Tejngarikimi i serverave të programit të Lotarisë amerikane ditën kur 200,000 aplikantë nga Shqipëria kërkonin të merrnin përgjigjet online është komentuar gjerësisht në rrjet, e nga sa duket përveç murit të Facebook-ut është shfaqur edhe në muret e qytetit.

62 Komente

Sa idiote. Mania e shqiptareve per ta bere cdo gje politike dhe per te share vendin e tyre. Ajo faqe shtu bllokohet diten e pare qe kur eshte krijuar, sepse futen njerez nga e gjithe bota, jo vetem nga Shqiperia. Nuk vjen gjithcka rrotull surratit dhe partise tuaj, o derdimene.

Nejse, varja. Nuk me habit me asgje. Edhe robt qe jane ne emigrim e supozohet te mos kene me lidhje me Shqiperine, futen ketu e vendosin foto te ekzagjeruara te SHqiperise ose te marra nga vende te tjera.  Gazetare qe supozohet te jene objektive, manipulojne fotot me efekte qe te duken si ne vitet 90. Jo me keta qe kane interesa politike te drejtperdrejta.

Sa per lotarine amerikane, ne Shqiperi vazhdon e forte mes atyre me mendesi teper provinciale (dhe jo vetem) idiotesia se po te ikin ne Amerike, me nje pune kamerier si Rachel Green e Friends do te kene mundesine te jetojne ne Manhatan, Times Square, me shoke si ata te Beverly Hills e me the te thashe.

Kane shume nevoje te edukohen nga kjo pikepamje para se te marrin rrugen dhe kur s'kane nevoje. Ka shume qe ikin dhe pa pasur nevoje e pastaj kthehen e s'gjejne me punen qe kane pasur, ose, kur s'kane mundesi financiare te kthehen, depresionohen qe nuk gjeten nje fushe me lule atje, e na shajne neve ketej sikur ua kemi neve fajin qe jane bere shtresa me e ulet e atij vendi.

Pjese e perpjekjeve te deshperuara per te dale nga ajo shtrese eshte te bejne si votues te trump, sikur urrejne emigrantet, vendet qe i sjellin, shajne vendin e tyre per te treguar qe jane aq amerikane sa duhet, etj, etj. 

200 mije aplikante per nje vend me 3 miljon banore, 1/15-ta,  shume fare eshte !  po te shtosh dhe faktin qe nje pjese e mire e aplikanteve jane familjare (grate+femijet) shifra e njerzve qe duan te largohen eshte shume me e madhe..  tmerr !

Eshte pak, ne fakt. Sepse, pervec faktit qe nje pjese e mire e atyre qe aplikojne jane emigrante ne Greqi e Itali (e kemi pare dhe ketu ne peshk qe ata qe futeshin tek tema e lotos ishin te gjithe qe andej); pervec faktit qe jane hapur shume faqe ne FB qe te thone se sa e lehte eshte te aplikosh, mjafton te vesh nje foto ne internet e te shkruash te dhenat, 3 minuta pune (ben qe te aplikojne dhe ata qe s'kane ne plan te ikin vertet, por e bejne thjesht sepse eshte e lehte); pra, vec ketyre dy elementeve, ketu pastaj ke nje rini te tere qe eshte rritur me seriale amerikane, njerez qe kane krijuar nje ide shume larg realitetit per emigrimin, ide qe po Amerikanet e shesin vete. Ke dhe te tjere qe kane familjare e duan te bashkohen. Keshtu qe 200 mije prape jane pak. 

Po ikin o shkabe po ikin, se nuk kalon dite ma dhunim, pa sekuestrim hashashi apo pa ekzekutim mafioz, njerezit paten pak shprese mos ndryshonin gjerat, por e shohin qe ska shenje. Po ikin shume njerez qe jane dhe me leke, jo ata te lodhurit qe mendon ti...

