Është totalisht e pazakonshme, për thirrjen nga ana e ambasadorëve të BE dhe SHBA të tre grupeve tona parlamentare. Që nga viti 1914 kur fuqitë e mëdha sollën një administrator për të administruar Shqipërinë për shkak se ne nuk kishim mundësi të vetëorganizoheshim dhe nuk ushtronim dot sovranitet, ndoshta nuk ka pasur ditë më të turpshme për ne. Por nëse në vitin 1914 s’kishim fuqi të ushtronim sovranitet sot është shumë më keq se kaq, sepse me dyshimin e arsyeshëm se klasa politike shqiptare s’do dhe po e saboton qëllimisht reformën në drejtësi ambasadorët e BE dhe SHBA kanë vendosur të mbledhin grupet tona parlamentare për tu përcaktuar jo vetëm punën por edhe orarin e punës, ditën e premte siç thonë. Në një kuptim ata kanë vendosur ta mbledhin parlamentin e Shqipërisë jashtë kësaj salle.

Ka njerëz këtu që jam i bindur se nuk u thotë asgjë, siç ka njerëz në 100 vjet që kanë qenë më qesharak se kaq. Prandaj edhe Shqipëria është bërë një vend qesharak siç është. Por në një kuptim edhe në çdo kuptim nga kjo ditë sipas mendimit tim ky Parlament ka humbur legjitimitetin e vet dhe sot sovranitetin që ka. Fatmirësisht, ajo që po ndodh është se të huajt apo ndërkombëtarët nuk po na lënë vetëm. Megjithatë kjo mbështetje për reformën në drejtësi dhe në fakt për qytetarët shqiptarë sigurisht që ka një çmim. Kush është çmimi? Çmimi është tallja me ne, çmimi është çmontim i këtij Parlamenti, përçmimi i kësaj klase politike, çmimi është ndëshkimi i kësaj politike, edhe ne fund fare është shfarosja si specie e kësaj klase politike.

Në qoftë se nuk e kuptoni duhet ta dini se jemi shumë afër shfarosjes, proces të cilin shqiptarët nuk e bënë dot me votë, siç seleksionohen në mënyrë natyrale speciet. Mesa duket kjo do bëhet përmes reformës në drejtësi. Por siç besoj shumica e shqiptarëve do ta aprovonin, Shqipëria do të jetë më mirë kur ne të ikim.

Pyetja është a është ky çmimi i merituar? Nëse pyesim shqiptarët besoj se janë të gjithë dakord. Ne e meritojmë të tallemi dhe të nëpërkëmbemi siç po ndodh. Shqiptarët sidoqoftë në fund fare kanë shpresë dhe besim se kalsa e tyre politike do të ndëshkohet pasi ka rezistuar për shumë kohë duke sabotuar drejtësinë në Shqipëri. Reforma në Drejtësi mund të kalojë dhe ndoshta do kalojë, çka mund ti japë shpresë shumicës së njerëzve në Shqipëri se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë pronat e tyre nuk do vidhen, pyjet nuk do shkatërrohen, deti nuk do falet, stadiumet me majucë nuk do ndërtohen më, të ardhurat nuk do përgjysmohen dhe në fund fare jeta në Shqipëri mund të jetë pak më e drejtë dhe shumë më cilësore.

Reforma në Drejtësi në qoftë se miratohet siç mesa duket do miratohet mund të shërbejë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë dhe zbrazjen e vendit nga qytetarët e vet çka ka ndodhur në 25 vjet. Meqë e përmenda vitin 1914 dua ti rri këtij krahasimi dhe tu them se ndoshta nëse fuqitë e huaja, miqtë ndërkombëtarë do të marrin në dorë drejtësinë në Shqipëri kam shumë shpresë se politika esadiste në Shqipëri të shterojë. Ky Parlament në Shqipëri, sipas meje, shumë shpesh ka qenë Esadist, çdo ditë ka qenë Esadist. Ai ka ecur me këmbëngulje 25 vjet në rrugën e Esad Toptanit dhe të jesh Esadist do të thotë të jesh kundër interesit kombëtar, do të thotë të jesh kundër interesit publik, do të thotë të jesh kundër atyre që vuajnë, do të thotë të jesh kundër atyre që janë të pabarabartë, do të thotë të jesh kundër atyre që nuk marrin drejtësi.

