Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj. Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë. Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim.

E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën. Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni. Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit.

Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare. Të dashur qytetarë. Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju. Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,

Doni L.

14 Komente

rrofsh doni

Ambassador Lu eshte ambasador karriere, nder me te miret qe ka prodhuar departamenti i shtetit. Ka cilesine me te mire qe nuk duron perkedhjeljet balkanikase, por edhe me dhurata floriri. Ai ka investuar nje karriere per te artitur ne kete pike, dhe njihet nga shume vete si person qe po i hyri dicka, e con deri ne fund. Eshte ambasadori qe ka nje axhende te qarte. Nuk ka patur me professional se ky qe ka ardhur ne Shqiperi.

Rrofsh Gaia .

 "Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane."

S`ka gje. Ikim ne Kanada.

Humor dhiaresh... Dije pashe nje artikull edhe per kembet pa corape te ambasadores se BE.. smiley

E more vesh ti liqen qe Noka na doli spiun i Ubb-se!? e kish Merua te gazeta e tij.

Po pse Meros kush ja tha? Noka dhiari spiun me kartel qe me 1991 i UDB-s ...  Gjysma e PD jane dhiare te Serbit me ne krye doktorin qe ka nderruar ditlindje, emer e mbiemer te vetes dhe se gruas. 

a thua edhe henri cili te jete pjese e udb-se? smiley

Jo nuk e besoj, temen po na dalin te gjith spiuna

Me verte e ka shkruar kete ky palla? Me duket e pabesueshme. Duket si pacavure portalesh dhe e dime qe portalet postojne cdo gje si te vertete dhe as e marrin mundimin te verifikojne. Por, nese eshte e vertete, i bie qe shume liri i ka dhene vetes ky qe flet vetem per zhulsat dhe identifikon gjithe shqiptaret me ata morra. S'ka faj, gjithsesi, se ka gjetur, pa ben. Por nuk me duket leter ambasadori. Dallohet niveli pacavure i portaleve. Gjynah qe s'ka dhe peshku gazetare qe ta bejne dallimin.

S'eshte mire te shpiken fjale sikur i ka thene nje ambasador ne detyre, qofte edhe per efekt sarkazme. Ambasadori Lu ka thene plot fjale me vend qe ia vlejne te citohen, per politikanet, sistemin e drejtesise e cdo teme tjeter qe cek ky shkrim. S'ka pse te vendosen fjale pa vend ne goje te tij, gjoja ne emer te tij

duhen gazetare qe ta bejne dallimin ose rob me logjike te shendoshe, por peshku s'ka

me llogjike te shendoshe, por jo obeze. kije parasysh kete gje smiley

Ore...mos eshte proze nga ato te çimos?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).