Nese do te flasesh per shkaqet qe i cojne njerezit ne emigrim ne rradhe te pare duhet te fokusohesh te e keqja e vendit ketu, jo te e keqja e Amerikes. Ne Shqiperi ka nje varferi qe eshte shume me teper se materiale: eshte shpirterore, mendore, njerezore. Njerezit duan t'i largohen apatise se pergjithshme qe mbizoteron, mungeses se vizionit te lidereve dhe te vizionit personal, mungeses se mundesive per zhvillim individual etj. Kam takuar shume njerez ketu qe jane mire financiarisht, por duan te ikin sepse nuk duan qe femijet e e tyre te (c)edukohen ne kete ambjent social.

Per te mos folur pastaj per krimin, kriminalizimin, krimbezimin dhe gjithe krem karamelet qe burojne nga kjo. 200 mije eshte shifer tejet e larte, dhe kjo per arsye te forta, jo kot.

E ke shume gabim qe kujton se nuk eshte ceshtje parash, por ceshtje shoqerie. Po e anashkalojme debatin per parane, efektin e adhurimit te tepruar qe shkakton hollivudi dhe izolimi shqiptar. Eshte faze normale kjo qe e kane kaluar dhe vendet e tjera europiane me ameriken. Por ta anashkalojme kete dhe elemente te tjera qe te shtyjne drejt emigrimit, qe s'ka asgje te keqe. Por le te diskutojme dukurine qe permende, shoqerine. 

Paskan me shume edukate e me shume ambient social te rinjte ne vendin ku industria e pornos qendron heroike, ku djemte e rinj u kendojne gangstereve e krimineleve neper koncerte, ku vajzat e reja kane idhuj femrat qe tundin vithet me bukur, ku nje here ne muaj cmendet njeri nga kjo shoqeri aq e mire, aq sa merr pushken e vret me dhjetera te pafajshem, ku getot e zezakeve jane aq te izoluara nga kjo "shoqeria e mire" sa nuk guxon njeri te futet sepse pak gjasa ka te dale i gjalle (ne asnje vend te Shqiperise nuk ke zona te tilla), dhe ku qytetet e medha me popullsi sa Shqiperia, sic eshte vertetuar statistikisht, kane me shume krim se Shqiperia per 100 mije banore?

4 deri ne 5 vrasje per 100 mije banore ka Shqiperia, 15 vrasje per 100 mije banore ka Cikago. 10 ka Huston ne Texas. 33 vraje, gati 7 here me shume se Shqiperia, ka Baltimora.

Deri diku eshte e drejte kjo qe thua. Edhe une kam kohe qe nuk e rekomandoj me emigrimin si zgjidhje. Ata qe iken ne fillim te viteve `90 fituan goxha, ata qe dolen qe gjate Luftes se Dyte akoma dhe me teper (keta vajten kryesisht ne Amerike e Australi) po sot ka ardhur nje kohe ku emigracioni nuk te hyn shume ne pune. Sidomos qe nga viti 2008 ku Europa ra ne krize e qe nuk po del akoma. Shume vende perendimore nuk te ofrojne me mireqenien e dikurshme ndoshta dhe se me perpara, kur sistemi u ndryshua, pjesa me e madhe e shqiptareve nuk kishin shume pretendime. Beheshe fjale te gjeje nje pune, s`ka rendesi se cfare. Po sot kohet kane ndryshuar. Njerezit nga vendet e botes se trete kane me shume pretendime. Duan shtepi te veten e makine e pushime ne jug. Nuk behet fjale vetem te hash buke. Dhe qe ti arrish keto gjera nuk eshte e lehte me ne Europe e gjetke. Shqiptaret kane edhe shume konkurrence se nuk jane te vetmit qe emigrojne. Jane edhe italianet, greket, ballkanas, siriane etj qe vijne per nje jete me te mire. Konkurrenca eshte bere me e ashper. Te gjithe keta luftojne per te njejtat resurse si qira te lira, pune qe siguron te ardhura etj. Nuk duhen harruar edhe vendalinjte qe jo gjithmone ta bejne te lehte. E kuptoj eksodin e shqiptareve po mendoj se ka ardhur koha qe emigracioni te mos shikohet si zgjidhje e vetme perfundimtare.

