Mbrëmjen e kaluar në Tiranë, në një lokal pranë shkollës Emin Duraku u vra një i ri me emrin Elton Çiço, i cili ishte bërë pjesë e një hasmërie që shkaktoi disa viktima. Pa u bërë 24 orë nga ngjarja, video e vrasjes, filmuar nga kamerat e sigurisë në lokal, ka dalë në media. Televizioni ABC News, dhe disa portale e kanë publikuar të plotë momentin e hyrjes së vrasësit, qitjen mbi viktimën dhe largimin e atentatorit nga lokali. Kjo video nuk na ndihmon ta kuptojmë histrorinë, ajo nuk zbardh asnjë mister, nuk ndikon në informimin e publikut, por shet, klikohet. Jam i sigurtë se plot fëmijë e kanë parë dhe ua kanë treguar edhe shokëve, "shife si do e vrasi...!"

Mediat që shfaqin videot e vrasjeve, momentet e fundit të jetës së dikujt, nuk janë në biznesin e lajmeve por "shesin video vdekjesh". Nuk i krahasoj dot me varrëmihësit, se ata e nderojnë të vdekurin kurse këta e poshtërojnë. Çasti i vdekjes është sublim, ne vdesim vetëm një herë, jo dy, jo tri, ndaj ta shesësh këtë çast është një mungesë etike e pabesueshme. Dëmi psikologjik që shkaktojnë këto pamje tek shikuesit është tanimë i provuar shkencërisht. Stres, pagjumësi, ankth, dhunë, depresion shfaqen tek të riturit, aq më keq tek fëmijët. Fëmijët e kanë të pamundur ta racionalizojnë çfarë shohin, ndaj marrin një goditje "ballore". Pastaj, familjarët e viktimës, prindërit e tij, motër a vëlla në pastë janë gjithashtu të sulmuar nga media, pikërisht në orën e tyre të zezë. E pse e gjitha kjo? Për një grusht klikimesh harram.

Dua ta them, se nuk kam asnjë problem personal më ABC apo portale të tjerë që shfaqin këto video, por e kam problemin personal për sa u përket praktikave të mira në gazetari, etikës, mbrojtjes së fëmijëve dhe viktimave. Situata në mediat tona, sidomos ato online është turpëruese.

34 Komente

Edhe une nuk po u besoja syve. Mendova: "Te jete vertet videoja e vrasjes?". Moralisht nje gje teper e ulet. Te mendosh vetem pak per familjaret e viktimes. 

te gjitha lodrat e femijve i ke me pistoleta dhe mitroloz.

 

Jo te gjitha, nje pjese e vogel. Dhe nese e ke fjalen per videolojrat, jane per 18+ si moshe. Nuk i ndalojme dot gjithe te keqijat, por per tu sjelle e per te vepruar ne menyre te njerezishme e kemi vete ne dore.

Blendo, paske shku me pushime ne Greqi smiley na sill noi pershtypje. 

Ai osht flamuri Finlandes mer toc. Pi vere mos pi trute smiley

smiley ke t'drejt Qemolo, e kam nis qysh ne mengjez me nje rum Bacardi te perzime me pak rum Xhamajkan, dhe ca pika liker kafeje, nje eksperiment i ri smiley nga dreka piva nje gote vere te bardhe me ca lumpias, dhe tani nje gote vere te kuqe, nje vere spanjolle 10-vjeçare ku e perzieva me nje vere franceze te 2010, me ca copa mishi. Kuptohet gota e veres eshte 350 gr smiley

Po po mbi 18 + jane videolojat, prandaj te gjithe kalamajte ketu ku jam une te gjithe me call of duty lozin ne playstation. smiley 

Kjo video nuk na ndihmon ta kuptojmë histrorinë, ajo nuk zbardh asnjë mister, nuk ndikon në informimin e publikut,

 

-kete mos e thuaj !    -mbase kjo video nuk do lejuar te jepet lirshem online,  por nese policia eshte e interesuar te gjeje informacion  sado te vogel per vrasesin, po duhet ta publikojne videon, fotot etj  ne nje emison te vecante ne tv vone ne mbremje..  dikush mund te dalloj dicka nga ecja e vrasesit, apo dikush  tjeter mund ta kete pare ne rruge vrasesin, para se te shkonte te lokali, dhe e dallon nga kapelja apo tjeter karakteristike.. pra cdo detaj,cdo info  ka vlere per policine !