Të jesh Esadist do të thotë në fund fare të jesh kundër Shqipërisë. Por siç dëshmon historia që ja vlen ti kthehemi pas, Esadistët apo Esad Toptani nuk ikte dhe nuk përkulej nëse ndërkombëtarët nuk futeshin në lojë siç po ndodh edhe sot. Ky Parlament si besnik i parimeve esadiste sigurisht që po shënon fundin e vet me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare. E shikoni çfarë shëmtie, ku e solli veten ky Parlament? Ambasadorët vijnë në grupet tona parlamentare për të na bindur se duhet të bëjmë drejtësi. Në sytë e shqiptarëve dhe të botës kjo do të thotë troç që ne nuk duam të bëjmë drejtësi por po detyrohemi të bëjmë reformën në drejtësi. Çka në fakt është e vërtetë, të paktën si perceptim. Kjo është një ndihmë me të cilën provohet se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka as fuqinë, as dinjitet, as mundësi për të bërë atë që duhet dhe atë që pritet prej tij. Sot ne po tallemi dy herë si klasë politike: një herë po tallemi nga ndërkombëtarët dhe herën e dytë nga shqiptarët të cilët kanë të gjitha arsyet të besojnë se ky Parlament e ka konsumuar orën e vet të fundit dhe ka ardhur koha të ikë në shtëpi.

Grupet tona parlamentare sot duhet të skuqen. Unë nuk do të doja të isha pjesë e asnjërit prej këtyre tre grupeve. Megjithatë kjo klasë politike e meriton deri në fund këtë tallje dhe ky do ishte fundi i vet më i denjë dhe më i arsyeshëm. Siç do thoshte Curçilli në këtë rast “ky nuk do ishte fillimi i fundit, ky do ishte fundi i fillimit”. Të huajt po i heqin mundësinë kësaj klase politike të caktojë gjyqtarët dhe prokurorët e vet çka ka ndodhur për 25 vjet. Për ta përfunduar dua të them se mesa duket koha e esadistëve esadistë ka përfunduar.

*Fjala e deputetit Blushi në seancën e sotme plenare.

35 Komente

D.m.th. sipas Ben Blushit ky parlament qenka bere qesharak sepse po u nderhyjne te huajt ne punet e tyre te brendshme, duke u dhene urdhera se kur duhet te mblidhen! E kunderta e kesaj, nje kundershtim i hapur i parlamentit shqiptar ndaj kesaj nderhyrje te huaj ne punet e brendeshme te tij, i bie se ky parlament nuk eshte me qesharak. Ne kete rast ky parlament as e merr ne diskutim projektin e huaj mbi reformen ne drejtesi. Mirpo kundra kesaj nuk eshte ky Ben Blushi! Ky beson se kjo reforme do ta shpetoje kete vend.

Pra, Ben Blushi nga njera eshte kundra kesaj nderhyrje te te huajve, qe do e bente parlamentin shqiptar serioz ne syte e tij, nga ana tjeter eshte dakort per kete nderhyrje te te huajve ne parlamentin shqiptar qe te votoje kete reforme!!! Beni me duket se tall vetveten! Sepse po te tallej per nderhyrjen e te huajve tek parlamenti shqiptar, duhej ne anen tjeter te gezohej qe ky parlament po ben te gjitha perpjekjet ti shmanget kesaj nderhyrje dhe reforme ne drejtesi! Beni nuk ngre kurre pyetjen: se si mund te jete nje reforme ne drejtesi kaq e mire kur ajo nxitet me mjaft arrogance nga administratore shtetesh te fuqishme? Beni nuk ngre kurre problemin e katastrofes qe vjen nga varesia e juridiksionit tek administrata shteterore, sidomos kur juridiksioni i vendeve te vogla varet nga administrata te vendeve te fuqishme e te medha! 

Ben Blushi vazhdon te beje zhurme vetem per te prezantuar mungesen e ideve tek vetja, pazotesine e tij per te trajtuar ne detaje kete reforme, si dhe per te treguar se ai do luftoje vetem per karrieren e tij, pa paraqitur as edhe nje plan zhvillimi per kete vend, ose duke paraqitur nje enderr ne beze per dyfishimin e rrogave te administrates brenda kater vjetesh!!! Ky eshte Ben Blushi!

Karlo, se ti je i ri ketu dhe nuk i di ca gjojna, nigjo plakun se eshte me mire te nigjosh se te shesesh pordhe. Beni eshte i vetmi ze aty qe po i kundervihet Palloshit dhe abuzimeve qe po bohen aty, dhe pavarsisht mendimeve te tija ketu qe jane vertet pakez si me kundra-pedale, ai duhet mbeshtetur. 