4 deri ne 5 vrasje per 100 mije banore ka Shqiperia, 15 vrasje per 100 mije banore ka Cikago. 10 ka Huston ne Texas. 33 vraje, gati 7 here me shume se Shqiperia, ka Baltimora.

shqiperia ka 5 here me shume vrasje se italia ,greqia ,Austria ,norvegjia ..2 here me shume se sa Serbia ,Macedonia Bulgaria Rumania ..

Numri vrasjeve per 100 mije banore                                                                                                         

te dhenat i perkasin vitit 2011

 

Njerezit duan t'i largohen apatise se pergjithshme qe mbizoteron, mungeses se vizionit te lidereve dhe te vizionit personal, mungeses se mundesive per zhvillim individual etj. Kam takuar shume njerez ketu qe jane mire financiarisht, por duan te ikin sepse nuk duan qe femijet e e tyre te (c)edukohen ne kete ambjent social.

Biem dakort qe arsyet e largimit jane mjaftueshem egoiste, sic i ke rradhitur; per zhvillim individual, vizion personal, pra endrat e shqiptareve jane egoiste se te tilla i ka ushqyer ky realitet simbolik ideologjik social shqiptar.

Pyetja eshte perse njerzit nuk perpiqen te ndryshojne kete realitet. Them se ka te beje me forcen e ideologjise.

"Pyetja eshte perse njerzit nuk perpiqen te ndryshojne kete realitet."

Sepse shqiptaret e perfytyrojne jeten jashte me shume romantizem. Bota jashte te duket me e bukur kur iken si turist po nuk eshte ama aq e bukur kur perpiqesh te jetosh. Prandaj dhe zgjidhja duhet te shikohet te ndryshimi realitetit ne Shqiperi. Se keshtu i bie qe ai vend te mos behet kurre se ne rastin me te keq emigrohet, qofte edhe ilegalisht. Kohet e emigrimit perfitues kane ikur. 

forca e ideologjise

 e thote dhe ky djali, psh.

pastaj, po, emigrimi = rruga me e kollajte.

plus vendi s'eshte se pati moment qetesie & reflektimi, te nevojshme kto. Aty vazhdimisht, edhe kur nuk ndodh katastrofa e rradhes,  gjerat jane te mbeshtjella nga nje elektrostatike e forte. Une them shpreso ne paqen rilindase smiley  dhe forcat si ju, le t'a shfrytezoje ne kete drejtim qe thua.

 

mire mire, ti mund ta interpretosh si te duash, por  une qe jam pak i lidhur me shifrat me dalin ndryshe llogarite, shume me keq se kaq.  sepse mire aplikantet e Amerikes qe jane rritur me serialet amerikane  dhe kane krijuar realitet te rreme ,  po 10-tra mijerat e aplikanteve, apo ata qe kane emigruar  e duan te emigrojne ne Kanada, Gjermani, Angli, Hollande, Suedi e gjetke,  me çfare serialesh jane rritur ? 

une e di qe emigrim do te kete gjithmone  dhe nuk eshte ky problemi. problemi eshte kur behet ne permasa te tilla, per nje vend te vogel si Shqiperia, atehere nuk behet me fjale per emigrim por per eksod.  per Shqiperine pra,  eshte njelloj si hemoragjia qe nuk e ndal dot.. katastrofe!

