zyrtarët e lartë përgjegjës të japin dorëheqjen,” bëri thirrje aktivistja e shoqërisë civile, Alida Karakushi.

11 Komente

Mos jemi kthyer ne "Truman shou"!?..  Eshte Prokuroria ajo qe duhet ta coje hetimin dhe informimin e saj ne perfundim, pse jo dhe Avikati i Popullit, keshtu te marrim vesh cfare ka ngjare saktesisht, sepse me lajme dhe demostrata mediatike nuk behet gjykimi i vertete i aktorve te ngjarjes! 

Asnje riperteritje lajmi mbi kete krim. Cu be me te akuzuarit? Kush i ka zevendesuar? A ka pas ekip te specializuar per te ndihmuar femijet pas krimit? 

 

Vetem 2 qekeni mbledh ketu o'Bame...

Ja me shtoni edhe mua.

do vije Dardanjani? 

Rruges eshte.

Protestuesit nënshkruan një kartolinë të madhe me mesazhe dashurie dhe përkujdesi të cilën do t’ia dërgojnë fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër.

“Fëmijët nuk janë vetëm. Shqiptarët dinë t’i duan fëmijët dhe ne jemi sot këtu për të treguar mbështetjen tonë për ta, si dhe për t’i kërkuar institucioneve të bëjnë drejtësi për ngjarjet”,

C'thote shtetua, se atij ia kemi varur kemboren. Apo Saliu si gjithmone? 

ca spo na nigjojne veshet ne keto te veshtira qe po kalon ai vend i dashur per te gjithe. cdo gje ne rrokullisje. domosdo kur pedofilet jane sekretare te partise ne pushtet

Prit se nuk keni pare gje akoma tha.

U moren me breket e Shukriut ,kush ja beri kete hata etjetj e per keto te pafat nuk do tia di njeri smiley

Aty ka marre fund çdo gje .... krim ,dhimbje e turp bashke smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).