 

nejse, une kam qene te kjo kafja para ca muajsh ne Tirane, e me c'pashe fotot , kam qene ulur pikerisht aty ku ka ndodhur  vrasja. se dallova  murin ku gjendet nje pikture e madhe (murale) me kuaj te kalter  qe e ka bere, jo Koçi i Tetos, por Edi Rama.smiley

Mos t'i ngaterrojme gjerat kot. Kam pershtypjen se nuk kam nevoje te te bej dallimin.

Te mos harrojme djema, se; Obligacionet e Vdekjes smiley si shum obligacione te tjera, kane derivatet e tyre, dhe kjo eshte nje nga ato derivate, paketeza e vogel qe arrin ne vleren e paketes se madhe, nga ku kemi nje nga format e dubellsimit, per te cilat kam folur shume te VQ, por qe gomeret drejtues te shtetit shqiptar, nuk i kuptojne. 

Shume e vertete , vetem videot e Sajmes nuk e prishin imazhin e Rilindjes , jane ca video me aksion ku i thone hajdutit bohu gati se do te te filmojme masnej do te te kapim .

Sa e ma qilen ?

si filmat me kamorra, pu pu pu ku perfundum

ide e vjeter mo Blendo - e ka bo film amerika 

Nuk arrij ta kuptoj sesi pa kaluar as 24 ore nga vrasja video qarkullon neper tv e portale. Po sekreti i hetimit ekziston ne kete vend apo jo?!

 

Sekreti i hetimit... Orakulli ta permend krimin pa ndodh akoma, ju thoni sekreti i hetimit...

Mirethene, eshte shitje vdekjeje, do te shtoja qe ne jemi konsumatore besnike te saj. Mediat vizive dhe letrare na bombardojne me dhune, gjak, prerje e therje, dhe na pelqen, duam te konsumojme me e me makabren. Publikimi i nje videoje te nje atentati qe ka ndodhur ne realitet ama eshte banalizim kaluar banalizimit apo reduktimit qe i behet vdekjes dhe njeriut ne fiction. Fictioni behet real, realja perjetohet si fiction, e tera surreale. 

Smbarojne mor, spo merret vesh, bamp vrasje, bamp arrestime, bamp sekuestrim droge, plot lista e interpolit po sa paskan qene....

atentate me gjak te ftohte si ne gangster movies, rrushfete, panamara, offshore, bojaxhinj, shullazera e kercenime..stine jo e merzitshme ne albaniet

, death drive paska qene mjaft i zhvillum te shqiptaret

 Ne piken kohore ku jemi ka marre edhe formen e nje kulture ne vetvete. Kryenxitesi i death drive perdite ben thirrje per armatosje te popullates.

Po po AI e ka akoma fajin smiley

Vrasja vjedhja mashtrimet, jane shortcut per t'a ngritur pasurine pakica e shqiptareve me te shpejte.

ose per te ngjitur shkallet sociale me shpejt, perpara se te marrin forme teresisht klasat, para se te jete vone.

keto vrasjet nuk i lejojne te formohen klasat.

+100

U bë disa vite që, për fat të keq, shtypi jonë ka marrë një rrugë që nuk di si të quaj ndryshe përveçse "pornografike". E këtu nuk e kam fjalën për vajza të zhveshura, por për banalizmin e vullgarizimin e çdo gjëje.

Ka ndryshuar shumë e jo për mirë marrësi i këtyre lajmeve. Nuk është më një person që duhet informuar, por një person që duhet "mbajtur" (entertain) para ekranit që të klikojë sa më shumë.

Në këtë ndryshim që po jetojmë Blendo e që, kam përshtypjen, do përkeqësohet para se të përmirësohet, nuk përmban e nuk mund të përmbajë më sa morali as turpi as sedra as ku e di unë.

Ky problemi më shqetëson prej vitesh e nuk shikoj ndonjë rrugëdalje.

Dikur keto qarkullonin ilegalisht me vidio nen dore, tani interneti i ka bere legalisht dhe gjithkush varet nga ndergjegjia e tij nese klikon apo jo. Kureshtja eshte shpesh mjaft e forte.