 

O belul, me perjashtim te viteve te PPSH-se, shqiperia gjithmone ka patur hemoragji emigrimi. Ku eshte e reja ketu? Edhe ti vete pershembull je pjeseze e kesaj hemoragjije apo jo?

o Timo, po e kam thene me siper  ''te rene'', ca pyet kot ?  -ok, une padiskutim qe  isha pjese e eksodit, por ne nje kohe te turbullt (renia e diktatures, falimentimi i shtetit, ndryshimi sistemit etj).  pra koha e qametit per shqiptaret e pashprese. prandaj edhe eksodi masiv,  ndryshe do hanim njeri-tjetrin atje...

tashi,  nuk eshte problem emigrimi ne vetvete, sepse njerzit  shyqyr jane te lire  dhe shumekush mund ta shohe te ardhmen e vet ne nje vend tjeter.. emigrojne amerikanet, anglezet, francezet gjermanet, etj, pse jo edhe shqiptaret ?  -mirepo kur emigrimi  behet masiv  ne permasa te tilla, si kjo qe ndodh perseri ne Shqiperi,  atehere nuk quhet thjesht emigrim i zakonshm, por eksod !  dhe kjo ndodh kur njerzit humbasin shpresen ne vendin e tyre.. ky eshte kthim prapa, ne vitet e qametit, sepse  zakonisht ikin te rinjte qe supozohet jane e ardhmja, ja kjo eshte e reja.

 

 

 por  une qe jam pak i lidhur me shifrat me dalin ndryshe llogarite,

Ketu me carmatose fare. smiley

ketu pastaj ke nje rini te tere qe eshte rritur me seriale amerikane,

 

priceless !.smiley     

harrove ata qe jane rritur me filmat e Chuck Norris dhe Van Damit..smiley..smiley

sigurisht qe nga nje njeri qe kembengul se flamuri shqiptar ne kohen e komunizmit ishte pa shqiponje, smileysmileysmiley do te cuditet me efektin "hollivud", nje dukuri te njohur boterisht jo vetem nga jashte, por edhe vete brenda Amerikes. Rrugeve te Los Anxhelesit enden shume te papune qe kane ardhur ne ate qytet nga gjithe amerika e nga gjithe bota me endrra te ngritura nga hollivudi. 

po po, kam thene qe ne kohen e kinezerise e hoqen dhe shqiponjen (jo zyrtarisht) nga flamuri e lane yllin qe ti ngjante sa me shume flamurit kinez.smiley (ashtu sikurse i veshen njerzit me xhaketa doku si kinezet, i qethen si kinezet, apo u benin zbor e gjimnastike si kinezet).smiley

por normale, kur qe  i vogel zihesh me danezet neper internet per balenat dhe delfinat apo pinguinet..smiley..smiley, e di mire se cfare ndodh ne Los Angeles, apo New York.

ate kam thene !! edhe e them akoma, kam pas parasysh kohen e kinezerise !.smiley

 

po shifrat  e aplikanteve per amerike 200 mije (plus qindra mijera per Kanada e e Gjermani etj ) i shmange ama.. se te 10-sin surratin ato, nuk e genjen dot.. si p.sh do behet par per femije te liqeni me gome dhe ashkla druri..smiley

po te njejten pergjigje  kam  edhe per ate  trapin..smiley   kisha parasysh kohen e kinezerise..  une sdo bej lufte per delfinat dhe pinguinet  me danezet..smiley

mire pra, po te pergjigjem me kete tjetrin. lol

http://www.peshkupauje.com/comment/reply...

me vje keq qe paskam humb kohen me disa shqipo qe e kan pas dit flamurin vetm me yll, apo me draper e cekic apo cekane....o penar kontrolloji komentet para se ti leshosh ore se "turpi" bie edhe mbi ty 

Prandaj pra iku dhe Bleona ne Amerike qe te bej seks me Van Damin.

Nese jane emigrantet te cilet aplikojne me teper, c'diference ben? Qytetare shqiptare jane, dhe logjikisht nje nenshtetesi duhet te kene. Ne  vend te rikthimit ne memedhe preferojne rrugen e emigrimit te metejshem pasi vendi origjine nuk iu ploteson kushtet minimale jetesore, ekonomike, juridike, etj.