Ti nuk e sheh se ka nje padrejtesi aty, nje varferi te madhe, dhe nje ikje e shqiptarve nga syte-kembet. Ne gjer dje u ankonim nga Buall Mavria, se e kishte zaptuar politiken dhe pas 25 vjetesh zbriti, ndersa tani po shohim kete Pallosh qe i boni 20 vjet dhe nuk do me zbrit. A e kupton se keta po kthehen ne sulltaner dhe duhet nje force e madhe per ti zbritur. 

Une do uroja qe ne PS te ndergjegjesoheshin sa me shume njerez qe ta zbrisnin nga kali edhe kete Pallosh dhe te futet fryma demokratike ne ate parti, se u bo si PD e kohes se Buall Mavrise. 

Nuk te degjon e as nuk te pergjigjet ty, kot e ke.

Kot nuk e tha bismarku se nuku behet komb me hajdute .

Per Shqiperine e ka thene ai kete? 

Me kete klase politike te dhjere e te paafte qe kemi, fatkeqesisht po dalin fjalet e serbeve, qe thone, se; Shqiptaret nuk dine te bejne shtet. 

Ik pra ca pret , se ike ti dhe e rruajti njeri , yppp rrace e keqe.

Donald Lu-Sekretarit të shtetit amerikan: Më keni syrgjynosur në një vend hajdutësh !

Wikileaks boton kabllogramin e Donald Lu

I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit !

Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithëse formimi im është diplomat karriere dhe kultura ime e origjinës është ajo kineze, çka do të thotë që e njoh artin e përdorimit të gjuhës dykuptimshe, këtu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem në takim me një nga përfaqësuesit e forcave politike, të gjithë më pohojnë se janë të gatshëm, dhe kur dal, nxjerrin ndonjë spurdhjak në TV, nga ata që nuk i pyet as roja i godinës së partisë së tyre, dhe më nxjerrin bishta.

Kjo ka të bëjë sidomos me çështjen që edhe ju vetë zoti Sekretar, e quani jetike, siç është ajo e reformës në drejtësi, të cilën e latë porosi edhe në vizitën që bëtë këtu.
Meqë ra fjala për reformën, përfitoj nga rasti t’iu pyes nëse e njihni një farë Spartak Ngjela. Ai ka një parti politike dhe del natë për natë dhe flet në FB, sikur i merr udhëzimet direkt e nga ju. Nëse është e vërtetë, ju lutem ma bëni me dijeni, pasi nuk dua që të krijojmë përplasje.

Për t’iu rikthyer temës, dua t’ju vë në dijeni se e kam shumë të vështirë të marr konsensusin. Këtu janë të gjithë hajdutë dhe unë vetë nuk e kuptoj sesi mund të japin konsensus për një punë që do t’i fusë në burg. Por megjithatë, më kanë thënë një frazë të famshme të tyre të cilën e kanë për zemër shumë politikanët e këtushëm, që pak a shumë në anglisht përkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo është edhe fabula e tyre. Mendojnë se do t’i bëjnë ligjet por do të gjejnë edhe mënyrat t’i shmangin.

I nderuar Zoti Kerri,

Kam frikë se kjo puna e ligjeve do të përfundojë si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata që po e hanë janë ca ditëzinj që kanë bërë burg jashtë, sepse s’kanë ditur gjuhën dhe me paratë e fituara andej, kanë blerë nganjë vend pune, të cilin tani po e humbin. Deputetët dhe kryetarët e bashkive që i kam thënë edhe me emra, më ligjërojnë çdo ditë ekraneve.

 

Edhe reforma, më duket se do të përfundojë me ca gjykatës të Berishës që ikin dhe të Ramës që vijnë.

Gjithsesi, unë po e bëj timen. Por do ju lutesha, të kini mirësinë të kuptonit se në çfarë vendi të vështirë punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Këta shpesh thonë që kjo lloj kulture e tyre është faj i pushtimit turk, por këta turkun do ta binin vërdallë 40 herë. Kaq të djallëzuar janë. Ndaj, kur të mbaroj periudhën e shërbimit, ose më nxirrni në pension të parakohshëm, ose më çoni në ndonjë vend që të mund të mbledh veten.

