Shpeshhere kur diskutojmë me miq këtu ku jetojmë për ndryshimet midis mëmëdheut dhe vendit ku banojmë, flasim për sigurinë e jetës dhe të pronës. Jetojmë pa kangjella hekuri, e pa frikën se dikush do na fusë dorën në xhep nëse marrim transportin publik. Kjo është një qetësi mendore që të lejon pak më tepër hapësirë ta përdorësh trurin për gjëra të tjera.

Në Shqipëri është stres të mendosh që duhet ta kesh mendjen ke portofoli apo ke celulari se mos t'i rrëmbejnë këta tipa.

Ja nje maskara që nuk e di se është në video në aktin e krimit. Kush e ka komshi këtë në Tirane le ta denoncojë.

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=424933

3 Komente

dhe keta lloj tipash atje jane nje format  mor vlla, sikur i ke prere me gershere.. koka pllake apo e shtypur,  bluzja  2-3 numra me e vogel per te nxjerre ne pah six-pack-un.smiley  dhe detaji kryesor:  gjitmone kane nje cante hedhur krahaqafe, mundesisht adidas.smiley,  por ky e paska nike..

Veprim teper i ulet. Mos respekt ndaj prones se tjetrit. Babezi, injorance. Ka rrezik nje pjese e mire e atyre qe fgm iu kerkon ta denoncojne, e kane zili per " shkathtesine" e treguar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).