Argumenti yt ngjan me ate te qeverise para disa koheve ne debatin per azilkerkuesit ne Gjermani: pergjegjesia i kalohej shtetit grek per aplikimet e shumta te shqiptareve dhe sigurisht nuk merreshin per baza statistika.

Nese numri i aplikimeve per llotarine amerikane eshte 200,000 kjo eshte me te vertete per tu analizuar dhe shqetesuar. Por do te duheshin edhe disa te dhena te tjera, si psh sa nga keto 200 mije aplikime i perkasin shtetasve qe aktualisht jetojne ne Shqiperi? A mund te gjendet kjo shifer qofte edhe e perafert? Ka shume familje qe kane emigruar ne greqi e gjetke, qe edhe jane mesuar deridiku me te qenurit dhe adoptuarit si emigrant, por qe kerkojne nje emigrim me fatlum dhe shpresojne tek Amerika. 

Shpejtoni vellezer , shpejtoni motra, perpara se te filloje muri.

 

Se do ngeleni vetem me Qyqin qi ju gajas me barcaleta smiley

Pse, edhe keta 200 mijet do vihen te paguajne per murin? 'stafkurulla!

Nuk eshte ide e keqe. iFiqo thuj z. Trump qe albanezet shquhen per muratore. 200mij ta bojn murin per nje jave. Po deshe kemi dhe piktore me ta pikturu thuj, se kullat di vete me i bo ai. 

 

po a dun muratoret tone me u pagu me pesos ?

S'ka problem, ne jemi shqu dhe ne zejen e kambizmit, thuj. Edhe dollar i kuq osht shkemby sefte (me gjithmen kjo, masi u ishte maru boja jeshile).  

po mire, po si tja them anglisht qi jemi te pakorruptushem, se eshte detyre delikate kjo, nuk eshte mur avllije

Tregoi mer kullen e stadiumit. A mund te bohet goxha bina me korrupsion, nuk mund te bohet, e kupto vete ai. 

Djema, ua thote plaku se sa duan te ikin ne perendim, po tu jepet mundesia e punesimit dhe letrave.  100% . Mirpo ngaqe nuk e kane te sigurte punesimin dhe letrat, se tani kane ndryshuar punet, kriza, mbyllja ne kamp, kthimi mbrapsh, tani duan te ikin edhe 25% te tjere, se 25% kane kohe qe kane ikur. 

Ne qe jemi ketej duam te kthehemi, ju qe jeni andej doni te vini ketej, nuk gjen rehat robi ne asnje vend. 

je mire? me duket se te kane zene avujt e Pierit smiley

S'ka faj, Pjeri e ka gati qeverine ne ekzil dhe tashi eshte mode me pas ca gra ministre. smiley

E vertete, pastaj Brukseli njihet si qender disidence smiley

Perpara ka qene barcalete skur te ngrinte Adriatiku, tashi sikur t'i hyj virusi serverit te amerikonit e i prano te gjithe. 

hahaha. tamom

Shkab, e ke hedh ndonjehere lotarine? E kam fjalen, kshu kot per qejf sic e kane hedh 199999 shqiptare, ngaqe aplikimi s'eshte i nderlikuar, behet kollaj.

do jete mbi te dyzetat. keta qe aplikojne jane shumica te rinj. s'kane asnje shprese te gjejne ndonje pune te kollajshme apo te bukur ne shqiperi. keshtuqe murator per murator, me mire me punu atje ku fiton me shume me kete zanat.

fajin ne shqiperi e kane shkollat, qe nuk krijojne vende pune.

informatiken psh, nuk ke nevoje te shkosh ta mesosh ne usa. e meson kudo. se eshte thjesht language, si gjuha e huaj qe shumica e rinise shqiptare e dine ne nje fare mase.

edhe tjetra eshte, qe qeveria socialiste nuk e rrun shume per keta qe ikin, sepse keta jane shumica te djathte (apo opozitare te saj, qe nuk i besojne). aq me mire per qeverine pra, se do te jete ne pushtet edhe per disa dekada te tjera. 

pastaj me paret e botes rrojme, s'ka çduhen fuqia punetore ne vend. edhe bosh ky te jete, prap bota do t'i puaguaje ate kliken atje. sa me qeveris mullarin e kashtes. 