Me respekt :
Donald Lu

O Qemol kjo eshte rren - ma gjej nje burim te wikileaks qe e ka botu kete kabllogram. 

pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

Nuk besoj qe diplomati amerikan apo Kerry e kane njohurine e gjethes se fikut smiley .... Nga stili duket si leter e shqipove 

you guys are really funny: how could you buy it?!!

I never did smiley

Do hulli nei lek z. Trump a si, se s'bashkohet partia me taco thuj. 

"Iinvite him to come to Mexico ..." Mos e ha thuj se do te rrembejn e Mellania zor se ta pagu gjoben. smiley

taksirat per ju qi votoni bernin se primadona esht bizi me do imejla te randsishem smiley

Aha, pa u bo reforma ne drejtesi s'e gje gjo. Thuhet qe z. Trump do qisi i gjyshe zezake e i dashnore latine, se taco s'del per te gjithe. 

PS. Cu bo me ate lying Ted, dul yll bote mrena notes.smiley

Dhe nji e funit se na thrret detyra. Thuhet se z. Trump kishte nigju storjet e piramidave albaneze, masanej lugen e florinit dhe Rilindjen e gjate. T'i q.n. kishte thone si ka munci kto ide exelente dalin nga i byth ven ... nejse po run per president kishte thon.smiley 

Folem shpejt e shpejt. Jeni shum konfuz tha shume te haperdame me kerkesa. Kerkoni tre gjona vetem dhe u kry quji te marume.

 

Pra kemi tre deshira qi do nai realizoje.

Tashi hajt ta vendosim ça ti kerkojme.

Leje leje, se u 10 gazit mrome kur po hudhshim nja dy kupa. Si mer tha e paska besu iFiqo ate storjen e 3 goglave. Nigjo i thashe, po e merr m'qafe o t'u pa ondrra m'dill, boj hesap i osht fut me themel sllovenishtes. E me mire tha, kush ka pa keq prej ondrrave, masanaj, kur e rrejten kamunistet pa mrek m'b... ta ket per ner prej meje bilioner, shtoi. 

Nejse, qe mos me qisesh zbulute mu, ti sidoqofte boja ato tre kerkesat xhindit. Une do sugjeroja:

1) Reforma ne drejtesi, kjo me patjeter dmth. 

2) Nei ven pune roje ke muri, t'i themi sikterr pjatave. Sikur nga nje taco per sombrero, del dhe per sterniprat ...

Une me kaq do e lesha. Tashi per ta bo treshin, po dhe icik sevap, po pat munci ca viza per m'Kore te Veriut, thuj. Se kena ca komunista qe vec aty u rehatohet shpyrti. Bileten e pagujn vete thuj, se e kon mjel ka icik kapitalizmen. 

cdo te  huaji qe vjen ne shqiperi, gjeja e pare qe i bie ne sy eshte ndjenja e inferioritetit qe kane shqiptaret ndaj tyre.

alabake    le pastaj kur i kap lu-ja per veshi dhe i shan shqipsmiley   bytkire,skerdat

Sukar , sorry... Kusar !

inferioritetin e kemi ne adn. Shqipot e shkrete jargaviten kur shkrujn naj llaf italisht e greqisht neper blogje o facebook. I duket se aq mjafton me u bo italjon

Mire Blushi, po zoti Maqo Lakrori cfare mendim kishte per kete pune? Apo e ka neglizhuar politiken zoti Lakrori e po merret me letersi kete turn te Kuvendit per t'i lene hapesire Blushit meqe ai e ka mandatin e fundit si deputet i PS-se?

Ik er blush gjith pordh je ... keshtu hartime shkruaj dhe une, ti ke shancin te besh dicka me shume se fjalet qe mer era

Ej ça u bo me rregjistrimin e emigrantave mo?

 

“Denoncimi”, Manjani i kërkon qytetarit dixhital të Berishës ta takojë

Ministri Manjani bën me dije se është e nevojshme të njihet nga afër me pretendimet e denoncuesit me qëllim që të bëhen verifikimet e nevojshme.

“Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do të hetohet me detaje, Ministri i Drejtësisë shpreh gatishmërinë për të marrë të gjitha masat që parashikon ligji nëse detajet e bëra publike rezultojnë të provuara” vijon njoftimi i cili mbyllet duke thënë: Ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do te kete garancinë e nevojshme te ruajtjes se anonimatit te tij. Kjo deklaratë vjen një ditë Berisha postoi në facebook denoncimin e një qytetari dixhital.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).