I vrari ne ish-Bllok, sipas lajmeve me te fundit, paska qene nje kriminel i tmerrshem, me veprimtari kriminale te gjate dhe nderkombetare. Sipas ketyre burimeve, paska qene edhe nip i kryetarit aktual te Bashkise se Tepelenes, atij Termetit. 

Lajmet e ores se fundit thone se ketij banditi, kriminele te tjere edhe me te guximshem e kokeshkrete paskan tentuar ti grabisin nje shume te madhe parash, per te cilat, me shume pakujdesi, ju ka treguar po ky vete ne bisede e siper, ne kafe.

Tentativa per grabitje ka rezultuar ne dhunimin e prinderve te moshuar te viktimes se ish-Bllokut.

Nje tepelenas tjeter, Ervis Imeri eshte perfshire ne kete mesele. Ndoshta rastesisht, me pabesi, ndoshta si pjese e grupit te grabitesve. 

Ky eshte identifikuar nga Cico / ose ka shkuar vete ti tregoje atij, nese i besojme versionit te rastesise apo pabesise. 

Fakt eshte se Cico nuk eshte hakmarre ndaj tij (pra i ka besuar), por ndaj banditit qe i kishte organizuar grabitjen dhe dhunim e prinderve, njefare Rama, nga kombinati. 

Hakmarrja ndaj ketij te fundit eshte realizuar me sukses, duke rezultuar me vdekjen e personit. 

Nderkaq, dy persona te tjere, per momentin te paidentifkikuar, pjesemarres edhe ata te skuadres qe realizoi grabitjen dhe dhunimin ne Tepelene, pas vrasjes se Rames kane kercenuar me jete Cicon, ne menyre anonime. 

Ky mesa duket nuk i njeh se cilet jane.

Do ta dije, qe tju organizoje ai vete vrasjen i pari.

Per kete arsye i ben presion te vazhdueshem Ervis Imerit qe ti tregoje se cilet jane banditet e tjere. Ervisi thote se ata nuk i njeh, se kur i ka marre ne makine ishin me kapuce mbi fytyre. 

Cico nuk e beson. I ben presion, i vendos tritol, fillimisht atij, pastaj te vellait, qe gjymtohet rende. 

Ne kete pike Imeri shkon ne polici dhe rrefehet. E arrestojne. Sot eshte brenda, per moskallezim krimi. Ka gati nje vit, thone gazetat.  

E gjithe kjo mesele e tmerrshme, kjo perleshje cakejsh per prene e luftes po zhvillohet ka vite nen syte dhe hunden proverbiale te Shtetit tone modern...  

 

Me i fjale Obi, pune çakenjsh, po plaçka/shuma/vlera qe mendohej, qe qarkullonte ne duart e ketij/ketyre, sa mendohej te ishte,  kjo eshte ajo qe na intereson neve makro-ekonomisteve. 

5 milione euro

Bejne shume mire qe e transmetojne kete video. Shqiptari po vrave, te vret. Kete nam e kemi, sado te mundohen me e mbulu diellin me shoshe internacionalistet, wanne be cosmopolitans. E verteta eshte spec diegs. Biles duhet ta japin dy-tre here ne dite. Kush nuk do me e pa, nuk e shikon, kush do ta shofe, do e shofe. Nuk ka pse te kete shqetesim per te edukuarit qe me telekomande mund t'ia ndalojne kalamajve per ta pare. 

Pse cfare ju duket Tirona ju? Parisi i dha me filmim aktet e fundit terroriste. Pse nuk u shqetesuan cosmopolitanet atehere? Kjo ishte e verteta, sic ky eshte realiteti ne Shqiperi, kriminelet i keni ngado. Ngrijeni zerin qe shteti t'i kapi kriminelet, mos i fshini menderen me media dhe shqetesime arbitrare. Fajesoni shtetin qe i lejon keto te livadhisin rrugeve dhe te shkaktojne keto trauma. 

 smiley  me mire as une nuk do ta kisha shkruar 

Kollonat e moralit shoqnuer kan ra. Ni moral i ri po lulzon germadhash - ai asht tregu!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).