Kam hedhur me qindra, per disa vite me radhe, per budallenjte qe me paguanin per aq gje.

Qeke fotograf m'duket smiley

Po fikeni njehere kete serverin apo hiqeni nga priza se ndoshta punon prape!

po tallen njerezit lart e poshte ..... sa keq perfunduam smiley

O Belul, shumica e shqiptareve jane rritur duke pare NBA ne 3 te nates me kanoçe dhe kur moren vesh qe biletat per te pare ne rreshtin e pare nje ndeshje NBA nuk jane çoç kushedi se cfare, u jane sulur llotarive smiley

Dhe 25-30% me lire se me Salen, trollo smiley. Sa iku Sala si me magji shkoi cmimi nga 2000 leke ne 1400.

Nejse, pavaresisht trollave politike si ky, problemi me cmimin e naftes tek ne eshte i njejte si ai me faturen e ujit. Ngaqe e kane te veshtire t'i mbledhin disa lloje taksash qe paguhen nje here ne vit, i vene me cmim te perpjestuar tek nje fature qe e dine qe vilet. Franca dhe Gjermania i vjelin ato taksa ne rruge te tjera, keta tanet, sic eshte vertetuar dhe me Ramen, dhe me Berishen, detyrohen t'i shtojne tek nafta. Ne total gjermanet e francezet paguajne me shume, por si tarifa vec e vec, jo te ndara tek litrat e naftes.

ti ke thene vete qe me salen ishte mire, u bene njerezit me dy shpia, etj.

keta jashte nuk te besonin, por tani qe po ikin njerezit, skane pse mos te te besojne me smiley

kur paskam thene une qe me salen ishte me mire? Apo hajt, vazhdo trollezimn.

Na e shuaj nje kuriozitet paguhesh per kete pune apo e ben falas?! Se po ja kalon dhe Rames e ministrave tetij per propogande.

Dmth, une qe vij hedh nje koment per politike paguhem, ju qe shaheni rregullisht nga motrat, grate dhe gocat per politike, jeni ata te ndershmit? Nejse ti vazhdo me ndiq lali mire?

ti nuk lun nga istikami i ke shabllon komentet. ndersa ata qe shahen jane me fleksibel dhe me sensibel. ndryshe s'do shaheshin, do ishin dhe ata si ty si shaptilograf.

FMN pohon se me këto ritme, rajoni pak shanse për standarde të Eurozonës. “Shqipërisë i duhen mbi 25 vjet të arrijë nivelin e BE."

eeeehhh, ku e katandisen

nuk i ngjaka fare vellai. ai me uniforme ushtarake i ngjaka me shume

Urime, urime

 

Zgjidhi shoket me te mire se vetja ...

personalisht e provova dy here, nje nga ora 6 kur filloi dhenia e pergjigjeve dhe nje para gjumit nga mesnata. serveri ishte cope. ne mengjes ama si gjithe te tjeret mora pergjigjen klasike "has not been selected"

200,000 aplikantë nga Shqipëria kërkonin të merrnin përgjigjet online 

Pra 200,000 shqiptare kahe humbur shansin per te lexuar komentet e Shkabes dhe fatkeqsisht kane aplikuar per llotarine amerikane. Deshtim total agjitpropist nga ana e qeverise Ajatolliste. Ajatolle i thencin kur deshton kaq keq dhe ne sektorin e agjitpropit. A thua se kushedi ca buceti duhet per te bombarduar shqip-internetin me shkaba. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).